Historia moderne lindi në shekullin e nëntëmbëdhjetë, u konceptua dhe u zhvillua si një instrument i nacionalizmit europian.
 

Si historian i Mesjetës dhe qytetar i kohëve moderne, Patrick J.Geary, pedagog në Universitetin e Floridës, UCLA, vendosi t’i hedhë në letër pikëpamjet e tij për të shkuarën e largët, të tashmen, të ardhmen dhe ndërveprimet mes tyre. U mor gjatë me Europën dhe shkroi një libër për të. “Miti i Kombeve: origjinat mesjetare të Europës”, i botuar këto ditë në shqip nga “Ombra GVG”, nuk ka kaluar në heshtje në asnjë prej vendeve në të cilat është botuar.

A ekziston dhe a është në krizë identiteti europian? A ekziston realisht një Europë e bashkuar, së pari përmes njësimit ekonomik që përligj harrimin e “inateve” të vjetra që i ka dëshmuar historia, e përpjekjeve për sovranitet, për një identitet kombëtar? Në përpjekje për të treguar lindjen e Europës, Geary hedh tezën e guximshme që e çon krijimin e identiteteve tona jo larg në kohë.

“Historia moderne lindi në shekullin e nëntëmbëdhjetë, u konceptua dhe u zhvillua si një instrument i nacionalizmit europian. Si një mjet i ideologjisë nacionaliste, historia e kombeve të Europës ishte një sukses i madh, por e ka kthyer të kuptuarit tonë të së shkuarës në një kosh plehrash toksikë, të mbushur me helmin e nacionalizmit etnik dhe ky helm ka depërtuar thellë në vetëdijen popullore. Të pastrosh këtë kosh është sfida më e vështirë që po përballin historianët sot. Historia e vërtetë e kombeve që populluan Europën në Mesjetën e hershme nuk fillon në shekullin e gjashtë, por në të tetëmbëdhjetin.

Kjo nuk është për të mohuar që njerëzit që jetonin në të kaluarën e largët nuk e kishin ndjenjën e kombit apo të identitetit kolektiv, por dy shekujt e fundit të aktivitetit intelektual dhe të konfrontimeve politike i kanë ndryshuar kaq shumë mënyrat se si mendojmë për grupet sociale dhe politike, saqë e kemi të pamundur të pretendojmë dhënien e një pikëpamjeje “objektive” të kategorive sociale të Mesjetës së hershme pa u prekur nga kjo e kaluar e afërt.

Jo vetëm që nacionalizmi etnik, siç e kuptojmë ne sot, është në një farë mënyre një shpikje e kësaj periudhe të vonë, por siç do të shohim, vetë mjetet e analizës me të cilat ne pretendojmë se praktikojmë histori shkencore u shpikën dhe u perfeksionuan brenda përbrenda një klime të gjerë nacionalizmi dhe preokupimesh nacionaliste. Më shumë se instrumente neutrale shkencore, metodat moderne të kërkimit dhe të të shkruarit të historisë u zhvilluan specifikisht për të thelluar qëllimet nacionaliste”.

Geary në këtë pikë e shikon historinë, veçanërisht atë mesjetare të manipuluar për qëllime politike. Pikërisht nga kjo periudhë e errët, sipas tij kanë lindur mitet e kombeve që sot vazhdojnë të përdoren si fakte që gjenerojnë konflikte për përkatësi territoriale dhe si mite të dhunshme në kohët e sotme. Duke iu drejtuar një publiku të gjerë dhe jo thjesht specialistëve të fushës, Geary është ndalur në shembuj konkretë. Duke folur për Ballkanin si një vatër e nxehtë, për të dhënë një kuptim se sa e dukshme është kriza e identitetit europian, ai ndalet edhe në konfliktin e përgjakshëm të serbëve ndaj kosovarëve. “Për momentin, të paktën kosovarët qenë në gjendje të kthehen në Kosovë nga kampet e tyre të refugjatëve në Shqipëri dhe Maqedoni.

A do të jenë edhe ‘popujt’ e tjerë që do të dëbohen prej shtëpive të të parëve të tyre nga urrejtja etnike dhe armatimet moderne po kaq me fat, apo mikpritësit e tyre do t’i konsiderojnë ata si mysafirë të përhershëm dhe të pamirëpritur?”, shkruan historiani. Duke ndjekur linjën e tij se identiteti është përdorur si ideologji dhe duke u ndalur tek imigrimet e sotme të paligjshme, Geary shpjegon edhe reagimet e shteteve të mëdha si Franca për të rishqyrtuar identitetin kombëtar francez. “Rezultatet janë shqetësuese”, thotë ai. “Frika nga islamizimi i Francës ka çuar në një ringjallje të së djathtës ksenofobike franceze”

Duke shkuar te një shtet tjetër i madh, Gjermania e duke prekur çështjet e pakicave dhe raportet e identitetit me kalimin e viteve, Geary shtron pyetjen: Kush është gjerman? A mund të bëhet gjerman një imigrant, apo identiteti gjerman është çështje gjaku e race? Këto çështje janë shtruar edhe më parë dhe pasojat kanë qenë të tmerrshme”. Atëherë për kë është Europa? “Popujt e Europës kanë qenë gjithmonë shumë më të lëvizshëm, më kompleksë dhe më dinamikë sesa imagjinatat e nacionalistëve modernë.

Emrat e kombeve mund të na duken të njohur pas njëmijë vjetësh, por realitetet sociale, kulturore dhe politike të mbuluara nga këto emra kanë qenë radikalisht të ndryshëm nga çfarë janë sot. Për këtë shkak, neve na duhet një botëkuptim i ri i popujve të Europës, veçanërisht për periudhën formuese të identitetit europian që ishte ajo e mijëvjeçarit të parë. Ne duhet gjithashtu të kuptojmë se si traditat e përcjella që kanë nxjerrë me miliona njerëz në rrugë dhe me miliona të tjerë i kanë çuar në varr në shekullin e njëzetë, u formësuan pak më shumë se një shekull më parë”, thotë Geary, duke vazhduar: “A janë kombet e Komunitetit Europian ‘vende të imigrimit’, apo të mirat e kësaj nënshtetësie janë rezervuar vetëm për francezët, italianët, danezët dhe britanikët ‘e vërtetë’? Vetë fakti që akoma shtrohen të tilla pyetje, tregon se sa e gjallë mbetet agjenda e diskretituar e nacionalizmit dhe e racizmit”.

10 Komente

Mire. E para e punes, nje fjali ketu ma shpartalloi trurin fare, per mua eshte nje nga fjalite tip qe e hedhin ne ere nje shkrim, dhe qe me heqin çdo deshire per te vazhduar me tej. Behet fjale per fjaline e dyte (duke perjashtuar fjaline e cituar nen thonjeza). Fjalia si me poshte :

U mor gjatë me Europën dhe shkroi një libër për të.

eshte nje fjali prej puro mjeranesh te letersise dhe shkrimit. Habitem si ekzistojne ende dinosaure te tille te shkrimit. Nejse.

_______

Nje pike tjeter e "nxehte" eshte kjo : çfare kriteresh ndjekim ne ne sjelljen apo jo te nje punimi te huaj ? Sepse, me sa shoh une, ky punimi i Patrikut eshte THJESHT nje punim me shume ne serine mjaft te gjaaaaaaaaaaaaaate te veprave europiane apo amerikane mbi kete problem. E duke qene se ne Shqiperi kemi nje varferi te skajshme ne kete pike, atehere ç'kriter eshte ndjekur qe te sillet nje punim i Patrikut dhe jo i Rraptikut apo i Tiprrakut ? E kam fjalen, a ka ndonje plan tejet afatgjate qe te sillet ne shqip e tere literatura europiane dhe amerikane mbi formimin e kombeve, apo eshte nje zgjedhje kuturu, fute doren ne nje thes dhe nxirr nje gogel, ska rendesi ç'ngjyre ka, ajo eshte fituese ?

Para ca ditesh thashe diku se anarkia kulturore ben kerdine, pastaj doli tek anarkia shkencore (ju kujtohen goglat qe u perplasen para ca ditesh e qe desh shkaktoi nje big-bang mes peshqve tane te ndritur ?), e tani jemi ne anarkine historike. Me nje fjale, asnje shtepi botuese e denje per kete emer nuk ka nje plan te hollesishem mbi shkuarjen deri ne fund te nje problemi, porse mjaftohen me zhbirilimin e nje emri te fundit pa e ditur fare se ky emri eshte nje perftim emrash te tjere qe kane jetuar me pare.

Jo se s'me vjen mire per keto botime, porse do te ishte mire qe keto te futeshin ne nje lloj vazhde apo programi me te perpunuar.

Psh, ne lidhje me keto gjerat e kombit, nje punim qe duhet lexuar se s'ben eshte "C'eshte nje komb ?" i Ernest Renan, qe mbahet si punim reference per te gjitha shkollat e ketyre puneve.

Ika tani se s'jam ne terezi, edhe keto pune me kane ngelur keq mua, he he.

Pacavurre amerikane me synim teper te madh, qe mundohet te shohi kombin si koncept paneuropian i dy shekujve te fundit dhe si dicka e demshme.  Pacavurre retoriko-ideologjike qe mundohet te na shitet si studim historik.  S'e kuptoj pse keto pacavurre nuk na jepen haptas si ideologji por na shiten si studime shkencore.  Pse nuk na thote Patriku pse kjo "agjenda e diskretituar" vazhdon te mbetet gjalle ne terren? Pse, si historian gje gjoja qeka, nuk na thote pse gjithmone bien regjimet qe centralizohen jashte organizimit biologjik?

 

Nejse, Patrikut s'i vihet faj se si Amerikan qe eshte as nuk ka enderruar te mendoje per kombin e vertete etnik biologjik, se vjen nga nje vend ku rracat e etnite jane bere nje kukurrec i bere prej zorreve te te gjitha bagetive shtepiake.  Problemi eshte me keta intelektualet tane qe kane lexuar gjithe filologjine e te huajeve si Patriku me shok, por jane krejtesisht injorante kur vjen tek dija e Ligjit Fisnor Shqiptar qe eshte baza e kombit Shqiptar dhe s'ka te beje fare me zhvillimet me te gjera europiano borgjezo ideologjiko politike te dy shekujve te fundit, por as me terminologjine e sotcme nderkombetare, multikulturale, kozmpolite, euro atlantik integruese e te tjera pacavurre mbar proletare.  E keshtu keta "intelektualet" tane mbasi dalin neper bote si koshi i plehrave bosh, na kthehen ne atdhe me kesi shkrimesh e na flasin per "mite" qe duhen "cmitizuar", e per "konstrukte" qe duhen "dekonstruktuar".  Ose sic na thoshte Nurellari njedizaj tek Topi i Showit, qe pretendimet historike jane primitive e qesharake e s'pine uje se sot kemi te drejta nderkombetare te individeve, shteteve e shoqerive.  A ju kripca trute e ja u befsha turshi o intelektuale te dashur!

 Ky artikull ka gjera te shumta per tu habitur, por vecanarisht kjo me beri pershtypje te madhe: "pedagog në Universitetin e Floridës, UCLA" - Florida ndodhet ne pjesen jug lindore te amerikes ndersa kalifornia ne pjesen jug perendimore. UCLA, eshte shkolle publike ne Kaliforni, University of California Los Angelos (UCLA), por sic duket mrekullia paska ndodhur. UCLA qenka ne Florida tani. 

 

 

Hrub...edhe E. Gellner eshte akademik i shquar ne lemin e studimit te nacionalizmit. Me pak fjale ai eshte shprehur se ne formen e vet me te thjeshte nacionalizmi eshte 'misherimi i lidhjes se forte qe nje individ ndjen per vendin, gjuhen, traditen e zakonet e vendbanimit te tij si dhe per te tere ata individe qe ndajne te njejten ndjenje per kete entitet...respekti dhe besnikeria qe ndajne per ato tipare qe i bejne keta njerez te ndihen me identitet'. Deri ne kete pike ska asgje te keqe. Problemi eshte kur vlerat e nje komuniteti nuk admirohen thjesht per pasurine qe kane por projektohen ne kurriz te nje komuniteti tjeter dhe kjo sjell konflikt (shih nazistet, fashistet apo edhe serbet). Ketij kurthi duhet ti ruhemi ne shqiptaret...ta duam shqiperine dhe entitetin shqiptar per ato vlera qe na bejne te ndihemi mire per identitetin tone, dhe kurre mos ti gjykojme vlerat tone hiperbolikisht ne krahasim me popujt apo kulturat qe na rrethojme, perkundrazi te jemi fisnike dhe shpirtgjere ne marredheniet qe krijojme me te tjeret edhe kur ata te na gjykojne ligesisht pasi forca e vertete e nje kombi nuk deduktohet nga respekti qe na japin te tjeret por nga besimi qe kemi tek vlerat tone dhe nga respekti qe ne i japim vetes tone bazuar tek keto vlera. Mendoj se kemi vlera fisnike si komb qe duhet ti veme ne pah, por mos te mburremi me vlerat tona ne kurriz apo ne krahasim me vlerat e kombeve te tjere.

Nejse, Patrikut s'i vihet faj se si Amerikan qe eshte as nuk ka enderruar te mendoje per kombin e vertete etnik biologjik, se vjen nga nje vend ku rracat e etnite jane bere nje kukurrec i bere prej zorreve te te gjitha bagetive shtepiake.

ky eshte k...lleku me i madh qe kam lexuar ndonjehere ne ndonje forum qysh nga koha e albaniansoul.kam qeshur me te madhe.sidomos ky emertimi komb i vertete etnik biologjik eshte gallate fare.tingellon dhe shume shkencor kur e formulon keshtu.shyqyr thuaj qe pjesa tjeter e botes pervec amerikes i ka ruajtur akoma etnite e pastra biologjike se perndryshe nuk do kishim dhe menyre per ti motivuar njerezit te dilnin te luftonin, te cirreshin heil hitler, apo te djegin flamure greke te sheshi.rrofte rraca e paster ariane shqiptare.

Shiko ti konica me gjithe k-lleqet e tua.  Nuk e di se ca ke lexuar te albasoul, po te siguroj qe nje forum i drejtuar nga nje nip grekofili tradhetar nuk i kushton shume rendesi kombit etnik, e sidomos atij Shqiptar.  Tani une s'e di se sa i lexuar e sa i ditur je, por argumenta te tilla pabukse nuk hedhin poshte ate qe kam thene une.  Argumenta te tipit robi i kashtes, qe ti e rreh me grushta shprehjesh banale, apo ironira 2-lekshe per hitlera e rraca ariane nuk te bejne debatues te denje, por perkundrazi te bejne don kishot.  Kur ta kesh mendjen per debat per plot gojen e fjales, me be nje ze se ketu me ke.

po me the se ku e ke lexuar kete konceptin e kombit te paster etnik biologjik do me besh nje nder te madh.burimi i informacionit te jete ama i 60 vjeteve te fundit dhe jo i epokes se kolonizimit se nuk merret parasysh

Prap me keto shashkra? Lexoje prap komentin tim te pare ne kete teme, dhe perqendrohu tek ajo pjesa e ligjit fisnor Shqiptar e shiko se mos kupton ndonje gje...

 romak..mos e luj ! I ke rene pikes! Ne mos i shtofshim  vlera, nga ç`trasheguam, te mos i cenojme ato,  nuk do te ishte pake.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).