Enver Hoxha përkujtohet sërish në Ferizaj

 

Ferizaj, 10 prill - Ka vite që datëvdekjet apo ditëlindjet e Enver Hoxhës shënohen në mënyrë të veçantë në Ferizaj. Në fillim këto shënime mbaheshin larg syve të opinionit, por në vitet e fundit ato mbahen me manifestime publike.

25 vjetori i vdekjes së diktatorit komunist, që udhëhoqi për katër dekada Shqipërinë socialiste, u shënua në Ferizaj të shtunën nëpërmjet një marshi përkujtimor i organizuar në hotelin " Bolero". Derisa vite të mëparshme këto lloj organizimesh i bënin  qarqe të lidhura me LPK-në, pas riorganizimeve të këtij subjekti politik në Partinë socialiste dhe në vazhdimin e një grupi që ta ruajnë emrin  e vjetër LPK, organizimin e së shtunës e kishte bërë "Fronti për mbrojtje dhe kultivimin e rrugës revolucionare të shokut Enver Hoxha". Në sallën e dekoruar me foto të "Xhaxhit Legjendar" si dhe me Flamurin kombëtar të përcjellur  me rreshtimin e disa djemëve të rinj të veshur me fanela me portretin e "shokut Enver" në gjoks, dhjetëra të tubuar dëgjuan me vëmendje fjalën e Remzi Hasanit, i cili e mbajti në emër të "Frontit...".

Hasani, ish kryetar i Rerthit të LPK-së për Ferizaj, tash i mbetur jashtë strukturave të riorganizuara të këtij subjekti politik si zakonisht foli për meritat historike të liderit Hoxha. Në fjalën e tij të stërmbushur me epitete për figurën e Hoxhës, Hasani kishte potencuar se "sa më shumë që largohemi nga epoka e Enverit, ajo aq më madhështore bëhet". Po ashtu ishte vë në pah se "thjesht Shqipëria e udhëhequr nga Enver Hoxha, ndërtoj dy Shqipëri, një nën dhe dhe një mbi dhe". Nuk ishte harruar të përmendej as "kontributi: i Hoxhës për çështjen e Kosovës. "Në vitin 1980 me urdhërin e Enverit u bë stërvitja ushtarake "Shibeniku -80", ku morën pjesë 560 mijë trupa me qëllim të verifikohej gatishmëria e forcave ushtarake shqiptare për zbatimin e planit tepër sekret ushtarak "Shperthimi"  që kishte për synim t'i niste 220 mijë trupa më mision- çlirimin e Kosovës, pjesës perëndimore të Maqedonisë dhe hapësirat shqiptare në Mal të Zi", theksoi Hasani.

Fjalimi përmbyllej me akuza ndaj kryeministrit aktual shqiptar Berisha si dhe ndaj shkrimtarit shqiptar Kadare, të portretizuar që të dy si  fajtorët kryesore për degradimin e figurës së Hoxhës. Nga ky grup i njejtë vite më parë ishte nisur edhe nisma që një sheshi të Ferizajt t'i vëhej emri i Enver Hoxhës, por kjo gjë ishte kundërshtuar nga opinioni ferizajas si dhe nga Kuvendi komunal i Ferizajt.

 

15 Komente

2 veta paskan votuar nderkohe per kete "artikull" dhe te dy votat me 5 yje...

Ka akoma plehra komuniste neper kembe.

Shqiperia e mbushur me plehera eshte. Gjithandej vetem pisllek shikon. Fusha te ndotura, lumenj te qelbur, rruge te pista. Dhe te gjitha keto ne kohe te demokracise. Konkluzionin nxire vete se nuk jke fare budalle.

po skishte si te nodhte ndryshe, ne hotel BOLEro do u takojshin gjithe kto "individe".

Shqiperia e kohes se enverit nuk ndryshon shume nga shqiperia e diteve tona, shume pak ndryshime kane per nga ana infrastrukturore apo per nga zhvillimi ekonomik apo dhe nga plehrat.

Rritja ekonomike ne kohen e Enverit 5-6 per qind ka qene per vit, sic eshte dhe tani dhe vetem ne vitet 80 ka qene 1 per qind apo ne stanjacion.

Te njejtat pislliqe ka pas dhe atehere po nuk ka pas mediat e tanishme per ti nxjerre si lajme ne publik. Ishte nje rast tek njerezit e humbur nje dite ne televizor per njeren qe kishte humbur ne 1980 dhe me duket se me ane te korrupsionit nuk e kishin gjetur me, apo ishte mbytur ne lume dicka e tille. Keto gjera qe ne kemi tani, nuk lindin nje dite papritur apo diten e dyte qe erdhi demokracia, po kishin kohe qe ishin mes nesh.

  

SHKOI JAKUPI NË SHQYPNI ME FOTOGRAFINË E E. HOXHES TË FUTUR NË XHEP
                            
 

 

Gjeneratat e përparshme kanë përjetuar gjithfarë rrethanash, në vitet e 70 ta dhe 80 ta filluan të vinin në Kosovë delegacione të ndryshme kulturore dhe muzikore nga shteti që e quanim Amë( se kështu ishim mësuar të i themi nga enverizmi e jo Atdhe që ishte më e qëlluar) dhe ne athere si nxënës apo student ishim duke thyer këmbët që të mund të merrnim ndonjë biletë për të parë vëllezërit tanë nga Shqipëria e athershme. Koncertet ishin vëertet ngazëllyese dhe mallëngjyese ndersa pas mbarimit të tyre shumica e të pranishmëve merrnin nga një dhuratë prej mysafirëve e më së shumti shperndanin foto të Enver Hoxhës dhe PPSHsë. Pas këtyre rasteve ndodhte shpesh që një numër që ishte pajisur me këso foto dhe ndonjë libër apo diq tjeter të arrestoheshin dhe dënoheshin për propagandë kundër jugosllave, besa kishte të atillë që edhe pas këtyre rasteve defiloheshin në patriotë të zhurmshëm e çka jo tjetër. Në një moment një njeri i letrave nga Kosova me një rast pati thenë po si është e mundur që këta vëllezërit tanë nga Shqipëria të sjellin këso fotosh me çanta kur dihet se çfarë kontrolli bëhet nga sherbimet jugosllave nepër kufi? Kjo pyetje mbetet edhe sot e kësaj dite pa përgjigje edhe pse shumica e njerëzve që rezonojnë drejtë mund ta kuptojnë se si...Për fat kohët ndryshuan dhe tani më nuk kemi nevoi të marrim dhurata me foto të E. Hoxhës nga vëllezërit tanë, ngase disi fryma demokratike ka venë bazën e dhe në Shqipëri dhe njerëzit atje janë duke u munduar që të futen sa më shpejtë në rrjedhat e demokracisë së mirëfilltë evropiane, kjo do të ishte e mundur të ndodhte edhe më parë por ja që vetë shqiptarët e Shqipërisë me ndjenja neokomuniste e patën djegur shqiperinë me 1997 en si mos ma keq. Shqipëria edhe sot e tutje lëngon nga kuqaloshet e papërmirësuar por ja që shumica shqiptare është në rrugë  të drejtë dhe me qeverinë demokratike po ecin ngadalë por të sigurtë drejtë Evropës së bashkuar. Shqipëria sot është vërtet edhe zëdhenësi më i fortë i qështjesë ende të pazgjidhur shqiptare, Institucionet e Shqipërisë me ngulm dhe me fakte janë propaganduesit kryesorë nepër forume të ndryshme nderkombëtare për Kosovën dhe përfshirjenë e saj në organizata të ndryshme botërore, ish ministri me rrënjë nga Kosova Lulëzim Basha më se  60% të aktiviteteve të tija diplomatike i kishte kushtuar Kosovës dhe të ardhmës së saj, Sali Berisha mahniste burrështetasit botëror me përkrahjen ndaj Kosovës e kështu me radhë të gjitha Institucionet tjera e në veqanti Zonja e hekurt shqiptare Kryeparlamentarja e Shqipërisë Jozefina Topalli. Të gjithë këta kur vizitonin Kosovën priteshin nga masa e gjerë e popullit si të adhuruarit e kosovarëv shqiptarë Jozefina Topalli, për ndryshim nga majtistët e përbetuar që mendjen ende e kanë stalinizërm dhe leninizëm e izma tjerë.Nga ana tjetër edhe përfaqësuesit e Kosovës në Shqipëri priteshin dhe priten me protokollin më të lartë shtetëror dhe me bujarinë më të madhe pa marr parasysh se kush është në pushtet keëto dy vitet e fundit në Kosovë. Duke ditur se në pushtet në Kosovë janë kryekëput enveristët kosovarë shteti shqiptarë prapëseprap i pret si vëllezër si Sejdiun, Thaqin, Haradinajnë, Pacollin Dacin e besa edhe jakup Krasniqin- tifozin e madh të diktatorit shqiptarë E. Hoxhës. Kjo u vërejtë edhe në vizitën e tij të tashme në Shqipëri, atë e priten të gjithë krerët demokratë shqiptarë si një njeri që përfaqëson Institucionin e lartë legjislativ në Kosovë, pra Parlamentin e hunit e të konopit.Nga të gjitha takimet që u zhvilluan në shtetin (amë sipas mendimit të Jakupit), e në atdheun e shqiptarëve sipas demokratëve, ngase Atdhe tingëllon shumë më mirë dhe e ka kuptimin mashkullor dhe shpreh forcën e të qenit shtet ngase mbiemri i babait nuk ndryshon kurrë e i amës( nënës ruana zot) mund të ndryshoi, më interesanti ishte ai në mes të dy kryeparlamentarëve shqiptarë, një Zonje dhe një Zotëriu-Shokë. Në daljen para gazetarëve vërehej sinqeriteti dhe dashuria vëllazërore e Zonjës shkodrane shqiptare J. Topalli dhe kënaqësia e saj që afër kishte një kolegë po ashtu shqiptarë nga shteti i dytë shqiptarë Kosova, ajo edhe me gjestet e saja duke u afruar krah për krah pranë J. Krasniqit tregonte se Institucionet shqiptare i duan dhe i respektojnë Institucionet e Kosovës pa marr parasysh se a janë demokratë, pra të djathtë apo të majtë. Ishte vërtet sjellje shumë njerëzore dhe vëllazëroere nga ana e Zonjës Topalli, por problemi ishte aty se sikur të kishin filluar të ndërronin dhurata të tipit fotografi athere nga xhepi i Jakup Krasniqit do të delte një foto e Enver Hoxhës për Topallin, kjo do të ndodhte ndoshta nga hutia dhe ngutia sepse ai foton e ruan në xhep për ti trgeuar Edi  Ramës se jemi ende bashkë në rrugën e tij... Shqipëria e ka rrëzuar bustin e diktatorit, por don Zoti e nuk na e instalojnë në ndonjë bulevardë të Kosovës..., Berishë kujdesë se kur këta bëhen bashkë mund të ndodh përseritja e vitit të mbrapësht 1997-nuk i dihet kurr. 

Ene Berisha nuk eshte aq i lame.Mos harroni se ne 1993 ai arrestoi Adem jasharin ndersa "tradhetari" Alia i vuri A Jasharit ne dispozicion poligonet e ushtrise shqiptare per tu stervitur.

Keta me siguri duhet te jene mbetje sllave qe kane mesuar Shqip...

Patjeter! Siç ishin mbetje sllave ata qe e mbajten Enverin per 50 vjet ne krye...

Sigurisht qe ishin.  Cfare pret nga nje parti e themeluar nga Miladin Popovici? Cfare pret nga nje levizje qe fillimisht ne Shqiperi gjeti mbeshtetje tek Lakot, Lubonjat, Xoxet, Bakot, Themelkot etj. vlleh e sllavomaqedon?

 

Sa per dijeni i njoh Bakot qe jane safi shqiptare,dhe mund te them me siguri qe te pakten Lakot,Lubonjat apo Themelkot jane 100% safi shqiptare.

Nuk jam i sigurte per Xoxet.

 

Mbase shqiptare mund te ishin biologjikisht, por ideologjia qe mbeshtesnin per mua i ben te barbarte me sllavet qe ju formuan partine.

Shoku Enver ka qene dhe eshte burri me i lavdishem qe ka nxjerre ky komb.Skenderbeu vjen i dyti ndersa langaraqet si Fishta,Noli,Mjeda,Konica apo Gurakuqi nuk krahasohen me kete shqiponje.Te mos flasim pastaj per funderrina si Pashko Vasa,Naimi,Samiu apo Mithat Frasheri me Ahmet Zogun.

Karamelja thote qe rritja ekonomike ne kohen e ketij legjende,ka qene 5-6% cdo vit por une e siguroj qe ka qene mbi 20%.Kete e mbeshtet nga deklarimet zyrtare qe thoshin 5-6% por ne te vertete ishte 3-4 here me lart.Kjo behej qe armiqte tane te mos ishin xheloze dhe te sulmonin apo imitonin stilin tone.Gjate kesaj kohe u bene autostradat me te medha ne Shqiperi dhe populli ushqeheshe shume me mire se sot.Pallatet ishin shume te bollshme jo si sot qe jane si kuti shkrepse me dy dhoma te ngushta dhe banjo qe perdorej dhe si guzhine per te vene furnelen e vajgurit dhe gatuar dreken.

Ne kohen e xhaxhit Legjende lulezoi turizmi ne menyre te papare.Miliona turiste linin Angline,Gjermanine apo Italine dhe zbarkonin ne Shqiperi.Sot vetem 2-3 autobuza Albturist vijne cdo vit ne Shqiperi.

Te mos kalojme pastan ne nivelin e demokracise,ku niveli i sotem eshte shume qesharak me ate te shokut Legjende.Sindikatat nuk benin greva dhe protesta jo se nuk kidhin te drjete por se nuk kishin nevoje pasi punetori jetonte nja 10-15 here me mire se kolegu i tij amerikan apo gjerman.Sot vritesh per nje fjale goje ndersa ne ate kohe mund te flisje dhe shkruaje cfare te doje sepse keshtu thoshte xhaxhi Legjende:"Secili dhe me shkronja te medha duhet te shprehe hapur dhe pa frike mendimin e tij....

Po keshtu ne kete kohe shqiptaret dilnin jashte shtetit sa here qe ju tekej dhe shkonin punonin ne vendet perendimore.Por shpejt ktheheshin ne Shqiperi pasi zhgenjeheshin atje dhe donin te jetonin ne parajsen e xhaxhit Legjende.Tani duhet te marresh leje vetem qe te shkosh ne fshatrat kufitare dhe mos te shkoje mendja te dalesh jashte.

Ne ate kohe votonin pa problem dhe nuk kishte asnje problem me zgjdhjet jo si sot qe palet kerkojne te verifikojne procasin e votomit.

Ne ate kohe....

Oh u lodha le te vazhdojne enveristet e PPU si puna e preasonbrake,karameles me vellezerit shqipfoles  te Ferrizjat.

Nostalgjikët dje në varrin e Enver Hoxhës,Sulo Gradeci: Të mos i hiqen dekoratat» Vendosur: 12/04/2010 - 07:25   •  

Erald Kapri

Me buqeta me lule, disa me kurora në shtrenjta ku shkruhej “Lavdi shokut Enver”, dhjetëra nostalgjikë zhvilluan homazhe në varrin e diktatorit Enver Hoxha, me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së tij. Shumë prej tyre mbanin veshur dekoratat që sistemi komunist u ka dhënë ndër vite dhe e cilësojnë absurde që komandanti i tyre i Luftës Nacional Çlirimtare të mos ketë dekorata. Ish-të përndjekurit politikë i kanë kërkuar Presidentit të Republikës, Bamir Topit, që t’i heqë dekoratat ish-diktatorit më të egër të Lindjes, duke kujtuar se Enver Hoxha mban ende 14 dekorata e tituj, mes tyre edhe “Hero Kombëtar”. Sulo Gradeci, ish-shefi i sigurimit personal të diktatorit Hoxha që nga viti 1955, nuk kishte si të mungonte në 25-vjetorin e vdekjes së ish-shefit të tij. Ai e cilëson si paturpësi heqjen e dekoratave të Enver Hoxhës. “Të ndahen çështjet në luftëra të drejta dhe luftëra të padrejta. Ne kishim një luftë të drejtë, sepse u pushtuam nga të huajt. Po ajo letra që kanë veteranët sot çfarë është? Ajo tregon se çfarë kemi bërë e që kemi qenë në luftë. Po atë kush e organizoi? Kjo i bie të jetë paturpësi e madhe”, tha Gradeci. Për ish-të përndjekurit politikë, Gradeci shprehet dakord që t’u kërkohet falje, por ai mbetet i mendimit se falje duhet të marrin vetëm ata që janë dënuar politikisht, pasi sipas tij, në diktaturë janë dënuar edhe njerëz që kanë qenë kundër interesave kombëtare. Në varrin e Enver Hoxhës, ish-truproja e tij u shpreh se qytetarë të shumtë vijojnë të vijnë që t’i bëjnë homazhe ish- diktatorit. “Unë erdha sot, siç kam ardhur edhe herët e tjera. Shikoj që ka shumë kurora, buqeta me lule dhe njerëz të thjeshtë, të cilët vijnë dhe kanë vendosur kurorat. Dëgjova dy plaka që i erdhën te varri dhe i thoshin: ‘I paharruar qofsh, se na prure lirinë’”, tha Gradeci.
Me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së diktatorit, në varrezat e Sharrës nuk munguan simpatizantë të atij sistemi nga Tirana, Gjirokastra, Skrapari Vlora e Kosova. Përfaqësues të Partisë Komuniste dhe Partisë së Punës kanë vendosur lule e kurora në varrin e ish-diktatorit në varrezat e Sharrës. Homazhet kanë nisur rreth orës 8:00 të mëngjesit dhe kanë vijuar për disa orë.

Dekoratat që mban ende Enver Hoxha
Ish-diktatori mban ende titujt dhe dekoratat e marra kur ishte në krye të diktaturës komuniste. Enver Hoxha mban në total 14 dekorata si Urdhri “Hero Kombëtar”, Titulli “Hero i Popullit”, Titulli “Hero i Punës Socialiste”, Urdhri i Lirisë i Klasit të Pare, Urdhri i Flamurit, Medalja e kujtimit, Urdhri “Ylli Partizan” i klasit të parë, Urdhri i “Skënderbeut” i Klasit të Pare, Urdhri i Trimërisë, Urdhri “Ylli i kuq”, Medalja e Trimërisë, Medalja e Çlirimit, Dekoratë nga Partia Komuniste Italiane me Urdhrin “Ylli Garibaldit”, Dekoratë me Urdhrin “Suvorov” të Klasit të I nga Presidiumi i Sovjetit Suprem të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).