Sibling solidarity … Lech and Jaroslaw Kaczynski at a
Solidarity meeting last year. Lech is on the left.

 

Leh Aleksandër Kazinski është cilësuar si një figurë e diskutueshme në arenën politike. Ai ka qenë një mbrojtës i fortë i konservatorizimit. Gjatë karrierës së tij politike, ai shfaqi hapur ndjenjat populiste. Si kryetar bashkie i Varshavës gjatë viteve 2002-2005, ai ndaloi dy herë paradat e homoseksualëve dhe u iu bashkua radhëve të atyre që mbështesnin dënimin me vdekje. Kazinski u zgjodh President i Polonisë në dhjetor të vitit 2005, si një kandidat i partisë Ligj dhe Drejtësi, të cilën e themeloi në vitin 2001 së bashku me vëllanë e tij binjak, Jaroslav.

Dy vëllezërit u bënë të famshëm kur ishin vetëm 12 vjeç me filmin “Dy djemtë që vodhën hënën”. Në vitet 70 Kazinksi iu bashkua vëllait të tij në Lëvizjen anti-qeveritare. Aty dolën në pah bindjet e tij antikomuniste dhe mbështetja për demokracinë. Vëllezërit Kazinski e gjetën veten në qendër të politikës në fillim të viteve '90. Pas zgjedhjeve të 2005-ës, Polonia kishte dy Kazinski që drejtonin vendin, Leh si President dhe Jaroslav, i cili mbajti postin e kryeministrit gjatë viteve 2006-2007. Që nga 2007-a, Presidentit Kazinski iu desh të punonte me Donald Tusk, rivali i tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2005. Në jetën personale, Leh Kazinski u martua me shoqen e tij të klasës Maria Kazinska dhe kanë një vajzë.
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).