Te gjithe besimtareve shqiptare kudo qe jane e pavaresisht ku e festojne:

Edhe per shume vjet, Gezuar Pashken!

 

7 Komente

Gezuar Pashket te gjithe besimtareve te krishtere.

Uuu sa bukur ! Falem n'ders per kyt foto te fresket ! Per shum mot Pashket !

 Gezuar festen e rilindjes dhe pranveres, pashket! 

E dashur Monda,GEZUAR PASHKEN
BUONA PASQUA

HAPPY EASTER 
KALO PASKA 

Flm rud.  Gjithashtu smiley.

Gezuar te gjitheve, e shyqyr qe kete vit na bie ta urojme vetem njehere smiley

 

          
 
Gëzuar PASHKËN dhe jo PASHKËT! 

Nga  Eljan TANINI
   

Edhe Papa uron në numrin shumës, për shumë vjet “PASHKET”. Por nuk ka faj, kështu ia kanë përkthyer…
Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri, ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar. Nisa të shkruaja diçka tepër të shkurtër sa për të shpjeguar atë që lakohet në mediat tona dhe në popull. E dija shumë mirë se do të vinte dita e pashkës së madhe, dhe njerëzit do ta lakonin si një urim të ndarë në numrin shumës. A mund të vetëmjaftohemi me këtë?! Por, a mund ta duam besimin qoftë edhe në mënyrë sipërfaqësore?! Sa të kujdesshëm jemi kur lakojmë të paktën edhe një fjalëz nga dita e një besimi?! Pas shumë bisedash të bëra ndër miq, apo për pak më shumë në ato çka dëgjova në disa edicione informative të lajmeve apo edhe të medias së shkruar, është fakti se gati të gjithë thonë apo shkruajnë “Gëzuar Pashkët”... Ky është një rast më shumë, se logjika në mediat tona mungon, dhe në një rast tjetër se nuk na intereson shumë besimi. Nga ku kjo e fundit është më përhapur.

Që mos të fus këtu edhe sendërtimin e mendimit tonë gjoja qytetar, se festa e pashkëve shikohet më shume si një dalje natën sa për të parë dhe jo sa për të besuar.  E gjitha kjo vërteton faktin se besimi tek ne është tepër sipërfaqësor dhe njerëzit besojnë sa herë që kanë nevojë, në mbledhjet e tyre urbane që bëhen më shumë sa për të parë dhe jo se e ndjejnë të besuarin në Zot. Në ato çka dëgjova më shumë në media është se u lakua në numrin shumës fjalia: “GËZUAR PASHKET”! Jo vetëm që të çudit, por si ka mundësi që paska kaq shumë PASHKË! Në këtë Republikë Shkarravinash, edhe festat i mendojmë të ndara dhe madje i lakojmë të ndara. Ju lutem, për të gjithë ata që e lexojnë këtë shkrim, apo këtë titull, ekziston vetëm një festë pashke, pavarësisht faktit se ka degëzime të ndara besimi që kanë lidhje nga e njëjta kërthizë. Ndryshimi i vetëm është se ka vetëm një festë pashke. Ne themi pashkët për këtë vit, kur festa e pashkëve si tek të krishterët katolikë apo edhe tek ata ortodoksë, nuk ka fare kuptim sepse është vetëm një festë. Por duke menduar se janë dy besime, që vite të tjera sipas kalendarit, janë festuar njëra një javë më parë e njëra një javë më pas, e përhapim fjalën duke uruar në numrin shumës pashkët. Dhe përsëri media ka thënë e stërthënë “gëzuar pashkët”, kur po ky urim është bërë në një ditë një javë më parë për besimtarët katolikë. Por edhe një javë më pas për ortodoksët është shkruar dhe është thënë se besimtarët ortodoksë festuan “pashkët”! Pra, edhe, kur e kemi këtë festë të ndarë sipas kalendarit, ne përsëri e perceptojmë në numrin shumës. Le të jenë këto degëzime të ndara, por ajo është vetëm një festë. E kam vënë re se edhe me festën e krishtlindjes, gati të gjithë thonë gëzuar “krishtlindjet” dhe shumë pak thonë gëzuar krishtlindjen. Edhe kur kjo festë sipas kalendarit i bie të jetë për të dyja palët e besimtarëve, qëllon në të njëjtën ditë, po përsëri e thonë në numrin shumës. Nëse Krishti lindet apo ngjallet, për sa e sa herë dhe besime duan që ai ta bëjë këtë? Edhe nëse ka disa besime që kanë po të njëjtën frymë rreth tyre, urimi nuk mund të bëhet në numrin shumës. Kjo puna e pashkës, tingëllon sikur ne të lakojmë gëzuar “BAJRAMET”! Edhe sikur fjala pashkë të mos jetë në shqip, ajo duhet të lakohet në numrin njëjës. Dhe është tepër e pabukur për tu lakuar në shumës. Këto duken si gjëra të vogla por që kanë shumë rëndësi për mendimin tim në lakim, por jo vetëm kaq por edhe në mënyrën se si mendojnë qytetarët. Asnjë vend në gjuhë të huaj nuk e lakon festën e pashkës në numrin shumës. Më shumë se kaq, nuk më bën  përshtypje kjo mënyrë lakimi, sesa mënyra se si flasim me kaq dëshirë sipërfaqësore se e njohim fenë dhe urimin. Më bën përshtypje mënyra e bashkimit sa për të thënë, dhe për t’u rikthyer më pas tek Zoti. Të gjitha këto, kanë një karakter në mënyrën e të menduarit, sepse kësaj simbolike të të shfaqurit në shoqërinë tonë, i mjafton vetëm kjo gjë, për të thënë se sa përciptas e duam besimin apo kur duam të kthehemi në besim. Mjafton të shikosh vetëm mënyrën e këtij urimi, për ta kaluar më pas përfytyrimin e imazhit mediatik të fesë dhe të qytetarit, se sa të informuar janë për besimet që kanë pranë. Mjafton të thuhet gëzuar pashkën për besimtarët e krishterë, katolikë, ortodoksë edhe për të tjerë që vijnë rreth tyre. Le të jetë ky shkrimi i imi, thjesht si mesazh për median e shkruar dhe për median vizive, nga ku të gjithë bëjmë gabime në të shkruar, por në mënyrën e të perceptuarit tek vetë gjërat, tashmë duhet të ndryshojnë dhe të kenë një tjetër karakter. Prandaj, sipas kësaj logjike, i bie të themi janë pashkët e mëdha, dhe jo pashka e madhe. Krishti u ngjall, GËZUAR PASHKËN.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).