Në një nga emisionet e tij më të fundit në Piero Chiambretti Night (Italia 1), ideatori dhe drejtuesi i emisionit Piero Chiambretti kish ftuar aktorin e kinemasë porno, italianin Rocco Siffredi. Për ata që s’e dinë, Chiambretti është një surrogat i Lettermanit, veçse më i shkurtër e më burlesque nga kolegu i tij amerikan. E pra, Chiambretti fton Siffredin në një nga transmetimet e tij të orëve të vona dhe studioja është plot, dhe me siguri edhe publiku që e ndjek nga shtëpia është i madh, dhe të gjithë, përfshirë Chiambrettin, duket sikur varen nga goja e këtij burri që në jetën e vet thuhet se ka bërë seks me disa mijëra partnere.

Siffredi është tashmë rreth 46 vjeç, ende në formë, humori s’i mungon, e natyrisht edhe Chiambretti bën të vetën, e cyt, kërkon të dijë “si?”, “sa?”, “në ç’mënyrë?”, dhe kurrëndonjëherë pyetjet s’kanë patur kuptim kaq të drejtpërdrejtë dhe asnjëherë gjuha s’ka njohur një të tillë spontaneitet… Pas një karriere të pasur si aktor, por edhe si regjizor e producent, ish-pornostari jeton tashmë në Hungari, është martuar me një ish-kolegen e tij dhe kanë dy fëmijë. Rrëfimi shoqërohet natyrisht nga duartrokitjet në sallë, kanë ftuar madje edhe të shoqen, e cila flet për problemet martesore të çiftit. Problemet në kësi rastesh s’mund të jenë ato të zakonshmet, domethënë s’mund të jenë zënka e radhës për ndarjen e punëve në shtëpi, rritjen e fëmijëve apo paratë. Të shastisur, spektatorët e studios (por dhe ne në shtëpi) mësojnë se problemet e çiftit Siffredi qenkëshin të natyrës seksuale. Burri e kishte të pamundur “ta linte punën jashtë derës së shtëpisë”, çka me fjalë të tjera do të thotë që, edhe në intimitetin e shtratit bashkëshortor, Siffredi e ndiente veten dhe sillej me të shoqen si të qe para kamerave.

Mund të them me plot gojën që s’e kisha vrarë ndonjëherë mendjen për jetën seksuale të pornostarëve dhe historia gati-gati ngjallte keqardhje. Kujt ia merrte mendja që një pornostar mund të kishte probleme në shtrat? Kultura jonë anekdotike, bashkë me klinikat që premtojnë mrekullinë e 2 centimetrave më shumë, na kanë mësuar të mendojmë se problemet seksuale, kur nuk janë probleme moshe, janë probleme gjeometrie. Gjithsesi, pas rreth një ore bisede ku argumenti “seks” ishte shqyrtuar, stërholluar, psikoanalizuar (në studio kishin ftuar edhe një psikoanaliste), ishin hedhur kunjat e rastit dhe ishte shkelur syri i rastit – Hë qerrata, qerrata! do të kishte thënë Chiambretti sikur të dinte shqip – , s’dihet se kush përmend emrin e Moana Pozzit.

Moana Pozzi ka qenë një pornostare italiane e viteve ’80, e cila është bërë e njohur sidomos pas vdekjes tragjike në moshën 33-vjeçare. Rreth figurës së saj thuren ende legjenda në Itali, në këtë vend të habitshëm ku, nga njëra anë, dikutohet ende e drejta e përdorimit të pilulës së abortit dhe, nga ana tjetër, vlojnë skandalet seksuale në rangje politikanësh lokalë, ministrash e kryeministrash.

Në një atmosferë që trishtohet papritmas, Rocco lëvdon Moanën, thotë që ajo “s’ishte si të tjerat”, që Moanës “s’i pëlqente seksi”, që Moana “s’ishte si koleget e saj” daneze, franceze, amerikane…, me të cilat ka punuar ai. Këto ishin “ninfomane” (sipas fjalorëve shpjegues “ninfomania” është një anomali e sjelljes seksuale të grave dhe të femrave të gjitarëve në përgjithësi, e cila manifestohet me dëshirë seksuale të vazhdueshme dhe asnjëherë të përmbushur plotësisht), thotë Rocco, kurse Moana ishte ndryshe, “s’ishte bërë për atë botë”! Të gjithë tundin kokën me keqardhje: Ah, Moana, Moana, si të humbëm kështu Moana!, ndërsa unë pres më kot që drejtuesi i emisionit të habitet, të pyesë, të kërkojë të kuptojë se si ka mundësi që një pornostar në pension të gjykojë me një të tillë etalon koleget e veta, dhe indirekt edhe të gjitha femrat e species.


P. S. : “Edhe pornostarët moralizojnë!” iu ankova të nesërmen një miku që rastësisht kishte ndjekur edhe ai Chiambrettin. "Mikeshë e dashur,", m'u gjegj ky, "siç thosh profesori im Umberto E., 'Edhe gjinekologët bien në dashuri'".

'prill 2010

61 Komente

 O Fin. Mu ky artikulli me duket i tipit: "Kush t'pyti?" Mos e lesho doren tani! smiley

bravo rocco....adoleshnca ime ka kaluar me videot e roccos...

rocco i ka dhene njerezimit me shume kulture seksuale se cdo moralist tjeter ne bote...

Pse thoka qe Moana s'ishte si te tjerat, e s'ishte bere per ate bote i bika te moralizoje?

mesa duket, ajo qe e ka shkruar , eshte mesuar qe moralin seksual ta kete mesuar nga njerez qe nuk kane patur asnje (ose vetem 1) eksperience seksuale ne jete.

I pakapshem, Moana Pozzin s'e kishte detyruar njeri te behej pornostar.

Rocco gjykon te tjerat. Pyetja ime eshte: pse Rocco u dashka konsideruar me simpati te madhe, kurse femrat qe luajne me te "ninfomane"? U sqarova?

Po kush po e gjykon Roccon me simpati?  Ti ke halle pse i therret femrat ninfomane ai?  Kshu e gjykon ai.  Ca problemi ka ketu? Dihet qe meshkujt s'mund te gjykohen si ninfomane, se per ta seksi vigoroz me cdo partner qe i terheq fizikisht eshte natyral, kurse per femrat ne pergjithesi seksi ka te bej shume me menyren se si ato ndihen emocionalisht.

"meshkujt s'mund te gjykohen si ninfomane, se per ta seksi vigoroz me cdo partner qe i terheq fizikisht eshte natyral"

Prandaj i kane aq te larta fitimet shtepite farmaceutike qe shesin viagrat e gjera si keto?

Mbase, por zakonisht ne moshen kur ju nevojitet viagra meshkujt ne pergjithesi nuk i kane mundesite te jene aq te sukseshem sa mund te ishin ne rini.

Ka nje vit qe ky e trajton ceshtjen Moana Pozzi, duke thene pothuaj asgje.

Me shume diskutim mund te zhvillohet rreth nivelit te ketij show, dhe arsyeve pse e bejne ate te ndjekshem, sesa legjenda urbane Moana.

Problemi me pronostaret eshte se te gjithe ne duam ti shohim ne action apo filma,por asnjeri nga ne nuk do qe ti kete miq.Eshte njesoj si me prostituten te gjithe duan ta kene ne krevat poa asnjeri nuk i thote mirmengjes kur e sheh ne rruge.

Okok mendoj se pa kontributin e ketyre porno stareve si italiane apo amerikane,shoqeria do te ishte shume prapa ne kulturen seksuale.Kaq gje e kane merite.

Po per Cicolinen tha gje ky.  Nga behet ajo. Eshte akoma debutete?! smiley

Kush na qenka Mona Rocco?

Kultura jonë anekdotike, bashkë me klinikat që premtojnë mrekullinë e 2 centimetrave më shumë, na kanë mësuar të mendojmë se problemet seksuale, kur nuk janë probleme moshe, janë probleme gjeometrie.

Ne kete foton e mesiperme, duket Rocco, qe ka hapur duart ne nje madhesi (segment) te caktuar.

Me siguri eshte duke folur per ''problemet gjeometrike'' smiley

edhe une ashtu them! smiley

me pelqen menyra si ja kane pershtatur ngjurat e italise portretit te Siffredi-t.. demek thesar kombetar miku.

O Fin, po ca te terhoqi ty ta ndjekesh kete Rokkon s'e kuptoj..?

Njeh ndonje qe te ket then "Une i kuptoj femrat" smiley Pjesa e fundit e pyetjes eshte pavend smiley. Belul ky bishtuku qe drejton emisioni i hapi duart per te treguar format gjeometrike ne fillim te emisionit.Por jo te tijat te Roccos lol.

ok lere e morra vesh.. po a te pelqeu te pakten.. se sikur diktoj nje fije zhgenjimi une ne shkrimin tend.. smiley

wtf?? e kam nis kete shkrim se mendova se qe pergjigjur Finisterre.

? s'e kuptova ?

no prob.

me eshte dukur shkrimi me siper si i joti, Vlonjati75 me eshte dukur Finisterre.

Jo, jo, s'jam une. Me ka ndodhur ndonjehere edhe mua te ngaterrohem.

Sidqofte po, mbeta e zhgenjyer nga Chiambretti qe s'e rremoi me tej dhe, siç edhe e kam shkruar, prisja me shume dashamiresi per grate nga ana e nje pornostari.

Duhet te jete projeksioni im, mendoja se kush ben kaq shume seks me femra duhet t'i doje ato edhe si qenie.

Flm qe e lexuat! Po e nis nga fundi:

Chiambrettin e ndjek here pas here, ate nate kur ishte Rocco u ula dhe e pashe deri ne fund. Ketij shkrimit i kam vene nje titull qe besoj se e shpjegon pak a shume çfare kam dashur te them.

Rocco s'me intereson ngaqe ka qene pornostar, me intereson hipokrizia e nje shoqerie si kjo ku bej pjese, shoqeri qe nga njera ane kerkon te mbaje nje fasade morali te mbyllur (Italia e ka lejuar divorcin dhe abortin shume vone psh) dhe nga ana tjeter ndjek pothuaj me simpati thashethemet mbi historite erotike te kryeministrit. 

@Finisterre :me intereson hipokrizia e nje shoqerie si kjo ku bej pjese, shoqeri qe nga njera ane kerkon te mbaje nje fasade morali te mbyllur (Italia e ka lejuar divorcin dhe abortin shume vone psh) dhe nga ana tjeter ndjek pothuaj me simpati thashethemet mbi historite erotike te kryeministrit.

Si e shpjegon kete hipokrizi te nje shoqerie si ajo (italiane, dhe jo vetem)
me tradita dhe kulture kristiane , madje me Vatikanin mu ne zemer te saj  dhe Papen qe cdo te diele predikon moral ? Historite erotike te Berluskonit  si i pertyp opinioni gjere?

 

Spiritus, me dy fjale: italianet nuk kane arritur ende te kene nje etike personale, kane vetem nje etike te pushtetit. Gjithçka vjen nga pushteti shihet me simpati dhe pranohet sepse eshte etike e pushtetit.

Zanati i pornostarit eshte shume interesant per t'u analizuar sepse te jep mundesi te flasesh rreth mekanizmave te deshires dhe kenaqesise. Teorikisht duhet te jete i lire nga morali, praktikisht nuk eshte. 

Zanati i pornostarit eshte shume interesant ... Teorikisht duhet te jete i lire nga morali, praktikisht nuk eshte.

Ç'ke dashur të thuash?!

Po ja, me nje shikim te pare, pornostari duhet te jete nje individ qe : 1. eshte i prirur te kultivoje kenaqesine seksuale dhe 2. e ben kete perpara syrit te nje telekamere.

Morali katolik shkon kunder kultivimit te te gjitha kenaqesive trupore: per Kishen seksi duhet te jete ne funksion te riprodhimit.

Shoqeria italiane, siç ti duhet ta kesh vene re vete, ka ekuilibrin e vet. Eshte nje ekuiliber i brishte, por ekziston ama. Ne qender eshte familja dhe ruajtja e kesaj. Pornografia eshte nje valvul, nje shpikje e tregut qe i sherben kesaj mbarevajtjeje, perndryshe s'ka sesi te shpjegohet suksesi qe ka industria e seksit ne Itali. Me nje fjale, ai qe duhet te ishte nje "gjest kunder" kthehet ne nje "gjest mbarevajtes".

Prap nuk të kuptoj.

Morali kundër kënaqësisë? Morali kundër veseve (i vizi)? a duhet ta konsiderojmë një të keqe kërkimin e kënaqësisë ndërkohë që vetë lumturia është e lidhur pothuajse pazgjidhshmërisht me kënaqësinë që provojmë?

Pornostari ushtron një zanat si çdokush tjetër (pastiçier, distillator etj etj që mund të të shtyjnë në tentacion), por që, ashtu si dhe të tjerët, nuk të detyron që të konsumosh "prodhimet" e tij.

Ai (aq më shumë ato që kanë punuar me të smiley), ka patur rastin fatlum që të bëjë një zanat që e bën me më tepër kënaqësi se çfardolloj angerie që na takon të bëjmë ne të tjerëve për të blerë bukën e gojës apo çizmet e fundit të modës.

 

Tashti s'po merrem me kunderindikacionet e zanatit te Roccos.

Ajo qe po thosha eshte qe zanati i Roccos per Kishen dhe per nje vend katolik si Italia eshte konceptualisht i papranueshem.

Ai (aq më shumë ato që kanë punuar me të Tongue), ka patur rastin fatlum që të bëjë një zanat që e bën me më tepër kënaqësi se çfardolloj angerie që na takon të bëjmë ne të tjerëve

 

Pse? Ku e di ti qe ata/ato e bejne me kenaqesi? Ky eshte mendim "mit". Nga shume artikuj qe kam lexuar (Human Sexuality course), shume pak femra-ato qe jane me te njohurat (Jenna Jameson and co.), jane ne gjendje te zgjedhin me ke do te punojne, te tjerat me ke t'u bjeri; pergjithesisht vetem fillimisht ndjejne kenaqesi ne pune, me kalimin e kohes u behet dhe atyre angari.

Fin,

Shume interesante ideja qe ke kapur.

Finisterre, ne komentin tim shkruajta pak a shume ;" zanati pornostarit eshte ndoshta nder te paktat zanate ku puna merr vleren e qefit dhe qefi merr vleren e punes" Pas komentit tend mbi "lirine teorike nga morali" me duhet ta modifikoj pak: pornostari eshte  i vetmi zanat ku personi clirohet totalisht nga morali,pra nga morali kufizues i te berit seks me nje numur te pakufizuar partneresh. Atehere perse nuk eshte praktikisht i lire nga institucioni moralit social nje pornostar? dhe pse eshte moralisht i njeanshem ky zotria?

Italianet nuk kane nje etike personale? Di qe ka nje teresi rregullash dhe normash etike te pranuara shoqerisht ngado, pra ka nje morali social dhe brenda kesaj korrnize kufizuese (dhe pertej asaj) afirmohet nje pafundesi variacionesh  moralesh personale. Eshte tjeter gje fakti qe ne gjykimin e LIDERIT, personi ne kete rast ne rolin e anetarit te partise, militantit, simpantizantit, ben kompromis me moralin personal dhe si nje pragmatist i mire, e voton ose simpatizon Liderin. Etika e pushtetit prevalon mbi etiken personale.

Deshira eshte vetem nje-deshira seksuale, kurse kenaqsia ne kete rast (pornostari) dhe ne raste te tjera pa qene pornostar (thjesht mashkulli star, gjuhetar, i sukseshem apo i semure  ) konsumohet ne qindra mijra sekuenca te nje seriali ku ndryshon vetem mizanskena.

Dhe se fundi. Sado qe e lexova me vemendje , kam pershtypjen se shkrimi noton ne nje lloj   ambiguity ne lidhje me ate c ka ke dashur te thuash ti permes ketij shkrimi.

Spiritus, une s'dua te jap mesime me ate qe kam shkruar. Kam shkruar duke patur parasysh blogun e Peshkut si vend diskutimesh, si situate ku ne te gjithe marrin e japim nga njeri-tjetri. Nuk kam shkruar nga podiumi si te thuash.

Morali eshte strukture mendore, jo fizike. Ti mund te shkosh me kedo dhe prape menderisht te mbetesh me nje ide te caktuar, fikse. Jam mekanizmat mbrojtes qe ve ne funksion truri (pak a shume ajo qe thote edhe J. diku me poshte). Porse ky mekanizem te ben ty te jesh i frustruar ne lidhje me jeten qe ben, me zgjedhjet e tua. E si rrjedhim, ne rastin me te mire, te ben hipokrit.

Sa per etiken individuale, une me kete nenkuptoj serine e rregullave te bashkejeteses te vena ne jete me deshire nga individi. Dyshoj shume ne kete vullnet te italianeve.

nuk arrij ta kuptoj pse nje pornostar qeka i cliruar nga morali. mos ndoshta morali ka te beje vetem me seksin apo cfare? kam pershtypjen se po bini ne kurthin e kishes katolike qe moralin pothuajse e barazvleresonte me sjelljen seksuale dmth e virgjer=e moralshme, jo e virgjer= e pamoralshme. une kete logjike akoma nuk arrij ta kuptoj. une besoj qe ana biologjike ose fiziologjike e individit nuk ka fare te beje me anen morale te tij dhe meqe seksi eshte fenomen i paster biologjik nuk besoj se flet shume per moralitetin apo imoralitetin e nje individi. megjithate te marresh si spunto mendimin e nje njeriu merita e te cilit eshte vetem aparati 30 cm per te folur per etiken e nje subshoqerie me duket pak cinike.

Jo, morali s'ka te beje vetem me seksin. Nje faqe e moralit ka te beje me seksin dhe une jam perpjekur te nxis diskutimin lidhur me kete.

Une marr si spunto mendimin e nje njeriu qe s'po flet privatisht, por publikisht. Gjer edhe 30 cm e tij jane publike.

 Televizioni italian, nen gjurmet e te cilit po ecen dhe televizioni shqiptar, e bazon nje pjese te pushtetit te tij mbi seksin si imazh, kryesisht mediaseti, telvizioni ku eshte mbeshtetur prej vitesh pusht-eti i Berluzconit

Eshte nje itali e dyzuar, morali kristian-konservator nga njera ane dhe aparenca televizive bythe-ekspozuese e Berlusconit

 

Ke plotesisht te drejte. Te gjitha shoqerite jane hipokrite.  Por ne europen e jugut, p.sh Italia, hipopkrizia eshte me e theksuar.

Shiko se sa hipokrit eshte Rocco, (presupozohet pornostari,open mind, qe ka thyer shume tabu), kur flet per kolegen pornostare italjane tashme te vdekur.

Në një atmosferë që trishtohet papritmas, Rocco lëvdon Moanën, thotë që ajo “s’ishte si të tjerat”, që Moanës “s’i pëlqente seksi”, që Moana “s’ishte si koleget e saj” daneze, franceze, amerikane…, me të cilat ka punuar ai. Këto ishin “ninfomane”.

Medemek kjo italjanja, na ishte pornostare ''e ndershme'',''profesioniste,'' ''serioze''.  Jo si te tjerat, (nordiket), qe na qenkerkan ''te dala e te perdala''.  Pra Rocco ''mbron'' ''nderin'' e femres italjane.  Ate pra c'ka i pelqen te degjoje, publikut italjan.

 

 

ore po ca jeni duke thene? nimfomania eshte nje dukuri e vertete, nuk eshte konstruksion shoqeror. por te ishte kjo e fundit atehere siffredi do ishte gjykues a hipokrit ose cfaredo, por perderisa eshte ajo e para atehere ai eshte ne regull, sepse komenti i tij nuk ka vlera normative por shpjeguese. ai po thot se "filania eshte nimfomane, kurse kjo tjetra nuk eshte. industria e pornos eshte me e pershtatur per nimfot". kaq po thot ky.

Duhet te rrefej Fin qe edhe pse e lexova artikullin me kujdes, plot dy here, prapeseprape s'arrita ta kuptoj se ku do te dalesh.

Femra-objekt ne Itali ka arritur maksimumin e "perfeksionit" te saj, per fat te keq.

Eshte shume interesant, si thua ti, ky morali i dyfishte. Dmth, shume nga ata qe shikon emisionin mbreme me shume mundesi kane ripare nostalgjik ndonje film te vjeter te M.P e kane bere mendime te turpshme, e megjithate dje ne mengjes do kene degjuar me vemendje e me dashuri te sinqerte papen, eventualisht duke menduar qe ka nje komplot edhe kunder Vatikanit, ndryshe nuk shpjegohen hetimet mbi peod. e qe, ne fund te fundit, edhe nese ndonje prift shkon me ndonje femije, kjo eshte e pranueshme, s'eshte ndonje gje e madhe.

Ideja eshte pak a shume ajo qe del ketu : moral deri ne ora 12.00, por kur kalon mesnata bej ça te duash e ne ora 8.00 futu prape ne modalitetin Moral. Siç thote Maurizio Gasparri - per miqte qe se njohin, nje nder intelektualet me ne ze te te djathtes italiane - "homoseksualet mund te dalin ne televizor, me kusht qe te mos e tregojne qe jane homoseksual"!

Gjeni.

Des, te faleminderit qe e ke lexuar dy here. Nga sa shkruan me poshte, mua me duket se me ke marre vesh ku doja te dilja.

p.s. Ha, ha, ha ! Gasparri intelektual! Po ben shaka, apo jo?

duke i dhene kaq rendesi nje interviste, te nje njeriu qe ka thene kaq shume me vepra,,,,eshte njelloj sikur te kuptosh fenomenin Siffredi nga intervista......

nejse....

filmi  "ROCCO INVADE LA POLONIA" eshte i papare....

 

Fini, me pelqen mjaft stili i te shkruarit ne kete opinion-raportazh, thua dhe ngjarjen dhe opinionin me pak fjale (efikasistet) dhe i nderthur mire.

Having said that, s'shikoj ndonje gje per te diskutuar si ngjarje ose si subjekt bisede, se fjala "pornstar" pothuajse perjashton fjalen "moral", dhe ne mos e perjashton i fut nje dru te forte, pas te cilit fjala "i njeanshem" gjendet komplet e huaj, ose si ata tipat qe kur futen ne nje bar ndihen komplet te huaj dhe s'gjejne lidhje me asnje dhe asgje pervec gotes se kokteilit ose shishes se birres qe mbajne ne duar, dhe pas pak dalen... ose behen tape shpejt e shpejt.

P.S. Presem me shume nga Irisi dhe nga ty, si dy prej peshk-protagonisteve te Levizjes per Femren Ndryshe, dmth feminizmit pas nje facelift-i dhe makiazhi te ri. smiley

rrofsh, heren tjeter do bej me mire!  smiley

Ec aty Rocco...i ke bo black and blue 'koleget' sa m'ke bo dhe mu 'vjolent'smiley

My fave movie of his "Enema of the State"smiley

Sh flmd

Femra-objekt ne Itali ka arritur maksimumin e "perfeksionit" te saj, per fat te keq.

Nuk ka gje per tu habitur Fin, edhe nje pornostari i nevojitet te perdore pak moral ne gjykimin e vet. Pergjithesisht njerezit me "mekate" dhe kjo jo sipas perkufizimit kishtar-fetar, porse vetjak, kane gjithnje nje nevoje shfajesimi apo perdorimi te moralit ne ceshtje qe kane te bejne me jeten e tyre.

Meqe jemi dhe ne periudhe pashke, mbase Krishti kete kishte ne mendje kur fliste per parajsen dhe fjalen e tij, qe u drejtohet me se shumti mekatareve.

 

J., jam dakort me ty, por habia na eshte e dobishme.

fini me gjithe respektin...te bej nje pyetje..

c`te intereson kaq shume permbajtja apo menyra e intervistes se roccos????

mos varet gje fati yt apo i femrave nga intervista e tij????

Po jo mo/moj Eri83 s'me intereson permbajtja e intervistes se Roccos.

Rocco eshte interesant per shkak te marredhenies se privilegjuar qe ka me seksin dhe femren.

Fati im nuk varet prej tij, por varet edhe nga menyra sesi une i gjykoj deklaratat e te gjithe personave publike. Keta, me ate qe thone, ndikojne ne opinionin e disa qindra mijera individeve. Qofte edhe shkarazi.

"Keta, me ate qe thone, ndikojne ne opinionin e disa qindra mijera individeve. Qofte edhe shkarazi."

hahhahahaa....dhe po perpiqesh te balancosh opinionin???????

duhet te besosh se njerezit nuk jane aq budallenj...te gjithe marrin nga rocco ate qe i duhet dhe ashtu si i duhet....

 

 

"po perpiqesh te balancosh opinionin???????"

smiley Po, duke shkruar te Peshku. Davidi dhe Golia si me thene.

Rocco eshte interesant per shkak te marredhenies se privilegjuar qe ka me seksin dhe femren.

Perpara se te japesh kete verdikt duhet te studiosh pak me shume industrine ne te cilen punon z.Siffredi. Kjo industri ka arritur pothuaj te njejtin nivel te ardhurash me Hollywood-in, dhe 'punonjesit', sic po e sheh vete, kane kapur statusin e 'celebrity'. Celebrities te gjithe kane marrdhenie te priviligjeuara me femren. Madje ky privilegj eshte kuazi-feudal (nqs te kujtohet e drejta feudale 'prima nocte')

Sidoqofte ka nje ndryshim z.Siffredi ne privilegjin e tij, pasi e tregton ate tek mua. Madje me keq. Per shkak te konjukturave te tregut, Hollywood-i e ka kopjuar SinWood-in dhe soft-core porn eshte tashme pjese e filimit normal Hollywood-ian. SinWood-i tashme i duhet te rrise 'standartin' permes specimeneve si Sinfredi qe nuk kane problem ti shkaterrojne fizikisht femrat me te cilat punojne. Shpesh kam pare 'prapaskena' filmash pornografike ku 'kolegeve' te Sinfredit i jane mbushur syte me gjak e i eshte nxire qafa prej 'stilit te aktrimit' te Sinfredit (mqs po denjon ta quash aktor/regjizor). Pra Sinfredin mos e shif si aktor, as si artist, por si 'sportist', e partneret e tij si 'gjimnaste gjenitale'.

Rezultantja e gjithe kesaj per milionat e fansave: femra normale nuk te kenaq, e mashkulli duhet te jete i dhunshem. Prandaj ka edhe probleme ne shtepi Sinfredi. Jeta po i imiton 'artin'.

O Qafir po prapaskenat e filmave te Siffredit nga i sheh ti?

E kom studiu industrine ne shkolle biznesi. I had 'backstage' passessmiley..dhe nuk ishin 'vepra' te Siffredit po te dikujt tjeter. Either way, money was being made and i lost my taste for plain vanilla..

Fin.

Nuk je marre me " moralin" e Rocos, kur del ne pension.

Edhe une e ndjeka pak, me takoi te degjoi Rocon, kur tha se " morali i tij ra shume poshte kur pasi nuk punonte me, filloi te shkonte me prostituta".

Pieroja, e pyet, si eshte e mundur qe punon si pornostar, dhe quhesh se ke moral, kur shkon me nje vajze rrugash, jo?

Kete me duket se Rocoja e spiegoi shume sakte, puna eshte pune, jeta jashte pune kerkon respektimin e rregullave te moralit.

Fin, kur do na sjellesh nje interviste te Kikit, babi i pronografis Italiane?

Ky Kiki , ka sjell Moanen ne ekranin e pornostares, nje arkitete e sapo diplomuar.

Rasti i Moanes eshte i veçante per zgjedhjen e saj, dhe metodat e saja si pornostar.

Shkrim terheqes, bravo Fini!

Fini une s'shoh ndonje gje qe ka te bej me moralin ketu, po hic fare ama...

 1. Morali eshte i njeanshem jo vetem per nje pornostar, por per te gjithe ne te tjeret.

psh ushtari quhet i moralshem kur e vret armikun, se po te bjere ne ujdi me te ose ta fale, e quajme tradhetar. po ashtu per te nejten aresye, pra pse vret, ne nje person te zakonshem e quajme kriminel dhe e denojme shpesh me vdekje. ndersa xhelatin e tij e quajme burre te mire (edhe pse dhe ai vret) sepse po vret nje kriminel, e keshtu me rradhe.

2. Morali na perfshin te gjitheve, dmth edhe pornostareve, perderisa edhe keta jane njerez.

bile qellimi qe keta i ftojne ne TV, eshte pikerisht ky ; te tregoje moralin e tyre. dmth qe edhe ata kane nje koke qe mendon perveç asaj kokes qe punon pa u lodhur ne ekran dhe qe kemi pershtypjen se eshte e vetmja e tyre ne aktivitet. lol 

problemi i shkrimit ose i shkrueses eshte se ajo nuk ka ditur ta kuptoje se ku e ka moralin pornostari. ajo e quan te pamoralshem ose me moral te skajshem sepse ai i konsideron si nimfomane aktoret porno te europes veriore, nderkohe qe ai mbrojti nje aktore italiane, te cilen shkrimi nuk na e sqaron mire, perveç faktit qe ka vdekur tragjikisht, e qe mendoj duhet te mjaftoje ne fakt per te kuptuar mbrojtjen qe i ben asaj Roko. se vdekja u lan gjynahet njerezve, n'est ce pas ! 

gjithashtu nuk kuptoj tek kjo pike, sesi artikullshkruesja te kete me te drejte sesa Roko vete, qe i ka provuar te gjitha femrat e globit. pra mendoj se i njeh me mire. mos them pastaj se ai eshte burre dhe shkruesja grua, qe Roko flet per nje kategori te caktuar personash e jo per te gjitha grate e europes mbare, etj, etj.

3. Dashuria nuk eshte vetem seks.

kjo shpjegon edhe pse nje gjinekolog mund te dashuroje. bile mendoj se ai kerkon me shume se ne te tjeret, qe shpesh seksi na eshte me i nevojshem se dashuria ose qe i ngaterrojme shpesh me njeri tjetrin. apo autorja me dashuri nenkupton seksin tek ai rreshti fundit ?

nga ana stilistike artikulli ka gjuhe te vrazhdet, te serte ose shume serioze, megjithese nga kjo vuajne shumica e artikujve ne shqip, qe per mendimin tim u mungon humori dhe zhdervjellesia, ose paanesia e autorit ndaj çeshtjes qe trajton. sa lexon rreshtat e pare e kupton qe autori e ka inat Rokon, e paragjykon ate. por megjithate duhet lavderuar si artikull autentik e jo thjesht kopjim gazete, siç jane te shumtet tek kjo faqe.

ps: ne qoftese doni te dini se ku qendron morali i nje pornostari me thoni t'ja u tregoj. smiley

Rocco eshte nje orgoglio nazionale ne itali, kjo edhe per shkak te identifikimit te pornografikes me mashkulloren. Pra eshte nje krenari mashkullore kombinuar me stereotipin e LatinLoverit kombetar Italian.

Ndryshe shifen pornostaret femra ne Itali, dicka me shume se puntoret e seksit.

Ne mendimin tim me e frutshme do te ishte ti behej nje analize komponentit seksual, joshjes seksuale dhe konceptit te seksit qe shet dhe rolit te tij ne televizonin italian, qe eshte model per keto realitetet tona..Te jepej nje pergjigje per obsesionin e Italianeve pas te bukures si joshje seksuale.

Persa i perket moralit te Roccos, mund te interpretohet si nje menyre e pandergjegjshme per te justifikuar filmat e tij, qe kane specifika te sadizmit..

cdo kategori social-kulturore nderton moralin e vet. keshtu qe fjala i pamoralshem ka nje kuptim krejt relativ, ndersa fjala amoral ka vec kuptim filozofik.

rocco s'eshte aspak i cuditshem as kur moralizon, as kur ecen pas klisheve. ne fund te fundit eshte pornostar, jo filozof - se vetem nga keta te fundit mund te priten sjellje shokuese dhe amorale.

Rocco ka moral romak. Nuk eshte me shume se sa sklleverit e 'pajisur' mire ne kohen e Kaligules. Po te gjykohet me kutin judeo-kristian gjerat do behen lemsh.

Cudi si pas kaq shume komentesh ne kete teme s'keni shtjelluar akoma marrdhenien midis sadizmit e mazokizmit me moralin dhe etiken pellazge te perdorimit te vajit te ullirit dhe asaj moderne te elektrifikimit te lojerave femerore me paralelizmat qe shpesh s'hiqen ndermjet leshit dhe erogjenizmave antropomorfike dhe bioestetike, jo vetem ne fushen pornografike, por dhe ne kenget popullore dhe vargjet lirike me teme erotike dhe deduksione sintetike.

fh, c'u bere, ike?

P.S. Fini, si perfundim c'eshte feminizmi per ty dhe femrat e tjera peshkiste? Po per ato peshk-bjondiste?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).