Të kërkosh falje është e rëndë,
Punë burrash,
E ne burrat na i kanë vra...
 
Harresa asht e keqe,
asht gur varri në natën e kujtdo,
Asht e lodhshme...
 
E lodhshme asht edhe urrejtja,
Asht e randë si gur varri
Në netët e gjithsecilit.  
 
Prandaj s’dimë me kërku falje,
Mbajmë mbi shpinë
gurët e varreve të atyre që s’patën varr
Asnjëherë,
Të atyre që qenë ushtarë të panjohur
të luftërave pa kuptim.
 
Na s’dimë me kërku falje,
Të gjallët tremben prej kujtesës,
Kanë frikë të shohin pasqyrat, e gjejnë armiq ngado
Te të cilët shfryjnë
Inatin ndaj vetes...
 
Po s’lypet në qiell c’ka asht në tokë.
Qielli asht i të vdekurve dhe perëndisë.
 
E të vdekurit janë të fortë,
Kanë nevojë
për një gur varri mbi shpinë e zemër
Për të harru.
Se të vdekurit s’dinë as të urrejnë as të bërtasin.
 
Të kërkosh falje asht e randë,
Punë burrash,
po burrat na i kanë vra.
Asht e randë me e shkullë një gur varri prej shpirti
E me e vu mbi shpinën e një të vdekuri...

20 Komente

Komplimente,poezi e bukur.

 

Zemra kerkon zemren,

Fjala kerkon fjalen,

Besa kerkon besen,

I penduari faljen.

 

 

 

5 yje shkinaks.

Nuk mund te vecosh dicka per te cituar, te gjitha vargjet jane kuptimplote dhe kane vendin e tyre si tulla ne mur. smiley

Po! Te kerkosh falje eshte pune burrash.
Faleminderit per kete poezi.

PS.a ka te penduar ne shqiperi,magari!!

Se mos ka te penduar jashte Shqiperise smiley

Shume e bukur kjo poezi,  diku ishte shkruar dhe me pare apo jo?

Thjesht dhe fuqishem ! smiley

Asht e randë me e shkullë një gur varri prej shpirtiE me e vu mbi shpinën e një të vdekuri...

Shume e bukur, shkinaks - te uroj me gjithe zemer per poezine dhe flm qe e ndave me ne.

yje me shume se cka ketu tek vleresimi. Edhe mua me pelqeu.

Bukur smiley

eshte nga ato lloj poezish qe kushdo kerkon me shume. Shko me thelle, pa frike, se vargjet edhe me te renda edhe me te bukura do te jene. Per mua 3.5 (4)

 

shkinaks.

shume bukur, e ke ndje debatin keqas, je prekur.

Nuk me duket e sakte " te kerkosh falje eshte e rende".

Tek " Lahuta" thuhet te mos kerkosh falje eshte e rende, me sa kujtoj.

smiley

ky eshte frymzim shqiprie smiley

nice !

nga me te bukurat prej shkinaks-it. tingellon shume e vertete, e njemendte, me nerv te permbajtur.

faleminderit. kishte kohe qe e kisha postu, po sot e paskan nxjerre. asht frymzim shqipnie, gjithcka te shkrimet e mia asht frymzim shqipnie.

dikush ketu te puna, me tha ku e ke kopju, e kujt asht kjo poezia. edhe ky ishte nje kompliment.

 

Ne emer te popullit luftuan shiptaret per liri,

Ne emer te popullit,

                        u burgosen,u pushkatuan

                                                Se donin fjalen e lire.

                      

vargu i thyer e shumefishon forcen shprehese te idese. edhe majakovski e ka perdorur, me duket se edhe walt whitman.

une them qe poezia me lart eshte spontane, dmth nuk besoj qe ka qene shkruar me pare. edhe kjo ia shton vleren.

shume mire dhe flm qe i ndan me ne, mati i ri.

ps. sill prape po pate.

     URIM

Qe vargu

          I kesaje poezie

               Jete te gjate te kete.

 

Uroj t'i ngjaje

         Malit te Dejes

                Me kreshtat perpjete!

 

Qe vrulli i ketij vargu

            Te mos ndalet kurre,

                Uroj t'i ngjaje lumit te Matit!

 

                                                 Plot freski

                                                 E zhurme......

me pelqen qe je shnderruar ne ndergjegjen civile te shoqerise, nje nder detyrat paresore te nje artisti.Sipas meje me kete gjetje arirn te dalesh nga kufijte e nje realiteti te ngushte e te behesh i shumeinterpretueshem. Kam shume rezerva per menyren e vargezimit dhe sistemimit te mendimeve,por meqe ke shkruar diçka qe nuk e prisja,urimet e mia per poezine. 

Faleminderit per sugjerimet,dhe per urimin.

Poezine e kam pas pasion qe ne moshen e rinise,por kjo ender m'u nderpre shume shpejt nga diktatura, dhe jam kthyer te ky pasion pas gati 30 vjetesh.

I madhi D Agolli me tha;Me vjen keq qe rrethanat ne kohen e diktatures te vrane kete ender te bukur,me vjen mire qe pas shume vitesh rikthehesh te poezia.

 

Duhet te jesh goxha ne moshe tani (me i pjekur) smiley per poezi me te bukura. Suksese.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).