Edhe ti mund të jesh një vajzë “seksi”. Mjafton të ndërhyjmë pak te buzët, vetullat dhe mollëzat. Duhet të bëjmë disa gjilpëra për të injektuar acidin ialuronik dhe ti do të kesh pamjen që ke dëshiruar gjithnjë. Kështu nis konsulta me një nga mjekët e klinikave private në kryeqytet, i cili pasi të ka cilësuar të gjitha defektet në fytyrë, bën gati faturën prej disa qindra mijëra lekësh. Tundimi është i madh dhe shpesh vajzat e kanë të vështirë ta refuzojnë realizimin e ëndrrës së tyre, për të pasur një tjetër pamje, që jo rrallë është kthyer edhe në një makth për to dhe familjarët e tyre.

E hënë – 5 prill
Një ditë në palestër

Duhet të dobësohem, por kam edhe shumë celulit. Jam shumë e bardhë. Më duhet të bëj patjetër solar, kështu si jam s’mund të vesh funde të shkurtër. Unë kam blerë disa kokrra që janë antioksidantë, bëjnë shumë mirë për trupin. E ke provuar këtë kremin? Është shumë i mirë. Tonifikon lëkurën dhe ndihmon në heqjen e celulitit. Nëse do të shkosh në një qendër estetike, apo në ndonjë palestër, do të ndeshesh me këto biseda që janë shqetësimet “kryesore” të femrave. Aq më tepër në këtë periudhë të vitit, kur koha është ngrohur dhe vajzat kanë mundësi të tregojnë performancën e trupit të tyre. Një mikja ime më tregoi se tani palestrat janë plot me vajza dhe gra që i frekuentojnë tri herë në javë. Ky është kontingjenti më i ri, tregon pronarja e një palestre në qendër të Tiranës. Numrin më të madh e përbëjnë shumë vajza që janë prej vitesh frekuentuese të rregullta të palestrave. Gjatë bisedës më të, mësova se tonifikimi i trupit, heqja e dhjamit të barkut, ngritja e vitheve janë vetëm disa nga shqetësimet e tyre që lidhen me pamjen. Pasi lista, më besoni është shumë më e gjatë. U duhet të durojnë djegiet e muskujve, për disa minuta me radhë, nëse duan të kenë një pamje të admirueshme gjatë sezonit turistik… Por veç lodhjes, dhimbjes, kohës duhen edhe para. Për të frekuentuar një palestër tri herë në javë duhet të paguash nga 25 deri në 60 euro ne muaj. Çmimet variojnë sipas kushteve që ofron palestra dhe sigurisht edhe nga instruktori. Por me përfundimin e palestrës nuk përfundojnë edhe “problemet”. Tani është radha e kremrave dhe ato nuk janë aspak të lira, sidomos nëse flitet për kremrat anticelulit. Çmimet e këtyre kremrave, që duhet të luftojë pamjen prej lëkure portokalli në lëkurë, variojnë nga 30 deri në 200 mijë lekë. Më të lira duket se janë seancat e solarit, që variojnë nga 7 deri në 10 mijë lekë dhe nëse shkon katër herë, ti merr një ngjyrë të admirueshme.

E mërkurë - 7 prill
Dëshira apo nevojë...?

Dua të bëj gjoksin, buzët, mollëzat. Kam defekt te veshët dhe hundën e dua më mesdhetare. Këto nuk janë ëndrra, janë dëshirat më të shpeshta, të një pjese të vajzave dhe grave edhe në Shqipëri.
Kohët e fundit ka një rritje të numrit të operacioneve plastike, por edhe të ndërhyrjeve të këtij lloji në Tiranë. Rregullimi i formës së veshëve, por edhe i hundës, cilësohen si operacione të thjeshta, të cilat kanë disa vite që kryhen në spitalin publik të Tiranës. Por vitet e fundit, silikoni dhe acidi ialuronik zë absolutisht vendin e parë. Pranë një klinike private në qendër të kryeqytetit drejtohen çdo ditë vajza të panjohura dhe të njohura të ekraneve shqiptare, të biznesit apo bashkëshorte të politikanëve, që kërkojnë të kenë buzë më mishtore, mollëza apo vetulla më të ngritura, të zhdukin rrudhat te sytë dhe goja, dhe pse jo edhe gjoks më të madh. Ëndrra që në Shqipëri çuditërisht nuk i përkasin vetëm klasës së të pasurve. Në këmbim të 200 eurove do të kesh buzë më të bukura ose jo, pasi nëse kërkon t’i kesh shumë më mishtore, efekti mund të jetë negativ dhe nuk dihet se kur mund t’i rikthehesh sërish pamjes së mëparshme. Shmangja e një ndërhyrjeje që do të jepte një pamje krejtësisht artificiale, e si e tillë jo të bukur, varet tërësisht nga doktori, të cilit ju i drejtoheni. Ndërsa për të pasur një gjoks të mrekullueshëm duhet të paguani një shumë nga 3 deri në 5 mijë euro. Këtë operacion e kryejnë jo vetëm vajzat e reja, por edhe gratë të cilat kërkojnë të ndihen sërish të reja dhe të kenë një trup të bukur. Ndërsa rrudhat. Ato janë problem për gratë dhe meshkujt të cilët kërkojnë të ndihen gjithnjë të rinj dhe në qendër të vëmendjes. Zgjidhja është e thjeshtë. Mjafton t’i drejtohen një klinike private dhe për pak kohë do të ndihen sërish të rinj dhe të bukur.

10 Komente

 Shume mire ja bejne...

Me mire nje e bukur artificiale se nje e shemtuar natyrale.

Mgjs koke per koke, fiton natyralja.

Ja ketu rekordmenja angleze, Sarah Burge (Barbie), me plot 25 operacione estetike. 

 

kurse kjo ka shpenzu rreth 4 milion dhe rezultati le pak per te deshiruar...ose mbase e ekzagjeroj pak une...

 

Jocelynwildenstein-1

Po meshkujt s'jane pjese e ketij vezhgimi? çfare kerkesash kane per kirurget estetike meshkujt? Po ne palestra kane ndermend te shkojne, se jane shtuar shume barkalecet? smiley

Meshkujt shqiptare kane te tjera gjera nder mend dhe e shfrytezojne kohen per te fituar ato qindra dhe mijera euro, te cilat shpenzohen pastaj nga keto femrat per te fryre bythet, cicat dhe buzet me silikon. Meshkujt shqiptare mund te jene ose qerose, ose shkurtabiqe, ose barkderre dhe te shemtuar, ose te gjitha keto sebashku, shkurt le te jene komplet e kunderta e Adonis, le te jene, te themi, njefare Fahri Balliu, per sa kohe qe kane aftesine te perqendrojne ne duart e tyre pasuri per te ushqyer egot e femrave mendjelehta, parazite dhe pa tru shqiptare, le te ngjajne edhe si ai mustaqelliu i atij filmit te mocem turk "Shoferi", perseri do te arrijne qe ti mbledhin rreth vetes keto cingijet. Madje keto sipas deshires edhe mund tu kendojne "Jalla shofero" duke u rene me def belit.

 

Ky ditari me duket si nje lloj reklame per klinikat private te (c)bukurise dhe te cingijeve per tu (c)bukuruar.

Burrat nën hie,
lozin, kuvendojnë,
pika që s'u bie,
se nga gratë rrojnë!

Ky fragment tregon shume mbi rolin e mashkullit ne histori. Femra shqiptare eshte perdorur si kafshe pune dhe akoma sot vazhdon te jete pre e dhunes fizike dhe psikologjike te mashkullit. Fraksioni i femrave qe vizitojne qendrat e tilla eshte vertete minimal.

Pastaj, Pedro, qe te jemi te sinqerte deri ne fund, nje mashkull qe pranon te vere veten ne nje pozite te tille ku vleresohet sipas permbatjes monetare eshte poaq kokebosh sa kokeboshja qe pranon te mbahet financiarisht nga nje mashkull. Vartesia financiare eshte vartesi ne modelin e jeteses dhe limitim ekstrem ne liri personale.

Gjib(Xhib), une jam pro pjelljes mashkullore. smiley

Meshkujt shqiptare mund te jene ose qerose, ose shkurtabiqe, ose barkderre dhe te shemtuar, ose te gjitha keto sebashku, shkurt le te jene komplet e kunderta e Adonis, le te jene, te themi, njefare Fahri Balliu

 

Po meshkujt s'jane pjese e ketij vezhgimi? çfare kerkesash kane per kirurget estetike meshkujt?

Iris, juve feministet reloaded te Peshkut, dmth antare debatikase te "Levizja per Femren Ndryshe" (ti, Finija, Xheri, Trendafillja belge ... kush qeter? :think: ) nuk duhet te perserisni deshtimet e feministeve para juve, se dhe filmi Matrix Reloaded qe ishte vazhdim i te njejtit film kishte dicka ndryshe. lol

E kam fjalen luftoni per te drejtat tuaja, jo kunder burrave kudo dhe per cdo gje, qofte dhe ketu ne nje artikull te shkruar nga nje femer per femrat, se nqs vazhdoni keshtu i bie qe dhe ne artikuj ku flitet per shtatzanine apo lindjen p.sh. do thoni "po burrat kur do linden?!". smiley

Ti kur i interpreton sipas qejfit(interesit)  ato qe them une, ki parasysh qe KUNDER eshte fjale e madhe per tu perdorur dokudo smiley

tregon mungesë ambicje smiley

Ate paragrafin e palestres ta kishte kursyer. Pse shkohet ne palester vetem ne Shqiperi qenka problematike. Per te tjerat pastaj mendje mendje kjo dynja.

Iris, pa merak, edhe meshkujt i bejne telef keto qendrat e estetikes, palestrat dhe saunat nuk diskutohen fare...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).