IRANË- Qeveria konkretizon nismën për marrjen e një borxhi rreth 400 milionë euro nëpërmjet hyrjes në tregun ndërkombëtar të bonove të thesarit. Pas disa muajsh konsultimesh për sa i përket përfshirjes në këtë treg qeveria zyrtarizoi dje marrëveshjen me bankat "Deutche Bank" dhe "J.P Morgan" të cilat do të marketojnë edhe bonon shqiptare në bursat ndërkombëtare. Fillimisht, Ministria e Financave ishte nisur për emetimin e një eurobonoje me vlerë nga 300 deri në 350 milionë euro, por sipas marrëveshjes së miratuar dje nga qeveria bëhet fjalë për shitjen e një borxhi deri në 400 milionë euro.


Një nga qëllimet kryesorë të hyrjes në këtë treg është marrja e një borxhi me interesa më të ulëta për të shlyer kredinë sindikale prej 250 milionë euro të marrë gjatë gjysmës së parë të vitit 2009 të cilat janë marrë me interesa tepër rënduese për financat shqiptare. Mësohet se rreth 200 milionë euro do të shkojnë pikërisht për shlyerjen e këtij borxhi. Kjo është edhe arsyeja e entusiazmit të qeverisë për përfshirjen në këtë treg pasi synohet shlyerja e një borxhi duke marrë borxh por tashme me interesa më të pranueshme nga ato të me të cilat u mor kredia sindikale duke përkuar edhe me kulmin e krizës globale.


"Ministria e Financave synon të përfundoje procesin e emëtimit brenda muajit maj, kohë që korrespondon edhe me plotësimin e vitit të parë të kredisë sindikale të marrë vitin e kaluar, dhe na jep mundësinë të shlyejmë këtë kredi dhe ta zëvendësojmë me Eurobonon, e cila do të ketë normë interesi cilësisht më të ulë t. Eurobonoja do të emetohet për një vlerë prej 300-350 milionë eurosh, rreth 200 milionë prej të cilave do të shkojnë për shlyerjen e kredisë sindikale, dhe pjesa tjetër për të financuar nevojat e buxhetit", do të shprehej Ministria e Financave disa javë më parë në lidhje me borxhin që pritet të merret në bursat ndërkombëtare.


Gjatë parashtrimit të kësaj marrëveshjeje në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Kryeminstri Berisha bëri një ekspoze të zhvillimeve më të fundit në ekonominë e vendit duke i cilësuar ato mëse inkurajuese lidhur edhe me nismën e qeverisë. "Kjo përbën një dëshmi të një zhvillimi shumë të rëndësishëm, cilësor ekonomik dhe financiar të vendit. Ndonëse dalim në treg në një kohë globale të papërshtatshme, Shqipëria sërish jep sinjalet më pozitive. Ekonomia shqiptare këto tre muaj në disa aspekte ka një performancë të paprecedent. Dua t'ju rinjoftoj se eksportet shqiptare, 'Made in Albania', në tremujorin e parë të këtij viti kanë patur rritjen më të madhe në historinë e këtij vendi, por kanë patur gjithashtu një rritje të paparashikuar krahasuar me tremujorin e parë të viti 2009", - tha Berisha.


Kushti kryesor që e bëjnë një investitor të blejë borxhin e një shteti është stabiliteti ekonomik i tij. Këtë ndoshta ka dashur të sigurojë gjatë fjalimit të tij të djeshëm edhe Kryeministri Berisha. Por krahas qëndrueshmërisë ekonomike qeveria pritet të luajë edhe me dy emra prestigjozë ne tregun ndërkombëtar të cilët do të jenë edhe ata që do të prezantojnë bonon shqiptare nëpër bursa, "Deutche Bank" dhe "J.P Morgan".



Kryeministri Sali Berisha, po dje ka deklaruar se ekonomia po shënon rritje të paparashikuar.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Berisha ka thënë se ekonomia shqiptare këto 3 muaj në disa aspekte ka perfomancë të paprecedentë.


"Eksportet shqiptare në 3 mujorin e këtij viti kanë pasur rritjen më të madhe të këtij vendi. Kanë pasur rritje të paparashikuar krahasuar me 3 mujorin e parë të 2009-ës. Eksportet pothuajse janë dyfishuar", tha ai në fjalën para ministrave të kabinetit.


Deklaratat vijnë në kohën që opozita thekson me fakte varfërinë në rritje, shtimin e papunësisë dhe rritjen e çmimeve.

10 Komente

Nese ka zot apo perendi, i lutem, i lutem shume, te na shpetoje nga ky njeri. Eshte teresisht i papergjegjshem dhe djallezor ne cdo qelize te trupit.

Ke shume te drejte burgthyes, te gjitha te keqijat i ka, egoist, idiot, truthare, pallosh, vdes per nje cike pushtet etj, etj. Per Edvinin e kam mo. smiley

po ty te duken pak 400 milione euro borxh, ne nje kohe kur Greqia e merr me 8% (nja 4.5 pike mbi bonot gjermane) borxhin, ne me sa do e marrim? Sa jane tarifat qe do marrin keto dy bankat? Me cfare do shlyhen keto borxhe? Me taksa me te larta, me shpenzime sociale me te vogla? Apo thjesht "s'do i paguajme"?

ti si mendon? Apo s'ke asnje fare opinioni per kete pune?

Deklaratat vijnë në kohën që opozita thekson me fakte varfërinë në rritje, shtimin e papunësisë dhe rritjen e çmimeve.

Hahah, bravo gazetari/ja! Opozita po e thote me fakte, ndersa kryeministri po flet nga vetja...

Tani ka disa menyra te gjykuari ; njera per popullin shume blu qe verbohet nga sukseset e paprecedente dhe nje vleresim qe i nevojitet nje mendjeje te paturbulluar.

Ky burri i huj qe ka shkrujt kete shkrimin ca gjera i ka te pasakta.

Shqiperia nuk ka patur recesion dhe kjo pohohet jo se e thote qeveriu.

Shqiperia ka patur rritje ekonomike dhe kjo serish jo se e thote qeveriu. Dhe rritje ekonomike nuk dmth zhdukje e varferise e cila e ka pallos kete vend qe diten e krijimit te tij.

Shqiperia synon te hedhe ne treg obligacionine saj te pare ne Maj me ndihmen e ketyre dy te medhenjve dhe kjo eshte gje e mire. Shkrimshkruesi e nataron me blerej e borxheve dhe e ben lemsh fare, po fare fare.

Kur hudhen keto gjerat ne treg, nuk lexohen fjalimet e qeveriut por vleresohen risqet e kesaj kredie nga firmat apo shtetet nga vleresues te cilet kane kritere fikse dhe te njehtesuara ne plan nderkombetar.

Pra behet nje analize e probabilitetit te mos shlyerjes se kesaj kredie qe shkon si vleresim nga shlyes i shkelqyer i kredise dhe merr nota maksimale e deri tek shlyes Kothere qe nuk ka buke te haje.  Keto kritere i heqin drojen popullit qe do kreditoje apo bleje obligacionet

Tani kush jane disa nga avantazhet nese realizohet kjo qe ka thene qeveriu ?

  • Meqe shteti klasifikohet shlyeres i pranueshem atehere edhe aktoret e tjere private te analizuar specifikisht mund te vleresohen po keshtu, pra me te njejtin risk.
  • Shteti hap rrugen per kreditime te tjera ne sektore private
  • Realizohen disa inevstime publike , e cila mban ne rritmet e duhura rritjen.
  • etj

Shqiperia si vend jashte BE ka vertet risk te larte por ajo i eshte drejtuar tregut financiar dhe jo BB apo FMN-se sepse i ka shanset ta fitoje kete mundesi. Disavantazhit qe ka risk te larte dhe qe ka nje shtet si Gerqia qe i ka breket ne toke afer , i vihet perballe avantazhi i rritjes se parashikuar mbi 2.5 % si dhe veshja e parzmores se NATO-s.  Avantazhi tjeter eshte qe meqe Shqiperia eshte tip ftujaku ( kandidat per cjap, se cap eshte ai qe eshte i antarsuar ) per ne BE, atehere perspektiva , ose me mire kahja eshte e mirepercaktuar e i jep garanci investuesit atehere shanset jaen per ta marre.

Nese ka shenja per mungese stabiliteti apo tregues te paqendrueshem ky eshte disavantazh. Tani meqe jemi ketu : keto marifetet me stabilitet ekonomik por me nivel demokracie te cenuar ( votimet dmth ) nese i meshohet ne menyre afatgjate prishin pune po me te njejtin efekt : afatgjate.

Ky mut moot vendi eshte qe na ka rene llotaria me jetu, ndaj e mira eshte qe per ca gjera te bihet dakort se na prishin pune ne fakirve.

Shqiperia deri tani ka shanse te mira qe nuk duhen prishur. Paraja eshte si zogu ne nje pyll , qe trembet edhe nga puhiza e eres e luhatja  e nje gjetheje ndaj iken per aq kohe sa ka frike.

Per ca gjera duhet ndaluar e nuk duhen pare 100 % me negativitet. Nese arrihet kjo gjeja ne Muajin Maj atehere mund te quhet lajm i mire. Ajo pjesa borxh per borxhin eshte nje cike si e paqarte keshtu si e komenton Shekullorja, por duhet vleresuar pozitivisht kjo skeme investimi.

Shtese per perdorimin e shumes eshte qe : nje pjese e saj do perdoret per financimit e investimeve publike perfshire dhe pjesen e  mbetur te rruges se Durres - Morine.

Kaq se vajt gjate shume . smiley

 

Kryeministri Sali Berisha, po dje ka deklaruar se ekonomia po shënon rritje të paparashikuar.

Kjo eshte per popullin blu te erret te Shqiperise.

Kothere, ku e bazon ti qe Shqiperia nuk patur "recession" ose ne shqip ngadalesim ekonomik? Ke shifra?

Eurobondi i pare ne histori eshte gje pozitive se na ve ne krah te shteteve normale sado anormale qe te jemi. Interesi qe do duhet te paguajme do jete shume i larte, por mund te ishte edhe me keq nese do ishim ne ne nje situate 97-e. Me mire tani se kurre. Ekonomia shqiptare eshte keq dhe po shkon me keq sado te zgerdhihet berisha neper mbledhjet e qeverise. Ed Rama eshte idioti me i madh qe ka pare opozita shqiptare dhe demi qe ben ai me k@rllikun e papushim te kutive eshte me i madh se i berishes vete.

Mizi,

mbase gabohem por une kuptoj jo ngadalesim por nje renie te ndjeshme, te theksuar, ne aktivitetet ekonomike. Nese kemi njesi matese diten pale si do gjykonim, por nese kemi njesi matese nje vit kalendarik atehere numrat dalin me afro 3.5-4 % rritje per 2009.

Nese do nje gje qe te ngushellohemi keshtu opozitarisht atehere kemi deklarimin e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise  qe jo me para se dje me 7 Prill  tha qe : ...

Kriza botërore dha një ndikim të shpejtë në aktivitetin ekonomik në vend. Ajo u shoqërua me një reduktim të hyrjeve valutore në llogarinë korrente dhe kapitale, me një ulje të menjëhershme të kërkesës së jashtme dhe me një ngadalësim të kërkesës së brendshme për mallra e shërbime.

Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, ritmi i rritjes ekonomike shënoi një ngadalësim progresiv gjatë vitit të shkuar, por duke mbetur gjithsesi në territor pozitiv.

Tani Guvernatori tha shume gjera dhe une ne disa raste mendoj qe ata qe diskujtojne ketu edhe mund te kene lexuar ndonje gje jashte RD, ZP apo vec Edit, Jozefines apo Berishes.

Prodhimi i Brendshëm Bruto gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2009 u rrit me 4.9 për qind në terma vjetorë. Ritmet e rritjes vjetore të tij janë karakterizuar nga një rënie progresive, nga 5.4 për qind në tremujorin e parë, në 4.1 për qind në tremujorin e tretë.

E gjitha ketu : Gurvernatori raporton zyrtarisht smiley

Ajo pjesa borxh per borxhin eshte nje cike si e paqarte keshtu si e komenton Shekullorja, por duhet vleresuar pozitivisht kjo skeme investimi.

 

Ajo me nje fjale quhet rifinancim.

 

Mund te na perktheje njeri nga muhalebishtja ne Shqip, ca dmth "kredi sindikale"?

Kur disa banka behen bashke per te dhene nje kredi te vetme ajo quhet keshtu, pra kredi sindikale (syndicate loan ne gjuhen tende)

Hmmm, kredi e perbashket do shkonte me mire ne shqip....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).