Dhjetë kandidatura për kreun e SHISH, në Top listë Fahri Balliu dhe Ylli Alushi 


 


Paralelisht me ndryshimet që kërkon të bëjë në ligjin e SHISH kryeministri Berisha ka nisur punën edhe për përzgjedhjen e emrit, i cili do të drejtojë këtë dikaster të rëndësishme. Mësohet se deri më tani janë gati dhjetë kandidatura, të cilat pretendojnë për tu bërë kryetar të SHISH,por dy më të diskutuarit janë Ylli Alushi dhe Fahri Balliu. Bëhet e ditur se problemi i kryeministrit nuk është përzgjedhja e një emri në krye të SHISH, por konsensusi që ai duhet të gjejë nëpërmjet këtij emri me kryetarin e LSI dhe zëvendëskryeministrin Ilir Meta, i cili po ashtu si Berisha kërkon që në krye të këtij dikasteri të ketë një njeriun e vet.

Dy emrat e lart përmendur mësohet se kanë mbështetjen e numrit dy të qeverisë. Ylli Alushi është një ndër miqtë e zëvendëskryeministri Ilir Meta, por nuk mbetet pas për nga miqësia edhe botuesi Fahri Balliu, i cili përpos mbështetjes së Metës gëzon edhe miqësinë disa vjeçare të kryeministrit Berisha. Për të miratuar emrin e kreut të ri të SHISH, kryeministri Berisha përveç Metës duhet të gjeje një të mesme të përbashkët edhe me presidentin Topi, pasi ky i fundit me kompetencat që i jep kushtetuta nëse nuk është dakord me propozimin nuk e dekreton atë, duke krijuar një tjetër ngërç politik. Berisha duhet të gjejë rrugën e bashkëpunimin me kreun e shteti, ashtu siç ka bërë edhe numri dy i qeverisë Ilir Meta. Ky i fundit ka marrëdhënie mjaft të mira me kreun e shteti dhe kjo është përforcuar edhe më shumë gjatë një dreke që dy drejtuesit e lartë kanë ngrënë me njëri tjetrin në fund të këtij viti.

Marrëdhënia e mirë e Metës me Topin i shërben edhe për disa ndryshime që kreu i diplomacisë shqiptarë kërkon të bëjë në disa selia diplomatike duke emëruar në krye të ambasadave njerëzit e tij. Por duke kreu i qeverisë Berisha kohët e fundit i ka zbutur marrëdhëniet me presidentin Topi duke u përpjekur ti kthehet normalitetit të funksionimit të dy institucioneve. Pavarësish përmirësimit të këtyre marrëdhënieve kryeministri Berisha ende nuk ka vendosur se cili do të jetë personi që do të drejtojë SHISH, pasi më parë duhet të miratohet ndryshimet në ligjin për SHISH. Ndryshime të cilat kanë shkaktuar mjaft debate në politikën shqiptare. Opozita është shprehur kundër këtyre ndryshimeve dhe qëndrimi i saj është mbështetur edhe nga ndërkombëtarët.

Ambasadori i SHBA Uidhers i kërkoi publikisht qeverisë dhe kryeministri Berisha të mos miratojë ndryshimet në këtë ligj ndërsa kreu i NATO, Shefer, nëpërmjet një telefonate i kërkoi kryeministri Berisha që të mos nxitohej në ndryshimet në SHISH pa u konsultuar më parë edhe me ekspertët e NATO. Pas këtyre ndërhyrjeve mazhoranca është tërhequr nga miratimi i ndryshimeve në ligjin e shish duke pritur që të gjendet një rrugë e ndërmjetme për të rikompozuar drejtimin e këtij institucioni. Aktualisht drafti i qeverisë ka mbetur në Kuvendi pasi mazhoranca nuk ndihet e sigurte për ta dërguar atë në parlament që ta miratojë.


Ndryshimet e SHISH

Ndryshimet e fundit në ligjin për SHISH parashikojnë që me propozim të Kryeministrit, Presidenti, emëron dhe shkarkon drejtorin e SHISH. Kandidaturën e propozuar, Kryeministri merr mendimin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare. Gjithashtu, Drejtori dhe zëvendësdrejtori qëndrojnë në detyrë për një mandat 5 vjeçar, me të drejtë riemërimi vetëm një herë. Drejtori i paraqet Kryeministrit raport vjetor për punën e Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe i raporton kur i kërkohet nga Kryeministri, në çdo kohë dhe për çdo çështje që lidhet me veprimtarinë e SHISH.

1- SHISH kryen veprimtari zbuluese edhe jashtë vendit
2- Mbledh informacione kundërzbuluese brenda vendit në individë, organizata dhe institucione
3- Kufizohet mandati i drejtorit në 5 vite me të drejtë riemërimi
4- Mbledh informacion për prodhimin, trafikimin e armëve dhe lëndëve narkotike
5- Mbron sigurinë e veprimtarisë së vet, të informacionit, të punonjësve, të aseteve dhe të teknikës me mjete të përshtatshme.
6- Kryen certifikimin e personave, sipas përcaktimeve përkatëse ligjore
7- Kryen hetime në administratën publike në luftën kundër korrupsionin
8- SHISH raporton te Presidenti i Republikës dhe te Kryeministri, për probleme që lidhen me sigurimin kombëtar.

 
 

12 Komente

smiley(  Kryefuksi i shqiperise Fahrija!

Ah Enver cme ke bere, mi ke lene malok te tere!

Po jo mer se tall sumen ky i Sot-it. smiley

Fahri haleja, ose Fahri qenefi nuk ben per ta cu as me lope. smiley Ky tjetri po qe eshte profesionist dhe ka vite qe punon ne sherbimet e fshehta dhe me sa di une eshte i gjithepranuar nga palet.

Po te mendosh qe Fahriu incesti te behet shef i sherbimeve te fshehta, te keqen e Gazidedes. smiley

Tallin bythen keta me Fahriun mer, se i ka qejf keto projeksionet ne karriere. Ca kohe hapte fjale qe do shkonte ambasador ne US, ca kohe te tjera, ne kohen kur kishte dhe Librarine Kadare, hapte fjale qe me ndihmen e ketij emerdhenesit me qera, do behej Minister Kulture. Fahriu eshte letyra me e madhe per nja 2 dhjetevjecare mer. smiley

 

 

Plus Ylli qenka nga Skrapari smiley

Cfare egzaktesisht ka bere ky tjetri me sherbimet sekrete?

Ndoshta ka qene "poliagjent" smiley

Jo ore, se nuk i shpetonin dot vigjilences demaskuese te djalit te Gjylos keta "poliagjentet" smiley

A thua i eshte "cjerre maska?" smiley

Dhe thua ti qe Fahrija nuk ia gjen anen edhe Ilir Metes?

Eshte dhelper me pervoje ai qe nga kohet e gazetes "Bashkimi". Ja e shkruan edhe nje liber per Meten, sic e beri me Berishen me librin "Berisha mes Kasandrave" dhe ja ku u be edhe ky kokeloqja shefi i sherbimit sekret.

Madje une e kam gati edhe titullin e librit per Meten; le ta quaje "Meta mes Budallicave*"

 

* Budallica = Budall + Bullica, e degjuar per here te pare ne kengen "Ujku plak" i Fisnikeve

Pse kaq xheloze, djema! I suksesshem si Botues, fotozhenik!

Mosni he burra! Po ku ka ma mire se me ven Bahri Fallian shef te SHISH....! Ç`AI merrte fotot e Nanos prej Monikes dhe i botonte, sigurisht pasi ja kalonte nje dore vet shefi i madh...Ehuuuuu! Sa te fella(keshtu e thone devollonjte bre!) i ka Bahri Fallia lidhjet.Ne Shkup, Beograd dhe Athine me Meten dhe do shoqe.....!Me sa pare ka rremby Bahri Falllia keni me pa qe do kerkoj mu be president.Ju siguroj se ai se paku nuk ka me fole si ky i Taves se Dheut, qe flet vetem ..."Me Dekrete".I ziu popull ç`ke me mesue !Dale dale!

 Balli Fahriu shef i inteligjences!!!???

QOU VADIS ALBANIA????

 

Titulli ne faqen e peshkut mund te ishte:

"Te marret kerkojne me te saktin mes tyre"

Ky eshte vetem nje sugjerim se mund te kete edhe peshq te tjere qe mendojne ndryshe.Po,nejse,une desha me dijte:

-A mund te zbuloje ShISh psh sa ka vjedhur Salihi me femijte e tij?

-Ku i kane ndertuar vilat klani i SALIHIT?

-Po presidenti Topi a po nderton ndonje vile ne memedhe?

Ehuuuuuu sa pune ka ne çdo pese vjet !!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).