M’Rrashbull ka ne buzuk. Faja Daut Tahirit n’e kishte kap, ne po i bite ke çardaku. O merakli i môdh fort! Sufi Asmô Sufës na kishte môr bishtukun m’dor, ne po shkojte mrapa ferrës. Una…ne una isha tu nigju Fajen, se ne una e kôm qef mërzikën m’drit t’hônës. Kur… bouuuuu, ia bôni aqe matôn. Gjurulldi, patere, demek qi t’shurdhôjte veshët. Mër ç’ka, mër ç’nuk ka, s’un u mur vesh gjô aty për aty. I zjôrm i môdh u duk për hava, i tjetër mô i vogël vite tu fugu e tu sill përqark. Thash i herë mos t’ket dalë nôj lugat, kur pash se po vite drejt ke una; naaa i dhash kômve ne una si tjerët tu gërthit. U çu katuni mar, ne t’gjithë ka sytë kômët. Hamdi efeniu, hoxha katunit, dul ke bregu e ia nisi “Allaf – hyqberit”. Una vallahi, s’m’vje tërb me thonë, vrapin ke kodra karakollit e majta. Ka nji ka nji u mështullen t’gjith rôbt e katunit. Ia mrrini ne Sufi. Sa tu ra m’shahdet, sa tu bô destur, kallzoi se sa kishte ul bishtukun përtokë, kyna kishte môr zjerm. Sa t’bojte me hik, fap, e kishte kap ene për xhoke. Demek kishte pas për tu djeg mos t’kishte gjet i pellg e mos ishte zhyt not mytthi m’te. Kur marôi Sufi, u çu Hômdi efeniu qi njyr nishtina s’kishte pshu tu thôn allafqyber e “eshedin lahi lahi il allah”. – Shokë – tha, - mrrini dita e qômetit. Bôni hallall njôni tjetrit gjinôfet e vjetra, ne bini m’shahdet. Dinjoja mur s’mrapthi, ne pigamerlerët kôn môr inôt…

 

                                                                     * * *

 

Mjest herët ja mrrinë robt e hyqymetit. Gjith njerz t’mdhôj…përvec njônit, verdhosh, sa i mëstrec i vogël. Mirpo tamôn ky qi s’ta mushte syun, na kishte pas qenë krytari Shkum pra taptôn bylyku m’katun. Krytari tha se ai kishte i kapatenc t’môdhe m’ktô gjôjna, demek me ia thonë katunarçe, ishte i vetmi. Sa shkun ke zjermi, i majti i her er, ne tha:

- Vôjguri pa hesap. Lum si ju katunart e Rrashbullit, si kini për t’u bô zenjina. - Ne hiku.

Eshedibil-lah s’paska fjal mô t’bukur demek se zenjinlliku. T’hutojte fare. Katuni mar dul menç. Njoni knôjte, tjetri garxejte. Ca tjer ishin ul m’byth t’fikut tu pi raki. Hômdi efeniu…se njifshe mô për Zotin. Gjith shen, kuq ftyra. S’i bôjte veshi tërt kur e pytshin për llafet e djeshme. Ene fjalt e mdhôja erdhën. Muhalimi majte avaze. Jo ka për t’ardhe Inglizi, jo Frongu, jo Taljoni, pse hyqymeti ka për t’a dhôn…si thôjte mër, e hôngshin shtatqin dreqën…hô m’kaçasion. Ne kôn për tu bô çemendefera, kôn për t’çel diqôna, lefterik, kôn për t’ble tokat…funi naplona, naplona me dinga. Njôni thojte ta môri Frongu, qetri Taljoni, qetri Inglizi.

- Hô, mër hô– tha hoxha – hepsibir për neve. Mazllahti ôsht t’na japin pare.

Nejse mô, gjith ditën e ditës qejf, aheng si t’lujt menç. Sa isha tu bô ene una qejf me t’qerët, m’bzôjti hoxha, ne:

- A ke nô tre dallarë aty, se du me shku m’Tirôn, qi t’merrmi vesh me hyqymetin!

Ma prishi qefin i çikë, po…tu menu zenjinllikun ia dhashë.

                                                                    

                                                                      * * *

 

Nesrejt erdhi i burr qetër; ne kyna flokverdh, po i çik mô i nôlt ka vixhudi. Xherner môdemi.

- S’ôsht vojguri – tha, - ôsht… - se ç’natrrôi atyna, tërli-vërli, si nô xhahilat s’un i môrim vesh. Fiku zjermin me i çarçaf t’bardh, ne hiku.

S’ëm bô zemra t’thômi si njelëm ne katunarët. T’thush ene m’dajak t’na kishe ra, s’kishim pas për t’bzôjt.

Mlidh hesapet: Sufi la xhaketën, una tre dallaret ne …Faja po tu i ra buzukut.

 

Illyria, Nr 27, 19 tetuer 1935

 

 

 

64 Komente

hahahaha fantastike,

une fillim thashe mos ka plas nai Gerdec tjeter n'Rrushbull ne 1935 smiley

Por paskesh qene mashtrim, fundja si githnji ka qene per shqiptaret e shkrete jete e mot smiley

Rrofsh PF rrrofsh

thesar, thesar! : )

pa lidhje kjo smiley

si shpjegohet  qe keto zonat qe kane probleme me zgjedhjet, kane gjithmone ca emra qesharake, ruzhdije, dushk etj etj, sa ironik qe eshte ndonjehere ai atje lart smiley

e kemi sqaru ke temat me toponimet shqiptare qe gjenden ne zona rurale o flo

dallaveret dihet pastaj qe neper ato zona do behen dhe jo ne mes te metropolit te Fierit smiley

smiley

Metropolit te Fierit... smiley

Eshte bere Gogolasi mentropol tani, po s'e ke marre vesh akoma ti... smiley

qekuar parkuan UFOT ne Roskovec , ka marre zhvillim konteja e Fierit moj, cthua ti smiley

Fantastike! hoqa i cik zor me e lexu, po ia vlejti... fejton i mrekullueshem i kohes.

E modhe fare! Vallahi e pranoj qi ene una ca lalle s'un i mura vesh. Po ky kadosh ka i her fuste llafe frongu me riprodhim katnari ene theks tironci (tip kapatenc).

Po mo e ronda m'ket mes o se si shume perla t'asaj kohe ene kjo o aktuale! A e mani men se si fluturune me pras mileti kur dule dallaveri per milionat e fuçive me "vojguri" mbi t'cilat notojshim neve.

te kapetenca dul kafja per hunesh pri t'qeshmes. Masanejta, ene ke kacasJoni.

 cere llafesh s'merrshe vesh tina mer, se na fulliqe na bone me "tërb" na bone...

un u lliva ke kjo, se eshte dhe shume aktuale smiley

Jo ka për t’ardhe Inglizi, jo Frongu, jo Taljoni, pse hyqymeti ka për t’a dhôn…si thôjte mër, e hôngshin shtatqin dreqën…hô m’kaçasion.

aiiiiiiiiiii.... smiley

 

e omel si hasude tironcishsmiley

EM,çar dmth "destur" mqsi i dike gjith llafet tina?smiley

u bo kallaballik o xheno.

un destur e kom nigju, po jo per tip lutje si osht dhon ktu. Osht si tip "ize", me mor leje (nga ai Lart?) bo vaki.

turqeta.

Futja kot futja. Gjysma turqisht, çereku arabisht, e nje çerek tjeter perzierje turqisht-arabisht-shqip.

Se ku djallin e ka dobine nje shkrim i tille, QOFTE DHE PER ATE KOHE, nje djall tjeter e di. Te dhjefsha Ilirine e asaj kohe, meqe ra fjala.

_____

Nese duam te jemi njeçike serioz, te vetmet shkrime te asaj kohe qe ia vlejne dhe qe duhen lexuar mire e mire, jane shkrimet e rretheve letrare te Shkodres, ku proza shqiptare ka perjetuar ditet me te mira te saj. Per pallavra dushku pastaj, mshtillja hopa-gopa se ra faja te gropa.

rrofsh o EM,si alidems qe je s'kisha dyshimsmiley

Hurb,mqs eshte data1,a mund ta fillojme muajin me te qeshur,pra jo shume serioze si thua ti? mendoj se kemi nevoj te gjithe te qeshim pak,si thua?

Xherner môdemi

cer osht kjo, xhen and/or Lizander. Inxhinier? po modemi? mos osht madem, se une te gjithen e mora si "inxhinier gjeolog".

 Une them se "madem" ketu eshte ne kuptimin e minieres, dhe jo ne ate te damarit te mineralit.

P.Sh: Punonin ne mademet e Gjermanise...

Pra ky i bie te jete inxhinier minierash

Nje mer Cim ate fjalen e Xhenit s'un mura vesh, ene keto te dyja

allafqyber e “eshedin lahi lahi il allah”. – Shokë – tha, - mrrini dita e qômetit. Bôni hallall njôni tjetrit gjinôfet e vjetra, ne bini m’shahdet

O hurbo mos na bo si interesorant noshtina! Osht per gallate kjo gjoja. Masanej, efenise tate pse po i pelqeka ma shume kjo ilirishtja sotme qe po i mut o me llafe t'jashme! Pete un coup pour de décoincer! (po ta thomi frongçe se "ekuivalentja" shqip mu duk fort e eger!)

Cimo si do  kish thone ky zatnia fjalen "ekuivalente"? (fjala "e kanarizume" nuk pranohet)

Allahuekbehr (me duket se kur kenohet ezani)

shahdet them se osht ajo formula qe ke dhon n'thonza. Lizandro, mos me bo pytje per myslimonllik mu, se jom agnostik ene s'murr veshT.

ekuivalente mendoj qe eshte "e barazvlershme", por nuk se e vrava mendjen shume, mbase ka ene tjeter gjo qe i bi mo mir m'kaptin.

ps Qesh perjasht qe s't'dhash xhuvap mo perpara. Ime sa erdha.

O Cimo! O Bedrije-Ruzhdije! Amoni me ecni ta bojm i peticion se na myten katnaret tu perzi temen per katunin e nerum t'Rrashbullit, me internacionalen e kafshofilve!

Qiiiic er dreqen se na felliqet! Rraca keqe!

Ca ke qe brret, ere cun?!

prandaj i thashe agjentit ta hidhte ke tema tjeter ket lajmin, po te lini rehat ju fshatart e tiranese ta shpjeree tjeetri gjer ne fundeeee... me vrap peticionee, ti, eree? 

Keni inat, ne do japim Ruzhdijen me koçision nashi smiley

Ana vete e ka nisur me lart! Ja c'fare ka thene:

E keqja o qe histori te tilla (flas per perdhunimin e dhise nga robi, jo per dasmen se sa per ate, te na trashegohen!) nodhin ene midis Inglis. Nji shoqja ime ka pa me syte e vet nga treni nje skene te tille. "

Tani po i bertet vetes se tij! Mbaj mendjen Sandro! Mendja gje e madhe! smiley.

Ana shikoje komentin e Sandros me lart!  Ai vete e ka nisur! Pastaj sa per ate "per katunin e nerum t'Rrashbullit," nuk ka mbetur nderi i ketij katundi as ne doren time dhe as ne doren e Sandros! Hmmm me keto peticionet qe po kerkon ai po me duket se ky Sandroja eshte nga dora e atyre qe jane marre me ato "anonimet poshte deres" dikur!  smiley

Vôjguri pa hesap. Lum si ju katunart e Rrashbullit, si kini për t’u bô zenjina. - Ne hiku.Eshedibil-lah s’paska fjal mô t’bukur demek se zenjinlliku. T’hutojte fare. Katuni mar dul menç. Njoni knôjte, tjetri garxejte. Ca tjer ishin ul m’byth t’fikut tu pi raki.

Historikisht e ka dash cekun e bardh ky derr milet smiley

Por endra ne diell s ka zgjat shume sepse:

Nesrejt erdhi i burr qetër; ne kyna flokverdh, po i çik mô i nôlt ka vixhudi. Xherner môdemi.

- S’ôsht vojguri – tha, - ôsht… - se ç’natrrôi atyna, tërli-vërli, si nô xhahilat s’un i môrim vesh. Fiku zjermin me i çarçaf t’bardh, ne hiku.

S’ëm bô zemra t’thômi si njelëm ne katunarët. T’thush ene m’dajak t’na kishe ra, s’kishim pas për t’bzôjt.

Mlidh hesapet: Sufi la xhaketën, una tre dallaret ne …Faja po tu i ra buzukut.

______________________

hihihihi-Sufi la xhaketen, mileti la leshet neper piramida iluzionesh ndersa Faja (kush o FAJA Ruzhdije ? ) vazhdo me i ra buzukut smiley

 Shum oktoale asht per zoten smiley

E fort, e fort smiley

T’hutojte fare. Katuni mar dul menç. Njoni knôjte, tjetri garxejte. Ca tjer ishin ul m’byth t’fikut tu pi raki. Hômdi efeniu…se njifshe mô për Zotin. Gjith shen, kuq ftyra.

Dro hy ke te qujtmit ky Pf qe gju kto gjona te shkume ... po ama ....

Ma ke pru te qeshmen mu ne rryl te fytit smiley

Vetem se kij parasysh ne kohet e sotme moderne Partia nuk te le ti shkelasesh ujt m'shalet , me keto krahasime me te sotmen .

 Ah medet, qysh msoi katunaria! smiley

Mu m'kenoqi ai llafi "not mytthi"! smiley

A eshte autentike kjo, e 35-es, apo po lujne maskarinen me ne knusit e Peshkut? 

 Tekju! 

E knush, po s'i dhashe khon! smiley

Nga teksti, nuk del e qarte, nese Mit'hati e ka shkrujte kete ne vitet 30 (para se t'fillonte me u ndertu stereotipi i Qazim Mulletjes ) apo mprapa!! 

Nejse! 

 

Mrroklle. MA eshte nje nga penat me te spikatura te viteve 30 dhe ka pasur rubriken e vet tek Illyria dhe me vone tek Bota e Re. Personazhi qe ai krijoi Rrem Vogli katunar pri Rrashbulle ka qene portokallia e asaj kohe, perzier me inteltualizmin e viteve 30. Ne kohe te Enverit "ra mrena" dhe u fshi nga letersia si shume te tjere.
Tani jam i zene po do te shkruaj me gjate.

 Rrofsh PF!! 

Po pres me padurim te mesoj me shume per te! 

Mrrok, nji llaf i modh fare, qe kom dash me e nda me ju, eshte "çetèle". Perdoret per "dokument". Pa frike fare nga gjermanishtja origjinen. Si fjala "felbone". Eshte nje cudi in the working se si me aq pak sa kan ndejt austriaket te ne, kan arrit me fut fjale te tynet ne perdorim t'perditshem. (Nuk po folim per emra armesh se ato jon tjeter muhabet, si martine apo mauzer, i cili nga perdorimi i shpeshte u be ne fakt maNzer)

 ..qe kom dash me e nda me ju...

Ne te falenderojme! smiley

Shif, emo.

Nuk besoj se keto llafe kane hy vetem gjate periudhes qe nemcja ka ndenjte tek ne! Duhet te jete me e thelle! Ndoshta keto fjale jane adoptu origjinalisht nga burokratishtja osmane, dhe pastaj ka ardhur tek ne! 

Fjala vjen, llafi "groshe", une kam qene i sigurte qe erdhi nga pushtimi austriak ne Shqipni. Por, jo shume kohe me pare, po degjoja nje kenge te armikut, dhe aty degjova vargun qe po e perkthej "lirshem":

Te tera ja muarn

e lane hajvanin me xhepa bosh,

I kishte bere i varfri

Serm, lira dhe groshe

P.S.

Meqe permende armet, ...e di ti Emo, nga na vjen ne llafi i madhnushem "fyell" ? 

 

Shum e forte kjo puna e "grosh" si monedhe. Mrrok, shif termin "Qirsh" - t'falnderoj qe me bone me pa ca gjona qe s'i kisha pa. Grosh-i ka perdorim mbarebotnor, pra lidhja me turkun eshte shume plausible. Plus: prejardhja e fjales "pará".

Per fyellin nuk e di; nje wild guess me ben te mendoj qe vjen nga fjala baker. Ma thuj si eshte. FLM si perher!

 Shiko, duhet me e bo t'qarte qe ky eshte spekullim i imi, por i bazum ne"pellazgjishte shkencore"! smiley

Mua me ka bere gjithmone pershtypje emri "Karafil", si emer mashkulli.  Duke pa qe shqiptaret, nuk i kane vene kurre meshkujve emra lulesh, kisha dyshu se kemi t'bejme me dicka tjeter. 

Mesova, qe emri Karafil dhe Karafile paskeshin qene emra te perhapur edhe ne Epir e deri poshte, ne fund te shek 18 dhe fillimet e shek 19. Emra qe vinin nga pushka e prodhimit, me mos qofsha i gabuar, Gjenovez, te kompanise: Carlo e Figli.  smiley

Keto pushke ishin me tyte te gjate dhe te zbukuruar, plus qe kishin fame te mire per pushke nishanllije. 

Tytat e ketyre pushkeve te dala nga perdorimi beheshin fyej, zurna dhe gjithe popullata e atyre vendeve, deri lart ne Maqedoni. Ketyre fyejve, grekerit i thonin karlofyl! Pra jo te tere fyejve, por vetem te zbukuruarve! 

There you have it. Himonas! smiley

P.S.

Duhet me e ri-theksu qe ky eshte spekulim komplet jo-shkencor, dhe komplet i bazum ne Internet, qe mos na mori njeri me seriozisht se c'duhet! smiley

wow,

sapo u ndricova per relacionet etimologjike te emrit te fisnikut arberoro-anzhuino-komnen te famshmit Karolus Thopivs, i njohur ne gjuhen vendase si Karl Topja.

E sakt mrrokull.

Kariofil quheshin armet e zjarrit me mbushje nga gryka gjer rreth vitit 1860

Ma pas dolen dograte e para turke, me fishek  tek kasa.

Me duket se emri i lules karafil, vjen nga greqishtja. Greket i thone garifalo.  Ashtu si dhe disa luleve te tjera. p.sh terfili,   greqisht trifili, apo  trendafili, greqisht triandafili ,etj.

Ndersa per fjalen fyell, dua te bej dhe une nje ''spekullim''. kam pershtypjen qe kjo fjale ka lindur nga folja fryj,apo fishkellej.

E njejta gje ndodh me kete fjale edhe ne gjuhet gjermanike. Nga folja fluiten= shqip fishkellej, ka lindur fjala flaut, gjithashtu vegel frymore muzikore. 

Megjithate, edhe sugjerimi im eshte teresisht spekullim.

 

kara-i zi/i keq  filia-mike/miqesi

Karafil-jarani Karafilia -jarania  smiley

 Qesh ti qesh! smiley

Po ky vllaji e ka seriozisht:

http://www.umbc.edu/eol/4/tammer/bio.html

 

 P.S.

Karaj ne Tirone i kane pas thone edhe kalit te zi.

Hence kenga:

Po na vjen karaji me dru

Dil moj nuse me shkarku

 

 

 

, sa kam qesh.  Rrofsh PF! 

 Mrroklle. Rrema ka nje histori te gjate. Per here te pare e ka zbuluar Fatos Baxhaku nga fillimi i viteve 80" teksa studionte gazetat e fillimshekullit, per nje projekt qe kishte si student i Historise. Si cun me nuhatje qe eshte,e mori vesh qe kishte rene ne "môdem florini" dhe i kopjoi shpejt e shpejt nja 5-6 cope. Brenda javes, e folmja e Rremes u be si nje lloj standarti per te folmen tironse ne shoqni. smiley

Nga vitet 90" u botua edhe nje liber me permbledhjet e artikujve te tij, por si duket ishte nje nga ato botimet 500 kopje, se nuk e gjen me ne asnje dyqan.

 Sa per Mitatin, ja se c'thote Vedat Kokona.

Ne fushen e letrave autoret qe te bejne te qeshesh jane shume me te pakte se ata qe te bejne te derdhesh lot. Nder te paret, te qeshurit bucites i te madhit Rabelais, eshte nje dukuri e pashoqe ne letersine e te gjitha koherave, aq sa prane tij Aristofani, Bokacio, Molieri, duken te zymte.

Thone se ajo qe e dallon njerine nga kafsha eshte te qeshurit dhe, me te drejte, i ati i Gargantuase dhe i Pantagruelit ka thene se te qeshurit eshte ne natyren e njeriut.

Gjate me shume se gjysem shekulli, ne ato ore ligeshtie kur, sic thote Poeti, melankolia te ngul ne balle flamurin e saj te zi, kur genjeshtra sundonte mbi te verteten, i hipja Peles se Gargantuase, ose pija raki me rosat e rosaket e Mitrushit dhe pse jo edhe me "gamoren" e Rrem Voglit. Dhe u harroja per ca kohe brengat. Dhe atehere e kuptova se qenkish lehte te shruash gjera per te qare dhe rende "gjepura" qe t'i besh te tjeret te qeshin dhe te harrojne sadopak mjerimin. Nje mjekim per te cilin ka kaq nevoje ky popull buzepaqeshur.

V.D.

Tani me hyqem te Zotit dhe me pelqimin e administrates, mund t'iu sjell me ngadale e here pas here edhe nja tre kater perla te tjera te Mithatit. Per te tjerat gjeni dhe lexoni librin: "Qyfyre te Rrem Voglit, katunar prej Rrashbulle". 

 

PF, rrofsh per kete.

Shume interesante, dhe shume pune e paqme e Baxhakut. Bravo edhe ti qe e solle ketu.

Kot me t'pyt' nese t'ka ra ne vesh; eshte edhe nje liber tjeter i nje autori tirons, qe ka shkrujt per femijerine e vet. Libri eshte botu ne vitet 90, me duket. Emri nuk me vjen ne menn, por mbaj mend qe edhe PPU-ja ka pas nje pjese nga libri, dicka me top-sheqeret, dhe me gjelat me kallam.

T'kujtohet gjo, bo' vaki?

 

 Nuk e di per ke behet fjale, Mrroklle. Me vjen keq qe nuk te ndihmoj dot.

Me duket se Skifter Kellici ka shkruar nje reportazh per lagjen e tij tiranase. Liber te mirefillte, s'me vjen ndermend ndonje autor...

Hahaha, i modh Mrrok!

smiley M'u desh ta lexoja me ze per ta kuptuar. Lashe nam! Kam qe ne klase te pare pa lexuar me ze. smiley Rrofsh PF! M'hyn shume ne pune... 

@ Mrroklla, pa dashur fare ta prish ate muhabetin e markes se pushkes, me vajti mendja menjehere tek "cara filia" dhe "caro filio" ...

 Fin, nder greke, emri Kariofylia eshte i stabilizum si etimologji, dhe nuk ka te beje me lulen, dhe as me "bije e dashur".

http://www.behindthename.com/bb/arcview.php?id=12246&board=gen

Po ashtu eshte edhe etimologjia e fyellit te zbukurum:

The word "kariophelia," according to Fermor 1962,  is a Greek adaption of Carlo e Figlia (Carlo and Sons) Italian gun makers whose arms were popular in the Balkans.Anoyanakis 1979 says:

The fingerholes of the iron or bronze "floghera," which is usually an ordinary piece of pipe or tubing or the barrel of an old gun, are opened by the village blacksmith, under the guidance of the shepherd.

http://www.umbc.edu/eol/4/tammer/tammer7.html

Nuk m'prish muhabet mu fare, une kam kenaqesi t'flas me rob inteligjente qe flasin shesh! smiley

smiley Po ta shperblej me nje sinonim:

kara-i = kale i zi; vraç

Burimi: Fjalori i gjuhes shqipe, 1954

 Kjo s'quhet, e kemi thone dje! 

Dume tjeter. 

Dume ditet e javes. smiley

Ok, ke te drejte, kam dhene fjalen... smiley vetem se duhet te me fale kolektivi! Kam qene e zene gjer ne fyt me pune.

O Mrroklle o seksit! Do te denoncoj direkte te "vena e dalme boje"! Car jone keto qe shkru kshu me?

Po na vjen karaji me dru

Dil moj nuse me shkarku

Po ti me harrove se çyre ka thone Tunxhi per kongen :

Zotni cyre je tu thone? Konga nuk shkruhet ajo garcehet!

O Xhejmsbondo, po tina pse e mure aqi seriozisht (3 xhevape identike) ate punen e peticionit? Amon me se una thoshe shyqyr qe dule i teme qe te qeshim te gjithe e mos bojme sherre. Una po bojsha gallate me, po ti sill po deshe ene historina me rob qe kone dash me perdhunu dinozavra.

O Xhejmsbondo, po tina pse e mure aqi seriozisht (3 xhevape identike) ate punen e peticionit? ..

Ai tjetri perpara teje postoi nje dhi, me pas ju n'a ngaterruat me delet e inglizit,  dhe une me ato bija mend postova nje derr! Keshtu u be corbe puna!

Ne te tre (une, ju dhe ai i dhise smiley ) duhet t'i kerkojme falje PF qe ja beme rremuje diskutimin mbi fejtonin e bukur dhe te ralle qe ka postuar!

Hajde paqe tani! Jemi apo s'jemi popull paqedashes! smiley

Gjithe te mirat!

Jom tu nejt ke mullar't e Kurtit t'Zymes tem e jom tu dredh i cinare dahon.
Tina dro je tu bo koqen e gjumit ene s'je hic n'hall per mu t'shkretin qi jom tu mshi lotet me monget e xhymlekut. Tina s'ke as dine, as imone, qi i gjec pri dushmonit ishallah!
Una t'cova per shkese Lemen e Cufit ene tina i kishe thone asajta per mu qi u' qekshem plak.
E ku qekshem plak u' mri lavire! U' hala s'i kom mush pesdhet vjec! Kur hy hona Mevludit i mush. Kshu ka thone ene Laja Bonit, qi ka pjelle per i here me ijen teme.
Tina i kishe thone asajta per mu qi Xhemoli s'ka i derhem shkolle. Una kom bo dy sene mejtep e i gjys' medresje per i here me Cufin e Hekes, mi!
U' e di taljoncen flur. E kom msu kur kon' ardhe 'taljont ke kanoqet e mija. Po nuk zune bese, m'nigjo si kom per t'folsmileyer il tuo amore io sono tutto hazer me bo i duel me i asllon t'eger, me e kap per la qafa e me e perplas si qen per la terra. Ah, mio cuore, se m'u kon kput komcat e xhymlekut e non c'e njeri me m'i njit. La mia shpina e tutto zhul e non c'e njeri me ma ferku. Le levere m'i ka la vllai qi mi dice perhere: 'Perche non martohesh, signor Xhemole? Martohu me signora Ruzhdijen! Ajo ka molto kulture, parla taljonce flur.

Mrroklle, pa fort lidhje mu kujtu Prefekti Tirones duke fol m'telefon:

"e venuto kajo karfili a tirona... ki e kuesto, e? (me vete): kuesto e ai qe s'ta bo t'gjat hic, aqe ke kodra kuqe..."  smiley

 

Lene Cimo se e kom pa m'T kur isha mTirone per vitiriu ene jom shkri gazit.

Rudeta, rrofsh se na zgjidhe i hall t'modh! Na sulle kismetin e Ruzhdijes, se pike m'zemer e kishim mo.

Martohu me signora Ruzhdijen! Ajo ka molto kulture, parla taljonce flur.

Noshti Ruzhdo, mos i bo noze Xhejmsit ene boje zemren gur, bleji i pale kepuce t'jashme Rudetes qe hyni shkese.

n'vend mer,

vecse rudeta te flliq, se e ka pallen e koms si me qen kom kamionisti, numur dystepes smiley

smiley

PF, se sa u ktheva; doja me te pyt, a ke tjeter nga Mit'hat Araniti?

 Emo, me hyqem te administrates do te sjell edhe dy tregime per week-end. Per me shume s'kam kohe me thene te drejten. Pastaj po qe vertet i interesuar, mund te ta dergoj librin te fotokopjuar me email, ashtu sic ma derguam nga Shqiperia.

Te lutem, mos e mendo dy here, po nise.

Une e kam njof si gojdhane ket autor.

Dhe meqe ra llafi, Shqiperia dhe intelektualet e saj e periudhes 34-39 me intrigojne sa s'thuhet.

 Te cova ca sa per neps. Kontrolloji. Te tjerat neser, se jane shume dhe me erdhi koha e gjumit. Naten e mire.

RROFSH! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).