Përmidis erës ngan një grua me balonë. Është në moshë? Po. Eshtë e rëndë? Shumë. Ajo rreket ta ngrejë balonën në erë por edhe kujdeset që era mos t’ia marrë. Çdo pak hapa ndalet të mbushet me frymë, lëshon duart mbi gjunjë me aq sa mundet dhe drejtohet e niset përsëri porsa balona i afrohet tokës. Gruaja mallkon erën e keqe por e di se pa erën balona nuk ngrihet. Ndaj turret kundër erës, bie në gjunjë, dihat dhe brof sërisht e vrapon më fort.
 
Dikur filli këputet, era ikën tutje me balonën në duar dhe gruaja pa frymë lëshon rrakelin përtokë. E kishte pritur nje jete te tere kete dite perkujtimore. Ishte kthyer nga mergimi i gjate me nje enderr: te ngrinte nje balone shi ne ate qe dikur quhej Fusha e Aviacionit, pikerisht aty ku vite me pare, ne femijeri, shkonin me shkollen per te kryer bashkarisht ate gjest njeherit çlirues dhe emancipues qe ishte ngritja e balones."Prano qe s'ke nga shkon", i tha vetes dhe e keqyri per pak rrakelin qe rrokullisej. "Prano qe ke lindur dhe s'ke nga t'ia mbash, qe ke ardhur dhe s'ke nga t'ia mbash. Prano qe je plakur dhe s'ke nga t'ia mbash, qe do te vdesesh dhe s'ke nga t'ia mbash." Po tani? pyeti veten gruaja serish, me nje peshtjellim te brendshem qe ngjante here si ngazellim, here si deshperim. Nuk dinte nga t'ia mbante, te gezohej qe balona, tashme e lire, mund te bridhte pa pasur nevojen e nje vize, mbi vise te panjohura, mbi njerez te mire qe do ta pershendesnin me dore nga larg, a mbi njerez te ligj qe do te mundoheshin ta rrezonin duke e qelluar me gure, te gezohej qe do te puthej me diellin, a te trishtohej qe dielli mund ta digjte, te lumturohej qe puhiza e eres do ta perkundte embelsisht, a te trembej se mos ndonje ere a stuhi marroke, do ta verviste kushedi se ku te shkalafitur fletesh.Ishte kaq veshtire ta ngrije ate balone.
 
~
   
Megjithese ne trupin e gabuar, gruaja gjendej ne vendin e duhur - atje ku toka rrotullohej aq shpejt e shpejt saqe ne planet formohet era dhe dukurite e tjera. Pra, ne Berat.
 
Gruaja, e cila i kishte te gjitha gjasat te quhej Elfride, therritej qe nga vogelia Kalopi. Emrin ia kishte vene gjyshi nga ana e te jemes, pak para se te vdiste. Thuhet se kur kishte vdekur gjyshi Janaq e gjeten te kthyer nga ana e qiririt qe kishin lene per ta pergjuar. Meç duket, frymen e fundit Janaqi e kishte perdorur per te fikur qiririn ashtu qe ai te mos harxhohej.
 
Kalopi e kishte sjelle balonen nga jashte, madje holle-holle s'i kishte paguar ende te gjitha kestet e kredise qe kishte marre per ta blere. "Por ç'kishte per t'u bere u be", i tha vetes, edhe pse tani nuk e kuptonte me se ç'ishte bere dhe sidomos se çfare do te behej.
 
Prej vitesh Eli, alias Kalopi, ndjente thelle ne vete kete dyzimin e madh te qenies, kete skizofreni te thelbit, te cilen ishte perpjekur me kot ta mbulonte me gjethe fiku... dhe ta kuronte me gjethe balone, te cilat i zjente ne nje kazan te madh dhe i kullonte me pas me rrjeten e fluturave. Po, mund te thuhej me plot gojen, Kalopit i pelqenin pikturat e realizmit socialist, e sidomos grate qe dukeshin aty. Kalopi Papadhima e zbuloi kete pasion te sajin fare heret, kur hyri ne klasen e 8-te. Rastesisht, nderkohe qe shfletonte "Yje te heshtur" ne biblioteken e shkolles "Kongresi i Termetit", ngriti syte lart ku pastruesja e shkolles po vendoste nje pikture te re te nje piktori nga Mangalemi. Ne te shiheshin qartesisht duart e forta te nje gruaje, qe shtrengonin timonin e nje zisi. Duart perfundonin ne lleret e perveshura te cilat futeshin pernen disa mengeve te nje fustani basem te cilat kurorezoheshin me nje fytyre, e cila ndonese e panjohur, te dukej se e kishe pare diku. Buzeqeshja e çilter e vajzes ne pikture, menyra sesi nga dekolteja e permbajtur e saj dilnin kuadricepsat, floket e prera shkurt - gjithcka ishte kaq frymezuese. Piktori nga Mangalemi quhej Rita Dhori Nushi, nga familja e deshmores Qerriba Derri. Ne ate kohe, ishte 21 vjeç dhe akoma me floke.
 
Kalopi përqafohej me epizmin e grave në ato tablo. E ndergjegjshme per epizmin e pranise se saj, diçka e cila e lidhte  sa me rishfaqjenn e gjitareve te medhenj, sa me periudhat dekadore midis pranise se meshkujve ne jeten e saj. Pas kaq kohesh, ajo ishte ne gjendje te thoshte se ne ato tablo, te gjitha grate flokeshkurtra mbanin kazma ose ingranazhe ne duar (nese jo, atehere u mjaftonin grushtat e mbledhur nen korracen e dores), flokegjatat mbanin libra dhe flokelidhurat, pambuk. Notare, - thoshte shpesh me vete, - te gjitha keto jane si notare. Dhe i mungonte deti. Kishte lindur ne nje qytet pa det. Edhe lumi qe kalonte ndane bulevardit kish ardhur duke u mekur me kalimin e kohes. Ndaj per t'u lare ajo perdorte pikerisht tablote qe gjendeshin ne galerine e vetme maje kalase se famshme. Nder vite kishte zbuluar nje aftesi te çuditshme, qe sipas zerave e kishte patur edhe gjyshi qe kish vdekur me fytyren e kthyer nga qiriu. Kaliopi kishte aftesine te projektohej brenda tablose. Problemi i vetem ishte qe mund te projektohej vetem brenda pikturave te realizmit socialist, ndersa, per shembull, shembelltyrat religjoze e hidhnin jashte. Ne ato çaste vajza e pastaj gruaja e ndjente veten si berthame kumbulle, te cilen djemkat e lagjes ua peshtyjne plot presion kalimtareve te rastit.
 
~
 
Kalopit iu desh nje kohe e gjate te ngrihej. Kur fundi refuzon edhe lutjet e tua, është koha për tu kthyer në shtëpi. Era merr vetëm balonat, - i tha vetes. Pas çdo ëndërre mua më duhet të çohem, të laj sytë e të futem në rolin e femrës. Në përmasat ku forma i dorëzohet volumit.
 
-Gratë duhet të fuqizohen dhe të ecin me hapin e burrave.
 
-Mos doni të thoni se burrat duhet ta ngadalësojnë hapin?
 
-Jo, jo. Gratë duhet të nguten. –shpjegon e ftuara.
 
 Përballë televizorit, gruaja e shëndoshë shtrëngon mes shalëve fundin e mullirit të kafesë. Ia jep dorezës një të rrotulluar. Kokrrat e kafes rinisin udhëtimin e tyre në ferr. Pas zjarrit, vjen shtypja, grimcimi, valimi dhe llumimi. Përgatitja e kafesë është rituali i saj i mbasdites. Çdo veprim e bën sipas rregullave dhe masave të paracaktuara. Ajo e di se çdo shtrëngim e dridhje dore do të shkruhet në filxhan. Gruaja beson se ato kokrra kanë fatin e saj. Ndaj tregohet e durueshme me kokrrat. Kalopi i qemtonte nje me nje, me nje kujdes te vecante kokrrat e kafese me ate ngjyre te cuditshme mes jeshiles se zberdhylet dhe bezhes, ngjyre qe asesi nuk e ngrohte, ne te pare. Hiqte menjane nja dy kokrra te thyera, sepse ndonese vete kishte vite qe i pat humbur format e hajthme te nje gruaje, kokrra e perkryer e kafese i perngjante vitheve te plota e epshndjellese te nje gruaje te re. Mandej, kokrrat e plota te kafese perfundonin zhurmshem ne qebapin e ndryshkur e te nxirosur nga vitet dhe puna e gjate ne sherbim te saj.
 
Kalopit nuk i pelqente ekspresi, i shijonte me teper riti i pergatitjes se kafese, ngase nderkaq truri i bluante e i bluante e zinte fliste me te gjallet e harruar, e me te vdekurit e paharruar. Ulej ne nje stol te vogel ne ballkon e zinte rrotullonte qebapin, ne krye dalengadale e si me ngathtesi, me bishtin e qebapit ngerthyer mes gishtit te madh dhe atij tregues te dores se majte, e me pas me te ndjere kundermimin e pare te kafese qe kish filluar te piqej, e perdridhte gjithnje e me shpejt qebapin, bishti i te cilit nderkohe ferkohej mes dy pellembeve te saj te ngrohta. Rrokullisja e perplasja e kokrrave te kafese e hidhte ne nje tjeter bote.
 
Ja, tani po bejne dashuri, mendonte vetmevete me nje ndjesi kenaqesie e perskuqje te lehte faqesh. Por nuk perhumbej shume ne keto baltra, e kishte me merak qe te mos e piqte kafene me teper se c'duhej. "Si puna e fikut rrekez, ai mjalte i embel, qe po ndenji me gjate ne peme, pa u vjele, s'futet me ne goje", i thosh ngahere Anifese, plakes qe jetonte bri saj, fillikat ne nje shtepi si shpelle ariu.
 
Nuk i lypsej te shihte oren per te pare se sa kohe i duhej kafese te piqej e te merrte ate ngjyren e vet te erret e te kadifenjte, nuhatja e saj e stervitur nder vite e ndjente aromen e pikut te pjekjes.
 
Mandej, ngrihej nga stoli, futej ne aneksin e vogel te kuzhines spartane, pajisur vetem me nje tryeze ngalakeqe e nja dy sergjene akull te paster, merrte pjaten apostafat per kafene dhe kryente ritin e kundert me te fillimit. Ngrinte lart dericken e vocerr te qebapit, e kthente permbys dhe kokrrat, tashme plot jete si cupka te nxira nga dielli, derdheshin rrufeshem tok me aromen e tyre ndjellese mbi pjate... dhe sidoqoftë rëndom tiranisë së saj i shpëtonin përsëri dy kokrra. Ato rrokullisen nën divan. Kalopi shtrihet në gjatesinë e kofshës dhe gjërësinë e brinjës duke shtyrë me sa mundet dorën në divan. Gjithmone më ka mahnitur mahnitja e njerëzve të mëdhenj me gjërat e vogla, - u shpjegonte studenteve profesori japonez ne nje shkolle private daneze mijera kilometra larg.
 
~
 
Poshte divanit ka pluhur dhe dy zogj. Era i ka fshirë zogjtë mbi Danubin e Beratit, mendon ajo. Kanë shpëtuar vetëm ata që kanë mbetur aty ku nuk futet fshesa. I jep kon se zogjtë i kanë ngene kokrrat e kafesë nen divan. I merr zogjte e vegjel, qe ne duart e saj jane harabela, dhe i perkedhel duke u munduar te zbusë fatin e saj.
 
Mijera kilometra larg, nje profesor kinez, mundohet per se dyti qe me nje anglishte të çuditshme t'u shpjegoje studenteve te nje shkolle private daneze, se është e habitshme te mendosh se ç'ndjenja ushqejnë njerëzit e medhenj per jetët e vogla.
 
Ai ritual i pjekjes se kafesë e siguronte duke ja bërë paksa më të prekshme kohën e saj të shkuar, atë kohë kur gjitonët i thërrisnin shoqja Kaliopi, kur shokët e komitetit të partisë së rrethit i vinin për vizitë çdo 5 maj. Atë ditë, ndjehej krejt e lumtur kur dilte për të pritur shokët e Partisë dhe, Merjema, Kristina, Dyshka, teto Kristhanti e fëmijët e tyre e shikonin familjen e saj me admirim e zili.
 
Kishte vënë re që gjithëmonë pas asaj dite, respekti për ta bëhej akoma më i madh ashtu si dhe në ditën e Festës së Brigadës kur dilte nga shtëpia me shallin e kuq lidhur rreth qafës dhe dekoratat e vëna mbi gjoks. Më shumë i pëlqente kur e shikonin në mëngjes, sepse kur kthehej, rakia, vallet dhe këngët partizane si dhe udhëtimi me autobuzin e Uznovës që kalonte nga Vakëfi, e trullosnin.
 
-       Mirdita shoqja Kaliopi ! Shoku Jani si është ?
 
-       Po ja ashtu moj Dyshkë, kur fillojnë shirërat i fillojnë e i dhëmbin ato plagët e Luftës.
 
-       Ah, dhembin ato të shkreta, dhëmbin…
 
Tani, askush nuk pyeste më për shokun Jani, as për atë vetë. Madje, që kur doli në gazetë se Jani kishte torturuar si askush tjetër në zyrat e hetuesisë, i fshiheshin të tjerëve. Edhe shtëpia kishte filluar të rrënohej. Rizai, muratori me biografi të keqe, (ah, m’u bëfshi kurban ! Fashistë !) që e kishte shtëpinë ngjitur me ata, nuk vinte më për të meremetuar muret e për të lyer fasadën.
 
Rrezet e diellit ranë mbi gjethet e rrushit gjysëm të thara nga sëmundjet. Duke vënë dorën si strehë, dalloi mes tyre rrjetën e një merimange. Njerezia kujtohen vetëm per Janin që rrihte njerëz sa mundte, por nuk kujtohen për mua që rrihja Janin sa herë më tekej. Atehere na donin per hallet e tyre, tani na urrejne per hallet tona, mendonte Kalopi.
 
Dhe si merimanga qe e nderton rrjeten e saj duke mos shkelur vetë mbi fijet ngjitese, i mblodhi dy pare muhabet me veten, pa shkelur aty prej ku nuk dilej me. Pas diellit vafshin te gjithe, - e kundershtoi veten ne nje moment dhe rëndoi bashke me diellin qe ulej, mbi rrjeten e hamakut.
 
Si në librat e verdhë, nata do të binte pas pak, dhe ajo do te mallkonte veten qe dy qirinjte e gjate i kishte çuar në kishë.
 
~
 
Kështu që nata kaloi pa asnjë ndodhi tjetër. Kur mëngjesi zbuloi vendin, u pa qarte se as atë ditë nuk do te ndodhte ndonje gje per tu permendur. Si shkoi dita, shkoi edhe java. Asgjë e re, aq sa gazetat filluan të numerojne prapesite e pranveres ne ishujt e Frances. Dhe lajmi i pare ne vend u be zbulimi i nje balone pa pronar ne kryeqytet. Ishte gjetur disa kilometra larg, ne nje vend te banuar kryesisht nga ndertues te perkohshem pallatesh dhe roje llaçi.
 
Nje roje llaçi kishte gjetur balonën dhe i shtyre nga kushedi çfare plani e kishte dorezuar ne ambasaden gjermane e cila pasi ishte konsultuar me OJkju-te e ndryshme rinore, megjithe kundershtimin e tyre ia kishte dorezuar organeve te rendit. Ato fillimisht shperndane kudo nje fotografi te balones, por pas verejtjeve te analisteve ne shtyp, nderruan plan dhe filluan hetime te mirefilta. U shqyrtua pista e fushes se aviacionit dhe pas nje ekspertize shembullore te gjurmeve u arrit ne perfundimin se  pronari duhet te kete qene njeri i shendoshe te cilit ne rrezim e siper i kishte dalë balona nga kontrolli. U thirren per deshmi burrat me te shendoshe atypari, por me ngulmimin e organizatave te grave, listes se pronareve te mundshem iu shtua edhe mundesia e pronesise nga nje grua e shendoshe.
 
Ne te gjithe vendin u shpernda nje skeç identikit i thjeshte me dy rrathe te jashteshkruar qe takohen ne nje pike, i nje burri ose gruaje te shendoshe. Pati qytete ku autoritetet as qe e moren mundimin te kerkonin per njerez te shendoshe, por o Berat, ç’e pate fat. Dhe keshtu pas nje aventure dy javore, balona u gjend ne duart e Kalopit.
 
Shoqeria jone ka ndryshuar shume, eshte me e emansipuar- deklaroi Kalopi mes emocionesh ne emisionin “Balona te humbura”, por shtoi se kerkon drejtesi per rrakelën e humbur papërgjegjshmerisht.    
 
Nga ana e saj, drejtuesja e emisionit, duke i meshuar emancipimit te shoqerise, theksoi faktin se sot grate jo vetem qe drejtojne emisione televizive, por ngrene edhe balona.
 
(Ne nxitim e siper kemi harruar te pershkruajme balonen. Te na fale lexonjesi i kujdesur qe do ta sterhollim kete histori te thjeshte me nje te ketille detaj).
 
Ajo qe po nisim t'ju rrefejme ndodhi nje te shtune ndersa Kaliopi kishte dale te sodiste vitrinat e shitoreve ne qender te qytetit te huaj. Kishte bluar kafe per nje jave me radhe dhe tashme raftet e bufese,  por edhe ato te kondrabufese, sepeti i sjelle me avion nga Berati, e gjer edhe dollapi rrobave ne dhomen e miqve, ishin mbushur me kafe te bluar. "Duhet te kerkoj nje pasion te ri", i tha atehere vetes Lopi dhe per nje çast iu dorezua kujtimit te banjave qe bente dikur ne natyrat e qeta te artit socialist. Keshtu doli ne rruge.
 
Por ne e dime se rruga s'eshte veçse shkaku, artifici i pavenereshem qe qyteterimi na e ofron sahere shpirti i lodhur thote "mjaft, nuk dua me te kem ndergjegje, dua te jem çfare isha, instikt i paster kopeje" dhe ja fap! ia beh rruga. "Ja ku me ke", i thote frymes se vdekur per pak trup, "beme me mua çfare te duash, por mos harro nga vjen dhe ku shkon, mos harro vullnetin e qenies, shkendijen e thelbit qe brezat i transmetojne njeri-tjetrit...". Kjo natyrisht ndodhte ne nje bote siperane, pranine e se ciles Kalopi ndodhte ta vegonte me veteshtytjen qe kane grate formarrumbullaketa...
 
Kesisoj pra, me duart kallo dhe tule te pergjakura nga rrotullimi i paprà i mullirit, kalonte heroina jone  rrugezave delikate te qendres. Ç'mendonte valle me vete teksa sodiste veshjet e modes se fundit, arturinat qe shndrinin te mbrojtura nga xhama anti-plumb, korsete e gjimbajteset me dantella, te cilat shiteset i rregullonin mbi jasteçka mendafshi thua druheshin mos i lendonin? E pabesueshme, por kjo qenie e thjeshte dhe e nderlikuar njeheresh, nepermendte as me shume e as me pak, por vrullin revolucionar me te cilin dikur hapnin kanale e ngjishnin dhe'. Kishte mall per ato kohe heroike! Holle-holle ajo bluarja obsesive e kafese ishte simptoma e mallit te saj, por edhe rituali shkonsakrues, namatises.
 
~
 
Uaaaaau! Kalopi u përplas si kërcyese lartësie në minder. Menderja e saj e arriti e para fundin e trajektores dhe përplasja u shoqërua me një mori tingujsh dhe kërkëllitjesh. Iku dhe kitarra, mendoi, pasi e kuptoi se porsa ishte ulur mbi kitarrë. Kështu është, ai që të të ka dashur gjithë jetën, një ditë ta merr frymën e ti thyen brinjët. Eh, si tek ti kitarrë, sa shumë njerëz kanë futur duart në jetën time, dhe unë si ti, kam ditur të zgjedh pikërisht atë atë që do më fusë në dhe.
 
Pastaj qeshi me vete por nuk e luajti menderen që aty. O moj, kitarrë, moj kitarrë që dhe shpirt duke kënduar,-shfreu nën hundë.
 
U mbush disa herë me frymë dhe shfryu hundët disa herë në shami. Pa lëvizur nga vendi ndërroi disa shami, disa palë djersë, disa kanotjere, disa dashnorë dhe disa jetë. Si planet i madh e i pabanueshëm, ndërroi zjarrin me akull dhe ujërat e nxehta me gazra vdekjeprurës.  Tru e trupngurtë, Kalopi sillej rreth vetes në orbita e kohë çrregullta e mrekulluar se si një masë si e saja mund të përshkonte universin e përbashkët pa as më të voglën pipëtimë. Sa gura keni hedhur mbi mua o arsye të errëta, në krateret e mia të pafundme jehona e tyre ka humbur, -proklamoi. Sa sy keni vulosur pas teleskopëve tuaj përgjues, pa mundur të shikoni nën këtë lëkurë, përtej paqes së saj mashtruese, në ferrin e zemrës sime vullkanore. Nën hundët e mia, ju bubërroni jetët tuaj të përllogaritura në plane të vogla, qesharake sesi i quani ambicje, pozat tuaja që veniten nën kokëfortësinë e këmbënguljes sime.
 
Dhe për të provuar këmbënguljen e saj kryeneçe, Kalopi i mëshoi më fort e për së dyti menderes mbi kitarrë. Këtë herë, në universin e dhomës u përhap një zhurmë më e thellë, vesh-shpuese, zemër-ngrirëse dhe rrashtë-tronditëse. Kronikani përgjues pas teleskopit, u rrek gjatë të gjente fjalët e duhura për të përshkruar se si minderi u nda përgjysëm. Kjo është një kataklizëm. – shkroi. Kur xhindosen perënditë ose gratë e mëdha, më mirë mos u dil para syve. Përpara furisë së vetmisë dhe madhështisë së tyre, llogjika dhe guximi ynë thyhen e zhbëhen pangjitshmërisht. 
 
"Njëditëzaj kaloja (folja do të ketë patjetër lidhje me ecjen e kalit) pranë bankës dhe më bezdiste aroma e parave të mbledhura aty. Pirgjet e stivosura të parasë janë thelbi kunërshtues i egzistencës tonë, mendova. Sikur djalli të digjej mbi një turrë parash a do të kishte efekte shëruese tymi i dalë prej tij? A e vërtisim ekonominë rreth parasë, apo paranë rreth ekonomisë? Këto përgjigje, jam i sigurtë se janë të shkruara diku, por ajo që më gëzon së tepërmi është zbulimi i një rrugëze te vogël, të cilën e di vetëm unë, nëpërmjet së cilës shmanget prerja e rruges nga trotuari në trotuar në dy vende. Nuk harroj të lëshoj bagla të vockla pas vetes që askush të mos shkelë pas meje në rrugën time."
 
Kalopi e pa kalin drejt e në njërin sy. Syri i kalit ngjan me flluskën që ngrihet nga fundi i kazanit dhe del në sipërfaqe për të lajmëruar se “po zien”.  Kalopi e la kalin të ziejë edhe disa minuta dhe pastaj ia fiku zjarrin me një përkëdhelje mbi krifcë.
 
Xhan, m’u bë se flisje, - i tha.
 
Pse jo, -vijoi me të vetën Kalopi, - sot kafshët kanë zënë flasin me lloj-lloj fjalësh ndërsa njerëzit e urtë kullotin si derdimenë. Më flet kafsha për paranë sikur ta ketë shpikur. Nuk ka para të pisët më thotë. Me atë para që vret një njeri, nesër i shpëton jetën një tjetri. Më thotë se jam e lojtur që nuk më prihet për para, dëgjon? Edhe ti që je kalë, do të doje të kishe një gojë e ti thoje: Po ti ç’bar ha? Nuk të del i yti? Mos kujto se nuk kemi sy e veshë. Njerëzit e urtë i psonisin të gjitha por nuk mbledhin dot atë të shkretë kulaç, - e mbylli Kalopi bisedën me kalin për financat, njerzillikun dhe të ardhmen kopsëkëputur.
 
Përballë njëra – tjetrës, ato ngjajnë si dy pika uji. Si dy motra që s’janë parë prej kohe, ato hetojnë njëra-tjetrën  për gjurmë dhe shenja. Fryma hyn e del mes tyre e pakonsumuar. Një qënie e re jetësohet në udhëtakimin e tyre, njëkohësisht ndaluese dhe ftuese si xham.
 
Ato luajnë me duar dhe i zbulohen njëra – tjetrës mirëfilli. Përqafohen sipas një kodi të mësuar që në lindje. Çdo lëvizje ndjek një rrugë re dhe ne e ndjejmë zgjatjen e udhëtimit por nuk ankohemi. Ato qortojnë njëra – tjetrën me nënqeshje. I kthejnë shpinën njëra – tjetrës por vetëm për pak. Sa të fshehin ca të vërteta e pastaj kthehen ti pranojnë njëra – tjetrës dhurata të rrejshme të paketuara mjeshtërisht.
 
Kalopi mbylli kapakun e kremit, rreshtoi kutizat e qelqit në buzën e pasqyrës, u fut në këmishën e natës, u shtri në shtrat dhe fiku dritën e abazhurit. Sa lagështirë ka këtu, mendoi. Shpina e pasqyrës ka filluar të mufatet. 
 
Duhet pranuar se dita në pazar nuk filloi me ardhjen e Kalopit, hareja e rrëmujshme aty kishte filluar me mbërritjen e rrezeve të para. Teneqexhinjtë arritën të fundit dhe zunë vendet bosh në orkestër. Si çdo ditë të javës, aty mblidhej i gjithë qyteti dhe sipas rangut secili merrte pjesen e vet të plaçkës nga lufta e njeriut me natyrën.
 
Kalopi shkoi aty për disa kokrra vezë. Për të shkuar në këndin e vezëve rrugëza dredhon përmes një morie strehëzash të ndryshkura nga ku kasapë me nam hakërrehen fitues në sy qengjash dhe tufa me djem të rinj rendin pas çadrash të rrjepura në arrati të pasukseshme në erë. Pazari është në një ditë të zakonshme për beteja fisesh ku më fort se përplasjet e armëve dëgjohet thirrmat e burrave që sfidojnë fatin me lodra fëmijësh.
 
Për Kalopin këto rrugëza janë të vështira. Ajo shtyn mirë, por shtegjet që hapen nuk janë premtues për hapat e saj. Pothuaj vjen mesdita dhe aroma e mishrave të djegur ndoht fushëbetejën. Nëpër qafë hiqen e vihen zinxhirë të florinjtë, thasë me rroba zbrazen, thasë me rroba mbushen. Një i plagosur, që i ka rënë të fiket, tërhiqet sup pas supi në prapavijë. Burrat çirren dhe përplasin mallin mbi kutia a shpatat mbi mburoja. Gratë çirren dhe shoqërojnë tingujt me duar deri sa i përcjellin mbi rrugëz.
 
Për Kalopin, kjo është një ditë e pafat. Ajo e urren zhurmën. Kalopi fut gishtat tregues në veshë dhe studion botën e shurdhët të milingonave.Ato përplasen me njëra – tjetrën, mbajnë diçka mes nofullave dhe papushim ndryshojnë relievin.
 
Këtu e gjeta të blej vezë, - foli pa e kuptuar nëse zëti i saj ishte i lartë mjaftueshëm për të mos u mbytur. Shtyu veten sa mundi kundër rrjedhës dhe doli që atje.
 
Kur u sigurua se zhurma nuk mund ta ndiqte deri larg, tërhoqi gishtat nga vrimat e veshëve, por ata nuk iu bindën. U përpoq për disa çaste, por e kuptoi se vërtetë ishte e pamundur. I tha vetes se nuk kishte asgjë për tu trembur dhe eci më tej në vështrimet kureshtare të pritësve të autobuzëve në stacion. U ngjit me mundim nëpër shkallë duke u mbështetur me bërryl pas murit dhe në krye të tyre u përplas me derën e Anifesë. Plaka doli si e çmëndur, e pa si e çmëndur dhe i foli si e çmëndur: Mos je çmëndur?!. Kalopi u mundua t’i shpjegonte se nuk po mund ti nxirrte gishtat nga veshët por plaka filloi shfaqte shenja frike në fytyrë. Ashtu e frikësuar, plaka iu vërdallos dy-tri herë rreth trupit, duke patur kujdes tek kryet e shkallëve, më në fund i nxorri çelësin nga xhepi dhe i hapi derën e apartamentit.
 
Sapo shkeli në shtëpi, gishtat e Kalopit dolën nga vrimat e veshëve, dhe ajo u mundua të paqtojë zemërimin e Anifesë. Pastaj kur mbeti vetëm, kërkoi nëpër mure një shpjegim për atë që i kish ndodhur. I dha dum se kjo ishte shenja që kish ardhur koha për t’u ndarë nga rrëmujërat e botës.
 
Ishte më pak i keq ai pyll meshkujsh, ku ajo, si qukapiku që zgjedh pemën më të kalbur, i ishte qepur Janit. Krimbi i tij i vogël sa shpirti i tij, nuk kishte të mbaruar, -justifikohej me vete.  
 
 - fine prima puntata -
 

66 Komente

Group work cuna dhe goca? smiley

Well done vetem per nismen. Edhe grupet e detyruara te punojne se bashku do iu kishin zili smiley

Pune ne grup. Bravo, bravo. Risi ne pellg kjo.

Lost, falemnderit qe e paske mbledhur ne nje. smiley

E di qe po me pelqeka jashte mase? Po me shume me vjen mire qe nuk dallohen shume ndryshimet ne stilet e te shkruarit. Ne nja dy vende ka kercitje, por eshte mire pergjithesisht.  Ok, ne qe e kemi shkruar e dime, por une do te doja te dija mendimin e ndonje tjetri qe s'e ka lexuar copeza -copeza.

fh, sei grande!

Me vjen te them si  eskimezi i vogel "Une jam e kenaquur"! smiley 

Kisha merak se nuk do dilnin paragrafet; tek "parashikoje" dilte e gjitha bashke tuc. Nese e ka rregulluar njeri prej admineve, ju falemnderit. smiley

Mblodha ato pjese qe mendova se mund te qendronim mire bashkangjitur, dhe bera nje redaktim fare te lehte, pa nderhyre shume. Ndoshta kohet e foljes duhen rregulluar me tej, por edhe keshtu qendron, mendoj.

( Meqe mua me zuri Sindroma Kalopi, po e ngas dhe nje cike kete muhabet.)

Ah, Jani, Jani!  Te gjithe thoshin se kushedi sa njerez t="on">kish rrahur e torturuar ai njeri, por sa i mire t="on">lace wsmileyt="on">kishlace> qene me te, i ziu! Nje burre imcak, kokeshoget, me nje pale mustaqe te zverdheme e me nje pale sy si hizer, qe ngjante ngahere sikur i ruhej dickaje. Edhe ne te ri, ai t="on">lace wsmileyt="on">kishlace> qene krejt e kunderta e saj. Eh, si pat qene ajo atebote! Perri! Nje qytet  i tere kthente koken per ta soditur,kur capitej me hap sorkadheje kalldremeve te Mangalemit.  Edhe kush e pati fat ta kafshonte ate pjeshke te arrire? Ai, Jani i xha Pando Opingarit nga lagja e Kalase! >>

Eh, moj kallogre, tha me vete, Shen Triadha te ka pasur ne hater, se perndryshe do te ishe martuar me ate mesuesin e muzikes qe kish ardhur ne qytet aty e ca kohe te shkuara, e qe s'kish humbur kohe, por nje te thene e nje te bere, ia pat rrembyer zemren cupes se qashter dhe ia pat bere mendjen ujem me tingujt e kitarres se vet. Ah, ai i paudhi! I degjeneruari, qe lojti nga mendte dhe Angjelinen e Sotirit, edhe Sofiken e Xhixhise.... Moj po, te gjitha cupat e mehalles zinin be per koke te tij, aq i pashem ish me ato kacurrelat e zeza qe i hijezonin ballin, syte shpuze e vetetime, dhe me ate te bekuaren kitare, qe s'e leshonte kurre nga dora, e kudo e kurdo ia niste kenges buzagaz. >>

Ja, keshtu ai ia pat mbushur mendjen qe te qendronte dy minuta me te, ate dite mu ne qoshk te Ures se Gorrices, kur Kalopi po shkonte per tek emta e vet. Ai i pat buzeqeshur, pat ngritur kitaren, telat e te cilave dridheshin nen goditjen e gishterinjve te tij, ndersa kurmi i saj nen kemishe rreqethej e dritherohej si gjethe vjeshte. Kalopi e veshtronte si e mahitur dhe mend pat zgjatur doren ta cikte nje here, vetem nje here te vetme, por sakaq aty se nga pat mbire Jani i xha Pando Opingarit, me ate syte e vegjel, perhere te picerruar dhe ajo e pataksur qe hedhur mbrapa si ta t="on">lace wsmileyt="on">kishlace> pickuar neperka.

Qysh asaj dite, fytyra si pelhure qefini e mesuesit te muzikes i fanepsej ne endrra e makthe sa here qe ndonje orelige i trokiste ne prag.

p.s.( po e nderpres ketu, sepse ajo qe kam ne koke me duket e sforcuar dhe s'po me vjen vetiu, por kush te doje le ta vazhdoje. )

>>

 Vazhdoje, Ana H, vazhdoje smiley

Good gjob Lost-o. (Po fotografine illustronjese aty lart te cepi?)

Pse mer Millovac, s'po te mjaftojne gjiF kto imazhet e ketij goxha rrefimi?! Kur do vish knej ka Nueva yorku-u, te te japim versionin Braille te tregimit. smiley

hahahaha ku te shkon menja mer hahaha

flm edhe nga ana ime Lost! smiley

smiley Falemnderit ty, Finis. 

O jeru, ktu...

Paska dale ULERIIIIMEEE kalamaja!!! Na bravo tgjithve. Ja e vazhdojme prap. Rrofsh Lost!!!!!

Rrofsh vete, mer. smiley

Good job kalamaja. smiley

Mgjths nga mesi e poshte po e lexoja kalimthi, sorry ... mu duk se po levizte pak ngadale.

Kush e ka shkruar kete pjesen?

Megjithese ne trupin e gabuar, gruaja gjendej ne vendin e duhur - atje ku toka rrotullohej aq shpejt e shpejt saqe ne planet formohet era dhe dukurite e tjera. Pra, ne Berat.

smiley

 

Here qeter, if I  may sugjeroj dicka humble-isht, do ishte mire qe pasazhet e njeri-qatres te ishin me te shkurtra, qe te nderthurej me mire keshtu trikoja letrar-pingpongiste. Dhe te perpiqej disi te vazhdohej ngjarja (po pse jo dhe monologjet e brendshme, te cilat mbase do ishte me mire te mos ja kalojne ngjarjeve per nga gjatesia e fjaleve ne tekst?) aty ku e linte qetri dhe ku rridhte ngjarja si uji ne akuarium.  Mbase dhe rradha e kontributoruesve duhet  te ishte e paracaktuar sipas nje llotarie peshkiste, ose dicka e tille, qe te mos ju shkoje puna dem por as te mos ju beje xinx me njera-qetrin?

 

Do e provoni prap, mbase dhe me poezi a bejte ku secili shkruan nga dy rreshta or something te tille? :think:

Fuqia eshte cupa e bashkimit, mos e harroni. smiley

Ej, kalamaja, me ka marre malli per Kaliopin... vazhdim.... Sa bukur ishte atehere! smiley

po i rrezoj tre te vogla ktu...mbase nonjoni ia di vazhdimin smiley

 

1.>>

> >

“Nuk ka sëmundje të krahasohet me vdekjen. Jeta premton shpëtimin, por vetëm vdekja ta jep atë. Rruga që lodh, të çon tek Lumi. Lumi është i gjërë dhe largon dhimbjen nga sytë”.>>

Këto shkruante i ngrituri mbi shpatullat e ithtarëve. Pëshpëritej se ishte i sëmurë. Ithtarët e mbanin mbi një shtrat dafinash, mbi kokat e tyre ai diktonte rrugën. Poshtë e lart, rruga e pashkelur matej me kohën ndërsa zgjatej përtej saj.>>

Kur sytë e ithtarëve nuk mund të shihnin më, u shfaq Lumi. I gjërë, i vrullshëm, magjepës. Ai mbi shpatullat e ithatarëve, kish bërë shenjë të ndaleshin.>>

“Ky është Lumi”, shkroi i ngrituri. “Këtu përballemi me të”. >>

Itharët u lidhën duarbrez me njëri – tjetrin. Mbi kokat e tyre, përmes lumit, shtrati filloi të lëvizë drejt anës tjetër. Një nga një, ithtarët iu dorëzuan lumit, ndërsa shtratin e kaluan në bregun tjetër të palagur.>>

Atëherë i porsangrituri shkroi: “Pra, kjo është ana tjetër!”.>>

Rrezatimi lumnor i atij që mposhti Lumin, verboi me ndjelljen e parezistuesshme, ithtarë të rinj.>>

 >>

2.>>

“Femrat dinë kur i shkundin gjethet. Si pema në stinën e duhur, zhvishen në nyje e kercinj e rroken me erën. E as kjo nuk ua ftoh dot lëngun e jetës... Ndërsa ne çunat marrim kot. Si shkrepset në kuti, me kokën plot barot. Na marrin kur u duhemi, na e plotësojnë dëshirën, na ndezin dhe ky është fundi ynë. E keni parë gjë më të jetënxirë se shkrepsja e djegur?”  >>

Endri ishte më i madhi ndër ne. Njihej si i talentuar, por nuk i kishte dalë piktura. >>

Ne ishim nëntë djem, në tarracën e pallatit, duke pritur të fillonte “Tango e fundit në Paris”.>>

> >

3.>>

Gjithë paraditen djali i vogël ka qejf të rrijë në dhomën e fëmijëve. Luan vetë-me-vete me ca kokla-mokla që i ka marrë nga rafti im i veglave. E kontrolloj herë pas herë, por nuk e ngas. Ai është fëmijë i urtë dhe nuk të bezdis as sa tik-taku i orës në korridor.>>

Herën e parë që futa kokën në dhomë, e pashë të sistemonte rramulliqet, shtrirë në dysheme. Mendje fëmije – thash dhe vijova rutinën time. Aty para drekës e ftova të hajë. Doli nga dhoma por dukej që mendjen e kishte atje. Kur e shoqërova për në dhomë, pashë përmes hapjes së vogël të derës se mrrokllat e mëngjesit i kishte vënë mbi njëra tjetrën dhe nëse do të kisha këmbëngulur do t’a kisha vënë re se pirgu lëshonte hijen e një njeriu. >>

Mungesa e çikërrimave më dha një mundësi të mirë për të pastruar raftin e veglave. Dhe ashtu bëra, por si i paprerë për këto punë humba një kohë të gjatë me të. Si mbarova, u ngjita për në dhomën ku rrinte djali, shtyva derën, por nuk hapej. Trokita dhe thirra emrin e tij. Dera u hap, dhe një zë i gërvishur mekanik më urdhëroi të hyj brenda. Pirgu i vogël i fantazive, ishte kthyer në një ëndërr të madhe, në një përbindësh që pothuaj e kishte mposhtur djalin. E mora nga qoshku ku rrinte ulur duke vizatuar me mënyrën e tij një varkë dhe i tregova gjatë e si munda për ëndrrën time.>>

 

po e depozitoj ketu, per rehatllikun tem t'mavonshem smiley

 

 

***

Nji zotni me xhaketë me kuadrata, me qëndisma lëkuret e sumblla bronxit në tè, ndalet në kambë të lypsit mbledhë si teprina zjermi të shuem. Lypsi ka qit dorën nen rreca, nji dorë e shkrumbueme, e hollë, e përhime, dorë kadavret. Zotnia vjen nga nji takim i mbarë e asht n’orë t’mirë. E kundron lypsin njicopëherë, i avitet e i flet:>>

-         Ah, sallaks. Ti qenke majtosh miku im. >>

Lypsi nuk bzan. Ndoshta ka vdekë, por na e dimë se të vdekunit nuk i lanë ma me u sjellë rrugash. Zotnia asht ulë kacuk e po e shef lypsin në sy.>>

-         Gjithmonë kam qenë kurioz se si shkruhet vetëm me dorën e majtë. Ti a shkruan vetëm me të majtën apo i përdor të dyja?>>

Përreth syvet të lypsit vrehen shenja jete. Por syt vetë kanë mbet mbërthy si gjethe të thame të njeshuna për xham. Zotnia asht nji vrejts i hollë. Aj e din se s’mund me e përzan’ gjethen mbas xhamit, ndaj mjaftohet me kureshtin’ e tija t’parë.>>

-         Kur i lidh këpucët me cilën dorë e mban gonxhen?>>

Lypsi shpupuritet i bezdisun. Rrecat i binë prej supit e shfaqet në skenë mungesa e krahit të djathtë. Lypsi nuk e ka at gjymtyr’. Zotnia kërcen si i pickatun. >>

-         A-ha. Prandaj ti....>>

Dhe qeshet fort, aq fort sa përzen krejt gjumin e andrrat prej qytetit.

>***>

 

depozit e mçefët për dikur.

1.

Milingonat dalin prej poreve t' dheut>>

Si dalin prej kishe gratë vendalije >>

Shëtisin mes nesh dhe marrin>>

Çka u japim në shkëmbim pa vetëdije,>>

Imazhin e një jete të mundshme>>

Mbi e nën dhè>>

Rrëzëllitna or diell i qiellit>>

Davaritna n’ajri si rè>>

Me ngasë është e pastër drita>>

Dhe tjetër jeta pa ne.>>

> >

>2. >

Ah. I kam hapë të gjithë veshët>>

Dhe sytë katërcepsh>>

Në iksh hijelodhë pa më prekë

Kam me kjà>>

Kam me kjà pranë e kam me kjà larg>>

Vetes e njerëzve që s’i bien në tè>>

Çka ndodhë>>

as çka mè..>>

> >

> 3.>

Të trishta kto orë>>

Udhtarët janë kalamendë>>

Tashma janë nisë

e mbrritë nuk kanë>>

Aty ku presin >>

Ata që nuk janë nisë>>

ende, për me mbrritë>>

në zanafillë të orëve të trishta.>>

> >

Po ti zgjohu gzim>>

Kjo është nji ditë e kushtueshme e blerë lirë.>>

Sot,>>

Në saj’ të kopracisë të t’ tjerëve>>

Mora një ditë që nuk po i lypej kuj'

Dhe ndërtova në tè gjithë jetën time,

Diku mes një mjeti që u nis pa një qëllim>>

Dhe një qëllimi që u nis pa një mjet.>>

 

E mora nga qoshku ku rrinte ulur duke vizatuar me mënyrën e tij një varkë dhe i tregova gjatë e si munda për ëndrrën time.

Bukur fort. smiley

A mundesh te shkruash me shume ne kete zhaner, apo eshte e kote te sugjerojme se ti do shkruash ca si dhe kur te duash vete? smiley

 

Atëherë i porsangrituri shkroi: “Pra, kjo është ana tjetër!”.

depozitë tjetër (shkarazi)

Qytetari i shqetësuar Nuri

Nuriu është një qytetar i shqetësuar. Ai shqetësohet në rradhë të parë për mbarëvajtjen e familjes së tij, për komshinjtë, për qytetin, shtetin, për çështjet botnore dhe për disa çështje manipuluese të universit. Ka netë që nuk fle fare, ka netë të tjera kur gjumi e merr peng për disa orë dhe e kthen në të gdhirë pa u vënë re nga askush. Nuriu ka dhuntinë të dallojë të metat e çdo pune, sidomos të atyre të bëra nga dora e njeriut.>>

Tregojnë sesi njëherë, Nuriu vuri alarmin për një pallat të sapondërtuar në qytet, i cili sipas Nuriut, kishte një ballkon më të dalë se të tjerët. Megjithë këmbënguljen e arkitektit dhe ndërtuesit se ballkoni ishte projektuar qëllimisht i tillë për të provokuar kalimtarët, Nuriu pati shkruar një opinion të gjatë në gazetë ku shpjegonte se një ballkon i dalë i bën ballkonet e tjera të duket më të futur. Thuhet se që nga ajo ditë ka mbetur edhe ai që sot njohim si ligji i Nurit.>>

Sipas ligjit të Nuriut, një rrugë e pastruar mirë i bën të tjerat të duken më të papastra se ç’janë; një shkollë e administruar mirë i bën të tjerat të duken më paçavure se ç’janë. Ndaj, sygjeron ligji i Nuriut, progresi duhet të bëhet me karar, nëse kalohet një masë e caktuar atëherë të këqijat që shkaktohen në komunitet i tejkalojnë të mirat që ofron ky progres. Ky ligj, është pranuar gjërësisht kudo në qytet dhe siç mund të vërtetohet lehtë me hamendje, ka gjetur zbatim të gjithanshëm.>>

Dita e qytetarit të shqetësuar Nuri, fillon me inspektimin e tezgave të gazetave. Vazhdon me inspektimin e transportit publik, nga dreka ai kujdeset për ushqimin social dhe në mbasditen e herët ai shkruan opinionin e tij më të fundit, rrjedhimisht ligjin e tij më të ri. >>

Qyteti nuk fle nëse një qytetar rri zgjuar – citon diku Nuriu një mik francez (ekzyperi) dhe Nuriu është i vetëdijshëm se ai vetë është vetëdija e qytetit. Ndonjëherë i shkrepet të patrullojë i vetëm rrugëve të natës duke ndarë sherre pijanecësh. Ndonjëherë i shkrepet të pihet rrugëve në pritje që ndokush t’a ndajë nga sherri me veten. >>

Askush nuk e ndihmon. Dhe Nuriu këtë e quan “e keqja e madhe”. Si duam të zbulojmë jetë të tjera në planete të tjerë, arsyeton bukur ai, kur neglizhojmë të zbulojmë jetët që na fërkohen sup më sup çdo ditë në rrugët tona, me kokë të kthyer në tjetër anë?!>>

Nuriu pra është një qytetar i shqetësuar. Por ai thotë se shqetësimi i tij është i shëndetshëm. Ai thotë se do të ishte shqetësuese sikur askush të mos shqetësohej për asgjë. Megjithatë ai fshehtas e uron një ditë të tillë. Por deri atëherë, Nuriut i loton syri i djathtë sa herë sheh dy dele që përplasen kokë më kokë për një fije bari në vathën e tij. Dhe si barì i mirë, në këso rastesh Nuriu i fryen fyellit në nota më të larta e qortuese. Këtu ka bar për të gjithë thotë Nuriu, merreni ngadalë o delet e mia. Ata që majmen më shpejt janë të parët që shohin derën e thertores. E në fund të gjithë bashkë shkojmë për lesh.>>

Por Nuriu është viktimë e ligjit të tij. Duke qënë më i ndershëm se të tjerët, ai i bën të gjithë të duken më të pandershëm se ç’janë. Ndaj qyteti kakun herë krimb e herë flutur, mbështjellë me fijen e vet sa të mëndafshtë  po aq të fortë sa me të mund të varësh veten, ditë për ditë e dalëngadalë e shtyn mënjanë e në harresë qytetarin e shqetësuar Nuri dhe fyellin e tij magjik.>>

 

Depozit uji. edhe këto me të tjerat.

 

Ditë e natë

 

1.>>

Kam pa si e mbështillte hanën>>

Në një pece lotnjomë, dora e plakut>>

Dhe plakun të mbështillej nga dora e natës>>

Natën ta mbështjellë dora ime.>>

> >

Kam pa si çmbështillej >>

dielli mbi dhè, dita rreth diellit si çmbështillej>>

rreth ditës jeta shpërfillëse sillej>>

dorën si zu t’më dridhej >>

kam pa>>

Pikën e lotit si zu me u thà>>

e natën prej dore tu më ra.>>

> >

Gastaret e hanës së thyer kam pa>>

Mbi to si i marri tu shkelë, paprà>>

Kam gjetë rrugën time.>>

 >>

> >

2.>>

Edhe një herë kam mbetun>>

Burrë prej bore>>

Me akull në këmbë, në kokë, në trup.>>

Me duar shkarpa>>

E një karrotë të madhe për hundë.>>

Në andrrat e verës u mendojshe i tretun>>

Por kam mbetun>>

Shpirt i vjetër në trup të ri>>

zjarr i pafrymë e sy qymyr-zi.>>

> >

3.>>

Yjet ndizen e shuhen,>>

Mes kudhrës dhe çekanit>>

shtypet koka e hekurit,>>

dy korba rrihen mbi kokën e të vdekurit.>>

Shkëndija mbi të cilën un fluturojshe>>

U shua,>>

Si të kesh marrë sytë e mi, o dritë rrencake>>

më merr edhe mua.>>

 

Fh, te treja shume te bukura, ajo e para me pelqen me shume, ndoshta sepse vargu i fundit permban nje fije shprese. Duam Flluskat back! smiley

Kjo katershe simpatike do vemendje te vecante ta lexosh,deri tani nuk e kam kete vemendje...me vone .....e sigurt.

depozit  jan 26 11  once more

 

1.>>

Nuk t’i kam thënë të gjitha Kaliopi>>

Ende nuk kam zbritur bregut>>

E gishtat në ujë s’i kam zbutur ende.>>

Kam frikë se kur të mbërrij>>

Shumë ujë do të ketë shkuar në atë lumë>>

E shumë do të ketë mbetur pa shkuar.>>

> >

2.>>

Dy sytë që e bëjnë një njeri>>

Të jetë i tillë, përcill>>

Mbas derës gjithçka lëviz>>

Mes nofullave të rënda të natës>>

përcillet.>>

Kaliopi, ti hiqesh sikur nuk di...>>

3.>>

Unaza e florinj të bie Kaliopi>>

Kokat e prera nuk mund>>

Duart e prera nuk mund>>

Nuk mund gishtërinjtë>>

Të varfër në takimin e tyre shkuan fatzinjtë>>

Prej hirit në hi, prej fundit në fund.>>

Kaliopi. Ndizi hiret e tua >>

Pas hapave të mi koha vjen ngadalë>>

Prej kokës, duarve e gishtrinjve >>

të t’më marrë.>>

 

e shef ca beri gjithe kjo rremuje, dhe Kaliopin e beri nga film erotiko-realist-socialist-kinkist ne film horror. smiley

P.S. hi fh, s'je dukur fare keto dite, do jesh trembur nga krismat smiley

prap:

 

 

1.>>

Kaliopi, përshpërit pëshpërima>>

Zogjtë vanë, ti mbete>>

Në barkun tim fëmijë>>

E një nëne gjishterruar.>>

Kaliopi, pëshpërit pëshpërima>>

Fëmija im i trishtuar>>

Me sytë e tu të bardhë >>

Nën lëkurën time>>

Kaliopi, >>

O zog i zi, >>

Ogur i këtij dimri të lodhshëm>>

Mos më braktis edhe ti

kam ëndërruar një vdekje të vogël

prej së cilës mund të kthehemi përsëri.

> >

> >

2.>>

Atje ku hiçi ngjizet>>

E hiç është gjithçka>>

As shuhet, as ndizet>>

As është, as ka>>

Shëmbëlltyrë e zjarrit>>

As djeg, as digjet>>

Pasqyrë e të marrit>>

Ku i marrë nuk shihet.>>

> >

Atje jam Kaliopi. Të kujtohem?>>

> >

 

3.>>

Sikur buka e të varfërit del prej dheu>>

Shpirti im del>>

Ngadalë e pak>>

Pakkënd ushqen.>>

> >

E i varfëri pret>>

Të dalë vitin tjetër>>

Shpirti im i ri>>

Prej trupit tim të vjetër.>>

> >

Saj meje ti rritesh>>

Kaliopi, bimë e egër.>>

 

prap ke vendi;

 

1.
Thash ta shkruj i letër
Me fjalë të mençme
Njesh e njesh
Që s’ke ku ta kapësh
Që s’ke ku ta hapësh
Po ja, njëherë s’gjeta letër
Njëherë u tha boja
E s’u bona mukajet
Pastaj radio tha:
Bora e sivjetshme na e prishi dimrin.
Na e degjeneroi sistemin
në provën e parë, por
Unë nuk po dëgjoja radion
Kur këto u thanë, unë po kërkoja
Një laps me gomë
Pse vetë jam bregu, edhe vala
Edhe i mbytmi, edhe shpëtuesi
Edhe heroi, edhe viktima
E ngasjes sime.
Ja, këtu e kisha shkruar
Dhe fshirë dhe shkruar
Dhe fsh..

2.
Sonte askush nuk ka nevojë për fjalë të urta
Sonte askush nuk ka nevojë për ninullë
I mbuloj e ua mbyll sytë si të vdekurit
Sonte të gjithë duan gjumë
Çfarë mut poeti jam unë?

3.
Një fjalë murgeshë më vidhet mëndjes
Është mesi i natës në manastir
Dritare e vogël harruar hapur
Është frika dhe çlirimi im.
 

depozit - draft.

 

1>>

Është ora e kudondodhjes>>

dhe gjithçka ndodh e ndodhemi>>

Njëherazi pranë.>>

Kam rënë në ujdi>>

Me orën e saktë>>

Kur trup i huaj do të godasë tokën.>>

E para që do të shkojë>>

Do të jetë një manaferrë>>

Me të dhe sozia e një lepuri,>>

Jeta pa aksh kuptim>>

Nuk do të jepet aq lehtë sa më parë.>>

> >

2.>>

Burrat e huaj u lan në lum>>

Gratë e huaja u lan në lum>>

Ne pam e dëgjuam historira shum.>>

Një de i hollë gjaku na plasi tek syni>>

Vorbulla të turbullta na plagosën shikimin>>

Dikur i qet lumi, kish qën vetëm i yni.>>

> >

3.>>

Nji trung dikur kputet vedvedit>>

E lshohe faqe kodrinës>>

Teposht ku rrjedh lumi, ky>>

Në det e nxjerr, ma në fund>>

Stuhia e qet n’bregun tjetër>>

Si aj kam mujt un’ me ardhë.>>

Ku â ku ma s’parit kam pa dek?>>

Ku â ku ma s’fundit kjeshë un gjallë?>>

> >

4.>>

Njeriu shtjen në mish>>

Njeriu në mish shtjehet>>

Gjaku shpërthen prej brendish>>

Prendive të njeriut i kthehet,>>

Paj, në kokën time çdo natë>>

Demoni shëron plagë.>>

 

drafte, ushtrime, etc.

 

1.>>

Këtu ditëve tona u ndalet gallopi>>

Mbushen me frymë e asgjë tjetër Kaliopi>>

Nga kjo frymë kraharori ka nisur të më dhëmbë>>

Ditët tona heroike, Kaliopi, flenë në këmbë>>

Por asgjë nuk e tremb më lavdinë prej tyre>>

Fort, bashkë me dritën e mbajnë mbyllur syve.>>

> >

2.>>

Në buzë të vdekjes jam ndalë>>

të shikoj si avitesh katundit>>

Kët herë ke ardhë me më marrë>>

O buzë që puth për herë t’fundit.>>

T’më marrësh e më mos më kthesh>>

Tek varret në këmbë të katundit>>

Në buzë të vdekjes kam dalë>>

O buzë që puth për herë t’fundit.>>

> >

3.>>

Shpend i vonuem rrugës së pyllit>>

Rrxon pemë, me krahë të tija>>

E fortë vjen stuhija>>

Po mue jeta ka kohë që m’ka përmbysë>>

E thyem në copa që funksioni s’i dihet>>

Ja, e flakun zemra, ç’ka lypet?!>>

Shpend i vonuem, ti shtrohesh mbi korps>>

Kaliopi, haka ime.>>

 

drafte dhe ushtrime.

 

1.>>

Lopa e ngordhur shtrirë në fushë>>

Prej javesh në proçes dekompozimi>>

Modernizimin po e përjeton si njëfarë debilizimi>>

Fshati me sherbim 3G.>>

> >

> >

2.>>

E lodhme dhe  e fiksume eshte pranvera në sheshnaje>>

Baresha rregullon fundin>>

Shkel mbi luleverdhë>>

E hap celularin>>

I jep dum dilemës.>>

Pranverës në sheshnajë nuk i iket>>

Dhe viti shtyhet një vit.>>

> >

> >

>>

3.>>

Sot po i msojn djalit me qitë>>

Dhjetë vjeç, motmotmot bëhet burrë>>

Nga fundjava do ti bin pirgut me gurë>>

Ose patave të egra në Wii.>>

> >

 

drafte, ushtrime, shtesa

 

1.>>

Kombi pllaquritet në enën e vet>>

Edhe valë edhe magnet>>

Dy prerje mishi me opinione të kundërta>>

Tërhiqen>>

Orët shtyhen>>

Plastikë e zezë>>

Pa kalori, pa ëmbëlsi në buzëqeshje>>

Nëse nuk e dije o currilë kafeje>>

Bashkë egziston >>

një komb kasapësh>>

në kavanozin me miell.>>

> >

2.>>

Në qiejt e kombit nis>>

Marshimi ditor i diellit>>

Fjalët e mia janë të zjarrta>>

Këmbët e mia të lodhura>>

Me krahë të gjatë e gishta të shkurtë>>

Nuk të bie dot në sup>>

E të them vazhdo>>

Ose ndalu>>

Më merr edhe mua.>>

> >

3.>>

Në kohë të romancës >>

U pa e ardhmja e kombit>>

Sa mjet i rehatshëm është pushka>>

Ti ruan distancën>>

Nuk ndjen erën e fortë të gojës sime>>

Nëse flas me zë të ulët nuk më dëgjon>>

E bërtitura natyrisht të acaron>>

Unë shkruaj me ngut>>

Se më presin, se më ndjekin nuk di>>

Ti shenjon bashkkombas>>

Sakaq gjakftohtë vendos pikat mbi i>>

Dhe bebëzat në sy.>>

> >

4.>>

Objekte të kamufluara në natyrë>>

Ti mbrohesh pas syve me ngjyrë>>

Dhe e kam të vështirë të kuptoj>>

pse dorëzohesh

gjithmonë me të njëjtën mënyrë.

drafte, ushtrime, zanafilla

 

1.>>

E ke mbush kokën me gjëra të pavlera>>

Copa gazetash shuk në këpucë>>

Që ti gjithmonë ke mendu se të rrinë të vogla>>

E kambën s’e ke shty asiherë deri në fund.>>

Ti ke një palë kpucë që nuk i përdor kurrë>>

E vazhdimisht të japin dhimbje koke.>>

> >

2.>>

Me petale trëndafilli e ke mbush qiellin>>

Horizont më horizont e zoti bjen butë>>

në to dhe me dorë të lmueme>>

zhvishuni na urdhon>>

nsa përgjithmonë perëndon sytë.>>

> >

3.>>

U mbush një vit kjo enë e shpuar >>

Mjekroshit pija s‘i ka dalë>>

Për të bota ende rrotullohet>>

S’mund ta ndalë.>>

Për të vajzat janë kuaj>>

Të lidhur gërshet më gërshet>>

S’mund të ndalë>>

Sa herë fati rrugën i pret.>>

U mbush një vit rresht kjo enë e shpuar>>

Një sy i vetëm s’i zbraz dot gjithë lotët>>

E botës>>

Ai thotë.>>

 

Ej e keni lexuar kohët e fundit këtë? Po e lexoj dhe po qesh me lot me seriozitetin e ngjarjes...

rrëshqas më poshtë:

Nuriu është një qytetar i shqetësuar. Ai shqetësohet në rradhë të parë për mbarëvajtjen e familjes së tij, për komshinjtë, për qytetin, shtetin, për çështjet botnore dhe për disa çështje manipuluese të universit. Ka netë që nuk fle fare, ka netë të tjera kur gjumi e merr peng për disa orë dhe e kthen në të gdhirë pa u vënë re nga askush.

hahahaha i madh fare

 do e vazhdoni kete, ju lutemi? Kaliopi ju ka lexuar gjithe qejf e do akoma smiley

 

aty siper ka perla fare, po e lexoj prapë

fh - 24 Pri 2011 - 2:49pm

U zbyth me argumentin se e kishte bere qejfin e vet. As kesaj here nuk ia prishi, kishte bere te pamunduren per t'u permbajtur. Por kur ishte leshuar ama, ishte leshuar si deti mbi vete, ne djall kripa e karari. Tani ishte i qete. Eshte duhej te ishte, po ishte eshte. Sepse ashtu frynka deti, tallaz-tallaze.

Ne kete interval te rralle zbythjeje ndaj cdo okupimi mendor, Hektori shkuli nje kalem hardhije dhe shkroi nje vreshte te tere:

Kaliopi,

cfare them me nuk di

varem si rrushi

ne saksi.

---

haha m'filloi tripi

Florir

ushtrime te mbrame ne zejten e te shkruarit

 

1.>>

Një burrë me shapka të grisura>>

të vizatuara në letrën>>

nën këmbë>>

Damarë të fryrë>>

Mbi samarin e këmbës>>

Nuk shkon askund.>>

> >

Bota vishet me shkurre>>

Në bibliotekën e djegur >>

Humbi formula e zjarrit>>

Njerëzit thyhen më lehtë se akulli>>

Në mijëra copa diamanti>>

E diamante ka për të gjithë.>>

> >

Dikush tjetër përdor duart e tua>>

Shkon me to krëhërin në flokët>>

Ku rriten trëndafila të egër.>>

Sa herë ai shpon gishtat>>

Zemra jote dhemb>>

Fëmija i parë lind>>

Në një botë që ka harruar dhimbjet.>>

> >

> >

2.>>

Edhe dëshpërimi është i vakët>>

Mprihesh për një romancë>>

Të sajuar>>

Në kohën e princëve nëpunës>>

Me fjalë të gjetura rrugës;>>

Zemërplasur filanin e gjetën>>

Shijoje jetën>>

Filania ra në fazë>>

Prej gurit fallco në unazë>>

Shijoje jetën>>

Helmin e saj premtues>>

Të hidhur e shërues>>

Edhe sa ka mbetur>>

Pa na gjetur >>

Kështu të vdekur.>>

> >

> >

> >

3.>>

Urinon në qiell >>

Si zogjtë, si zogjtë,>>

Ul kapakun dhe sensori shplan>>

Zogjtë këtë nuk e bëjnë dot.>>

> >

Zoti zbret në tokë>>

Me planin në kokë>>

E nuk ma thotë>>

Se unë gjuhën e tij nuk e di>>

lace>                    E kushlace> e di?>>

> >

E pyes me ndroje>>

Nëse një numër më të vogël>>

Do ta kishe kurorën>>

                    A do të ma dhuroje?>>

> >

Plaka budallaqe>>

Me ballë për t’u puthur

                                  dhe rrudha në faqe>>

Në shenjë solidariteti>>

Na shan nga shteti.>>

> >

Nga plani i tij i vjetër>>

Zoti nuk heq dorë>>

Në këtë botën e tyre>>

Ne jemi vizitorë.  >>

Tiranën e dua, psherëtin>>

Se nuk di ta fshehë paranë,>>

Nën të linjtat e saj të shtrenjta>>

Gjithçka e lë të duket>>

Pa fije pendimi,>>

Me apo pa leje>>

Kjo është, thotë>>

Merre ose leje.

>>

 

shtojcë për qejfin tim:

 

4.

Vari rrobat e vjetra>>

Të thahen në erë pa tel>>

Ky diell mundues>>

Gjithkund hyn e më s’del>>

> >

Drita apo errësira >>

Të tundon më shumë>>

A lodhen ndonjëherë demonët>>

Këta dreqën a flenë gjumë?>>

> >

Hapit tim i shkoj pas>>

Macen në diell nuk e ngas>>

Ndjek tullumacen që i ngjitet qiellit >>

E bashkë me syrin tim plas.>>

 

depozitë tjetër ushtrimore.

 

 

çdo ditë do të ishte e bukur>>

nëse nga çdo krimb do të lindte një flutur>>

ja sot e mora vesh>>

ndaj as qaj as qesh>>

mbaj vesh:>>

Kostumin që e ruaj>>

për ditën që druaj>>

e gjeta shoshë>>

flori e groshë,>>

po sikur ahera të jem m’i hollë>>

po sikur m’i shëndoshë?>>

lace>Polace> sikur trupin  të mos ma gjesh>>

lace>Kushlace> do ta veshë>>

Do qajë a do qeshë>>

Kur edhe ai ta marrë vesh>>

Se nëse nga çdo krimb do lindte një flutur>>

Çdo ditë do të ishte e bukur. >>

 

depositë: anatemat e nje dite dhe shenime te tjera per Kinen e njerëzve te vetmuar (sotovoce andante dhe meskine)

 

> >

1.>>

Sa herë lutem për shi>>

Vjen reja e zezë>>

Fëmijët i druhen dëshirave>>

Si dorës së babait>>

Si syve të nënës>>

Oh netët e mia ja kam treguar vetëm hënës.>>

> >

Kështu më tha burri tek këmbët e hijes>>

Marinarët nuk i druhen detit, djalë,>>

Por anijes.>>

> >

> >

> >

2.

Lëndë e errët në hapësirë

Lëndë e errët në tru

Ende nuk dimë,

Pse njeriu merr jetën e tjetrit

Në duart e tij

Çfarë e bën një grua të çelet, të vyshket

Një burrë të lëkundet

Pse lulet vdesin gjithnjë në rini.

Pse e ndezëm zjarrin

Kur gjithçka tonën

E shkrumbon

në hi.

> >

Të dua dhe druaj

Se këtë e di.

> >

> >

> >

3.

Hallku hallakaten

Rrugëve si bila

Steka e hallit

I shtyn vrimë më vrimë

> >

Mos më kërko rimë

Për gjëra që i dimë

Sa e sa fjalë qimë

Të gjitha virgjëresha

Me destin të paraparë

E ujë në damarë

> >

Tani vështirë të gjëndet

Dikush pa numër në shpinë

I goditur gjithkush endet

Mbi fushën e gjelbër

Deri në vrimë.

> >

> >

> >

4.

Si flijohen retë

Pengje të kompozimit

Kokë më kokë vajtojnë

sa shterren

e merren

Nga puhiza m’e lehtë

Lëkurë të thara

Dhe jeta nën qiell

Fillon nga e para

> >

> >

> >

> >

5.

Ti mund të fluturosh mbi një shigjetë

Udha është e shpejtë

Pothuaj e drejtë

Fundin e di vetë

Pothuaj e di vetë

Jeta është e shkurtër dhe e lehtë

Prej saj çfarë mbetet

Mbetet

Në zemrën e tjetrit.

 

 

 

 

+ shtojcë për hesap tim.

 

6.

Dua të të shtrëngoj pranë vetes

Si ëngjëlli guximmarrë prej krahëve të djallit

Të të marr

> >

Helmi shkrihet

Si shiu në lumë

lace>Kushlace> të do më shumë

Ai apo unë

> >

Kam një armë sekrete

Të të bëj për vete

Këtë shtrëngim

Pa qëllim

> >

Dua të të shtrëngoj pranë vetes

Si dora në dorashkë

Pa djalli të na marrë

Bashkë.

 

fh ... 

depozit pa shkak

 

1.

> >

Vilja e rrushit zgjat hardhinë

Këmbën e spërdredhur në tokë

Vilja e rrushit fshihet në gjethe

Evën e humbur a e gjete

lace>Apolace> ëmbëlsinë e konsumon më vete

Fishkur

Fishkur

Fishkur

Fishkur

> >

> >

2.

Antenat e radios

Brirë në kokën e malit

Qafa e tij e lidhur me tela tensioni të lartë

Koka e tij zhytet nën valë

Punoje mal i madhërishëm

Tokën e njeriut të gjallë

Kocka kur të dalë

Thërrmoje ngadalë

Si theu ai durimin tënd

Bëje ta mbajë mënd

Bëje ta kujtojë

Bëje ti kushtojë

Koha e hijes tënde të madhe

Strukur në prehër.

Ti diellin e fshihje

Si babai fëmijës surprizën

Si djaloshi premtimin

Si gruaja unazën

E fshihje

Hijen në prehrin tënd

Burimin e jetës

Mallkuar është ky vend.

> >

> >

3.

Zogjtë fluturojnë ulët

Nën qiellin e rëndë>>

Gjuha e burgosur>>

Përplaset në dhëmbë>>

> >

Të gjithë në këmbë>>

Të gjithë në këmbë>>

Djaloshi hyn i bukur>>

Shkëlqen si nuse me kurorë>>

Çfarë i ka hipyr në kokë>>

Çfarë i ka rënë në dorë>>

Zemrën e ka të zezë lulja e diellit

Ushqimi social është skandal

Virusi i kafshëve hyn në fjalor

Me sytë e qenit qaj humbjen e tim’Zot

> >

Djaloshi me pëndë do të vritet

Në rëntë

Zogjtë fluturojnë ulët e më ulët

Nën qiellin e rëndë.

 

+ kjo e palatuar per qejfin tim.

 

4.

Herët a vonë

Goja lehonë

Bie në jetë

Një fjalë të vërtetë

Aspak i bukur ky fëmi

Por dhëmbët i dalin nji nga nji

Këmbët e vënë në udhë të tij

Rritet në kokë e në gji

Me kurva të vjetra ze shoqni

Nji dashuri e gjen dhe ai

Nji dashuri e humb dhe ai

Si çdokush kujton se është njeri

E na lë trashëgimni

Nga një derë për çdo shtëpi

 

O goja lehonë nuk e di

Çfarë sjell në jetë

Fatin shterpë

Të një fjale të vërtetë.

 

S'pyesim hic per "qejf tendin".  Keto, edhe per qejf tonin.

ja dhe punen e sotme nuk e lashe per neser.

 

 

1.

Dashuria është punëtore

E ndryshon faqen e shtëpisë

Ushqimi i verës zgjat thellë në dimër

> >

Pastërtia është dashuri

Gjithçka vjetërohet e bukur rri

Si unë e ti

E askush tjetër

Nuk mësoi të ndreqë orën e vjetër

Ajo përplas kokën

Nga muri në mur

lace>Murlace> pas muri thyhem

Prej kohës së saj gur

> >

lace>Murlace> pas muri fshihem

E gjithmonë është dikur.

> >

> >

> >

> >

> >

2.

Të shkruaj midis syve

Aty ku nuk sheh

tek vetja

rrathët e ujit

të ëmbël

pas sekretit të shkruar në gur

hapen

me rregullsinë që i ngjan

jetës tënde.

> >

Të shkruaj midis syve,

Fjalë ka

Aty ku ti nuk sheh.

> >

> >

> >

3.

Ulur në prag ti pret

Diellin të shkojë në shtratin e vet

Yjet nën batanije

E era të vret tek vonohet

Pas çdo vele

Që përpiqet t’i rezistojë

Çdo drejtimi

> >

Ke dalë,

e pret një qënie të marrë

Trupin tënd në prag të shtëpisë.

> >

> >

4.

Ende nuk të kam humbur

E vonoj

Ditën kur do të jenë njësoj

Ditët

Dhe e njëjta ditë do të shfaqet

Në vend të ditës tjetër

Përsëri e përsëri

Bota është një hale e madhe

Për burra e gra

Me pudër në fytyrë je si ata

Me qerpikët lart

Me sytë më të mëdha

se çdo gjë që shohin

 

Ende nuk të kam humbur

Mendja ime,

e vonoj

Ditën kur do të jenë njësoj

Ditët

Dhe e njëjta ditë do të shfaqet

Në vend të ditës tjetër

Përsëri e përsëri

 

më pëlqejnë shumë ato që shkruan.

depozit nen strehez.

 

1.

Palos diellin që mbahej me letër ngjitëse

Pyjet rradhë – rradhë

Renë e vogël të bardhë

Trenin që shfryn e shfryn

Zemrën e djegur në tym

> >

Zhvidhos gishtat

Një e nga një

Kyçin, bërrylin

Pastaj kundër orës çmontoj

Shpatullën e mpirë

> >

Një nga një i mbështjell

Në celofanin me flluska

Si beben në djep i lëshoj në kuti

Postieri polak kryen gjithçka tjetër

> >

I dhashë të gjitha

Për një jetë më të mirë

U gdhiva me kurorë

I pickuar nga mickonja me gjak mbretëror.

> >

> >

> >

2.

Ajo është e kompletuar

Me dy duar

Përqafuar

Me njëra-tjetrën

E s’ka të sosur

Kjo paqe e përsosur

Jam pa frymë e më mungon

Fryma e kohës

E ruajtur në puthjen e duarve

Të saj.

> >

> >

3.

I thua vetes “çohu”

Si milingonat e tjera

Çohu se shkoi vera

Të uriturit, të babëziturit, të pangopurit, anoreksikët

Të verbërit, memecët, të heshturit, disleksikët

Vemjet, gjenitë, aventurierët, patologjikët

E bëjnë ditën atë që është,

Ajo që unë kam

Natën më gjatë e mban

Nën kupolat e syve

dy qiej të errët

kufiri i ëndrrës i ndan

në këtë jetën tjetër

më në fund

më në fund

edhe unë Jam.

> >

> >

4.

Erdhi edhe poeti në këtë moshë

Kur sytë e tij bëhen më të qartë se shishja bosh

E ka ç’të tregojë si i bëri bisht jetës dhe vdekjes

Si piratët i hap çdoherë një gropë të re gjetjes

Dhe shkruan pak

Shumë pak

Për zemrën e fshehur në hartë

Nën një pikë gjak.

 

 

Mire qe ka dhe Kalopi, pa shkak* PPU. smiley

...little scary projects - depozit

 

1.

çfarë uiski je

Burbon apo skoç

Ta themi troç

Sa alkool ke shëtitur nëpër vena

Sa njerëz mbyllur nëpër trena

Shkojnë aty ku duan

Aty ku i çojnë

Zbresin të gjithë njëherësh,

O tren ti koka ime

Ikën bosh e pa mendime

Të gjithë janë me pushime

Diell, ujë e rrëmujë

E unë kurrë s’jam ndjerë kaq i lehtë

Re që s’mbledhin dot një pike shi

Sytë e mi

O sytë e mi, flakë e thatë

Kaq e pata

Kaq më pat.

> >

> >

> >

2.

burri  me bibilush

ndërtoi rraketën e madhe

thotë se do na çojë lart

thotë se do të zbulojmë nga vijmë

ku shkojmë.

> >

Të gjithë janë me faj

Doktori i tij i syve

Mësuesi i tij beqar

Nëna që e rrahu në vend të babait

Macja e tij kurvë pa norma e limite

Bukëpjekësi që fryn simite

> >

Burri me bibilush

Është Dikush

Ëndrra e tij është të qijë

30 femrat më seksi të Universit

të zbërthejë ngadalë e nji nga nji

sekretet e tyre me formulën e tij,

> >

Të gjithë kanë faj

Të mënçurit, të çmendurit

Që ëndrrat i gjejnë

Në haremin e ri

Që shfaqet në qiell

Është yll apo diell?

Kur hap sytë e githçka shkon

Çfarë ngel

Është yll,

yll apo diell?

> >

> >

> >

> >

> >

3.

Fjala ka mbetur

Në brigjet e zeza të letrës së djegur

Gjysëm e humbur, gjysëm e gjetur

> >

lace>Kushlace> ska çtë hajë

Ska çtë ndajë,

Mbetet në brigjet e zeza

Buzë Oqeanit

që gjysmën e tij ka marrë

E nuk di nga tia mbajë.

> >

Shtëllungë tymi pas zjarrit

Në ajër ende endet

Fërfëllima e ndjesisë se çka humbur

Dikur vetvetiu do të gjendet.

 

 

me te tjerat ke vendi...deposit

 

> >

1.

Jeta ecën me hapin e rrogës

ngutet të përshkojë sa më shumë rrugë

përpara se nata rrugën t’ia fshijë

e përsëri,

> >

Rrogëtari u flet kalimtarëve:

Gjej një lopë, o shpirt, e mile

Sa duart të rripen gjak

Kur djalë buzëqumësht

Kur plak gojëthartë

Kur gjunjët në qilim fluturues

Kur gjunjët në baltë

Kur i rënë në dashuri

Kur i rënë në hak

Kur gushën në flori

Kur gushën në lak.

> >

Rrogëtari pshurr detin e verdhë në qoshe

Rruga mbytet e zbrazet

Lakuriq, vakante dhe boshe

> >

> >

2.

Tension abraziv, frrujtës kolektiv

Vetmia e vajzës kalon dorë më dorë

Kovë pas kove shuhet zjarri

Hëna e plotë e Tiranës

Shtron flori mbi plehrat e Lanës

Në kryqin e duarve nën urë

Djaloshi u bë burrë

Dëshirat iu plotësuan

Plak s’u bë kurrë

Zot, ta ha shpirtin sa e ngadaltë

Jehona e heshtjes në kanionin meditiv

Burri nuk denjon të jetë atraktiv

Mjaftohet me të qënit deçiziv e vindiktiv

Në klubin lart burrat kërcejnë

Buzë më buzë e sup më sup

Derikur nata u mërdhin në trup

Dëgjohen të shtëna

Nuk ka të dhëna

Motivi, tha kritiku, ishte dhe mbetet fiktiv.

> >

> >

3.

Gjuhë të njoma varen brekët në dritare

Me lajmin taze bën gargare

Shoqja gazetare

Ajo është shkaktare

E impotencës vullnetare

Dy fjalë të pista

Kam veshur gjithë jetën

Kam ndërruar vetëm të tretën

Si ndërron bora peisazhet

Nën urdhërat e erës

Nën urdhërat e nënës vajza lace>nislace> marshimin

Të pushtojë arsimin

Çfarë u tha pas derës?

> >

> >

4.

Zogj të ngordhur

Bien nga qielli

I ngordhur

Në vatrën time

Bie dielli

Kjo drithmë në cep të buzës

nga erdhi?

Me dy sy të vegjël

Në gjoksin shpatullgjërë

Kam zënë vend

Puthja jote

më zgjon

E më trëmb.

> >

> >

> >

5.

Personazhe gjys-legjendare

Oratore, gjys-autoritare,

hileqare

Bien e kurrë nuk vriten

Ngrihen e kurrë nuk rriten

Dora e shkathët rendit titrat

Veshi i kujdesshëm kolonën zanore

Mas pulsin me orë dore

U fryva 24 orë

me filma vizatimorë

A ne jemi ftof

Jemi ftof n’shpirt

Jemi ftof n’tajare

Jemi ftof si gjindje

Jemi ftof për fare

Djali hesht e vajza thot’

E mblodha mendjen top

Do lidh sandalet

Do bëj autostop

Deri kur dikush të ndalet

Të më marrë prej këtu

Nuk dua të di se ku

Do t’ia shpërblej

1001 përralla do t’i rrëfej

kam mësuar të gënjej,

herët a vonë

të gjithë ikim

ikim përgjithmonë

ikim e më nuk kthehemi

anipse dishrohmi të gënjehemi.

 

Balada e pambaruar e Rexhepit. (ushtrime, etj)

Djaloshi me D & G dërdëllit për Himnlerin dhe ylberin e tij njëngjyrësh
Loti i ëngjëllit hap rrathë në qiell
Me një gozhdë të nxehtë dhe tel kallaji
Rexhepi rregullon gjithçka
Gratë ecin me këmbë të hapura
Si bishtat e dallëndysheve të para që u harruan
mes djersës çurg dhe specave që nuk shiten.

Bodrumi yt është magazinë mallrash kineze
Shiu yt ujë i ndenjur mbi beze
Balli yt dhè nën kërpudha
Fyti yt i ngushtë sa udha.

Vajza jote është ajo hëna petashuqe
Që çdo natë pranë djaloshit me D&G gërmuqet
Lotët e ëngjëllit në sy prapë i mbledh
E këmbët në tokë mezi i cakisin
Trumcakut të vogël
Te caku i trumës.

**

Këpucët e tij janë makina funerali
I çojnë këmbët deri në hapin tjetër
Oh si shkëlqejnë.
Në ditën e tij më të shkurtër
Oh si shkëlqejnë
Përmes zemrës së qytetit
të bukur si rosak
noton në gjak
dlirësia që na shtjen në merak

Sot është një ditë e çuditshme
Gjithçka shkëlqen e ashtu i fshihet
Zhveshjes prej syve tanë.

Këpucët e tij shkëlqejnë
Janë aeroplanë

**

Matanë e çojnë, matanë
Më bren në shpirt rinia
E imja e jotja e tija
E tyre e juaja e jona
Part time shqiptaria
Detyrimi me paraqitje
Rrugët shtruar vetëm për ikje
Kthimi i pamundur nga koma
Tek njeriu që piqet mbi qepët e njoma
Sa herë i kam dëgjuar arsyet e erës
Poshtë derës
Derën sa herë kam hapur
E jam zmbrapsur
Rexhep
Me pantallonat pa xhep
Pllakat e thyera nën tapet
Qimen rebele në dalje të hundës
Nishanin keqndjellës mbi vetull
Djersën vajnike mbi qafë
Kanatjeren e grisur nën sqetull
Të duam mundës
Mundës
Të brohorasim me ç’zë kemi në kokë
Kur të ngrihesh mbi tjetrin përtokë
Triumfues, luan mbi gazelën
Me vështrimin andej nga shoqet e saj fshihen.
E paskësaj më mundës nuk të duam
Rexhep
Që cigaren në shkumën e rrojës shuan
Me veglën që më s’rruan
Por vetëm pret
E jep, dhimbje të vogla gjithë lezet
Për qëndresën e njeriut që fsheh një siklet
Aty ku mëndja kurrë na shkon, aty
Ndër sy.

- Kaliopi, ti më sjell një lumturi që nuk më ka bërë vaki ndonjëherë - Foli me vete Shyqyriu teksa bëri fletën.

Shyqo zgjidhi duart dhe u dha liri gishterinjve. Asgje nuk do ishte si me pare, kur pervoja e eksperiensave te kaluara iu kish pas pas bere mesim. Vinte nga koha kur lekurezbehtet hamendesonin polonizimin e Varshaves. Hidhte pas shpine gjithcka gjente perpara, por kjo ishte vetem pjesa qe dukej, si me thene pjesa e zbathur.
- Te kujt qenkan keta xhepa?! -sokelliu.

Shyqyriu punonte prej shumë vitesh në cirk, tek seksioni i atyre që nxirrnin llavë. Një palë geta me temina, që ia kishte bërë gati nëna tek koka, i ndjeu t'i shtrëngoheshin përposhtë legenit. Nuk je më i ri, i tha vetes. E mbase ka ardhur momenti të martohesh, të shtrohesh. Të njëjtat fjalë i kish thënë edhe e ëma, kur provonte hekurin me gishtin me pështymë. Tssccc!!! ia bëri hekuri. U përkul të lidhte atleten sportive, por e pengoi barku. Tssccc!! Diçka u tendos përposhtë. Mes shalëve hekur i nënës digjte e bënte Tsscc. Me dy pasqyra pa numrin e stampuar në gjuhëzën e letrës. Ai legeni i magazinës. Shyqyriu nuk po i besonte më shalëve. Ia kishte dhënë getat një numër më të vogël.

Ndalesa e perditshme e Shyqriut eshte, kot po themi, kopeshti i femijeve. Shtate prej tyre sillen si breshka neper dysheme. - Ky eshte i imi.
Gruaja e kthen breshken permbys e i mban ere. - Sot jeni me fat, i drejtohet Shyqriut, teksa e vulos te voglin mbi bakal. Nje xhep i thelle ajri shpohet prej urines, dhe flluskezat vihen ne arrati kaotike ne ndjekje te fatit te tyre. Plasin njera pas tjetres. Ne nje sirtar me lekure te thara mandarinash fle formula qe parashikon sjelljen e tyre. Fatet e tyre nakatosen pa lene gjurme.
E po ashtu fashitet nga pamja gruaja qe e ka permbushur misionin e saj, i vogli eshte gati.
Shyqriu dhe i vogli braktisin edhe njehere godinen, ndersa godina mbushet me tjegulla sa here qe e shohim nga perjashte.

hahaha u kënaqa. Nuk rrija dot pa qeshur. Do kthehem prapë. Tek Shyqua!!

Kalopi, pa shkak*

Lexova komentet se qeka pune kolektive, deri atehere se mora vesh pse ndryshoka stili here knej e here anej. Keto me kan pelqy

  1. Ishte kthyer nga mergimi i gjate me nje enderr: te ngrinte nje balone shi ne ate qe dikur quhej Fusha e Aviacionit, pikerisht aty ku vite me pare, ne femijeri, shkonin me shkollen per te kryer bashkarisht ate gjest njeherit çlirues dhe emancipues qe ishte ngritja e balones."Prano qe s'ke nga shkon", i tha vetes dhe e keqyri per pak rrakelin qe rrokullisej. "Prano qe ke lindur dhe s'ke nga t'ia mbash, qe ke ardhur dhe s'ke nga t'ia mbash. Prano qe je plakur dhe s'ke nga t'ia mbash, qe do te vdesesh dhe s'ke nga t'ia mbash." Po tani? pyeti veten gruaja serish, me nje peshtjellim te brendshem qe ngjante here si ngazellim, here si deshperim.

Atje skam ngrite balona por me kujtohet marshimi p pafund per paraden e 45 vjetorit. Shi, ftohte, diell  na myten ne ressht non-stop. Lol.

Era merr vetëm balonat, - i tha vetes. Pas çdo ëndërre mua më duhet të çohem, të laj sytë e të futem në rolin e femrës. Në përmasat ku forma i dorëzohet volumit.
 
-Gratë duhet të fuqizohen dhe të ecin me hapin e burrave.
 
-Mos doni të thoni se burrat duhet ta ngadalësojnë hapin?
 
-Jo, jo. Gratë duhet të nguten. –shpjegon e ftuara.

Ky robi ktu me pak training…e nese dome write..Can WRITE. Vec ne mos dashte dhe o pak dembel. Lol

Mirdita shoqja Kaliopi ! Shoku Jani si është ?
 
-       Po ja ashtu moj Dyshkë, kur fillojnë shirërat i fillojnë e i dhëmbin ato plagët e Luftës.
 
-       Ah, dhembin ato të shkreta, dhëmbin…

Kjo o kaq e thjeshte, si pune muhabeti me nje fjale [lol mos qeshni] po o kaq vizive…sa me ka be me e kujtu ate kohe. DUKET sikur I shoh te dy robts qe flasin. Dhe kohen po ashtu. Kot nuk thone, e thjeshta eshte shume Evokative.

Ajo qe po nisim t'ju rrefejme ndodhi nje te shtune ndersa Kaliopi kishte dale te sodiste vitrinat e shitoreve ne qender te qytetit te huaj. Kishte bluar kafe per nje jave me radhe dhe tashme raftet e bufese,  por edhe ato te kondrabufese, sepeti i sjelle me avion nga Berati, e gjer edhe dollapi rrobave ne dhomen e miqve, ishin mbushur me kafe te bluar. "Duhet te kerkoj nje pasion te ri", i tha atehere vetes Lopi dhe per nje çast iu dorezua kujtimit te banjave qe bente dikur ne natyrat e qeta te artit socialist. Keshtu doli ne rruge.
 
Por ne e dime se rruga s'eshte veçse shkaku, artifici i pavenereshem qe qyteterimi na e ofron sahere shpirti i lodhur thote "mjaft, nuk dua me te kem ndergjegje, dua te jem çfare isha, instikt i paster kopeje" dhe ja fap! ia beh rruga. "Ja ku me ke", i thote frymes se vdekur per pak trup, "beme me mua çfare te duash, por mos harro nga vjen dhe ku shkon, mos harro vullnetin e qenies, shkendijen e thelbit qe brezat i transmetojne njeri-tjetrit...". Kjo natyrisht ndodhte ne nje bote siperane, pranine e se ciles Kalopi ndodhte ta vegonte me veteshtytjen qe kane grate formarrumbullaketa...

 

Kjo o marre si lehte e per Irony Lol…po ka me shume nerv pas kesaj J Kam pas vete nje history dikur gjeta nje balone qekish ardhe ka Gjermania lol e gjeta nje perkthyes te me thonte care shkruhej ne ate Tag-un e lidhur tek bishti balones.

Pse jo, -vijoi me të vetën Kalopi, - sot kafshët kanë zënë flasin me lloj-lloj fjalësh ndërsa njerëzit e urtë kullotin si derdimenë. Më flet kafsha për paranë sikur ta ketë shpikur. Nuk ka para të pisët më thotë. Me atë para që vret një njeri, nesër i shpëton jetën një tjetri. Më thotë se jam e lojtur që nuk më prihet për para, dëgjon? Edhe ti që je kalë, do të doje të kishe një gojë e ti thoje: Po ti ç’bar ha? Nuk të del i yti? Mos kujto se nuk kemi sy e veshë. Njerëzit e urtë i psonisin të gjitha por nuk mbledhin dot atë të shkretë kulaç, - e mbylli Kalopi bisedën me kalin për financat, njerzillikun dhe të ardhmen kopsëkëputur.
 
Përballë njëra – tjetrës, ato ngjajnë si dy pika uji. Si dy motra që s’janë parë prej kohe, ato hetojnë njëra-tjetrën  për gjurmë dhe shenja. Fryma hyn e del mes tyre e pakonsumuar. Një qënie e re jetësohet në udhëtakimin e tyre, njëkohësisht ndaluese dhe ftuese si xham.
 
Ato luajnë me duar dhe i zbulohen njëra – tjetrës mirëfilli. Përqafohen sipas një kodi të mësuar që në lindje. Çdo lëvizje ndjek një rrugë re dhe ne e ndjejmë zgjatjen e udhëtimit por nuk ankohemi. Ato qortojnë njëra – tjetrën me nënqeshje. I kthejnë shpinën njëra – tjetrës por vetëm për pak. Sa të fshehin ca të vërteta e pastaj kthehen ti pranojnë njëra – tjetrës dhurata të rrejshme të paketuara mjeshtërisht.
 
Kalopi mbylli kapakun e kremit, rreshtoi kutizat e qelqit në buzën e pasqyrës, u fut në këmishën e natës, u shtri në shtrat dhe fiku dritën e abazhurit. Sa lagështirë ka këtu, mendoi. Shpina e pasqyrës ka filluar të mufatet. 

Ky robi-robja ketu eshte tamam deskriptive. Cilesor. Me detaje e nuance qe jo kushdo i bo…me a pakta kish me qene nje gazetar/e brillante.Tash qe i hyna ksaj pune…Lol…ose te ka shume scribes te fshehte ky blog dhe u vjen zor me u hape-zgjanu…ose…I don’t know. Lol

All in all a good job. Me ka pelqy pa mase. Thashe ta shof per shkit dhe e lexova te gjithe. Thanks to all who wrote this. Pune e paqme. JDhe qeka qe nje vit Lol. Po u hap nje project tjeter si ky do shkruj dy rreshta dhe vete…mire kish qene me e bo me ca twist-n-turns, sa me ja bo jeten e veshtire shokve pasardhes e me limit fjalesh-paragrafesh qe te perfshihen sa me shume shkrujtes. Ide e bukur, shkrim i mire.

 

Më duket sikur pesë vitet e fundit i kam kaluar në gjumë, futni këtu po të doni monologun e Shyqyriut, të cilin e shohim t'i zvarravidhet shtëpisë me një zhguall prej gize lidhur pas kyçit të dorës. Fëmija vertikal qafënxjerr bishtin e vogël të h-së e vogël shtypit tek "Hëëëë"-ja, e cila Shyqyriut i çkopsitet prej këmishës puplin. Trupi i Shyqyriut (se nuk i themi dot kurm) është një cilindër jehues i veshur me lëkurë. Hë, si mund të flejë njeriu kështu xhanëm? Hë? Mendon Shyqyriu. Një gjumë vdekjeje gjatë të cilit më paskan martuar me Kaliopin.  Nxjerr nga xhepi një pasqyrë, dhe ajo që sheh i ngjan me xhaxhanë.

Kaliopin nuk e zinte vendi aq shume qe shendoshur. Ziente perbrenda por nuk jepte asnje shenje shterrimi. Piji lengun tani- i jepte kuraje vetes ne letrarishte.
Kush eshte ky njeri?- perpelitej ne analize teksa ekuilibronte peshen e botes se saj ne hekurin e bicikletes se Shyqyriut. Pas kraheve te tyre Las Vegasi digjej..

po u hap i teme tjeter si kjo...ma coni i kujtese, Du me a pa live, jo si ket qe e pashe pas i vit. smiley

O BP smiley ke parasysh kur ulesh në teatër dhe ai tjetri që ke përbri thotë duke duke pëshpëritur: Nuk vdes Ndrek Luca tek kjo skenë?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).