Pasuria që Mbreti Zog mori me vete, kur u largua nga Shqipëria në 7 prill të vitit 1939, ka qenë gjithnjë një temë diskutimi. Thuhet se Mbreti mori me vete gjithë arkën e shtetit, se mori miliona, etj. etj. Më shumë dritë mbi këtë fakt hedh sekretari personal i tij përgjatë 4 viteve të mërgimit, Gjenco Naçi. Në librin e tij “Largimi i Mbretit Zog nga Shqipëria 1939-1945” sjell dëshmitë e tij personale mbi ato çka pa gjatë udhëtimit dhe në jetën që bënte Mbreti. Ai flet për 11 valixhe të rënda, që ruheshin nën kujdesin më të madh, por edhe për detaje nga jeta e Mbretit, që tregojnë se ai ishte njeri shumë kursimtar, që nuk besonte në banka dhe në investimin e parave. Flet gjithashtu edhe për prejardhjen e dyshimtë të pasurisë së tij.     

a.m

 

 

Valixhet e famshme

Nga Gjenco Naçi


S’mundem të mbaroj këtë kapitull mbi udhëtimin tonë, i cili u përmend shumë dhe më duket se shkaktoi mjaft ngatërrime gjatë kohës së mërgimit. Kur hipa në vapor në Stamboll, hodha një sy nga dritarja në kabinën e Mbretit dhe atje pashë të mbledhura njëra mbi tjetrën valixhet e famshme. Që atëherë vështrova që këto valixhe ishin objekt i një kujdesi të veçantë. Lëviznin vetëm prej oficerëve dhe nuk u lejua asnjëherë ndonjë hamall që t’i prekte me dorë. Bashkë me to shkonte gjithnjë një nga nipërit e Mbretit, Hyseni ose Tati. Në trena dhe në hotele gjendeshin gjithnjë në dhomat e princeshave. Njerëzit i shikonin me kureshtje dhe disa me armiqësi. Ishin të renda dhe vetëm oficerët dinin diçka rreth peshës së tyre. Më duket se ishin 11 dhe njëra prej tyre duhet të kishte shumë rëndësi, sepse trajtohej në mënyrë të veçantë dhe udhëtonte gjithnjë nën sytë e vetë Mbretit. S’ka dyshim që ishin shumë të vlefshme. Një ngjarje që do ta tregoj, kur të flas për kalimin tonë në Angli nuk len asnjë dyshim për këtë. Dihej që në këto valixhe kishte një pasuri të madhe. Disa thoshin pasuria e shtetit shqiptar. Mbreti thoshte pasuria e tij. Unë nuk di gjë. Nuk i pash kurrë të hapura, por sido që të jetë puna, një gjë është e sigurt, këto valixhe gjatë udhëtimit nuk qenë vetëm mërzitja e oficereve që i mbanin, por edhe elementi më i keq i propagandës që u bë për Shqipërinë me rastin e këtij udhëtimi.
 

Incidenti me valixhet rrugës për në Angli
Kur arritëm në “St. Jean de Luz”, konfuzioni ishte në kulm. Qyteti ishte i mbushur me njerëz pa strehë, pa ushqim, pa qëllim. Njerëzit flinin në pjacën e qytetit, e cila dukej si një pazar i madh dhe i parregullt. Më vonë mësova pa pasur mundësi ta kontrolloj se Qeveria angleze kishte caktuar vende për Mbretin dhe njerëzit e tij në një vapor të veçantë dhe kishte bërë përgatitje për ta pritur me nderimet e rastit, kaq në vapor sa dhe në Angli. Sa për nderimet, nuk më mbushet mendja se ishin parashikuar, por sigurisht vendi ishte mbajtur. Në të vërtetë hymë në vaporin anglez pothuajse me vështirësi dhe tamam sikur të mos ishte bërë asnjë përgatitje. Faji ju vu z. Kastrati, i cili ishte ngarkuar me veprimet përkatëse. Por ai që di sa liri veprimi ka njeriu që ngarkohet me punë prej Mbretit, kësaj akuze i jep një vlerë krejt relative.
Hymë në vapor, natën dhe transportimi i Princeshës Ruhije ka qenë me të vërtetë i vështirë, dhe vetëm fati i saj e shpëtoi të mos mbytej në det. Plaçkat tona, që i kishim sjellë që nga Parisi, i lamë në molet e “St. Jean de Luz”. Në një kohë të tillë, kur nga një minutë në tjetrën pritet bombardimi i qytetit dhe fundosja e vaporit, njeriu mendonte kokën dhe asgjë tjetër. Kështu lamë në mole edhe disa prej arkivave të Legatës. Kur u pa që vetëm disa plaçka personale ishin ngarkuar në vapor dhe jo në valixhet e famshme, u bë një amulli e papërshkrueshme. Me gjithë sigurimet që jepnin autoritetet e vaporit, që valixhet e çmontueshme do të vinin, shqetësimi në qarqet tona ishte shumë i madh. Atëherë kuptova vlerën që Mbreti u jepte këtyre valixheve. I shqetësuar në kulm dhe krejt jashtë vetes, doli personalisht në një barkë që të gjente në mes të natës valixhet e tij. Mungoi disa orë dhe më së fundi u kthye i lagur deri në kockë dhe pa valixhet. Atëherë, i shthurur në shtratin e tij, duke pritur që të thaheshin pantallonat, na deklaroi pa asnjë rezervë, se pa valixhet ishte tërësisht i humbur. Nuk bisedonte dot tjetër gjë. Të nesërmen në mëngjes, valixhet u gjetën dhe qarqet tona u qetësuan.
 

Financimi i Emigratës
Vështirësitë, gabimet, dështimi i Emigratës s’mund të çmohen dhe të kuptohen në rast se nuk them dy fjalë mbi financimin e saj. Si gjatë kohës së jetës indipendente të kombit tonë, problemi kryesor dhe shkaku i gjithë vështirësive kishte qenë mungesa e parave, kështu edhe në Emigratë mospasja e mjeteve financiare gjendet në themel të çdo çështje. Çdo veprim njerëzor ka nevojë për para. Emigrata shqiptare s’kishte para. Kjo mjafton të shpjegojë dështimin e saj dhe sikur të mos kishte arsye të tjera.
Nga shtetet e pushtuara që nga 1939-ta e këtej, Shqipëria ishte i vetmi vend që s’kishte fonde të depozituara jashtë kufirit të saj dhe jashtë kufirit të shtetit që e sulmoi. Kisha dëgjuar se kishim një depozitë në një bankë zviceranë, por edhe sikur të ishte e vërtetë, përsëri disponimi i fondit merrej nga Banka Kombëtare, e cila gjendej në duart e italianëve dhe vetëm urdhrat e saj do të zbatonte banka zviceranë. Nga ana tjetër, edhe sikur të mos u ngjiste kështu, banka do të kërkonte një autoritet për të disponuar fondet. Këtë autoritet nuk e kishim, por mund të jetë edhe e kundërta: këtë autoritet nuk e patëm, sepse nuk kishim fonde.
Nga shtetet e pushtuara, Shqipëria ishte e vetmja, e cila s’kishte një koloni të pasur, ku mund të gjente fonde të mjaftueshme për një veprim. Është e vërtetë që kolonia e Amerikës mundi gjatë luftës tjetër të mbledhë ca para, që të mbajë për një kohë një delegacion në Konferencën e Paqes, por ishte shumë e vogël dhe veprimet e delegacionit shumë të kufizuara. Tani duheshim shumë më shumë para. S’ishte puna vetëm të mbaheshin 5-6 njerëz që të mund të flasin para komisioneve ndërkombëtare. Duhej të mbahej një organizim shtetëror, i cili mund të pranohej midis aleatëve, duke sjellë kontributin e tij në këtë luftë monotone. Kjo s’mund të bëhej me anën e kolonisë së shqiptarëve, me gjithë ‘prosperitetin’ luftarak, që u solli atyre disa fitime të majme. Gjatë luftës tjetër, shqiptarët e Amerikës mundën t’i bëjnë shtetit një hua prej 2000.000 dollarë. Këtë herë kontributet e ndryshme që bënë, s’kapën shumë, 500.000 dollarëve me gjithë mundimet kolosale, të atyre që i kërkuan.
Nga gjitha shtetet e pushtuara, Shqipëria ishte i vetmi vend, i cili s’kishte një kredi. Për këtë, gjendja ndërkombëtare e Shqipërisë me dyshimet që shkakton mbi ringjalljen e shtetit shqiptar, keqadministrimi gjatë 25 viteve të pavarësisë dhe politika monopolistike e Italisë, ndarja midis shqiptarëve dhe arsye të tjera, janë shkaktare.
S’kemi pasur pra një fond të madh kombëtar. Atëherë duhej bazuar në mjete private dhe personale. Emigrantët politikë shqiptarë ishin të gjithë njerëz të vobektë dhe s’kishin as kafshatën e bukës nga mjetet e tyre. Një përjashtim i vetëm ishte Mbreti Zog. Financiarisht Emigrata duhej të bazohej mbi “qesen” e mbretit. Ky fakt ishte një nga arsyet që i dhanë rëndësi Mbretit Zog në Emigratë. Imzot Noli e tha pothuaj haptazi se Mbreti Zog duhej, përveç arsyeve të tjera, edhe pse kishte para. Por kujtoj se do të pranohet se s’ka një pasuri private aq të madhe sa të mund të financojë një lëvizje kombëtare. Sa i pasur që ishte Mbreti Zog, s’ishte e mundur që të mbante vetë një shtet në këmbë.
Mbi pasurinë e Mbretit Zog u bë një bujë e madhe, mbi sasinë e saj sa dhe mbi origjinën e saj. U tha se pasuria ishte jashtëzakonisht e madhe: 100.000.000 lira sterlina ishte një nga shifrat që dëgjova njëherë dhe më duket se një shifër e këtillë është jashtë çdo logjike. Asnjëri përveç Mbretit Zog nuk e dinte se sa para kishte me të vërtetë. Por do të bazohem mbi fjalët e tij, pasuria e tij e mbyllur në kasat e famshme së bashku me xhevahiret e motrave të tij, nuk kapërcente 100.000 lira. Por për hesapin tim, kjo shifër minimale, ka kaq saktësi sa edhe shifra që përmenda më sipër. E vërteta është midis këtyre dy ekstremeve. Më poshtë do të jap një çmim aproksimat (të përafërm) të shpenzimeve që pashë të bëjë Mbreti Zog dhe disa elementë të tjerë, prej të cilëve njeriu mund të bëjë një ide mbi pasurinë e tij. Por duhet të bëj me dije se Mbreti Zog kishte ide ekonomike të veçanta dhe pra, shpenzimet që bënte s’duhet të merren si bazë për kapitalin e tij, siç mund të bëhet me njerëz normalë.


Po pasuria e Mbretit Zog, a ishte një pasuri private?
Kujtoj se asnjeri s’beson se këtë pasuri Mbreti Zog e kishte të vetën nga trashëgimia, ose nga fitime të ndershme. Familja e tij nuk ishte nga të pasurat e vendit. Vetë, me të gjithë megalomaninë e tij, ma ka pohuar shumë herë, vjen fjala, z. Shefqet Vërlaci ishte shumë më i pasur se ai. Pretendonte se kishte një pasuri tokësore të madhe, por pohonte se ajo nuk i solli kurrë gjëra të mëdha. Një përjashtim ishte pylli, i cili u shit tri a katër herë, duke sjellë gjithsej 100.000 napolona. Vetë Mbreti Zog, duke më treguar shumë herë këtë histori, pranonte rregullimin e shitjeve të ndryshme dhe batakçillëkun. Kështu, kujtoj se çdo farë pasurie që kishte Mbreti Zog do të jetë zor për të, të provojë se e fitoi pa përdorur influencën e shtetit. Të ardhurat private dhe rroga e tij shtetërore nuk ishin të tilla sa t’i lejojnë të bëjë shumë ekonomi, me gjithëse ka jetuar gjithnjë në mënyrë shumë kurnace. Duhet që një shumë  mjaft e majme të ketë ardhur prej një burimi tjetër, por kjo është vështirë të provohet. Por edhe sikur të provohet, s’mund të quhet, as vjedhje as përvetësim, përveç prej demagogëve. Mbetet pra një pasuri private, pavarësisht nga gjykimi moral, mbi mënyrën e krijimit të saj. Përsëri një pasuri e tillë s’mund të jetë e madhe, sepse Shqipëria s’ka pasur allishverish të madh. Natyrisht të vobektit, një pasuri prej 1000.000 lira sterlina, i duket kolosale, por nuk është gjë në barazim me nevojat e një shteti, qoftë edhe të vogël si Shqipëria.
Një fjalë e përhapur dhe e thënë me insistim është që Mbreti Zog iku nga Shqipëria, duke marrë me vete “thesarin e shtetit”, “gjakun e popullit shqiptar” dhe “milionat e shtetit”.
S’ka dyshim se mbreti dhe Qeveria shqiptare, duke ikur, morën me vetë “gjakun e popullit”, por duke folur për “thesar” dhe “miliona” duhet të merremi vesh. Çdo njeri që jetoi në Shqipëri dhe nga Shqipëria, e di fort mirë që kurrë arka e shtetit në Tiranë s’kishte “thesare”, “miliona”. Edhe Mbreti Zog me “kusarët” e tij, s’mund të merrte më shumë se sa kishte arka. Kështu që shuma e marrë s’mund të ishte me të vërtetë e madhe. Mbreti Zog na tha shumë herë se ai mori me vendimin e Qeverisë afro 400.000 fr. shqiptare. Nuk mendoj se arka e Tiranës ka pasur më shumë se aq. Mbreti Zog u akuzua pse i mori këto para. Përgjigja më e mirë është ajo që dha avokati i tij, kur e mbrojti kundër gazetës “Daily Sketch”: “A duhej t’ia linte Italisë ato para?”. Sa për përdorimin e këtyre parave, kujtoj se Mbreti Zog mund ta provojë shumë kollaj se i harxhoi, duke paguar oficerët dhe nëpunësit e shtetit që dolën bashkë me të. Kështu që edhe akuza mbi përdorimin e tyre nuk pi ujë.
Me sa thashë më sipër nuk lahet Mbreti prej akuzës që iu drejtua. Por del se pasuria e tij duhet quajtur si pasuri private dhe se ishte relativisht e vogël për nevojat e një lëvizjeje kombëtare.
Çdo njeri që thotë se atdheun e ka mbi të gjitha, e ka për detyrë morale të përdorë dhe lekun e tij të fundit për atdheun, sidomos kur ky gjendet në rrezik zhdukjeje. Kur duhet me dhënë jetën, natyrisht duhet të japësh edhe “qesen”. Aq më shumë një mbret vendës, i cili të gjitha ia detyron atdheut të tij dhe popullit që e bëri mbret. Mbi këtë, Zogu thoshte se ishte dakord. Po kjo detyrë morale nuk krijon asnjë të drejtë për një bashkëkombës tjetër, që të detyrojë pasanikun të harxhojë pasurinë e tij për Atdheun. Kur pra i kërkohej Mbretit Zog të harxhonte pasurinë e tij për qëllime kombëtare, i kërkohej një gjë e tillë, që sillte lavdërim po të bëhej, po jo dënim po të mos bëhej. Është një farë detyrimi, që i bëhet ndërgjegjes së Mbretit Zog dhe jo një farë detyrimi, që i imponohet.
Të gjitha këto bisedime mbi pasurinë e Mbreti Zog dhe mbi përdorimin e saj ishin pra, pa themel të vërtetë dhe të kota. Fakti ishte që kjo qe një pasuri private, relativisht e vogël për nevojat e çështjes, që asnjëri s’kishte të drejtë mbi të, përveç zotit të saj, që praktikisht s’kishte mënyrë, që zoti i saj të detyrohet ta përdorte, përveç si e donte ndërgjegjja e tij dhe se po ta përdortë për atdhe, do ta bënte nga detyra morale dhe jo nga ndonjë detyrë legale. Nuk kujtoj se sharja është mënyra me e mirë për të detyruar një shqiptar të bëjë detyrën e tij morale.
Tani le të shikojmë si e përdori këtë pasuri Mbreti Zog, jashtë nevojave të tij personale dhe familjare. Mbajti dy legata, tre katër sekretare, një përfaqësi në Amerikë për çdo kohë dhe bëri disa harxhime për propagandë, përveç ndihmës që u dha disa oficerëve. Nga shërbimet jo personale kujtoj se vetëm shpenzimet e propagandës dhe mbajtja e legatave i shërbeu çështjes kombëtare me të vërtetë. S’ka dyshim se edhe këto dy shërbenin gjithashtu për qëllime politike të Mbretit në pikëpamjen e tij mbi fronin, por s’mund të bëhej ndryshe, sepse shteti përfaqësohej prej tij. Pastaj është jashtë realitetit t’i kërkohet Mbretit Zog të bëjë diçka pa pasur interes personal të vogël, ose të madh, të afërm ose të largët, pse nuk është njeriu i këtij karakteri. Por mbetet fakti që, duke mbajtur legatat, ai mbajti funksionin e shtetit shqiptar dhe duke bërë propagandën, i shërbeu idesë kombëtare.
Shumat që u harxhuan dhe shërbimet që u bënë janë fare të vogla, pothuaj hiç gjë. Kujtoj se kishte mundësi të bëhej më shumë dhe duhej të bëhej më shumë. S’mund të bëhej gjithë ç’duhej, por sigurisht nuk u bë e gjitha ç’mundej. “Pse”-ja gjendet në psikologjinë dhe mentalitetin e Mbretit Zog.
 

Një mbret cingun
Mbretin Zog e pashë aq cingun sa u çudita. Edhe në bukën që hante bënte ekonomi pa pasur nevojë. Vetëm cigaret i harxhonte pa kursim, por jo shkrepëset vjen fjala. Eksperienca ime thotë se në këtë pikë Mbreti Zog ishte si gjithë bejlerët shqiptarë, neqez. Gjithashtu, kurrnacllëku nganjëherë karakterizon pasanikun e madh. Por zakonisht kjo i ngjet pasanikut, që do t’i fitojë vetë paret, me shumë mundime, dhe jo pasanikut që u lind i pasur. Sidoqoftë nga mënyra me të cilën jetonte Mbreti Zog, duke shtrënguar veten, duke bërë gjëra kundër dëshirës së tij, që e ka shumë të zhvilluar, nxjerr përfundime se pasuria e tij dukej shumë e vogël dhe kishte frikë se do të mbaronte shpejt. Ç’kuptim i jepte ai fjalës “shpejt”, s’e di. Gjithashtu, mënyra me të cilën admironte njerëz të pasur sipas tij, të cilët me të vërtetë ishin njerëz me “katandi”, “nikoqirë”, sipas idesë angleze, del po në atë përfundim. Përveç në rast se mbreti Zog luante komedi edhe në këtë pikë.
Në rast se pasuria e tij është aq e vogël sa e tregonte edhe vetë, harxhimet që bëri nuk justifikohen. Siç më thoshte, qëllimi i tij ishte që në mbarim të luftës të këtë L25.000, që t’i përdorte për kthimin e tij. Njeriu që shikon kaq ngushtë, s’mund të jetë shumë i pasur. Sidoqoftë, Mbreti Zog energjinë e tij të madhe e harxhoi, duke menduar të shpëtojë lekët, por s’kishte as më të voglin haber nga përdorimi i pareve. Kuptimi i tij mbi paret ishte ai i bujkut, i cili vendos napolonat në një qyp dhe i mbulon nën dhe. Mbreti Zog s’beson te bankat, si ai s’beson në përdorimin e kapitalit për të sjellë fryte, që t’i premtojnë të mos harxhohen. Me kapitalin që kishte mund të bënte punë më të mëdha, pa harxhuar përveç të ardhurave të tij. Ai harxhoi kapitalin që kishte dhe çdo herë që shikonte prapa në kohë, dilte jashtë vetes. Mënyra që harxhoi paratë tek njerëzit ishte e tillë, që në vend të fitoje një faleminderit, fitonte një sharje dhe poshtërim. Kjo ishte pasuria e një pasaniku, i cili duhej të fitonte Emigratën shqiptare.
 

21 Komente

 Mbreti Zog u akuzua pse i mori këto para. Përgjigja më e mirë është ajo që dha avokati i tij, kur e mbrojti kundër gazetës “Daily Sketch”: “A duhej t’ia linte Italisë ato para?”.

Ky pasazh eshte nje nga gomarlleqet me kolosale qe kam lexuar ndonjehere. Meqe-sipas llogjikes te mesiperme-Zogu deshi te shpetonte parate nga italianet, pse nuk i ktheu mbas çlirimit?

Ketu s'lexova asgje per llogarite e Zogut ne bankat e huaja nderkohe qe egzistenca e tyre ka qene nje fakt i pakontestueshem. Cudi.

Zogu la Shqiperine ne duart e pushtuesve, s'kuptoj sesi familja e tije u rehabilitua ne Shqiperi pa kthyer shumen qe i ishte 'borxh' shtetit shqiptar. Nuk ishte burre shteti(e as mbreterie), nuk kishte vizion politik dhe ai vuri fondamentet e pushtimit italian; politika e tije e asokohe ishte praktikisht nen kolonializimin italian.

Pikerisht La-rosee..! Sjellje tipike e nje injoranti pasunare..Zogu ishte figura me qesharake qe zbriti ne Angli ne ato vite, aq sa vendasit e shperfillen ne menyren me brutale te mundshme..Tentativa e Zogut per te hyre ne "blue blood" ishte qesharake dhe e zhveshi lakuriq mbretin e shqiptareve ne syte e Evropes aristrokate.

 

DOSSIER/ Në mbrëmjen e datës 6 dhe përfundimisht në mëngjesin e datës 7 prill 1939, me urdhër të ish-ministrit Kol Thaçi, e gjithë sasia prej 448.535 franga ari i dorëzohej

në dorë vetë ish-ministrit Zog. Ja si e përshkuan drejtori i Thesarit, z. Kel Naraçi, me relacionin Nr.73/1, Prot. datë 6.6.1939, grabitjen e arit nga ish-mbreti Zog:

Pra, nga gjithë sa u citua më lart, ish-mbreti Zog grabiti arkën e shtetit për 566.000 franga ar ose 28.300 napolona, e përbërë nga 183 kilogramë ar.

Kjo vërtetohet edhe me situatën e arkës të datës 10.4.1939 si vijon:

Saldo 31.3.1938                -     fr.ar        163.576,94

Hyrje 1.4.1938-31.3.1939 -     28.672.366,40

Hyrje 1.4.1939-10.4.1939 -     518.535,50

Shuma                                    29.354.478,84

 

Dalje 1.4.1938-31.2.1939   -   18.368.202,46

Mbetje                         -           986.925,5

Tërheqje nga Zogu     -           566.925,5

Mbetje                         -           419.350,88

Paga e shpenzimeve    -           145.170,60

Letra kontabile           -           248.810,80

Shpenzime të tjera      -           25.078

Saldo                           -           197,40

 

Kjo tabelë rrëzon versionin e ish-oficerit madhor të ish-mbretit Zog, Gjon Fusha, që sipas fondit 2650, dosja Nr.2 e Arkivit të Shtetit të vitit 1939 thotë që sasitë e arit të grabitur nga arka e shtetit kanë qenë marrë si vijon:

1. Nga ish-mbreti Zog -           250.000 napolona flori

2. Abdurraman Mati   -           60.000 napolona flori

3. General Araniti       -           40.000 napolona flori

4. Musa Juka               -           40 000 napolona flori

Shuma                        -           390.000 napolona flori

Që në total bëjnë 2.516 kilogramë, nga të cilat vetëm ish-mbreti Zog ka marrë 1.604 kilogramë.

 ________________

Sipas dokumentave zyrtare, ministri i Financave Kolë Thaçi (1886 - 1941) ka tërhequr sipas të gjitha rregullave shtetërore, me autorizimet 2031/65 dhe 2031/79 (të datave 31 mars dhe 3 prill 1939), shumën e 448.535 frangave ari, të cilat ishin në llogari të Mbretit Zog.

Në lidhje me këtë drejtori i thesarit Kel Naraçi në relacionin 73/1 të datës 6 qershor 1939, thotë:

"I nënshkruemi Kel Naraçi dhe arkëtari i përgjithshëm Ramadan Berberolli pritshin në zyrë sipas telefonatës të ish kryeministrit (Kostaq Kotta). Pas pak arriti në bankë një automobil i pallatit i shoqnuem nga dy ushtarë e një toger i gardës i quajtur Selim Gjoci, i cili... ...ftoi të nënshkruemin (K.N) dhe arkëtarin e përgjithshëm që ta shoqëronin tek Mbreti Zog me të gjithë gjendjen e monedhave të arit që u nxorrën nga arka nën vrojtimin e togerit Selim Gjoci, i cili fut në strajca sasinë e tregueme më sipër (448.535 franga ari), e cila sipas thënieve të ish ministrit Kolë Thaçi do të merrej në dorëzim me proces - verbal të nënshkruem prej pjestarëve të Këshillit Ministror që ishte mbledhur në shtëpinë e z.Kostaq Kotta, ku gjetëm Mbretin Zog, midis ministrave Musa Juka, Ekrem Libohova, Faik Shatku dhe Abdurrahman Matit, Xhaferr Ypit, Sotir Martinit, Allaman Çupit, Ndoc Kurti, Jani Dallamanga, Milto Noçka etj.

(...)

Në prani të tyne i lëshuem për anë ku kishte ndenjë Mbreti Zog të 13 strajcat që mbajshin monedhat e arit në llojet e sasitë e tregueme në konfirmacionet bashkangjintur.

(...)

Në shtëpi ndëgjoheshin telefonime, urdhna, nervozitet e qëndrime luftarake në një rrëmujë e tension të papërshkuem.

(...)

Ndërkohë meqë aeroplanët po fluturonin përsipër, Mbreti Zog me pjestarët e Këshillit që kish për anë, shkoi te shtëpia e vëllait të vet Xhelalit, ngutësisht tue marrë me vete dhe arin që ish në saketa në anë të tij.

Në këtë rast arkëtarit Ramadan Berberolli iu tha të shkonte përsëri në zyrë i shoqnuem prej togerit Selim Gjoci për t`i dhënë edhe ç`ndodhje tjetër në arkë si monedha, banknota, ar, etj, në dorëzim te Mbreti Zog dhe për t`i çuar në shtëpinë e Xhelalit.

Z.Ramadan Berberolli dorëzoi në shtëpinë e zotit Xhelal Zogu 118.195 franga ari dhe qëndroi deri në orën 16.00 në shtëpinë e zotni Xhelalit për me mujtë me marrë ndonjë dëftesë nga Mbreti Zog për të gjithë sasinë e arit e të monedhave që arrijshin 566.975 franga ari.

Vetëm pas numërimit e në ikje e sipër, pas shumë përpjekjesh, iu mor major Allaman Çupit, adjutant favorit i Mbretit, që të nënshkruante për të, një dëftesë (dorëmarrje) si kopja bashkëngjitur".

Në tërësi duhet thënë se Mbreti Zog tërhoqi nga arka e shtetit shqiptar në prani dhe me miratim të Këshillit të Ministrave, shumën e përafërt të 567 mijë frangave ar që përbënin 183 kilogram ar.

- Duhet kujtuar se rroga vjetore e Mbretit Zog ishte 500 mijë franga ari.
- Po ashtu duhet të kemi parasysh se në favor të tij shkonte edhe shuma e përfituar nga shitja e një pylli në Mat.

Siç edhe shikohet Mbreti Zog ka marrë me vete pak më shumë se rrogën e një viti.

 

Ty mer cun te rujte Zoti se na kenoqe...

100 here flm

a e pe sfilaten e pare te modes apo jo?! m'kish shpetu pa e pa

Un se kisha pa asnjihere, u kenoq ene plaka, gruja e te gjithe.

Ajo me ato kominoshet e tornitores ene me shamin ne koke ishte botnore.

Me ngeli menja ene ke ato karrikaturat e atij Italionit.

Po ato kalorsit elgante ne Mitrovice?

Po ai filmi me ato Italiont duke kercy??

Po ajo vallja me Kinezt? Si kisha pa as 1 here n'bot.

All in all, ishte fantastike.

me verte qe nuk e kom lexu ate temen.
une kam mungu ate dite zysh Monda se kom pas xhajen semure...ose kena pas shume pune anej nga ndermarrja

Flm qe e solle ketu, Viksland. Ne fakt e kam pasur ne DVD por se dija qe e kishin hedhur dhe ne YouTube. Material vertete interesant.

Ne lidhje me arin qe mori Zog, narratori thote:"Zog fugge con il carico delle risorse auree del paese."

 la rosse ti duhet ta flasesh italishten me aksent belg prandaj nuk e kupton ate komentatorin italian qe po thote :

ne (dmth ata te tijet, pepinot) e pushtuam shqiperine vetem per t'ju shporrur hajdutin zog, qe po u pinte gjakun popullit te gjore shqiptar qe ne e duam aq shume. por edhe qe nepermjet pushtimit ti japim atij mundesine te zgjedhe midis kolaboracionisteve dhe komunisteve, armiqve tane, per tu siguruar te mbetet i pasur gjate 50 viteve qe do te vijne. 

gjithashtu sikur ti ta lije belgjiken, do te te duheshin mendoj me shume se 11 valixhe per ta futur ne to pasurine tende. megjithese nuk je gje mbreteresha e belgjikes.

por mos harro qe kjo nuk do ti pengoje disa belgj te te quajne vjellajdute te shtetit te tyre. dmth te te konsiderojne nje njeri qe atje shkove me rrecka dhe po iken me peliçe kastori (megjithese nga aja fallcoja). 

ps: qe ke qene goce oficeri e morrem vesh, tani na thuaj burrin mos e ke gje komunist belg qe nuk e do mbretin e tij ?

 Kam qene ne Kairo, disi gjate. Aty degjon dhe ç`digjon.... per bemat e  kapso mbretit tone.Por gjene shyqyr qe ky i adoptuari i familjes "mbretrore"Blendi, u mundua per ta bere..... figure te madhe te kombit hajdutin Zog.Lere pastaj kur deshi te  hynte ne "blue blood"....! Dhe Presidenti yne  fjale pake e.... dekerete shume, me Zonjen e pare ne krah,  shkon e na i thote  Leke k... "Naltmadhenia Juaj...!"Kur  atij kopuku do te duhej ti kerkohej te jepte spjegime ku vajten paret e shtetit qe na i shpetoi, ai i opingave, nga italia fashiste...

Eshte folur shume per kete teme e propaganda 50 vjecare ka bere edhe te veten. Vetem shume harrojne se ne banken shqiptare kishte ar te depozituar kur erdhi italia. Ky ar u morr me vete nga gjermanet kur u larguan nga shqiperia...Me vone u bllokua nga anglia per ceshtjen e korfuzit.

Nqs e mori zogu cfare per cfare ari behej fjale atehere?

"Pi raki, por mos pi mendet" thoshte... 

Vari K....

Kaçak hajdut

Asnjerit s'i ben pershtypje fakti qe Mergata (e qyqeve? smiley ) i kishte varur shpresat tek qesja e Zogut? Apo hollesi te tjera, anesore ne dukje, shume interesante, si puna e asaj fjalise se Nolit?

 ajo mergata qe thua ti ishin rob shpesh me te pasur nga mbreti veti. smiley (per me teper asnje nga fukarenjt nuk e la shqiperine dhe nuk kish aresye pse)

djali i Frasherve (te rilindjes) bente pjese tek ajo mergata qe thua ti. plus qe shumica kishin shkolla e diplloma te huaja qe me kohe, keshtuqe nuk kishin nevoje per leket E PAKTA te zogut.

pastaj ne perendim ishin varferuar nderkaq mbreterit e frances (ne fakt gjith aristokracia franceze) nga pasaniket me te medhenj te botes, e nuk behej fjale per mbreter te vegjel e te varfer si zogu.

pastaj do te kisha deshire sikur ndonjeri nga ju (te ndershmit e qe ju digjet zemra per lekun e popullit) te me shpjegonte se çfare quan para te shtetit, e per ÇFARE sherben kjo para ?

Gjithe ata qe flasin kunder Zogut u jane shpalre trure nga propoganda komuniste.

Gjate qeverisejes se Zogut ka pasur nje nivel demokracie qe Edhe koha e sotme do tja kishte zili dhe jo me doktarura e Hoxhes qe fjalen demokraci e kishte per armiqte.

Te mos harrojme se Zogu erdhi pas nje pushtimi 500 vjecar turk dhe ne 15 vjet ai ishte i pari qe hoqi ferexhete.

Ne kohen e tij kishte dhjetra revista qe e krtitikonin Zogun,qe tregon se ka pasur tolerance.

Zogu u mundua aq sa kishte mundesi per eurpianizimin e Shqiperise ndrsa Hoxha e quante Eurpianizimin si armik te vendit.

Elita politike e kohes se Zogut eshte akoma elita politike me e mire qe kemi nxjerre si komb.

Krahasoni ambasadoret e Zogut me te Hoxhes apo te sotmin.Do te habiteni se sa me lart kane qene.

Budallalleqet se Zogu vodhi thesarin jane tio Made in Enver Hoxha.Shqiptaret jane te zemeruar se Zogu vodhi 11 valixhe flori( e zeme se jane te verteta genjeshtrat e komunisteve) ndersa kane 70 vjet qe po vidhen nga Enver Hoxha familja e tij dhe kelyshet e tyre.

Ne kohen e Zogut ne shkolla Kosova dhe Cameria mesoheshin si pjese te Shqiperise dhe kishin deputetet e tyre ne parlamentin shqiptar,ndersa ne kohen e "arte" te Hoxhes keto as qe permendeshin dhe jo te kishin deputete ne parlament.

Nese krahasoni IQ e deputeteve te parlamentin ne kohen e "satrapit"Zog me ata te Hoxhes dhe keta te sotmit do te shihni se IQ e parlamentit zogist i shte shume here me e larte.

Fati i keq i Zogut ishte se erdhi pas nje pushtimi 500 vjecar turk dhe i plasi lufta e 2 boterore,te dyja jo ne doren e tij.

A Zogu eshte guri themeltar i themelimit te shtetit te pare shqiptar qe nga koha e Skenderbeut, ai realizoi endren e rilindesave tane te ndritur qe luftuan nder shekuj per te pas nje shtet shqiptar.

Per here te pare ne historine e shqiperise u krijua nje shtet i rregullt, me kushtetute,me ligje me organe gjygjesore e gjthcka i takon nje shteti modern me orientim perendimor.Lexojeni jeten dhe veprimtarine e A Zugut

*Zogu Ahmet *(1895-1961), mbret i Shqiperise. Rridhte nga nje familje e
njohur e Matit dhe hyri ne moshe te re ne jeten politike te vendit. Pati
funksione te ndryshme ne qeverine qe nxori Kongresi i Lushnjes, ne fillim si
minister i Brendshem, pastaj si minister i Luftes e, me 1922, u emerua
kryeminister i vendit. Me 1924 qeveria tij u permbys nga opozita e mbledhur
rrotull priftit e shkrimtarit F. Noli. Do te rikthehet ne fuqi rreth gjashte
muaj me vone, gje qe do te cilesohet si triumf i legalitetit. Atentatet,
pabesite reciproke, merite e familjeve te medha, mungesa e stabilitetit dhe
rivalitetet e ashpra e shtyne te mendonte, sikunder kishte ndodhur me
Bonapartin ne kohen e tij, se sakralizimi i pushtetit do rriste autoritetin
e do ta bente me te larget per lakmite e te tjereve. Drejt ketij vendimi do
ta kete shtyre edhe nje realitet tjeter i natyres gjeopolitike: Ne perendim
ai kishte nje nga mbreterite me te shkelqyera te kohes, ate te Savojes, ne
juge vendi tij kufizohej nga nje monarki tjeter, Greqia, ne veri po ashtu
gjendej Jugosllavia, por edhe ne lindje kurorat bullgare e rumune
mbreteronin prej qindra vjetesh. Ne keto kushte, me krijimin e monarkise se
fundit ballkanike, monarkise shqiptare, dukej se i jepej fund nje
gjendjeje "anormale". Ne vitin 1928 AZ do te shpallet mbret dhe do te
qendroje ne fronin e Shqiperise me emrin Zogu i I-re deri ne prill te vitit
1939, kur vendi do te pushtohet nga trupat e Italise fashiste. Zogu ne
politike do te bente ate qe ben cdo kryetar shtetit qe njeh mire dobesine,
prapambetjen, e mbi te gjitha nevojat e medha te nje populli qe nuk kishte
nxjerre ende nje klase politike qe te dinte te formulonte nevojat e tij. Si
nje monark i ri e dinamik, ai se pari pajisi vendin me nje Ligj Kushtetues,
me Kod Civil, Penal e Tregtar, qe edhe sot cilesohen nga me interesantet e
kohes. Por vendi nuk kishte nje borgjezi te vertete qe te financonte nje
industri per te qene. E duke mos patur ate industri e as nje bujqesi qe te
meritonte te quhej e tille, atij, mbretit, detyrimisht qe do ti mungonin
parate per te vene ne jete projektet e tij. Dhe sic behej shume kohe para
tij e sic behet edhe sot, shume kohe pas tij, ai kerkoi borxhe e per kete
trokiti te fqinja me e pasur, te mbreteria italiane. Eshte nje kohe kur vete
italianet nuk e dinin se cfare u kishte rezervuar e nesermja, por heperhe
kane mendimin se ajo de te jete e shkelqyer. Por pak kohe me pas AZ do te
jete nga te paret burra shteti qe do ta ndjeje se ne Rome qielli po behej
gjithnje e me kercenues. Mbreti i ri i shqiptareve kishte mundur ti vinte
fre banditizmit e kusarise rrugeve malore te Shqiperise, por ndaj banditeve
te rinj te Evropes ishte i pafuqishem. Por, jo aq sa tu trembej atyre.
Keshtu ai nuk iu perkul as kerkeses per kontrollin italian te doganave
shqiptare, dhe as kerkeses per vendosjen masive te koloneve italiane etj.
Shkoi edhe me tej mbreti i shqiptareve. Per te ulur prepoderancen e Romes,
nenshkroi Marreveshje ekonomike me Greqine e Jugosllavine, gje qe i kushtoi
nje demonstrim force te trupave te Musolinit perballe portit te Durresi.
Por mbreti i shqiptareve (dhe kjo harrohet gjithmone) paralajmeroi gjerarket
e larte fashiste se trupat e tij do te hapin zjarr kunder cdo ushtari
italian qe do te vinte kemben ne token shqiptare. Roma u terhoq e kerkoi
falje duke thene se nje nepunes i Ministrise se Jashtme kishte harruar te
paraqiste kerkesen per nje vizite miqesore... Mbreteria e brishte shqiptare
rezistonte ne nje kohe kur fuqite evropiane si Franca apo Anglia nuk po
kundershtonin asnje nga manovrat politike te fashizmit e nazizmit ne arenen
nderkombetare dhe kaluan ne heshtje Marreveshjen e Munihut, qe copetoi
Cekine apo manovrat e Stalinit per aneksimin e vendeve baltike. Harrohet
shpesh se shtete shume me fuqishme nuk i rezistuan presionit dhe u bene
pjese e Aksit (*shih*) si Bullgaria, Hungaria, Finlanda, Rumania etj.. Vete
A. Zogu, ne fjalimin e fundit para parlamentit te vendit jep nje fakt teper
komprometues per fuqite e kohe: " *Britania e Madhe, sic ua kam shpjeguar,
me dergoi me 25 Mars 1939 Sir Thomas Hohler, bashke me Ministrin e
akredituar ketu, Sir Andreu Ryani-n, te cilet haptazi me thane per t'u marre
vesh me Italine se jeni krejtesisht te izoluar*". Por ne te vertete,
pavaresisht nga kjo atmosfere pragqameti, ne kete periudhe Shqiperia nuk
krijoi terren per krijimin e asnje partie fashiste, ndonese nga qarqet
fashiste u bene perpjekje te ethshme ne kete drejtim. Per te kuptuar
perpjekjet e tij te kesaj periudhe ne fjalimin e lartpermendur merr vlere
edhe ky paragraf: "...*qysh ne Nentorin 1926 e kam kuptuar haptas qellimin e
erret te Musolinit kunder Shqiperise. Asnjehere nuk jam gabuar ne ta. .. Nuk
kam lene mjet pa perdorur per sigurimin e Shqiperise, qysh ne vitin 1934. I
kam propozuar ballkanasve per nje lidhje ballkanike, duke qene edhe
Shqiperia brenda. I jam lutur Ataturkut, qe ky te nderhyje perbri Greqise e
Jugosllavise, qe kishin nje aleance ne mes tyre, qe te pranohej edhe
Shqiperia*." AZ., megjithate vazhdoi me hedhjen e themeleve per nje
administrate funksionale shqiptare, per bazat e nje arsimi modern, diskutoi
mundesite e projekteve te zhvillimit me plane pesevjecare, per fuqizimin e
nje banke qe do te lehtesonte transaksionet e brendshme e te jashtme, nxori
ligje qe synonin qyteterimin e shoqerise shqiptare, madje per kete periudhe
studiuesi R. Elsie (libri "Nje fillim dhe nje fund&quotsmiley thote se ka patur edhe
nje "pranvere te arte te kultures shqiptare", ku ishin te pranishme e
diskutoheshin rrymat me te ndryshme kulturore-letrare e madje edhe ato
sociologjike e filozofike. E gjitha kjo kur nderkohe, p.sh. Karoli i II-te i
Rumanise merrte frymezimin nga Roma dhe vendoste ne vend nje diktature
korporatiste. Shpenzimet e oborrit te mbreterise shqiptare kurre nuk e
kapen 2 % e buxhetit te shtetit, perqindja me e ulet midis familjeve
mbreterore evropiane. Por atij cdo dite i duhej te blinte grure, per te
shmangur zine e bukes (regjimi komunist do te vazhdoje te importoje edhe per
me shume se 30 vjet te tjera), e nganjehere, per te mbajtur te lidhur pas
vetes feudalet e pabese, ndonjerit duhej edhe ti premtonte se do ti merrte
vajzen per grua. Dhe kur kjo pune po shtyhej si shume, ai e degjoi si
kerciten mekanizmat e atentateve dhe komploteve kunder tij. Per ate qe
ndodhi me 7 prill 1939, veprimtaria e AZ. nuk kishte lene asnje shkas ne
gjysme fushen e politikes shqiptare. Kriza e fundit me Italine ishte
kapercyer nga qeveria e M. Frasherit rreth dy vjet me pare. Katastrofa e 7
prillit, pushtimi i vendit, ishte pasoje e zhvillimeve nderkombetare qe e
tejkalonin se tepermi rolin e tij modest. Ceshtja se po te mos kishin
nderhyre aq shume italianet ne strukturat e shtetit shqiptar, ngjarjet do te
kishin marre zhvillim tjeter, ka te ngjare te jete vetem nje menyre per te
genjyer vetveten, sikunder i tille eshte edhe mendimi se perseri do te
kishin zhvillime te tjera po qe se Zogu vete do te vihej ne krye te
qendreses ne portet shqiptare. Ai, ne kushtet e njohura, iku nga vendi. Te
njejten gje pas tij beri edhe mbreti norvegjez Hakon, sapo nuhati pushtimin
e vendit nga gjermanet, ai madje mori edhe te gjithe qeverine me vete. Pas
tij rrugen per ne Londer e mori edhe mbreteresha e Holandes, ndersa familja
e Dukeshes se Madhe te Luksemburgut gjeti nje lloj strehimi ne Portugali.
Pjetri i Dyte i Jugosllavise beri te njejten gje ne prag te pushtimit
fashist, gje qe do te shfrytezohet mire nga Tito, i cili do ta shpalle ate
dezertor. Ndersa mbreti Leopoldi i II-te i belgeve fitoi urrejtjen e
popullit te tij dhe pas L2B., vuri ne medyshje vazhdimesine e monarkise,
sepse duke ndenjur ne vend gjate pushtimit (duke mos ikur me qeverine) ai u
detyrua te nenshkruaje kapitullimin e vendit te tij e pastaj u internua ne
menyren me ordinere ne Gjermani nga Hitleri. Ne kete veshtrim marrin nje
kuptim profetik fjalet e P. Evangjelit, kryetarit te Parlamentit shqiptar, i
cili duke iu lutur mbretit te largohej tha: "... *ky vendim nuk eshte marre
per hater, por lidhen interesat e kombit me to historikisht*". Po te mos
kishte ndodhur kjo shqiptaret nga ana e tyre, ne vend te varrit te nje
mbreti rob ne Itali (Gentit), do te kishim dy. Dhe asgje me shume.

 

Ajo qe eshte per tu habitur mbetet fakti se sa shume persona ka akoma qe mbrojne te vetequajturin mbretin zog....

historia eshte e thjeshte...

nje feudaluc shqiptar me ndihmen e jugosllaveve vjen ne pushtet, dhe me vone me ndihmen e italjaneve behet mbret...kur zogu nuk duhej me u largua....

 

fakti se vjen nga nje familje e mire dhe e madhe e terci e verci e vodhi e s'vodhi jane idiotesira te kota....

 

ai ishte thejsht nje kukull ne duart e te huajve, politika e jashtme e tij e verteton kete gje....

 

ndersa sa per largimin.... dikush me lart thote se ishte nje gabim(dreqi ta haje te gjithe bejne gabime...) dikush tjeter thote qe do e kishin vrare se s'ishim te zotet...

 

une them qe me mire te kishim dy mbreter per te qare ne itali se nje dezertor qe len atdheun ne momentin me delikat....edhe nese kishte friken per te ardhmen e djalit familjen mund ta largonte dhe te rrinte vete....

por keto jane te kaluara gjithe keto pallavra i mbeten te kaluares...kush ishte me faj e kush jo....

ai iku e nuk kthehet me...ne perse i rikthehemi ketyre historive nuk arrij ta kuptj...mos valle ndokush akoma do mbret ne shqiperi????

sna mjaftojne keto sllobodanet e perkohshme po duam nje sllobodan te perhershem????

Po pak paska marre vetem 11 baule. Qenka treguar hajdut i ndershem! Apo kaq kishte mundesi te merte se po ja mbathte? Po baulet e tjera mos valle i ka fshehur gjekundi ? A di gje djali i tij? Megjithese nuk e besoj pasi hajduti as djalit nuk i tregon per pasurite e tij.

A thoni se e shprazi  krejt   ministrine e financave ? a mbeten   pak bile sa te mbijetoj shteti,se qeveria u prish me abdikimin e tij ,kuptohet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).