Nëse disa mendojnë se statusin e kanë arritur me një X5 apo me një çantë Louis Vutton, të tjerë kërkojnë edhe më shumë. Nuk duan të duken thjesht “në gjendje”. Duan të ndihen dhe të duken “milionerë”. 

Dalina Buzi

1 Komente

Rent, or rent, rent e u thuaj 
Se u çthur ordi e huaj, 
Se betejën e fituam 
Dhe qytetin e shpëtuam! 
Rent, or rent, 
Rent, or Marathonomak! 

Kap një degë prej dafine 
Dhe vërtitesh ndaj Athine, 
Nëpër fush' e brek mi brek 
Këmba tokën as t'a prek, 
Hip' e zbrit, 
Petrit, Marathonomak! 

Ke një plagë, po s'e the, 
Djers' e gjak pikon për-dhe; 
Do që ti të jesh i pari, 
Për triumfin lajmëtari 
Flamur-gjak, 
Kuqo, Marathonomak! 

T'u tha gryka, po s'të pihet, 
T'u mpi këmba, po s'të rrihet, 
Se mileti po të pret, 
Ankthi zëmrat ua vret, 
Vrer e tmerr, 
Shpejt, or Marathonomak! 

Kurrë kaqë s'dogji djelli 
Dhe si plumb s'rëndovi qjelli, 
Kurr' aq ëmbël' e bukur s'ftoj 
Hij' e lisit edhe kroj; 
Turru tej, 
Tutje, or Marathonomak! 

Vapa mbyt e pluhri nxin 
Ferra çjerr e guri grin 
Afsha gjoksin përvëlon 
Syrin avulli verbon; 
Ur' e prush, 
Furr', or Marathonomak! 

Gryka si gjyryk të çfryn 
Prej Vullkani flag' e tym 
Se ç'vëngon e se ç'gulçon, 
Zëmra brinjët t'i çkallmon 
Me tokmak, 
Mbahu, or Marathonomak! 

Nëna, motra, nusja dalin, 
Ngrehin krahët të të ndalin, 
Mos, se s'janë veç Najada 
Magjistrica dhe Driada; 
Lark, or lark, 
Lark, or Marathonomak! 

Hajde, ja Akropolia, 
Ja qyteti e njerëzia 
Që të pan' e që të çquan 
Dhe fuqinë t'a rishtuan 
Ha dhe pak, 
Hajde, or Marathonomak! 

Ja, arrive, ua the: 
Ç'gas e ç'helm qe kjo myzhde! 
"E fituam!", brohorite 
Dhe për tok' u-përpëlite; 
Vdiq, or vdiq! 
Vdiqe, or Marathonomak! 

Rent kudo, dyke bërtitur, 
Nëpër shekuj faqe-ndritur, 
Se i vogli shtrin viganin 
Dhe i shtypuri tiranin, 
Veç e tok, 
Tok, or Marathonomak

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).