Ferit Haxhia dyshohet se dërgoi drejt aktit të vetëflijimit tre të vegjlit e tij

 

Historia e Ferit Haxhiajt, 52-vjeçarit që me tre fëmijë doli para Ministrisë së Drejtësisë duke kërcënuar se do të hidheshin nga tarraca e pallatit, për shkak se nuk i njihnin pronat, nuk do të mbarojë me kaq. Ai do të hetohet për tentativën e shkaktimit të vetëvrasjes së fëmijëve të tij, pavarësisht se kur është marrë në pyetje ka deklaruar se nuk kishte ndërmend të hidhej nga pallati, por donte vetëm që të tërhiqte vëmendjen e zyrtarëve për të zgjidhur çështjen e tij të ligjshme.

Hetimi po kryhet nga seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe Shëndetit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërkohë që një grup pune ka marrë në pyetje kryefamiljarin nga Durrësi. Sipas të dhënave, çështja është vlerësuar nga ekspertët e Policisë së Tiranës dhe duke parë rrethanat është dyshuar se ai kishte bindur fëmijët që të hipnin në tarracën e katit të pestë të pallatit për t’u hedhur bashkë me ta. Megjithatë, në deklaratën e tij, Haxhiaj është shprehur se fëmijët i kishte marrë për të treguar se ishte i vendosur që zëri i tij të dëgjohet, por jo që donte të hidhej bashkë me ta në shenjë proteste. Kjo nuk i ka bindur shumë oficerët e policisë, të cilët po e hetojnë më tej këtë çështje dhe pritet që me ndihmën e psikologëve të marrin në pyetje edhe fëmijët e 52-vjeçarit, për të zbuluar nëse ata janë shtyrë prej tij për të kryer këtë akt dhe deri ku do të shkonte vendosmëria e tyre.

Nëse do rezultojë se fëmijët ishin bindur për t’u hedhur nga pallati, atëherë halle të tjera do të fillojnë për 52-vjeçarin, i cili hetohet në gjendje të lirë. Sipas nenit 99 të Kodit Penal, shkaktimi i vetëvrasjes ose i tentativës së vetëvrasjes të një personi, si rrjedhojë e trajtimit të keq sistematik ose nga sjellje të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, të kryera nga personi që e ka në vartësi materiale apo çfarëdolloj vartësie tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Dy ditë më parë, për më shumë se 90 minuta Haxhiaj kërcënoi deri në vetëflijim, duke u hedhur nga tarraca e katit të pestë të një pallati në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë.

Ngjarja ndodhi kur banorë dhe kalimtarë të shumtë telefononin në sallën operative të policisë për të sinjalizuar forcat e rendit. Ai kishte ardhur nga Durrësi dhe kishte zgjedhur pallatin përballë Ministrisë së Drejtësisë për të kryer këtë veprim. Gjatë negociatave, ai kërkonte angazhimin e ministrit Bujar Nishani për të hetuar korrupsionin që i kishte vjedhur atij dhe familjes 50 dynymë tokë. Kërkesa e shkruar në një tip pankarte mbahej në duar nga tre fëmijët e tij 6, 10 dhe 12 vjeç.

Ferit Haxhiaj është banor i lagjes 8 të qytetit bregdetar. Ai jeton vetë i gjashti në një dhomë prej 40 metrash katrorë, bashkë me gruan, dy djemtë dhe dy vajzat. Është i papunë dhe e gjithë familja jeton me një rrogë të vogël të bashkëshortes, ndërkohë që nuk mund të gëzojnë dhe shfrytëzojnë truallin që ai dhe 6 vëllezërit kanë trashëguar nga babai. Të persekutuar gjatë regjimit komunist, vëllezërit Haxhiaj me origjinë nga Kosova, kërkuan që në vitin 1993 t’u njihen zyrtarisht kufijtë e pronës së tyre në Shkozet të Durrësit, në tokën ku dikur ngrihej NSHN-ja. Toka e tyre, sipas deklarimeve të Feritit, dhe dy prej vëllezërve të tij, Idrizit dhe Islamit, u privatizua pa të drejtë nga ish-drejtori i ndërmarrjes dhe disa punonjës të saj dhe më pas është copëtuar, duke iu shitur emrave të ndryshëm, mes të cilëve dhe njerëz të njohur të politikës në Durrës.

26 Komente

Nga shiu ne bresher..... sa mire qe i zgjidhin problemet e njerezve administrata Shqiptare...... lum e det thuaj cfare karrnavale shtet qe eshte..... Ku jane organizatat per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, ku jane ata llapaqenat qe cojne zerin sa here ndonje deputet shahet me nene e moter...

Dhe sikur policia te kishte shkuar ta shtynin nga terraca, ky s'do ishte hedhur. Psikologjia e vetevrasesit nuk perkon minimalisht me shantazhin e mesiperm. Mekat thuaj qe s'ka shtet qe nepermjet sherbimeve sociale t'ja heqe femijet e te mos i shohe me me sy; te instrumentalizosh femijet eshte krim!

Cdo dite ne gazetat shqiptare lexon per tentativa vetevrasjesh nderkohe qe kush do te vetevritet e kryen aktin, pa pritur qe te vije policia qe t'i bind te mos hidhen. Keta jane protesta individuale nga njerez qe kane humbur llogjiken. O burra neper terraca, te kercenojme qe do hidhemi, sahere qe s'na plotesohen kerkesat. Hidhuni re burra, sa te mundeni...nese keni te prapme te pakten.

Shyqyr qe osht heq denimi me vdekje se ne kete rast do te kishim:
 

Denim me vdekje per shkaktim vetvrasje,,,qe do ishte nje triumf i qarkut te mbyllur te llogjikes.

ps. La rosee,  ke fol tamam si nje punonjese sociali,,, ene mos e merr si kompliment.

"Shkaktim vetevrasje???!!!" - uot dhe hell daz this min?????!!!!!

 It means that you can manipulate a fragile mind such as one of a child or a mentally ill person in order for that person to commit suicide, not necessarily knowing they are actually killing oneself. 

If you tell a kid to jump from the building, because "Daddy promises you won't get hurt", that is (tentative per) shkaktim vetvrasjeje! 

Ore when you tell a person to stick a screwdriver in the power outlet, because today is Friday and there is no such thing as electricity on Fridays, and the person is a mentally ill person, you have caused his suicide! 

In any case, ky robi ketu duhet denu per rrezikim jete te te miturve, jo per shkaktim vetvrasje! Per arsyen e thjeshte se ne nuk kemi asnje te dhene qe ky po mundohej ti bente keta femije te kercenin nga pallati. 

Shpresoj qe Shqipnia te kete ligje per keto pune! 

 

Si ata drejtuesit e sekteve fetare qe manipulojne mendjet e njerzve per te kryere vetevrasje, me besimin se do ti marri mevete Kometa Halley.

Po ne rastin konkret me duket budallallek, sepse dukshem ka qene nje venie ne skene..

 Fajin e ka gomari keta i bien samarit.Shteti Shqiptare eshte plere per qytetaret e vet.Ai nuk zgjidh as edhe nje problem ne dobi te qytetareve.Nje njeri ne nevoje nuk ka ku ta zgjidhi nje problem eshte shume e veshtire te zgjidhet me drejtesi nga administratat shteterore te Pleres ne Tirane.Problemet me pronat nuk jane zgjidhur akoma nga "shteti plere" ato jane nje sebep i madh per konflikte ne te gjithe vendin. "Shteti Plere" i Pleres ne Tirane po hap shume konflikte qe ne pjesen me te madhe godasin ata qe jane me te pafuqishem si ky rasti i ketij fatkeqi qe kerkon te hidhet me te gjithe femije nga lartesia e nje pallati!! Tani plerat e "Shtetit Plere" ne vend qe te nxjerrin konkluzione per gjendjen e atij fatkeqi e komplikojne edhe me shume problemin e kesaj familje!

Toka e tyre, sipas deklarimeve të Feritit, dhe dy prej vëllezërve të tij, Idrizit dhe Islamit, u privatizua pa të drejtë nga ish-drejtori i ndërmarrjes dhe disa punonjës të saj dhe më pas është copëtuar, duke iu shitur emrave të ndryshëm, mes të cilëve dhe njerëz të njohur të politikës në Durrës.

__________

Drejtori i ndermarjes(perfaqsuesi i shtetit plere) ka vjedhur pronen private te ketyre tre vellezerve.,ka mashtruar me dokumentat per te qene i ligjshem ne nje prone qe nuk i takon, ja ky eshte shteti plere, qe vjen ere nga kerma qe ka pushtetin dhe qe demton shtetin e te gjithe qytetareve.PLERA PUSHTET ka helmuar Shtetin dhe e ka kthyer ate ne Plere qe nuk i sherben askujt vetem se vetem atyre qe i sherbejne pushtetit.

Per cfare duhet shteti i shqiptareve? Per syte e bukur te KRYEMINISTRIT apo te atyre parlamentareve, zagareve?!!!

Fajin e ka gomari keta i bien samarit.

Tamam. Gomari ne kete rast eshte qeveria "e djathte" ne pushtet.  

...Problemet me pronat nuk jane zgjidhur akoma nga "shteti plere" ato jane nje sebep i madh per konflikte ne te gjithe vendin. ...

Dhe per kete duhet te hedhesh nga kati i 5-te femijet e tu?Ah te kripsha trute qe flet keshtu.Ke femije ti?Une kam, dhe nuk do ti hidhja nga kati i 5-te jo per nje prone,por edhe sikur te me vinin revolen tek koka dhe ta shkrehnin!

Qe kishte shume snobe ky PPU e dija, por te qe kishte kaq idiote dhe shpirtkazma,qe te vrisnin famijet e tyre(sic bejne arebet) per inate politike,nuk e dija.

Por ja mor idiota,e zeme se ky babai -ndyresire,i hodhi femijet dhe pastaj shteti i dha pronen.Per cfare e do pronen ky ndyresira,kur nuk ka femijet?Hajde baba-felliqesire hajde!

Hajde Patriot i leshit dhe Artian i preshit.Shkoni hidhni nga kati i 5-te femijet tuaj,meqense nuk po ju jepet prona.

Per rastin ne fjale bashkohem me mendimin e  La_rosee!

  Kjo llogjika jote Silidarnosc eshte llogjike gomari.. si mund ta kuptoje nje gomar rolin e shtetit ne zgjidhjen e problemit te pronave.,rolin e shtetit ne luften kunder korrupsionit me pronat,rolin e shtetit ne zbutjen e konflikteve, rolin e shtetit ne regullimin e mardhenieve me  prone private dhe individin,rolin e shtetit ne mbrojtje individit, rolin e shtetit ne kujdesin shendetsor, rolin e shtetit ne zdhukjen e varferise ...!!! 

Pervec ofendime, per here te pare bi dakord me te gjitha qe ke thone ketu Artiani nga jugu. 

Bravo  

ne nji vend serioz, ky arrestohet direkt dhe femijet i hiqen direkt nga kujdesi.
Ceshtje pronash, zvarritje gjykatash ose korrupsion shteti nuk kane zgjidhje me kercenim per jeten e femijeve te vet...e beri per shantazh ose jo, ai ka probleme mendore per mu (si pasoje e stressit).
Tjeter pune sikur ta kish bo i vetem, tjeter kur hyp femijet ne tarrace.

 Keshtu n aparence ne nje vend serioz mund edhe te ndodh qe personi te arrestohet, por kjo do te varet nga hetimet qe do te kryhen pas ketij akti, ndoshta atje, ne vendin serioz,do te analizohen shkaqet qe e cuan kete njeri te tentonte te vetsakrifikoheshe me te  tre femijet.

Por ne po flasim ne nje vend qe nuk eshte serioz ne kete drejtim. Atje kalohet direkt nga A te Z dhe ne kete rast kerkohet te denohet personi qe ishte i stresuar te kryente vetvrasje, pa analizuar problemin. Ta zeme se personi e kishte kryer"krimin e vetvrasjes dhe ate te vrasjes se femijeve.Kush eshte fajtori? Pervec problmeve te tjera me pronen, dhe papunesine ai jetonte simos me keq!

Ai jeton vetë i gjashti në një dhomë prej 40 metrash katrorë, bashkë me gruan, dy djemtë dhe dy vajzat

Si mund te jetoj nje familje ne 40 metra katror? 

Ne rast se ky person do te degjohej ne nje senace gjyqsore te imagjinuar ne si deshmitare do te degjonim nje ser akuzash te tija qe jam i sigurte se do te zbullonin nje mori aferash koruptive qe egzistojne ne komunen ose bashkine ku ai jeton.Keto afere jane te njeta si pika uji ne te gjithe komunat dhe bashkite e Shqiperise.Kemi rastin e Orikumit,Vlores Beratit Fierit,Kuksit, Mirdites Shkodres etj etj...Gjendja korruptive e institucioneve qe mbulojne jeten e qytetareve ndikojne ne jeten e tyre, lajmet japin cdo dite probleme te tilla qe perfundojne me konflikte midis individeve qe nuk jane te pakta edhe evrasjet.

Personi ne fjale nuk eshte i cmendur., por te jetosh ne nje hapsire 40 metra katror duke patur prona me dokumenta( me sa lexova) behesh i cmendur!Mirepo nje shtet qe nuk eshte i ndjeshem ndaj shume e shume fakteve te njeta si kjo e ketij fatkeqi nuk ka se si te zgjidhen problemet e qytetareve te cilet paguajne te gjithe taksat dhe detyrimet. Qytetaret i zgjidhin vet problemet pa ndihmen e shtetit ndersa shteti vetem punon si ti denoje  dhe fajsoje qytetaret pa kekuar dhe gjykuar burimin e fajit!

 

shif, se nga zelli me bo opozitarin ju harroni shume gjona:

1 - gjykatesin per ceshtjen e prones time ose tende nuk e ben qeveria mgjse fajtor kryesor per konfliktet me shkak pronen jane sistemi i vjeter dhe ky i riu qe nuk mori masa menjehere po miratun per here te dyte ligjin e reformes agrare.
2 - pronen atij ja kane VJEDH ne  menyre te LIGJSHME (po shkruj me kapitale si Idrisi tani) ish-drejtori i ndermarrjes para disa kohesh dhe qe me vone ka bo business me ate (kjo eshte ajo qe thuhet shpesh se, ish-komunistet u tregun largpamsa: lane pushtetin politik dhe moren ekonomikun)

* ne kushtet qe jeton ky, kane jetu nji pjese e mire e shqiptareve pranej shume veta e marrin lehte me mend sa e veshtire eshte.
Une ket e kuptoj shume mire...fisit tim i kthyen nji pjese simbolike te prones qe kish pas dikur po nuk ka justifikim per perfshirje te femijeve ne ket gati-tragjedi.

Bredha, nuk e lane pushtetin politik thjesht paten po te njejten largpamesi per ta ushtruar ate nden "pluralizmin demokratik".

e drejte plako po ngaqe perseriten shpesh askush nuk i beson me dhe tingllojne me shume si klishe

Tani ky Feriti ketu eshte nje nga mijera Feritet e tjere ne Shqiperi qe per shkak te mungeses se shtetit ligjor detyrohet te zgjedhe "vetgjyqesine" per te zgjedhur problemet e tij duke vene ne rrezik ose me te pakten duke traumatizuar femijet.

Ceshtja komplikohet me tej kur mendojme a kishte te drejte Feriti dhe kush jane fituesit ne kete ngjarje?

Mendimi im personal eshte qe e vetmja gje qe mund te fitohet kjo eshte - shteti te mbledhe mendjen te zbatoje ligjet qe te mos i detyroje njerezit te humbasin logjiken dhe te bejne marrezira te kesaj natyre.

Ne ane tjeter humbjet nga ky rast jane te frikshme si me poshte:

1. Tre femije te traumatizuar qe perjetuan nje ekperience qe nuk kane per ta harruar kurre ne jeten e tyre. Merreni me mend si ata femije e mendojne ose si do ta ndertojne te ardhmen? Ka shanse shume te mira qe ata kurre nuk do te besojne ligjin dhe shtetin! Ky besim mund te duket qesharak ketu - por pikerisht ky besim tek ligji eshte embrioni i shtetit te se drejtes/ligjor!

2. Efekti negativ tek turma/publiku qe problemet mund te zgjidhen duke marra hapa extreme te kesaj natyre dhe jo nepermjet ligjit.

Feriti eshte shume fatkeq qe ndodhet ne kete situate jo per fajin e tij por perseri ai duhet te denohet qe tu thuhet NDAL ketyre veprimeve dhe ne njejten kohe Feriti te beje nje PADI ne gjyq kunder atyre qe nuk e zgjidhen ose zvarrisnin problemin e tij - dhe KUR ai hipi ne taracen e pallatit -  oops problemi u zgjidh!

Te dyja palet duhet te denohen se perndryshe na duhet te zevendesojme sallat e gjyqit me tarracat e pallateve atehere! smiley

Ore qe ka padrejtesira dhe do te kete ne ta ardhmen,kjo nuk do te thote qete hedhesh femijet nga kati i 5-te.Ky trimi i leshit perse nuk u vetsakrifikua,por donte te hidhte femijet?

Ja me thoni dicka juve:E zeme se hodhi nje femije dhe pastaj qeveria e frikesuar sic behet ne raste te tille, i jep pronen.Ta gezosh pronen o Ferit leshi!

Tani sipas llogjikes se ketij Artian preshit,keshtu duhet te veproje cdo njeri.

Une nuk marr ne mbrojtje qeverine dhe sidomos per problemin e pronave,por te sakrifikosh 2 femije per ca prona,te 10sha mu ne prona atehere!

Te varfer jane shume shqiptare,edhe te tjere kane probeme me pronat,jeta nuk eshte e lehte dhe e ndershme edhe ne Perendim dhe jo me ne Shqiperi.Por nuk marrin femijet dhe i hedhin nga kati i 5te per te marre nje cope toke,qe ja u paska lene gjyshi.

Ne kete rast shteti duhet te marre masa qe shfaqe te tilla teatrale te mos ndodhin me.Ketij Feritit edhe sikur ti takoje prona nuk duhet tja jape si denim, dhe femijet duhet te marren nen kujdestarine e shtetit dhe te biresohen nga familje normale.

Nuk luhet me femijet.  Eshte e pabesueshme kur degjon qe thone mire e beri Feriti. Mbeshtetja e ketyre lloj veprimesh eshte thjesht nje mentalitet i ceket dhe banal shqiptar(shyqyr zotit jo te gjithe e kane ate).

Une nuk besoj qe ai me te vertete i mori femijet atje lart per ti hedhur poshte. Por vetem trauma e shkaktuar mjafton. Le te marrim me te keqen (larg qofte)- sikur vetem nje femije i tij (jo te tre) te hidhej nga pallati e te mos jetonte sot ateher Feriti do ta kuptonte fare mire veprimin e tij dhe vleren e prones se tij! smiley

Megjithate kuptohet shteti eshte shkaktari kryesor i kesaj!

PS. Cfare pret nga shteti? Sa kam qeshur - sapo lexova tek Shekulli keto:

1.  Kryetari i Bashkise se Peqinit kishte rrahur tranjerin e Beses! smiley

2.  "Rrëzimi i njëpasnjëshëm i më shumë se 20 ligjeve dhe VKM-ve po i kushton Gjykatës Kushtetuese pagën mujore!" smiley

amon mer te  mori  te gjithe popllin shteti ne kujdestari ,kur do vij ajo dit

ate dum te gjith  qe shteti te mori masa

 

Kete histori nga cdo pikpamje ta shohesh, gjithmone do te na nxjerri ne perfundimin se kemi nje shtet te drejtuar nga njerez te papergjegjshem..

 

Asnje nga komentet e mesiperme nuk justifikon aktin, perkundrazi...(komenti i La Rose i ve tamam pikat mbi "i&quotsmiley. Gjithsesi, ka edhe shume te tjere (nder ta edhe une) qe kritikojne qeverine per shkaqet qe e shtyne Ferizin te bejne ate qe beri. Ketu punet nderlikohen ca. Tak fap dalin ca Bathorasake dhe taman sic ben mixha ne parlament, ta sperdredhin fjalen dhe fillojne e tu thone qe cpune keni ju me qeveriun, fajin e ka Feridi.

 Patriot akti i tij eshte i cmendur une nuk merem me ate, komenti im ka lidhje me shkaqet qe cojne ne cmendurite e tilla,dhe keto 5 vjetet e fundit cmendurite e tilla jane shtuar si kerpudhat mbas shiut "Shqiperia po ndryshon" kete kisha parasysh! 

Kemi arrit ne nje pike qe e kemi bo "ferritin" te luje nga fiqiri.

Sbesoj se ndonjeri nga ju te mund ti doje femijet e Ferritve me shume se vet Ferritet. Edhe sikur Ferriti te jete bllofist, ne Shqiperi do te gjeni plot Ferrita qe i shtyjne ditet me shpirt nder dhembe. Ferriti ka nevoje per ndihme shume dimensionale.

Mos ju renshin hallet e Ferritve mbi shpatulla.

 Feriti "Pronar tokash" vete i 6-te  jeton ne 40 metra katror siperfaqe! ..shteti kapitalisto komunist e ka lene pa breke! Ku do ti zgjidhi hallet Feriti, tek Shteti i tij plere?

 

jo o burr, ka 2 mnyra qe m'vijn mu ne mend:
1 - te shteti i zimbabvese ose,
2 - hidhu me gjithe femije nga maja e pallatit.

 

si duket nuk ka mor dot vize per ne zimbabve

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).