Nën sytë e Skëndërbeut e të kalit të tij, në zemër të Tiranës, po zhvillohet beteja e fundit. Jo se kryeministri Berisha e kryebashkiaku Rama nuk kanë ndërmend të zihen më, por sepse sheshet e Kryeqytetit po shkojnë drejt zhdukjes.

Si një hapsirë e mbetur pandryshuar e që kujton realizmin socialist, me guston që nuk shkonte përtej dhomave të pritjeve standarde të kohës së regjimit (dy divanë + bufe + tavoline dy mijë lekëshe e shatërvanin-centro si ato që vinin mbi tavolinë kush dinte e s’dinte të qendiste), Sheshi “Skendërbej” nuk është dosido, por është sheshi i shesheve. Askush deri më sot nuk ishte përplasur aty, të gjithë “betejat” donkishoteske të pushtetit shqiptar janë kryer më tutje. Edi Rama kryebashkiak e Fatos Nano kryeministër u përplasën për rrugët e ish-Bllokut; Edi Rama kryebashkiak e Sali Berisha kryeministër u përplasën te Zogu i Zi.

Janë rrahur, kanë protestuar, kanë rrëzuar statuja në atë shesh, por një duel mungonte dhe ne shqiptarët e 2010 jemi në gjendje ta bëjmë dhe këtë. Na mungonte në peizazhin tonë tragjiko-komik. Ashpërsimi i luftës politike, kriza e gjatë që mbërthen vendin që pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, kërkojnë tani sheshin e shesheve, por nuk është aq e lehtë; dikush rrezikon të bjerë aty. Urojmë ta zgjidhë një shesh atë që s’jemi në gjendje të zgjidhim ne, krijesat që s’dimë të vëmë në punë arsyen.

 (Gsh|Balkanweb)

3 Komente

Mbase behen lesh do zoti te dy kata karagjozat e pordhitikes se vetem ashtu mund te shpetoje ai popull....

Kesaj t'i thone ndreqje prioritetesh ne fushen e gazetarise: mjafton te shohesh raportin artikull/fotografi te kuptosh se ku qendrojne prioritetet.

Ore pse duhet ta nxjerre fytyren ne cdo artikull kjo Malltezi!? Shallin se paska te keq.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).