Hë ta shoh pak çunin e Evës… ua sa e mirë është bërë vajza e Dianës… Çfarë mrekullie binjakët e Imrës… Po Edlira paska marrë gjithë këtë djalë… e meritonte…
Sa e bukur është bota shqiptare në facebook: fotografitë më të mira, fjalët më të ëmbla e pozitive, ndonjë “kunj”, por gjithësesi një formë civile komunikimi. Këtë herë nuk janë vetëm më të rinjtë që janë futur në botën tërheqëse, virtuale, e konkrete në të njëjtën kohë të internetit, por pas kurrizit të tyre, të paduruar e gjithë kuriozitet janë edhe prindërit, madje dhe gjyshërit. Duan të dinë e të shohin të afërmit në Kanada, në Itali, Angli, Izrael, Gjermani, Hollandë, deri në Australinë e largët e më larg akoma. Të shohin miq, por edhe “armiq”, të “spiunojnë” te fotografitë e atyre që po t’i shihnin në lagje nuk do t’ua hidhnin sytë fare. Në facebook ka vend për të gjithë, për VIP-a në kërkim të fansave e njerëzit jopublikë në kërkim të shoqërisë; dikush e ka kuptuar mirë dhe përditëson faqen duke u bërë të ditur të gjithëve në rrjet të rejat nga jeta e nga familja; ndonjë tjetër s’hedh asnjë foto, duke treguar se është në facebook, por nuk do të nxjerrë “surratin”. Në këtë libër, të surratit pra, janë vërtetë të gjithë, ka nga ata që dalin në gjysëmhije, me kurriz, që të gëzojnë kur ua gjen emrin e të zhgënjejnë që s’u pe një fotografi. Një këshillë për vajzat shqiptare: shumë të martuara, kanë ndryshuar mbiemrin dhe është vështirë të rivendosin kontaktet me miqtë e vjetër të fëmijërisë; të tjera, për shembull, përdorin të dy mbiemrat në facebook dhe kështu është shumë më mirë. Shërbimin më të vlefshëm e bëjnë disa të apasionuar të natyrës e të qyteteve; kush është larg Shqipërisë më shumë se për të afërmit, përmallohet për lagjen, shkollën, lulishten, apo klubin e qytetit. Kujt më shumë se ne shqiptarëve, akoma pa lëvizje të lirë, i duhej ky facebook.
(GSH/BALKANWEB)

21 Komente

^  moralfag, bare thy bosoms or make hasty egress

 Dua dhe un nga kjo gjeja qe ke tymos ti Alba

smiley

 flo-s sone i vjen anes kjo zonja smiley.

cfar komplimenti monde,

1.e thene nga nje femer

2. e thene nga ti

faleminderit zemer smiley

 

Eshte ne rruge te mbare per karriere si kryeredaktorja.

Ne radhe te pare dua ti bej komplimentet vetes sime, besoj se jam  ( bashke me Leart Kolen smiley ) nder njerezit e pakte qe kane familiaritet me alfabetin por nuk kane shkruar ndonje gje mbi FB.

Tani, diçka qe sipas meje keta s'marrin vesh eshte qe ne FB na pelqen, na pelqen na pelqen na pelqen, e qe te ky fakt nuk ka asnjegje te mire a te keqe, qe arsyet s'duhen kerkuar as te Niçe e as te Trotcki, thjesht na pelqen!

vetem Monda ben si interesante dhe nuk cel FB.

Monda hape kutine e FB zemer smiley

te garantoj qe ke humb shume gjer me tash

hahaha

Hape Monda, ne te ka mare malli per pushimin e gjate smiley

Pse mi je bo pishman ti e ?

 Une bej shkurtime smiley, po vallahi ndonjehere me eshte dukur vetja ne oborr te shkolles smiley

p.s: ne ça teme jemi ketu? ...ok, s'paskam dale jashte teme smiley

O bedrije,

pse do me ia prish mendjen Mondes kot... Monda, mos e hap kutine e FB, se asigjo s'ke humb... smiley

booo sa gjeloze kjo..

ja njerez si puna jote i lene te tjeret pa ...facebook

smiley

Une, gjeloze...?! 

po te isha, do me kishe hala ne fcb... humbje kohe, asigjo me teper. te kam thene, une du njerez pe verteje... megjithate, sipas nje endrre te fundit qe kam pare, duhet me e hap dhe fb, se duhet me gjet ca rob ne tajlande... smiley

Alba, meqe ra fjala, te kjo " ua sa e mirë është bërë vajza e Dianës..." a mund te na japesh emer/mbiemer te vajzes se Dianes...keshtu, per ta verifikuar vete them une, vetem e  vetem ne emer te saktesise se artikullit, jo per arsye te tjera.

ja, e sheh, direkt e ne keqkuptime.

eshte ne emer te shkences Flo, in the nome te shkience smiley

ehe... talk ti talk, like the mother of zeqo smiley

"ehe... talk ti talk, like the mother of zeqo" ne maje te thanes! smiley

O Alba, meqe e dashuroke kaq shume fb, perse e ke fshehur emrin tend nga search ne fb?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).