28 janar 2010, Tiranë
(Në oborrin e një institucioni të rëndësishëm shtetëror)
Pa hyrë ende mirë brenda ndërtesës, që në shkëmbimet e para me personelin, ndjen që ka diçka të çuditshme në këtë mes. Teksa përpiqesha të hapja portën kryesore të institucionit, dëgjoj nga pas një thirrje kategorike “ej, ku shkon ti mër?”. Kthej kokën. Një zotëri i mbështetur pas një muri, duke thithur një fund cigare dhe me dorën tjetër në xhep më vështron ashpër “Ku vete kështu?”. Aty për aty preferova, për mirësjellje, të mos t’i ktheja përgjigjen e parë që më shkoi ndërmend, por, duke treguar me kokë nga porta kryesore, iu gjegja “Unë po…”. “Aaaa mirë, mirë, shko shko” ma kthen zotëria. Marr për nga shkallët drejt portës kryesore kur dëgjoj sërish zotërinë: “Ej, po për pronat je ti?”. “Jo” ja kthej, “jam për..”. “Ah je për…dakort, dakort” më ndërpret dhe aludon sërish me kokë drejt një drejtimi të pacaktuar “e po mirë, vazhdo, ja aty hyr, hyr”.

 

Ora 09 e 15.
Jam ulur në një sallë të vogël, që duket si një nga ato klasat e varfra dhe të ftohta të gjimnazeve të dikurshëm, me tavolina të gjata të drunjta dhe karrike të rreshtuara ngjiturazi njëra pas tjetrës. Në krah të rangjeve të tavolinave ndodhet një si tip banaku i vockël ku ngjeshen supet e imta të dy grave të reja të personelit të recepsionit. Janë Xhevrija dhe Dhuri’ që në pamje të parë të kujtojnë pak personazhin e dordolecit dhe atë të druvarit prej teneqe tek “Magjistari i Ozit”.
Afrohem tek recepsioni ku dy zotërinj të moshuar, njëri me kapele republikë në kokë, tjetri me flokët e bardha pak të rëna, kanë mbështetur bërrylat dhe diskutojnë me zë të lartë më njërën nga punonjëset. Ata shtrëngojnë fort në duar ca dokumenta ku dallohen qartë firmat e shpejta mbi ca “Republika e Shqipërisë” në blu Kine.
- O Dhuri, aman të keqen, po mi gjej ato që kam… kam nja dy javë që t'i kam dhënë, se s’kam fuqi të vij përditë këtu.
- Po të kam thënë njëqind herë mo zotëri, po ti s’merrke vesh fare, ato do dalin pas tre javësh, ça të të bëj unë ty që s’merr vesh ti? S’ta kam unë fajin që s’kupto ti.
- Po shih se ti më the që dalin shpejt ato dokumentat. Tani u dashkan tre javë?
- Po ta thash mër zotëri, ta thash që ndonjëherë edhe vonojnë. A ta thash apo jo ?
- Po s’i vjen turp mi, që na flet kështu, ne mund të ishim babai yt, - ja pret tjetri.
- Po mo po, babai im, babai im… eee ëhë...
- Po shih edhe njëherë, se unë ato i lash, ja këtu mbi banak, - vazhdon të lutet plaku me kapele republikë. - Do ta shpërblejmë, veç gjeji ti. Hë të keqen.
- E mirë do shoh, po na bëtë me dhimbje koke mo zotëri! Vini këtu përditë.
- Hajt mos u mërzit, dalëngadalë, ja më thuaj ti kur të vij unë, ju e hapni në 10 e mbyllni në tre, - ja kthen plaku me ironi.
- Jo mo jo s’e hapim në dhjetë, shif mirë oraret, i ke aty te xhami.
Nga salla ngrihet një zotëri tek të pesëdhjetat.
- Dhuri, po dalin ato që porosita? - pyet ai me një zë të sigurt.
- Po dalin! – ajo e shoqëron përgjigjen e saj me një lëvizje koke pohuese dhe me një shkelje syri. – Po merrem vetë me atë punë, pa merak. Ja prit pak se vijnë ato tani.
- Epo mirë, -zotëria ulet.
I drejtohem punonjëses tjetër (me një farë parandjenje).
- Mirëmëngjes zonjë.
Ajo pa ngritur sytë i thotë koleges:
- O Dhuri’ shif içik ça do ky mi se po merrem me tjetër gjë tani.
- Po ça thu mi Xhevrije, s’e shef që kam kta tani?” ja pret shkurt Dhuri.
Atëherë Xhevrija ngre sytë, efektivisht Dhuri duket e zënë me dy të moshuarit, më hedh një vështrim ku përzihen mllefi dhe dukshëm mërzia dhe ma kthen:
- Mirë çuni, shih, ulu aty, edhe do të them unë kur tvish”.
Ulem. Një farë trishtimi më mbërthen të tërin. Pyes veten si është e mundur vallë që në një nga institucionet më të rëndësishme të vendit të punësohen të tillë njërëz ? A thua mungokan të rinjtë dhe të rejat e edukuar dhe të shkolluar brenda dhe jashtë vendit që do të mund ta kryenin këtë punë në mënyrë korrekte? Në bazë të çfarë kriteresh ishin përzgjedhur Xhevrija dhe Dhuri për ti punësuar në një nga pozicionet çelës të këtij institucioni, atij të marrëdhënieve me publikun, pasi të gjitha operacionet kryheshin pikërisht prej tyre mbi banakun e vockël të kësaj byroje recepsioni. Shoh Xhevrijen që del nga banaku dhe drejtohet drejt meje, por ajo nuk ndalet tek unë, po vazhdon të ec pas kurrizit tim, për të shkuar e për tu ngjeshur mbi radiatorin në qoshe të sallës. “Uuu sa ftoft mi Dhuri. Na vdiqën dhe këta. S’e ndezin hiç kët ngrofsin”. Pasi ngrohet ajo rikthehet pas banakut. Ngrihem e shkoj sërish drejt saj që teksa më sheh të afrohem shfryn dhe fillon të prek me nervozitet disa shkresa.
- Më fal zonjë, se kam fare pak kohë”.
- Hë më ça do?
I shpjegoj se çfarë kërkoja.
- Hajde nesër se përgjegjësja e atij sektorit që do ti nuk ndodhet këtu për momentin.
- Po si nuk ndodhet aty? Ndoshta dikush tjetër e ka zëvendësuar.
- Ka hikur, s’di ku ka hik, o Dhuri, ku ka hik Lela mi?
Dhuri shkëputet nga biseda me dy burrat e moshuar, që teksa e shohin të largohet rrudhin buzët dhe diç i përshpërijnë njëri-tjetrit, dhe afrohet pranë Xhevrijes e duke më vështruar mëshirshëm më thotë :
- Ku kapet ajo?! Hajde nesër herët nga ora 8 se përndryshe s’e gjen atë.
- O Dhuri la nam dhe ajo Lela, -i thotë Xhevrija nëpër dhëmbë.
- Nuk kam ardhur ta kap, kam ardhur për punë. Shihni, ora nuk është as 10. Si është e mundur që nuk ndodhet në punë?.
- Ka ik, ka dal për kafe rrezik. Se tani ka pushimin ajo.
- Pushimin ? Cfarë është ky pushim në orën 10 të mëngjesit? – i pyes i habitur.
- Po këtu në kemi 20 minuta pushim për të hëngër drekën, po secili e bën kur të dojë pushimin. Ajo ka zgjedh ta bëjë tani. Ca t’i bësh.
Hap sytë nga habia! Nervoz, por nuk arrij dot të mos ja plas gazit! Largohem…

 


Në unazë, diku aty tek zona e trenit, është një lemeri. Duket sikur Dajti i bardhë i mbuluar prej dëborës së fundit, prej së largu, bën kontrast me pluhurin e rrugës dhe tymin e zit ë makinave. Trafik i dendur. Benca të ngecur në të, makina të tjera luksoze përbri furgonave të Kamzës, brenda të cilëve disa fytyra varen si portrete natyrash të vdekura. Semafori i kuq nuk i ndal motoçikletat e punëtorëve që gjarpërojnë përmes makinave e këmbësorëve që kalojnë rrugën fluturimthi. E gjelbra e këmbësorve, e vanitur prej zhulit, pulson si një zemër e plakur. Përpiqem të hidhem në krahun tjetër, por befas ngulem në vend pasi polici rrugor i fryn bilbilit dhe me tabelë i bën shenjë makinave të avancojnë. Lumi i ndotur mekanik derdhet atëherë si i etur drejt Zogut të Zi. Eci përkrah tyre.


 a.s.

 

71 Komente

Nja dy-tre mendime te shpejta mbi sagen e radhes:

1. Perderisa perjeton tere kete negativitet, pse shkon ne Shqiperi xhanem? Shqiperia nuk ka nevoje per individe qe dua t'i hedhin nje kove zifti me teper siper por per njerez qe punojne ne Shqiperi per te ndertuar ate vend.

2. Do sfidoja kedo qe te shkonte te punonte per 200-300 euro ne muaj, te kishte te bente me njerez nga me te ndryshem, qe te mbante ate 'freskine' per te mos ju vrare veshet emigranteve 10-ditore.

3. Aftesite e tua komunikuese, civile dhe te miresjelljes duhet te jene vertete te shkelqyera perderisa po merr veten si tallon perfekt me te cilin po krahason cdo gje perreth, ndryshe do kisha tendencen te shihja kete postim te veshur me nje vello te rende hipokrizie.

"1. Perderisa perjeton tere kete negativitet, pse shkon ne Shqiperi xhanem? Shqiperia nuk ka nevoje per individe qe dua t'i hedhin nje kove zifti me teper siper por per njerez qe punojne ne Shqiperi per te ndertuar ate vend."

Ku eshte raporti midis negativitetit te disa burokrateve dhe kthimit tim prane familjes ne Shqiperi? Mos ndoshta kritika apo qofte dhe shprehja e pakenaqesise eshte e ndaluar, apo ndoshta kjo e fundit u dashka sakrifikuar perkundrejt mallit per njerezit me te dashur?

2. Do sfidoja kedo qe te shkonte te punonte per 200-300 euro ne muaj, te kishte te bente me njerez nga me te ndryshem, qe te mbante ate 'freskine' per te mos ju vrare veshet emigranteve 10-ditore.

Kam punuar cdo vit ne Shqiperi, me me pak se 300 euro ne muaj, kam pasur te bej me mijera njerez nga me te ndryshem dhe te cdo klase, dhe kam ruajtur ate "freskine" qe ti permend ndaj cdo personi me te cilin kam pasur te bej. Ky quhet integritet! Ndaj dhe paragjykimi yt (i natyrshem ndaj meje sigurisht) eshte i tepert. 

Per te treten, vete e ke shtruar pyetjen dhe vete i je pergjigjur. Pershendetje la rosée.

 

 

1.Ky ditari yt duhet parë në totalitetin e tijë; një valë negativizmi. Malli yt për çdo gjë dhe për asgjë nuk reflektohet aspak në këtë postim, fatkeqësisht do thoja sepse do i jepte një dimension shumë më human dhe me pak"jetoj-në-flluskën-time-iluzive-të-perfeksionit-atje-në-mërgim". Mallit s'ke c'i bën, ashtu siç nuk mund të ndreqësh defektet e sistemit shqiptar për 10 ditë, por qëndrimin tënd ndaj Shqipërise mund ta ndryshosh. Ti je djalë i prindërve të tu dhe prindërit e tu janë pjesë e sistemit që sapo përshkrove, në një formë apo në një tjetër dhe malli yt duhet të lidhet me atë sistem aq negativ. Pse të mos zgjedhësh të emfazosh anët pozitive te Shqipërisë? Pse të mos mundohesh të sjellësh nje valë pozitiviteti në vënd të një reje të zymtë? Unë kam jetuar dhe në Afrikë dhe s'arrita në muaj të tërë të dëgjoja një fjalë negative nga bashkëpunëtorët e mi, ndërkohë që në 10 Flete Ditari që solle ketu s'arrita të lexoja as dy-tre paragrafe pozitive në total.

2. Më bëhet qejfi që ke ndeshur aq shume njerëz te freskët por besoj që të dy jemi dakord që të ruash freskinë në një kamp animacioni turistik dhe të ruash freskine në një ambient burokratik janë dy gjera totalisht të ndryshme.

E treta është mëse e qartë, thjeshtë një emfazim që të mos e harrosh as ti.

Mundohu të kuptosh dhe shijosh temperamentin mesdhetar, mundohu të shijosh diferencat dhe do kuptosh që do ndihesh më i lirë. Nuk luftohet Saliu në këtë formë! smiley

Përshëndetje, A.

 

PS. PK, s'do ma këndoje këngën e rripave?

PPS. Gjëmbi, nuk ke kuptuar postimin tim. Rilexoje. smiley

La_ rosée, po m'habit sinqerisht! Une ne keta muaj qe e ndjek Peshkun s'te kam pare kurre, as edhe nje here te vetme, "te zgjedhesh te emfazosh anet pozitive" qofte edhe te ndonje shkrimi, a te ndonje komenti... Imagjinoj si mund te emfazosh anet pozitive te Shqiperise!

Finis, taksirat e ke po ma perktheve icik ket fjalen "emfazoj", nuk po i jap dot dum. Kujtoja se e dija mire shqipen po kot s'thone, sa te rroc do mesoc. Amon, cdmth "emfazoj"!!!???

Keshtu siç eshte perdorur ketu don te thote "te vesh ne dukje me emocion", "te nenvizosh me nje lloj patosi". smiley

Aaaaaa, atehere e dashur me duhet te te kujtoj qe ne kemi fjalen e bukur shqipe "theksoj". Mos ma merr per ters, por e kam ca dobesi shqiptimin e shqipes. smiley

I dashur Ramiz, une e kam perdorur fjalen duke cituar La_rosée-n me siper. Megjithate "emfaze" eshte nje fjale qe e permban fjalori i shqipes.

Me jep nje adrese te te dergoj fletoren e hartimeve te klases peste, do gjesh ngjyra aty brenda qe te kenaqet egoja jote. 

"qendrimit tend ndaj Shqiperise mund ta ndryshosh", ky pohim kaq pedant dhe kaq grotesk eshte i pavend. Ne fletet e ditarit kritikohen fenomene qe kane gangrenizuar shoqerine tone, jane fenomene te perseritshem, pra nuk jane rezultat i nje observimi dhjete ditor, jane fakte sociale. 

Une do thoja qe negativizmi buron ne te gjithe komentet e tua ndaj cdo postimi tim (verifikoje per kuriozitet) ndaj keto komente nuk jane te vlefshem pasi jane sulme krejt personale.

Ka plot plot gjera pozitive ne fletet e ditarit, (cf qe ne fleten e pare ke personazhin e Maksit e deri tek keta dy te moshuarit qe perpiqen te gjejne zgjidhje) por vetem nje njeri dashakeq ndaj autorit, mund te mos t'i shoh ato. Fatkeqesisht ti ben pjese tek kjo kategori. dsl.

Nuk e di nga e nxore kete "kampin e animacionit turistik", pasi une nuk kam punuar ne asnje kamp animacioni turistik, por perkundrazi kam qene ne levizje te perditshme pergjate gjithe Shqiperise qe nga veriu me ekstrem e deri ne ekstremin tjeter ne jug, nga lindja ne perendim, dhe kete gje e kam bere per periudha disa mujorshe. Edhe njehere paragjykimet e tua jane te kota. 

"Pse nuk sjell nje vale pozitiviteti"? te njejten pyetje qe ti me ben do ta drejtoja ty ndaj cdo postimi qe une sjell. 

 

 

 

1. Dmth tani qeka e ndaluar te shkokemi ne Shqiperi pse "zyrtaret" Shqiptare jane te pasjellshem e te korruptuar?!

2. Cfare te keqe kane 200-300 euro ne muaj keshtu? Nese ato s'e bejne dot ate pune per te cilen paguhen, te shkojne te gjejne nje pune tjeter me te mire qe u paguan me shume - ose te shkojne ne Belgjike - se ka te tjere plot qe m'a do mendja e duan ate 200-300 euro ne muaj e mund t'a bejne punen. Ti po i krahason rrogat e Shqiperise me ato te Belgjikes por harron te krahasosh standartin e jeteses qe s'eshte i njejte.

3. Te them te drejten, une per vete s'arrita te lexoj ku autori/autorja e cilesoi veten si etalon (tallonat kane qene racionet e ushqimeve) te miresjelles.

Ne fakt sherbimi ne Shqiperi le per te deshiruar pa i futur te gjithe ne nje thes kuptohet! Te gjithe kemi eksperiencat tona pak a shume te ngjashme me cfare pershkruhet me lart! smiley

 

Degjo ti i koves se ziftit.  Une nuk dua ta di per opinionet dhe denglat e pordhamaneve.  Kur shkoj ne Shqiperi, nuk vete per ti futur nje kove me zift "rezultateve te shkelqyera" te atij kermes se qelbur qe eshte ne krye te vendit, por vete per tu ankuar per cenimin e pronave qe me bejne fashistet e administrates se nje shteti qelbanik. Kushdo qe ka nje minimum kulture rreth shteti dhe se drejtes, nuk do te gjeje administrate me te ndyre ne bote nga c'eshte administrata shqiptare. Nga shiu i diktatures ne donim te dilnim ne diellin e Evropes se Bashkuar dhe jo te binim ne bresherin e zagarit te zgjebosur serb Sali. Kaq kisha une!

adriatik, pa na thuaj, a guxoje te pakten te mendoje (lere me t'i permendje apo, larg qofte, kerkoje) keto pronat qe permend gjate kohes se Babait tend shpirteror?

Adriatik, une e thashe dhe mesiper, kjo s'eshte forma e duhur per te luftuar Saliun pasi kesaj i thone te biesh ne te njejtin nivel me te. Biles me vjen aq keq kur shoh qe bindjet tuaja politike ju kane ndotur dhe percepsionin e Shqiperise(VENDLINDJEN TUAJ!!).Kjo me bind me tutje qe nuk jeni me te mire se ato te administrates ne pushtet, dy ekstreme qe te dyja palet dhe Shqiperia s'ka nevoje per ekstreme! Mgjth ky eshte opinioni im dhe pak rendesi ka nese te pelqen ty apo nje tjetre.

Pershendetje!

Ditar-shkruesi: e sheh sa te perbashketa qe paske me ato te punesuarit ne administrate? Mjafton nje gervishtje e vogel e siperfaqes te miresjelljes tende te supozuar qe te tregosh qe konceptet e tua nuk qendrojne aspak larg atyre qe ti perdhose, te biesh ne ate nivel replike eshte e trishtueshme per t'u pare. Sidoqofte, jo çdokush qe nuk te shkruan ne fund te ditarit tend "te lumte dora e vogel, yll dhe flamur" do te te sulmoje. Kaq per tani pasi bisedat ne nivel grash fshati nuk me terheqin. Ajo qe doja te qartesoja u arrit.

Do ti besoja dhe do ta pranoja kritiken tende sikur te kishe nje gram sinqeriteti, por kjo nuk eshte e mundur, pasi nuk kam lexuar kurre nje koment tendin pozitiv ndaj meje! Asnjehere! Kjo me ben te mendoj qe kritika juaj eshte teresisht e pavlefshme, pasi eshte krejt subjektive.  

Heres tjeter, te keshilloj ngrohtesisht te ndryshosh forme replike ndaj meje ndryshe nuk do kesh nje mundesi replike. Une komentet ketu nuk mund t'i shoqeroj me nje test poligrafi per te te bindur, edhepse qe te jemi te sinqerte deri ne fund grada jote e bindjes me le totalisht indiferente.

Nese shpresoje per politiken e miqeve ketu ku te merrje vetem "te lumte doçka e vogel", "paaaa ç'mrekulli" gabohesh rende. Niveli i postimeve-fantazme qe ke servirur deri tani s'me ka bindur per te ngritur numrin e yjeve dhe e drejta ime ta shpreh kete mgjth...nese je kaq i deshperuar per aprovim social dhe mund te beja nje perjashtim.

 Rosee', ato 200-300 nuk jane pak ne Shqiperi. Ka njerez qe bejne pune shume me te veshtira edhe marrin edhe me pak.. ATo zonjat (mundet te pergjithesoj pa u ndjere hic ne faj) nqs nuk jane te kanaqura me rrogat mund edhe t'ju hapin rruge njerezve me hallexhinj. 

Po thuaj, ne nje vend ku kokat e vendit flasin me pasthirrma nga maja e kuvendit, cfare pret.. 

Gjithsesi me cudit kjo perqasja jote paksa e dorezuar: meqe nuk te pelqen Shqiperia ashtu sic eshte, mund te ikesh. Nuk dua te imagjinoj cfare mund te  thote Xhevrija ne kete pike ...  

C'lidhje ka rroga me sjelljen? Vertet kujtoni se po tua besh rrogen 2.000 - 3.000 euro ne muaj sjellja dhe gjuha do ndryshoje?

As mos tu shkoj ne mendje... Ai shtet eshte i kalbur nga koka duke filluar qe nga e "forta" e parlamentit e deri tek "bajraktari" i qeverise. Kur te bie halli edhe do ti durosh, se shqiptaret kane duruar me keqe ne evrope e bote ku jane, por qe eshte sjellje kafshesh eshte dhe nuk ka shfajsim per kete.

 

 

Gjendja e administrates, calimi i kultures dhe sherbimi i keq jane pasqyrime te mjerimit shoqeror ne te cilin eshte futur shqiperia dhe zor se mund te dali per nje kohe te gjate.

Ajo qe mund te them se do vije nje kohe ku njerzit do kerkojne te dalin nga keto kazane zifti urban ku gatuhet pislleku i perditshem qe serviret si ushqim dhe do ti drejtohen fshatit dhe jetes idiliko- baritore. www.youtube.com/watch

Xhevrija & Dhuri. smiley

Arber, sa per muhabet tani, ca me esht dash me gatit ne admin. shqiptare mi kan bo njerzt e mi, se ata kon dit edhe gjuhen. Ah, po, aty nga mesi i viteve 90 me esht dash dicka, nuk maj mend gjall ne bote tani se cfare ishte, shkova vete, isha per vizite ne at kohe, ka qen dimer, mbaj mend qe ishte nje korridor pa drita, robt e gjenin rrugen me cakmak, isha me nenen time paste ndjese, ajo me tha ja kjo eshte dera e zyres, ne errsin gjithnji, trokas deren, s'e hapi njeri, dmth s'kishte njeri mren, u ktheva, i them atyne te mijve qe kshu kshu, ta regullojme ne thane, edhe e gatiten, se si ata e dine.

Ditari vazhdon te me pelqeje si ne pjesen e pare. Urime!

gjithmone e me paster e gjithmone e me realiste pershkrimet e fleteve te ditarit, as. 

Aq rendom ndodhin keto situata saqe kemi filluar te zhvillojme tipare evolutive/marifete te tipit "how to deal with a recepsionist (qe t'mbarosh pune sa me shpejt). 

Edhe mua me pelqeuuuuuu ditari smiley

Institucion i rendesishem Shteteror,ditari i shkruar ne Janar Shkurt 2010,deri ketu ne rregull,po pse ka sekretare akoma me emer Xhevrije ne 2010-en?

Nuk ke pas shonc Arber,ke qellu ne vend fallco,mua me bie puna shpesh ne keto Institucionet e rendesishme por sekretaret ose priteset e popullit i kane emrat ,Magdalena,Xhina,Esmeralda, etj,por i gjo nuk marr vesht Arber ke Dega e Farnave ca ke desh.

S'na the emrin e Institucionit Arber...

Ditar realist. Pershkruhet ajo qe ndodh ne cdo zyre qeverie shqiptare qe operon ne nivel lagjeje. Ngajn icik me Bundrren dhe Sundrren e SHBESH. Shyqyr zotit jom rehat me dokumenta dhe s'kom as prona, rrypin ne pyken kom.

2. Do sfidoja kedo qe te shkonte te punonte per 200-300 euro ne muaj, te kishte te bente me njerez nga me te ndryshem, qe te mbante ate 'freskine' per te mos ju vrare veshet emigranteve 10-ditore.

 

Sfidoi me kondita te barabarta ama.  Vertet qe mund te marrin 200-300 euro ne muaj, por beju pak dhe llogarite e shpenzimeve baze Xhevrio Dhuro Lelrave, e do shohesh qe 200-300 euro nuk jane dhe aq keq jo, e se Xhevrio-Dhurat jetojne mese rehat me keto te adhura (po dhe me financimin e ndoje prindi/te afermi familjar ne emigrim/te dashuri etj.), biles ndonjehere ka rrezik edhe me rehat se ty. 

Halli nuk eshte mbajtja e freskise per emigratet 10-ditore, se ata 10 dite do jene aty, por etika ndaj banoreve te perhershem te vendit si dy pleqte hallexhinj per te cilet flet Arberi.

@Brad, po perpiqem ti ruaj anonimatin zonjushave, por te siguroj qe, packa moshes se re, kishin emra shume me arkaik se Xhevrije.  

@I Pakapshem, kete po e leme mister, pasi me duhet ende te kontaktoj me kete institucion dhe nuk dua te bie viktime e hakmarrjeve te xhevrijeve. 

Gjithsesi, ne faqet e ardhshme te ditarit, pak a shume do ta kuptosh per cilin institucion behet fjale. 

"packa moshes se re, kishin emra shume me arkaik se Xhevrije." 

 

as, dmth ti pse si bi shkurt mer daj!- "Na kon myt katunaret, na moren jeten dhe erzin, pocaqite e mootit".

Ne fakt, Xhevrijet iu zgjidhin pune gjithmone "gazetareve" pasi kane frike se mos behen per dy lek. Ne mos gabohem, tek Krim dhe Ndeshkim, edhe Raskolnikovi ashtu i zgjidhte punet me burokracine, iu thoshte se ishte gazetar. Ca t'i besh atyre qe shkojne per pushim ne 10 te mengjesit thuaj, se per Xhevrijen dhe Dhurin po me vika keq. Nuk mund te pritet edukate dhe politese nga nje njeri qe i kerrcasin dhembet nga te ftohtet.

Pikerisht. Ate po mendoja dhe une, I Pakapshem, ne cilin institucion paskan ndodhur keto abuzime? Cili eshte emri i ketyre njerezve? Keshtu dhe mund t'i denoncojme. Meqe autori pohon nje deshire te madhe per te rindrequr strukturat shqiptare, hapi i pare eshte mbrotja e te drejtave vetjake ne institucionet ligjore. Llomotitjet posht-e-lart ne njeren ane ne 10 faqe ditari, pa permendur emer, institucion, afat kohor dhe as shkelje ligjore, dhe ne anen tjeter ulja e kokes ne pasivitet nuk shkojne me vlerat e nje shoqerie demokratike. Pastaj te njejtat gjera te sterperseritura po lexojme dhe ketu, e njejta vjershe nga te njejtet autore. Perseritja behet e merziteshme kur perzihet me nje doze te larte pasiviteti; me kujtojne qente e rrugeve qe vetem qajne ne nje qoshe.

I Pakapshem, ke qene ndonjehere me pushime ne Shqiperi? Une atje s'kam jetuar por kam qene me pushime dhe jam munduar te hap syte perreth e te kuptoj koston e jeteses te tyre dhe mund te te them qe me aq para as buke thate s'te del te hash, pale te besh nje jete dinjitoze:

  • hipoteke shtepie
  • shkollim femijesh
  • kostot e rrobave te mireqena njelloj si ne perendim
  • kostot ushqimore njelloj si ne perendim(perveç frutave dhe perimeve ne vere se ne dimer i paguan sa trefshin e frutave dhe perimeve ne perendim)
  • sherbimet ishin me te lira
  • kostot e makines njelloj

Hajde tashi ti dhe shko e bej jete me 200 euro.

 E gjeta zgjidhjen!!! Ketej pertej oqeanit ka nje sistem vleresues qe quhet "mystery shop" - Kliente te punesuar nga organizata/dyqani/biznesi futen ne dyqan/biznes/institucion si kliente te zakonshem dhe i vene nota te ndryshme punonjesve dhe institucionit, qe nga sjellja me klientin, ( besoj se kane nje sistem rregullash dhe menyre sjelljese qe duhet ti ndjekin ne lidhje me klientet, tjeter gje qe nuk i zbatojne) deri tek gjendja e ambjentit, pastertia etj!!!

Ketej nese nuk kalon nje perqindje te caktuar pas 2 "mystery shops" punonjesi pergjegjes pas paralajmerimit te pare, pushohet nga puna! Nese nuk kalohet perqindja dhe heren e trete, drejtuesi i institucionit merr paralajmerim e kshu me rradhe...

Si program nuk eshte shume i nderlikuar, biles mjaft i thjesht dhe efikas!

 

 

Shumica derrmuese ne Shqiperi La rosee, eshte pronare e baneses se vet pa asnje lloj borxhi apo pagimi mujor (tip kredi apo qira ne perendim) e taksa prone nuk paguan.  Keto jane shpenzimet madhore per mua personalisht, per shumicen e njerezve ne Amerike dhe besoj edhe per nje pjese te madhe te njerezve ne perendim.  Pa harruar faktin qe te ardhurat nuk ju taksohen gjithashtu.  Dakort qe cmimet e rrymes, telefonise celulare, ushqimeve e deri diku rrobave jane afersisht si ne perendim ama duke marre parasysh ate qe thash me larte plus dhe te adhurave financiare alternative, njerez te kategorise se Dhuro Xhevrijeve zakonisht jane ata Shqiptare nga Shqiperia qe te thon ty e mua qe ju andej ne perendim u keputet duke punuar e nuk dini te jetoni hic.  Jane njerzit nga te cilet une vazhdimisht degjoje gjera te tipit, qe sezonin e plazhit e fillojne ne Maj edhe e mbarojne ne Shtator. 

hahahaha..Po cmimet e ushqimeve i ke pare ti? Te cilat jane me shtrenjte se ne perendim. Po uji,dritat,gazi te cilat jane me shtrenjte se ne perendim ne baze te rroges.. Po ilacet, vizitat te mjeku, shkollimi, rrobat , kepucet etj?

Mos te fillosh pastaj nga argetimi apo makinat!! Diku ne shtyp thuhej se deri ne 70% e te ardhurave te shqiptareve shkojne per ushqimin baze te tyre!

Kjo ideja se nuk paguan qira apo kredi per banesen , qe zakonisht jane apartamentet e vjeteruara te modelit komunist dhe je mire, eshte qesharake. Njerez si ty duan nje reality  check in albania!

 

 

 

E permenda rrymen, ujin, ushqimet etj.  Gazi me shume perdoret per gatim, duke qene qe nuk ka ngrohje qendrore me gaz pothuajse asgjekund ne Shqiperi.  70% e te ardhurave per ushqim?  Kjo po qe eshte qesharake.  Na bjer ndonje burim te besueshem kur te besh deklarime te tilla.

Zakonisht strehimi i kategorise te njerzve per te cilet po flasim (nenpunes te administrates shtetrore apo te sektorit privat [nje nga keta te fundit e takova ne avion duke u kthyer ne Shqiperi nga pushimet qe bente ne Amerike dhe punonte per AMC-ne]) nuk jetojne vetem ne apartamente te vjeteruara te modelit komunist.  Shpite private tip vile 3-4 katshe neper Tirane i ke pare ti?  Pallatet 10-12 katshe me hyrje te rehatshme i ke pare?  Kafenete ne cdo kat te pare te cdo ndertese, e te mbushura plot ne cdo ore te dites i ke pare?  Parukerite, sallonet, klubet, baret, dyqanet e shumta i ke pare? 

Mos u be merak per mua dhe per "reality checkun" tim, se isha ne Shqiperi ne dhjetor/janar dhe pashe goxha!

po pse  200-300 euro ne muaj rroge e beri tjetri vilen ne Tirane apo bleu apartamentin e ri? Une po shkruaj per rrogen e jo per vjedhjet , se po te ishte per te vjedhe e korrupsion robi i huaj kendej vjedh sa i gjithe buxheti i shtetit shqiptare ne nje vit.!

Kur behen keto krahasime me boten kendej, eshte vertet qesharake. Lere fare  mire e ke, kot qe nuk kthehesh dhe ti ne tirane te besh nje vile.. je qe je futja edhe nje pallati 12 katesh..

 

Cili rob i huaj vjedh sa i gjithe buxheti i shtetit Shqiptar ne vit? E di sa eshte buxheti i shtetit Shqiptar ne vit?

Ore mua s'me duhet se si e beri vilen, si e bleu apartamentin, si shkon ne pushime per tre muaj, si vjen ne pushime ne amerike apo gjekund tjeter ne perendim, si vishet goxha mire, si rri ne kafene tere diten, si me thot mua qe ju rropateni ne pune andej ne Amerike etj etj.  A ja arrijne ti bejne keto gjera? Po! Se si ja arrijne nuk me intereson.  E pikerisht keta qe i bejne keto gjera jane keta nenpunesit 200-300 eurosh, keta qe ta thone troc qe s'duan t'ia dine per perendimin e qe jetojne si mos me mire ne Shqiperi.

Nuk jam me asnje nga klanet mafioze qe jane Maliq andej une, qe te kthehem e te bej pallate neper tokra qe s'me perkasin. 

@I Pakapshem, kete po e leme mister, pasi me duhet ende te kontaktoj me kete institucion dhe nuk dua te bie viktime e hakmarrjeve te xhevrijeve

 

Lela do kete qene ne net cafe duke lexuar Peshkun ate dite. smiley

Ditari eshte shume realist dhe i vertete, ndonese i shimbshem. edhe pa qene ne ato zyra te nemura e imagjinoj se cfare ndodh aty dhe si sorollaten njerezit e vuajtur si te jene lodra. La.rosee..ja ke fut kot po kot fare ama.

Ideale do ishte qe ne cdo qoshe te Shqiperise, edhe ne zyren me modeste te komunes me te larget te kishte nje mjedis modern, te gjeje nje komunikim perfekt, te zgjidhje pune ne nje kohe rekord dhe te pritesh e te percillesh me nje buzeqeshje standart , qofte dhe nga nenpunese me emrin Xhevrrije.

Fatkeqsisht nuk eshte keshtu. Shteti nuk eshte zyra e digitalizuar e kryeministrit, as retorikat per Shqiperine europiane, as gocat trendi te piar-it ne ca Ministri. Administrata eshte fytyra e shtetit,aty takohet qytetari me shtetin.Etika  e komunikimit ne mjaft raste eshte nje zero. Gangrena eshte korrupsioni, pagesa nen dore per te zgjidhur nje hall a nje problem.Pastaj mbi kete plage vertiten mizat besdisese te mosperfilljes, arrogances, vrazhdesise, odiseja e ecejakeve etj.

Megjithate te jemi te drejte. Gjerat nuk jane zi gjithandej. Dicka apo mjaft gjera kane ndryshuar,(pa arritut perfeksionin e administrates perendimore ) Institucione te rikonstruktuara me se njehere, rregulla dhe procedura per pritjen e qytetarit, sportele one stop shop (ne disa institucione )edhe nenepunes te ndershem e te perkushtuar pavaresisht nga rrogat modeste.

Ajo qe mbetet per tu bere eshte rikonstruksioni xhevrijeve dhe dhurove-dhoro te militantizmit, nepotizmit dhe klientelizmit. Jo me larg por sot isha deshmitar i nje bisede ku dy nenpunes flisnin per dike ne nje institucion i cili , sipas ketyre,deklaron me karshillik "as ma ndjen fare per punen" dhe shefi nuk ka cfare i ben sepse ka njerez "atje lart". Ne administraten shqiptare ngrohin menderen dhe trashin barkun idioter me diploma te falsifikuara dhe mjerimi eshte  se mbrohen si "monument kulture" sepse jane miqte e filanit dhe fistekut. Plehra te tilla duan lumin e Avgise. Po si e qysh dhe kur? As ka per te ndodhur me kete mendesi politike ku shteti funksionon si punedhenesi me i madh i militanteve.

Pra gjerat duhen pare ne menyre me te balancuar dhe kerkojne nje analize me komplekse. Nuk di ne cfare zgeqe eshte futur autori sepse nje atmosfere te tille kafkiane, me zyra sketerre   me nenpunese Xhevrije e Kumrije kam pare vetem ne Seline e ish te Perndjekurve Politike!Dhe cfare ironie!

spiritus, thnx per komentin. zgeqa eshte nje institucion shume i rendesishem i vendit tone! po mire e ke, se pertej dimensioneve te godines, shpirti i atij institucioni ishte shnderruar ne nje zgeqe. 

Nuk vë në dyshim fjalën e autorit, por, personalisht, nuk kam patur/ndeshur ndonjëherë probleme me shërbimet.

Ndoshta është difidenca ime ndaj strukturave shtetërore që më bën t'ju rri larg, por sa herë që më është dashur që të përballem me shtetin (kryesisht personeli i aeroportit dhe policia rrugore), mund të them që s'më ka rënë rasti që të ndeshem me personazhe si ato të sjella në artikull.

rudeta, duhet te futesh pak me ne thellesi per te mesuar notin thote ajo shprehja smiley. Eshte e vertete ajo qe thua, sherbimi ne aeroport eshte normalizuar, nderkohe qe te siguroj se per hyrjet e tjera kufitare, standarti yne mund te krahasohet pa frike me ato te vendeve me te varfera afrikane. 

Ky hartim-shkruesi ka dy brenga te medha dhe mesa shihet do ta shoqerojne deri ne varr: 1) te shaje me kesi hartimesh burokracine shteterore apo vete shtetin ne pergjithesi kur drejtohet nga kundershtaret e tij politike dhe 2) urrejtjen dhe percmimin per disa njerez pasagjere furgoni (ose kembesore me raste), qe ne mendjen e tij jane fiksuar si perkrahes te pushtetareve aktuale. Une per vete nuk besoj asnje fjale nga keto qe thuhen. Edhe vete i kam prekur nga afer por edhe nga eksperiencat e te tjereve di qe sherbimet e shtetit jane permiresuar ndjeshem. Ky hartim me duket se eshte permbledhje e keqe e pjeseve humoristike te Portokallise.

 Metropolitan te kerkoj ndjese qe te shajta burokracine shteterore dhe partine ne pushtet.

Me thuaj vetem nje gje. ne cilin paragraf i jam referuar, qofte dhe ne menyre implicite, partise ne pushtet??? 

Dhe ne cilin paragraf krijoj nje raport, sipas teje, midis pasagjereve te furgonit dhe pushtetareve aktual? 

Me cito. 

 Per sa kohe edhe shkruesi i artikullit mendon keshtu:

"kete po e leme mister, pasi me duhet ende te kontaktoj me kete institucion dhe nuk dua te bie viktime e hakmarrjeve te xhevrijeve. "

si mund te pretendohet permiresim? Me frymen e shenjte?

Pyete, pyete, se ndoshta ty ta tregon se kush eshte ky institucioni i "xhevrijeve". Pasi ta marrim vesh emrin e institucionit edhe mund te pyesim per te marre vesh se si eshte gjendja vertete. Keto "anonimet" mua me duken dalldisje pranverore.

Sa larg që i bije or burrë i dheut!

Autori nuk i akuzoi as si idjote dhe as si anadollake ato dy nëpunëset... vuri në dukje arrogancën që i mbulon (sipas meje, kryesisht grat&eumlsmiley kur i hypin një karrigeje sipër.

Mos ki frikë, se nuk po t'marr shembullin e Jozefinës smiley , por ke raste sa të duash kur, sapo një femër merr pak "pushtet", me shumë gjasa, Çoroditet (dhe ç'është më e keqja, nuk arrin ta kuptojë deri sa të shikojë që ata që e shajnë janë më të shumtë se ata që i thonë të lumtë pushka... Apo jo (Ruzhdie)? smiley

A thua moter rude-lajde? smiley. Epo meshkujt paskan lind me karrige, sigurisht (do thoshte Izmini). @as, s'e kam pa Pjer Thomas verdalle se kishte per te te vene 10 yllka, se ai cof per histori zyrash.

Lere tjetrin te mbaroje pune njehere per vete, se ka plot faqe te tjera ditari per t'ia nxjerre emrin institutit dhe Xhevri Dhuro Lelrave.

Nuk eshte se keshtu mendoj une, por realisht keshtu ndodh! Emri i personave nuk ka rendesi fare, rendesi ka pozicioni i tyre profesional ne gjirin e ketij institucioni dhe praktikat e tyre ne lidhje me sherbimin ndaj qytetarit.  Permiresimi nuk vjen nga nje person i vetem, por nga nje shume njerezish qe arrijne te emancipohen dhe te shohin pertej perkatesive partiake. Kur kjo mase njerezisht te emancipuar do te krijohet, kur pushteti gjyqesor te mos jete vec nje farse, atehere dhe xhevrija do te shfaqet me emrin e vertete ne fletet e ditareve apo ne ndonje flete ankese zyrtare. Per momentin le te punojme per emancipimin e shoqerise. 

Per momentin le te punojme per emancipimin e shoqerise.

Konkretisht? Me fal nese e ke shkruar diku dhe s'e kam vene re.

Emancipimi i shoqerise mund te vije "nga lart" kur pushteti ka vullnetin per te emancipuar popullin, ne kete rast  emancipimi mund te filloje qe nga evidentimi i problemeve nga struktura te specializuara, pra te zbulohet se pari plaga e shoqerise, e me pas te operohet me reforma serioze ne disa sektor kyç te shtetit.

Por emancipimi mund te vije dhe nga agjente te vete shoqerise, nga shoqeria civile, nga edukatoret, mesuesit, mediat, shoqatat, klubet e ndryshme etj. Une do te shtoja madje dhe nje vullnet personal per autoemancipim. Ky i fundit per mendimin do te fillonte se pari me hapjen e librave (kupto:leximin), hapje qe do sillte jo vetem nje veshtrim te ri mbi boten qe na rrethon dhe do caktonte kordinatat tona ne lidhje me hapesiren perreth, por dhe hapjen e nje dritareje per ajrosje ne shpirtin e mbyllur prej grykesise personale. Kjo do te sillte me pas nje bashkerendim te forcave me elemente te tjere te shoqerise civile (psh saktivista smiley). 

Te emancipohesh do te thote te rezistosh ndaj dominimit social qe prodhojne konjuktura te caktuara!

Nje presion i perbashket ndaj strukturave te caktuara te shtetit, mund te ndryshojne gjerat, te vetem s'mund te ndryshojme asgje ose fare pak!

pershkrimi eshte mjaft real,pa asnje lloj intrpretimi malinj,me duket i tille sepse u perballa keto dite qe isha atje me te gjitha ç'thuhet; sigurisht per ne qe jemi shkeputur per shume vjet andej,na ben pershtypje mungesa e seriozitetit ne pune,po mjaftohem te them vetem kaq ,sepse ne fund te fundit atje jemi rritur dhe, s'mund te pretendojme qe per 20 vjet te harrime rregullin e perendimit,duke mos harruar qe banoret e Tiranes sot ,jane te rinj,te ardhur nga zona thellesisht te mbrapambetura persa i perket menyres civile te t'jetuarit,jane punesuar me mire se vendasit e vjeter,dhe provo ti thuash se e ke parkuar makinen keq....sa keq jetohet pa rregulla,ku ç'do njeri ben ate qe do smiley

Nuk ka rendesi nese permendet emri ose jo i institucioneve. Nuk u mjafton fjala e flamurshkabeve qe me absurditete te tilla perballen cdo dite.

Pastaj si e ema zeqos maj thanes eshte e lehte te flasesh.

Kjo eshte e verteta lakuriqe e sherbimit ne institucionet tona qe padyshim jane kthyer ne zgeqe. Arber pershkrimi eshte shume real, por ato pagat nga 200-300 euro shumica e shqiptareve i enderrojne. Xhevrija dhe Dhuri ndoshta i marin, por pjesa me e madhe e punetoreve jane akoma me poshte. realist!

Do ti qe m'paska shku menja dhe mu per me u... shpreh ne nje ditar ?

A m'lejoni qe t'ju shkruaj dhe une ca faqe nga udhetimet e mia neper Shqiperi ?

Por po ju them paradhenie (apo parathenie thuhet ?) se udhetimet e mia kane te bejne me zonen rurale : vdes te takoj katunare. Ska me te mire se katunaret e reja me bucela ne shpine kur shkojne tek kroi i fshatit.

Po te doni, me beni nje ze. Dhe ju premtoj se s'do te kete asnje shenje te vogel administratash apo gjera te tilla. Nuk e njoh shtetin shqiptar, e kam bojkotuar me kohe. Tek une do te gjeni jeten puro, pa lidhje me forcat shtypese dhe shfrytezuese, gjakpirese apo kapitaliste.

Mirupafshim.

Nuk e kuptoj reagimin e disave ketu qe kane ndonje dyshim a eshte apo jo keshtu niveli i sherbimeve administrative ndaj publikut ne Shqiperi, se jam e bindur qe te gjitheve n'a ka rene rasti te perballemi me te tilla realitete. Une megjithese shkoj ne Shqiperi vetem per pushime (te me fale la rosee po ja qe me merr malli per familjen pavaresisht nga si funksionon administrata) kam pasur personalisht rastin te ndodhem ne situata shume me absurde. Vetem se meqe e di se jam aty per pak kohe, e marr me te qeshur, po per ata qe jetojne aty perdite duhet te jete vertet cingerisje nervash.

Sa per humor, dhe per te treguar se edhe publiku duke jetuar nje realitet te tille ka ndryshuar menyren e qasjes ndaj problemit:

Me duhej te rinovoja pashaporten para tre vjetesh (Zoti e di pse vazhdoj me 'patriotizem' te rinovoj pashaporten shqiptare kur asnjehere nuk udhetoj me te) dhe po prisja ne mes te vapes te qetesohej pak gjendja te sporteli ku te pakten njezet veta po perlesheshin me njeri tjetrin per t'i spjeguar sportelistes pse rasti i tyre ishte i vecante dhe duhej trajtuar pa radhe. Njeri nga 'luftetaret' vendosi te beje pak pushim nga beteja per t'u sulur me forca te reja, dhe me kthehet mua: 'Moj ti, c'me rri aty kot, keshtu do mbarosh pune ti? Me duket se nuk e vret fare mendjen per pashaporten!' Nuk di si e kam mbajtur te qeshuren, por fakti eshte qe ai kishte te drejte, nuk mbarova dot pune ate dite.

Kristida, meqe me permende, po i shtoj dhe dy fjale: eshte shume rehat qe emigranti nga ghettot e Europes Perendimore ose atyre te Amerikes te shkoje ne nje vend ku vuajne per buken e gojes dhe te ngreje hunden lart. Shume poshteruese dhe personalisht e konsideroj si nje indikator te ambientit te tyre para se te shkonin jashte vendit dhe gjate qendrimit te tyre jashte: nje ambient me mungesa te larta ekonomike dhe/ose sociale, ku ju ndjellin nevojen te vene veten ne nje shkalle hierarkie ne Shqiperi, si per t'i provuar vetes qe kane arritur diçka. Veti e te dobetit qe mundohet te konfirmohet duke shtypur nje me te dobet se vetja.

Pertej kesaj, gjeja e dyte qe mua me vret pak kemben ne kepuce eshte mendjevogelsia e disa individeve te cilet duan te poshterojne nje sistem politik por qe jane te karakterizuar nga nje paaftesi per ta bere dhe poshterojne dhe vlerat pozitive te vendit ku kane lindur. Paaftesi e paster qe ka si publik popullin me trurin jo shume te prashitur. Mekat pasi keto resoursa mund te perdoreshin ne nje forme me konstruktive.

Se treti, ne vendet ku jetoni me ka rastisur te flas me njerez qe deshmojne per nje konsiderate ndaj jush si qytetare te dores te dyte ose te trete. Ju vene menjane ne forme delikate, jo ne formen e vrazhde si ne Shqiperi. Ceshtje nuancash kjo, nuanca qe mundohen te fshihen me te dashuren e huaj qe quhet Aurélie/Marie/Constance... ose femijen qe s'flet gati shqip. Nuk eshte kjo nje plage me e rende sesa institucionet me goje te madhe?

Besoj qe do ishte mire qe luften tuaj ta çoni diku tjeter, poashtu vleresimet vetjake t'i kerkoni diku tjeter. Personalisht s'me kane ndodhur keto anekdota qe tregohen, biles dhe sikur te me kishit ardhur dhe ne zyren time me kete qendrim negativ do kisha reaguar dhe me keq se punonjesit atje. Me tutje, as qe ju besoj anekdotave pa nje saktesim emri, vendndodhjet dhe kohe; ngelen krijesa te kohes te lire.

Ju ftoj te zbuloj Shqiperine, natyrisht nga nje video asembluar nga nje i huaj: http://www.youtube.com/watch?v=LYTtny0OP2k

Hurbinek, ndoshta kete vere mund te te ndihmoj dhe ndoshta(shpresoj)mund te ofrojme nje vizion me te ngrohte. smiley

rosee,

a e ke menduar ndonjehere qe ti me perbuzjen konstante qe tregon ndaj Shqiperisei reflekton pikerisht keto gjera ne shkrimet e tua?

kjo eshte hera e pare qe te lexoj ca rreshta delikate per ate vend... por ja qe thelle shprehin perbuzjen per njerezit e tij, gjithesesi. eh!

 

Gezohem qe me paske ndjekur aq me kujdes pasi vete ketu te shoh nje here ne muaj, sidoqofte me paske ndjekur gabim.

Une mbaj anen e te dobetit dhe njerezit qe llomotisin pa asnje fakt, duke u munduar te shtypin te shtresen e njerezve vertete te dobet, nuk jane te dobetit por gangrena e atij vendi.

Kalofsh sa me qete muajin vijues. smiley

PS. Gezohem qe paske terma fiks qe i lidh me mua, ne fakt mund t'i kisha perdorur dhe ne postimet ne kete teme-dhe isha e tunduar goxha-por pranvera me sjell nje gjendje Zen-i. Ahhhh...

Cili eshte i dobeti, anen e te cilit po mban, ne rastin e mesiperm?

ndoshta rosee, dhe ke ndryshuar, uroj te jete keshtu... po fjalet pa dogane  "barkthare" e "kafshe" gjithmone i lidh me nikun tend.

edhe dhuri & co kane nevoje per mirekuptim. nga nje pike duhet filluar, tek e fundit.

Paske qene e fandaksur fare La Rosse. Nuk na takon te  paragjykojme qellimet ideologjike ne nje shkrim pa qene te bindur per mosvertetsine e prurjes.

Ke quan te dobet. Ti nuk e paske idene fare se kush jane te dobtit ne Shqiperi. Vec ketyre qasja jote ndaj problemit qe trajtohet eshte arrogante.

Cfare mund te thuhet ty. Ardhc ne shqiperi deh u zhgenjefsh. Ardhc ne mes te Zhegut te gushtit u bllokofsh ne ndonje sportel Zgeqi, apo dere sekretareje zevzeke, e mbase edhe gjen gjuhen me to xhanem..

Kane filluar te te kritikojne, La_rosee ata qe akoma shkruajne emrin e tyre me shkronje te vogel...  smiley

La_rosee fandaks robte nga mendja, jo te jete e fandaksuar..  ( e fandaksur - smiley &nbspsmiley

 

 

Ah, lere. Zemren mal ma bejne. Shpirti im i fandaksur gurgullon nga dashuria per kritiken popullore. Po qe thua ti, me la brenda kjo e ftohur keto dite, xhanem. Se kur s'kam kohe, s'kripos as popllin. smiley

"Se treti, ne vendet ku jetoni me ka rastisur te flas me njerez qe deshmojne per nje konsiderate ndaj jush si qytetare te dores te dyte ose te trete. Ju vene menjane ne forme delikate, jo ne formen e vrazhde si ne Shqiperi."

Ti ku hyn la_rosée? Ne cilin grupim ben pjese brenda klishese se perbuzjes?

Mbase la rosee ka harruar qe eshte Shqiptare...

 Mbase nuk eshte shqiptare..mbase eshte e shartuar me ata qe deshmojne qytetarine e shqiptareve si te dores se dyte trete!

shkrimi nuk ka asnje presje te tepert...eshte gjendja reale e institucioneve... mund  te shkruash pa fund ne kete drejtim...

e keqja eshte se militantet shohin vetem cenim te idhujve te tyre e nuk e kuptojne qe kete gjendje e vuajne vete... shume prej tyre ish-militante te pushuar kane gjetur zgjidhje per te mbijetuar, sipas principit sot je ti aty e neser do i nderrojme rolet... ka me qindra dhuri, xhevrije, etj ish-punonjes administrate, zyrtarisht te papune, qe te mbarojne pune ne cdo institucion, kuptohet kundrejt pageses qe ne muaj llogaritur e kalon disa here ate te rroges 200-300 euro te shtetit... me cdo institucion nenkuptoj qe nga bashkia, posta e deri ne kryeministri...

me dixhitalizim sala kupton vetem laptopin qe i kane vene para hundes se kudo sherbehet vetem me certifikata te pafund...

PS. Gezohem qe paske terma fiks qe i lidh me mua, ne fakt mund t'i kisha perdorur dhe ne postimet ne kete teme-dhe isha e tunduar goxha-por pranvera me sjell nje gjendje Zen-i. Ahhhh...

Ne forme qenke La_rosee.. E pa pare !!  smiley

Kur te debatoni me La_rosee mos harroni se shkruan shqip, flet shqip dhe ka nenshtetesi shqiptare ende..  smiley  Kam vene re qe shqiptaret me kritike ndaj gjendjes se Shqiperise se sotme , jane me konfidente ne bisede me te huajt dhe me te dhene ndaj mbrotjes se vlerave Shqipetare. 

 

 

 

 

 Ky problemi i sherbimeve publike nga ana e administrates shteterore ne Tirane apo gjetke,ndoshta nuk honepset nga ne qe shkojme njehere ne vit, por per ata qe jetojne atje,  ndoshta nuk eshte problem, ne fund te fundit ashtu eshte ndertuar kultura e sherbime ne Shqiperi..i ngelet atyre ta mbajne ose ta shkatrojne.Faktet tregojne se gjendja e sherbime publike eshte ne standartet e 10 here me te te ulta se ne regjimin e vjeter, ndoshta me te ulta se ne kohen e Zogit! Cte bej Arberi ose nje emigrant qe vjen njehere ne vit atje?! Presim me mire dhe do zoti te rregullohet sherbimi publik i administrates se shtetit,sipas standarteve!

Nga sherbimet publike vlersohet edhe qeveria, qeveria ben si gjen.,populli duhet te kete pak nerva te luftoje ne se do standarte sherbimi!

Ditari ishte shume intresant! Ja vlen te shkruhen nja 100 mije ditare te tille per dite ne gazeta ne radio ne tV e kudo, ti lexojne te gjithe, ne se duan ndryshimin e kultures ne sherbimet publike. Mos e lini rehat qeverine!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).