(mbajtur në banketin ndërkombëtar të vitit 1926, në Paris)

 

 

Jam veçse një i ftuar që ngrihet të flasë... Nuk kisha asnjë dijeni, gjer para ca ditësh, për ekzistencën e Pen Klubit. E admiroj këtë mbledhje të mrekullueshme, ku shoh njerëz të tillë si Galsworthy, Pirandello, Unamuno, Kuprin dhe kaq shkrimtarë nga të gjitha kombet, përmes shumë shkrimtarëve frëngë.

Por më lini t’ju them ç’mbresë të çuditshme po provoj së rishti, ç’ide e habitshme më vjen teksa këqyr kuvendin tuaj.

Kjo mbledhje më duket gati e pashpjegueshme. Ka në të nuk di ç’gjë paradoksale.

Letërsia është arti i gjuhës, është arti i mjeteve të mirëkuptimit të dyanshëm.

Merret me mend se gjeometrat, ekonomistët, fabrikantët e çdo lloji mund të mblidhen me dobi, sepse ata u janë kushtuar studimeve, janë lidhur me interesa që kanë një objekt të vetëm e identik.

Po shkrimtarët!... Po njerëzit, zanati i të cilëve mbështetet drejtpërsëdrejti në gjuhën e tyre të nënës, arti i të cilëve synon të zhvillojë atë çka ndan më qartas, - ndoshta më mizorisht, - një popull nga një popull tjetër!?... Ç’domethënie ka kjo mbledhje e atyre që, në çdo komb, punojnë detyrimisht për ruajtjen, forcimin, përsosjen e pengesave më të ndjeshme, e dallimeve më të shqueshme e më të qarta që e veçojnë këtë komb nga gjithë të tjerët? Si bëhet vallë e mundur kjo mbledhje?

Në këtë pikë, Zotërinj, na duhet të thërrasim mrekullinë. Dhe kjo qe, natyrisht, një mrekulli dashurie.

Letërsitë e ndryshme kanë rënë në dashuri me sho-shoqen. Dhe kjo mrekulli nuk po ndodh sot. Virgjili ndërej drejt Homerit. Dhe ne, francezët, ç’nuk kemi dashuruar! Italinë me Ronsard-in, Spanjën me Corneille-in, Anglinë me Voltaire-in, Gjermaninë dhe Lindjen e Afërt me Romantikët, Amerikën me Baudelaire-in..., dhe, në rrjedhë të shekujve, si dashnore që s’të nginjin kurrë, Greqinë dhe Romën. I konsideroj Greqinë dhe Romën si kombe thjesht ca më tepër larg nesh se të tjerët. Homeri është vetëm disa bilionë kilometra larg prej këtej. Le ta falim, nga ky shkak, që s’ndodhet sonte mes nesh.

Këto letërsi të dashuruara e kanë kërkuar dhe dëshiruar me furi njëra-tjetrën; por, ju e dini, Zotërinj, dashnorët përqafojnë gjithmonë atë që s’e njohin, e ndoshta s’do të kishte dashuri pa këtë mosnjohje thelbësore që është e vetmja që i jep një çmim të pacak objektit të dashuruar.

Sado shkëlqyeshëm ta njohim një gjuhë të huaj, sado thellë të depërtojmë në intimitetin e një populli që nuk është populli ynë, besoj se është e pamundur të miklojmë veten se perceptokemi ligjërimin dhe veprat letrare si një njeri i atij vendi. Ka gjithnjë ndonjë copëz kuptimi, ndonjë kumbim të brishtë a të skajshëm që s’mund ta kapim dot: nuk mund të jemi kurrë të sigurt për një zotërim tërësor e të pakundërshtueshëm.

Midis këtyre letërsive që përqafohen, mbetet përherë nuk di ç’tis i paprekshëm. Mund ta zvogëlosh atë gjer në pafundësi, ta katandisësh sa një fije, por nuk mund ta grisësh dot. Por, për mrekulli, ledhatimet e këtyre letërsive të padepërtueshme nuk janë më pak pjellore. Përkundrazi, ato janë shumë më pjellore sesa po të kuptoheshin mrekullisht. Keqkuptimi krijues vepron, dhe formohet një përftim i pacak vlerash të paparashikuara... Shakespeare-i ynë nuk është ai i anglezëve; e madje, Shakespeare-i i Voltaire-it nuk është ai i Victor Hugo-së... Ka njëzet Shakespeare-ë në botë që shumëfishojnë Shakespeare-in nistor, duke shtjelluar thesarë të papritur lavdie.

Ja një rrjedhojë goxha e admirueshme e ndërkuptimit të paplotë...

Por, nga ana tjetër, ja edhe se me çfarë e përligjim ne këtë mbledhje që po më dukej aq e habitshme qëparë.

Veç kësaj, atë mund ta këqyrim nga një pikëpamje krejt tjetër që është, padyshim, paksa më e ngritur.

Një kuvend i tillë shkrimtarësh të të gjitha racave, i mbajtur kësaj here në Paris, ma shpie mendjen te vetë struktura e Francës. Nuk ka komb në botë më heterogjen se ky yni, e megjithatë uniteti ynë është kryer.

A s’është Franca një lloj parafytyre e asaj se si do mund të qe një Europë e bashkuar?

Më lejoni, Zotërinj, që, duke e mbyllur, t’ju kujtoj mendimin e një njeriu që e kam admiruar pa cak. Mallarmé-ja, që ju e dini me ç’thellësi i ka parë gjërat e letërsisë, qe shndërruar në një metafizikë të tërë të artit tonë.

Ai s’vendoste dot ta vështronte si një zbavitje të thjeshtë që shkrimtarët i sillnin publikut. Por ai mendonte me gjithë shpirt se universi nuk mund të ketë tjetër objekt, veçse prodhimin e një shprehjeje të plotë të vetvetes. Bota, thosh ai, është bërë për të përfunduar një libër të bukur... Nuk i jepte tjetër kuptim asaj, dhe mendonte se gjithçka duhet të mbarojë duke u shprehur; të gjithë ata që shprehin, të gjithë ata që rrojnë me rritjen e fuqive të ligjërimit, punojnë në këtë vepër madhore, duke ekzekutuar sekush nganjë pjesë të vogël...

Ky libër, Zotërinj, është i të gjitha gjuhëve.

Për këtë libër të bukur ngre dolli.

 

Përktheu: Alket Çani

(Marrë nga revista Mehr Licht!, nr. 15, vjeshtë 2000)

27 Komente

Flm Finisterre, e kisha lexuar, po prape eshte e bukur

Paul Valéry eshte njera nder mendjet me te zgjuara qe ka nxjerre toka franceze, nje pothuaj i gjithanshem. E megjithate, pasazhi me poshte :

"Sado shkëlqyeshëm ta njohim një gjuhë të huaj, sado thellë të depërtojmë në intimitetin e një populli që nuk është populli ynë, besoj se është e pamundur të miklojmë veten se perceptokemi ligjërimin dhe veprat letrare si një njeri i atij vendi. Ka gjithnjë ndonjë copëz kuptimi, ndonjë kumbim të brishtë a të skajshëm që s’mund ta kapim dot: nuk mund të jemi kurrë të sigurt për një zotërim tërësor e të pakundërshtueshëm."

eshte nje pasazh qe nuk qendron. Eshte me teper nje bindje e Valéry dhe jo nje arsyetim i ftohte. Koherat kane ndryshuar dhe nuk jemi me ne 1926-en, ku edhe mendjet me te hapura kane qene me te mbyllura se mendjet mesatare te sotme. E kam fjalen qe Valéry niset nga nje kendveshtrim ekskluziv i frymes se nje populli, fryme e cila, sipas tij, do te ishte e paperqafueshme nga dikush tjeter qe nuk i perket popullit ne fjale. Por pikerisht ketu eshte kleçka : kur quhemi pjesetare te nje populli dhe kur jo ? Kur jemi lindur ne ate vend ? Kur i kemi prinderit te lindur aty ? Apo gjysherit ? Apo kur kemi nje tapi toke te para Revolucionit ? Apo dhe kur kemi nje kastrastergjysh qe ka luftuar me Asteriskun kunder Jul Cezarit ?

Valéry kerkon te thote se nje "i huaj" do t'i afrohej pambarimisht qenies franceze, por pa e arritur asnjehere ; ndersa, nga ana tjeter, dikush qe do te bente pjese ne kete popull, do ta zoteronte kete "çeles magjik" vetvetiu, pa asnje perpjekje. E tere kjo, per mendimin tim, eshte pikenisja e ca gjerave qe shpien ne mullirin e ca gjerave te tjera te pakendshme...

___________

 

Hurbinek, ja ke futur kot plako. Natyrisht qe cdo komb ka diferencat e veta, ashtu sic cdo individ ka diferencat e veta. Munt t'na marrish mua dhe ty sishembull. Apo jo?

Hurbi, po natyrisht qe fjalimi ka kusuret e veta. Vetem se ai eshte fjalimi i nje autori e jo fjalimi i nje perkthyesi. Ta thote vete gjate zhvillimit: atij i intereson te theksoje diferencat, sepse edhe aty qendron pasuria - thote - tek "keqkuptimi".

Rrofsh, Finis. Per perkthimin; shume I mire dhe I rrjedhshem - fjala "biblione" ne shqip nuk egziston, por meqe behet fjale per largesine e tjeterkushme te Homerit, kjo ndoshta dhe e jep saktesisht ate largesi, se fundja po te ishte "miliarde," keto maten gjithsesi dhe jane largesi te arritshme prej njerezimit ne gjallje. (Sa e zgjata vec per kete).

Mendoj sa ka shume te vertete ne ate qe thote mbi "keqkuptimin." Dikush ndodh qe te zoteroje dhe komandoje nje gjuhe perpos asaj amtare ndoshta me perkryeshem se vete nativi I asaj gjuhe, por eshte po aq e mundur qe ca shoqerizime idesh te perftohen ne menyra krejt te ndryshme. Dhe ketu qendron bukuria e "pasurise" ne fjale - shfrytezimi I ketyre perceptimeve ne perftimin e ri artistik qe krijohet.

Mbaj mend edhe I.K. permend diku se sa e frytshme eshte nganjehere te lexosh vepra klasike ne gjuhen origjinale atehere kur nuk e njeh plotesisht ate gjuhe - mungesat e kuptimit mbushen nga vete perceptimi I lexuesit e krijojne te tjera shoqerizime.

Ajo qe thote Hurbinek ka vertetesine e saj megjithate, po te marrim parasysh ndryshimet demografike dhe kulturore ne rrafshin e perzierjes qe ka ndodhur e vazhdon te ndodhe mes popujve. Mendoj, prapeseprape, se ne krijimin dhe rikrijimin e librit (Toka eshte krijuar qe te shkruhet nje liber), do kete gjithnje vend per "keqkuptime" mes kulturash e gjuhesh, perhere e me te imta, perhere ne frekuenca te shumellojta, te afta qe te pjellin pasurine perkatese.

Flm Lost qe ma vure ne dukje "biblione". Eshte gabim gjate radhitjes ne fakt, sepse eshte "bilione", siç "milione". E ndreqa menjehere. Me falet sepse e kam radhitur vete, me doçkat e mia smiley , dhe kam ndermend te sjell edhe te tjera.

Alket Çani eshte perkthyes shume i mire nga frengjishtja, perveçse poet. Duhet te kete qene rreth 26 vjeç kur e ka bere kete perkthim.

As "bilione" nuk eshte shqip smiley

Nese me kete nenkupton qe nuk eshte fjale pellazge smiley , atehere mund te te them se, per fat te keq, edhe "milion" nuk eshte fjale pellazge.

Nese pastaj don te me thuash qe eshte nje fjale qe s'e permban Fjalori i gjuhes shqipe, e ke gabim.

Shih: Fjalor i shqipes se sotme, Tirane, 1984, f. 86 .

S'e ka "miliarde"? :o

PS: Flm per prurjen, Finis.

posi jo, ekziston edhe "miliard"

I stand corrected.

Jo, s`e kisha pellazgjisht. Me ishte krijuar pershtypja qe ne shqip perdoret "miliarde" ne vend te "bilionit" si pasoje e afersise se shqipes me latinishten.

Di te te them me siguri qe perdoret me shpesh "miliard" se "bilion", por Fjalori e ka, keshtu qe... smiley

 Sepse kam idene qe ne shqip eshte milion, miliard, billion, billiard, trilion, triliard, kuatrilion, kuatriliard... dhe pastaj m'u hap goja dhe me zu gjumi.]

1 million = 10^6
1 billion = 10^9 (also known as 1 milliard in the UK)
1 trillion = 10^12 (also known as 1 billion in the UK)

1 bilion = nje mije miliarde

 Mos e nga me tutje. Me kete e kalova klasen dhe librin e matematikes ja fala jevgut Kadri qe ta shiste me 16 lek (te vjetra) kilja tek Dyqani i Grumbullimit. smiley

ha, ha, ha, kjo eshte genjeshter ne fakt sepse librat dorezoheshin ne fund te vitit. Po si ia ke bere qe ke shpetuar nga ekuacionet e grades se trete?

Ne shqip nuk ka bilion. Ka miliarde. 1 bilion ne USA eshte 10 ne fuqi 9 qe ne shqiperi eshte miliarde.

biblione ngjan mire, se duket si njesi matese qe e tret distancen ne libra

Duhet te ishte ndonje lapsus i imi, sepse edhe kur e korrigjova m'u desh ta shihja dy-tre here: s'bindesha dot qe e kisha shkruar mire.

Ja qe dhe lapsus-et (sa here them lapsus, me asociohet lapis lazuli, dreqi e merr vesh)  mund te jene te dobishem. Keshtu qe... braktise kete perfeksionizmin tend dhe le ta quajme "biblione" largesine e pertejme ne fjale. smiley 

smiley Ke te drejte: une te çaj koken me keto çikerrima! E keqja eshte qe te çaj koken edhe per gjera me te medha! Tani imagjino nje çike sa shume ia çaj koken vetes! smiley

zhvillimi lind nga lapsuset (te flas nje here si maua, pa nami te behet)

 Nga lapsuset ka lindur vetem industria e lapsave. Ngaqe njerezit benin gabime, i fshinin dhe i rishkruanin, edhe kerkesa per lapsa vajti ne qiell. Pastaj kur njerezit e pane se sa shtrenjte po u kushtonin gabimet, shpiken kompjuterin me tastin del dhe the rest is history.

Eh mer pellazg i vogel!

tallu tallu ti, po pellazgologjia te ndihmon te kuptosh shume gjera qe ti s'i di, si pershembull perse shpikja e makines se shkrimit dhe me vone e kompjutrit, dhe me vone e lap-topit ka ndikuar pozitivisht ne jeten erotike te njerezve.

Sic e thote vete fjala, lapsusi ka lidhje te ngushte me lapsin. Lapsat e kohes se pare, para theodor shkoderiotit, kane qene disi ndryshe nga keta lapsat kineze qe perdorim ne tani. Pellazget si njerez virile e te ashper, i benin lapsat me drurin e pemes se shenjte te dushkut, dhe me karbon te marre nga rezervat e linjitit ne dardhani. Keta lapsa nuk shkruanin mire, dhe duheshin lagur me llape para se te shkruanin. Prandaj iu ngeli dhe emri llapesa. Por me vone, me sofistikimin e gjuhes pellazgjishte si pasoje e lezhjanizmit, llapesi evoluoi ne laps. Me shpikjen e makines se shkrimit dhe te kompjutrrit, nuk pati me nevoje te konsumohej llapa per te tilla angari (fjale e lashte shqipe kjo), dhe per pasoje mori nje zhvillim te papare french-kissi (versioni kosmopolitan i degjeneruar i puthjes shqipe me llape). Megjithese bota nuk ia njohu kurre shqiptareve meriten e zhvillimit te french kissit, teknologjia e kompjuterave kurre nuk e harroi kontributin ne fjale, dhe ia ka vene emrin gjenerates me te re zevendesuese te lapsit - lap-top, qe shqiptohet bash si ne pellazgjisht, llap-top. Pjesa e pare pershendet llapen, ndersa e dyta eshte per nder te presidentit shqiptar, zotit Alfred Moisiu.

 Kjo po me ben te besoj qe Ver Llapa eshte pellazgu u fundit dhe duhet bo model me kallep argjile sa eshte gjalle qe ta ruajme si kopje muzeumi.

 

P.S. Me duket se te ra lapsi dhe the presidentit A. Moisiu ne vend te  presidentit Bamir Lep Topi

I nerum Z. Pellazg. Po fjala lapanjoz nga vjen, dhe c'lidhje ka me fjalet e tjera pellazgjike si kavanoz, kolinoz, marangoz, etj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).