Pardje, në mbrëmje, në edicionin qendror të lajmeve të një kanali televiziv kombëtar të besueshëm, pashë e dëgjova kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, dhe njëherazi kryetar të Bashkisë së kryeqytetit tonë, të bënte një koment të shkurtër, por energjik, të ngjarjes së shëmtuar me incidencë raciste të para disa ditëve në Greqinë fqinje. Më tërhoqi vëmendjen, në fund fare, thënia me ngjyrim të thellë proverbial, gati një aforizëm, dalë natyrshëm nga goja e tij: “Çdo shtet ka idiotët e vet”, shoqëruar me një buzëqeshje sa sarkastike, aq dhe sardonike, tipike për personazhin në fjalë. Gjithsesi, jam kryekëput dakord me zotin Edi Rama për aforizmin që hodhi në qarkullim: Po, çdo shtet ka idiotët e vet! (Prandaj edhe e zgjodha si titull tê shkrimit tim).

Por nga vjen fjala “idiot”? Gjurmimet që bëra më mësuan se, në greqishte të vjetër, “idiotes” në fillim kishte kuptimin “person, individ i çfarëdoshëm”, pastaj mori kuptimin “person që nuk e njeh një zanat, i paditur”, kurse në latinishte, mori kuptimin “budalla”; pra, zanafillën fjala “idiot” e ka te greqishtja, dhe si epitet u shkon për mrekulli atyre grekëve që vollën vrer para disa ditësh kundër shqiptarëve! Në këtë pikë, zoti Edi Rama pati plotësisht të drejtë, kur tha aforizmin e tij dhe unë e mbështes pa rezerva qëndrimin e tij.

Tani, le të më lejojë lexuesi i vëmendshëm dhe i paanshëm i rubrikës sime të së dielës, ta vë në dijeni për zbulimet që bëra duke hulumtuar nëpër fjalorë, qoftë të gjuhës shqipe, qoftë të ndonjë gjuhe të huaj, lidhur me përkufizimin e fjalës “idiot”.
Fjalori i shqipes së sotme (Botimet Toena, Tiranë, 2002), jep këtë përkufizim: “ 1. psikol., mjek. Njeri me zhvillim mendor shumë të mangët që nga lindja... 2. Ai që është shumë i trashë nga mendja; ai që sillet, flet a vepron si i tillë...”

Fjalori Le Grand Robert (Paris, 2001), jep, në frëngjishte sigurisht, këtë përkufizim: “Personne dénuée d’intelligence, de bon sens, de finesse, par nature ou accidentellement” d.m.th., në shqipe, “Njeri pa inteligjencë, pa logjikë të shëndoshë, pa mprehtësi, që nga lindja ose aksidentalisht”.

Siç vërehet, ndryshimi midis këtyre dy përkufizimeve, qëndron në faktin që, për frëngjtë, një idiot mund të lindë i tillë, por edhe mund të bëhet i tillë, sigurisht aksidentalisht. Sidoqoftë, rezultati është i njëjtë në sjelljen e tij.

Mirëpo, kur zoti Edi Rama vuri në qarkullim aforizmin e tij “Çdo shtet ka idiotët e vet”, vigjilencës së tij patologjike i shpëtoi diçka. Oh, diçka e vogël fare: Ndonjë mendje zhbiruese, së cilës i pëlqen të luajë me fjalët, për t’i tronditur konceptet që ato mbartin e kështu ta vërë në pozitë të vështirë folësin, mund ta përmbysë marrëdhënien e fjalës “shtet” me atë “idiot”, duke e rithënë ose e rishkruar aforizmin ramian si vijon: “Çdo idiot ka shtetin e vet”. Sigurisht, e ka në mendje së pari; së dyti, dashur pa dashur, e krahason atë me shtetin ku jeton; së treti, kërkon me çdo kusht ta ndryshojë shtetin që ka përballë sipas imazhit që ka ndërtuar në kokën e tij; së katërti, mund të themelojë ndonjë parti politike ose, më mirë dhe më shkurt, të vihet në krye të një partie tashmë ekzistuese, për të realizuar ëndrrën e tij për pusht-shtet, duke i udhëhequr turmat militante apo simpatizante falë aftësive të tij demagogjike që magjepsin pikërisht idiotët e shtetit, ngaqë u premton se do ta ndërtojë shtetin e tyre – në fakt shtetin e tij, – duke e zëvendësuar mjeshtërisht parimin e barazisë me atë të identitetit.

Së fundi, për t’i ardhur në ndihmë zotit Edi Rama në ndërtimin e aforizmave të tjera me shtet idiotësh apo idiotë shteti, po i vë falas në dispozicion listën e sinonimeve, pikërisht të fjalës “idiot” nxjerrë nga “Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe” (Botimet Edfa, Tiranë, 2007): i metë, i trashë, i mangët, i cungët, i cenuar, me cen, gomar, buf kënete, hajvan, budalla, çyryk, trap, trudalë, trutharë, tru peshk, i patru, hu, hu gardhi, gërfyell, torollak, toroman, rrotë, kokëshqope, i bytyntë, i gjymtë, i gjymtuar, gjysmak, hardall, dërrasë, që s’mbush fare, këllëf, shutull.

6 Komente

 Gjurmimet që bëra më mësuan se, në greqishte të vjetër, “idiotes” në fillim kishte kuptimin “person, individ i çfarëdoshëm”, pastaj mori kuptimin budalla. 

 

 

"Profesori" qenka ngaterruar prape.

 

Idiot - vjen nga greqishtja e lashte, dmth i vecante, i ndryshem. Prej kesaj fjale kemi edhe "idome" qe dmth "  nje veçanti e nje gjuhe".

E marre nga nje liber-perle qe duhet ta lexoni patjeter nqs nuk e keni bere akoma. "Encyclopedie du savoir relatif et absolu" e Bernard Weber

Per kuriozitet pas etimologjise te Idiot po sjell edhe vazhdimin e pasazhit "Ofendimet" fq. 208 

Imbecile -  vjen nga fjala latine "bachilium" qe dmth bastun. Imbecile eshte personi qe nuk ecen ne menyre te sigurte pasi nuk mbeshtetet ne bastun. Ne fakt imbecili eshte nje person autonom qe nuk perdor te tjeret si suport per te avancuar,

Stupide - vjen nga fjala latine "stupidus" qe dmth -i habitur, i shtangur nga habia. - Le stupide, eshte ai qe habitet nga gjithcka. Dmth personi qe ka ruajtur fakultetin e magjepsjes para te rejes.

Por nga vjen fjala “idiot”? Gjurmimet që bëra më mësuan se, në greqishte të vjetër, “idiotes” në fillim kishte kuptimin “person, individ i çfarëdoshëm”, pastaj mori kuptimin “person që nuk e njeh një zanat, i paditur”, kurse në latinishte, mori kuptimin “budalla”; pra, zanafillën fjala “idiot” e ka te greqishtja, dhe si epitet u shkon për mrekulli atyre grekëve që vollën vrer para disa ditësh kundër shqiptarëve! Në këtë pikë, zoti Edi Rama pati plotësisht të drejtë, kur tha aforizmin e tij dhe unë e mbështes pa rezerva qëndrimin e tij.

 

ne gjithe kete mori kuptimesh e sinonimesh per fjalen ''idiot'', me mungon togfjaleshi shejtanbudalla.  Gjetje e mencur e popullit. Eshte naive te thuash qe ''ata Greket qe vollen vrer '' jane budallenj.  Ata jane shejtanbudallenj. E dine mire se c'bejne.

Mos u beso grekeve,  thoshin romaket!

po i vë falas në dispozicion listën e sinonimeve, pikërisht të fjalës “idiot” nxjerrë nga “Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe” (Botimet Edfa, Tiranë, 2007): i metë, i trashë, i mangët, i cungët, i cenuar, me cen, gomar, buf kënete, hajvan, budalla, çyryk, trap, trudalë, trutharë, tru peshk, i patru, hu, hu gardhi, gërfyell, torollak, toroman, rrotë, kokëshqope, i bytyntë, i gjymtë, i gjymtuar, gjysmak, hardall, dërrasë, që s’mbush fare, këllëf, shutull.

 

"Së fundi, për t’i ardhur në ndihmë zotit Edi Rama në ndërtimin e aforizmave të tjera me shtet idiotësh apo idiotë shteti, po i vë falas në dispozicion listën e sinonimeve, pikërisht të fjalës “idiot” nxjerrë nga “Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe” (Botimet Edfa, Tiranë, 2007): i metë, i trashë, i mangët, i cungët, i cenuar, me cen, gomar, buf kënete, hajvan, budalla, çyryk, trap, trudalë, trutharë, tru peshk, i patru, hu, hu gardhi, gërfyell, torollak, toroman, rrotë, kokëshqope, i bytyntë, i gjymtë, i gjymtuar, gjysmak, hardall, dërrasë, që s’mbush fare, këllëf, shutull."

ksaj listes se sinonimeve te termit idoot sapo i'u shtua edhe "Edmond Tupja".. ose shkurt "Tupja"...

TUPJA f. sh.

     --1. Fig. Rob qe shkruan tek Gazeta Panorama per gjera pa kuptim. Zakonisht i nis shkrimet e veta me tituj terheqes e joshes. Synon te permbaj debilizmin ne paragrafet e para duke shkruar per gjera pa-lidhje. Eshte vetem ne paragrafin e fundit kur hyn ne teme qe debilizmi i vete manifestohet.

     --Perd. Tupist. Shkrim tupist. Tupizem. E tupizoi muhabetin.

     --Shih gjithashtu hyrjen "Idiot".

Menyra se si Tupja i eshte qepur me fjalor ne dore Rames, me cilesine e argumentave Tu(o)pejan qe ngre, me ben te mendoj se gjithcka e ben per te fituar buken e perditshme. Ky eshte imoralitet i paster nga ana Tupes.

Do te ishte me e ndershme nga ana e Tupes qe buken e perditshme ta fitonte duke shkruar Fjalora erotike, ku ka treguar qe eshte me i zoti.

une shpresoj qe ky ka qene pijshem kur ka shkrujt 2 faqe artikull dhe nuk ka thene ate qe ka dash te thote

Mu me pelqeu ky shkrimi - lexim i kendshem. Bravo! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).