moda-anoressia

 

Miuccia Prada, Marc Jacobs, Anna Wintour, por edhe “Calvin Klein” e Michael Kors: gjatë këtyre ditëve, stilistët dhe prodhuesit e mëdhenj të modës janë mbledhur së bashku për të luftuar të njëjtën betejë, atë kundër dobësisë ekstreme të top modeleve dhe për të prezantuar rikthimin e linjave të viteve ‘90

 

“Ka ardhur koha që t’i japim fund veshjeve të pasarelave, të cilat u bëjnë vetëm 11-vjeçareve”. Këto nuk janë fjalët e një aktivisteje të Komisionit kundër Anoreksisë, por të Anna Wintour, drejtoreshës së revistës amerikane “Vogue”, në një mbledhje mbi gjendjen shëndetësore të modeleve, të zhvilluar në Boston, më 22 mars. Përkrah stilistit amerikan Michael Kors dhe top modeles Natalia Vodianova, “djalli” i modës nuk i ka kursyer fjalët kundër dobësisë ekstreme që shihet nëpër sfilata dhe pasarelat e së gjithë botës, si dhe gazetat e specializuara gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit. Thirrja e tij nuk është “morali” i radhës për të ndërgjegjësuar publikun dhe punonjësit privatë, ndërsa bota e modës ndodhet në prag të sezonit të ri të sfilatave. Reagimi i Wintour është pika e ajsbergut të një tendence të zakonshme që është nxitur nga sfilatat e fundit për femra. Dy gjigantë të modës, siç janë “Prada” dhe “Louis Vuitton” kanë zgjedhur modele më të shëndosha në krahasim me ato që jemi mësuar të shohim nëpër pasarela apo që ato veshin zakonisht. Në fakt, nëpër pasarelat italiane janë shfaqur vajza që zakonisht sfilojnë për “Victoria's Secret”. Edhe nëpër pasarelat e Parisit kanë sfiluar heroinat e vjetra si Laetitia Casta dhe Elle McPherson me buste të ngushta, gjoks të madh, krahë të shëndoshë dhe këmbë të mbushura. Pas shfaqjes së këtyre bukurosheve tashmë “demode”, i gjithë publiku u habit pasi është mësuar të shoshë vajza shumë të dobëta kockë e lëkurë, të cilat përshkojnë pasarelat e botës.

Duket se etiketa estetike femërore ka ndryshuar me të vërtetë: këtë e dëshmon edhe zgjedhja e firmës së njohur “Calvin Klein”. Lajmi që firma e famshme amerikane ka preferuar top modelen Lara Stone, është bërë i ditur para pak ditësh. Top modelja holandeze njihet veçanërisht për format e saj të rrumbullakëta. Është për t’u habitur që “Calvin Klein” ka zgjedhur pikërisht atë në vend të kolegeve më të dobëta për linjën e të gjitha reklamave të markës. Madje jo vetëm kaq: thashethemet e fundit të blogerave thonë se revistat si “Vogue” dhe marka si “Givenchy” stilojnë veshje, duke kërkuar fytyra dhe trupa më të shëndoshë se sa ata në të kaluarën. Por a mund të flasim për forma kur modelet janë kockë e lëkurë dhe për kile në vend të estetikës?

“Tashmë tendenca ka marrë dhenë”, thotë një nga drejtuesit e agjencisë së modës IMG. Në këtë agjenci, bën pjesë edhe modelja Lara Stone. “Sfilatat e fundit nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë konfirmuar këtë gjë. Gazetat dhe stilistët po kërkojnë femra jo shumë të dobëta dhe më me karakter”. Lara është një rast i veçantë: gjithmonë ka sfiluar dhe pozuar për emra më autoritarë edhe në kohën e modeleve shumë të dobëta. Por sot, është një kthim mbrapa në stereotipin e top modeleve të viteve ‘90: bukuroshe, linja të rrumbullakosura dhe paksa jashtë rregullave.
“Këto femra të bukura, kaq të këndshme dhe të vërteta, janë perfekte për stilin ‘Vuitton’”, është shprehur para disa ditësh Marc Jacobs, stilisti i markës “Louis Vuitton”, në një konferencë në “French Insitute” në Nju Jork. “Për këtë arsye kemi preferuar emra si Elle McPherson, Laetitia Casta dhe Adriana Lima. Ato janë ikonat e referimit për atë që duam t’i komunikojmë tani publikut”, ka thënë ai.

Gjithashtu edhe një nga blogjet më të famshëm të sektorit dhe jashtëzakonisht i ndjekur “Theimagist.com”, shkon më tej duke deklaruar kthimin e vajzave të viteve ‘90, ato të paarritshmet si të famshmet Karen Elson, Amber Valletta dhe Shalom Arlow, top modele, të ndryshme nga njëra-tjetra.

“Problemi është se pjesa më e madhe e vajzave të reja të viteve të fundit e përfundonin punën sapo mbushnin 20 vjeç”, thotë Anna Wintour. “Angazhimet merrnin fund sapo fillonin të shfaqeshin format e para. Jo më kot të mëdhenjtë e modës i janë drejtuar aktorëve dhe njerëzve të famshëm. Tendenca e re e shfaqur kohët e fundit do të kërkojë gjithnjë e më shumë trupa si të modeleve që kanë sfiluar gjatë viteve ‘90”. Ajo që i vë pikën këtij diskutimi është Miuccia Prada, që në prapaskenën e sfilatës së saj e ka vënë shumë theksin te klisheja sesa te dobësia. “Me zgjedhjen e këtyre modeleve të rrumbullakëta kam dashur të tregoj që femrat jo medoemos duhet të bien në depresion, pasi nuk janë femërore, të bukura dhe seksi. Në një farë kuptimi, i kam dashur në pasarelë sepse vazhdoj të besoj në zgjuarsinë e tyre, por edhe në modë. Këto femra janë tërheqëse dhe sensuale pa qenë nevoja të bien në stereotipin e të dobëtave”, përfundon ajo.

38 Komente

Mua per vete me ka ardhur gjithmone keq per keto modelet kocke e lekure qe rronin vetem me ajer, iu numerohen brinjet te gjorave, thu se kane dale nga kampi i perqendrimit. Plus qe me dobesimin humbasin dhe format femerore te gjoksit apo vitheve, ku mbeti bukuria pastaj? Shyqyr qe me se fundi e kane kuptuar dhe keta te medhenjte e modes se nuk rri fustani mire ne nje shkop cinglash...

Te pakten, do te ndikojne dhe ne psikologjine e vajzave te reja, qe perfundojne bulimike apo anoreksike vetem per hir te te qenit sa me te holla.

krahasoni sofia Loren  a Xhina Lolobrixhida psh. me ndonje nga keto modelet e fundit, keto modelet e sotme s'kane as bel, as shpatulla, s'kane prerje harmonike ne trup...

Plus qe dhe meshkujt mund t'i admirojne nga larg keto hollaket, por ama ua ka enda te kene prane nje femer me forma. smiley

Ke te drejte Ana, une cfare nuk do te jepja qe te kisha vetem per 5 minuta (dhe jo me shume) nje femen si ajo me lart majtas. Te uroj qe dhe ti ti kesh ngjare sadopak asaj!      smiley

femren e dua te shendetshme, te mbushur*, ka pas thone driteroi.

Real women have curves, thone kto ktu.

Hips don't lie, thot kjo goca.

ndersa rapsodi gjith zjerm thot: dashunoj nji topolake, qi m'ka nezun zemnen flake, heeeeej, hej more hej (pastaj vazhdon nana thot s'e du/ lene pra/ baba thot e du/ merre pa/ kjo asht nji fjal goje etj etj, po kjo s'quhet )  smiley

* ajo "e mbushur"-a e Dritorit, e shqiptume ashikce, ku tingulli "sh" zgjat 3 sekonda dhe "b"-ja ngjit mbi buzen e siperme si recel ftoi. Ah te kishim dhe pak imam ballajdi, stairway to heaven.

Emo, me ke kthy humorin per sot, sa s'e ke idene! Vetem se recel ftoi edhe imam ballajdi rondshem fare, mor burre i dheut e nga topolake po na del katana... smiley

presonbreak, no coment! smiley

 Normal Em. Duhet "me mush" duret robi, jo sikur bo dashni me gardhin e lulishtes.

Me duket interesante ajo sesi tregu gjen menyren te te manipuloje per te kush-e-di saten here dhe per çdo here gjen nje arsye qe ne pamje te pare ta mbush mendjen qe ç'ke me te. Apo perndryshe: njeriu ne keta pesedhjete vjet ka ndryshuar fizikisht. Brezat qe vijne jane me te gjate dhe kane edhe veçori te tjera trupore. Ne fakt do te ishte absurde qe te reklamohej sot nje femer me format e nje gruaje te viteve 50-60 per shembull. Eshte thjesht nje gjetje publicitare, meqe tregu eshte ne krize, dhe kjo me duket edhe me amorale sesa modeli i femres pa gjoks e vithe.

Bota eshte e bukur sepse eshte e shumellojshme, thone ketej nga ne PF smiley

 Pikerisht. Por ne artikull behej fjale per modelet qe ne njefare menyre u tregojne njerezve (grave ne kete rast, se burrat nuk i kane ndryshuar shijet e tyre) se si duhet te jete femra trendy.

Moda nuk ka te beje me femren trendy. Pasarelat jane si vitrinat: veshjet paraqiten aty, bleresit e medhenj i porosisin, hidhen ne treg linjat me te lira e keshtu me radhe. Modelet qe sfilojne duhen me patjeter te mos kene shume forma, duhen te jene si kremastaret, qe xhaketa te rrije mire, te mos krijoje rudha, qe pantallonat te bien drejt. Kjo s'duhet te kete te beje "me rrugen".

Spektakolarizimi i jetes pastaj ka pasojat e veta, por vazhdoj te kembengul ne ate qe kjo puna e rikthimit te gruas me forma eshte manipulimi i radhes, sepse grate kane qene gjithmone te ndryshme, ne kohe te ndryshme, por edhe ne nje peridhe te vetme kane qene te ndryshme mes tyre.

Atehere si e shpjegon nje artikulll si ky poshte, dhe dhjetra te tille meqe ra fjala, keto kohet e fundit

MADRID, Spain (Reuters) -- The world's first ban on overly thin models at a top-level fashion show in Madrid has caused outrage among modeling agencies and raised the prospect of restrictions at other venues.

Madrid's fashion week has turned away underweight models after protests that girls and young women were trying to copy their rail-thin looks and developing eating disorders.

Organizers say they want to project an image of beauty and health, rather than a waif-like, or heroin chic look.

But Cathy Gould, of New York's Elite modeling agency, said the fashion industry was being used as a scapegoat for illnesses like anorexia and bulimia.

"I think its outrageous, I understand they want to set this tone of healthy beautiful women, but what about discrimination against the model and what about the freedom of the designer," said Gould, Elite's North America director, adding that the move could harm careers of naturally "gazelle-like" models.

Madrid's regional government, which sponsors the show and imposed restrictions, said it did not blame designers and models for anorexia. It said the fashion industry had a responsibility to portray healthy body images.

"Fashion is a mirror and many teenagers imitate what they see on the catwalk," said regional official Concha Guerra.

The mayor of Milan, Italy, Letizia Moratti, told an Italian newspaper this week she would seek a similar ban for her city's show unless it could find a solution to "sick" looking models.

 

 

Pf, tani ne e dime te gjithe qe anoreksia dhe bulimia, si dhe te gjitha çrregullimet e tjera ne te ushqyer, jane sindroma qe verifikohen ne vende me mireqenie ekonomike. Nje nder gjerat qe me bente me shume pershtypje kur erdha ne Itali ishte fakti qe ne televizion mund te shihje njera pas tjetres nje reklame per barna dobesimi dhe nje tjeter qe te ftonte te dhuroje para per vendet e Afrikes psh. Shantazh i gjalle!

Moda gjithnje ka kerkuar trupa te holle, por ketu s'ka asgje te keqe sepse siç ka femra me konstrukt te ngjeshur ka edhe femra qe jane te imeta nga natyra, apo qe kane metabolizem te shpejte. E ke parasysh Twiggy-n?

Ka qene modele ne vitet '70. S'i shkoi njeriu asokohe nder mend te imitonte Twiggy-n. As Jane Birkin apo Verushken tek Blow-Up.

Imazhi i femres ka ndryshuar; femra e dhjamosur, me faqe te kuqe e floke permanenti te viteve '50 i ka bere vend fineses. Personalisht, kam qene perhere fan e elegances dhe fineses femerore, jo sasise. Duart mbushen me femra 3 pjelleshe.

 

Qeke kocke e lekure ti mi drreq? Un kujtoja se je si latine ti smiley Ik se e ke dhi muhabetin smiley

Hik mer pis, latine thote, une jam bardhoshe. smiley

 Rose, your opinion doesn't count unless you are a lesbian!

Harrove qe jam mashkull? smiley

 Ops! I'm sorry. Asnjehere nuk perpiqem t'u mbush mendjen meshkujve te pelqejne te njejtat femra qe pelqej une. Perkundrazi!

Agent, tamam e ke gjetur. smiley

O Pfff, ne fakt ke te drejte pasi automatikisht do te te ulte mundesite. Sidoqofte, ideali i femres te sotme eshte femra elegante, e dobet dhe delikate. Duar-plotat perkojne me idealin post-pjellor. smiley

 Duar-plotat perkojne me idealin post-pjellor. Smile

 

OK Rose. What's wrong me ato qe kane pjelle? Se kam idene qe pjesa me e madhe e komentueseve kane pjelle gjithashtu, dhe mospjellja do te ishte gjeja e fundit qe do t'i uroja nje femre.

Gjithashtu, asgje nuk i ben me mire fizikut te nje gruaje se sa lindja e nje femije. Tamam tamam, vetem pas lindjes nje femer mund te quhet grua plotesisht e zhvilluar fiziologjikisht.

Shiko pak edhe pikturen ne shekuj, qe nga Rafaeli deri tek Pikaso dhe studjoji pak modelet e tyre. Hape edhe nje Playboy p.sh., qe burrat e blejne per hall dhe me gjej aty ndonje modele 30 kilshe.

Gjithashtu, asgje nuk i ben me mire fizikut te nje gruaje se sa lindja e nje femije.

Kujt ja thu pra. kto te postmodernet  elegante duan te jane versioni modern i Eves-mjaftohen me eren e molles. I vetmi problem eshte ngjizja se lindja rrofte prerja cezariane smiley

" Gjithashtu, asgje nuk i ben me mire fizikut te nje gruaje se sa lindja e nje femije. "

Pf, une s'kam pjelle per vete, por kam plot shoqe qe e kane bere. Me thene te verteten s'me jane dukur shume te kenaqura tek shkonin lart e poshte me dymbedhjete kile me shume (minimumi), kur s'flinin dot naten sepse s'dinin nga te ktheheshin, apo kur pas lindjes u shfaqeshin ca si vraga te bardha anesh barkut. Keto jane ato me te kollajtat, se mund edhe te llogarisim pastaj qe nje nder shkaqet e vdekjes mes grave deri pesedhjete vjet me pare ishte vdekja gjate lindjes.

Fin, sepse ve re nje tendence tenden tek komentet e mia per kete teme, qe tu shmangesh fjaleve qe une i kam nenvizuar me bold, dhe te kapesh pas temave anesore. Nejse, nuk me hyn ne pune pse, por thjesht po i biem njeri gozhdes e tjetri patkoit. smiley

Une nuk thashe se se fiziku i deformuar gjate barres eshte ideali i femres, por qe organizmi i femres piqet fizikisht, forcohet psikologjikisht dhe permbushet emocionalisht pas lindjes se femijes. Tani une grua vete nuk kam qene, por di qe gruaja ime ishte shume e lumtur kur ishte shtatzane per ndryshimet ne madhesine e barkut etj, dhe me c'di dhe nga te tjeret nuk di ndonje grua qe te jete ankuar per ate periudhe. Ka edhe shume qe thone se ajo eshte nje nga periudhat me te bukura emocionalisht ne jeten e gruas dhe ndryshimet fizike qofte edhe sikletet e barres e lindjes, nuk mund ta erresojne kurrsesi ate periudhe.

Nejse, me te nigjueme e kam edhe kete!

Te kerkoj ndjese nese te kam keqkuptuar. Per boldin e nenvizuar te jam pergjigjur me paragrafin e fundit te komentit mesiper (ate menjehere pas artikullit ne anglisht).

Ndoshta edhe i biem njeri gozhdes e tjetri patkoit. smiley Komunikim virtual eshte ky, ka kusuret e veta, por dyshoj shume se nuk jemi dakort.

Sa per punen e lindjes: ti thua "permbushet emocionalisht pas lindjes se femijes". Ndoshta edhe kete here i bie patkoit, por di qe nje nder sindromat me te shpeshta nga te cilat vuajne grate pas lindjes eshte "depresioni post partum". Qe pastaj vuajtjet shperblehen me ardhjen ne jete te nje qenieje, kete e kuptoj deri edhe une.

Jo mi Fin, cfare ndjese. Ja sa mire e the qe kemi opinione te ndryshme, dhe nxjerrim argumenta te ndryshem, keshtuqe e  kuptojme qe jemi drejteza paralele dhe sado qe te zgjatemi ne kete teme, prape s'kemi per t'u puq.

Keshtu hem kohen kursejme, hem nuk dalim si shum te qut! smiley

Ja e lshe kete muhabet.

smiley Ha, ha, ha, PF, ti je burre me kalamaj, kurse une jam grua pa kalamaj, imagjino tani sa te ndryshme duhet te jene opinionet tona mbi kete çeshtje. E lashe edhe une. smiley

Me kalamaqer, i themi ne nga ana jone! smiley

Fin,

Une jam nje nga ato qe kam lindur (pjelle se si me duket), dy here. Te sjellesh ne jete nje femije eshte gje e bukur. Shtatezania personalisht me ka shkuar sh. mire dhe lindjet pa probleme fare, por experiencat jane personale dhe nuk duhet te nisemi me "one size fits all". Per mendimin tim femra duhet te jete gati per te marre nje hap kaq te rendesishem, se pas lindjes vijne pergjegjesi akoma me te medha. Fatmiresisht per mua, ndryshimi qe une pesova ishte minimal dhe as vragat (apo "stretch marks&quotsmiley nuk me jane shfaqur, por duhet theksuar se ato nuk jane ekskluzive per femrat qe kane lindur, por dhe per te tjera qe mund te kene shtuar ne peshe. Dua te te them qe jo cdo gje ne lidhje me shtatzanine/lindjen eshte tmerr.

Dhe pikerisht edukimi i femres mbi shtatzanine/lindjen/rritjen e nje femije duhet te behet para se femra te ngelet shtatzene. Mua me duket sikur ne Shqiperi po u martove pas nje viti pritet te lindesh, sikur eshte "a requirement".

Modelet, ndaj jane modele, se nuk jane the norm-po te qe ashtu ishin bere te gjitha femrat modele. Ne bote vetem 5% e femrave e kane natyrale figuren e holle, por kjo nuk do te thote qe 95% qe ngelen jane te justifikuara te fryhen si ballon.

Se m'u kujtua dhe nje ndodhi e vogel:

Burri dhe gruaja e tij me barre u ulen ne nje restorant. Porositi burri nji pjate peshku, ndersa gruaja nja dy a tri pjata. Burri po e shifte duke nenqeshur dhe ajo i kthehet dhe i thote: "Mos me shif ashtu, se une ha per dy." Dhe ai i kthehet: "Mire qe po ha per dy, po per sa po vete ne palester?"

 

Te te rrojne e dashur Do-Rina smiley !

PF

Nuk besoj qe u kuptuam qarte: ideali i femres ndryshon me fazen ne te cilen eshte njeriu ne jete. Ketu behet fjale per femra te reja, te freskta, qe s'kane kaluar akoma ne fazen e lindjes. Eshte mese normale qe s'do kene dhjamosjen e femrave post-partum, me nje metabolizem te ngadalesuar, qe e kane me te veshtire te mbajne linjat. Ne kete prizem s'ke si t'i kritikosh dhe te thuash qe "duam te mbushim duart" nderkohe qe dhe mbushja e duarve eshte me faza dhe me preferenca.

Se dyti, urimet e tua te mospjelljeve ose te pjelleve renshin ne veshin e perendise, por dhe ne kete pike je gabim sepse dhe pjellja eshte prerogativ personal dhe jo prerogativ i pergjithshem social ku nje femer mund te gjykohet ne baze te vendimeve te tilla. Njerez qe marrin guxime (para-)gjykimi te tilla ne jete ju uroj vetem meshire per shpirtin e tyre.

Se treti, une s'kam pasur deri tani ne dore Playboy. Ndoshta do vendos ndonje dite qe te hyj ne nje dyqan dhe te shuaj kuriozitetin, deri atehere do qendroj ne kete injorancen time, por kam pare ca reportazhe ne TV per Hefner dhe shoqet e tija. Ajo qe ti quan "dhjamosje" eshte gjoks(silikoni), por ama ne pjeset e tjera te trupit ato femra jane shume te dobeta. Gjoksi ju krijon iluzionin e peshes dhe meqe meshkujt fokusohen aty, krijojne iluzionet e tjera.

Pikaso dhe Rafael kane jetuar ne kohera(edhepse ne periudha te ndryshme, por me te njejtin skarsitet) e mungeses ushqimore. Kane jetuar ne kohen kur femrat ne peshe rrezatonin mireqenie ekonomike, kishin me çfare te mbushnin barkun, pra ishin ideali aristokratik. Ashtu si dhe femrat e zbehta, femra duhet te ishte e bardhe totalisht sepse femrat e aristokracise s'kishin nevoje te punonin token siç benin shtresat e tjera. Pra, lekura e ketyre femrave duhet te rrezantonte nje forme jetese. Po sot? Sot eshte e kunderta, femra e nxire nga dielli rrezaton nje forme jetese ku ka mjete ekonomike per te shkuar me pushime. Pra siç e sheh, idealet paskan ndryshuar.

asgje nuk i ben me mire fizikut te nje gruaje se sa lindja e nje femije

Dukshem nuk ke lexuar asgje mbi lindjen. Cdo gjinekolog do te te pohoje qe lindja eshte trauma me e madhe fizike qe mund te kaloje trupi i nje femre.

 Po sot? Sot eshte e kunderta, femra e nxire nga dielli rrezaton nje forme jetese ku ka mjete ekonomike per te shkuar me pushime. Pra siç e sheh, idealet paskan ndryshuar.

Kush ta ka then kete? Ajo goca ke tanning salon? Ah mi Rose! Kur filloni t'i lexoni si te verteta filozofike punch linet e reklamave, d.m.th qe ka vajt keq fare puna!

E vetmja gje qe po me vika keq eshte qe ju paska bere zoti femra me gjithe keto vuajtje e trauma qe pasket per te heq. Te pakten shyqyr qe mamate tuaja nuk e kane menduar kete pune keshtu, se do ishit akoma duke pritur rradhen tek teleferiku i babit.

 

Thashe nga dielli, jo nga tanning salon. Sdq dhe per nje tanning salon te mirefillte, duhet te kesh te ardhura te konsiderueshme.

Ti po i merr ne tallje vuajtjet e te qenurit femer por besoj qe te kishe pyetur pak me shume femra qe jane gati te jene te sinqerta ne lidhje me veshtiresite qe kane kaluar, do bisedoje ndryshe. Sdq je mashkull, s'pres te kuptosh. Je i llojit qe kur ju kap nje e ftohur beni namin, e merr vesh gjithe lagjia, ndersa kur i shqyhet gruaja duke lindur thote:"hajt mo, e kane kaluar te gjitha."  smiley

Eshte e vertete sic deshmohet  nga disa komente, edhe antropologjikisht qe meshkujt kane nje pelqese me te madhe per femrat e kolme dhe me bacin apo legen te gjere, kriter ky i fundit i pelqyer per simbolin e pjellorise e kesisoj funksionit kryesor te riprodhimit.

Per mos me e banalizu, femrat shqiptare gjithashtu po behen pre e modernitetit dhe fastfoodeve, e ne kete menyre po shtohen edhe femrat mbipeshe te cilat perbejne dhe nr me te madh te konsumueseve te modes..

 

mu m pelqen skarlet johanson

 Mua m'pelqen shume nji komshije ne kat te trete ke pallati perballe.

mu m'pelqen Jul e Jim!

Me duket interesante ajo sesi tregu gjen menyren te te manipuloje per te kush-e-di saten here dhe per çdo here gjen nje arsye qe ne pamje te pare ta mbush mendjen qe ç'ke me te. Apo perndryshe: njeriu ne keta pesedhjete vjet ka ndryshuar fizikisht. Brezat qe vijne jane me te gjate dhe kane edhe veçori te tjera trupore. Ne fakt do te ishte absurde qe te reklamohej sot nje femer me format e nje gruaje te viteve 50-60 per shembull. Eshte thjesht nje gjetje publicitare, meqe tregu eshte ne krize, dhe kjo me duket edhe me amorale sesa modeli i femres pa gjoks e vithe.

Finis, tregu patjeter qe ben te veten.  Amorale apo jo tjeter gje.  Per mua, psh, eshte gabim qe publiciteti eshte zhvendosur edhe ne skajin tjeter ekstrem, "big is beautiful", dhe ketu po flas per "plus-sizes" duke pasur parasysh problemin e obesitetit dhe semundjet per pasoje.  (Ne US obesiteti eshte ne shkalle me te larte se ne vendet e tjera te Perendimit.)  

Por te dyja format nuk jane te shendetshme, ne kuptimin sidomos tek imazhet qe percjellin ne audience.  Nje ane con ne imitime/presion me bolemi e anoreksi, e ana tjeter ne rehatllek me mbipeshen jo normale te trupit te shendetshem.  

Ama, artikulli nuk flet ne kthimin e viteve 50-t.  Artikulli flet ne kthimin e viteve 90-te.  Me imazhet e super-modeleve te atyre viteve: Schiffer, Evangelista, Campbell, Crawford, Turlington etj.  Ikona te modes, pasarelave, dhe te paperseritura sot.  Pervec atributeve te tjera, keto modele kishin forma, nuk ishin te "prerjes zero" dhe nuk u numeroheshin brinjet si shume modeleve sot.    

PS: Debati mbi kete ceshtje, nuk nisi nga "zeroja" por nga vdekja e nje modeleje, Luisel Ramos, qe kishte tre muaj qe hante vetem lakra. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).