TIRANE - Për herë të parë që pas tragjedisë së ndodhur më 15 Mars 2008 ku humbën jetën 26 persona, mes të cilëve fëmije e gra, flet Ylli Pinari, një prej të pandehurve te konsideruar nga prokuroria si përgjegjës të ngjarjes.
Në seancën e sotme për cështjen “Gërdeci” në Gjykatën e Shkallës së Parë, dëshmoi i pandehuri, ish drejtor i MEICO Ylli Pinari ku pas pyetjeve të prokurorisë deklaroi se me urdhër të ish-Ministrit të Mbrojtjes se asaj kohe, kompania e tij i shiti armë për demontin kompanisë amerikane AC. "Kam zbatuar cdo rregull konform urdhrave te Keshillit te Minsitrave dhe Ministrit te Mbrojtjes per cdo aktivitet qe kryente nderrmarja qe une drejtoja".

Ne fjalen e tij 20 minuteshe ne sallen e gjyqit, Pinari nuk e zuri në gojë asnjëherë Fatmir Mediun, por iu referua si ish-Ministri i Mbrojtjes.

Duke shprehur keqardhjen për atë që ndodhi në Gërdec më 15 Mars të vitit 2008, Pinari tha se ngjarja e rëndë trazoi shumë persona, mes të cilëve, njerëz të politikës dhe gjithashtu edhe prokurorinë shqiptare. Por Pinari kerkoi qe emri i tij te mos lidhet drejtperdrejt me ngjarjen e rende, sepse sic pretendon ai "por nuk kam patur asnje sinjal se kjo tragjedi mund të ndodhte ashtu sic pretendon prokuroria".
Ne vazhdim te fjales se tij, Pinari hodhi nje akuze ne drejtim te prokurorise. Sipas tij, prokuroria eshte perqendruar vetem tek shperthimi dhe se nuk ka hetuar të gjitha pistat por ka lene pa prekur detaje të rëndësishme që mund të nxirrnin në pah shume te reja.

Sa i përket ditës së ngjarjes, Pinari deklaroi se ndodhej në Gjermani dhe se u kthye për të mësuar se cdodhi realisht në Gërdec dhe për tu përballur nëse ishte e nevojshme edhe me drejtësinë.

Më 15 Mars në Gërdec, 15 km larg nga Tirana pas shpërthimit të një fabrike të demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, mes të cilëve gra e fëmijë. Nga shpërthimi u plagosën mbi 300 persona dhe u dëmtuan biznese e banesa të zonës.
Tragjedia aktualisht po gjykohet në shkallët e gjyqësorit ku të pandehur janë rreth 29 persona, duke përbërë kështu procesin më të madh gjyqësor në historinë e gjyqësorit shqiptar. Mes të pandehurve, por që po gjykohen nën pranga janë vetëm 3 persona, Ylli Pinari, Dritan Minxolli dhe administratori i fabrikës Mihal Delijorgji. Procese ka patur dhe per Ministrin e athershem te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, sot Minister i Mjedisit. Prokuroria ka deshtuar dy here te dergoje ne gjykim ministrin, pasi gjykata i ka cilesuar te pabaza akuzat dhe ka pushuar ceshtjen.
Gazeta Shqiptare dhe TVNeës24 kane zbardhur here pas here dokumenta ku deshmohet implikimi i qeverise korruptive te tregtimit te municioneve te vjetra qe nga Gerdeci dergoheshin nepermjet nje firme amerikane ne Afganistan per ushtaraket e USA.
Dëshmitar i kësaj tregtie ka qënë Kosa Trebicka, person që humbi jetën mistershëm në një aksident një vit pas tragjedisë.

(d.b/BalkanWeb)

5 Komente

Dmth Pinari thote qe zbatova urdhrat e Mediut dhe ia hudh bythes, Mediun se gjen gjo se eshte deputet. Hmm, po Delijorgji me kunatin cfare skeme do ndjekin? Jane gjynof edhe ata.

gjembo, qe ky muhabet bi ere kjo nuk do shume mend. Ca nuk kuptoj un eshte pse duhet me citu nji blog qe citon nji gazete te miamit e cila citon Temen e Mero Bazes? bohet lajmi mo i besushem kur kalon neper amerike kshu apo ca?

 bohet lajmi mo i besushem kur kalon neper amerike kshu apo ca?

Sigurisht - si puna e planeve franko-belge pra smiley

Bej shaka, s'ka te beje fare me besueshmerine Amerikoano-blogiste, po ate gjeta prandaj e vura.

" Zbatova urdherat e Qeverise"

Ju shtoka dhe nje personazh Moposanit ne tregimet e tij me gjuetare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).