Keqqeverisja mbas 90`pasqyrohet më mirë me gjëndjen e spitaleve në Shqiperi. Elita jone e pohon heshtur këtë gjëndje duke preferuar institucionet shëndetsore të fqinjëve tanë në rast nevoje. Për cdo UFO (emigrant) me rrogë mestarisht 3-4 herë më të lartë se rroga "zyrtare" e politikanëve tanë këto institucione të fqinjëve, si dhe privatët në Shqipëri janë të papërballueshme nqs je i pasiguruar. Si ka mundësi kjo gjendje skandaloze mbas 20 vjet "demokraci. Nqs flitet per reforma te ne, në shëndetsi as nuk ka filluar.

 

Gjendja aktuale

Për dy javë pata rastin të njihem nga afër me gjëndjen e Sanatoriumit të Tiranës. Sanatoriumi i Tiranes, në biseda me pacientë, konsiderohej si një nga spitalet shtetërore në gjëndjen më të mirë. Me mendje thoja cfarë duhet të imagjinoj më keq se kaq. Ne kohën që po shkruaj, rastësisht në televizion pamje nga spitali i Lushnjes. No coment. Një paciente e sapo ardhur nga Shkodra tregon se kishte refuzuar të shtrohej atje pasi nuk kishte drita, ujë dhe ngrohje. Nga sanatoriumi i vjetër në mes te pemëve kishte ngelur shumë pak. Pemë nuk kishte më. Vendin e tyre e kane zënë ndërtimet e shumta. Lulishtja përpara e pa mirëmbajtur e mbushur me mbeturina të ndryshme. Pjesa mbrama kthyer në parkim te baltosur e plot mbeturina. Një dyzinë qensh pa zot shëtisin si në shtëpinë e tyre. Në hyrje pa ndricim te bollshëm, një pllakë mermeri në shenjë falenderimi ndaj një shoqate italiane që kishte kompletuar një pavjon. Mbi pllakë vareshin telat e korentit e poshtë suvaja kishte rënë me kohë. Ashensorët nuk punojnë e nuk sheh njeri të punoj për riparimin e tyre. Muret në shumë pjesë i ka pushtuar lagështia e myku. Vetëm karrigia(kolltuku) e punës e ministrit(për ata që se dine disa mijra euro) ka vlerë më të madhe se paisjet e të gjitha dhomave të këtij spitali.

Them këtë pasi ato nuk kanë vlerë tregtuese e në rast normal duhet të paguash për asgjesimin e tyre. Pajisja e pavjoneve i ngjan një reparti ushtarak të para 90`ose edhe më keq pasi dysheket kanë qenë më të mirë. Shtretër të vjetër me një copë sfungjeri në vend të dyshekut, komodina e dollape gjysëm të shkatërruar. Dhoma për gjashtë persona, ku as perde nuk te shihte syri e kjo shumë pacientëve ua bën vuajtjen edhe më të padurueshme. Nuk e di si bëjnë në verë kur te ne të pjek dielli.

Shumicën e ilaceve e kishin, por nuk ishin te pakta rastet kur të drejtonin në farmacinë përballë. Në mungesë te shtreterve te levizshem trajtohen pacientet ne raste akute në keto dhoma duke lemerisur e përkeqësuar gjëndjen e pacientëve të tjere. Nuk është e përballueshme për cdo njeri te shëndetshëm e jo më për një të sëmurë të përjetojë se si jep shpirt shoku apo shoqja e dhomës.

Transporti i pacientëve për arsye te ndryshme, pranimi, bërje analizash, skaner etj. në mungesë të ashensorit bëhet nga të afërmit me barrela primitive dhe në shumicen e rasteve me karrige nëpër shkallë. Sillen pacientët me ambulancë dhe lihen te dera spitalit në mëshirë të fatit, derisa  të afërmit të gjejnë dikë që ti ndihmoje për ti futur në spital. Ne rast vdekje te afermit duhet te benin transportin e arkivolit me kufomën,  nëpër shkallë, me mundime e rrezik që kufoma të rrokullisej shkallëve. Odiseja vazhdonte me kërkim celsash të dyerve e pyetjesh nga, pasi dera kryesore nuk ishte e përshtatshme për këtë punë. Nga personeli spitalit nuk ndihej njeri përgjegjës për këto punë. Në cdo pavion pllakata badhë e zi te vendosur kuturu, ndalohet duhani. Edhe një femijë mund të kishte bërë dicka më estetike në kompjuter. Higjena, është fjalë e huaj për këto institucione. Personeli mirëmbajtës nuk mund te fajësohet për vetë kushtet që ofron ky spital.

Korrupsioni

Zero tolerancë korrupsionit në shëndetsi. Shërbim dinamik profesional që t'iu përgjigjet kërkesave të qytetarëve ka kërkuar kreu i shëndetësisë nga punonjësit e Autoritetit Shëndetësor Rajonal.“

Janë disa nga fjalët e ministrit aktual, Vasili, këto ditë. Nuk e di se cfarë lufton ministri por korrupsionin nuk e besoj. Korrupsioni në shëndetsi shpesh thjeshtëzohet me pagesat që i bëhen infermierëve e mjekëve. Në fakt i ka rrënjet shumë më thellë. Me qëllim nuk përmenda më sipër mungesën e aparaturave të shtrenjta që nuk mund të përballohen nga buxheti i shtetit. Në pasqyrimin e mësipërm të gjendjes së spitalit është e thjeshtë të arrihet në konkluzion se kemi të bëjmë me vjedhje të hapur të fondeve të caktuara për mirëmbajtjen e institucioneve shëndetsore. Janë firmat e përzgjedhura nga ministri, paraardhësit e vartësit tij, në tenderet e shumta që vjedhin këto fonde në shkëmbim të punimeve pa cilësi që duhet të kontrollohen e të penalizohen. Punonjësit  e shumë prej këtyre firmave fituese, si ruajtje objekti, pastrim, etj edhe nuk paguhen prej pronarëve të tyre pasi spekullohet se fitojnë mjaft me shkeljet në detyrë ose shërbimet kundrejt pagesës.

Nuk e kuptoj arsyen e kaq shume farmacive prane spitaleve ose edhe brenda ne spital. Spitalet ne BE ku synojmë te hyjme kane te gjitha medikamentet e nevojshme e farmacite nje asortiment bazë. Farmacitë i gjen në qëndër të zonave urbane e asnjëhere te spitali. Paradoxi shqiptar e do qe farmacia të kete medikamente qe spitalet nuk i kanë, kur dihet që cdo medikament qe hyn në vend miratohet nga Ministria e Shëndetësise. Spitalet shtetërore janë të pajisur me laboratore, skaner,etj por në shumicën e kohes janë jashtë përdorimit. Per kuriozitet u interesuam dhe rezultoi se në asnjë spital shtetëror të Tiranës skaneri nuk funksiononte. Cuditërisht te klinikat private funksionojne gjithmonë.  Të afërmit e klienteve drejtohen ne rast nevoje nga spitali te keto klinika private. Sistemi i referimit me receta të rimbursuara stimulon korrupsionin.

Privatët

Numri i klinikave e spitaleve private shtohet cdo muaj. Paradox tjetër kur merr vesh se këto privatë nuk preferohen nga kuadrot mjekësorë shqiptarë megjithë rrogën më të mirë se te shteti. Si justifikim thuhet se ne institucionet shëndetsore shtëtërore bën karrierë më shpejt si dhe kërkesën e lartë që ka privati. E vërteta qëndron në faktin se brenda një jave personeli mjekësor në institucionet shtetërore "nxjerr" shumë më tepër se rroga që jep privati. Si rrjedhim privatët janë të detyruar të rekrutojnë personel jashtë vendit.

Papërgjegjshmëria si sistem

Kjo gjendje nuk eshte shkaktuar keto 9 muaj që Vasili është ministër. Por Vasili nuk pati kurajo të akuzonte paraardhësit e tij. Në cdo vend tjetër europian drejtorët e këtyre spitaleve dhe ministri do ishin pushuar në vend. Kjo të lë të kuptosh se edhe këto  4  vjet nuk do ndryshojë kjo gjendje.

Nuk është detyrim i të afërmve të pacientëve të gjejnë, blejnë, medikamentet që i "mungojnë" spitalit, por i drejtuesve të këtyre institucioneve bashkë me ministrin. Sistemi i referimit me receta te rimbursuara është paradox tjetër shqiptar, vetëm në shërbim të pacientëve jo.

Eshtë detyrim i institucionit shëndetsor nqs prishet ashensori të merren masa per riparim të shpejtë e ndërkohë të vendoset personel shtesë për transportin e pacientëve.

Eshtë detyrim i institucionit shëndetsor nqs "prishen" aparaturat, skaner, etj. të zëvendësohen urgjentisht ose në  rast nevoje organizohet nga spitali kontrolli në klinikat private, pa pagesa nga ana e pacientëve të siguruar. 

Me pak njohje e ryshfet, këto aparatura të "prishura" funksionojnë nqs nuk do të hallakatesh te privati.

Alternativat politike te ne mungojnë; vetëm kështu mund ta kuptoj heshtjen, përshtatjen e "lulave të vocërr". 

Eshtë një vetvrasje kolektive kjo batërdi qe sheh në institucionet shëndetsore. Më tepër dinjitet duhet te ketë njeriu.

37 Komente

Shkrim shume shume i mire.

 rriti pra rrogat doktoreve...doktori me 30 vjet eksperience, rroga 30,000 leke..ndersa bibat e ministrive marrin nga 80,000 apo dhe me shume

Panorame e pershkruar mire, por ka edhe me..Zakonisht njerzit ( hallexhijte) kujtohen per kete realitet vec kur u bie rruga

shif ket filmin 'the death of mr. lazarescu', futi nje dopjo fukarallik nga mbrapa, dhe del ne shqiperi

Titulli shkrimit mund te ishte dhe:

 Gjendja e shkollave: Refleksione... apo: Gjendja e institucioneve: Refleksione

apo.....

Ke të drejtë por me qëllim nuk desha ta zgjeroja...Nuk ka justifikim për këtë gjëndje. Eshtë vjedhje e hapur e fondeve për mirëmbajtjen e këtyre institucioneve.

Ky është vetëm një konstatim dy javor. Eshtë një ushtri nëpunësish të kësaj ministrie si dhe personeli mjeksor që e pranojnë sikur të ishte gjëja më normale në botë.

po ky spitali amerikan qe na vjen si spam, si eshte? apo eshte teper i kripur?

Shkrim nuk mund ti heqesh as edhe nje presje; une po i shtoj vetem dicka te vogel... Ne spitale mungon elementi numer nje i jetes, uji i pishem! Nese do te ndalonit per disa minuta jashte kangjellave te Onkologjikut do te vini re nje zinxhir PACIENTESH, te veshur me rrobdishane dhe bizhame qe perpiqen te kalojne lumin e makinave dhe te cajne rene e pluhurit per te arrire dyqanet perball. Ne shumicen e rasteve do te vini re se ata kane blere vetem uje.

 

 ..... brenda një jave personeli mjekësor në institucionet shtetërore "nxjerr" shumë më tepër se rroga që jep privati.

Kjo eshte me se e vertete, ne spitalet Shteterore shqiptare ka kombinacione te korrupsionit ne shkallen me te ulet te moralit mbi ruajtjen e shendetit te popullit.Paciantet ne keto spitale shikohen si "viktima" te burimit financiar, te cilet mbushin xhepat dhe portofolet e njerzve me bluza te bardha, perfshi ketu edhe edhe armaten e pastrueseve dhe rojeve te spitaleve.

Kombinacioni i korrupsionit fillon qe ne trajtimin e pacientit. Ilacet merren me rekomandim te mjekut qe eshte i lidhur me biznesin e nje apo dy farmacive te qytetit. Jo vetem kaq kam degjuar qe mjeku ka lidhje edhe me biznesin e funeraleve kur gjenda e pacientit perfundon me vdekje. Cdo qender farmacie ose funerali jep nje % te caktuar mjekut qe i siguron klientin per blerje.Prandaj edhe rroga e mjekut ne spitalet shteterore eshte me e madhe se ajo e privatit po te shikojme edhe ryshfetin qe viktima/pacient i jep mjekut. 

Cdo gje e keqe dhe e shemtuar atje ne Shqiperi ka lidhje me korrupsionin.Me qesharakja eshte se atje Politikane ngrefen se po luftojne korrupsionin.

Amon mer se I bot telef doktorat e shkret..ik mer ne spital privat, ose tek PD, se te sheron doktor Jemin Gjana

Problemi eshte qe kushdo qe ka drejtuar sistemin shendetsor ,dhe gjithe personat qe kane lidhje me sherbimin shendetsor nga paresori e me tej spitalor e  kompanite farmaceutike, gjate gjithe kesaj kohe e kane pare ate si te ishte nje Lope qe duhet mjele, nje llomke qe i takon si shperblim

Shkrimi trajton nje problematike te gjere, ndaj eshte e veshtire ta komentosh si te tere.

 

Ndegjoni folks, une nese do te mallkoja ndonje njeri do ti thoja te pafsha te shtruar dhe pastaj duke vdekur ne nje spital publik shqipetar. Dhe te me besoni nuk ka mallkim me te keq se ky. Jemi 20 vjet mbas rrenjes se sistemit diktatorial dhe sherbimi shendetsor ne vend qe te permiresohej eshte vetem perkeqesuar nga viti ne vit ne cdo aspekt te tij. Kur e mendoj se dhe une nje dite do te vdes, lus zotin qe te mos me lere te vdes ne keto ambiente mizerabel qe ironikisht quhen spitale.

Ah Enver cna ke bere, na i le malok te tere!  

si gjithmone, tema te tilla jo-sensacionale terheqin nje numer te vogel lexuesish e akoma me te vogel komentuesish. 

Ta njihja Klodin e BB do i kerkoja te kerkonte kurim te ndonje nga spitalet shteteror, per acarim lekure, tip pas rruajtje me brisk, a noi gjo e till, dhe te fliste per makabritetin qe ka kthetrosur sherbimin publik mjeksor shqiptar.

O Chene, tema eshte aktuale, aktuale, aktuale. A te ka rene rasti te shkosh per hall neper spitale? A te ka rene rasti te shikosh ndonje "infermiere" qe 15 vjete me radhe eshte ngroh afer sobes me dru ne ndonji ambulance te Hasit dhe pa prit e pa kujtu vje nTirane dhe do me i bo gjilpone femijes tat.

Shendetesia eshte rasti klasik ku qeveria ben sikur ben punen e vet dhe ku doktoret bejne sikur sherojne njerez. Eshte gjithashtu rasti klasik qe tregon injorancen e te gjitha qeverisjeve, te cilat mire qe sjane te afta per zgjidhje origjinale, po jane dhe kaq te injorante qe mos dine te adoptojne zgjidhje qe bota i gjetur para  vjetesh.

Ketu ka pak komentues pasi problemi tashme quhet normal. Po te ndodhi (laaaarg qofte aman se na fulliqet kombi) qe ndonje doktor apo infermiere qe punon me koshience njeriu do kishim nje booom komentesh.

Personalisht mendoj qe problemi eshte tek populli qe nuk shko te kontrolloj veten edhe kur eshte i shendosh. Ne kete menyre do kerkohej me shume pergjegjesi nga te gjitha palet.

Qe gjendja e sherbimit shteteror shendetesor eshte katastrofale, kjo nuk do as mend as kalem. Faji dihet se kujt i takon, s'ja vlen te cirresh per te. Do doja ndonje artikull apo opinion per sektorin privat te shendetesise. Kam degjuar fjale te mira per spitalin amerikan, por si ne shume gjera ku opinionistet nisen nga shkelqimi i pllakave apo ngjyra e murit, tentoj ti marr opinionet pozitive me skepticizem. Ndonje ekperience qe mund te na ngrohe pak?! Anyone!?

Epo e di ti qe ai shkelqimi i pllakave duhet po aq sa nje mjek i mire?!  Mesa di une mjeket jane mjaft te mire aty pasi azhornohen neper konferenca nderkombetare qe zhvillohen ne turqi9 pasi eshte spital turk e jo amerikan( ne amerike nuk te thone merhaba). Vijne edhe profesor turq dhe ka pajisje mjaft  moderne.

Flm. Po e dija qe eshte spital turk. Jam dakort qe pllakat jane shume te rendesishme. Pervec "amerikanit" a ka ndonje vend tjeter ku njerezit te mund te perplasen? Sec filloi ndertimi i nje spitali "Nene Tereza" andej nga lapraka para ca vitesh, thuhej qe po e ndertonte gaz demi. Ndonje info?

 Besoj behet fjale per spitalin e "Zojes se keshillit te mire" i cili ka ngelur si germalle.ska asnje permirsim qe prej kur u nis.

Varet nga problemi qe ke...sepse cdo spital ka nje profesor te mire ne nje disipline te caktuar qe krijon nje ekip te kendshem dhe ka rezultate te mira. me te thene te drejten profesoret shqiptar i njoh shume paaaaak se per mua se meritojne kete titull se jane te influencueshem me 500 lek.

ama per probleme gjinekologjike spitali Kico Glozheni eshte me i mire se nena Geraldine. 

 shkelqimi i pllakave duhet, po sa per dijeni spitali serioz nuk ka pllaka  te blera tek tregu , por ndertohet me te tjera kritere dhe pllakt nuk lahen me lecke po jane makineri te posacme qe i lajne pasi bejne njekohesisht dhe dezinfektimin. tjeter gje sa per nivelin e mejkeve te spitali , ju populli skeni si e vleresoni dot. neper konferenca vene te gjithe mjeket dhe ai ne maje te hasit dhe ai ne tropoje, dhe ai i lushnjes etj etj, biles keta qe jane neper rrethe vene me shume neper konferenca e kongrese nderkombetare pasi marrin me shume sponsorizime nga nga firmat farmaceutike se ju bejne me shume xhiro ilacesh. tjeter gje: te gjithe mjeket e spitalit amerikan jane te sapodiplomuar nga specializimi, hiq ndonjerin qe mund te kete disa vite, dhe te gjithe keta kane punuar me pare ne qsut se esht ei vetmi vend ne shqiperi ku behet specializimi, pra nuk jane me t editur se te tjeret. e dyta, mjeket turq qe vijne e punojne aty, nuk i ke perdite aty, se vijne disa dite ne muaj per te cilat paguhen 10 fish me shume se ne turqi, marin nga 5000  euro plus hotel shtepi me qira  dhe avion t eüaguar, po popullit shqiptar i eshte rrenjosur ne gene ideja qe i huaji eshte me i mire, dhe pse keta te huajt qe vijne sipas ligjit skane te drejte t epunojne ne territorin shqiptar: per te punuar nje mjek ne cdo vend t ebotes pra per te ushtruar profesionin ka disa rregulla qe ne rastin eketyre turqve nuk zbatohen; e para punes do kesh leje pune nga shteti ku do t epusnohs, e dyta e punes do kesh leje qendrimi, e treta dhe me erendesishsmja do konvertosh diplomen e fakutltetit te mjekesise( jepen provime per kete ne gjuhen e shtetit perkates), e dyta do konvertosh diplomen e specializimit, e katerta do regjistrohesh tek urhdri i mjekut te vendit perkates ku paguan dhe taksen mujore cdo mjek, dhe e pesta do aplikosh per marrjen e licenses qe dmth  per marrjen e te drejtes se ushtrimit te profesionit te mjekut ne filan specialitet. po niveli zero i te gjitha ketyre, dmth para se ti behs t egjitha keto, duhet te dish gjuhen njehere se sjep dot provime  pa dit gjuhen. dhe asnje nga keta " profesoret" qe quhen keshtu ne shqiperi, apo doktoret turq nuk di asnje fjale shqip dhe ska bere asnje gje nga keto. dhe mbi te gjitha nqs ai doktori turk ben nje gabim mjekesor, dhe ti o popull do ta denoncosh, sepse sipas rrregullit duhet te rpocedohet e te hapet ceshtje, i merr te keqen si ben dot asgje, s enuk rezulton fare te jete i shenuar tek urdhri i mjekut shqiptar. ka dhe me keq akoma... nga doktore jo turq po te shteteve te tjera, qe sjane fare prezent aty, po thjesht kane lejuar tju vihet emri diku tek lista e spitalit dhe epr kete marrin para. spo dua ta zgjas me shume se behet nami pastaj

".....spo dua ta zgjas me shume se behet nami pastaj....."

Dhe pastaj? Cfare nami mund te behet moj alba?! Nese di kaq shume, nuk besoj qe te ben mire ti mbash brenda vetes. Ketu je ne anonime, zbrazu dhe lehtesohu.

Ke harruar te permendesh nje menyre tjeter sponsorizimi nga firmat farmaceutike qe behet nepermjet shperblimeve ne para, perkundrejt  Premtimeve per pershkrime ne receta te medikamenteve, pamvarsisht cilesise dhe dobishmerise ndaj pacientit. Madje do te thoja qe kjo menyre eshte me e pelqyeshmja nga mjeket, per hir te rrumbullakosjes se perfitimeve monetare.

Ti e ke filluar nga pllakat, qe jane bishti i kavallit, por nqs do te permendja nje komoditet qe calon neper sherbimet hoteliere spitalore, keto jane shtreterit. Cilesia e sherbimit hotelier spitalor, pasi duhet ndare kjo nga sherbimi mjeksor, eshte e manget kryesisht per shkak te abuzimeve qe jane bere me fondet dhe tendera neper vite. Korrupsioni ka qene gjithnje galopant dhe vazhdon te jete.

Cilesia e mjekeve nuk ka sesi te jete e larte pasi dhe fakulteti i mjeksise ka nje nivel te ulet.

Grujaqenit, per probleme te tilla ka pak komentues sepse ne te gjithe teorikisht jemi paciente. Ketu s'eshte puna qe duhet te ndergjegjesohen viktimat.

 Pikerisht ky eshte problemi se "ju" flisni teorikisht ndersa une po perpiqem tju tregoj praktiken.

Sa % e popullsise e njeh mjekun e familjes? 

Thashe "teorikisht" ne kuptim "njerez te shendoshe qe mund te semuren nje dite", pra jo mjeke, apo punonjes se administrates, ligjvenes e keshtu me radhe.

Nese don te me thuash qe theksi duhet vene tek parandalimi jam dakort, po kush me siguron mua (apo edhe dike tjeter) qe me kete ide qe kane mjeket shqiptare per zanatin nuk te nxjerrin te semure edhe kur je i shendoshe?

 nuk flas per parandalim se ketu nuk jemi akoma ne ate faze. Ne te gjithe boten ujit i hidhet fluor per te parandaluar demtimet e dhembeve ...neve akoma i hedhim klor  me tonelata pasi na ze kolera.

Flas per kontroll periodik... dmth matje tensioni , glukozi. gjera banale qe shume mire i ben nj emjek familje nje here ne gjashtemuaj. kosto thuaj 0. nje here ne vit te besh nje pale analiza gjaku nuk behet qameti. Por keto duhet te kalojne neper kanalet e duhura si mjek familje, specialist, qendra universitare, qendra kerkimore...etj etj

Kontrollet tek parandalimi hyjne. Sidoqofte them qe vlen me shume nje regjim i mire jetese sesa kontrolle te shpeshta tek mjeku. Ajo revista e Anabeles te merrte shpirtin me dieta, porse s'di ne ka ndonje reviste me karakter mjekesor e divilgativ ne Shqiperi. 

Mos i mbani shume shresat tek mjeku familjes, se jane kthyer se shumti ne shkresaxhij burokrate. Gjeja qe dine te bejne me mire eshte te hedhin firmen ne kembim te x lekshave.

 pikerisht kete duhet cdonjeri nga ne te luftoje. Ne kemi nevoje per mjek jo per te diplomuar ne shkencat mjeksore qe dine te shkruajne emrin e tyre ne copa letrash.

 

E kush po mendo ndryshe o patriot?!

Ja te te them edhe i gjo tjeter une ty. Po me tregojshin i here se si nje profesoreshe e nje lende X te mjeksise me 10 pale grada mbi gjoks perkthe ne menyren me te keqe te mundur libra mjeksie, dhe i shet si per te sajat pa dhene as edhe nje lloj reference! Sa per sport kam vene anash njera tjetres materialin origjinal dhe materialin e "pershtatur": turp i zotit!!!! Ne shume raste autori kishte keqinterpretim!!!

Nuk i perkthejne as vete te pakten. Ne te shumten e rasteve u japin ti perktheje studenti si detyre kursi..

 ej... a njeh ndonje qe do ndihme se ja perkthej une ca. madje i gjej edhe materialin qe i duhet te shpjegoj  studenteve.smiley

me pelqe shpirti inisiatives grujaqenit te lekut, por nuk ndih dot

Sa per materialin e Studenteve, eshte e kote se nuk lodhen shume per kete te fundit..

Kryesisht  me shqeteson papergjegjshmeria nga ana e qeverise ne kete drejtim. 

Dje Vasili doli ne media sikur te kishte gjetur thembren e Akilit per problemet e shendetsise. Nuk i lejohet cdo mjeku ne spital te jape receta, vetem kryemjekut, deklaroi. Behet fjale tha per ndonje medikament qe nuk e ka spitali e pacientet mund ta blejne ne farmaci.

 Kaq te veshtire e ka Vasili te kuptoje se nuk eshte detyre e pacientit te bleje ilace kur vjen ne spital. 

 kete koment po e bej per te sqaruar parafolesit, po e filloj nga i pari:

per ramizin: ramiz nuk zbrazem dot shume se me duhet te permend emra njerezish qe mund te kene shume pak  ndikim dhe faj  ose jane viktima me dhe pa te drejte e marketingut qe ju behet ketyre spitaleve, dhe kjo d ti demtonte ata si njerez dhe profesioniste. sa per aty pyetjen qe bere per spitalin ne laprake, ai eshte financim pjeserisht i  italianeve pjese e  zonjes se keshillit te mire dhe ka filluar qe ne vitin 1998 qe thone do hapet do hapet e spo hapet e ska per tu hap nodnje here sepse  e pengojne bosat nga brenda. gaz demi ka hapur spitalin universal hospital tirana ku jane aksionere dhe nje pjese e politikaneve tane, ashtu sic u hap spitali amerikan( ne fakt turk) me mbeshtetejne shume te madhe te berishes( se esteh aksioner dhe ai aty) aq te madhe as asnje njeri nuk futet ne ate spital pa dhene urdher ai( kur them nuk futet e kam fjalen epr personelin). keta me ane te politikave mizerabel shendetesore qe bejne pengojne shteterorin( pse ca kujton ti se ku i gjeten mjeket shqiptare ata te spitalit amerikan? nga qsut i kane te gjithe, plus te rinjte qe sapo mbaruan specializimin ne qsut filluan aty me rekomandimin e berishes dhe deputeteve te PD). kaq shume eshte kjo gje, sa paradite x kirurg operon ne qsut dhe pasdite operon ne spital amerikan, sepse mjeku turk ta garantoj nuk eshte shpernuglur nga turqia dhe ka ardhur te punoje e jetoje ne shqiperi. pra ku eshte diferenca e " dijes"?

 

per albanon: eshte e vertete dhe ajo e lekeve ne dore  qe thua ti,  biles dhe e sponzorizimit te pushimeve dhe udhetimeve jashte vendit epr qejf, pra jo me efekt mesimi dhe marrje diejeje, ama te siguroj qe kjo eshte privilegj i shefave.  mjeket qe nuk jane shefa nuk e kane kete privilegj dhe gezohen nqs ju sponsorizojne kongreset te pakten. kostoja e nje kongresi shkon gati 1500 euro per personsmiley)) sepse 490 euro shkon fee, ne varesi nga vendi ku behet varet dhe tarifa e biletes, po dhe hoteli per 4 dite me gjithe mengjes, po dhe nodnje dreke a darke e paguar nga firma, e kshu vete kjo pune. si kujton ti cili mjek shqiptar do paguante nga xhepi i vet minimumi 4000 euro ne vit per te pare e degjuar 2 kongrese nje ne paris, e nje ne berlin po themi. ja vajten nje here dhe e di si thone kur kthehen?;; uuuu pse prape ne berlin kongresi, e kemi pare berlinin njehere.

 keta e bejne me qellim moszhvillimin e spitaleve shteterore, ku hyn dhe qsut dhe spitlae e rretheve, qe te lulezojne privatet ku kane vete aksione dhe fitime. 

Nuk ka nevoje te me sqarosh mua. E di qe medrepet e kompanive farmaceutike i perdorin te gjitha keto menyra, por ajo qe dominon ne pergjithsine e territorit eshte pagesa me perqindje e mjekeve kryesisht nga depo farmaceutike, me pak perfaqsite..Nejse, muhabet i koklavitur. Ajo qe ka rendesi eshte  e drejta pacientit qe neperkembet hapur.

Eshte e padobishme te japesh informacione specifike qe te bejne me konfuz se cfare je. Teresia e gjendjes eshte bernut, Duke filluar qe nga sherbimi mjeksor paresor, shendetin publik e deri te ai terciar (qsut), me publiken dhe privaten.

Dhe c'eshte me e keqja, sic tha odin m me lart, drejtuesit e sektorit shendetsor, luajn rolin teatral te reformuesve duke marre masa gjysmake, ne dobi vetem te iluzionit mediatik.

Kongresi
amerikan miratoi reformën shëndetsore të Obames 

Ky lajm nuk i bën përshtypje
shumëkujt në Shqiperi pasi në fakt ne kemi nje sistem shendetsor(me ligj) më të përparuar
se superfuqia boterore USA. Cdo nënshtetas është i siguruar dhe gëzon të drejtën
e mjekimit me ligj. Për miliona amerikane është një nga arritjet më të mëdha që
nga heqja e diskriminimit racor. 

E-CH;mso-fareast-language:
EN-US;mso-bidi-language:AR-SA">Raportet qeveritare dhe statistikat e intitucioneve
të ndryshme te ne tregojnë vetëm progres. Këto dite bile kishte „grindje“ mes
institucioneve përsa i përket shkallës se vdekshmërisë në lindje. Por këto
raporte e statistika dihet se nuk i shërbejnë askujt që jeton në Shqipëri,
gjëndjen e mjerueshme e përjetojne cdo ditë me mijra shqipëtare.

E-CH;mso-fareast-language:
EN-US;mso-bidi-language:AR-SA">Demokracia nuk eshte nje formule fikse. Për të përligjur
pazaret e ndryshme më përfitim vetjak ne Shqiperi perqafohen modelet më të shëmtuara
"demokratike" nga një cep në tjetrin botës anembanë. Cdo ligj i ri ose ndryshimet e ligjeve perligjen me theniet keshtu e ka Gjermania, Franca etj. E-CH;mso-fareast-language:
EN-US;mso-bidi-language:AR-SA">Teorizimet e
filozofimet në media si dhe statistikat qeveritare nuk ndihmojnë në zgjidhjen e
problemit. 

Ne bisede me nje te afemin tim deputet, nuk ka rendesi i ciles force, me lavderonte sistemin amerikan ku sigurimi shendetsor behet ne baze vullnetare. Nje mjek i kishte treguar se punonte nje here ne jave falas ne qendrat shendetsore per te varferit. Nje projekt i tille eshte edhe ne sirtaret e qeverise aktuale. Ne vetvete cdo gje ne rregull. Dhe si do deklaroje dikush neser nga qeveria keshtu e ka edhe USA. Ne te vertete sistemi shendetsor amerikan ka qene turpi i kesaj superfuqie. Obama qe ne zgjedhje e deklaroi si sfida numer nje. Ne BE sic e dini ky sigurim eshte i detyruar, dmth, edhe ai qe jeton me ndihme sociale eshte i siguruar. Bile e dhe kush nuk ka te ardhura te bollshme lirohet nga pagesa. Ketu duket karakteri social i shtetit.

 Te ne po punohet ne kah te kundert, si duket edhe per te perfituar keto spitale private ku politikanet jane aksionere. Me miratimin e reformes shendetsore te Obames duhet nje justifikim i ri.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).