Shkelqimi i pllakave duhet, por spitali serioz nuk ka pllaka te blera tek tregu, ndertohet me te tjera kritere dhe pllakat nuk lahen me lecke, por ka makineri te posaçme qe i lajne pasi bejne njekohesisht dhe dezinfektimin. Tjeter gje: sa per nivelin e mjekeve te spitalit, ju s'keni si e vleresoni dot. Neper konferenca shkojne te gjithe mjeket, si ai ne maje te Hasit edhe ai ne Tropoje, dhe ai i Lushnjes etj etj. Biles, keta qe jane neper rrethe vene me shume neper konferenca e kongrese nderkombetare pasi marrin me shume sponsorizime nga nga firmat farmaceutike ngaqe u bejne me shume xhiro ilacesh.

 

Te gjithe mjeket e spitalit amerikan jane te sapodiplomuar nga specializimi, hiq ndonjerin qe mund te kete disa vite. Te gjithe keta kane punuar me pare ne QSUT sepse eshte i vetmi vend ne Shqiperi ku behet specializimi, pra nuk jane me të ditur se te tjeret.

E dyta, mjeket turq qe vijne e punojne aty, nuk i ke perdite aty, se vijne disa dite ne muaj, per te cilat paguhen 10 fishi me shume se ne Turqi, marrin nga 5000 euro plus hotel, shtepi me qira, dhe avion te paguar. Por popullit shqiptar i eshte rrenjosur ne gjene ideja qe i huaji eshte me i mire, edhe pse keta te huajt qe vijne, sipas ligjit, s'kane te drejte te punojne ne territorin shqiptar.

Per te punuar, nje mjek ne çdo vend te botes, pra per te ushtruar profesionin, ka disa rregulla qe ne rastin e ketyre turqve nuk zbatohen. E para punes, duhet te kesh leje pune nga shteti ku do te punosh; e dyta e punes, duhet te kesh leje qendrimi; e treta dhe me e rendesishmja duhet te konvertosh diplomen e Fakultetit te Mjekesise (jepen provime per kete ne gjuhen e shtetit perkates).

Gjithashtu duhet të konvertosh diplomen e specializimit, duhet te regjistrohesh tek urdhri i mjekut te vendit perkates, ku paguan edhe taksen mujore çdo mjek, dhe duhet edhe te aplikosh per marrjen e licenses, dmth per marrjen e te drejtes se ushtrimit te profesionit te mjekut ne filan specialitet.

Niveli zero i te gjitha ketyre, dmth para se t'i besh te gjitha keto, duhet te dish gjuhen sepse s'jep dot provime  pa ditur gjuhen, dhe asnje nga keta "profesoret" - siç quhen ne Shqiperi - apo doktoret turq nuk di asnje fjale shqip dhe s'ka bere asnje gje nga keto.

Mbi te gjitha, nese ai doktori turk ben nje gabim mjekesor dhe te duhet ta denoncosh, sepse sipas rrregullit duhet te procedohet e te hapet çeshtje, i merr te keqen sepse s'i ben dot asgje, sepse ai nuk rezulton fare te jete i shenuar tek Urdhri i mjekut shqiptar. 

Edhe me keq akoma: ka doktore, jo turq por te shteteve te tjera, qe s'jane fare prezent aty, por thjesht kane lejuar t'ju vihet emri diku tek lista e spitalit dhe per kete marrin para.

Shënim i Peshkut: Fillimisht këto rreshta u dërguan si koment këtu.

21 Komente

E treta e punes me kenaqi fare. Po perfyturoj profesorin turk, kroat apo kinez duke konvertuar vitet e fundit te mjekesise se pergjithshme ne shqip. lol

Profesoret e huaj e kane nje status e me shume se nje dipllome, s`vijne nga hiçi. Shtetit shqiptar i ngel vetem per te kontrrolluar vertetesine e dipllomave si dhe nivelin e CV-se.

Problemi i spitaleve shqiptare s`jane trute e huaj po nje pjese e konsideruesme "kasapesh" qe e kane kthyer profesionon ne biznes.

o alba kujt ja mban te bej nje vizite te spitali amerikan, vec nje perqindshit me c-class qe ka lista te butiqet e bllokut..

Mjeket e rretheve rralle shkojne neper konferenca se jane te mbaruar per vete nga alkoli qe konsumojne gjithe diten..

 Nuk calon gomari nga veshet oj shqipe..

 

klasa me e pasur e pas 90s jane mjeket, se kane llogari bankare dhe pasuri marramendese.

Kam degjuar se shume nga keto mjeket e huaj te sjelle me "porosi" jane thjesht infermiere dhe ata qe i sjellin bejne leke me ta ne kurrizin e popullit hallegji

e treta dhe me e rendesishmja duhet te konvertosh diplomen e Fakultetit te Mjekesise (jepen provime per kete ne gjuhen e shtetit perkates). Kjo e kthyera ne shqip eshte shume e zorshme, ke shume noterizime, printime, postime, pagesa etj, dhe te duhet te pritesh deri ne 2 vjet per te tu konvertuar ne shqip ...se Shqiperia nuk i njef diplomat e universitetit te Londres smiley apo universiteteve te tjera te Evropes

 Shqiperia eshte minier floriri prandaj duhet te mbetet e "varfer",qari i Turqeve, Grekeve,Amerikaneve, Italianeve,Gjermaneve ...eve. eve..!

Shendetesia eshte nje nga deget ku shteti shqiptar mund te merrte dhe pershtaste (me fare pak ndryshim) praktikat qe bota ka 50vjet qe ika vene ne zbatim.

  1. Tu behet e qarte qytetareve se sa perqind e rroges shkon per sigurimet shendetesore.
  2. Ata qe paguajne sigurime shendetesore duhet te kene me shume privilegje ndaj atyre qe nuk paguajne.
  3. Shteti shqiptar te llogarise dhe te beje publike sa perqind e kostove te sherbimeve shendetesore mbulohen nga taksat dhe sa perqind duhet te subvencionohen nga shteti.
  4. Shoqerite e sigurimeve duhet te privatizohen dhe tu jepet e drejta ti kerkojne llogari spitaleve, mjekut apo kujdo tjeter qe kerkon te paguhet keto sigurime. 

Kaq persa i perket shtetit. Persa i perket anes profesionale:

  1. Cdo mjek qe praktikon, duhet te jete anetar i urdhrit te mjekut dhe leja (vjetore) duhet ti riperteritet vetem nese mjeku tregon se ka bere perpjekje te mjaftueshme per rritjen e nivelit profesional. 
  2. Leje te posacme praktikimi i jepen specialisteve te huaj mbi bazen e kualifikimit qe ata kane dhe kodit te punes se RSh. 
  3. Cdo mjek qe ushtron profesionin duhet te jete i siguruar (privatisht apo nepermjet institucionit ku punon) per te mbuluar gabimet e mundshme gjate punes.

Une sjam i ketij zanati, keto jane vetem disa gjera fare flagrante qe cdokush mund ti nxjerre nga nje krahasim fare i percipte i sistemit tone me ate perendimor. 

 

une se mendova qe do te dilte  si teme me vete komenti im, se e kisha formuluar ndryshe. si heq asnje presje komentit te mesiperm nga patriot.

kurse komentit te apple do ti thosha; po profesoret shqiptare( meqe te eshte mbushur mendja qe po u bere profesor je me i ditur se ata qe sjane bere akoma) pse duhet ti bejne te gjitha keto hapa qe kam permendur une me lart kur lene shqiperine dhe vene ne amerike psh, ose ne kanada psh, ose ne france psh, etj etj. nuk di ndonje profesor shqiptar qe te kete filluar pune si profesor ne nje spital te huaj, pa kaluar disa faza me pare, dhe mbi te gjitha duke ju folur shqip te semureve me nje perkthyes nga pas. 

komenti im qe u be postim me vete ( pa lejen time) skishte synim te tregonte se  calon gomari nga veshet( sic tha dikush ketu) por te tregonte qe per sa kohe do kete gjera te tilla ku  njerezi spaguajne sigurime, ku nuk investohet ne spitalet shteterore nga shteti, etj etj gjera qe shume mire i tha patrioti spo i perseris; pra  aktori shtet eshte bere spektator, per vete faktin se vete politikanet  hapin keto   dhe ndihmojne vetem privatet pasi kane interesat e tyre personale, dhe njerezit e shkrete kane skane leke do vene aty ku te pakten eshte higjena me e mire, se diference profesionale ska.

Shume mllef ne kete shkrim. Mllef i maskuar pas arrogances ndaj kollegeve te huaj, ndaj kolegeve nga provinca, ndaj pacienteve te vete qe u eshte "rrenjosur ne gjene ideja qe i huaji eshte me i mire".

Uroj qe te mos jesh e vetme Alba, ne mllefin tend. Uroj qe te kesh shume shoqe e shoke me perparese te bardha qe ta ndani bashke! Ashtu durohet me lehte!

Mllef ne ç'kuptim Gjilpera? Ku e sheh mllefin? Ka ndonje te pasakte ne ato qe thote?

Ne c'kuptim? Po te shkosh njehere ne spitalet e Shqiperise dhe te biesh (po, po te biesh!) ne duart e ca (!) patrioteve tane te pashpirt, mjeke dhe infermiere aty, atehere e kupton se pse vijne doktoret turq e grek e amerikan per te na sheruar dhe per me teper, aty e kupton qe pse populli shume i kamur shqiptar shkon te falet aty dhe jo te patriotet e tij.

Gjilpera, s'me duket se Alba po mbron doktoret shqiptare, po thote qe duhen kontrolluar edhe kredencialet e mjekeve te huaj qe ushtrojne zanatin ne Shqiperi. Me duket e drejte, pavaresisht "patriotizmit".

Pastaj une s'di qe mjeket e huaj te sherojne falas, apo jo? Ti si pacient nuk do te dish nese ata jane te afte ta bejne punen per te cilen ti po paguan?

s'me duket se Alba po mbron doktoret shqiptare...

E drejte, Alba nuk mbron doktoret shqiptare, por lan hesapet me koleget e huaj.

Pastaj une s'di qe mjeket e huaj te sherojne falas, apo jo?

Une nuk e pretendova as e kerkova kete...

Ti si pacient nuk do te dish nese ata jane te afte ta bejne punen per te cilen ti po paguan?

Kontrolli e mjekeve, te huaj apo vendes eshte i domosdoshem (sharlataner e shamaner ka kudo), por le ta fillojne njehere nga vetja mjeke tane, para se tu kerkojne te huajve qe te mesojne shqip, qe te konvertojne diplomat e te japin provime ne Tirane; dhe le t'ia bejne njehere pyetjen vetes, pse pacientet shqiptare preferojne te shkojne te mjeket e huaj (e te pakontrolluar) dhe jo tek doktoret shqiptar, te specializuar e te kontrolluar (!). Me "popullit shqiptar i eshte rrenjosur ne gjene ideja qe i huaji eshte me i mire" nuk jipet pergjigjia...

Shteti duhet te mbaje nje nivel te kenaqshem te universitetit shteteror, por edhe te kontrolloje kualifikimet dhe pervojen e doktoreve te huaj te cilet vijne per te mbushur boshlliqet aktuale te sistemit.

Nga ana tjeter urdhri i mjekut sduhet te lejoje qe doktoret qe kane 20vjet qe kane mare dipllomen te vazhdojne e vegjetojne me po ato praktika pune sic i kane mesuar njehere e nje kohe dhe as mundohen te mesojne per ilace, teknika apo terapi te reja.

 Reformat ne letra jane, madje edhe te aplikuara pjesa me e madhe. Mos u lodhni te jepni ide te organizimit shendetsor. Debati ketu nuk eshte i ngjashem me ate ne amerike.

Nuk e kuptoj mire synimin e komenteve te autores, por problemi qe ngre rreth profesorave te huaj me duket irrelevant. Profesorat e huaj vijne ketu per te dhene konsulenca, por keta ne cdo hap jane te shoqeruar nga profesore vendas. Nuk shoh asgje te keqe ketu. Ndonjehere duhet pranuar inferioriteti. Per ilustrim, para nje muaji ne maternitetin e ri u be nje nderhyrje e vecante ne zemren e nje te porsalindure me ndihmen e specialisteve italiane, qe do te ishte e pamundur te kryhej nga mjeket tane

Eshte hedhur ideja e akreditimit te mjekut sipas programeve te caktuara, e terci verci te tjera. Por ketu problemi qendron tek korrupsioni ne te gjitha shfaqjet e saj, tek papergjegjshmeria e njerzve qe na drejtojne, sepse jane te prirur nga fitimet dhe abuzimet..

 

 

 

 

 

Alba,

ne ato vendet qe permende nuk njihet diplloma shqiptare, prandaj dhe mjekeve shqiptare u duhet ta fillojne nga fillimi Unin nese kane ndermend te ushtrojne profesionin jashte shtetit. Dhe nga njera ane eshte e llogjikshme pse: Shkenca avancon çdo vit nderkohe qe ne Shqiperi behet akoma praktike me metodat e mbas -luftes -se -dyte -boterore...

Pastaj Profet sigurisht qe jane me te ditur smiley)...po flas per ata qe investojne ne tru e jete njerezish para se te investojne ne pllaka e poltrone klinike...

Mjeket e huaj me sa kam degjuar bejne vetem vizita paraprake ku keshillojne pacientet te bejne nderhyrje kirurgjikale ose jo. Nderhyrjet pastaj behen jashte Shqiperise. (Ja ku u zgjidh dhe problemi i lejes se qendrimit/lejes se ushtrimit te profesionit).

 me vjen shume keq por mjekeve te qsut do jua hidhja acidin nga maja e kokes.jane te paafte,jane plehra,te remdomte, injorante dhe cdo cilesi negative qe mbart fjalori i shqipes.

pse i shaj?????se punoj me to perdite dhe i shoh cpjelle jane e cpjelle po bejne.

me gjakftohte o grujaqenit..pse kaq mllef..Acidi duhet per te lare pllakat.

 duhet lare krroma ne fillim!

albano, isha studente para ca vitesh aty te qsut dhe me kapi nje reaksion alergjik...me kane sorrollat 1 ore sa ne nje pavion ne tjetrin. une qe sot jam kolegia e tyre...po me ty cbejne????

ti je ne hall se je diagnostikuar me kancer,mjeku dredh cigaren dhe nuk te jep receten qe te blesh kemioterapine ne farmaci, se ka marre vesh qe je konsultuar edhe me nje mjek tjeter.sa e sa raste te tilla do te te tregoj?!

S'ka nevoje se dihen rastet.

P.s Ku punon sot,

grujaqenit (mund te kishe zgjedhur nje nick me te pershtatshem). Mjeket dalin nga ai popull dhe nga ai ambjent. Ndoshta larg qofte pas disa vitesh edhe ti mund te shnderrohesh ne nje moster si ata qe meritojne vertet acidin. Kam qene vete ne QSUT ne dimer kur isha me pushime para 2 vjetesh. Ne saje te njohjeve me vizitoi nje mjek pa me lene te pres ne radhe. Doktori mu duk teper profesional, infermieret mu duken si shitse bulmeti dhe dhoma e vizites si stalle lopesh. Ka nje kombinim te shume faktoreve qe e bejne QSUT po aq te frikshme sa dhomat e gazit ne Aushvic. Personalisht mendoj qe mjeket shqiptare jane te afte, niveli i sherbimit infermier qe eshte edhe me i rendesishmi eshte poshte ZEROS dhe ambjentet spitalore jane llahtare. Duke i shtuar ketyre edhe kulturen e ulet te pacienteve qe tymosin dhe shuajne bishtat e cigareve neper korridore nuk mund te pritet me shume. Te gjithe keta faktore kane ndikim te fuqishem tek njeri-tjetri, ne rastin e QSUT e kane super te keq. QSUT pa nje "overhaul" te fuqishem qe ta ktheje me koke poshte kurre nuk do arrije te behet i pranueshem. Faji eshte totalisht i qeverive te paafta.

@alba. Per profesoret e huaj duhet te kemi respekt. Kirurgu turk qe ka hapur spitalin amerikan eshte shume i respektuar ne vend te vet dhe ka shpetuar shume jete shqiptaresh. Sigurisht qe ai vjen per te fituar para.

Jam kurioz te shoh cfare ndikimi do kete liberalizimi i vizave tek sherbimi mjekesor. Supozoj shume shqiptare qe kane familjare neper Europe, do shkojne atje per hallet e tyre dhe ketyre xheraheve te pangopur do u bien te ardhurat. Ndoshta do vije nje dite qe do jene mjeket ata qe do kerkojne paciente dhe jo e kunderta.

E FUNDIT, nuk gjej dot fjale mallkimi per qeveritaret e ketyre 20 vjeteve te fundit dhe ne vecanti berishen qe kurre nuk arriten te kuptojne qe shendeti i njerezve qe i sjellin ne pushtet eshte shume me i rendesishem nga axhenda e tyre driteshkurter.

 

 

 Z. Ramiz,

Nese jetoni ne amerike dhe keni lene nje takim me mjekun...cfare do benit juve kur vjen dikush tjeter dhe kalon pa rradhe (nuk eshte rast emergjent)?????!!!! Si do ndiheshit ju nese gjate vizites mjeku fillon e i keput i muhabet pa lidhje me ndonje mikun e tij qe e ka ne dhomen ku ju jeni duke pritur qe vizitoheni e te keshilloheni me mjekun? Cfare do mendoni nese juve ju jepet nje diagnoze dhe mjeku nuk ju shpjegon asgje se cfare po ju viziton dhe nderkohe qe ka vene dorezat pregatit dy gishtat(treguesin dhe gishtin e madh) dhe ju kerkon te peruleni dhe ju vendos gishtat ne anus?!

Tek ekonomishte ti pret te bej llogarite mire, te psikologu ti pret te gjesh konfort per shqetesimet qe ke ne lidhje me shoqerine, me shokun diskuton per tu relaksuar, te mjeku pret qe ai te te shpjegoj semundjen qe ti te kurohesh e te ndihesh me mire. Dhe mjeku mbi te gjitha duhet te kete aftesi komunikuese ...pasi kshu ai zbulon gjendjen tende shendetesore. analizat mbeshtesin idene e diagnozes primare por nuk diagnostikojne asgje.

Ai mjeku qe punon ne ate stallen duhet te quhet njeri i pergjegjeshem?! ai mjek qe ka pare qe punet nuk jane bere dhe nuk i ka denoncuar...dhe pranon te punoj ne stalle?! 

Z. ramiz, ju siguroj qe po te uleni edhe ju i mesoni ato librat qe mesojne mjeket pa pike problemi. Por menyra se si vihen ne pune ben ndryshim...me pak fjale njerzilliku qe ketu ne qsut se kane . 

 

ps. se kuptova cpune te prish emrin im ketu?

 o gjilpere ku e pe mllefin ti o njeri? une spo mbroj doktoret shqiptare, perkundrazi, ky ishte dhe thelbi i  komentit qe: doktoret shqiptare te rrisin nivelin e tyre jo se nuk e kane te rritur  dhe te rritet  keshtu besimi i njerezve tek ata se nuk eshte me i mire profesionalisht i huaji qe vjen ne shqiperi( te veje  nje mjek i huaj e t epunoje  ne nje shtet te evropes dhe pse mund te jete i bashkimit evropian do ti beje atao hapa qe permenda une me lart, do ta konvertoje diplomen se sben panvaresisht se gjermanit i duhen 2 jave per ta konvertuar diplomen ne france kurse rumunit i duhen 2 vjet, po ne france). kjo e diplomave qe per te treguar se skemi shtet qe te beje kontrollin si duhet si per vendasit si per te huajt. per sa i perket konsulencave te profesoreve, ato jane konsulenca shkembim eksperiencash, diskutime shkencore etj etj qe vetem e cojne eprpara nielin profesional, por nuk jane ushtrime profesionismiley)

per sai i perket nivelit se si sillen  mjeket  me te semuret kjo eshte ceshtje etike dhe edukate qe ka secili prej tyre dhe ska lidhje me njohurite profesionale, dhe eshte vertet per te deshiruar, shume rej tyre jane pa edukate, flasin sikur po blejne qepe ne pazar me te semurin etj etj.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).