Përkrah listave të gjata të ushqimeve me emra të varfërish nevojtarë, në butikët shqiptarë të luksit ekziston një listë famëkeqe edhe më e frikshme: lista e pasanikëve. Veshje firmato dhe mobilie të shtrenjta të papaguara prej muajsh, borxhe marramendëse nga ata që duan me çdo kusht të ruajnë statusin e milionerit

Në Blackberry-n e saj mbërrin një sms: “Koleksioni i ri i pranverës sapo ka mbërritur në butikun tonë”. Ajo nuk duron sa të shkojë, por telefonon menjëherë pronaren. I thotë t’i bëjë gati disa fustane dhe këpucë në numrin e saj. Nxiton me makinën e fundit Benz C-Class për në butik, takohet me pronaren sikur ta kishte mikeshën e saj më të ngushtë, rrëmben pa i provuar qeset e mbushura me veshje dhe 5 palë këpucë të sezonit dhe largohet. Shifra totale arrin afërsisht në 5.000 euro. Pronarja shkruan emrin e saj në një letër. Vendos shifrën përbri disa shifrave të tjera, që në total arrijnë në 15.000 euro. Lista është e gjatë, ka aq shumë emra të famshmish dhe gra biznesmenësh, sa po t’i mblidhje në një promovim biznesi, do të bëje publicitetin më të madh mediatik. Vetëm se në këtë rast është mirë që njerëzit, aq më tepër mediat, të mos dinë gjë. Sepse pa dashje do të zbulonin të fshehtat e shkëlqimit të tyre. Vetëm disa hapa larg listave nëpër ushqimoret e lagjeve qëndrojnë listat e gjata të “milionerëve borxhlinj” në butikët e shkëlqyeshëm e të shtrenjtë të kryeqytetit. Emra ndërtuesish, prodhuesish, importuesish dhe VIP-ash ruajnë deri në pikën e fundit të overdraft-it aparencën dhe dëshirën për t’u ndier të pasur.

“Më zë dhimbja e kokës kur shoh listën. Ka njerëz që nuk kanë paguar që nga viti i kaluar dhe po të them emrat e tyre, do të habiteni. Janë të pasur ose të paktën kështu thonë, – Alma M., pronarja e një butiku me veshje firmash të shtrenjta tek Blloku, më tregon një shifër: 10.000 euro. – Kaq më ka dikush borxh dhe nuk i ka kthyer ende prej 1 viti”.

Listat e borxhlinjve të luksit nisën në Shqipëri paralel me hapjen e butikëve të shtrenjtë me mallra firmato origjinale. Versioni “Bli sot, paguaj kur t’i kesh” ishte një lloj mënyre për të ruajtur klientelën e sapokrijuar. Kushdo që vendoste të hapte një biznes ku një bluzë pambuku e thjeshtë kushtonte mbi 100 euro, e dinte se klientela e tij e rregullt do të ishte shumë e kufizuar për kushtet ekonomike shqiptare. Ndaj kjo klientelë duhej të ruhej medoemos. “Fillimisht, përveç miqve më të afërt, klientët e tjerë paguanin, vinin shpesh, blinin gjëra të shtrenjta dhe ne likuidoheshim në moment. Kishte raste kur linin kapar dhe pas dy-tre ditësh vinin të merrnin blerjen e tyre dhe të paguanin shumën e plotë”, tregon Elda K., pronarja e një butiku të shtrenjtë në Tiranën e Re. Por gradualisht, miqve të vjetër të pronarëve iu shtuan edhe miqtë e rinj: klientët e pasur. “Sa herë njoftonim për koleksione të reja, ata ishin të parët që vinin dhe me besimin që kishin krijuar, ne i lejonim të merrnin çfarë të donin në shtëpi dhe të paguanin më vonë. Ishte një kërkesë e tyre fillimisht, por që ne nuk mund ta refuzonim, sepse nuk e mendonim kurrë që do të ballafaqoheshim me vonesa disamujore në shlyerjen e pagesave”, vazhdon ajo.

“Kur dikush që ti e di se ka disa kompani me emër në vend, vjen në biznesin tënd, bën blerje fantastike prej disa mijëra eurosh dhe të thotë se do t’i paguaj më vonë, ti beson se do t’i paguajë. Kështu kalon koha dhe papritur kupton se ke muaj që pret pagesën”, tregon Mira Xh., pronarja e një biznesi mobilierie në qendër të Tiranës, e cila përmend shifra marramendëse borxhesh. Dikush i detyrohet prej 8 muajsh 30.000 euro.

Klientët e rregullt të luksit janë lehtësisht të dallueshëm. Ata jetojnë në apartamente luksoze, kanë biznese të mëdha, udhëtojnë shpesh jashtë dhe vishen me veshje të sezonit nga stilistët e mëdhenj. Por nëse nuk ke akses në listat “e zeza” të butikëve, vështirë të dallosh se kush prej tyre ka paguar për ato që ka veshur apo që ka në shtëpi dhe kush vazhdon të rendisë justifikime për vonesa në shlyerje të borxhit.
Janë disa arsye që çojnë klientët e luksit në listat e debitorëve. Arsyeja e parë është “dëshira për t’u dukur”. Në Shqipërinë e varfër të ish-barazisë së imponuar është bërë gati e domosdoshme nevoja për një status të lartë shoqëror. Ka nga ata që jetojnë ende me tregimet e pasurive të gjyshërve të tyre (të marra padrejtësisht nga regjimi komunist), por pa asnjë të ardhur në ditët e sotme; nga ata që shoqërohen me të pasur; si dhe nga ata ish-shumë të varfër të pasuruar shumë shpejt, të cilët kanë nevojë të ndërtojnë ose të rikrijojnë statusin e tyre shoqëror. Vetëm duke treguar se “kanë”, ata vetëkonfirmohen, ndihen më të plotësuar dhe më të pushtetshëm përballë shumicës së varfër. Nëse disa mendojnë se statusin e kanë arritur me një X5 apo me një çantë LV, të tjerë kërkojnë edhe më shumë. Nuk duan të duken thjesht “në gjendje”. Duan të ndihen dhe të duken “milionerë”.

“Njëra e donte me patjetër setin e jastëkëve firmato dhe më thoshte se do t’i paguante pas një muaji. Po përse do të blesh një komplet jastëkësh 400 euro, kur nuk ke me çfarë të paguash?!”, tregon Suela T., pronarja e një butiku me produkte shtëpiake. Dëshira për të fjetur me ëndrra milionerësh kthehet në domosdoshmëri: duhet të hash me pjata milionerësh, të vishesh si milionerët dhe të udhëtosh në makina milionerësh. Dhe në fund të shpërblehesh me mirësjelljen inferiore të atyre që nuk e dinë se pas firmatove në aparencë, fshihet një llogari bankare e boshatisur.
Arsyeja e dytë e listave është sëmundja e blerjes ose, siç njihet botërisht, “shopaholism”. Një sëmundje jo aq e këndshme dhe lehtësisht e kapërcyeshme sa “Shopaholic” e Sophie Kinsella-s. Sepse në gjuhën e psikologëve, blerja pa kufi justifikohet me nevojën për të plotësuar boshllëqe shpirtërore: një martesë e dështuar, mungesë dashurie, ndjenjë e trashëguar inferioriteti dhe pasigurie. Ka raste që shopaholic-ët nuk i veshin kurrë ato që blejnë. Është gati e njëjta formë sëmundjeje si bulimia dhe kleptomania, e cila në vend të luftohet me psikoterapi, përforcohet me blerje të pakontrolluara.

“Më kujtohet që njëherë kisha sjellë një pallto të shtrenjtë. Kushtonte rreth 1.200 euro. Nuk isha e sigurt nëse dikush do ta blinte. Një ditë hyn në butik një vajzë e panjohur. U dashurua pas palltos. Më tha: ‘A mund ta blej me këste mujore?’. M’u duk e habitshme kjo kërkesë, pasi kur t’i mbaronin këstet, do të ishte verë dhe asaj nuk do t’i duhej më palltoja. E refuzova. Pas disa ditësh ajo kthehet prapë me lekë në dorë. Kishte marrë kredi në bankë vetëm për të blerë pallton”, tregon Donika T., pronare në një butik me veshje të shtrenjta për gra. Shumë shpesh këta klientë refuzojnë të bëjnë llogari matematikore mbi shpenzimet, por blejnë pa parë çmimin dhe kur ballafaqohen me totalin, e kanë të pamundur të shlyejnë pagesën ose t’ua thonë shumën partnerëve/prindërve (burimi i tyre financiar).

“Të duket e çuditshme, por disa që vërtet kanë lekë i vonojnë pagesat, sepse e dinë që munden”, tregon Suela. Kjo është kategoria e atyre që kanë pushtet ose famë. Bëjnë blerje të mëdha dhe pastaj refuzojnë të paguajnë, jo sepse nuk kanë me çfarë t’i paguajnë, por sepse kërkojnë të ndihen superiorë ndaj të tjerëve. Madje legjenda urbane thotë se dikur gruaja e një njeriu mjaft të pushtetshëm të politikës shqiptare gati çoi në falimentim dy-tre butikë, sepse nuk paguante asnjëherë për veshjet e shtrenjta që merrte. “Këta njerëz abuzojnë me pushtetin e tyre, aq sa kujtojnë se ne u detyrohemi në këmbim të miqësisë dhe vëmendjes që na ofrojnë. Nëse i refuzon në butikun tënd, ke frikë se do të hakmerren (p.sh. me policinë tatimore) dhe nëse u kërkon lekët, të shohin shtrembër, sikur duan të thonë: ‘Ti më kërkon lekët MUA?! E di ti kush jam UNË?!’”, vazhdon Suela.

Kohët e fundit listave të borxhlinjve u janë shtuar edhe biznesmenët në krizë. Me dhjetëra apartamente të pashitura, biznese të falimentuara apo me humbje të mëdha, kjo kategori e ka të vështirë të pranojnë dështimin. Biznesmenët në krizë shpenzojnë njësoj si më parë që të mos kuptohen, por harrojnë se këto blerje vetëm sa u shkaktojnë dëme.

“Ka klientë me kërkesa nga më të çuditshmet. Një ditë, një ndërtues vjen në dyqanin tim dhe më thotë: ‘Unë blej mobiliet e shtëpisë tek ty (shifra shkonte në 80.000 euro) dhe në këmbim të ofroj një apartament’. Kërkonte të blinte mobilie luksoze nga më të shtrenjtat dhe më ofroi një apartament në një pallat në periferi, i cili nuk po i shitej. Se ç’më duhej mua ajo shtëpi, një zot e merr vesh”. Tregon Elida, administratorja e një dyqani, e cila mobiliet i sjell të gjitha nga Italia.

Të zënë ngushtë me klientë të tillë dhe borxhe marramendëse, pronarët çdo ditë përpiqen të gjejnë një zgjidhje. Por deri tani e vetmja përpjekje është një sms për t’u kujtuar detyrimet. “Kam miq që kanë shumë borxhe tek unë dhe unë detyrohem t’u them shitëseve të mia apo financieres t’i njoftojnë, sepse po t’i marr unë, ata ofendohen. U detyrova të gjeja këtë zgjidhje kur u përballa me një mikeshë, e cila në vend që të ndihej në faj, më bëri mua të ndihesha në faj se përse nuk kisha besim tek ajo”, thotë Alma. Është gati e çuditshme të deshifrosh këtë marrëdhënie mes biznesmenësh. Klientët e luksit – një pjesë e madhe me biznese – e dinë shumë mirë se vonesat në shlyerjen e detyrimeve dëmtojnë butikët, pasi pagesat investohen sërish apo përdoren për të paguar shpenzimet fikse.

“Duke qenë se është një fenomen mjaft i përhapur, borxhet ndaj butikëve janë përligjur. Edhe po të mos dua unë, pronari i një butiku konkurrent lejon vonesa të tilla dhe ky lloj komoditeti i çuditshëm tërheq më shumë klientë. Ndryshe ndodh me bizneset e një pjese të madhe të klientëve tanë. P.sh. asnjë klienti im ndërtues nuk të lejon të porosisësh një apartament pa paguar të paktën 40 %. Aq më pak të të bëjë ulje kur i kërkon një favor. ‘Dakord, nga 1.200 euro m2, për ty po e jap me 1.000 euro m2’, ndërkohë që ti e di fare mirë se kostoja e atij apartamenti është 300 euro m2. Askush s’të fal as 10 lekë, por nga mua presin të jem zemërgjerë”, vazhdon Alma M.

Nëse butikët e mallrave të luksit të hapura prej vitesh e vuajnë fenomenin e listave, më të rinjtë mbajnë shënime dhe e kanë më të lehtë për të krijuar një standard tjetër. Juela D. sapo ka hapur një biznes të vogël, një butik me këpucë të shtrenjta firmato. Në të ka vendosur një ligj: “Askush nuk do të lejohet të vonojë pagesën”. “Më erdhën një ditë në butik dy gra deputetësh, morën disa palë këpucë dhe pas dy muajsh u detyrova t’i merrja vetë disa herë në telefon t’u kërkoja lekët. Që atëherë kam vendosur të mos e bëj më. Më mirë t’i humbas ata klientë, s’kam ç’i dua. Po nisën të mësohen keq, do ta bëjnë përsëri”.

Por, mbi të gjitha arsyet që justifikojnë vonesat në pagesa apo mospagesa, qëndron një pyetje e thjeshtë: A është e moralshme të jesh borxhli? Ne jemi rritur duke ndarë në komunitet sendet tona (frigoriferin, televizorin, telefonin etj.), duke sajuar lloj-lloj lotarish për të blerë një televizor dhe pas komunizmit kemi ndihmuar njëri-tjetrin duke u solidarizuar me pamundësinë ekonomike të atyre që background-in e kishin të njëjtë si ne. Ndaj, në njëfarë mënyre, shprehja “m’i jep kur t’i kesh” na vjen në mënyrë natyrale. Por nëse dikur ne ishim realistë për mundësitë tona, sot duket se jemi në një garë për të gënjyer sa më shumë, për të pretenduar se kemi më shumë nga ç’kemi në të vërtetë. Në perëndim askush nuk udhëton me Benz 50.000-eurosh, nuk ble Christian Dior, nuk jeton në një apartament luksoz në qendër të kryeqytetit nëse nuk ka mundësi t’i paguajë në fund të ditës. Sepse përndryshe (borxhlinjtë shqiptarë të luksit që udhëtojnë jashtë Shqipërisë këtë e dinë shumë mirë) nuk do t’i kishin këto të mira materiale. Dhe ata që nuk kanë, janë shumë të lumtur të jetojnë me veshjet e H&M dhe mobiliet e Ikea-s. Por shumë nga klientët-borxhlinj shqiptarë të luksit plotësohen vetëm kur jetojnë sipas një ëndrre dhe jo sipas llogarisë bankare. Edhe kur e dinë fare mirë se një tekë e tyre dëmton bizneset e butikëve. Pozicioni i borxhliut bëhet edhe më i pamoralshëm kur ai përfiton nga marrëdhënia shoqërore me pronarin e butikut. “Kam shumë vite në këtë biznes dhe kam kuptuar se milionerët e vërtetë – ata që blejnë shtrenjtë, blejnë çfarë duan dhe paguajnë në moment – numërohen me gishta. Madje një pjesë të mirë të tyre nuk i sheh kurrë nëpër revista e televizione dhe shifrat që harxhojnë nuk diskutohen kurrë nëpër parukeri”, thotë Mira Xh.

E kundërta e pseudo-pasanikëve, të cilët bëjnë të pamundurën (edhe duke u futur në borxhe) për të treguar status. Vetëm se gradualisht, kjo përpjekje po u kthehet mbrapsht: vonesat e tepërta në shlyerjen e detyrimeve e bëjnë listën “e zezë” më transparente. Një shfryrje këtu, një ankesë atje nga pronarët e butikëve apo miqtë më të afërt të tyre dhe gradualisht, në Tiranën e vogël, të gjithë mësojnë për kuletat e papërdorura Prada apo Hermes. Dhe nëse ndodh kështu, ç’duhen atëherë 5 palë këpucë firmato kur ecën kokulur me to përpara shikimeve përbuzëse të të tjerëve?!

*Autorja është kryeredaktore e revistës “Anabel”

116 Komente

Shkrim shume interesant,fundi fundit vete e kane fajin,nuk shkuan ne parlament 6-muaj dhe ju dogj rroga,dhe grate e ketyre deputeteve qe te hakmerren ndaj burrave  qe 6-muaj lozen tavell apo xing shkojne e marrin rrobe te shtrenjta veresie.

Shume interesante, por une e di me siguri qe edhe ne disa nga butiket me te njohur ketej blihet me keste. Pati nje periudhe kur nisi kriza kur grate italiane (jane grate ato qe pergjithesisht ndjekin praktiken e borxhit) nuk pershtateshin dot me mungesen e likuiditetit qe me pare e harxhonin ne veshje dhe orendi shtepiake. Me pas u shtrenguan te reduktonin konsumet, perveç qe disa aktivitete tregtare u mbyllen.

Ky fenomen eshte budallallek i madh. Une njoh njerez ne Shqiperi qe "pasaniket" u kane borxhe te pashlyera prej dhjetra mije eurosh dhe vete jane ne prag falimentimi. Eshte tragjike per disa - nuk eshte as funny, e as interesante. E keqja eshte krijimi i nje atmosfere biznesi te tille qe e ben fenomenin e "te marr sherbimin tend tani e ta paguaj me vone" norme. Ne fakte kjo nuk eshte fare normale, as morale. Kam njerez te afert ne Shqiperi qe po vuajne seriozisht nga "ligje" te tilla interesante.

Evolucion hesapi, falimentimi I ketyre bizneseve dhe I kesaj klientele eshte dicka e mirepritur, sa me shpejt aq me mire. Biles, sikur ti zgjidhnin ne gjykate apo ne shesh te burrave keto gjera, aq me mire do ishte.

Nje ne Vlore e bente keshtu.Nese i gjeje 5 persona qe te blinin apartament te jepte 1 apartament falas smiley

Janë disa arsye që çojnë klientët e luksit në listat e debitorëve.

Arsyeja eshte "jevgjiti kur gjeti kos leu dhe b*then"

Ku eshte interesantja ketu. Disa rreckamane pasunare tallin bythen me Butiqet qe i cojne cmimet stratosfere. Pasuria eshte ne perpjestim te drejte me kotherllekun..

confessions of shopaholics ..

 

Truri gje e madhe!

ndjes, take it back.. Por nuk mund tia veme fajin trurit ne kete rastin e tyre. Ndaj e permenda dhe Titullin e filmit me poshte: Confessions of a shopaholic

Eshte nje mani them un, nje ekstravagance produkt i Rrethanave, modelit te konsumerizmit, nevojes per tu diferencuar si klase sociale..jane viktima me shume se sa fajtore..

 

apology accepted! smiley  Po po eshte e njohur kjo mani per shpenzime pa fre deri sa theyjne qafen! 

Vertet i pabesueshem artikulli me lart! Idiotesi me brire! Cfare statusi duan te ruajne ata? Aristokrat nuk behesh me tu dukur si i pasur (si te thuash te ushqesh veten me luge bosh) por me trashegimi kulturore dhe edukim qe ne menyre te pashmangshme sjell pasurine!

 kjo vjen ngaqe pallton qe butiku (me dhjet kjo fjale) e shet 1200 €, ne fakt e ka blere ne italy jo me shume se 120 €.

aty kur thone se na duhen 20000 € ne fakt ata realisht kane harxhuar vetem 1000€ ose me pak.

pastaj keto zonjat milionere bejne reklame per butikun, duke i sjelle çika qe pallton e dyte t'ja blejne direkt me çmim te plote, se parate keto çikat i fitojne, pa u lodh shume, duke hapur shalet.

e keqja e kesaj tregetie eshte qe duke i bere njerezit borxhli tek njeri-tjetri, behet strumbullar per tere ate korrupsion ne rang kombetar. 

do te na shpetonte me vertet heqja e vizave. kur ta shohin shqiptaret se sa thjeshte mbahen keta europianet (edhe kur jane milionere prej verteti), do te heqin dore prej tangerllikut.

kane ide te gabuara per boten te gjoret. se shumica e shohin akoma vetem ne TV.

do te na shpetonte me vertet heqja e vizave. kur ta shohin shqiptaret se sa thjeshte mbahen keta europianet (edhe kur jane milionere prej verteti), do te heqin dore prej tangerllikut."

Absolutisht e vertete!

Nje shembull: Une kam nje mikun tim australian qe kam punuar me te per 12 vjet!  Ai ka shtepi ne Melburn, Ne Sidni, ferme 20 ha ne Australi. Ka shtepi 5 kateshe ne Angli dhe nje shtepi pushimi ne France(Burgundy).

Tani imagjino - Tavolinat/stolat qe ka ne kopesht jane IKEA dhe kur e takon ate ne fundjave ne shtepi rri i veshur me bluse me menge te grisura (ne syte e nje "jevgjiti" nga ata me lart ne artikull) ai do te ishte nje idiot! Ai ka nje vajze 17 vjecare dhe ajo nuk eshte lejuar te beje pazar per rroba jo me shume se 50 paund ne muaj, ne qofte se ajo do me shume te punoje per weekend sepse ai do qe vajza ta provoje sa veshtire eshte te nxjerresh lekun!

Ndonjeri nga ju do te thote sa i shternguar qenka ai! Jo ai nuk eshte i shterguar fare se i ka paguar shkollen private vajzes ne shkollen me te shtrenjte ne Angli qe ne moshen 2 vjecare por ai nuk e lejon dhe e edukon vajzen te mos harxhoje lart e poshte si idiote!

Etj etj - histori e gjate qe coje ku ta cosh perfundon tek truri! smiley

hint number 1: C-class nuk tregon qe je i pasur. C-class eshte lloji me i keq i mercedesit dhe kush ka C-class is at most low to middle class citizen with good intentions smiley

hint number 2: jepni karta krediti si dyqan, ku njerezit mund te blejne cfare te duan dhe paguajne keste mujore. Ne kete menyre mbledh dhe interesin dhe nuk ka perse te ankohesh per vonesat. Per sa kohe qe nuk i mbledh borxhet dhe ia shet nje kompanie te trete, je ne rregull.

haha - shqiptari dhe ne amerike te veje prape ta mat koken me spango - shef ti klasifikimin direkt ktu. Hahahaha..gjithashtu jam knoq shum kur kam pa sot nje benz 500 me flamur shqiprie..do ishte nai klas i lart ky, upper crust kur i thone. per i cik ama, se benz-i ishte i 92-shit me rrotat qe kishin ik i cik skic ahahahahaha

http://en.wikipedia.org/wiki/Social_class_in_the_United_States - shif i cik ato 'academic class models' o gre-je se po ja ndez kot dhe ti.

hey, only 90% of the ppl trust wikipedia smiley

po ti e do te noterizume kte tabelen apo ca smiley

S'ma ha mendja se sistemi i kartave te kreditit do funksiononte ne Shqiperi.  Aty ke lloj lloj biznesesh qe s'paguajne huate e medhaja qe ju marrin bankave me te medhaja, e ti pret te marresh pagese me gjithe interes nga karta krediti ne Shqiperi.  Ohu do teper kohe ajo gje.  Duhen krijuar agjensi te vleresimit te kredise.  Menyre efikase dhe funksionale per faturimin.  Agjensi mledhse borxhesh.  Gjykata qe japin vendime te duhura dhe qe kane mundesi t'i zbatojne ato.  Formalizimi i ekonomise dhe i pagimit te njerezve etj etj etj etj.

 hint number 2: jepni karta krediti si dyqan, ku njerezit mund te blejne cfare te duan dhe paguajne keste mujore. Ne kete menyre mbledh dhe interesin dhe nuk ka perse te ankohesh per vonesat. Per sa kohe qe nuk i mbledh borxhet dhe ia shet nje kompanie te trete, je ne rregull.

Nje "boutique" i vogel as ketu nuk ka karta krediti, e jo me atje.  Pastaj se mos eshte me e mire mendesia e kartes se kreditit.  Se mos krizat nuk krijohen nga harxhimi me shume se c'ke ne xhep.  Nga "mortgaging" shtepi qe as te takonte ta blije qe ne fillim, e strumbullare te tjera borxhesh qe ka psh ne keto ane ku lulezon mendesia e kartes se kreditit, dhe e borxhllekut ne pergjithesi.  

Ky artikull me cuditi; kisha nje fare ideje, se kusherira ime ka nje dyqan nga Blloku, dhe nje dite erdhi nje grua qe sa lau 1500 euro qe kishte "borxh."  M'u duk shume e madhe per te pasur borxh ne nje dyqan.  Keto shifra qe jepen ne artikull me duken cmenduri.  

Per dyqanet eshte praktike e keqe.  Mund te blesh dicka me keste, ama mallin e merr pasi ke paguar te gjitha kestet, asnje minute me pare.  

Mendesia e kartave te kreditit eshte mire per tregtarin, se xhaxhi interesi qe eshte diku nga 7 deri ne 36 perqind dhe qe grumbullohet cdo dite nqftse nuk e paguan ne kohe, gje qe do i'u a nxirrte nga hunda shpenzimin 10 000 eurosh te papaguar per 1 vit grave apo dashnoreve te deputeteve. smiley

nuk e kuptoj ankesen e dyqaneve... mendova se ishte kostoja e voneses se pagese... interesi do i zgjidhte ankesat smiley

Ju a jap me sigurine me te madhe qe keto boutique kryejne evazion fiskal ne permasa te medha. Pra mund te raportojne se bejne te themi 1 milion leke xhiro, nderkohe qe ne te vertete bejne 10 here me teper. Ketyre qyqaneve ju leverdis shitja "nen dore" pa fature, prandaj i mbajne dhe borxhet te shkruara ne letra bakalli. Eshte e vertete se shpesh klienti i pasur nuk ka cash per momentin, por sigurisht qe ka karte krediti (qe aktualisht te ofrohet shume lehtesisht nga shyume banka ketu), por kjo nuk i leverdis boutique-ave se i rrit xhiron (hyrjet) ne llogarine e tyre bankare. Prandaj, ju intereson te veprojne ne kete menyre derisa ndoshta ta pesojne keq kur borxhelinjt te mos ju kthejne borxhet informale.

Ne Shqiperi eshte e cuditshme por po i dhe borxh dikujt, rrallehere ti kthejne megjithese mund te jene edhe me te pasur. Se kam fjalen vetem per 100 apo 200 euro, se keto s'diskutohet qe se s'ke per ti pare me, por edhe kur ben gafen dhe i jep te njohurit tend (qe eshte ne veshtiresi per momentin)  shuma me 3 zero e larte ai s'ka per te pas asnjehere mundesi per ti kthyer, pasi eshte duke blere shtepi, makine, dyqan, toka etj dhe i duhen parate. Ndihmoje po deshe dike ne veshtiresi dhe ke per ti humb edhe paret edhe "mikun", ne 50% te rasteve

pse sthu ti na fike fare...

Pse i ke dhene borxh ndonjerit edhe po pret qe ai ti ktheje vet ??

o daku po leje se nuk folet pa e njohur situaten, kjo puna e lekve esht mir te mos perzihesh se esht si puna ne lidhje dashurore smiley kur te thon si te duket ajo goca

 shifni pak njerin nga milioneret me te medhenj te botes akualisht Steve Jobs i dale dje, diten e inagurimit ne treg te iPad -it.

se sa thjesht mbahet. jo se nuk ka frak, por kete e vesh vetem kur ja kerkon ose kuvendi.   

www.iphon.fr/public/2010/Q2/steve-jobs-palo-alto.jpg

Steve Jobs ka ca vjet qe vesh po i pal rroba. Shif sa faqe sci fi jane tall me Jobs per ket pune. Te jesh i thjeshte sdo te thote te vishesh vk.

"Thjesht" s'domethene "lire" medoemos, perndyshe fundet e Prada-s do i kish marre lumi.

ky fenomen qe pershkruhet ne kte artikull nuk eshte vetem shqiptar. ne te gjithe boten ka njerez te tille. e perbashketa e ketyre njerezve eshte se te gjithe jane capacula, horra. jane njerez qe se kane kulturen e parase, as te pasurise, qe skane aftesite per ti fituar ato. shumica jane barkthare e kokboshe te bere te pasur pernjehere, pa e merituar. jane mitomane, te brejtur nga deliri madheshtise. sjane te paret e skane per te qene te fundit. 

E kemi thene shume here ore lefty qe ne nuk kemi elite ne kuptimin dhe permbajtjen qe kjo ka ne perendim, me stilin, sharmin, edukaten, kulturen, fisnikerine etj. qe kane keta njerez. Ne kemi ca barkthare qe ju ka rene "bingo" dhe kaq.

Më erdhën një ditë në butik dy gra deputetësh, morën disa palë këpucë dhe pas dy muajsh u detyrova t’i merrja vetë disa herë në telefon t’u kërkoja lekët. Që atëherë kam vendosur të mos e bëj më. Më mirë t’i humbas ata klientë, s’kam ç’i dua. Po nisën të mësohen keq, do ta bëjnë përsëri”.

Shiko cfare hall i madh i ka zene deputetet nga grate!

Njeri grup nuk luan nga istikami ne parlament (nuk i hap kutite) se grate u kane thene "po i hapet kutite dhe humbet punen jeni te divorcuar automatikisht". smiley

Po ashtu atyre te PS grate u kane thene - "atje te rrish ne rruge ne te ftohte deri sa te hapen kutite se perndryshe nuk ta hap deren e shtepise ne darke!" smiley

Hmmm puna e kutive paska qene me e thelle! Jo me kot ER krijoi organizaten e Grave Socialiste ne Durres kohet e fundit! smiley

 

duhet me qene mazokist me lexu ket shkrim...moda, borxhet ndaj butikeve, ndertues qe duan me pagu me apartamente, gra deputetesh qe refuzojne me pagu - kto po qe jane probleme qe vlejne diskutim...

Bredharak, ne fakt ke te drejte shume.  Mund edhe te ndryshojme subjekt diskutimi 180 grade:

Bulqizë, fëmijët shpëtojnë nënën, piu fotoksinë nga varfëria  

BULQIZË- Këta fëmijë u tronditën kur panë nënën e tyre me helmin fotoksinë në duar, pasi menduan që pas vdekjes së babait 2 vjet më parë, fati i zi do ti merrte edhe nënën.

I gjithë fshati Dragut në Fushë-Bulqizë, u mblodh menjëherë në banesën e varfër të familjes Rrina pas britmave dhe ulurimave të fëmijëve që kërkonin ndihmë, pasi menduan se nëna e tyre po pinte fotoksinë.

Korespondenti ynë mësoi se shkaku që po detyronte këtë nënë të re të linte jetim fëmijët e saj, ishte varfëria ekstreme, mungesa e plotësimit të ushqimit ditor, mbetja e ve pas vdekjes së të shoqit, 2 vjet më parë.

Dëshmitarët për tentativave për vetëvrasje kanë qënë edhe të afërm të tjerë të familjes. Më tronditëse në këtë histori është edhe fakti që fëmijët përvec varfërisë tashmë jetojnë edhe me ankthin se nëna e tyre mund ti japë fund jetës dhe ata ndjehen të pafuqishëm për të ndëryshuar fatin e tyre. E vetmja gjë që ju mbetet për të bërë është apeli drejtuar atyre që e lexojnë këtë histori, që dikush të ndihmojë sadopak në ndryshimin e kësaj gjendjeje dhe rikthimin e shpresës.

_____________________

Kontrasti i subjekteve eshte makabritet mazokist ...

ket lexova qepare Monda dhe kur lexon ksi lajmesh cdo gje qe ka te beje me moden apo kto "revoltat" e shitseve kur dikush kerkon t'i paguaje me apartament te duket sikur tallen. Eshte njesoj kur ndrron kanalet e TV dhe shef BBC qe ka nji dokumentar mbi femije qe vdesin ne Sudan sepse nuk kan c'te hane (shef nji 4 vjecar qe peshon sa nji 4 muajsh) nderkohe qe te MTV, nji buce qe nuk di sa bejne 1+1 e shan te atin me rob shpie sepse i ka ble nji mercedes te zi per sweet 16 (kjo e donte pink mercedesin...)

He-he, ti mire e ke, por ne fakt njera ka lidhje me tjetren ne te dyja rastet. Tek e lexon artikullin njera nga gjerat qe te bejne pershtypje eshte: ku i gjen nje shqiptare 30 mije euro qe t'i shpenzoje vetem ne veshje? Nga e  ka burimin nje sasi kaq e madhe likuiditeti?

ndersa mua me ben pershtypje ironia qe keto revista si ANABEL po luajne rol kyc ne investimin dhe konsumin e imazhit (consumption of appearance.) si nuk u kujtua fare autorja qe lexuesit e saj  (ndoshta ne nje nivel me poshte milionereve qe permend) jane futur borxheve, jo doemos financiare, per te mirembajtur/imituar nje imazh sa me te perafert me bukuroshet dhe stilin e jetes (life style) sic paraqitet ne reviste, ku shpesh here dalin keto milionerkat. monkey see monkey do!

Nuk eshte dhe aq e cuditshme. Ne fakt shkrime te tilla e ndihmojne revisten, pasi rehatojne publikun kryesor te saj, qe jane femrat e shtreses se mesme te ulet, ato qe shohin, por nuk munden... Te dish qe ato qe munden jane hallexhesha, ne fakt te ben te ndihesh mire, te komforton me varferine tende se thuaj qe te gjitha paskan halle...

Sa i perket problemit, s besoj se eshte problem real i shtresave te larta. Eshte problem i barazueshem me ate te Naomit qe thoshte se klasa punetore ben seks me mire...

Dmth jane ngushellime, vertet qe ju s keni buke te hani, po ama beni seks me mire. Vertet qe ne vishemi me ar e me diamante, po borxhe i kemi te gjitha, jemi ne prag te falimentimit... ne fakt asgje s ndodh, vijon jeta si me pare, the rich get richer etc etc

Pash zotin Sol, me gjithe mend mendon se nje vajze nga fshati blen kete Anabelen, a ku di une si quhet? Mendon se vertet Naomi e vret mendjen te ngushelloje klasen punetore?

 si socialist qe eshte soli i sheh problemet me syrin e tij. 

ndersa klasa punetore ben seks mire vetem kur i bi ne dore ndonje pasanike si naomi (qe te gjoret e enderojne, se grate e tyre i rrafin me grushta me te shumten e kohes), qe pare ka, tru per ndonje gje me te ngritur nuk ka, keshtu gjith mendien te seksi e ka. por ato me te cilet ri, e kane mendjen per gjera me te fisme se kaq, plus qe maomi u duket jevge (jo se eshte e zeze heee) pasi e kane me te larte sesa ajo nivelin dhe shijen e mire mbi gjerat.

 

 

Jo, nuk e blen nje vajze nga fshati. Ne pergjithesi blihet nga mesogra te deshperuara dhe nga adoleshente plot endrra neper qytete - 90% ne Tirane.

Ndersa sa per Naomin, apo per kete autoren ketu etj etj - Nuk kane nevoje te vrasin mendjen. Kur ti shkruan te Sporti Shqiptar, nuk ka nevoje te planifikosh gjate se per cfare do te shkruash, apo per stilin...

Keshtu, industria e medias tashme i ka percaktuar binaret e vet, patterns-at ku ecen. Kete ndac quaje ideologji, ndac stil a ku di une...

Nje prej ketyre binareve eshte i famshem, eshte solidariteti simbolik me varferine, qe shfaqet ose permes pergjithesimit te varferise (klishe e zakonshme), te gjithe jemi te varfer, te gjithe kemi mangesite tona, te tjere duam te tjere na duan me te tjere perfundojme etj etj, ose ne formen tjeter, ne ate te ekzaltimit te "virtyteve" te varferise, virilitetit, qashtersise, austeritetit, pasionit etj etj. Pak a shume kete binar e ndoqi dhe propaganda naziste ne gjermani, qe ndertoi nje opinion te pergjithshem qe perbuzte jeten borgjeze, tregtarin e vogel, apo artistin, apo komoditetin, dhe i beri thirrje njerezve te kthenin koken nga jeta "e bukur", plot sakrifica e virtyte e "heimat-it". Kete psh, ben krishterimi me ate thenien e famshme, qe ne mbreterine e qiejve te fundit do te jene te paret, e te paret te fundit, dhe qe te pasurit medemek do te kalojne ne brime te gjilperes... dmth e gjitha perkthehet, mos e vritni mendjen, se dhe ata qe jane mire, pisk e kane punen. Por te lutem, mos me pyet nese cdo prift kristian e mendon kete kur psallton...

PA, me hape ca pune.  Nuk e dija c'ishte kjo reviste, dhe e shfletova online.

Pershtypja jote me kujton nje bisede para ca kohesh, me nje shoqe qe jeton ne Shqiperi.  Kur mundohesha te shfajesoja revistat si Vanity Fair etj apo dhe analoget e tyre ne Shqiperi (keto te fundit ne hava, sepse nuk i njihja.)  Per faktin se shpesh here, kane shkrime editoriale nga pena te njohura per ceshtje te rendesishme te shoqerise; dhe jo vetem per "gender related issues".  

Ndersa shfletoja "Anabel" ... me keqardhje, dhe me vonese i jap te drejte asaj shoqes qe nuk shikonte asgje pozitive ne revistat ne Shqiperi.  Gjithe ajo reviste, me gjithe ato problematika te femres shqiptare, dhe te mos i dedikohet qofte nje artikull.  

Kopje teper e shemtuar. 

there are worse offenders in the bunch.. my favorite PSIKOSTIL- per nje mendje me te bukur

-- une ne fakt i shfletoj rregullisht se me ka interesuar gjithmone roli qe media te tilla kane ne formimin/transformimin e nje shoqerie aq te brishte sa ajo post-socialiste.

 

 

Po, dhe mos ki dert bash hiç se e kane shkaterruar plotesisht trurin e ketij derr populli. Ia kane thartuar trurin ne ate fare feje sa nuk do te me vinte fare çudi qe ketu te shfaqej ndonje kanibalizem apo ndonje dukuri prehistorike. Mu ne mes te Tirones. Mu ne pike te diellit.

Per media qe kemi ne, do te ishte nje gezim i papershkruar per mua nese Shqiperia do te kalonte nje periudhe 2-3 vjeçare ne erresire te plote, e kam fjalen erresire elektrike. Jam i sigurte se pas ketij terri do te lindte drita.

Dhe nje diçka tjeter : ketu sharlatanizmi eshte ngritur ne sistem. E sheh kudo : ministri, presidence, bulevard, TV, radio, internet, ne djall e te bir.

Dhe une nuk shoh asnje zgjidhje, ketu eshte me e keqja. Ose e shoh nje, por me duket radikale : grusht shteti nga nje grup hunjsh qe s'marrin vesh fare nga teknika, ose shkurt fjala, grusht shteti nga nje tufe parmendaresh. Ama nga me te ashprit. Po nuk vajtem dhe njehere ne epoken e shellires ne erresire, thjesht me zjarrin e vatres, pisk do ta kemi. Na duhet nje riformatim i uindosit. Me rrenje.

 Mire se erdhe! Shume dakord me ty.

shih si bie dakort kjo Sofia me ty o Hurbinek se ai "RIformatimi" qe permend ti i kujton modelin komunist te E. Hoxhes. Megjithese jo te barabarte por te pakten bejlereve, agallareve, latifondisteve dhe tregtareve te medhenj etj. ju tegoi vendin komunizmi.

@ Sofi,

Mire se te gjeta.

_____________

@ Metropolitan,

Mua mos me ngaterro me kesi gjerash : ketu, balliste e komuniste, fashiste e marksiste, te rinj e te vjeter, burra e gra, tullace dhe flokeleshe, çalamane dhe ne dy kembe, te gjithe keta jane bere per t'ua ndare mamaken nga i pari tek i fundit, duke ia nisur nga mua te parit e duke perfunduar tek Sofia. Ketu truri ka marre arratine. Ka lene thjesht zgavren bosh te kafkes dhe shendet e te mira. Po qe se duhet bere ndonje atentat atdhetar, ketu nuk di nga t'ia nisesh : nga nje qytetar i thjeshte apo nga presidenti. Me nje fjale, lum kush ka gjetur ndonje shpelle dragobie diku per t'i shtyre ditet e veta rehat, dhe qe te shurrose lirshem nga maja e kepit.  

@Monda:Gjithe ajo reviste, me gjithe ato problematika te femres shqiptare, dhe te mos i dedikohet qofte nje artikull. 

Nuk shiten problematikat, ato jetohen perdite. Shiten endrrat per luks, mode, fame, sukses, trup te bukur, mashkull te bukur, bukur..bukur

gjithcka shkon bukur. Ti do me i fut ne krize tabloidet qe na zbukurojne jeten?
 

Avash mer avash, se nuk futet Vanity Fair ne te njejtin thes me Cosmo-n, Elle, etj. Une s'kam pare ndonjehere per vete ndonje shkrim per "ceshtje te rendesishme" tek Cosmo. (Granted, s'jam i abonuar te Cosmo...) 

Dhe nuk jam dakord qe Anabel apo revista te ngjashme jane doemos "te keqija". Sigurisht qe inkurajojne konsumerizem, po te njejten gje ben televizori, kinemaja, interneti, kenget e Lady Gaga-s, etj. Na habitët me këto argumentat puritane (Hurbi këndej poshtë, me ty e kam). S'i ka ngelur revistave për të "prishur" mendjet qelibare shqiptare. 

Une mbaj mend qe kur isha 13-14 vjeç ne Shqipëri (96-97), vdisja për kaseta "origjinale", 4 mijë lekë copa, kur kasetat normale ishin nga 500 lekë. Blija dhe revista të huaja muzike ose sporti, që shiteshin ose tek Piramida ose tek Adrioni tek Pallati i Kulturës. Edhe këto ishin të shtrenjta, 10-20 herë më të shtrenjta se shqiptaret, po shqiptare atehere ishte vetem Klani dhe ndonje tjeter politke, qe mua s'me interesonte.

I them këto sepse s'jam dakord që fajin për konsumerizmin përtej mundësive financiare e ka Anabel. Kur s'kishte Anabel, unë s'e kisha hiç të vështirë të gjeja objekte statusi që i tejkalonin mundësitë e mia financiare. Dhe s'jam i vetmi. Statusi i individit në shoqëri është shumë i rëndësishëm, si për "milionerët" e artikullit, ashtu edhe për autoren intelektuale jo-milionere, që do të diferencohet nga këta të fundit. Ama, po ashtu është edhe për sol proletarin që njeh hallet "e vërteta" të popullit dhe që do të diferencohet nga elita "liberale" e Tiranës, i.e. autoren e shkrimit.

Anabel, nqs arrin të bëhet revistë serioze e modës, shumë mirë do bëjë. Lekët që do shpenzoheshin për Elle, të paktën një pjesë e lexueseve do i shpenzojë për një revistë shqiptare që punëson shqiptarë dhe që është shkruar në shqip. S'është e lehtë të mbash një revistë në një treg aq të vogël sa ai shqiptar. Për mua, çdo revistë që arrin të mbahet me forcat e veta, pa shantazhe, pa pislliqe, bravo i qoftë. (Vini re, se nuk e kam idenë se kush është pronari i revistës... po supozoj se është e pavarur.)

penar, une as jam proletar, as nuk shtirem si i tille. I ke lexuar komentet e mia, apo eshte me e thjeshte te ecesh pas klishese?

Dhe nje gje tjeter, te thuash qe kushdo ka statusin e vet social, edhe une, edhe ti, dhe gazetarja, dhe milioneri, dhe borxhliu, dhe varfanjaku, dhe punetori dhe i pastrehu - eshte truizem, eshte si me thene qe te gjithe jemi ndryshe, dhe kjo na ben te ngjashem.

Pasi thua kete s'mbetet vecse te shpikesh ujin e vaket smiley

ishte "tongue in cheek". 

nuk po thoja thjesht qe te gjithe kane status, por po thoja qe per te gjithe statusi eshte shume i rendesishem. si per ata qe duan te duken te pasur, ashtu edhe per ata qe duan te duken ndryshe nga pseudo-te-pasurit. 

pra ti po nenvizon nje lloj shtirje.

Dmth mjeku do te duket mjek, punetori do te duket punetor, prostituta do te duket prostitute, politikani do te duket politikan... i pasuri do te duket i pasur etj etj. Sipas nje filozofie, sa me shume e sa me mire te luajme nje rol (ate te doktorit, punetorit, prostitutes etj), aq me te vertete dhe aq me te sinqerte jemi. Se ne fund fare para kujt po e luajme ate rol, nese jo perballe nje tjetri simbolik, te imagjinuar nga vete ne, qe jemi te sigurt qe nuk ekziston.

nuk eshte ceshtje shtirjeje, medoemos, eshte mbi te gjitha ceshtje identiteti: me ke duam te identifikohemi. Pyetje e lashte sa edhe vete njerezimi - Pergjigja asnjehere e thjeshte.

 Faleminderit Penar, 

Me bukur se ty te siguroj se s'do t'a kisha shkruar. Me vjen mire qe shkrimi im ngjalli debate, por me vjen keq qe njerezit te cilet jetojne pertej oqeanit mundohen te ulin poshte nje pune te madhe qe behet, ne kete rast me revisten "Anabel". "Anabel" eshte reviste e paster mode dhe une si pronare e saj (pavaresisht se me pelqen te therritem kryeredaktore) ne kete fushe jam perqendruar dhe nuk kam ndermend te krijoje nje Vanity Fair apo nje New Yorker apo nje New Republic (feel free te rendisni revista te tjera me shkrime prej Pulitzer) kur nuk e kam si synim. Kjo reviste eshte per femrat qe duan te kujdesen per veten, edukon lexuesin shqiptar se si te vishet, si te lyhet, si te prezantohet tek te tjeret ne varesi te situates dhe vendit, eshte e vetmja me fashion editor dhe bazohet teresisht ne prurjet e tregut shqiptar. Nuk eshte reviste pa nivel sepse as une nuk e quaj veten pa nivel, as fotografi (nder me te miret ne Shqiperi), gazetaret, graphic designer etj te cilet kane vite eksperience mbi shpatulla, ndaj deklarata te tilla jane shume ofenduese. Jo vetem per revisten time, por per kedo qe punon shume dhe deshiron te beje dicka ndryshe ne treg. Une kete rruge kam zgjedhur, por tregu shqiptar ka vend per gjithcka; ka revista psikologjike, ka revista me tema sociale, ekonomike, politike you choose...

Ju faleminderit,

Dalina Buzi

 

I budallallepset njerzit me keto revista.

ironia qe keto revista si ANABEL po luajne rol kyc ne investimin dhe konsumin e imazhit (consumption of appearance.) si nuk u kujtua fare autorja qe lexuesit e saj  (ndoshta ne nje nivel me poshte milionereve qe permend) jane futur borxheve, jo doemos financiare, per te mirembajtur/imituar nje imazh sa me te perafert me bukuroshet

parrulla. say no more. you just scored.

burimi i ketej problemi eshte me i thelle se ajo palltoja 1200€; jane vlerat e shqiptareve qe vendosin standarde shoqerore ne baze te aparences, dhe kjo shihet edhe te shtresa e mesme, jo vetem te keta ta pasurit fallco. nqs shtresa e mesme vishet me Lacoste dhe rri kafeneve gjithe diten, ata me siper detyrimisht do forcojne statusin duke veshur haute couture. kini parasysh qe 'borxhi' apo kredia nuk eshte gje e keqe nqs perdoret me takt dhe vihet nen kontroll.

gjynah qe po e mesojme kapitalizmin the hard way...

Nuk ka shtrese te mesme ne Shqiperi.  Ka shtrese te varfer qe vesh Lacoste fallco te prodhuar ne Turqi, ka dhe shtrese vagabondash pseudo te pasur qe grumbullojne borxhe 10 000 euroshe neper dyqane.

kini parasysh qe 'borxhi' apo kredia nuk eshte gje e keqe nqs perdoret me takt dhe vihet nen kontroll. gjynah qe po e mesojme kapitalizmin the hard way..."

Kredia eshte e mire vetem kur fitimi qe nxirrni nga perdorimi/investimi i kredise e kalon interesin qe paguani tek banka per kredine!

Kredia nuk eshte e mire kur blen nje xhakete 1200 euro me kredi sepse deri ne fund te vitit xhaketa arrin cmimin 1200 X 10% = 1320 euro! Ka edhe banka qe e kane interesin e kredit kartave mbi 25%!

Zakonisht ne kredite e shtepive "mortgages" ky fitim ne raport me interesin e kredise vjen nga ngritja e pritshme (possibly) e cmimit te shtepise me kalimin e viteve!

 

ne nje shoqeri ku njerezit jetojne vetem per tu dukur...eshte normale te funksionojne gjerat ne kete menyre.....

 

 te shemtuarit dhe te paditurit kane nevoje per rroba lluksi. shihini me kujdes popujt, mbahen thjeshte vetem ata qe dine dhe punojne, por qe jane dhe te bukur njekohesisht. 

nje njeri qe e ka treguar veten se sa vlen, si Steve Jobs, (shihni foton qe kam vene me lart) nuk ka nevoje te vishet me Armani dhe kur del ne pazar ose me shetit.

ndersa nje barkderr e injorant, me fytyre turku, (ose gruja e tij e shkurter e me bythe te dala, barkun me pala qe e re, dmth fytyre e trup lugati plot qime) po nuk veshi armani behet t'i peshtysh ne fytyre. armani vetem i jep te shkretve njefare vlere e ben te quhen njerez. 

nuk kane pra si te bejne ndryshe derisa mos bejne perpjekje te zgjuarsohen (se vetem zgjuarsia do ti zbukuroje me te vertete, do ti fisnikeroje qe t'ju shkoje xhaketa e shtrenjte) se edhe me armani prap katundare ngjajne. (shihni ate foton qe kane vendosur tek shtepite e kumarit ku shihen ca te rinj e te reja vesh me rroba t'jashtme.) 

Ato lista jane sekrete, se pari, nuk e kuptoj se si nje pronare apo administratore e nje biznesi te tille i ndan ato me gazetare ku rrezikon te largoje klientelen, e dyta zgjidhja eshte kartat e kreditit te dyqanit, kur eshte i madh ose karta krediti bankash ku keta "milionere" mund te hyjne ne borxh sa te duan por tek banka. Nuk e di por mendoj qe mania per tu dukur, kerkesa per nje jete sa me luksoze nuk eshte vetem tek keta "pasunaret" shqiptare, por edhe tek shtresat e tjera. Kam pasur nje shok qe punonte marangoz, paguhej mire me standarded e ketij profesioni dhe shkonte e bente shopping tek Harrods dhe blinte jeans me porosi qe kushtonin aty tek 700 euro, aq sa i merrte per 10 dite pune apo dicka e tille.

Ti djegim revistat.

Sol-o, po plas nga inoti qi ka rob qe kane aq pare sa me ble pa pagu fare smiley

hallall, nje jete ka robi!

jo ore, se s plas nga inati une, une po them qe eshte normale smiley

inat ka ai qe s'e shpjegon dot, per mua eshte ok situata, nuk pres te jete ndryshe

e di kur kam inat une - kur shoh pabreksat qe merren me pellazgjishten smiley

TeaTime, kam nje pyetje teknike:

A eshte botuar ky shkrim edhe ne revisten Anabel?

 Brad, lol.

i bera nje lexim (ne fakt nje vizite) revistes Anabel: ne faqe te dyte tek editoriali pash dhe Danilen, alamet femre shume elegante. Chapeau ! 

per me teper, pash dhe qe kjo reviste eshte e re, vetem disa numra ka qe eshte krijuar. ma kane "vjedh" per me teper mua idene kur e keshilloja Solin tek ky blog, ka ca kohe, qe te hapte nje reviste per moden (i vetmi terren akoma i pa rrah ne shqiperine e re kapitaliste) ne vend te asaj qe hapi ai, po me llafe koti, per te promovuar socializmin. lol

ndersa sa i perket tematikes, bile dhe stilit te shkrimit, keto rregullohen pak nga pak me pervoje, them.

suksese Anabelit !

 

 

S'me duket nej dukuri e tmerrshme kjo e te veshmes me pare borxh, ne fund fare nuk do mund te vazhdoje gjate, cave do u dalin petat, ca te tjerave do u falimentojne butiket. Kapitalizmi eshte mbijetesa e me te zotit. Une shof edhe nje mundesi per ca nga keto pronaret per tu bere pasanike duke perdorur "bartering" ose shkembimin ne vend te pageses. Nqs ai ndertuesi ofron 1 apartament ne shkembim te ca mobiljeve, kerkoi 2 apartamente, ose do fitosh ose do e heqesh qafe per fare. Po ashtu kur ajo klientja me pushtet me te cilen nuk duhet ta prishesh kerkon te paguaje pas 2 muajsh, vendos data fikse. E di qe eshte shume kollaj te japesh keshilla sic po bej une, por them qe kto butikset e kane zgjedhur vete kete menyre mbijetese dhe bile edhe e kane krijuar vete. Ne thelb te gjithe kesaj marrdhenieje butik-klient qendron mossinqeriteti i te dy paleve ndaj njera-tjetres, nje tipar ky qe sa vjen e theksohet ne ambientin e "kapitalizmit" shqiptar. Asnjera pale nuk ka as minimumin e integritetit.

 Dhe nuk jam dakord qe Anabel apo revista te ngjashme jane doemos "te keqija". Sigurisht qe inkurajojne konsumerizem, po te njejten gje ben televizori, kinemaja, interneti, kenget e Lady Gaga-s, etj. Na habitët me këto argumentat puritane (Hurbi këndej poshtë, me ty e kam). S'i ka ngelur revistave për të "prishur" mendjet qelibare shqiptare.

Anabel s'paska qellim te kopjoje Vanity Fair?  "Fair point."  Ndonje peshk ne Shqiperi ka mundesi te me jape nje reference te nje reviste qe eshte e ngjashme me aq sa jane mundesite me Vanity Fair?  Mbase jo Vanity Fair, por edhe Glamour, qe ne cdo numer inkuadron dhe artikuj jashte "modes".  Apo nje faqe me thenie te femrave te njohura.  Apo seksioni "my hero" etj.

Flm paraprakisht.

@ penar per citimin me lart: inkurajohet konsumerizmi the.  Sigurisht.  As nuk po i afrohem puritanisht pro-kondra konsumerizmit.  Tani kthehemi tek pika e PA, qe eshte hipokrite atehere qe pronarja e nje reviste te tille qe inkurajon konsumerizmin te ankohet per konsumerizem.  Une as qe e dija qe znj. Buzi, shkruesja e artikullit, eshte kryeredaktorja e Anabel.  Por do s'do kryeredaktorja, konsumerizmi ka pasojat e tij.  Sa me shume e ushqen (ne formen e medias etj) aq me shume kerkon te haje.  

Kuptohet qe nuk mund te fajesohet nje reviste e vetme per konsumerizmin e percunduar me lart, apo per ekstremin e anes se tjeter, dmth per realitetin ne Shqiperi.  Ama, marre ne teresi, luajne rolin e tyre.  

@ znj Buzi.  Flm per pjesemarrjen tuaj.  Sic thashe me lart, nuk e dija ne komentet e meparshme te miat qe jeni kryeredaktorja/pronarja e Anabel.  Flm per sqarimin e qellimit te revistes/biznesit tuaj.  E shtova fjalen biznes per te thene se pranoj paraprakisht qe askush nuk ka te drejte t'iu urdheroj se c'do beni me biznesin, investimin tuaj.  

Megjithate, nese me lejohet, do sygjeroja pak a shume ato qe permenda me lart.  Nje reviste e modes, dhe sic thate dhe vete e modes/bizneseve shqiptare, me nenpunes shqiptare etj (mgjth reklamat ne te ishin me stilist dhe marka te huaja) mendoj se eshte mire te kete dicka me teper per femren shqiptare, duke pasur parasysh situaten.  Nuk do e demtonte revisten, perkundrazi. 

Gjithesesi, eshte e veshtire te mos thuash qe kryeredaktorja e Anabel, dhe autorja e artikullit me lart, nuk kane konflikt interesi. 

 

 

Jam dakort me Monden, ne fakt doja ta ftilloja kete muhabet kur ishte ne linje edhe zonja/zonjusha. Per te qene korrekte hapa revisten online dhe e shfletova mesa munda.

Edhe brenda profilit te revistave te te njejtit lloj, revista me duket pa bosht. S'ka reviste mode ne bote qe te mos kete per bosht qofte edhe nje shkrim te vetem "pak me serioz".

Per te mos folur pastaj per profesionalizmin e stafit qe, sipas kryeredaktores, qenka i perbere nga profesioniste. Revista eshte plot me gabime gjuhesore dhe fjale te huaja veresije. Fotografet qe punojne aty mund edhe te jene fotografe me pervoje, por fotografet e modes jane race tjeter. 

Edhe nje pyetje te fundit: a ka stylist ne bote qe te veshe me fustan te bardhe, me prerje te ngushte dhe pa menge nje femer tg. 48-50 ?

Nese doni t'i ushqeni njerezit me luge te zbrazet, s'jua ndalon dot kush, vetem gjeni nje luge sa me te bukur te pakten. 

 me vjen keq te pohoj gjithashtu qe kjo revista qe kryeredaktorja e quajti qe eshte e perbere  nga  profesioniste; nuk ka gje te perbashket me profesionizmin. te pakten per sa i perket fotografise qe eshte shume pak profesionale per nje reviste te  vetequajtur mode. mund te thuhet qe eshte ndoshta me mire se nje pjese e madhe e revistave shqiptare, ama une nuk shof ndonje foto profesionste, perkundrazi  imitim diletantik te fotove te tjera te modes. perpunimi i fotove digitale me photoshop eshte veper e nje femije 9 vjecar qe luan para kompjuterit, dhe ska asgje te perbashket me vepren e nje fotografi profesionist mode ose lifestyle, epr te mos folur pastaj per make-up artist, me ate lloj make up qe ju ben personazheve qe pozojne per fotot.

ndoshta une kam standarde te larta ne kete drejtim, si njohese e mire e kesaj fushe, ama do ishte me e ndershme te thuhej: qe po perpiqemi te bejme nje reviste qe paraqet moden shqiptare, dhe jo te na e shisni diletantizmin kapitalist per profesionalizem.

 

per sa i perket ketyre bleresve milionere me lista, me vjen epr te qeshur, e me kujtohet nje bisede e tille ne tirane ne nje tavoline fqinje ku dy gra po i mburreshin njera tjetres per  nje teme te tille. 

 Alba do te doja te pergjigjesha shume sidomos per kete "dilentatizmin kapitalist", sic perkufizon punen tone, por nese nuk ke lexuar asnje reviste te "Anabel" si mund te ta shpjegoj? Te gjykosh grimierin, fotografin apo artistin e make-up-it tone eshte njesoj si te them une qe ti nuk merr vesh fare nga kjo fushe. Po une s'e them se nuk e njoh punen tende, e njoh aq shume sa ti njeh punen e fotografit te "Anabel". Sa per informacion, ai ka botuar fotografi edhe tek revista franceze "Photo" e cila jam shume me sigurt se e njeh mire fotografine dhe e dallon nga photoshopi i 9-vjecareve

Kam komentuar me lart por nuk e dija qe artikull-shkruesja eshte edhe kreayredaktore e revistes ne te njejten kohe!

Une do te thoja qe eshte kenaqesi qe shkruesja e artikullit dhe ne te njejten kohe kryeredaktore e revistes nuk e fsheh identitetin e vet por shprehet hapur se kush eshte se cfare mendon. Po ashtu e vleresoj qe ajo eshte e gatshme per tu pergjigjur pyetjeve dhe opinioneve te ndryshme ketu! Urime per kete znj Buzi dhe pa dyshim na duhen me shume njerez te kesaj kategorie (nga mentaliteti e kam fjalen).  Per te mos u keqkuptuar - une nuk e njoh fare znj Buzi dhe per here te pare e degjoj qe ekziston nje reviste me emrin "Anabel"!

Per mendimin tim - kjo reviste duhet pare si nje produkt i ri ne market! Eshte pikerisht marketi (si cdo biznes tjeter) qe ose e lejon kete reviste te mbijetoje ose e eleminon!  Padyshim disa mendime kritike nga komentet me lart do ta ndihmojne znj Buzi per rritjen e cilesise se biznesit te saj. Si gjithnje cilesia eshte nje proces ne progres.

Per mua suksesi i cdo njeriu me pasion dhe qe punon fort per te arritur qellimet e veta eshte i admirueshem! Suksese "Anabel"!

PS. Ne te gjithe duhet te kemi parasysh qe marketi eshte gjykatesi final per suksesin tone. Shkoni me kete se nuk dilni keq (pervec atyre qe nuk besojne ne free market kuptohet).

Se pari komplimente Dalines. Shkrim shume i mire. Me duket shume interesante tema e gjetur, me doza te mira te infos, ironise dhe pasqyrimit te kontrasteve sociale. Dhe asgje te keqe nuk shoh ne zgjedhjen e saj per te shkruar per kete kategori listash. Ne fund te fundit artikulli fillon pikerisht me permendjen e atyre listave te dhimbshme, qe ngrene peshe shpirtrat tane prej qytetaresh te ndjeshem. OK. Ja ku u permbush "detyrimi" social.

Dalina ka cdo te drejte te shkruaje per ate cfare sheh nje dite te bukur nga dritarja e vet dhe besoj se askush nuk ka te drejte t'i thote "Jo, e dashur ti ben mire te shkruash vetem per ate qe une do doja te kundroja nga dritarja ime". Nuk i mungon hic shtypit tone raportimi, informimi, komentimi, analiza, opinioni etj., etj. per te gjitha hallet e low-middle class. Perdite  groshe hame...se hengrem nje dite mish nuk behemi kanibale.  

Me thene te drejten e kam te veshtire te kuptoj gjithe keto sterhollimet e komentimet qe fillojne nga klithmat paragjykuese per autoren(po keto nuk ia vlen as te numerohen se jane ne nivel batutash te telenovelave) dhe perfundojne me filozofime mbi cytjen e konsumerizmit apo me konfliktin kryeredaktore/botuese e revistes vs autore e shkrimit.

Nese ndokush tenton ta trajtoje si problem etik, me duket sforcim. E c'te keqe paska nese nje fenomen qe e pikas ne cilesine e botueses/kryeredaktores se Anabel, e shkarkon si shkrim ne nje te perditshme?

Se fundmi, ky imponimi ose ndrysho stilin e revistes, ose kufizohu ne ate qe shkruan, nga individe qe e fillojne diskutimin nga standarti i shtypit te lire, me duket paksa hipokrizi. A ju thone gje togfjaleshat: mendim i lire, fjale e lire, treg i lire, zgjedhje e lire? Ka per te teereeeeee. Zgjedhja sipas deshires dhe mundesive pastaj...

Me thene te drejten e kam te veshtire te kuptoj gjithe keto sterhollimet e komentimet qe ... perfundojne me filozofime mbi cytjen e konsumerizmit apo me konfliktin kryeredaktore/botuese e revistes vs autore e shkrimit.

Nese ndokush tenton ta trajtoje si problem etik, me duket sforcim...

Te duket sforcim se e ke te veshtire ta kuptosh?

Se qendrimi i Penarit mbi revisten - dmth mos ia mvshni kesaj fajin e konsumizmit se dhe Penari kur ishte i vogel blinte kaseta pa lexuar "Anabel-in" eshte si me thene, mos ia mvishni feve pergjegjesine per aktet religjioze, sepse dhe pa fe njerezit do te qene religjioze. Konsumizmi eshte "lifestyle", dhe ka altaret e veta ku celebrohet. Nje nder keto altare jane revista te tilla.

Parrulla Armiqesore e dha nje kendveshtrim goxha te mire sa i perket koherences qe mungon ne qendrimin qe mban artikulli ndaj fenomenit. Pastaj, a ka te drejte te botohet e te shkruhet, natyrisht, askush nuk ia diskuton kete te drejte... une s'ia njoh as fotot, as artikujt, diskutoj mbi kete artikull, qe me duket se i ka disa probleme (ne rast se pretendohet te tejkalohet ideja e pershkrimit te natyres se vdekur dhe synohet thellimi te fenomeni, shkaqet e pasojat).

 

... dmth mos ia mvshni kesaj fajin e konsumizmit..."

Me falni qe po ju nderhyj ne muhabet per nje sqarim i vogel per hir te muhabetit!

Sic dihet ne cdo market ka dy pale - biznesi ne njeren ane dhe konsumatori ne anen tjeter. Tani ne kuptimin social konsumizmi konsiderohet si fenomen negativ! Por ne anen e biznesit konsumizmi eshte aq jetesor sa shumica e bizneseve kane nje departament te vecante per kete (marketing) qe kerkojne tu mbushin mendjen te blejne produktet e kompanise! Me pak fjale kerkon per "viktima" qe jane gati te paguajne per produktet e kompanise. Ne tregun e lire (free market) kjo eshte krejtesisht normale!

Tani shtohet pyetja a eshte marketingu nje gje negative? Per biznesin jo, kurse per konsumatorin mund te jete! Tani si ndreqet kjo pune? Ka ligj qe rregullon mardheniet midis konsumatorit dhe biznesit ku midis te tjerash thuhet:

"Biznesi eshte i detyruar te shesi produktin ashtu sic pershktuhet ne reklame dhe nuk ka te drejte te detyroje klientin te bleje produktin".

Klienti te mbledhe mendjen dhe te bleje VETEM cfare i duhet dhe "ti shtrije kembet sa ka jorganin" - dhe kaq! smiley

 

Marketingu me ane te "modes" eshte nje nga format me efikase per planifikimin e skaduar tek veshjet e me radhe.  Nje pale kepuce qe jane krejt ne rregull, nje fustan qe eshte i hyr e i dal ne pastrim kimik e s'e ka gjet asnje gje e keqe, nuk vishet me, sepse vjen sezoni i ri dhe keto s'bejne me e hidhen/varen tutje.  

Po luaj "devil's advocate".  Mua me pelqejne kepucet/sandalet, tip fetish me nje fjale, dhe i blej ca si teper.  Rrobat pastaj, i blej sipas midese sime dhe jo sipas modes se radhes.  

Megjithate, te qenit ne mode, detyrimisht eshte konsumim, skadim i dickaje qe ishte ne mode dje, e qe jo se ka skaduar pe verteti.  

Marketingu me ane te "modes" eshte nje nga format me efikase per planifikimin e skaduar tek veshjet e me radhe."

Spot on! Me bukur nuk mund te thuhet! "

Pastaj varet "sa e ha klienti kete kumbull te tharte" smiley

Do korrigjuar me lart: "skadimi i planifikuar".  Na mori mendjen anglishtja e memenjerkes smiley

Ke digjuar ndonjehere per John Kenneth Galbraith?  Besoj se do te pelqente...

Sol, s'me pelqen fare ky lloj ping-pongu, por me duhet te ta shkruaj se nuk me duket ky rasti per te aplikuar metodologjine e politikes shqiptare(p.sh) per te formuluar argumentat e tu. Retorika te llojit "Te duket sforcim se e ke te veshtire ta kuptosh?" ti pa diskutim, je i lire ti perdoresh, por nese konstatoj se per ti formuluar ti manipulon mendimet e mia, s'me mbetet vecse te them se kjo me duket nje "cheap shot".

Ti pretendon se do te diskutosh mbi kete artikull, por nga ana tjeter shetit(le te themi si bleta) lule me lule duke u shprehur per inkoherenca te artikullit(botuar ne nje te perditshme), me nje reviste mode. Keto me duken xhonglime sa per stervitje. 

Sa per zgjedhjen e lire(apo moszgjedhjen) mendoj se te gjithe duhet ta kthejne thiken nga vetja fillimisht. Ja te tregoj pozicionin tim ne rastin konkret me nje analogji: Une zgjedh te lexoj dhe te mendoj mbi kete artikull te Dalines dhe mbi te gjitha shkrimet e saj, te sjella edhe ketu te PPU. Pergjithesisht per revisten Anabel kam aplikuar moszgjedhjen.

Nga ana tjeter: Une rregullisht kam zgjedhur te lexoj "Gazeten", te mendoj per permbajtjen e saj dhe ta diskutoj me te tjere, ama per ndonje shkrim te Sol te botuar diku tjeter kam aplikuar moszgjedhjen.   

Kaq e thjeshte.

fenix,

ping-pongu ndoshta nuk eshte i bukur, po nuk eshte bukur as te permendesh "sforcime" kur ne fakt debatohet mbi nje argument. Dmth lojen e nise ti, qe kur vendose te paragjykosh te drejten per te diskutuar mbi premisat dhe pasojat e artikullit nen nje kendveshtrim sociologjik apo filozofik, apo dhe me tej politik.

se dyti, koherenca besoj se duhet te jete nje cilesi e vleresueshme dhe e synueshme ne cdo gje qe thuhet apo shkruhet. Natyrisht qe jo gjithnje e jo te gjithe ia dalim te jemi koherente, shpesh jemi paradoksale, pataforike apo bejme tautologji, themi truizma, operojme me klishe etj etj, dhe po aq shpesh ia falim njeri-tjetrin e vetes, po kjo nuk e ben fenomen me pak te korrigjueshem dhe te kritikueshem, sa here qe jepet rasti.

se treti, sic thashe, nuk e njoh zonjushen ne fjale, as revisten ne fjale. as fotografet e designerat e saj. por, diskutoj mbi artikullin, dhe nese kjo nuk eshte kuptuar, duhet te jete problemi im ne te shprehur. te falenderoj qe blen gazeten, dhe te nxis t'i diskutosh, kritikosh sa here qe te kesh interes, ne kete menyre ndoshta me ndihmon mua, ndoshta ndihmon lexuesit, ndoshta veten. per mendimin tim kritikat nuk jane te ndershme apo te pandershme, jane kusht i domosdoshem per te ngritur kulturen personale dhe shoqerore. nje nga arsyet qe une i jap nivelit te ulet te mediokritetit shqiptar eshte pikerisht barriera qe i vendoset kritikes, pasi te gjithe kemi te njohur te perbashket, lexojme njeri tjetrin, jemi shoke, etj etj, jemi nje taraf i madh, dhe kjo na ben te jemi "miredashes" dhe "mirekuptues", tolerante ndaj cdo gjeje. Vallai, une kritikoj deri ne sherr shoket e mi te ngushte, me te cilet botoj gazeten, edhe tim vella e kritikoj, dhe marr mbrapsh po aq kritika, dhe ndihem aq i shendetshem sa... dhe gripi me ka frike...

ps. te shetiturit lule me lule eshte nje proces interesant, qe ndoshta do qe mire te aplikohej nga me shume njerez - rendesi ka te ruhet koherenca dhe logjika qe lidh lulen me lulen.

p.s. Po luleve u eshte marre leje ne kete mes?

Se fundmi, ky imponimi ose ndrysho stilin e revistes, ose kufizohu ne ate qe shkruan, nga individe qe e fillojne diskutimin nga standarti i shtypit te lire, me duket paksa hipokrizi. A ju thone gje togfjaleshat: mendim i lire, fjale e lire, treg i lire, zgjedhje e lire? Ka per te teereeeeee. Zgjedhja sipas deshires dhe mundesive pastaj...

Me te njejten vije arsyetimi, atehere shkruesit ketu kane te drejten e lire te mendimit e te fjales dhe patjeter edhe te zgjedhjes, apo te moszgjedhjes (kjo e fundit per shkruesit nga Shqiperia.)

 ajo qe une shoh, eshte se femrat komentuese te me larteme, qe duhet thene jane te gjitha te emancipuara (kjo i ben te udhehiqen vete ne pikepamje mode e te mos kene nevoje per udherrefyes, per rrjedhoje as per kete revisten), jane te gjitha kundra autores dhe njekoheshit pronares se gazetes. 

kur mund naivisht te mendonim, se pikerisht ato duhet t'i ndodhen ne krah autores, ndoshta vetem per faktin qe ajo eshte PRONARE FEMER . gje e RALLE dhe aspak e vogel, sidomos per peizazhin ekonomik shqiptar. aq me teper po te veme re qe tek nje trajtim tjeter, njera kritikon moralin gjysmak te nje pornostari italian, sepse i trajtoi duke i fyer disa aktore si nimfomane. 

pse te luftoje per te mbrojtur aktoret (njerez anonime e pa lidhje te botes se madhe) kjo, per faktin qe jane femra ,e te kritikoje kete shqiptaren qe gjithashtu eshte femer ?

interesante eshte po te mendosh qe keto femrat qe ketu jane kundra femres drejtuese, mungesen e femres ne sferat e larta te jetes shqiptare ja vejne burrave anadollake shqiptare. 

kur ne fakt nuk eshte fare keshtu, mjafton numeroni komentet e ketushme. 

A ka mungese koherence mes Dalines dhe ANABEL?? Une them, shume mire qe ka! ANABEL eshte vetem nje reviste mode. Dalina eshte njeri. S'e perkufizon (as burgos) dot nje reviste Dalinen.

 pse nuk e aplikon te njejten llogjike edhe me Saliun ti ?

dmth ta ndash saliun person fizik nga institucioni qe drejton ?

Eshte shprehje e mentalitet tone otomanizmo - komunist

Me sakte edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjete. Se ne shqiptaret nuk jetojme per vete por jetojme per cfare do te thone te tjeret per ne.

Kujtoni "Karnavalet e Korces", ajo e ashtuquajtura "Pari e Shqiperise" qe kerkonte te shiste mend perpara atyre qe vertet ishin te kulturuar e te shkolluar.

Kujtoni vitet te komunismit ku njerezit hiqnin kafshoren e gojes per te blere nje telivizor Iliria, apo veshur nje bluze te jashtem qe ta vishin e te shisnin p...rdhe.

Shikoni sot jo vetem ne Shqiperi por edhe ketu ne emigrim. Pjatalares qe jetojne ne kushte mizerje dhe me ndihma sociale ( me taksen time dhe tuajen qe punoni) udhetojne me Benz Mercedes te tipit te fundit, dhe kjo vetem e vetem qe kur te shkojne ne mbremjet e shqiptareve apo ne kishe e xhami tu tregojne te tjereve se - " ja ne bejme jete, ju te tjeret qe keni Forde jeni per turp te dheut".

Keta jemi ne dhe aspak nuk kemi ndryshuar te paken keto 100 vjetet e fundit. Me keq as qe duket se do te ndryshojme

Kam vite qe jam larguar nga Shqiperia. Edhe pse kuptoj shqip, prap ky largim me ben te huaj persa i perket shume aspekteve te jetes se sotme ne Shqiperi, ku mes tyre, hyjne edhe shprehjet, ato qe perdorin njerzit ne jeten e perditeshme. 

Desha te pyes se cfare do te thote sot ne Shqiperi, shprehja "me lista" , te jesh me liste (ai/ajo eshte me liste, ata/ato jane me liste) ?

E pashe kete titull duke i hedhur nje sy PPU-se tani ne mengjes.

 

Harrova te shtoj: neqoftese vij ne Shqiperi dhe i them dikujt "une jam me liste", a e kupton ai se une dua ti them se kam borxhe?

Sa kohe keni ju qe jeni larguar? Kjo puna e listave ka qene e njohur si ne kohen e dulles para 1990 ashtu edhe ne kohen e "tulles" pas 1990/91 deri sot!

Desha te pyes se cfare do te thote sot ne Shqiperi, shprehja "me lista" , te jesh me liste (ai/ajo eshte me liste, ata/ato jane me liste)?

" marr me liste ose marrin me lista" - do te thote qe dikush nuk ka leke per te paguar ne dore por e merr buken/qumeshtin/cigaret/rakine etj pa paguar nga dyqani. Pronari i dyqanit u shenon emrin ne liste ketyre klientave te cilet premtojne se pagesa do te behet "se shpejti" kur te marri rrogen ose kur djali/vellai emigrant do ti dergoje ca euro etj!

Me pak fjale eshte nje metode alla-shqiptarce e te berit biznes!
Por sic duket gjenialiteti shqiptar ka shkuar me tej - ku merren edhe sendet luksoze me liste!

... neqoftese vij ne Shqiperi dhe i them dikujt "une jam me liste", a e kupton ai se une dua ti them se kam borxhe?

Jo, nuk ka kuptim fare! Duhet te thuash psh "une e ushqej familjen time me liste" ose "bleva nje BMW X5 me liste" etj smiley

 

shpjegim i lezetshem, sidomos ajo e BMW-se me liste...

 

Flm - hehe "bleva nje BMW X5 me liste"! Ahh albo-koke #-o

Te falenderoj per pergjigjen. Kisha nje dyshim ne te kuptuarit  e titullit. Mendova se kjo kishte te bente me largimin tim. 

Mendoj se me qarte dhe me efikase do te kishte qene : TE PASUR ME BORXHE apo TE PASURIT ME BORXHE ose, BORXHLI TE PASUR, etj.

S'po e gjykoj, se do te thone qe jam kunder femrave me 100 ne ore dhe qe merren me 100 gjera njekohesisht. Me pelqeu ky imazh i femres moderne shqiptare, edhe pse titulli i artikullit nuk qendron dot ne kembe. 

 

 Hahahhaha...wow...Tani po ju flas jo si Dalina por si dikush qe shkruan duke u frymezuar nga gjera, si kjo qe po ndodh ne kete forum. Tani o njerez (ju qe merreni me mua ne kuptimin negativ)...t'jua shpjegoj pak se c'po ndodh ne mendjet tuaja te cuditshme. 

Nje dite nje vajze me emrin X vendosi qe te mos punonte me per te tjere por se bashku me nje fotograf Y, menduan te hapnin nje reviste te tyren mode. Punuan shume, mblodhen stafin, punuan me marketingun, menduan si ta bejne ndryshe revisten duke u bazuar vetem ne prurjet e tregut shqiptar dhe muaj pas muaji perpiqeshin te shtonin gjera, te rregullonin te tjera, te punesonin me shume njerez (korrektore, gazetare, specialized fashion editors) ne menyre qe revista te ishte profesionale. 

Vajza X pervec pjeses qe ishte "truri" i revistes, i duhej te punonte fort edhe me marketingun. Si kreative qe ishte, nuk i pelqente shume te merrej me shifra por ja qe duhej. Takonte pothuajse cdo dite reklamues te mundshem butike, apo kompani te medha. Ne keto takime me kliente, zbuloi nje fakt te cuditshem qe nuk e dinte me pare: Se njerez te pasur, njerez qe ajo i   takonte shpesh ne koktejle e funksione te rendesishme te kryeqytetit, njerez qe ajo i dgjonte shpesh te flisnin pafund per pasurite e tyre neper parukerira etj, njerez qe benin te tjeret te ndiheshin inferiore, ishin te papergjegjshem me ta per shkak te lekeve qe kishin, ne fakt...ishii borxhlinj te medhenj, shume te medhenj. Iu duk interesant ky fenomen dhe vendosi nje dite rreth ores 1 a.m. ta shkruante. Kishte kohe pa shkruar (pervec intervistave te kopertines) per shkak te punes se madhe me revisten. Pasi e shkroi, mendoi ta botonte ne revisten e saj. Nuk deshironte te vinte emra, nuk ishte nevoja te prishte biznese e te ngaterrohej me njerez (nje pjese e tyre jo personazhe publike)...Nuk ishte kjo e rendesishme. E rendesishme ishte fenomeni. E ndau shkrimin me dy mikesha te saj te cilat e sugjeruan qe ky shkrim duhej lexuar nga me shume se bleresit e revistes. "Botoje edhe ne gazete" i thane. Ne fakt e kishte marre malli per shtypin dhe meqenese revisten e kishte te veten dhe nuk kishte pronar tjeter siper, vendimin e mori vete. Do ta botonte edhe ne shtyp dhe ne reviste.  E botoi tek GSH e cila e pranoi menjehere dhe madje i thane qe do ta leme per te shtunen meqe shitjet jane te medha. Menjehere pas botimit, Peshku pa Uje e perzgjodhi vete per ta botuar (Faleminderit Peshku!). Kaq eshte historia. Se si arriti diskutimi nga shkrimi i milionereve me lista tek une si individ dhe si njerez qe kane lexuar vetem nr. 1 te Anabel (te na falni qe s'kemi update faqen por hey we're small business!smiley ndersa ne jemi tek numri i 11, te gjykonin, ofendonin stafin e revistes, une s'arrij ta deshifroj dot. C'keni o njerez qe haheni me vete. Shajeni shkrimin, lavderojeni shkrimin, po hiqni dore nga konspiracionet e cuditshme per gjera qe nuk kane lidhje me shkrimin. Kaq desha te thoja, dhe e mora mundimin ne respekt te Peshkut Pa uje, faqes ku une dikur kam shkruar me shume deshire gjera qe ja si kjo ketu, krijonin gjithmone debate...

Fjalim prekes.

TeaTime, sipas mendimit tim, nje nder pikat me te debatueshme ketu eshte :

PERSE NGATERROHEN REGJISTRAT ?

Une jam frankofon dhe e njoh pak boten franceze. Ka nje diçka ne kete bote qe shqiptaret nuk e kane, ose e keqkane, ose... ose... nuk e di me tej, dhe s'me intereson fare ta di ngaqe thjesht me hip nervat :

Shqiptaret nuk dine te jene "te percipte". Kjo "légèreté" franceze nuk ka sinonim ne shqip. Edhe kur jemi te percipte, ne e masakrojme perciptesine dhe kthehemi ne sharlatane.

Kam pare franceze psh qe e kane per nder te jene te percipte. Ata jane, si te thuash, te percipte autentike. Dhe autenticiteti, mbase duhet ta kesh marre vesh, eshte gjithmone nje vlere e sigurte, ka nje bukuri te brendshme te sajen. Flisni me nje fashist autentik, eshte gjithmone me e kendshme sesa me nje fashist hipokrit.

Ne rastin tone, kam pershtypjen se revista juaj dhe ju qe e perfaqesoni ate, jeni ne rastin e perciptesise se rreme apo te shtirur, dmth qe nuk e merrni ate persiper, por perkundrazi, pervisheni me te gjitha forcat per ta pergenjeshtruar. Kjo shkon drejt e ne qesharake.

Nuk eshte e lehte te jesh i percipte i mirefillte. Sepse kjo kerkon nje hapje mendore te pashoqe, nje çlirim pa fre nga paragjykimet, nje bote shpirterore te lire, ndonese te varfer.

Revista juaj, dhe kete ju duhet ta pohoni sa here qe t'iu bjere rasti, eshte pjese e sistemit te percipte. Nese ju beni perpjekje te ngaterroni regjistrat dhe te kerkoni prehje (apo mbase dhe eksitim) ne fushen e te vetullngrysures, atehere ju e humbisni natyrshmerine dhe bini ne lemin e qesharakes.

Nuk di nese u kuptuam por edhe nese jo, ishte thjesht nje deshmi e imja mbi kete teme kaq eksituese. Falemnderit.

I dashur Hurbinek...

Ou la la! Pergjigja juaj eshte tmerresisht e rafinuar dhe me vjen keq qe ne kete perpjekje per te analogjizuar percipterine autentike franceze me ate qe ju quani percipteri e rreme e imja apo ne pergjithesi shqiptare, keni harruar te konsideroni nje fakt te thjeshte: Qe mua thjesht nuk me pelqen fakti se si nje bisede rreth nje teme te caktuar shnderrohet ne nje debat mbi fotografin tim etj kur asnje prej tyre qe shajne stafin tim, eshte bleres i revistes? Eshte e thjeshte dhe nuk eshte nevoja te beni gjithe kete fjalim te thelle mbi te siperfaqshmen. Aq me teper duke perfshire francezet si te jene krijesa me mekanizma mbrojtes te vecanta. Ne nuk kemi shume fjale me beso as me frengjishten as me anglishten, por sjelljet ne raste te caktuara (pavaresisht se zgjedh te kunderpergjigjesh apo te hahesh me veten) i kemi njesoj. Kurseje kete pergjigje kaq eksituese per nje debat ku ndjenjat frankofone apo anglo-amerikane merren parasysh. 

Ma chère,

Ajo qe desha te ve ne dukje eshte vetem kjo : ruajeni autenticitetin, ne gjithçka qe beni. Nese une jam nje lozonjar i "lindur" (metafore), atehere mire eshte qe ta ruaj kete pamje, sepse endja neper regjistra te huaj per mua do te rezultonte pothuaj shkaterruese.

Une nuk mendoj, psh, se krimet e komunizmit denoncohen duke shkruar per lojen "ta-lashe" apo "ngriva-shkriva". Me kuptoni ? Ashtu siç nuk mendoj qe nje reviste mode te jete nje reviste e mirefillte sociologjike apo psikologjike. Le t'i leme gjerat ne vendet qe iu takojne. Eshte me e bukur, dhe me e fisme, besoj.

Ne lidhje me thashethemet ne lidhje me stafin tuaj apo dhe me vete personin tuaj, ju mirekuptoj dhe ju mbeshtes ne perpjekjet tuaja per t'iu shmangur ketyre gjepurave qe shkruhen ketu. Profesioni juaj eshte i juaji dhe s'duhet t'i jepni llogari askujt. Mjafton ta beni me pasion, dhe me njefare deontologjie, çka kjo, jam i bindur per kete, do t'iu jepte njefare vleresimi ne fushen tuaj.

ps : nuk thuhet "ndjenjat frankofone" por "frankofile". Frankofone nuk eshte ndjenje, eshte fakt : dini apo s'dini te flisni frengjisht. Ndersa frankofilia eshte ndjenje : e doni apo s'doni qenien franceze. Pershendetje.

Jo une po mendoj nje gje tjeter teksa ju lexoj...me vjen keq por me punon truri me 100 ne ore dhe ne 100 drejtime...qe ju shkruani sh.mire...shkruani ne shtyp? Nese jo, shkruani! 

Pershendetje frankofile (!?)

 

Falemnderit. Nuk shkruaj dhe nuk kam ndermend te shkruaj, as ne shtyp e as nder shoke. Shoket me jane rralluar shume dhe shtypi me duket mbytes gjithandej. Ka nje rrallim shokesh dhe nje tepri shtypi. Te dyja keto, nuk jane aspak nxitese per te shkruar apo dhe qofte per t'u orvatur. Gjithe te mirat.

ps : il.

jemi qe jemi, sa kushton nje faqe reklame?

 

pyetje e thate apo jo?

Gene,

Sipas ketyre thashethemeve me lart, nje faqe reklame eshte gratis, perderisa te shlyesh borxhet qe ke tek dyqonet ke blloku. smiley

/bej shaka TeaTime, se qenkemi dhe patriote kanadeze. Si e drejton revisten qe nga ana tjeter e botes?

Komplimeta per revisten TeaTime.

Komplimenta sepse ne radhe te pare i sherben emancipimit te gjithemunguar.

Ne nje vend ku babai vret vajzen dhe e varros me robe te zeza se ka bere turp se ka vajt ne nje disko, Anabel eshte nje mjet qe shkon ne kahjen e duhur.

Ne nje vend ku akoma zbatohen ligje kanuni dhe femra nuk ka ne shume pjese te Shqiperise  te drejte mbi pronen, Anabel eshte perpjekje titanike.

Ne nje vend ku 75 % e te papuneve jane gra , pra te diskriminuara deri ne kufijte e talebanizmit, Anabel eshte nje perpjekje e mire.

Ne nje vend ku femra shikohet si lope race qe vetem pjell dhe qe nuk ka te drejta te tjera ne shumicen dermuese, Anabel eshte pune e shkelqyer.

Po edhe ne kete vend ku dhe nje pjese e femrave e kane mendjen per te mbajt kamet perpjete per te bere nje cike karriere apo nje dore eurosh , perseri Anabel futet ne nje ekuiliber shembullor.

Pastaj kur e sjell nje shkrim te tille, TeaTime, per disa sacmexhie* te peshkut, kjo eshte gabim. smiley

Edhe nje here komplimente dhe mos u step nga komente negative. Mbase ka gjera qe do sistemohen gradualisht ne kohe ne punen qe ke nisur, por te siguroj qe jeni ne rruge te mbare. Bile garim te mbare edhe me rezistat e tjera qe jane ne treg me tematike te perafert apo te ngjashme !

*Eshte histori shume e bukur por qe nuk tregohet keshtu tulle ne peshk smiley

 Rrofsh Koth, 

Po ti cke! Tregoje historine kesthu me anonimra sic e bera une...smiley

Hurbi, paske ardhur ketejza? Te uroj qendrim te kendshem. smiley

Sa per shkrimin do te thosha vetem kaq, ne e kujtoni perrallen me Nastradinin,  "Ha binish, mish" eshte gjithe thelbi i dukjes dhe pahjes se shoqerise shqiptare. keto jane "vlerat" qe percjellin sot gjithe "pasaniket" shqiptare dhe per kete nuk ka faj as Anabeli, as Dalina. Njoh vajza qe kthejne boten permbys per nje pale kepuce apo per nje cante, njoh njerez qe te bejne nje te pare nga koka tek kembet se c'ke veshur dhe po nuk qe ne lartesine e duhur, kthejne koken nga ana tjeter me percmim. Ka vajza qe per te hyre ne hiret e mikeshave te tyre pasanike, duhet se s'ben te blejne veshje firmato, dhe duke u nisur nga kjo mani, nuk shohin me nga syte, dhe jane te gatshme te bejne cdo gje vetem per ta arritur fustanin apo kepucet. Madje, kjo menyra e listes mund te jete nje nga me te pademshmet forma te borxheve. mendoni sa mund te ndikojne ne formimin e karakterit dhe personalitetit te nje te riu ushqyerja me kesi lloj gjerash. Deformimi lind qe ne castin qe njeriu ndjehet inferior se dikushi ka syze apo veshje firmato, nderkohe qe vlerat e verteta shkelen me kembe perdite. Nje shoqja ime me ka habitur tmerresisht nje dite kur duhej se s'ben t'i blinte djalit 6 vjecar xhup firmato, sepse ne kopsht ndjehej inferior ndaj shokeve.

E keqja eshte se nje pjese e ketyre njerezve nuk e dine se c'eshte puna, qe te te bjere bretku nga mengjesi ne darke ne 2-3 pune per t'i siguruar vetes disa komoditete mese normale.

Nuk po them qe mua s'me pelqen te vishem bukur e mire, aq me pelqen sa c'ke me ate pune, por ceshtja eshte: sa mund te sakrifikoje njeriu dinjitetin dhe karakterin e vet per hir te pamjes, per hir te shoqerise se dukjes?

dhe jane te gatshme te bejne cdo gje vetem per ta arritur fustanin apo kepucet.

 

Sec kam lexuar nje artikull njehere per keto vajzat e "firmatos" qe gjate dites ishin studente shembullore, kurse gjate nates i lidhte nje "shoku" i tyre me ca kliente nga jashte ne pergjithesi per shume goxha te majme per Shqiperine.  Shume nga keto ne anonimitet e pranonin haptaz qe e benin per pune luksi dhe deri sa nuk e merrte vesh njeri, ishin mese ne rregull. smiley

Ja vlen te diskutohet perse nje dretjuese reviste preket aq shume ne seder kur i cenohen aftesite profesionale te stafit dhe fotografeve..

Me falni qe po ju bezdis perseri, por duke pire cigaren (ne ballkon sigurisht) me erdhi ne mendje nje titull mjaft i goditur qe mund te ishte per artikullin e mesiperm :

Milionerë dhe bishtin përpjetë!

Nuk po ecja me 100 ne ore, dhe me e bukura, po shikoja dekoltene e nje gruaje (pamje nga ballkoni). Ku, praf! 

Me gjase, ndonje dekolte firmato do te kete qene... smiley

"E ka pare tek Anabel!", do te recitonte slogani. smiley

e pra, ato kpucet q kam pa ke Anabel. Nuk kom lek. A t marr kredi?

Vicious circle. Nukse ka problem. Vetem duket qesharake te shofi rrushi rrushin e t'i thote "qeke i papjek"

"qeke i pakpuc" ! smiley

po pra, si me thene, un jam pjese e industrise se DUKJES por s'i kuptoj kto gra qe dun t DUKEN.

Anabelare, mos rri po duku! Ji happy!

 Permbajtja e dekoltese ishte "firmato". 

admin pse ma ke fshire postimin ?

varja, me ju fitojne te gjithe !!

 Ore pse me del mua flamuri kanadez. Kam respekt per Kanade, por ne kete moment po shkruaj nga Myslym Shyri ne Tirane. Nese nuk ka nje flamur per Myslym Shyrin, mund te kem nje flamur shqiptar p.sh...ose flamurin e Partizanit...

Gene- Nese je i interesuar per reklamim te Anabel mund te na dergosh emailin tend + kerkesen tek info@anabelrevista.com. Ketu s'bejme dot muhabete biznesi se nuk eshte vendismiley

Rrofshi per te gjithe postimet. Me vjen mire qe shkrimi shkaktoi zhurme, se ne fakt kur shkakton zhurme do te thote qe s'e ke pa gje ate qe ke shkruar. Persa i perket ndjeshmerise ndaj kritikave ndaj stafit, mund te luaja edhe rolin qe ma thone shpesh miq te mite shume te njohur ketu " Leri te flasin, ohu sa do flasin, c'e vret mendjen"...po une keshtu jam...c'te bejsmiley Sic thone edhe ne Big brother : Une jam vetvetja, nuk bej loje" haha. Pershendetje te gjitheve se me therret punaaaaa

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).