Lirikë

 

U bënë fije-fije

pëllumbat prej mërzie

E një muzikë e përgjakur

të kujton se je plakur.

 

Më puthi për së dyti

E në lotë shpërtheu

përbindshi fëminor

me një trishtim qorr.

 

U bënë fije-fije

pëllumbat prej mërzie

e një muzikë e përgjakur

Të kujton se je plakur.

 

 

Vizatim i shpejtë

 

Pothuaj e huaj

Kjo hënë e ngrënë.

Shpërhaq mes rrathësh vetmie

Një rrënim fëmije…

 

 

S’di kush të ndjek pas

 

Thërrimet e thirrjeve

mbledh në agoni

zogu i strukur

në gjoksin e ndukur.

 

S’di kush të ndjek pas

deri larg te treni

e tinëz të ngjit

një sëmundje Qeni.

 

Oh, zgjodhu edhe ti

Vetvetja është fuqi

e mbushur me fuqi.

 

 

Troket në derë një panterë

 

Gjarpri zhvirgjëron

një vaginë në greminë

Çupkë e vogël qan

Ka humbur shtëpinë.

Si prej një krateri

rrjedh nga goja vreri

e kur bie terri

një panterë besëprerë

Troket tri herë në derë…

 

 

Këngë tjetër

 

Dihet

Keqësim i Motit

Është punë e zotit

Eh, sa i bukur bubi

fle në tavan

te Cubi.

S’mbijnë dhëmbë në pëllëmbë

as borzilok në zorrë

pa një cent në korrent

Më afron një dorë

Eh, sa i bukur bubi

Fle në tavan

te Cubi…

 

 

Butësi kafshe

 

Kjo kafshëz ty të ngjan e mos tento t’i afrohesh… Ka një butësi arratisëse egërsia e saj mu në dukje e sipër. Butësi e qielltë që injekton në dhembshuri të lëmuar. S’është se i trembem, por kafshëza ndihet ngushtë kur tinëz i afrohem. Bie nata e kjo kafshëz e dashur papritur e bjerr butësinë antike. Zbardh… Kafshëza duket së largu si qershizë. Rri ngadhënjimisht palëvizur e kurrë më nuk afrohet…

 

 1998

 

 

Marrë nga Aleph, Nr. 3, Pranverë 1999

 

 

16 Komente

Bukur. 

Flm qe i solle Fini, s'e kisha degjuar me pare kete emer.

Me pelqen nderthurja e humorit me ndjenjen ne poezite qe ke sjelle, dhe padyshim e fundit eshte shume e bukur.

Gjeta nje shkrim per Ilir Belliun (sic ndodh rendom, per keta njerez shkruhet dhe dihet me teper pasi kane vdekur), me pelqeu mjaft kjo shprehja e autorit:

“Jam mirë tani” tha ai. Mbase mendonte se e dija se ai nuk kishte qenë mirë më parë. Po ku i di njeriu ato që duhet të dijë?

Ka dhe disa poezi aty te Belliut, midis te tjerave dhe kjo:
 

Viti i mbramë i jetës

Viti i mbramë i jetës,
strehë e kristaltë habie.
Je euforik më kot
dhe i shtangur
si një shkëmb.
Me dhëmbët e rënë
të pendimeve
përtyp nga pak vetvete…

Xhibi, Ilir Belliu ka qene (dhe eshte) jo pak i njohur ne Shqiperi. S'eshte poet komercial dakort, por eshte vleresuar gjithmone shume nga ata qe e kane njohur dhe e kane lexuar. 

Fini, vre punen ti dhe na sill gjera te bukura, mos shiko injorancen time, se s'do te thote se nqs s'e kam degjuar une s'eshte i njohur poeti. 

Por, me beri pershtypje dhe ai shkrimi qe solla link me siper (tani e pashe qe paska qene dhe ne Peshk, sjelle nga Avocado) ne te cilin autori e quanti "poeti pa liber" dicka e tille dhe nga kjo thashe qe s'do kete qene i botuar deri kur ishte bere shkrimi. 

 

Ne fakt ne njefare menyre ke te drejte, sepse botimin me te njohur ia ka bere Toena ne vitin 2005, dmth pasi eshte botuar shkrimi me siper. Une kam ne shtepi, ne Tirane, nje vellim te tijin botuar ne 1994 (ose diçka e tille), ndersa ne shtyp dhe neper antologji (dhe eshte) ka qene mjaft i pranishem.

p.s. une do vijoj te sjell gjera smiley

p.s. une do vijoj te sjell gjera smiley

Ashtu te lumte. smiley

Tani, mqns Xheri e kryu me sukses punen e temes me poezi te zgjedhura ne anglisht, dhe do e kryeje dhe ate te temes se ditarit te ndjenjave peshkore or something like that, sapo te kthehet nga assignment-i qe ka kete fundjave per te studiuar pubet shqiptare si frymezim poezish me dashuri, facebook dhe rroba firmato me kokteile e makiato, a mundesh ti te krysh nje detyre tjeter duke hapur ndonje teme me poezi te zgjedhura ne shqip, ne te cilen mundesisht te hasem dhe poezi dhe shkrimtare qe s'i kemi lexuar me pare, si keto qe solle ketu? :think:

Grazzie very nje mije. smiley

Finis, shume faleminderit qe e solle prape I.B. ketu.

Millosh and/or fh, forget Bayern for a moment, and think of those who were not "there" during 91-96, and hear suddenly that these years were an eruption in Albanian poetry. Bring some atmosphere, please, how-who-when-with_what? Let's not operate any more with "rooms of 13 angles, where the light fell still in the middle", that's just subjective crap, you know. Very few will buy that in. As I always say, throw us a bone here, "us" meaning ppl who do not have the necessary info and above all and foremost, the related experiences & perceptions; whose lungs never inhaled that air.

So, in a word, I know "it was", but "how was it"?

Whenever you feel like it, fellas, and not necessarily here.

's'di kush te ndjek pas' eshte ekuivalente me nje grusht sesionesh terapie.

edhe kafsheza shume e bukur. finisterre falemnderit.

s'di kush te ndjek nga pas dhe troket ne dere nje pantere - te mrekullueshme. Finis rrofsh.

Em, me sa te mundemi do perpiqemi...

Mbasi te jete festu kupa e Bajernit, kuptohet, se nuk na nxito gjo, jo. smiley

Mua me pelqeu shume kjo.

 

Vizatim i shpejtë

 Pothuaj e huaj

Kjo hënë e ngrënë.

Shpërhaq mes rrathësh vetmie

Një rrënim fëmije…

por kam vene re qe ne gjendje te ndryshme, ne periudha te ndryshme, leximi i nje poezie nuk te shkakton gjithnje te njejtin emocion apo efekt.

 E  kam pelqyer  kete ze ebel.Dhe  e falenderoj  Anen H....per ate  ..henen e ngrene...!

Më lini vetëm

Më lini vetëm!
Kam nevojë të qaj! Në shkëmbin e vetvetes
Shi…
shi që puth me epsh
buzët e Tokësores,
Shi…
shi që trishtëshëm kotet
si qen i qelqtë.
Më lini vetëm!
Për ju të festojmë,
Të këndojmë të varur
në trekëmbëshin e diellit!
 

Eshte me verte i mrekullueshem

ai vargu :"te kendojme te varur / ne trekembeshin e diellit" qenka nje poezi me vete

Iliri.

po, a mund te ne sillni dhe ca ju lutem?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).