Prej kohesh me ka ngacmuar ideja e nje miksimi te poezive nga autore te ndryshem me qellim krijimin e poezive te reja te pavarura nga vragjet baze. Me ne fund pata pak kohe i ngaterrova keto te treja. Nuk shtova e nuk ndryshova asnje fjale dhe i vetmi kusht ishte fryma, unisoni dhe gjalleria e poezise se re. Po nenshenoj vetem autoret e vargjeve sipas rradhes se paraqitjes. Keto poezi nuk paraqesin afekcionet e mia me autoret e perzgjedhur. Befshi qejf me ket eksperiment ashtu siç bera edhe une.

 

1. ç’kemi thënë e stërthënë

 

Vend i vogël
Kohë e vogël
Rracion i vogël.
Nën qiellin yllësor
të Pozitanos
një çupëz ngjitej për në Fornilo
me hapa heshtjeje.
Simjet për të parën herë
mimozat në dorën e nji vashe i pashë
qetsisht tue marrun frymë si në degë.
 

A mban mend, hënëz e ngrënë,
Ç’kemi thënë
e stërthënë?
Folëm pak edhe diç bëmë…
Ç’kemi thënë
e stërthënë?
Vashëz e virgjir
Me gjishtër akullthit
Prek di ftonj t'athëta
Ndë gjoks q'i rrudhen.
Kot e kanë sot njerezit, dhe kot dikojnë djersën
Sa qesharak` mbesin
Sa qesharak ` vdesin
ndër ethe mundimi për me shijue jetën!

 

 ( Bilal Xhaferri, Ibrahim Kodra, Martin Camaj, Jorgo Telo, Maks Gjerazi, Migjeni)


2. Humbje

 

Baladat janë të gjata, të trishta
Pothuajse mbarojnë me nga një varr nën bli:
Mizat prej celiku u dukën prapë.
Kësaj here peshku ishte i tyne ...

Në sytë e tij vetëm harroi
p'rendimin dita
C'mendim i vrugët
C'mendim i ftohtë ndër vetulla
Lum ky çfarë vdekje.

Kisha menduar te shkruaja dikur
një këngë triumfi për ty...
e si zogzitë ndë pyyllt,
Zoti im me të lëvduom,
ndjerë vetë nata mbyyllt,
me një zaa t'amblëtuom.

Tash njoh frymën e erëravet
e di nga cila anë do të pëshpëritin degët.
Sado të largohemi
o dhimbje,
mos ti cekohesh?

 

(Agron Tufa, Primo Shllaku, Azem Shkreli, Xhevahir Spahiu, Pjeter Budi, Zef Skiro Di Maxho, zef Zorba)


3. Zonj’ e fatit

 

Livadhe dhe arave t'vesueme,
zane… Dita po gdhin.
Fushat erënjoma shtrihen
Si trup i gufuem femne…
Në kopshtin e saj ka shumë trëndafila,
Të kuq e të bardhë gjer në vjeshtë.
(Midis tyre ajo ngjet si fiongo e zezë!)

S'kam kohë të harroj shumë gjëra
Që nga mendja ti nxjerr përjetë.
nëse s'flas
jeta ime s'ka qetësi
Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë
Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh!
Ne ëndërronim një vdekje më të mirë:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim në pikën e vesës.
Qesh një herë, o leshrakrënde,
Me të qarë nuk u dënde?
Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim,
E gjith ku t'rreshket
Shkon fluturim

 

(Esat Mekuli, Ndoc Papleka, Ismail Kadare, Ali Podrimja, Dritero Agolli, Naim Frashëri, Ndre Mjeda)

4 Komente

Shuuume bukur. Vjen vale-vale, si temat muzikore ne nje kompozim beethoveni, ku brenda nje zeri dhe perseritjes se tij, gjendet berthama e motivit te ri.

te mrekullueshme, flm per prurjen

 PJ poem jockey.

I like a lot

falemnderit. me behet qejfi qe ju kan pelqy (s'me iku mundimi per ljesh, d.m.th smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).