Arrestohet në Greqi këngëtarja e njohur Liljana Kondakci. Mësohet se Kondakci është arrestuar në Selanik për llogari të drejtësisë italiane e cila ka dënuar me burg në mungesë këngëtaren shqiptare, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Lajmi është konfirmuar për News24 nga ambasadori ynë në Greqi Vili Minarolli. I kontaktuar me telefon nga News24 ambasadori Minarolli tha se këngëtarja është arrestuar sot nga policia e antidrogës në një banesë të Selanikut që e kishte marrë me qera.
58 vjecarja ishte shpallur në kërkim disa vite më parë si anëtare e një prej bandave të trafikut të drogës në Itali. Mediat italiane sollën disa herë në fokusin e tyre cështjen e këngëtarës shqiptare duke bërë të ditur se 58 vjecarja, e konsideruar në Shqipëri si pasuri kombëtare është përfshirë në rrjetin e njohur me kodin “Shkodër”, si pjesë e të cilit është shpallur person në kërkim ndërkombëtar.

Gjithcka ka filluar në maj të vitit 2006 kur sic bënë të ditur mediat italiane Kondakci u arrestua në stacionin e trenit Sibari në Cosentino, me tre kilogram kokainë në cantë. Asaj kohe ajo kishte deklaruar se pakoja me drogë ishte një dhuratë nga një fans dhe ajo nuk ishte në dijeni për përmbajtjen e saj.
Prokuroria e Castrovillari kërkoi dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg për artisten dhe pritësin e mallit, i cili rezultoi se ishte një shqiptar.
Në tetor të vitit 2008 vjen vendimi i ri i gjykatës: urdhëri për arrestimin e këngëtares nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, urdhër i cili mbeti i pazbatuar për shkak se Kondakci ishte larguar nga Italia.

Vetë këngëtarja lirike e viteve ’80 Liliana Kondakci u shfajësua disa herë publikisht për dyshimet se ajo është pjesë e një bande trafiku të drogës. Në një prononcim për TV “News24” ajo ka përgënjeshtruar njoftimet që vinin përtej detit se ajo rezulton anëtare e një grupi trafikantësh të lëndëve narkotike.
”S’kam probleme me drejtësinë italiane. Lajmi se për mua është prerë një urdhër arresti nuk është i vërtetë"- ka deklaruar Kondakci.

19 Komente

Asaj kohe ajo kishte deklaruar se pakoja me drogë ishte një dhuratë nga një fans dhe ajo nuk ishte në dijeni për përmbajtjen e saj.

Te qeshesh me kete apo te qash?  

Na turperuan edhe dashnine e fansave me keto alibi ...

 kur ti kalosh te 50-tat dhe ti monda, ndoshta do ta kuptosh, qe eshte nje moshe e rrezikshme ku njeriut fillojne e i kalojne neper tru gjithfare lloj mendimesh te guximshme, qe me i ri do ta kishin trembur per vdekje.

ky e kupton qe nuk e ka me te gjate, qe jeta qe ka bere deri tani ishte vertet e shkurter  dhe jo vetem kaq por ajo nuk i ka lene ASNJE kujtim, asnje MBRESE, asnje emocion te forte, si me thene ai veç ka vegjetuar me sy hapur DERI TANI (pra deri tek te 50-tat).

kjo i shtyn ata me te guximshmit midis nesh te hidhen NE VEPRIM, sa s'eshte vone, te rrezikojne, ta kerkojne pra me vetedije aventuren.

keshtu i ka ndodhur dhe kesaj shoqes. respekt kam per te. 

grate ordinere e kane mendjen tek qylymat dhe kolltuqet gjate gjithe jetes se tyre te vobekte e aspak interesante. 

S'i kam kaluar une, por i kane kaluar te tjera (po flas per femrat, se as qe blej kete alibi,) gra aspak ordinere, qe s'e kane pasur mendjen te qilimat dhe kolltuqet, e nuk kane bere "aventura" me 3 kg kokaine.  

kjo i shtyn ata me te guximshmit midis nesh te hidhen NE VEPRIM, te rrezikojne, ta kerkojne par me vetedije aventuren. 

Ka dhe me mire mer, ka Thelma & Luise, po te jete per aventure ... 

Kshu kot per muhabet shkruajta une tani, se s'eshte e thene te mos jemi drite larg me botekuptime. 

 

Ha, ha, ha, e paska fajin menopauza medemek. Çfare s'te degjojne veshet!

O Lili lum si te burgosmit qe do ngjojne zerin tend si bylbyl smiley. Hallall Lilo qe je mor me droge. E do robi i Mercedes 65 Amg ne moshen 50 vjecare se te zgjat jeten smiley

Vetë këngëtarja lirike e viteve ’80 Liliana Kondakci u shfajësua disa herë publikisht për dyshimet se ajo është pjesë e një bande trafiku të drogës. Në një prononcim për TV “News24” ajo ka përgënjeshtruar njoftimet që vinin përtej detit se ajo rezulton anëtare e një grupi trafikantësh të lëndëve narkotike.

 

 

 

http://www.youtube.com/watch?v=LdK1YNynuxQ

 Eh mi Lil! Na shkoi jeta aventure!

me vjen tej mase keq...

apappaaaa

 ...po edhe mu me vjen keq qe e kapen....

per hir te artit duhet ta lejn te lire...nje trafikant me shume a me pak ça ndryshimi ben....

Kur plaken njerezit,behen te mencur,te urte,  thone.

Nejse, edhe pa aventure, nuk shtyhet  jeta.  Eshte monotone, e merzitshme!

 Te famshmit ne bote zakonisht e perdorin drogen kurse ne Shqiperi e trafikojne, nje ndryshim i madh apo jo.

kurse ne Shqiperi e trafikojne.

epo, dikush  duhet ta beje edhe kete pune, apo jo  smiley

derisa te kete kerkese, do kete edhe oferte. smiley

Kondakciu(trafikanete) eshte ne hall te madh per Para kurse Ai (artisti i famshem) i ka prate nuk eshte ne hall per ato,po per dicka tjeter,eshte ne hall per nje Iluzion! Kondakciu nuk e besoj se ka ndonje Iluzion per nje menyre tjeter jetese, e kuptove ndryshimin Belul?!

 

 

po ti megjithemend e morre.  bera shaka smiley

ore po kaq keq ka qene ekonomikisht kjo.. ska pas mundesi te tjera ta nxirrte buken e gojes? apo ka dash te jetonte nje jete me luksoze..? apo e ka bere vertete per aventuren? mos e ka zene ndonje trill ne ate moshe?

si shpjegohet?

Ka qene nen presionin e humbjes se "life style"-it e saj dhe keshtu "Desperate times call for desperate deeds"! smiley

 

Lili ishte duke lujt filmin " Udhetim ne pranvere", versioni "Viagio in primavera"...

Po ata, taljont, kujtun se ishte ne jete reale...

Ishte nje lajthitje e policise...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).