Banka Botërore përfshihet në dëshirat politike dhe infrastrukturore të qeverisë shqiptare. Një projekt i saj, i cili zë fill që në janar të vitit 2008 në vlerën e rreth 16 milionë dollarëve dhe që ishte orientuar drejt bashkive që qeverisen nga të majtët, do të kalojë direkt për qytetin e Shkodrës.

Skandali është denoncuar nga vetë krerët e bashkive përfitues të projektit, sepse paratë që ishin tashmë firmosur për t’iu dhënë këtyre bashkive, do të kalojnë për Shkodrën. Bëhet fjalë për projektin e administrimit të tokës, i cili shtrihej në tre faza për katër vjet. Projekti “LAMP” nuk do të ketë më dritë që kur kryeministri Sali Berisha, i kërkoi zyrtarëve të Bankës në Tiranë, që fondet t’ua hiqte këtyre bashkive të majta (deri tani e verifikuar për Elbasanin e Beratin, por nën zë të thonë se janë edhe dy qytete të tjera Vlora e Korça), dhe t’i kalonin Shkodrës pas emergjencës në vlerën e rreth 12 milionë dollarëve.

Në fakt, duket se Banka Botërore ka një lloj tërheqjeje kohët e fundit, ndoshta dhe një lloj “vasaliteti” ndaj kërkesave të kryeministrit. “Po është e vërtetë, thotë një zyrtar i Bankës në Tiranë. Po flitet që fondet do të kalojnë në Shkodër, dhe këto projekte, të cilat janë firmosur, nuk do të vazhdojnë të paktën për një kohë të pacaktuar”. Jo vetëm kaq, por presioni i qeverisë për të mos firmosur strategjinë e re me Bankën Botërore ka qenë shumë i madh aq sa e ka detyruar këtë të fundit, t’u vërë vizë projekteve të deritanishme dhe të kthehet në kërkesat imediate të qeverisë.

Më të revoltuarit, mbeten zyrtarët e atyre bashkive që kanë përfunduar projektet, i kanë firmosur marrëveshjet, kanë ngrirë në bankë fondet e tyre dhe kanë harxhuar dhe para për to.

 

Projekti
Ajo nga çka po heq dorë Banka Botërore është projekti i Administrimit të Tokës dhe Projekti i Menaxhimit (LAMP) e cila sipas sqarimit që Banka jep në ueb-in e vet zyrtar, është faza e parë e një programi të tillë. Ky projekt përfshin edhe planifikimin urban, menaxhimin dhe kontrollin e zhvillimit të tokës, mbështet vlerësimin për pronën dhe taksat dhe financime në infrastrukturën urbane dhe shërbime, duke përfshirë edhe planet e qyteteve, sistemin e adresave, regjistrimin e pronave etj.

Presioni
Por duket se kryeministri ka fituar më shumë terren tani ndaj BB sesa më parë. Banka Botërore, filiali i saj në Tiranë, pas skandalit me projektin e Jalës, ku u detyrua të kërkojë edhe falje “stepet” për gjithçka. Gjenden përballë një presioni të vazhdueshëm të Qeverisë. “Mund të miratohet strategjia, por edhe mund të mos miratohet. Janë para, janë kredi, por qeveria mund të refuzojë. Nuk dihet për çfarë arsye frikësohen zyrtarët e Bankës. Nga ana tjetër ka pasur vonesa dhe për miratimin e strategjisë së re mes Bankës dhe qeverisë, dhe ky gati gati ishte një mjet presioni” të thonë nën zë zyrtarë të Bankës. E vendosur në pozita të tilla “vasale” ndaj qeverisë, e etur për projektet në Shqipëri të cilat janë kredi, zyrtarët e BB, duket se gjenden tashmë të pafuqishëm përballë ekzekutivit shqiptar, i cili nga ana e vet, ka shumë probleme financiare dhe lista të gjata borxhesh, por prapë tregon optimizëm.

15 Komente

Në fakt, duket se Banka Botërore ka një lloj tërheqjeje kohët e fundit, ndoshta dhe një lloj “vasaliteti” ndaj kërkesave të kryeministrit.

m'fal po ky eshte artikulli me idiot qe mund te kem lexu najher. Eshte dhe vet-ofendim per ket qe e ka shkrujt sepse tregon qe ka hedh n'kosh te plehrave kohen qe ka harxhu me mor diplomen ne gazetari. Sepse, nuk mund te aludosh qe, BB po i serviloset qeverise shqiptare pasi doli "fajtore" per te shume-perfolmen, ceshtje te Jales, (meqe jena te kjo ceshtje, si u la? kish vjedh dhendri i kryeministrit sic thane gazetat apo jo?). Eshte shume per te ardh keq kur shkrimet shkruhen sa me ndjek vijen e editorialit...qekur politikat apo projektet ku BB pranon me financu jane ne dore te kryeministrit te qeverise?!

 

 

shume dakort me ty. Shume shume do te kishte efektin e kundert

Nese informacioni i dhene nga gazetarja e mirenjohur Anila Basha eshte i sakte, pra qe BB ne bashkepunim ose me kerkese te qeverise kerkojne te terheqin fondet e dhena disa bashkive per projekte te miratuara dhe keto fonde tia akordojne permbytjeve ne shkoder, atehere kjo perben ne mos nje skandal, nje shkelje te normave baze te mbeshtetjes qe IDA (pjese e BB-se) i jep qeverive te vendeve ne zhvillim nepermjet kredive te buta. Kaq per lajmin qe na jep Anila.

A ka tangjente midis BB-se dhe qeverise shqipetare? Edhe mundet. BB-ja perbehet nga zyrtare/njerez qe japin kredi kryesisht qeverive (behet fjlale per IDA -n) me interesa shume te ullta dhe afate maturimi nga 20-50 vjet. Pra ata njerez/specialiste qe miratojne dhe disbursojne kredite nuk jane me ne ate vend pune, kur vjen koha e kthimit te tyre dhe sigurisht te matjes se efektivitetit te projekteve te dhena me kredi. Ata/ato ose kane vdekur, ose jane ne pension pleqerie. Nga ana tjeter, projektet qe financohen me kete kredi kane brenda edhe nje ze te ashtuquajtur "asistence teknike" vlera e se ciles shkon minimalisht jo me pak se 10% te vleres se projektit dhe deri ne 50% (ne raste te vecanta). E pra eshte ky ze i projektit qe punonjesit e BB-se e kane shume qejf, pasi me te i sigurojne pune mjaft firmave konsulente ne bote, te cilat nga ana e tyre me siguri dine tia shperblejne ne te mira materiale kete nder qe po i bejne zyrtare e BB-se. Pra, sa me shume projekte BB-ja te financoje me kredi per vendet ne zhvillim, aq me shume asistence teknike livrohet, dhe aq me te kenaqur jane zyrtaret e BB-se. vetem keshtu mund ta kuptoni  Anilen kur thote se:

Nga ana tjetër ka pasur vonesa dhe për miratimin e strategjisë së re mes Bankës dhe qeverisë, dhe ky gati gati ishte një mjet presioni” të thonë nën zë zyrtarë të Bankës.

 

Sa per zerin e asistences teknike, kjo do ishte e perfshime ne secilin rast, (nuk perben ky shkak per ri-alokim fondesh) pranej kot sa e permend.

shif, une nuk po ndalem te komentet qe aludojne per "tangjente" mes qeverise dhe nepunsave te BB...me aludime ne kena tregu se jena te afte me vertetu qe nji burre edhe pjell.

Nqse BB i ka aprovu nji kredi qeverise shqiptare per financim te nji projekti te caktum, ne fund te periudhes se parashikume per projektin ne fjale do raportohet (nqse eshte ri-alokimi i fondeve eshte bere kunder procedurave te BB, atehere ai nepunsi i lidh me Berishen, do japi llogari (jo te Berisha po te shefi i tij). Nqse fondet jane i dhene qeverise per efekt buxheti, atehere qeveria ka te drejte me i perdor aty ku i shef te nevojshme (fjala 'skandal' nuk perdoret sepse cdo qeveri e ben rishikimin e zerave te buxhetit, jo me qeverite tona, aq me teper pas permbytjeve qe ndodhen).

BB nepermjet IDA (International Development Agency) mesa di une nuk jep kredi qeverise per efekt buxheti dhe qe ajo ti perdore ku te kete qejf. Ato gjithmone jepen per nje qellim te caktuar! Mos e ngateron me FMN?

Sa per asistencen teknike dhe aludimet i bera vetem per te ndricuar sado pak ate per te cilen Anila denonconte, thjesht per tua bere me te qarte peshqeve se cfare desh te thote Anila.

e vertete, nuk e kam idene prandaj thashe "nqse".
Ajo qe une nuk kuptoj eshte se, si ka mundesi qe fondet e miratuara per projektet e komunat, kalojne permes qeverise? sepse eshte shume e guximshme me dal e me pohu qe "X dollare qe duheshin me u shpenzu per projektin A, jane shpenzu per me mbush vrimat e qeverise"

Nqse praktika eshte qe aplikimet per projektet e komunave behen nga vete komunat, si mundet qeveria me i mor kto pare prej BB dhe te vendosi se ku me i shpenzu?

Per cdo rast korrupsioni a shkelje paskan dhe nji link me info per me denoncu

 

http://www.worldbank.org.al/WBSITE/EXTERNAL/COUNTRIES/ECAEXT/ALBANIAEXTN/0,,contentMDK:20195810~pagePK:141137~piPK:141127~theSitePK:301412,00.html

 

Nese informacioni i dhene nga gazetarja e mirenjohur Anila Basha eshte i sakte 

E mirenjohur per ca, per llogje dhe lesh-tjerrje?

Sa lexues ka Gazeta Shqiptare ne print ne krahasim me Panoramen dhe gazeta te tjera?

Lesh me qime moj Fatime dmth. Artikllat "demaskues" dhe "investigative" te GSH jane me keq per nga cilesia sesa shumica e komenteve te Peshkut dhe artikllave "dekonspirues" te Kac Myftarajt per masonet dhe aventurat romantike te Ahmadinexhadit ne Shqiperi. Me mire te qendrojne ne fushen e tyre persa i perket artikllave investigative, dmth ne Facebook.

P.S. Anila, t'fala Sandrit tuaj. smiley

E mirenjohur per ca, per llogje dhe lesh-tjerrje?

Ok, ok, terhiqem, ishte lapsus. Thjesht doja te thoja se eshte nje gazetare e njohur. Psh edhe Fahri Balliu eshte nje gazetar i njohur biles biles ai eshte shume i mirenjohur, pasi njihet per shume e shume sakandale e afera koruptive, por edhe per sajesa nga me makabret qe shkruan tek 55-sa. Ndersa Anila ne krahasim me kete pallen psh eshte e keqnjohur.  smiley

Ah Enver cme ke bere, mi ke lene malok te tere!

 

Xhib i gjith-dituri: në print GSH ka nja 10 vjet me shume kohe qe ka qene ne treg se Panorama. Gjithashtu, ne Internet, BW/GSH ka nja 10 here me teper lexues se Panorama.

P.S. M'thuj noi artikull investigativ te vlefshem qe ka qit Panorama keto 5 vjetet e ekzistences se vet...kot, meqe iu hodhe ne qafe GSH-se.

në print GSH ka nja 10 vjet me shume kohe qe ka qene ne treg se Panorama. 

Cili eshte ky regull i treshit sipas te cilit ti krahason kopjet e shitjes se Panorames me vitet e egzistences se GSH? smiley

Dhe ne fakt ky argument, qe ka 10 vjet egzistence dhe tani ka perfunduar ne gazete thashethemesh me keto titujt bomba-lesh-tike te ketyre gazetareve te Facebook-ut, tregon pikerisht qe kjo gazete ka ikur per wool, dmth nuk e ndihmon vjetersia ne kete rast.

Vihet re dhe dhe nga aderimet e atyre qe shkruajne opinionet ne gazetat perkatese, dhe kjo tregon dhe reputacionin. GSH Kico Blushin ka laj-thaj qe shkruan nga nje artikull dykilometrosh per dite, dhe ate Malltezin qe na thote se pastrueset dhe taksixhinjte shqiptare ne vend te thashethemeve zberthejne filozofine e Shopenhauerit.

Tani si ti si une s'kemi ndonje interes qe GSH apo te tjerat te shkojne per lesh, perkundrazi. Por fuzzy math nuk eshte zgjidhja qe i shpeton dinjitetin, se po ta marrem per vjetersi i bie qe Koha Jone te jete gazeta me prestigjjoze sot. lol 

Terheq leket nga te majtet dhe i con ne Shkoder!!!

Po perse Shkodra akoma duhet persekutuar!!!

Hajde mentalitet hajde!

Ku ma gjen mese ky lajm te jete i vertete qe leket te shkojne atje ku duhet :ne qytetet me te persekutuara gjate kohes se diktatures ne Shkoder dhe Korce!!!

Gjate gjithe kohes eshte fuqizuar segmenti Vlore-Tepelene dhe paret jane hedhur atje vend e pa vend.Dhe e pame rezultatin ne 60 vjet!!!

Paret duhen hedhur ne aksin Shkoder-Korce nese doni perparim!Vetem duke u fuqizuar ky aks Shqiperia do te perparoje vertet.

Kush jane keta zyrtaret e Bankes qe fliskan nen ze?  Po kreret e bashkive te cilet kane denoncuar skandalin, cilet jane?  Pse nuk jepen emrat e njerezve qe bejne deklarata kaq te forta per skandale neper gazetat Shqiptare?  Deklarata te tilla anonime duken si ajo puna e "me tha nje zog i vogel mua ne vesh, qe kshu kshu".

 

Teper i forte paska qene ky Berisha qe jo vetem kontrollon partine e tij, presidentin, prokuroren, gjykatat, por shkon deri aty sa te kontrolloj edhe presidentin e ansamblese parlamentare te Keshillit te Europes (sic thoshte Stefani) edhe zyrtaret e Bankes Botrore (sic na thote Anila).

 

Kreret e bashkive qe kane folur duke denoncuar kete skandal jane 2. eshte fadil nasufi i Beratit dhe Qazim Sejdini i Elbasanit. Nuk e di pse te peshku eshte hedhur vetem nje pjese e shkrimit. fakti qe dy kryetare bashkish e konfirmojne kete gje, pra terheqjen e Bankes, do te thote se banka ka vepruar ashtu. ata i kane derguar leter camiles, por edhe kryeministrit.

 

I plote, artikulli eshte edhe me kete pjese:

Berati dhe Elbasani reagojnë ndaj bllokimit të projektit>>

> >

Krerët e Bashkive: Banka >>

ka mungesë serioziteti>>

> >

Nasufi: Jam i habitur, të reflektohet>>

> >

> >

“Jam i habitur madje pa fjalë. Kemi ngurtësuar paratë, kemi investuar njerëzit, kemi harxhuar kohë dhe energji, dhe me një të rënë të lapsit, Banka Botërore do të na anulojë projektin që vetë ka miratuar. Kjo nuk është serioze”. Ky ka qenë reagimi i parë i kreut të bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, i cili nuk ka ngurruar që për këtë çështje t’i dërgojë një letër shqetësimi edhe zonjës Camille Nuamah, por edhe kryeministrit Berisha. “Ka mungesa të theksuara serioziteti. Po presim që strukturat të reflektojnë” shprehet Nasufi i shqetësuar. >>

Shqetësohet për tregun industrial të qytetit. Ua kishte premtuar banorëve, dhe me projektin “Shqipëria dhe shoqata e zhvillimit ndërkombëtar” të datës 21 mars 2007, i cili ka marrë miratimin dhe nga BB, do të fillonte nga puna. Fillimisht, bëri atë që kërkoi Banka. Ngriu shumën me rreth 23 milionë lekë, që duhet të ishte investim i Bashkisë. U miratua sheshi i ndërtimit, leja mjedisore dhe ka filluar procedura e prokurimit sipas kritereve të ligjit shqiptar dhe udhëzimeve të Bankës Botërore. >>

“Në datën 26 Janar 2010 është zhvilluar procedura e prokurimit për objektin ‘Ndërtim tregu industrial në Berat’ në shumën limit 75.780.000 lekë” thotë Nasufi. “Ne kemi treguar seriozitet dhe korrektesë për të gjitha fazat e akt-marrëveshjes mes palëve” thotë Nasufi. Ai pranon se ka një ndërprerje kohore prej disa javësh dhe procedurë që është lënë pezull. “Na është bërë e ditur se këto fonde të parashikuara për pesë bashkitë përfituese të projektit LAMP, do të kalojnë për situatën e përmbytjeve në Shkodër” thotë Nasufi.>>

Sipas kreut të Bashkisë, ndërtimi i tregut në 2010 përbën investimin e vetëm madhor në qytet. “Eshtë i nevojshëm për biznesin dhe familjet e 303 subjekteve ambulante, të cilat do të ishin përfituesit direkt të projektit. Ka impak të madh në zonë, nga e cila përfiton popullata prej rreth 5000 banorëve të zonës, e cila e shikon si një mundësi për zhvillimin urban të zonës së tyre” thotë Nasufi i cili shton se standardet e reja janë plotësisht në linjën e Trashëgimnisë Botërore të Uneskos. >>

Elbasani>>

Të njëjtin problem ka dhe qyteti i Elbasanit. Dhe këtij të fundit, nga ana e Bankës Botërore, i janë hequr fondet me të njëjtin projekt. Shumë i shqetësuar shprehet edhe kreu i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, i cili, ende nuk e ka marrë zyrtarisht një informacion të tillë, por në rrugë informale. “Kemi ngurtësuar sipas marrëveshjes që kemi me palët, rreth 200 mijë dollarë, ndërkohë që Banka Botërore do të investojë 400 mijë dollarë. Nuk dimë sesi do të shkohet më tej. Projekti që i përket bashkisë së Elbasanit, ka të bëjë me planin e rregullimit të qytetit. Ne e kemi bërë projektin për suvatimin dhe rikonstruksionin e pallateve, madje, madje, është bërë tenderi, është shpallur dhe fituesi. Nëse këto para hiqen, duhet të ishim lajmëruar përpara se të bëheshin gjithë këto procedura. Nuk është serioze” është reagimi i kreut të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili duke filluar nga e hëna, do të dërgojë një letër drejt zyrave të Bankës Botërore dhe te kryeministri Sali Berisha për të shprehur shqetësimin. >>

Bllokimi>>

Bllokimi i këtij projekti, i cili në fazën e parë për këto bashki kapte vlerën e 16 milionë dollarëve, bëhet vetëm 1 vit para zgjedhjeve vendore, kohë kjo e mjaftueshme që investimet të kryhen. Tani bashkitë, nëse anulohet projekti, do të duhet të kërkojnë mënyra të reja financimi, por koha në dispozicion, është e pamjaftueshme. Këta kryetarë bashkish, do të dalin “mashtrues” përballë njerëzve që i votojnë, pavarësisht se faji nuk është i tyre, por në interesat e Bankës për të zbritur në veri të vendit, në një bashki të djathtë, e cila duhet të rikuperojë për të rivendosur imazhin pas përmbytjeve të janarit të këtij viti. >>

an.ba>>

 

 

 

 

O Anila.

Meqense lajmi kalon nga ju, dhe e jepni ju, duhet te paraqisni dokumentin ku BB ka firmosur plan-projektin.

Me fjale, qe me ka thene banka mue, me fjale se kemi bere tenderin, nuk shkohet larg, e lajmi nuk kalon nga ju, po kalon dikush tjeter.

Si mund te behet tender kur nuk ke firmosur asnje dokument per financim, apo bjeri ti biem si kryetari, pa vule, po me shkop.

Eshte e habitshme, se edhe BB ne qoftese ka nderruar destinacionin e investimeve, merr mundimin te shkruaj dy gisht leter, mos e paraqisni BB si sketori i lagjes.

Te pyes si nuk u lodhet me keto llogje, eshte e kote, po si nuk ju mbaruan keto idiotsira eshte habi e madhe.

Shumë i shqetësuar shprehet edhe kreu i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, i cili, ende nuk e ka marrë zyrtarisht një informacion të tillë, por në rrugë informale.

 

Cila eshte rruga informale qe e paska marre informacionin?  Po zyrtaret e bankes qe kane folur nen ze cilet jane?  Po lidhja me Berishen ku qendron?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).