Shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas trazirave në Kirgizi. Opozita, sipas pohimeve të veta ka marrë pushtetin. Udhëheqësja e opozitës Rosa Otunbajeva deklaroi në radion shtetërore se ajo do të drejtojë qeverinë kalimtare.

Situata në kryeqytetin e Kirgizisë Bishkek ka dalë jashtë kontrolli. Më kot forcat e sigurisë u përpoqën fillimisht që ta mbanin masën e revoltuar nën kontroll duke përdorur granata verbuese, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Më vonë situata u përshkallëzua, u qëllua me armë zjarri. Në shkëmbimet e zjarrit duhet të jenë përfshirë edhe demonstrues.

Qarqet e policisë dhe opozitarët njoftuan se ndër të vrarët ishte edhe ministri i Brendshëm i Kirgizisë, Kongantijev. Ky lajm u përgenjeshtrua nga qeveria. U tha se ai është plagosur gati për vdekje nga demonstruesit e revoltuar.

Pasdite ngjarjet u përqendruan përreth shtëpisë së bardhë, ku e ka selinë presidenti dhe qeveria. Demonstruesit u përpoqën të mësynin ndërtesën. Një reporter i radios gjermane, që ndodhet aktualisht në Bishkek, përshkruan kështu situatën nga vendi i ngjarjes: „Një matje e pandërprerë forcash ndërmjet policisë, e cila është vendosur direkt para shtëpisë së bardhë dhe përpiqet ta mbrojë atë, ndërsa demonstruesit turren herë pas here në drejtim të saj. Demonstruesit zaptojnë kamionë dhe përqiqen të çajnë me to gardhin rrethues të godinës, pastaj qëllohet me armë. Të gjithë tërhiqen në qendër të qytetit dhe për të gjitha këto nuk mëson asgjë në opinionin publik, apo në media."

Gjendje e jashtëzakonshme dhe ndalimqarkullimi

Godina e parlamentit në Bishkek

Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe natën vendosi ndalimqarkullimin. Aeroporti aty pranë, njëkohësisht një bazë e rëndësishme ajrore amerikane, u mbyll për transportin civil. Vitalij Katargin, një gazetar, që punon për disa medie në Bishkek, thotë se nuk sheh asnjë shenjë nga ana qeverisë për të marrë kontakt direkt me demonstruesit: "Nuk kemi dëgjuar akoma prononcim të organeve të shtetit, askush nuk ka folur me protestuesit. Përkrahësit e opozitës nuk duan të tërhiqen dhe hezitojnë që të largohen nga sheshi. Por masa e njerëzve, që është grumbulluar para ndërtesës së qeverisë, nuk është e kontrolluar, ajo nuk ka drejtues. Shërbimet e sigurisë në Kirgizi kishin kryer para disa ditësh një operacion special duke arrestuar thuajse të gjithë udhëheqësit e opozitës."

Disa prej tyre u liruan përsëri të mërkurën (7.4.) dhe duhet të ndërmjetësojnë. Por situata u acarua përsëri. Ndërtesa e prokurorisë mori zjarr, televizioni shtetëror është nën kontrollin e demonstruesve. Edhe ndërtesa e parlamentit është sulmuar, askush nuk ka bërë rezistencë. Sipas agjencive ruse qeveria e ka humbur kontrollin edhe në pjesë të tjera të vendit.

Protestat shpërthyen, kur qeveria e Kirgizisë vendosi të rrisë shumë çmimet e energjisë dhe të gazit. Demonstruesit kishin kërkuar që dy djem dhe një vëlla të presidentit Bakijev të suspendohen nga shërbimi shtetëror. Sistemi totalitar i Bakijevit bazohet në korrupsion, në nepotizëm dhe shtypje të opozitës. Pjesë të tëra të popullatës jetojnë në varfëri të madhe. Fakti që pikërisht në Bishkekun relativisht të pasur zhvillohen protesta, mund të kuptohet si rrëzim politik, thotë reporteri i radios gjermane: „Që këtu ka demonstrata masive, tregon se ditët e Bakijevit janë të numëruara. Kjo ka diçka nga revolucioni i tulipanëve, pra nga rrëzimi i presidentit të vjetër Akajev, çka i hapi rrugën e pushtetit presidentit aktual. Pra Bakijevi mund të fluturojë nga posti, ashtu siç erdhi në post."

 Autor: Stefan Laack / Angjelina Verbica

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

16 Komente

 Kirgizet...! Me te ndjeshem se ne per nje rritje te vogel te energjise....! O Zot qysh durohet nej gjysmak... ne surrat dhe ne   mendje, i cili i vjedh(me fatyra te zmadhuara ne pakufi) shqiptaret, qe paguajne korentin, duke  bashkepunuar me CEE -ne  Çeke...! Dhe ne delet e perendise bejme sehir, se si prinderit tane lene pensionin per Priftin...! Kurse ne te gjithe degjojme dengelat e Çilve,  Car Aleksander Klanpronarit, Lubonjeve dhe te gjith horrave qe i bejne fresk te keqes se madhe....Gjer kur ? Valle, cilen ngjyre do te kene ne te ardhmen revolucionet...?

Sistemi totalitar i Bakijevit bazohet në korrupsion, në nepotizëm dhe shtypje të opozitës. Pjesë të tëra të popullatës jetojnë në varfëri të madhe.

Zevendeso emrin Bakijev me Berisha dhe behemi njesoj per nga problemet. Ndryshimi eshte se ata paskan popull ndersa ne kemi migruar te gjithe, te pakten me mendje.

Ah Enver cme ke bere, mi ke lene malok te tere!

Ky presidenti i ketyre qenka si Saliu i Kirkizistanit.

Seriozisht, emrin e ka Курманбек Сали Бакиев (Kurmanbek Sali Bakiev).

Ose ne rusisht Салиевич Бакиев (Salievic Bakiev).

Ca koincidence smiley

Kirkistani po ben ate qe ne e beme ne 1997.Si vend donte te luante me dy porta dhe te kishte Rusine si nene.

Nese doni nje 97 tjeter bujrum fillojeni.Por pastaj mos u qyrravitni dhe ankoheni per imazh te keq,prostitucion,droge apo klandestine dhe skafe.

Partia e Skafeve pra PS ,do te enderronte nje 1997,por ja qe jemi ne NATO dhe nuk e ben dot.Nuk e shihni qe kur Shqiperia ka ngjarje historike(futje ne NATO,Pranim te kandidatures per ne BE,heqje vizash) ata nuk festojne,por jane ne proteste.

Keshtu qe mbani breket lidhur deri ne 2013,beni opozite te forte mbushjani mendjen popullit qe jeni alterantiva me e mire ,hyni ne zgjedhje,fitojini ato dhe qeverisni.

Por kujt i them une qe te bejne keto hapa paqesore dhe demokratike!Pasardhesve te njerezve qe pushtetin e marrin vetem me pushke!!!

Solidaronsc, nje koincidence emri permenda, mos u inatos e ti si Salievici jot qe kur degjon fjalen proteste thote 'Hajdeni po ua mbajti"

Shif wikipedian, ashtu e ka emrin me te vertete, Салиевич Бакиев!

 

Ata qe krahasojne Kirgizstanin (jo Kirgizine) me Shqiperine per shkak se bojaxhiu eshte fiksuar me kutite, do benin mire qe ta benin nje vizite ne Kirgizstan, dhe te jetonin ca kohe aty, ose ne ndonje vend te ngjashem te rajonit. Mbase me kete rast u hapen syte per te kuptuar qe vendi i tyre (Shqiperia), nuk eshte me nje germadhe sovjetike ku s'ka asnje meter rruge te re dhe asnje supermarket. Kur te mbarojne rremujat, i sfidoj te shkojne per nje vizite ne Bishkek (kryeqyteti i Kirgizstanit) (nqs ua japin vizen) dhe te mbledhin pershtypjet.

Kjo eshte nje loje e Rusise!

Qe kur Obama ka marre pushtetin,Rusia mori Ukrainen,Kirkistanin dhe po behet gati te marre Gjeorgjine,Polonine dhe Cekine ne nje te ardhme te afert.Nuke di por deri tani Obama ka humbur shume ne arenen nderkombetare dhe e vetmja gje qe ka fituar eshte publiciteti pozitiv.Nese kjo eshte e mjaftueshme OK,por me duket se Rusia po rimerr vendet satelite te saj.

Opozita ne Kirkiztan,sot falenderoi Rusine per mbeshtejtjen qe i dha dhe tha qe baza amerikane ne Kirkizstan do te mbyllet se shpejti.

Kjo nuk ishte nje levizje kunder presidentit Sali apo Edush te Kirkistanit,por nje goditje tjeter per Shtepine e Bardhe.Me nje fjale kjo ishte loje me e madhe se ngritja e cmimeve apo demokracia qe serviri opozita e Kirkistanit apo opozita e Partise Skaf(PS) ne Shqiperi.

Mesa shoh kelyshet e kuq sot po gezojne ne internet.Shikoni gezimin e tyre ketu dhe tek gazeta e tyre e zemres Shekulli.

Shqiperia nuk eshte Kirkistan apo Armeni.Shqiperia eshte shume me e zhvilluar se keto dy vende.

Shqiperia nuk eshte satelite e ruseve,brezi pro rus ne shqiperi fatmiresisht po largohet nga kjo bote dhe nuk ka baza per revolucion.Revolucioni behet kur popullit i ka ardhur ne maje te hundes apo kur humbet paret si ne 1997 pa se hapen apo jo kutite,kjo eshte ceshtje e kryetarit te pasardhesve te Bllokut dhe kelysheve te tij.Por populli nuk ka ndermend te ngrihet per te sjelle ne pushtet PS(partise skaf).PD ka bere gabime por ka arritur ne keto 5 vjet me shume se PS ne historine e saj 70 vjecare.Shkoni qetsoni kryetarin tani!Hajde se i ka ikur truri,dhe  Gjegji Bojaxhiu po i del dhe ne enderr tani!

Ore po e kupton ku ju ka arrit goditja ne koke?

Je duke mbrojtor Bakyev, vetem se e ka emrin Sali.

@Solidarnosc 

Mire - po une qe nuk jam as i kuq as blu? Une gjithmone vesh nje t-shirt te bardhe dhe me menge te shkurtera! Dmth nuk me pelqejne fare keta partiaket qe me demek po u shkojne djerset ne fund te kembeve duke punuar dhe luftuar per popullin!

Tani une jam pjeserisht dakord me ju ne lidhje me Obamen Admin - pranohet sot qe USA po humbet pak "ground" ne planin nderkombetar nen Obamen!

Tani kthehemi tek hallet e babadheut! Disa pyetje:

1. A do te jete Obama akoma president i SHBA pas 20 vjetesh? Po ose jo dhe pse!

2. A duhet te besohet shpetimi dhe progresi e nje kombi tek nje njeri qe ka qene disa here ne pushtet (i kuq/blu etj)?

3. Vetem kurioz: Me qe jene i kaq mbeshtetes kaq i flakte per Blute (PD). Jeni thjesht mbeshtetes i idealeve blu apo keni lidhje me te thella (e kuptoni ju ku e kam fjalen)?

4. "Ka shume mundesi qe te ardhurat e tyre nuk jane 10 mije lek por shume here me teper.!" Sheti drejtohet me opinione apo me statistika?

Faleminderit ne qofte se mund te pergjigjeni. Po nuk pate kohe nuk ka problem. Flm!

Gjeni kush e njohu si legjetime qeverine e re te Kirgizstanit i pari? Biles shoku Vladimir per te na siguruar na vajti e na tha qe Rusia s'ka te bej fare me ngjarjet ne Kirgizstan! Sigurisht o shoku kuader i KGB-se qe ju s'keni te beni fare me cfare ndodhi! smiley

Levizja ne Kirkistan eshte nje thike per SHBA.Baza amerikane atje do te mbyllet dhe Kirkistani do te vazhdoje nen suazen e ruseve si gjithnje.

Nje fitore tjeter e Rusise pas Ukraines,Gjeorgjise,Serbise,Venezueles,Iranit,Korese se Veriut dhe forcimit te klaneve proruse ne Ceki dhe Poloni.

Bravo Obama!Politike "e zgjuar"!

Edhe presidenti Saliovic Bakiev i kishte hedhur vickla ne fakt amerikaneve para pak kohesh, duke i kercenuar se do ju mbyllte bazen, e u terhoq ne momentin e fundit.

USA e kane pare si te pa-kontrollueshem, prandaj edhe i dha ndonje mbeshtetje.

Te deklarata e ambasades amerikane ne Kirkizistan ishte si keto as mish as peshk qe leshojne ne Shqiperi - ruani qetesine, zgjidhini gjerat me konsensus. E pranuan si fakt qeverine e perkoheshme pa shume probleme.

Edhe presidenti Saliovic Bakiev i kishte hedhur vickla ne fakt amerikaneve para pak kohesh, duke i kercenuar se do ju mbyllte bazen, e u terhoq ne momentin e fundit. 

S'ishte pune vicklash, ishte pune lekesh.  Nga 17 milione dollare qira ne vit, u rrit ne 60 milione.  Kontrata e qerase mbaron ne Korrik.  Me shume gjasa, ka per t'u rinovuar.  

Thjesht, per kuriozitet.. Pse ma keni fshire postimin, dhe keni lene ata 2 ekonomisto-politologjistet te shprehen me siper?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).