"Të zhgënjyerit nga tranzicioni mund të bien pre e lojërave të fatit

Në Shqipëri funksionojnë më shumë se 1500 kazino. Një pjesë e mirë e tyre punojnë në të zezë dhe kryejnë evazion fiskal. Rritja së fundmi e taksave synon të çojë drejt falimentimit të një pjese të mirë të tyre.

Rritja e konsiderueshme e taksave për kazinotë dhe lojërat e fatit ndodhi para disa muajsh kur Parlamenti shqiptar miratoi një ligj të ri për to. Burime nga Ministria e Finnacave pohojnë për DW, se rritja e taksave ishte një mjet jo vetëm për të mbushur arkën e shtetit, por edhe për të sjellë falimentimin e disa prej kompanive të këtij biznesi, uljen e numrit të njerëzve që qindarkën e tyre të fundit e hedhin në ruletën e kazinozë. Në Shqipëri ka rreth 1500 kazino dhe lojëra fati një numër ky i konsiderueshëm në raport me popullsinë.

Kazinotë  tërheqin njerëz me strese psikologjike dhe sociale

Sociologu, Kosta Bajraba, pedagog në Universitetin e Tiranës thotë se Shqipëria kaloi një tranzicion të vështirë. Pas 20 vitesh tranzicion shumë njerëz janë të dëshpëruar, pasi nuk kanë realizuar gjithë sa prisnin: punë, të ardhura, jetë më të mirë.


Papunësia e lartë  dhe varfëria, nga pikëpamja sociologjike, krijon një lloj stresi psikologjik dhe social, që i çon ata drejt kërkimit të alternativave që mund t'i nxjerrin nga kjo situatë. Një arsye tjetër është stresi që u krijohet nga situatat e ndezura politike që kanë karakterizuar rotacionin politik në këto 20 vite të fundit. Tranzicioni në Shqipëri ka prodhuar periudha tensioni dhe konflikti të lartë politik, që sjell tek njerëzit stres social, psikologjik të përditshëm. Dhe njerëzit kërkojnë të relaksohen duke iu drejtuar lojërave të fatit.”

Industria e lojërave te fatit vepron ne baze te parimit kërkese- ofertë. Numtri i madh i kazinove, basteve i përgjigjet kërkeses se tregut. Por nga ana tjeter tregon se njerëzve qe frekuentojnë lojërat e fatit u mungojnë alternativat e tjera, rrjeti i shërbimeve, mundësi të tjera argëtimi. Do të mjaftonte si ilustrim fakti që në Tiranë ka vetëm  dy kinema dhe qindra kazino. “Qeveria duhet të dekurajojë qytetarët që t'u drejtohen kazinove dhe lojrave të fatit duke iu ofruar njerëzve alternative të tjera, që ata të mos kenë arësye të përfundojnë në rrjetin e kazinove dhe lojrave të fatit” thotë sociologiu Kosta Bajraba.

Pamje nga një kazino në Tiranë

Pamje nga një kazino në Tiranë 

Industri parazitare, punë në të zezë

Industria e lojërave të fatit është për sociologun Bajraba, një industri që nuk kontribuon në progresin e shoqërisë. “Është një industri parazitare. Jo thjesht se u merr paratë të varfërve dhe të dëshpëruarve por dhe të pasurve pasi klientët e lojrave të fatit i përkasin një spektri të gjerë të shoqërisë, duke filluar nga niveli i shtresave të poshtme të shoqërisë: të varfërit, të dëshpëruarit, të papunët, të pashpresët , ata që nuk kanë vizion dhe nuk gjejnë alternativë deri tek shtresat më të larta të shoqërisë” thotë ai.

Një pjesë e kësaj industrie punon në të zezë, nuk paguan taksat, dëmton konkurrencën e ndershme në treg. Fran Rica Fran Rica, drejtor i Departamentit të Luftës kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit sjell shifra që tregojnë një tendencë në rritje të evazionit fiskal. “Ka një rritje të ndjeshme të veprave penale që lidhen me zhvillimin e paligjshëm  të lojërave të fatit. Në vitin 2009 pati 214 raste  nga 113 në vitin 2008. Vetëm gjatë një operacioni policor, strukturat e policisë së shtetit u sekuestruan rreth 400 ambiente që mbaheshin për zhvillimin e paligjshëm të lojërave të fatit. U sekuestruan sasira të mëdha të kompjuterave që përdoreshin në mënyrë të paligjshme.”

Zgjidhjen nga varësia e lojërave të fatit, sociologu Kosta Bajraba e sheh tek veprimi me dorë të hekurt i ligjit i shoqëruar me ofrimin për qytetarët te alternativave të shërbimit, të argëtimit dhe kalimit të kohës së lirë. Kështu do të vinte edhe zvogëlimi i kësaj industrie në Shqipëri.

6 Komente

Në Shqipëri funksionojnë më shumë se 1500 kazino. Një pjesë e mirë e tyre punojnë në të zezë dhe kryejnë evazion fiskal. Rritja së fundmi e taksave synon të çojë drejt falimentimit të një pjese të mirë të tyre.

Nuk e kuptoj kete.  Rritja e taksave do te coje drejt falimentimit nje pjese te mire te atyre qe punojne ne te zeze.  Si do ta realizojne kete?!

 I ngre apo i ul taksat, s'ndryshon gje per keta.  Keta punojne ne te zeze. Keshtu apo ashtu, keta do vazhdojne te kryejne evazion fiskal.

Ose nonsensi tjeter:

Burime nga Ministria e Finnacave pohojnë për DW, se rritja e taksave ishte një mjet jo vetëm për të mbushur arkën e shtetit, por edhe për të sjellë falimentimin e disa prej kompanive të këtij biznesi

 

Po rite taksat mbushet arka, por po falimentuan disa biznese arka zbrazet. Per mua kjo ka vetem nje aresye: perpjekje, perpjekje e qellimshme per te monopolizuar tregun nga subjekte te lidhur me qeverine.

Ah Enver cna ke bere, na i le malok te tere! 

zor se mund të lexosh një shkrim më bosh se ky i mësipërmi. Dhe kjo përshtypje boshllëku bëhet edhe më e plotë nga shpjegimet e sociologut të nderuar Bajraba, që çdo gjë e lidh me "tranzicionin e vështirë" dhe të pafund të vendit. I vetmi element që tërheq vëmendjen në të është shifra prej 1500 "kazinosh" - më mirë duhen quajtur: lokale me makina lojrash me pare.

Thjesht për të krijuar një ide tjetër, ja edhe një përmbledhje e një raporti parlamentar në Francë, lidhur me fenomenin "lojra" me pare:

Në vitin 2008

- në 2008, francezët kanë shpenzuar në lojra të ndryshme 36 miliard e 736 milionë euro, një shifër në rritje të vazhdueshme.
- 29,2 milionë francezë kanë luajtur në kuadrin e « Française des Jeux », një e treta e këtij numri luan të paktën një herë në javë.
- 19% të lojtarëve janë pensionistë, 14% puntorë, 20% nëpunës, 21% tê papunë, 6% kuadro.

Mesatarja e shumave të investuara në lojë nga francezët :
- 11 euro në javë në PMU.
- 2,82 euro në javë në FDJ.
- 570 euro të shpenzuara për lojtar/vit, për krahasim anglezët shpenzojnë 1640 euro/vit, dhe austriakët 1900 euro/vit.

Lojrat në linjë (internet) :
- në Evropë, lojrat në linjë pêrfaqsojnë një treg prej 2 miliard euro në 2004. Në 2008, ky treg vlerësohet në 5,6 miliard euro.
- në 2008, rreth 3 milionë francezë (5% e popullatës) kanë luajtur me lojra të tijlla në linjë jashtë skemave klasike të FDJ PMU, ndërkohë që sitet (dhe kompanitë që fshihen pas tyre) afishojnë një kapital të investuar prej 200 milion euro
- 45 % e lojtarëve francezë venë bast suma prej 1 deri 5 euro në muaj në këto site në linjë, 43 % e lojtarëve venë bast shuma mbi 20 euro/muaj, dhe 20 % mbi 50 euro/muaj.

Leksiku :
PMU – bastet me kuaj dhe me ndeshjet e futbollit, basketbollit etj..
FDJ – Française des Jeux, enti kombëtar francez i emetimit të lodrave me gërvishtje, të llotarise me tërheqje numrash në televizor etj..

 

të paktën francezët japin shifra dhe jo shpjegime të llojit "sociologjik" të popullit të tyre.

 

Pikerisht ketu shkojne leket e milionereve shqiptare (jo te gjitheve) dhe pastaj nxjerrin grate duke blere pallto veresie.

 Nuk e kuptoj kete.  Rritja e taksave do te coje drejt falimentimit nje pjese te mire te atyre qe punojne ne te zeze.  Si do ta realizojne kete?!

ka mundesi qe te jete takse profesionale. dmth jo takse mbi xhiron.

dmth te gjitha shtepive te kumarit u vihet nje takse forfait prej ta zeme nje shume te caktuar 1000 ose 10 000 ose 100 000 € ne muaj (kete shume e gjykojne specialistet mbi xhiron e me te mireve, ose marrin nje mesatare) 

kjo ben tashti qe shtepite qe nuk nxjerrin shume fitime, detyrimisht do te mbyllin dyert se nuk punon njeri me humbje. do te qendrojne vetem ata me më shume kliente, ose shtepite me te fuqishme. 

nashti a do ta pakesoje kjo pjesmarrjen. nuk besoj, sepse te tere do te mblidhen tek shtepite qe do ti qendrojne taksave. 

pastaj nje vend pa leke si shqiperia edhe te doje nuk ka shume lojtare te fatit. e gjitha ka mundesi qe behet te kanalizoje lojtaret e tille (per momentin te shperndare gjithanndej) ne pak duar te vetme.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).