Altan, 20 vjeç nga Turqia i cili mënaxhon një bar në kryqëzimin e rrugës Kanalstraat në Utrecht, sillet si në panik kur hyn në barin e tij në mes të ditës. Ka një arsye të fortë për këtë: teksa në Hollandë ndalohet duhani në ambientet publike e ligji parashikon gjoba goxha të rënda për këtë, Altan është pothuajse gjatë gjithë kohës duke tymosur cigare të dredhura pas banakut. 

 

 
Eshtë sfiduese të shkosh për herë të parë në Hollandë me njëmijë e një përfytyrime për shembull për lirinë seksuale që do të gjesh atje, apo me përfytyrime për njerëzit që do i shikosh të tymosin bar në çdo cep të ndriçuar apo të errët, - e përkundër kësaj, - të shikosh një të ri prej Stambolli i cili ka frikë të pijë cigare në barin e xhaxhait të tij, resident prej disa dekadash në Hollandë!

 

Tensioni që has këto ditë në rrugët e Amsterdamit, e akoma më shumë në qytetet më të vogla si Utrechti, është pasojë e rritjes së retorikës nacionaliste që po përdorin disa parti radikale të së djathtës, ashtu siç në fakt, po ndodh në një pjesë të madhe të Europës.

Në zgjedhjet e fundit lokale në Hollandë, një parti e vetme e djathtë, që kishte si program të vetin nga fillimi deri në fund vetëm një manifest anti-musliman kundër emigrantëve të fesë islame mori gati 20 përqind të votave, vetëm në dy qytete.

E has këtë tension sidomos në rrugët e Amsterdamit. Por mos u ngatërro me turmën në rrugët apo sheshet kryesore të kryeqytetit. Ka më shumë gjasa që mes tyre të dëgjosh ankesat me zë të lartë të italianëve që shajnë e mallkojnë “AlItalian e blerë nga francezët” si edhe “çmimet e larta” që ata gjejnë nëpër botë! Vetëm italianët pasionantë i dëgjon të flasin nëpër rrugë për të gjitha detajet e vogëlsirat e jetës së tyre, e madje je i detyruar të dëgjosh edhe situata nga më absurde të marrëdhënies që kanë me lloj lloj njerëzish që për ty, sigurisht janë të panjohur.

“Tatuazhet” e vendit me papunësinë më të ulët në Europë

Që të kuptosh se çfarë përjetojnë sot hollandezët, ik sa më larg turmës së italianëve dhe bisedo me njerëzit e thjeshtë, të cilët sot janë mbyllur në ambientet e tyre dhe pyesin: çfarë po ndodh në Hollandë…?


Në një dyqan tatuazhesh një i ri i stilit punk të befason menjëherë me dëshirën që ka për të folur! Solidarizohet pa ia kërkuar askush për faktin që bashkëbiseduesi vjen nga Shqipëria. Kaq i mjafton që të pohojë se i vjen turp që në vendin e tij ku mund të pish ashash edhe në zyrat e shtetit, ka nisur një fushatë kundër emigrantëve, por veçanërisht kundër atyre muslimanë!

Radikali Geert Wilders, i cili dikur shkruante fjalime për një parti me tradita të së djathtës në Hollandë, bëri bujë kur ndërmori nismën për të ndaluar vajzat muslimane me ferexhe, që të hynin me atë veshje në institucionet e pushtetit lokal. Ai madje e shokoi vendin edhe më shumë, - e njëkohësisht frymëzoi në mënyrë më radikale mbështetësit e vet, - kur kërkoi që edhe në qendrat e votimit të mos lejoheshin gratë të hynin me ferexhe. Ashtu siç, kuptohet, shkaktoi më pas reagime nga aktivistë të të drejtave të njeriut të cilët bënë thirrje që në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor, të gjitha gratë të shkonin të mbuluara me ferexhe!


I lindur në Venlo, një qytet tërheqës për arkeologët që kërkojnë gjurmë të tregtisë së romakëve në ato zona, Wilders u rrit në një familje katolike dhe shkonte çdo javë në kishë, derisa e braktisi atë në kohën kur ishte i ri. Nisi të shkruante fjalime të ndryshme për Partinë Popullore për Liri dhe Demokraci në Hollandë, pasi kishte udhëtuar shpesh në Izrael e në Lindjen e Mesme dhe pasi kishte bërë një karrierë jo të spikatur në një kompani sigurimesh. Formoi si me magji një parti të vetën shumë herë më radikale dhe shumë herë më të pozicionuar djathtas se partia së cilës i bënte fjalime dhe nisi menjëherë të mobilozonte një elektorat tradicional e të frikësuar nga “ushtria” e grave e vajzave me ferexhe nëpër rrugët e vendit…


“Më vjen turp, turp, turp… është e paimagjinueshme sesi njerëzit që besojnë se votojnë për të djathtën, në fakt votojnë për ekstremistët!”, më thotë tipi punk i tatuazheve, i sinqertë dhe realisht i preokupuar. “Hidh një sy jashtë: të lutem shiko se çfarë pasurie janë edhe këto vajza me ferexhe, edhe ata mijëra emigrantë për këtë vend”, më thotë, duke më lënë pa fjalë për dashurinë që ka për të ndryshmen…Aq sa unë ve në pikëpyetje nëse realisht e konsideroj edhe unë pasuri për një shoqëri si Hollanda aq shumë gra dhe vajza me ferexhe…!?


Më fal hartën e tij që të orientohem më mirë në atë qytet dhe sapo mbërrij në Leidseplein dëgjoj turq, tunizianë, arabë, marokenë, që të gjithë përballë një skene të madhe përbri një ndër kinemave më të mëdha të qytetit të cilët po shijojnë në ato momente një muzikë aq e ngjashme me tallavanë në Shqipëri… Të impresionon kënaqësia që ata fëmijë bashkë me nënat me ferexhe ndjejnë teksa shikojnë koncertin, 20, 30 apo maksimumi 50 metra larg një prej rrugëve me aq shumë ambiente për homoseksualët sa do të duhej të simbolizonte një Sodoma e Gomorra të kohëve moderne…


Kaq e larmishme dhe e lirë të duket e gjithë atmosfera sa tingëllojnë të ekzagjeruara shqetësimet punk rreth politikës e klimës sociale në vendin që ka nivelin e papunësisë më të vogël në të gjithë Bashkimin Europian; që ka një nivel të inflacionit në shifrën 1.3 e që nuk pritet të kalojë shifrën 1.5 në vitet që vijojnë; që është një ndër 10 vendet me lirinë më të madhe të sipërmarrjes private dhe një ndër shtetet më impresionuese për nga veprat inxhinierike (gati gati nën nivelin e detit e megjithatë pa asnjë përmbytje)!


Të jenë tatuazhet e një shoqërie mbi një lëkurë që mezi pret diellin në këto ditë ende të ftohta fund-dimri, gjithë këto fobira e ankthe nacionale e raciale…? Në fakt nuk janë! Janë më shumë se “tatuazhe”, janë shfaqje e nevojës që kjo shoqëri ka për t’u përballur (apo për t’u përshtatur) me një realitet që sot Europa nuk mund të shpërfillë më, po as nuk mund ta luftojë…


Në tregun e qepëve të njoma, përballë “Albert Heijn”…


Kthehem në Utrecht, një qytet me gjetje arkeologjike që nga epoka e gurit dhe me vendqëndrime të konsoliduara në epokën e Bronzit. Sot përfaqëson qytetin e dytë më të madh për nga larmia e eventeve kulturore e rinore të Hollandës, por edhe qendrën historike të Kishës Katolike dhe asaj Protestante! E njëkohësisht, po shndërrohet në një prej qyteteve më të lakmuara në Europë për cilësinë e universitetit të tij.


Një Zot e di si mund të bashkëjetojnë në një qytet që nuk ka më shumë se 400-500 mijë banorë, edhe qëndra e kishës, edhe jeta e shfrenuar e natës e të rinjve studentë, edhe komuniteti aq shumë i konsoliduar musliman i emigrantëve nga vende të botës së tretë. E në mënyrë paradoksale, një Zot e di si mund të jetë përshtatur në këtë gati mish-mash politiko-social komuniteti i vogël i studentëve shqiptarë që ndonjëherë ndihen aq “europianë” sa mund të diskriminojnë, për shembull, një tunizian me biçikletë duke thënë në shqip me njëri tjetrin batutën: “ma shit biçikletën për 8 euro”...


Nuk shkoj në rrjetin e supermarketeve “Albert Heijn”, ku po të blesh patate për shembull, as nuk skuqen në vaj, as nuk zjejnë mire nëse kërkon t’i përdorësh për një gjellë apo turli shqiptare. Sergi Hoxha, student shqiptar i Ekonomisë në Utrecht më pohoi i bindur se ky rrjet supermarketesh të cilin e gjen edhe në çdo stacion treni, është një monopolist i vërtetë në vendin e 13-të në botë për nga liria e sipërmarrjes së lirë!


Në këtë supermarket të joshin çmimet e lira të perimeve të ambalazhuara me qese plastike. Gjatë të dielave të joshin edhe fytyrat tërheqëse të studentëve apo studenteve nga e gjithë bota. Por kjo në fakt nuk është mjaftueshëm për të bërë një supë të vërtetë mesdhetare!


Vajzat me ferexhe dhe me sytë e lyer bukur me makiazh i gjen me shumicë të punësuara nëpër kasat e “Albert Heijn”, por perimet e freskëta, në Utrecht i gjen vetëm në rrugën Kanalstraat. Perime e fruta plot lëng të sistemuara rregullisht nëpër frutiera buzë rrugës, ku disa meshkuj muslimanë i freskojnë herë pas here me ujë në një bidon me tapën me vrimë, - njësoj si në tregun e produkteve nga fshati në Shqipëri…


“Eshtë kaq e pashpjegueshme gjithë kjo frymë anti-muslimane dhe kundër emigrantëve”, thotë Sabine Zwiers, e cila është aktiviste e Amnesty International, në zyrën e Amsterdamit. “Kjo nuk është hera e parë që Hollanda përballet me emigracionin”, vazhdon ajo më tej, “por sot brezi i dytë apo i tretë i emigrantëve të parë ndihen hollandezë dhe janë mëse të integruar në shoqëri. Cfarë të keqe ka t’u japim mundësinë të rinjve të ndihen në vendin e tyre…?”


“Unë nuk kam tashmë probleme me vendin, jam përshtatur dhe e kuptoj fare mirë”, thotë Gerald Elbasani, student ne Utrecht. Si Geraldi, Sergi, apo dhe studentët e tjerë nga Tirana e Kosova paguajnë qëranë e shtëpisë, janë të rregullt në pagesën e çdo shërbimi dhe të çdo detyrimi, vishen mirë, ndjekin zhvillimet politike e sociale në vend, por edhe ato që kanë lidhje me Shqipërinë. Geraldi, student për Ekonomi i cili ndjek njekohesisht një klase për Kritikë Filmi në Amsterdam, studion me orë të zgjatura në bibliotekën e universitetit, madje ne disa raste, bashkë me Sergin, ai eshte ndër të fundit që largohet nga biblioteka, duke nervozuar pa dashje rojen. Kthehen në shtëpi me biçikletë, ashtu siç bën pjesa më e madhe e rezidentëve në Utrecht. Gatuajnë vetë kryesisht produkte të blera në supermarket. Kur e pyet Geraldin se a ka ndjerë ndonjëherë diskriminim për shkak të prejardhjes shqiptare, përgjigjet: “jo”, dhe shton: “në fakt, këtu ka shumë pak shqiptarë”.


Shqiptarë ka boll në Hollandë, por është gati e pamundur t’i dallosh tashmë nga popullsia vendase, aq mirë janë përshtatur me jetën e përditshme, me rregullat e detyrimet, që duhet thënë se nuk janë aspak të pakta në këtë vend. Pikërisht në Utrecht ekziston edhe një Këshill Koordinues për Shqiptarët në Hollandë, një organizatë me bazë vullnetare nga diaspora kryesisht e Kosovës (Coordinatie Raad Albanezen in Nederland) por as edhe kjo organizatë nuk ka publikuar dot një shifër të shqiptarëve që jetojnë sot në këtë vend. 


Një supë e ngrohtë, e gatuar me perimet e freskëta të rrugës Kanalstraat, me erëza e me lëng mishi të zjerë, e bën Sergin dhe bashkëatdhetarin e tij student me të cilin jetojnë në një shtëpi, që të ndihen mjaftueshëm shqiptarë. Sergi shton edhe pak djathë të bardhë që sapo i ka ardhur nga shtëpia në Tiranë dhe gjithçka merr tjetër ngjyrë, tjetër nerv e tjetër shpirt në një darkë shqiptare në rrugën Bilderdijkstraat ku ndodhet edhe Frank Nieuwenhuizen, një ish model hollandez, aktualisht student i filozofizë dhe një super i dashuruar me Shqipërinë dhe me të drejtat e njeriut…


“Metamorfoza” e një hollandezi që dashuron njerëzit dhe… Shqipërinë!


Frankut i pëlqen fusha e tij e studimeve. Mendon se përmes saj edhe mund të japë energji për të kuptuar, por njëkohësisht edhe mund të marrë energji teksa i duhet të kontaktojë e të shkëmbejë mendime me njerëzit e thjeshtë, me njerëzit e varfër, apo edhe me ata të pushtetshëm, me homoseksualët, me romët, me lezbikët, me këdo, e sidomos me këdo që bën pjesë në një grup të marxhinalizuar të shoqërisë. Ish model, pjesë e asaj bote ku duhet të jesh ai që të kërkojnë të jesh, jo ai që do të jesh, Frank duket se është një rebel, por në fakt nuk është tamam kështu… Po të shikosh fotografitë e tij gjatë kohës kur ishte një djalë i ri model e t’i krahasosh me fotot aktuale si student i filozofisë dhe sjelljeve njerëzore (Humanities), foto këto të shkrepura në Shqipëri, të duket se ka pësuar një metamorfozë nga ato që vetëm Cvajg mund t’i verë në dukje siç duhet. “Unë pasuroj veten dhe ky që jam sot, është i njëjti Frank i dikurshëm”, kundërshton ai.

Jeton në Baarn, një qytezë e përbërë kryesisht nga vila pasanikësh, rreth 45 minuta larg Utrechtit (nëse përdor transportin hekurudhor), por dhomën e tij e ka në një godinë me karakter social ku jetojnë mbi 10 të rinj të tjerë. Eshtë një vilë, që në Luftën e Dytë Botërore shërbeu si baza e Ushtrisë naziste, pastaj në vitet 60-të dhe 70-të si një azil për pleq me aftësi të kufizuara mendore e fizike, e sot shërben si strehim për studentë apo për profesionistë të rinj të cilët në vend të paguajnë qera të tipit 450 apo 500 euro, më mirë jetojnë në atë ambient të përbashkët ku paguajnë veçse 200, apo maksimumi 250 euro në muaj. Ka qenë dy herë në Shqipëri ku ka miq shumë të mirë nga komuniteti rom gjithandej nëpër vend, nga Tirana, deri në cepin më jugor, në Ksamil. Mendon se shqiptarët e rinj janë të talentuar dhe me shumë energji. Në shumë momente kur flet me të, do ndjesh dashurinë dhe gati gati një fiksim ndaj vendeve si Shqipëria. Kur e pyet në ndihet vetëm, teksa jeton në Hollandë, konfuzohet… Përgjigjet: “Po, edhe jo…”


*              *                *

Ndërsa darka me supë mesdhetare e me djathë shqiptar ka mbaruar, është koha për jetën e natës në qytetin e studentëve. Një “irish pub” me bilardo që frekuentojmë atë natë ngjan si një varr i mërzitshëm të cilit nuk ia këshilloj askujt në Utrecht… Alternativa më e afërt aty për aty shfaqet një bar për meshkuj gay dhe lezbike. Përvojë që nuk duhet humbur kjo! Mirëpo, ndryshe nga legjendat e mitet, edhe ajo qëllon të jetë një zgjedhje e mërzitshme…


Kur më në fund hyj në barin turk, Altani i frikësuar, emri i së cilit në turqisht simbolizon një perëndim të kuqërremtë si ai që në Stamboll shikon çdo pasdite, nuk m’u duk më i frikësuar, si herën e parë kur e “kapa mat” me cigare në dorë.


Pasi e mësoi që unë jam “arnaut”, këtë herë gëzohet në fytyrë kur më shikon të hyj dhe unë ndihem më në fund i çliruar atje brenda, nga çdo lloj frike apo fobie të pakuptimtë që ka përfshirë sot Europën…


Si në asnjë vend tjetër publik në Hollandë, në atë bar ku njerëzit luajnë murlan apo tris, mund të pish cigare i qetë, të dëgjosh muzikë të mirë mesdhetare, teksa pyet veten: si ka mundësi të kesh frikë apo fobi nga këta njerëz që në fund të fundit përfaqësojnë sot sfidën më të bukur karshi Europës frikacake, të vetmuar dhe “old style”…?

31 Komente

Artikull me te hallakat se ky nuk kisha pare. Pindero ti ke qene ne Holande dhe ke thene hajt se po shkruj ndonje gje jam qe jam. Ke pyetur Altanin dhe tatuazhistin, ke pare dhe perimet e Albert Heijn (cer lidhje ka ketu hajde merre vesh) dhe e ke kuptuar politiken e vendit.. Dobet, shume dobet!

po se nuk eshte shkrim per politiken, eshte shkrim per ca sensibilitete qe shkojne pertej asaj smiley apo te ngeli hatri qe ste takova atje smiley))

 Nuk di nese Kristit i ehste dhene rasti te vizitoje zona te vecanta te Amsterdamit, si psh kuartieri West, apo zona e Diemen, etj.  Eshte shume kurioze pasi po te ecesh neper keto zona shikon VETEM (nuk exagjeroj) gra me shami e pallate me satelite aq sa nuk kupton se ku je.. Jane kaq homogjene keto zona saqe edhe neper shkolla mesueset jane me shami (flas per zonen West ku i kam pare vete). 

Me duket e vecante kjo tolerance dhe open mindness ndaj nje popullsie kaq te ndryshme nga ajo lokale... Por ndoshta ky popullaritet qe ka fituar partia e Wilders  tregon qe gjerat po ndryshojne.

O kristo, me te vertete te duket i pakuptimte tensioni mes Europes dhe myslimaneve? A ke vajt ne Abu Dhabi te pysesh ne ndonje bar gay (ne pastë gjëra të tilla atje!) se sa tolerante jane arabet ndaj stileve te tjera te jetes? 

Dakort po duhet tja bosh te ditur emigranteve, qe ne fillim,  ju dum  ne kete menyre nqs sjeni ne kete menyre  ju ndalohet hyrja ne  filan shtet

jo ti lesh te futen pastaj ju thua jo po kshu jo po ashtu

sepse nqs ti ke parime ca  liri e ca te drejta ,te hapesh bythesh per kto liri apo te drejta

beje te qarte qe ne fillim, ne nuk dum emigrante te ketij lloji, me ligj e ndaluar

e tipit ne pranojne emigrante jo muslimane ose nqs musliman te mos mbajne  ferexhe etj etj boje me ligj

ose ne pranojme vetem te bardhe  nga filan ose filan shtete te kene kto kritere etj et

Psh  te ca feje e do, si e do  ca sjelljesh jane te ndalume etj percaktoi edhe  do ta shofesh qe ato  qe i pershtaten do vijne ,ama ti percaktosh qe ne fillim  sic e ka arabia saudite apo ku ta di une

Sepse nqs eksiston ne i ashtuquajtur konfikt midis "botes perendimore " edhe "botes islame" eshte ose jane te drejtat  e njeriut

athere secili shtet ose hapesire te percaktoje deri ku ose cfar jane te drejtat e njeriut per te

 

Dooks, pikepamja ime eshte kjo: shtetet perendimore (ka dhe perjashtime, po po flasim ne pergjithesi) jane tolerante. Tolerojne fe te ndryshme, orientime seksuale te ndryshme, etj. Ama, ca nga fete qe tolerojne jane intolerante. Si psh. feja qe nuk i lejon gruas te tregoje fytyren ne publik. Atehere, ca duhet te beje nje shtet tolerant perballe intolerancave te komuniteteve brenda tij? Do promovoje tolerancen. Dhe promovomi i tolerances ne kete rast do te thote ndalimi i intolerances se nje pjese te komunitetit. 

S'ka lidhje a kishte a s'kishte ligj per kete pune kur erdhen myslimanet e thekur. Ligjet shtohen, modifikohen. 

Dhe percaktimi i rregullave qe ne fillim, si ne Arabi Saudite p.sh., nuk eshte se te lan duart nga mekati. S'ka pike krahasimi per te drejtat e emigranteve ne Arabi dhe ne Hollande.  

Kush te tha ty qe eshte intolerance mbulesa islame e gruas? Me cfare kuti e gjykon? E gjykon me stilin aktual te jeteses ne perendim apo me dicka tjeter? Ketu pastaj hyjme ne nje diskutim qe ka te beje me kulturat e ndryshme dhe per gjerat qe nje kulture i quan te mira por qe nje kulture tjeter nuk i preferon. Myslimanet thone qe kjo eshte shume tolerante dhe pjese e fese se tyre, atehere ky shtet qe eshte tolerant duhet te respektoje besimin e individeve. Keto me shami nuk po shkelin ndonje ligj. Nese shteti ne fjale ju imponon dicka kunder vullnetit te tyre si individe dhe qe ju prek te drejtat atehere ketu toleranca vdes. Nese nje grua apo vajze detyrohet nga komuniteti perkates, jashte deshires se saj, atehere nderhyn shteti, por nese nje vajze me vullnet te saj vendos te mbuloje fytyren, ku eshte e keqja ketu? edhe dicka tjeter per te drejtat e njerezve ne vendet islame: Une nuk marr persiper te flas per vende te vecanta por ne kohen kur myslimanet kishin nje autoritet qendror, qe pothuajse kishte nen vete te gjithe vendet islame, te drejtat e besimtareve te feve te tjera respektoheshin me asi standardesh qe jo vetem per kohen ja u kalonte vendeve te perendimit por edhe tani. Ne P. Osmane miletet kishin te drejta ne te gjitha aspektet (jo vetem fetare), bile ju lejohej qe edhe policimin ne komunitetet e tyre ta benin vete. Pra kishin kompetenca shume te medha qe ja u kalojne edhe shume prej shteteve unitare aktuale ne Evrope. Perplasja dhe intoleranca qe eshte ne Hollande ndaj myslimaneve nuk ka te beje thjesht me shamine apo mbulimin e fytyres. Thelbi eshte ne mospranimin qe shoqeria hollandeze ka ndaj botekuptimit te myslimaneve. Hollandezet thone qe pse keta nuk kane te njejten qasje me ne ndaj shtepive publike psh. apo prostitucionit etj., ketu pastaj ndodh perplasja.

 

Penar, une mund te te flas tani shume shkurt: cdo te thote te tolerosh gjithcka qe respekton te drejten e njeriut per te jetuar sipas menyres se tij (atehere kur nuk ben asnje krim) e nga ana tjeter te frymezosh nje fobi qe bie ndesh me kete tolerim? Jam dakort me metropolitan: kush te tha ty qe vajzat me ferexhe ne Hollande i detyrojne me zor e kunder vullnetit te tyre qe te mbajne ferexhe?

Ndaj une maksimumi qe mund te bej eshte te pershkruaj ate qe shikon: vajza e gra qe punojne atje si gjithe te tjeret e qe ndoshta punojne edhe me shume se shume te tjere, ama ndersa mbajne per qejfin e arsyet e tyre ferexhene e mendojne se jetojne ne nje vend te lire, shume me te lire se vendi i origjines, perballen cdo dite me kete frymen anti vendimit e jetes se tyre!!!! Kjo nuk eshte e drejte!

Une nuk them se kjo fryme eshte ajo qe beson e gjithe shoqeria atje, sepse shumica e njerezve qe une takova e me te cilet bisedova ishin te shqetesuar nga kjo gje. Rob qe punojne ne dyqan tatuazhesh, aktiviste te te drejtave te njeriut, drejtues te Amnesty International etj - te gjithe keta, nuk mund as ta mendonin kete argumentin qe sjell ti!

 

plako, cfare lloj e drejte eshte e drejta qe te mos tregosh fytyren as kur shkon per te bere fotografine e patentes? mua kjo sme duket fare e drejte. me duket nje shkelje mbi tolerancen e nje shteti liberal, madje.

mos me keqkupto. nje veshje qe nuk mbulon shumicen e fytyres nuk me shqeteson. psh nje shami qe mbulon floket, eshte me se e pranueshme. po kur shkon ne spital, kur shkon ne nje zyre shteti, s'mund te jesh i/e mbuluar komplet. dhe s'eshte aspak liria e fese se dikujt, sepse kapercen ca kufij baze te jetes ne nje vend tolerant.

si ka mundesi psh qe nuk ka fe tjeter qe iu kerkon individeve te mos ta tregojne fare fare fytyren ne publik.

Po sikur te jem une i nje feje e cila e kerkon te eci verdalle brenda nje kutije frigoriferi me duart te dala anash edhe kercinjte nga poshte.. edhe me nje xham saldatori si dritare nga shoh.

dmth nuk ka fe te tille, por e marrim hipotetikisht.. ose presupozojme se une shpik kultin edhe fene time edhe kjo eshte e vetmja veshje te cilen duhet te perdor. a ka ndonje gje, ne parim, sipas nocionit te tolerances, kundra ksaj?

mese i kuptueshem ne Itali, e mese i kuptueshem ne Danimarke - une kam intervistuar para tre vjetesh Fleming Rose redaktorin danez te karikaturave dhe arrij ta kuptoj sidomos ne keto dy vende. Por me duket e tepert ne Hollande.

 

Artikulli jote eshte kaq i pavarur sa nje artikulle i shkruajtur nga ideologet e al qaeda's do qe.

Erdha, pashe......... dhe u ktheva ne Shqiperi t'u ''spjegoj'' shqiptareve jeten socialo-politiko............. kulturore  hollandeze.

Nuk e di sa kohe ka ndenjur ky ne Hollande, por edhe sikur dy apo tre muaj te ket qene,prap eshte shume pak per te ''rrefyer'' Hollanden.

 Ndofta e kane ''fajin'' shoqeruesit (studentet),qe e paskan cuar vetem te bari i turkut dhe te "Albert Heijn".   Shkrim corodites, aspak mbreslenes.

sa shume flamuj hollandeze smiley - Po mire, une smund te qendroj me shume se disa dite ne nje vend te huaj, qe pastaj te shkruaj nje reportazh. Dhe une mund te kem shume gjera gabim, ndaj une pershkruaj ato dite gjate se cilave isha atje, duke tentuar te kuptoj permes bisedave (ndonjehere edhe pergjate disa diteve) me rob te zakonshem, edhe hollandeze, edhe te huaj, edhe open minded, edhe emigrante, edhe te krishtere edhe muslimane, edhe gay edhe punk.

Une kaq mund te bej si gazetar, nese do beja ndonje studim antropologjik, social apo politik sigurisht qe ti sdo e lexoje as te mapo as te peshku pa uje. Pse nuk kontribuon ti me shume per temen? 

 

Nese ti jeton atje, une jetoj ketu smiley Nese une vij e flas per vendin ku ti jeton, minimumi ekzaltohu se te hapa rrugen qe ti te thuash disa gjera me shume, e me me baze mbi dicka qe e jeton perdite. Pse duhet te besh nje koment per shoqeruesit, apo per mua? C'lidhje ka? Apo je ndonje nga shoqeruesit smiley se u pa puna tani...

Sinqerisht,do te doja te thoja dhe une ndonje mendim,(meqense jetoj ne Hollande),por sic e thashe edhe ne postimin e mesiperm, megjithe titullin kontrastfort (sex,  qepe e ......), permbajtja eshte e dobet, jo mbreslenese.

Edhe temat qe prek ne kete shkrim,apo qe do te trajtosh,jane te mangeta jo te qarta.  si te thuash hidhesh ''dege me dege''.

Mua si lexues nuk me preke,nuk me frymezove,qe ndofta te reagoja ne permbajtje.

Megjithate ky eshte nje mendim i perunjur imi si lexues i thjeshte. 

Artikull siperfaqesor, pa asnje çeshtje te qarte, i nje shqiptari qe ka kaluar jeten nen tabute shqiptare dhe mundohet qe ne ato pak dite qe i ka dhene vize xha'ja Sali, te perpije realitetin hollandez. Hollanda eshte cdogje qe nje shqiptar qe vjen direkt nga realiteti i qepeve nuk mund te perceptoje: eshte liri, eshte metropol multikulturor, eshte njerez margjinale qe mundohen te thyejne rregullat, eshte artiste boterore qe bejne art, eshte pasuri,...eshte enderr.

Problemi nuk eshte islamizmi por kultura e vendeve te prapambetura, te cilet edhepse kane pasur shance te papara per t'u arsimuar dhe integruar, jane mbyllur ne fllusken e tyre te injorances dhe ende vazhdojne te importojne nuset e ndershme nga vendi i tyre. Te ecesh neper rruget e jo vetem Amsterdam por te çdo qyteti perendimor, sheh femra te reja, te mbuluara, me 3-4 femije per dore, te papuna, parazite te sherbimeve sociale qe s'bejne gje tjeter pertej pjelljes dhe berit qejfin te burrit injorant.

Eshte nje clash kulturash, jo fesh. Islamizmi s'te ben injorant, te ben kultura e vendit prejardhes dhe mungesa e receptivitetit te zhvillimit.

 

Radikali Geert Wilders, i cili dikur shkruante fjalime për një parti me tradita të së djathtës në Hollandë, bëri bujë kur ndërmori nismën për të ndaluar vajzat muslimane me ferexhe, që të hynin me atë veshje në institucionet e pushtetit lokal. Ai madje e shokoi vendin edhe më shumë, - e njëkohësisht frymëzoi në mënyrë më radikale mbështetësit e vet, - kur kërkoi që edhe në qendrat e votimit të mos lejoheshin gratë të hynin me ferexhe. Ashtu siç, kuptohet, shkaktoi më pas reagime nga aktivistë të të drejtave të njeriut të cilët bënë thirrje që në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor, të gjitha gratë të shkonin të mbuluara me ferexhe!

 

Ore Kristi. Keto gjera i ka bere Ataturku ne Turqi para njeqind vjetesh, dhe pjesa derrmuese e turqve ende betohen per koken e tij!!! E imagjinon cfare tmerri kulturor do ishte te takosh ne nje rruge te Europes nje grua me burka qe te thote se eshte Dutch!

Nuk me harrohet ajo qe me tha njeri ketu ne Toronto duke me treguar nje nga keto burkaxhiet qe ankohej qe nuk i sherbenin ne nje zyre: Nuk e kuptoj pse dreqin kjo ka emigruar ketu, por ajo qe nuk kuptoj edhe me shume eshte qe kur e kane kaq te veshtire te pershtaten, pse nuk emigrojne qe ketu?!!!

si dreqin shqiptaret edhe kur jetojne ne toronto dine fare mire te kene dy standarte edhe ne te menduar?????

e shkaterruan perandorine romake (atehere nuk mbanin burka) - tmerr i madh gjithandej. Si u zgjidh...?

 

 

 

  

 O Krist. Nese nuk je duke thith akoma llullen e mushme ne Amsterdam, a mund te ma shpjegosh me qarte se ku i sheh ti keto dy standartet tek ajo qe kam thene me siper? Se mua per vete me duket njish, po njish fare!

klajdi , nqs je autori gjithmone, po me i permbajtur o cun, se ti kshu dukesh sikur i ke gjithe te vertetat ne koke. Mba ndonje shenim sepse mire eshte.

 

 

i permbajtur jam mo smiley

O Kristi,po nuk na the mo burre a provove noj gjo te mire anej,se nuk shkohet atje me honger qepe te njoma dhe me pa grate me perce.

mos ma qaj hallin lal smiley me rrethon e mira dhe ne shkretetire po te jem smiley

Okay,tu shtofshin.

 Eshte nje clash kulturash, jo fesh.

feja eshte kulture. ajo bile lindi si e tille. kult fetar quhet.

klashi po ta shohesh eshte shume me i theksuar me arabet sesa me afrikanet ose kinezet apo indianet, etj, qe kane shume me teper ndryshime fondamentale me kulturen europiane perendimore. Pse ndodh kjo ?

mendoj se pikerisht arabet si çifutet (te cilet dikur persekutoheshin prej europianeve si arabet sot) i kemi shume me prane. e para ata jane metise apo semite, pra gjysem te bardhe, e jo si te tjeret raca krejt te ndryshme nga jona.

e dyta, eshte se ata jane si te bardhet, agresive ose prej natyre dominuese. dmth arabit po nuk ja ndalove perçen, do te ta vere ai tyja nje dite jo te larget, sepse ai kerkon te te dominoje. 

s'perzihen gje kinezet, krijojne lagjet e tyre dhe jetojne te ndare, po kjo nuk eshte se do i beje me te asimilueshem se arabet. perkundrazi arabet po si çifutet do ti asimilojme nje dite ose do te na asimilojne ata. 

ndersa me kinezet do te duhet te bejme ca luftera kozmike, se nuk kemi per tu shkri kurre.

I ka humb komplet kuptimi tolerances pa kontekst fare. Tamam si tolefarting in general direction.

Altan, 20 vjeç nga Turqia i cili mënaxhon një bar në kryqëzimin e rrugës Kanalstraat në Utrecht, sillet si në panik kur hyn në barin e tij në mes të ditës. Ka një arsye të fortë për këtë: teksa në Hollandë ndalohet duhani në ambientet publike e ligji parashikon gjoba goxha të rënda për këtë, Altan është pothuajse gjatë gjithë kohës duke tymosur cigare të dredhura pas banakut. Eshtë sfiduese të shkosh për herë të parë në Hollandë me njëmijë e një përfytyrime për shembull për lirinë seksuale që do të gjesh atje, apo me përfytyrime për njerëzit që do i shikosh të tymosin bar në çdo cep të ndriçuar apo të errët, - e përkundër kësaj, - të shikosh një të ri prej Stambolli i cili ka frikë të pijë cigare në barin e xhaxhait të tij, resident prej disa dekadash në Hollandë!"

Cfare cudije ka ketu? Duket sikur Hollanda "e lire" qenka shfaqur para syve te tu "shume e shternguar"! Kur turqit dhe shqiptaret do te mesojne qe ligji duhet zbatuar dhe eshte i panegocijueshem ne asnje lloj rrethane (edhe kur Altanit me samar i cahet hunda per nje cigare ne dyqanin e tij). Ai qe e thyen ligjin denohet! Pse ky Altani nuk e zbaton ligjin? Dhe ju zotni gazetar qenkeni impresionuar se si Altani e thyen ligjin dhe pastaj qenka perpire nga paniku kur te pa ty ne dyqan! Cfare lidhje ka rezidenca e Altanit me ligjin? Ligji eshte nje per te gjithe! Nga ana tjeter si e perfytyroni lirine seksuale ju zoteri sepse me duket se qenkeni cuditur qe nuk i keni pare njerezit njeri mbi tjetrin rrugeve te Hollandes!  

"Unë nuk kam tashmë probleme me vendin, jam përshtatur dhe e kuptoj fare mirë”, thotë Gerald Elbasani, student ne Utrecht. Si Geraldi, Sergi, apo dhe studentët e tjerë nga Tirana e Kosova paguajnë qëranë e shtëpisë, janë të rregullt në pagesën e çdo shërbimi dhe të çdo detyrimi, vishen mirë, ndjekin zhvillimet politike e sociale në vend, por edhe ato që kanë lidhje me Shqipërinë. .... Kur e pyet Geraldin se a ka ndjerë ndonjëherë diskriminim për shkak të prejardhjes shqiptare, përgjigjet: “jo”, dhe shton: “në fakt, këtu ka shumë pak shqiptarë”. ... Shqiptarë ka boll në Hollandë, por është gati e pamundur t’i dallosh tashmë nga popullsia vendase, aq mirë janë përshtatur me jetën e përditshme, me rregullat e detyrimet, që duhet thënë se nuk janë aspak të pakta në këtë vend."

Sipas kesaj na del qe barometri per te matur se sa jane integruar ose se sa jane diskriminuar shqiptaret ne Hollande jane dy studente shqiptare (shoket e tu - se pake fjetur atje dhe nuk qenke harxhuar per hotelet)! Jeta e studentit eshte shume e ndare dhe e vecuar nga cfare ndodh ne jeten reale. Studenti paguan qirane dhe dhe studimet. Detyra e tij eshte te studioje dhe te marre diplomen ne degen se studion - dhe kaq! Kontaktet me jeten reale eshte ndonje pub, klub, kinema!

Diskrimini kuptohet kur ju diplomoheni dhe filloni jeten e perditshme: psh: kur filloni te aplikoni per pune; ose te ndeshesh me sistemin e drejtesise per nje problem te caktuar; ose pasi ju keni punuar me vite ne nje kompani dhe e shikon qe dikush (le te themi vendali hollandez) punon 6 muaj dhe eshte me pak i afte se ju papritur behet menaxher ndersa ti edhe pse ke psh 5 vjet qe punom atje atje nuk behet fjale per ngritje rroge apo ne pozite me te larte; ose sa krenare do te ishte nje familje hollandeze sikur e bija do te martohej me nje shqiptar etj etj - keta jane treguesit se sa te diskriminuar jane shqiptaret atje! Artikulli juaj nuk permend asnje nga keto por shkon drejt tek konluzioni qe shqiptaret nuk jane te diskriminuar pa fakte!

Po ashtu integrimi eshte histori me vete .... ku ju arrini ne konluzion pa fakte te jetes reale/te perditshme! Jeta reale nuk eshte jete studentore/konviktore zotni! smiley

Ka edhe mendje-lehtesira te tjera te kesaj natyre ne artikull por po e le me kaq! :-h

 

Kristi apo Klajdi :

Titulli shkrimit, vertet  eshte ngacmues dhe surealist. Imagjino nje tablo : nje myslymane me ferexhe, mbi nje kanape, pjesa tjeter nudo, xhufka e qepeve ne pubis dhe ca tatuazhe neper trup. Pra impresionet e natyrshme te nje vizitori  me pritshmerite  per vendin e lirise seksuale dhe te tymosjes. Impresionet mund te jene nje pikenisje mire per te pershkruar ate qe konstatohet nepermjet soditjes: arkitektura, rruget, vitrinat, parqet me lule e tulipanet shumengjyresh, ciftet e dashuruar neper park etj. Ne fakt gjithe shkrimi percjell tensionin dhe nje lloj habije per islamofobine ne vendin e tolerences dhe lirive. Habija besoj duhej te ishte shtyse per te germuar ca me shume poshte siperfaqes te asaj qe duket dhe, sidomos, per te reflektuar rreth disa fakteve qe evidentohen. Fakti i pare eshte vete Holanda si vendi lirive dhe multikulturalizmit. Atehere si shpjegohet kjo fryme islamofobe dhe fobia kunde emigranteve ne pergjithsi? Nje fakt tjeter i sjelle ne shkrim eshte partia e djathte e cila ka grumbulluar 20 % te votave ne dy qytete.

 Ke folur me shites, aktiviste te te drejtave te njeriut, tatuazhiste dhe nuk ke folur me nje  apo disa persona te cilet myslymanet i shikojne si rrezik per qyteterimin e tyre.

Per qyteterimin ? ...klisheja e kritikuar e Huntingtonit...Clash of civilizations. Tani ne Holande apo hapsiren europerendimore jeton brezi dyte dhe i trete i emigranteve nga vendet e islamike, me me shume lehtesira dhe mundesira integrimi. Por paradoiksalisht fobia kunder emigranteve dhe posacerisht islamofobia ngre krye pikerisht tani. Sigurisht ka dhe instrumentalizim nga e djathta por ka dhe nje problem real.(sic!)  Brezi pare i emigranteve nga vendet arabe apo afrika e zeze erdhi per te punuar vrimave te ekonomive perkatese, pra ishin te padukshem dhe qytetare te dores se dyte. Tani, pas dy brezash, ata kane me shume te drejta , jane bere me te dukshem (jo thjesht vizualisht ) dhe rrjedhimisht ...me te "rrezikshem". Duket paradoksale.  Poblemi islamofobise mund te jete, dhe eshte , edhe kulturor por nuk duhet neglizhuar dhe aspekti social dhe ekonomik. Tashme multikulturalizmi dhe diversiteti duket se jane kthyer ne gjethe fiku perpara nje realitetit ku e djathta po fiton terren.

Pra nje shkrim-kokteil,i  ndertuar me shkumen e impresioneve surealiste te nje vizitori mbetet argetues dhe kaq. Une di qe je aktivist i te drejtave te njeriut dhe kjo eshte arsyeja qe prisja nje reflektim me te plote per islamofobine (pa qepet dhe tatuazhet )

 

 O spriritus. Shyqyr qe erdhi dita qe nje shqiptar te shkoje lirshem ne Hollande, dhe te beje nje artikull ku kritikon hollandezet per intolerancen e tyre tipike hollandeze, pa qeni qepen te haje!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).