Shoqata të jashtëligjshme minoritarësh mbajnë të ndezur tezën e Vorio Epirit. Gazeta Shqiptare ka siguruar dje foto, ku përfaqësues të këtyre shoqatave “performojnë” në rrugët e Athinës me flamuj të Vorio Epirit, madje në njërën prej tyre lexohet qartësisht “Vorios Ipiros, dhen pulame, dhen ksehname”, që e përkthyer në shqip do të thotë “Vorio-Epirin, nuk e shesim, nuk e lëshojmë”. Teza e Vorio Epirit, një tezë antishqiptare vazhdon të mbahet e ndezur nga qarqe ekstremiste greke, por që fatkeqësisht shpesh i bashkohen edhe përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri. Fotot i përkasin një parade festive në Greqi, të zhvilluar në 17 shkurt. Madje edhe kjo ditë ka një simbolikë shumë negative, pasi njihet në Greqi si dita e “Pavarësisë së Vorio Epirit”. Në fotografitë që u shfaqën fillimisht në disa media të Greqisë, dallohet qartë parakalimi i një organizate të quajtur “Rinia Vorioepirotase”, së bashku me “Lidhjen Panhelenike të Çështjes Vorioepirotase”, të cilat mbajnë flamuj të “Shtetit Autonom të Vorio Epirit” të shpallur pas pushtimit grek të Shqipërisë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe që për këto organizata janë flamujt e “shtetit të Vorio Epirit”. Referuar agjencive greke të lajmeve, bëhet e ditur gjithashtu se gjatë protestës janë hedhur edhe parulla “për të çliruar me çdo mënyrë nga zgjedha shqiptare Vorio Epirin”. Duke përdorur pothuajse të njëjtën terminologji sikundër bëjnë zakonisht protestuesit huliganë serbë në Beograd në lidhje me pavarësinë e Kosovës edhe gjatë këtij manifestimi në Athinë, tokat në Jugun e Shqipërisë janë cilësuar si “zemra dhe shpirti i kombit grek”. Duket se përmasat e skandalit bëhen më të rënda, pasi një aktivitet i tillë në zemër të Greqisë zhvillohet me lejen e autoriteteve greke dhe konkretisht të autoriteteve policore.

Reagimi i PDU
Ka reaguar menjëherë përmes një deklarate, Partia për Drejtësi dhe Unitet, e cila i konsideron këto akte të dënueshme që nxisin irredentizmin dhe flasin për etnitete që nuk ekzistojnë, të cilat madje i trajtojnë edhe si “shtete”, nuk i shërbejnë marrëdhënieve mes dy shteteve e as mes dy kombeve. Në deklaratë thuhet se “PDU i dënon ashpër këto lloj aktesh dhe kërkon nga qeveria shqiptare një reagim të menjëhershëm kundër irredentizmit të shfaqur me lejen e autoriteteve zyrtare greke”. Mbajtja e flamujve të tillë me mbishkrime ‘Vorio Epir’ apo thirrje nga organizata të sigluara me këtë term të hapur antishqiptar, duket se janë në të njëjtin sinkron me ato që u dëgjuan në paradën kombëtare greke, ku forca speciale në prani dhe të autoriteteve të larta greke lëshuan thirrje raciste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve.

16 Komente

Ka ndonje peshk politolog qe te me shpjegoje mua keto me poshte?

1. Shqiperia dhe Greqia bejne pjese ne te njejten aleance ushtarake (NATO) - qe do te thote qe ushtaret greke duhet do te luftojne te mbrojne Shqiperine ne rast lufte po ashtu ushtaret shqiptare per Greqine.

2. Ligji i Luftes ne Greqi do te thote qe ushtria greke pret vetem nje urdher tia mesyje Shqiperise!

Mua me duket sikur 1 dhe 2 jane ne kontradikte me njeri tjetrin, apo e kam gabim une? smiley

Cfare qendrimi ose si eshte trajtuar kjo puna e ligjit te luftes nga NATO qe pranon dy vende ne gjendje lufte ne te njejten aleance ushtarake?

PS; Ju lutem po kerkoj pergjigje nga dikush qe eshte specialist ne kete fushe ose nga dikush qe ka lexuar dicka per kete pune dhe jo hamendje! Nga ky lloj malli (hamendje) kam vete me shumice! smiley

Agjento, ligji i luftes me Shqiperine, sipas pales greke nuk egziston me. Sipas tyre, ai ligj eshte shfuqizuar me "dekret" parlamenti. Por, ne fakt, ai ligj eshte vetem i ngrire. Nese nje ligj shfuqizohet nga parlamenti i nje vendi, atehere pritet qe kjo gje te publikohet ne fletoren zyrtare. Shfuqizimi i ligjit te luftes me Shqiperine nuk eshte publikuar asnjehere ne asnje fletore zyrtare. Pra, me nje fjale, ai ligj nuk eshte shfuqizuar kurre.

Sa per NATON, nuk eshte e thene qe Greqia te luftoje per Shqiperine. NATO eshte thjesht nje aleance ushtarake, ku ne fakt, cdo shteti i kerkohet angazhimi ose kontributi brenda nje kuadri te perbashket te aleances.

Hyrja e Shqiperise ne NATO, ne dukje, - ne letra, mbron "sovranitetin" e Shqiperise nga ndonje kanosje nga jashte, por jo nga "kanosje" nga brenda. Sepse ato "nga brenda" nuk jane me kanosje, - ne letra; kurse ne realitet, i takon cdo anetari te kete kendveshtrimin e vet. - sic e ka Greku me Turkun, qe dhe keta jane aleate ne NATO, por qe greku mbeti duke u qyrravitur qe turku po na i kercenoka sovranitetin territorial, vit per vit dhe muaj per muaj.

Keshtuqe, ne NATO, ka aleate dhe ALEATE. Aleate ne NATO jane SHBA me Angline, ose me Gjermanine, por jo me Francen, Spanjen, Italine apo Greqine, keta quhen aleate, qe SHBA shpesh here i eshte dashur t'i marre "me shpulla" qe te vene mend, por pa u cenuar sovranitetin kombetar-territorial.

Ne rastin tone me grekun, grekut i interesonte me shume se kujtdo tjetri qe Shqiperia te futej ne NATO; keshtu, cenimi i sovranitetit kombetar-territorial te Shqiperise behet brenda "kuadrit te NATOS", e jo me demek privatisht me nisme greke, sic conte avjone qe dirdhnin fletushka antishqiptare ne '92 mbi Shqiperi. Tani hapsira ajrore (psh) e Shqiperise eshte detyre e grekut.

Nuk quhet me cenim ne letra, por ndihme, patronazh.

Anetaresimi ne NATO i Shqiperise, nuk i duhej askujt; ne rradhe te pare, nuk i duhej Shqiperise. Ne kemi me shume detyrime sesa perfitime, dhe si detyrimet, edhe perfitimet, jane krejtesisht te kota, te panevojshme dhe fare te paaresyeshme.

Imagjinoje qe pas nje apo dy vjetesh, ne NATO ka per te hyre dhe Serbia, Miza dhe Felliqodonia. Ja ku u plotesua dhe klubi historikisht antishqiptar brenda nje "aleance" me po shqiptaret.

Kunder kujt do na mbroje NATO neve tani? vrkr kjo pune, do shume tru, shume nerv dhe aspak cipe qe te arrish te mashtrosh nje popull te tere duke pretenduar se po ia shpjegon.

Me u çu prap edhe populli jone me u pergjigj me parulla :

- Ne Vorio Epir na mungon Janina e vjedhun ne 1918.

- Na ktheni çamet e tretun ne Turki.

 

Ambasadori Withers dënon thirrjet antishqiptare greke LEZHE- Ambasadori Amerikan Xhon Withers ka dënuar nga Lezha thirrjet raciste antishqiptare të hedhura në paradën greke pak ditë më parë në Athinë. Duke i cilësuar thirrjet si kërcënime kundër popullit shqiptar, Withers ka theksuar se shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë kundër shfaqjeve të tilla diskriminuese.

“Pak ditë më parë në Athinë, një grup ekstremistësh kishin hedhur parrulla e kishin bërë kërcënime kundër popullit shqiptar. Për fat të mirë shumica e popullit grek nuk i pranoi ato pikëpamje dhe në fakt qëndrojnë kundër atyre pikëpamjeve. Edhe qeveria e Greqisë i dënoi ato veprime. Ishin veprime diskriminuese dhe njerëzit këtu në Shqipëri kishin të drejtë të protestonin. Edhe ne si miq të Shqipërisë i dënojmë ato, asnjë lloj diskriminimi nuk është i pranueshëm kundër cilitdo individ nuk është e pranueshme në botën tonë moderne demokratike” u shpreh ambasadori Withers.
 

deklarata e withers ne lezhe ishte nje mesazh i qarte per lezhjanet...per ti treguar atyre se sa keq ndihesh kur te tjeret te diskriminojne...shqiptaret ndihen keq kur greku i diskriminon....por edhe klodi ndihet keq kur lezhjanet e diskriminuan.....

 une per vete nuk ndihem gje keq nga greku. per me teper greket qe kam njohur (jo grek katnar ne fakt) nuk u ka shkuar ne mendje te me diskriminojne se jam me i mire se ata, nga te gjitha pikepamjet. (racore dhe kulturore)

me kete diskriminimin me shume luhet, sesa gje tjeter. gazetat shesin leter, ambasadori ameriqen ben demogogji, etj, etj.

neve shqiptaret na diskriminojne sa pa na pare, sa pa rene ne kontakt me neve, se na marrin per arabe prej muslimanizmit. sa na shofin (ata qe kane mend) pernjeheresh e kuptojne se vlejme me shume nga te gjithe ballkanasit e tjere.

keshtu arritem ta bejme pro shqiptar nje rob si ai Kushneri, ministri i jashtem aktual i frances, qe te diskriminon sikur te jesh italian apo belg e jo me tjeter gje. pra qe diskriminin e ka si natyre. 

sigurisht ashtu eshte sic thua...

por ambasadori amerikan e ka perdorur gjuhen e pergjithesimit per tu futur ne pozicionin e turmes e tu flasi atyre me te njejten gjuhe, per te percuar mesazhin e tij....

turmat zakonisht perdorin gjuhen e pergjithesimit, nga injoranca e njohjes se fenomenit ne detaje...

besoj se ishte nje taktike e zgjuar e ambasadorit...

te gjithe bolet qe pretendojne ndryshim kufijsh sot ne 2010 jane mbeturina te epokave te tjera....

Ketu ke parasysh besoj edhe Malin e ZI, edhe Kosoven, edhe Maqedonine, edhe Bosnjen edhe Kroacine edhe...... per te permedur disa jo te gjitha dhe vec ne ballkan. Do te dal jashte ballkanint te shkoj ne Azi , Oqeani apo do me tej Afrike e ......

Nejse naten e mire dhe gjume te embeel se ska ndryshim kufijsh, ja e ka thene dhe ambasadori Amerikan smiley

Kufijte jane ndryshuar, po ndryshojne dhe kane per te ndryshuar deri sa te jete jeta.  Te gjithe ata qe s'e shohin kete gje, jane bolet e verteta.

Të drejtë ke. Tjetër epokë ishte ne 2008-ën.

Asnjeri  nuk te thote qe pretendon per ndryshim kufijsh.Te gjitha shtetet perbetohen per kete, edhe Rusia para 2 vjetesh betohej se nuk do te ndryshonte kufijte me Gjeorgjine, po ja qe i ndryshoi.Ne vitin 1983 kur ke lindur ti vogelush, te gjithe betoheshin dhe perbetoheshin qe nuk do te kishte ndryshim kufijsh ne Ballkan sikur te bashkohej qielli me token.Te gjithe ju thoshin bole atyre qe mendonin se mund te kishte trazira ne konfliktet e ngrira.Por ja qe u gabuan.Duam apo nuk duam ta pranojme, konfliktet e ngrira nese nuk trajtohen me kujdes(nje menyre trajtimi eshte futja e ketyre vendeve ne NATO sic eshte rasti Greqi-Turqi) ,shenderrohen ne vatra zjarri qe vrasin mijara te pafajshem,dhe ku lirite e miqve te tu homo as qe vihen ne rend te dites apo shkelen me te dyja kembet, dhe miqte e tu homo hane nga nje koqe plumbi, sic ka ndodhur ne shume konflikte te armatosura.

Jo me shume se 7 vjet me pas 1983, ndryshmiet e kufijve u bene realitet ne Ballkan.

Tani nese ambasadori flet per gay apo per lezhianet dhe perdor greket si krahasim, mendoj qe eshte mendja tende adoleshente qe e thote.Deklarata te tilla delikate, mund te cojne deri ne lufte te armatosur nese thuhen per gje tjeter apo pa kujdes.

Ambasadori kur flet per kete problem delikat sic eshte maredheniet Greqi-Shqiperi, besoj se nuk flet nga koka e tij, por nga DASH.

Nese ju ka marre malli te beni propogande pro gay,shkoni tek temat perkatese.Kjo eshte teme per problemin shqiptaro-grek.

"""Tani nese ambasadori flet per gay apo per lezhianet dhe perdor greket si krahasim, mendoj qe eshte mendja tende adoleshente qe e thote.Deklarata te tilla delikate, mund te cojne deri ne lufte te armatosur nese thuhen per gje tjeter apo pa kujdes."""

c`jane keto qe thua...ti kujton se interpretimet e tua duhet ti marrim edhe si fakte te kryera.....me cpo shoh mund te dalloj qarte se ti nuk njeh as situatat e  as konjukturat...

thua se do cojne lufte po te fliste pa kujdes......po kush qenkan keta trimat qe jane gati per lufte??????? se une per vete shof vetem pula te ngordhura rreth e rreth...

 

O njerez, mos reagoni kot si te nderkryer. Lexojeni lajmin: Jane nje grusht njerezish, organizata minoritaresh qe as nuk i degjon, as i merr njeri seriozisht as ne Greqi e as gjetke (pervecse ne Shqiperi). Ne se vertet mendoni se ia ka ngene njeri ne Evrope ketyre thirrjeve per pavaresi, e keni gabim. E vetmja gje qe mund t'i motivoje keta njerez eshte vemendja qe i kushton shtypi shqiptar dhe shqiptaret ne pergjithesi, ne realitet e virtualitet. Ne se i injorojne dhe shqiptaret, ata as qe kane per te dale me neper rruge - mos u beni reklame kot.

Edhe per levisjen per pavarsi ne Kosove ne fillim keshtu u tha Jane vetem nje grusht njerezish mos u vini rendesi mirpo..........

Ska nevoje te jene shume per te ndezur nje zjar te madh qe mund te djege Ballkanin perseri

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).