Të aplikosh për një vizë Shengen, tashmë nuk të duhen dokumente shtesë, por të 25 ambasadat e vendeve të Bashkimit Evropian do të kenë një procedurë të njëjtë. Sot hyri në fuqi Kodi i ri për vizat, i cili vendos se vendet e zonës Shengen duhet të këtë një procedurë për dhënien e vizave pa kërkuar dokumente apo tarifë financiare shtesë. Në Kodin e ri parashikohet një lehtësim në plotësimin e formularit për vizën si dhe afate për marrjen e përgjigjes. “Synimi i kodit të ri të BE-së për vizat është të koordinojë procedurën në të gjitha vendet Shengen dhe ta bëjë atë kështu më të lehtë për miliona vetë në të gjithë botën që aplikojnë për një vizë Shengen”, deklaroi komisionerja e BE-së për drejtësinë Cecilia Malmström.
 

Kodi i ri
Kodi i ri përcakton se krahas dokumenteve standarde që kërkohen për dhënien e vizës, konsullatat e vendeve të zonës Shengen duhet të vendosin një afat standard për dhënien ose jo të vizës.  Kështu përcaktohet se formulari përkatës do të jetë pak më i shkurtër dhe më i lehtë për t’u plotësuar, jo si formulari aktual, i cili shpesh çorientonte qytetarët. “Mendoj se duhet të pranojmë që procesi i vizave në të kaluarën nuk ka qenë gjithnjë i orientuar ndaj nevojave të klientëve. Nganjëherë duhet të presin shumë gjatë, edhe dy muaj, përpara se të kenë mundësinë të paraqesin kërkesën për vizë” deklaroi Jan de Ceuster, drejtuesi i departamentit përgjegjës në Komisionin e BE-së.
Referuar Kodit të ri refuzimi i vizës duhet të argumentohet dhe mund të ndiqet rruga juridike. Kështu brenda një periudhë prej 15 ditësh, konsullata e një vendi Shengen duhet t’i japë një datë aplikantit në të cilën ai mund të paraqesë formularin e aplikimit për vizë. Më pas brenda dy javësh duhet të merret vendimi për dhënien ose jo të vizës. Nëse kandidati për vizë refuzohet vendimi duhet argumentuar korrektësisht se pse aplikanti nuk përfitoi vizën për të udhëtuar. “Nganjëherë nuk jepej asnjë argumentim për refuzimin e një vize dhe nuk kishte asnjë mundësi të protestoje për refuzimin e kërkesës. Kjo shkaktonte shumë frustrim dhe ka kontribuar për krijimin e imazhin famëkeq të “fortesës Evropë”-tha më tej Jan de Ceuster.
Procedura aktuale për qytetarët shqiptarë parashikon një tarifë prej 35 eurosh për marrjen e vizës, ndërsa nga kjo tarifë përjashtohet vetëm një kategori e veçantë qytetarësh si gazetarët, fëmijët, pensionistët etj. Nëse kërkesa për vizë refuzohet, tarifa nuk kthehet. 
Duke filluar nga prilli 2011 do të jetë e mundur të ndiqet rruga juridike në të gjitha vendet Shengen, nëse viza refuzohet. Për Komisioneren e BE-së për Drejtësinë Malmström kodi i ri i BE-së për vizat është një hap i rëndësishëm përpara.”Do të kemi një sistem më të drejtë, më transparent dhe më të lehtë për individin dhe me këtë do të kemi edhe një sistem vizash plotësisht të harmonizuar në BE”-tha ajo. Të vetmet vende anëtare të BE-së që nuk janë pjesë e zonës Shengen janë Britania e Madhe, Irlanda, Bullgaria, Rumania dhe Qipro. Të gjithë vendet e tjera të BE-së, duke shtuar edhe Norvegjinë Islandën dhe Zvicrën që nuk janë pjesë e BE-së, janë anëtare të zonës Shengen për lëvizjen e lirë. Sipas të dhënave, rreth 10 milionë vetë në vit marrin një vizë Shengen.


Procedura per shengen

• Një pasaportë e vlefshme dhe fotokopje e të gjitha faqeve të pasaportës që përmbajnë informacion. Pasaporta duhet të jetë e vlefshme për të paktën tre muaj pas skadimit të vizës;

• Një formular i plotësuar i kërkesës i nënshkruar rregullisht nga kërkuesi. Formularë bosh të kërkesës mund të merren falas në Ambasadën e një Shteti Anëtar Shengen ose mund të shkarkohet nga faqet e tyre të internetit;

• Dy fotografi të madhësisë së pasaportës të marra në një sfond të bardhë sipas standardeve të zakonshme ICAO;

• Certifikata  të lindjes dhe familjare të kërkuesit ose një kopje të kartës biometrike të identitetit;

• Për fëmijët e pashoqëruar nën 18 vjeç: një deklaratë e noterizuar nga prindi që nuk udhëton ;

• Për studentët: një letër nga shkolla ose universiteti ;

• Sigurimi i udhëtimit/shëndetit (të vlefshëm për të gjithë Shtetet Anëtare Shengen që mbulojnë një shumë minimale prej 30 000 Euro për trajtim mjekësor dhe kthimin e kërkuesit në rast shëndeti të dobët).

• Një tarifë të pakthyeshme prej 35 eurosh.

 

Procedura e re, asnjë lidhje me liberalizimin e vizave

Procedura e re e dhënies së vizave Shengen nuk ka të bëjë me liberalizimin e vizave. Shqipërisë priten t’i liberalizohen vizat brenda këtij viti, por procedura e re do të vlejë për vizat afatgjatë. Pas liberalizimit të vizave, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm në 25 vendet e zonës Shengen, por jo më shumë se 3 muaj dhe jo më shumë se 2 herë në vit. Nëse ata kërkojnë më shumë kohë qëndrimi, atëherë duhet të aplikojnë për vizë afatgjatë. Në aplikimin për vizën afatgjatë, aplikuesi duhet të argumentojë arsyen për qëndrimin afatgjatë dhe ta vërtetojë atë. Ambasadat mund të pajisin me viza deri në 2 vjeçare aplikantët për vizat afatgjatë.
 

5 Komente

 skuptova pjesen qe nuk do kete  me kontrolle?!

lehtesohen leshte, me nje fjale.

kerkesat jane te njejta; refuzimi behet njelloj, zvarritjet jane po ato, shqiptari nuk merr vize kurre.

Cfare shanci ka qe viza qe te mohoet nga ambasadori te te miratohet nga gjykatesi, fjala vjen, gjykates italian. leshte.

plus, vizat shengen per shqiptaret jane 24-25 euro. nuk jane 60 euro. cmimi eshte ulje kot, se nuk i lehtesoh aspak procedurat.

NE VEND QE VIZAT TE PLOTESOJNE FUNKSIONIN E TYRE PER KONTROLLIN E FLUKSIT TE HYRJE-DALJE TE NJEREZVE DHE TE NGREJE PERGJEGJESITE E SHTETIT PERKATES QE KA LESHUAR VIZEN, NDAJ PERSONIT QE MBAN ATE VIZE, JANE KTHYER NE SHKELJE TE TE DREJTAVE THEMELORE TE NJERIUT, DHE KJO ESHTE E LIGJERUAR NE VENDET "PERENDIMORE" - "DEMOKRATIKE". TURP!

po si nuk o lodhen duke tall cdo gje me popullin Shqiptar mor?

Ti duhet ta dish se nje vize per ne UK qe eshte ne EU kushton 10500 leke (te reja) qe eshte rreth 90 Euro. Zakonisht, me shume se gjysma e aplikimeve refuzohen, dhe nga keto refuzime shumica fitohen ne apel nqs behen apele. Per ta pasur te sigurte nje vize per ne UK njerezit paguajne £4000-7000 (4500-8000euro) dhe e sigurojne nje vize.

Ambasadat, o popull shqiptar, nuk ecin me kritere po ecin me kuota.

C'dmth kjo? Ambasadat, ne fillim te vitit kalendarik te punes, marrin edhe direktivat nga ministrite e tyre. Me keto direktiva, vijne dhe kuotat. Kuotat jane shifra. 1 000, 2 000, 10 000, varet nga ambasada. kjo dmth, edhe nje here, qe nese kuota eshte 2 000 viza, dmth qe pasi plotesohet kjo shifer, TE PELLCASE SHQIPTARI, dhe nuk ka lek qe i jep vize atij. Por se mos ju duket shume kjo shifer, se kjo shifer ne vetvete eshte e ndare ne kategori; 500 per turizem, 100 per bashkim familjar, 100 per studente, 100 per pune, 100 per tranzit, etj etj etj... pra, kur te plotesohen keto kuota, 500cja e turizmit, te pellcase, kembes tja jape dhe veten te vrase shqiptari para ambasades, se vize ai nuk ka per te marre deri vitin tjeter. Dhe vitin tjeter duhet te veje sa me heret sa pa u mbushur kuotat, se leshte ka per te marre dhe atehere. Dhe ky eshte skenari me i mire, kur i ploteson te gjithe dokumentacionin e kerkuar dhe te gjitha kriteret.

Te pakten keshtu punon ambasada angleze. Sa per cmimet, Anglia nuk eshte ne shengen, dhe ka cmime te tjera.

Po lajmet kur t'i japin here tjeter, le t'ua sqarojne shqiptareve sic duhet. Se procedurat e vizave jane shtrenguar cdo vit, dhe kurre nuk jane lehtesuar ndonjehere. keshtuqe shqiptareve, o do ua heqin vizat fare, ose vizat do shtregohen edhe nje hap me tutje. Demagogjia e palacove te evropes nuk pi uje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).