Pragë - Presidenti amerikan, Barak Obama do të takojë sonte në një darkë në Pragë liderët e 11 vendeve ish-komuniste që janë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Presidenti Obama ndodhet në Çeki për të firmosur një marrëveshje çarmatimi me homologun rus Medvedev.
Në takim do të jenë të pranishëm liderët e Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Sllovenisë, Sllovakisë, Rumanisë, Polonisë, Estonisë, Hungarisë, Lituanisë dhe Letonisë. Në këtë takim nuk është ftuar Shqipëria.
Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Tiranë i cituar sot nga GSH thotë se arsyet e mungesës së përfaqësuesve të Shqipërisë në Pragë është se takimi do të fokusohet mbi Europën Qendrore dhe Lindore. Megjithatë ai shton se SHBA vlerëson aleancën me Shqipërinë. Ndërsa zëdhënësja e kryeministrit Berisha, Juela Meçani u shpreh për GSH se "nuk ishte në dijeni të çështjes, ndaj nuk mund ta komentonte atë".
Sipas "New York Times"-it, kjo darkë është një përpjekje e administratës Obama për të balancuar ambicjet e Rusisë për të shtuar kontrollin e saj mbi rajon. "Kjo është një përpjekje për t'u takuar, konsultuar dhe konfirmuar angazhimin tonë për siguri në Europë", deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs. Një vit më parë, në fjalimin e mbajtur në njërin prej shesheve të Pragës, presidenti Obama tha se ëndërronte për një botë pa armë nukleare. Ai do të nënshkruajë sot një marrëveshje historike për reduktimin e armëve bërthamore me presidentin rus Medvedev. Kjo marrëveshje do të zëvendësojë traktatin e mëparshëm START-1 që hyri në fuqi në vitin 1991. Presidenti Obama e ka vendosur çarmatimin nuklear në zemër të politikave të tij. Për këtë arsye ai fitoi edhe çmimin “Nobel” për paqen. Javën e ardhshme, Obama do të marrë pjesë një një samit të 40 vendeve ku do të diskutohet problemi i çarmatimit.
(s.g/BalkanWeb)

52 Komente

 Ai ka dash me taku liderat e vendeve ish-komuniste, jo ish-komunistet.

Po pra, ashtu eshte. Shqiperia nuk eshte nje vend ish-komunist, por nje vend ende komunist ku te njejtet njerez drejtojne ende qe nga 1945 vetem se tani kane veshur xhaketa firmato, dhe kane qejf te jetojne ne luks.

Ne Shqiperi s'ka isha...be hesap akoma egziston PPSH-ja ligjerisht...

 Ndërsa zëdhënësja e kryeministrit Berisha, Juela Meçani u shpreh për GSH se "nuk ishte në dijeni të çështjes, ndaj nuk mund ta komentonte atë". 

 

smiley

 

E kujt iu rrujt per i darke me obamen kur ne na u rriten eksportet ne muajin janar me 100% kurse kines vetem me 40%. Keto shifni ju jo lesh me presh.

Kisha dhe nje pyetje. ça ishte ai ligji sipas te cilit shteti do behet garant per cdo investim mbi 10 milon dollare ne rast konfliktesh me pronaret e tokes. P.sh. nese ne kakome pronaret e fitojne gjyqin duhet shteti ti demshperbleje keta per demin e tokes te rrembyer.

aty edhe genci im u rrit me 50% kur degjova keto te dhena ne tv.

 

O genci, po ishte me ironi me ti genci, se na duhet me shpjegu dhe ironite tashti, po ti mos u mer me gjera te veshtira meru me ligjin e ri qe doli, sipas te cilit qeveria jep toke per turizem p.sh. dhe ups, nese del me pronar, s'ka gje, investitori shef punen ndersa ti popull demshperble pronarin. Po pate ndonje prone ne bregdet ti, shife po s'ta xuna un dhe meru me qeverine ti pastaj. Po edhe po s'pate gjo ne bregdet s'ka gje. KU TI KESH, ta xej prape une. Nejse me se shaka po beja. Mendoj se dun me mare keto kampet e puntoreve, a me bo noi pisllik tjeter, te cilat mund te pretendohen nga ndonje ishpronar e t'na i ngopin pastaj ne te gjitheve, po doja me dit nga noi jurist si eshte puna nese e kishte degjuar si lajm.

 Po jo me lal se te mora vesh. smiley Genci im eshte shok me gencin tat. smiley

 

Si gjithmone nje lajmfallco i Medias se ores e Bushit.

Obama ka shkuar ne samitin e vendeve te Europes Qendrore dhe Lindore.Ne mesa di une nuk jemi anetare ne kete organizate dhe kur nuk je anetar nuk ke se si ftohesh.

Por per median e ores se Bushit nuk ka rendesi.Rendesi ka te baltosim qeverine shqptare persa kohe ne krye te saj nuk eshte Edi Rama.

Ne mesa di une nuk jemi anetare ne kete organizate dhe kur nuk je anetar nuk ke se si ftohesh.

Nuk ka ndonje "Organizate" te ketyre vendeve, ku ne nuk bejme pjese. Udheheqesit e ketyre vendeve te NATO-s, thjeshte, jane ftuar per darke me Obamen ne Ambasaden amerikane ne Prage.   

 Nuk i ftoi  Obama...! E ka dit qerratai proverbin latin .."Eshte çmenduri  te keshe frike se mos turperohesh prej veprimit te papeshuar, .... ndaj  njerezve te paturpshem...!

Pershendesim Obamen me hitin e ri te Rihannes... Rude Boy...

" North Korea must know that the path to security and respect will never come through threats and illegal weapons."

BBC

..... qeveria e Berishes, qe festoi 1 vjetorin ne Nato, nuk eshte shume serioze si vend i Natos! Si mund te ftohet per darke nje vend jo serioz si Qeveria Berisha?!!

_____

Koreja e Veriut, trafik me terroristët me ndërmjetësi të Mediut dhe Pinarit

 A thu ka lujte rol ai ligji i SHIK-ut qe donte me bo Sala si mushka? 

Bo,vaki, bo vaki!

Po gjthesesi, ajo pergjigja qe dha ai i Shtepise se Bardhe ishte ndaj pyetjes pse nuk jane ftuar keta te BE-se (Perendimore) dhe vetem te Lindjes dhe Qendrore, sic po do me e "spin" gjindja ketu! 

S'kishte t'bote fare me Shypnine tone te dashtun. 

http://euobserver.com/9/29826

As ajo perralla me ish-vende te Traktatit te Varshaves s'ka bythe ku te rrije sepse Kroacia s'ka qene ndonjehere anetare e TV-se. As si Jugosllavi nuk ka qene, as si Kroaci.

Ngado ta ktheshe muhabetin, Shqipnia eshte i vetmi vend i NATOS qe na ngel perjashta nga Lindja! smiley

Plus vendet e Balltikut, po vendet e Balltikut kane kohe qe nuk ftohen neper ndeja e shyqyre me Lindjen. 

Tik-tak, tik-tak....

Ku merret mer ai per darke. Ai te prish darken se do me fol vetem vete. This is a miracle of the world. E masanej kishte me i ca sumen atyne se si shqipnia ka dale me GDP pozitive. Pu pu pu ene me ate anglishten e tij kishte me e dhi fare mromjen.

 po te vini re nuk jane as serbia, mali i zi, bosnja hercegovina dhe maqedonia. 

pra mund te mendohet se kosova (aktualiteti i saj), ka ndikuar ketu. amerika nuk do t'i rremoje plaget akoma te hapura, dhe punon zgjuarsisht.

per me teper ka shkuar per te ulur armatimet. neve gerdecin na e hodhi ne ere, serbeve (boshnjakeve dhe malazezve e maqedonsve ne te njejten kohe) ja u shkaterroi shumicen e armeve gjate bombardimeve te fundit, keshtuqe nuk ka pse i therret se nuk paraqesin me rrezik.

Dari keto vende qe ke permendur kane nje ndryshim me shqiperine pasi nuk jane ne NATO, ndersa ato te Europes Lindore qe jane ftuar jane te gjitha me duket ne NATO si dhe ne.

 po Rusia eshte gje ne Nato ? 

pastaj tek shkrimi nuk permendet gje nato, por vendet ish komuniste. pastaj dhe sikur te jete keshtu qe  per ameriken jemi kulufa dhe nuk na fron ne sofer, kesaj gazetes duhet ti vinte turp (si gazete shqiptare) edhe vete dhe keto lajme mire eshte ti kaloj ne heshtje.

apo kujton se pa salen amerika do te na ftoje direkt ose te gjitha hallet tona do te regullohen me magji.

ne fakt nje lajmi te tille nuk ke çfare t'i diskutosh. prandaj thash qe nuk ka as dhe per çfare ta permendesh.

ne kohe te enverit nuk na rruhej trapi fare per ameriken dhe ishim keshtu te lumtur. ndersa sot duhet te jemi fatkeq qe amerika nuk na fton. hajde kuptoje ne fakt hallin.

nje gje eshte e sigurte se jemi bere si ata sahanlepiresit qe presim vetem te huajt mos na hedhin ndonje kocke, ngaqe vete nuk merremi me asgje tonen. vetem lehim pa fare turp. 

Rusia nuk eshte ne NATO, por edhe per darke me Bomin nuk ishte ftuar.

O Hajdar.

Nuk e kuptoj kete pyetje.

Mos po guxon te fantazosh duke na krahasu me Rusine ???

 Konka ma keq, bre dost!! 

Edhe keta te Balltikut qenkan ftue te tane ne gosti!

Vetem ne, paskemi ngel jashte, nga anetaret e NATOS, bre ja kasha nanen ktij Obames, fare komunisti i kuq gjedi! smiley

 

e shpjegoi koke-bova i lsi, qe eshte muhabet tjeter, per vendet e evropes qendrore dhe lindore. Ndersa ne jena pak me poshte se kerthiza

More, po mirë që jemi poshtë... po pse na mbajnë edhe mbrapa (liste?! smiley )

 Se ashtu na ka qillu, qe te jemi mbrapa. Ose sic e ka thone Xhemal Tafai, keto pune jane me tafti-bafti. Cave iu bi tafti e cave iu bi bafti. Ne na ka rone bafti.

 Na mbajne se ashtu jemi!!

Kujtume ne se munesh me vone ministrin e mbrojtes qe donte me ja shti ambasadorit amerikon sa krahu me intriga me stil alla Bregu Perendimor i Lumit Jordan prape minister qeverie, dhe keta nuk do e vejshin re? 

 

Ajo eshte mrroklle, te lumte! Ti (e gjete) do ta vrasesh spiunin! Pa pa sa te fella paskan qene keto pune...

 Nuk gjeta gjo' e ?

 

Obama ka bo be qe ka me e ftu Shqiprin vetem kur Ed Rama te jete k/minister dhe Moz Ruci minister i mbrojtjes.
- vetem kto njerez mund ta cojne perpara demokracine ne Shqipri dhe ne bote - ka thone Obama

E ka thone, mer e ka thone, po kujt ja ka thone; me sa duket shqiptaret nuk duan te ulen ne nje tavoline me Bamen, dhe vazhdojne te mos e zgjedhin Ramen...Qenka e thelle puna!

popull legen...e di une c'a dun kto - t'i cosh anej ka Afrika, ket dun. Masanej ta kerkojn Moz Rucin me qiri!

Po ça problemi ka qe shqetesoheni kaq shume. 50 vjet komunizem pa ameriken ishim, dhe per bukuri ja kaluam, asigjo s'na mungoi. E provum dhe kete demokracine e kot fare ishte. Inteligjenca shqiptare e ka kuptuar se, me mire se komunizmi s'ka, dhe jane bashkuar tashti komunistet e vjeter me te rinjte e saktivistes dhe kane vendosur ta risjellin dhe nje here ne jete. Kane kohe qe i bashkerendisin veprimet, duke filluar qe nga kritikimi i imperializmit amerikan neoliberal e deri te sharja me liber shpie i rames apo kritika me spond se nuk ndertoi te majten e vertete. Shqiperia eshte marre, puna eshte me shpetu gjithe ballkanin dhe me ndertu internacionalen ballkanike. per kete pune, shoku Kola sapo ka pergatit manifestin ballkanik progresist i cili meret me shtrirjen e frontit horizontal te rezistences ne kosove e me tutje.

Ekzemplar je, Genc, ekzemplar! Thenia e dites (madje edhe e nates) eshte kjo:

E provum dhe kete demokracine e kot fare ishte. Inteligjenca shqiptare e ka kuptuar se, me mire se komunizmi s'ka, dhe jane bashkuar tashti komunistet e vjeter me te rinjte e saktivistes dhe kane vendosur ta risjellin dhe nje here ne jete.

- cudi si e kane humbur adminat...

O xhib, ku je? Hajde e shih sa bukuri ka tufa ketu... smiley  Kush jane ata mq-re qe thone se komunizmi ka vdekur ne Shqiperi? Leje Gencit dhe Agronit (solit) i keni marre? Vallahi er ti, me trima (idiote ekzemplare) te tille, gjynah te lengoje ai vend!

Sipas zerave jo zyrtar Obamke qirollari nuk ka pranuar ta ftoje ne gosti Sali Ram Protopapen pasi ka llafe se ky i fundit e ka pijen me sherr dhe mund te shkaktonte ndonje xudhi gjate drekes..

 s'ka dash vet me ik Sala...

Se ku degjova qe nga inati Saliu ka per te organizuar per karshillek nje samit te vendeve te paangazhuara ne Kavaje me pjesmarrjen e Egjiptit, Sirise, Burkina Fasos, Kirgizstanit, Ishujve Faroe dhe ca vende te tjera si mbaj mend. Jo po ta marri vesh Obama bjondi qe ne sta lem mangut..

 Qellimi i takimit ben qe shqiperia te mos kete vend ne ate takim dhe si rrjedhoje te mos jete as e ftuar. 

Qellimi i takimit eshte per te siguruar vendet qe ishin nen ndikmin e Moskes dhe per ti siguruar ato per mbeshtetjen amerikane per sigurine e tyre. Shqiperia edhe pse vend komunist nuk ka qene nder sferen e influences se Moskes qe me dekada. Madje Rusia nuk ka kerkuar qe te kete shqiperine nen sferen e saj te influences seriozisht. Prandaj edhe rreziku i ekspozimit te shqiperise ndaj "kercenimeve" Ruse jane joegzistente. Keshtu qe garancia per te perballuar "ndikimin" e Moskes ne shqiperi eshte e panevojshme. 

Jo me kot nuk ishte nje takim per te gjithe kreret e ish vendeve komuniste. 

 

Shqiperia qe nga viti 1968 ka dale nga blloku i vendeve komuniste.

E Hoxha i quante te gjitha keto vende tradhetare te idealeve komuniste, dhe shpallte veten si fanar ndricues ne bote.

As Salievic Bakijevin nuk e kishin ftuar smiley

 Po Kroacia cfare viti ka dale nga Traktati i Varshavs? 

Po nga blloku i vendeve komuniste?

 

Pergjigju shoku Mati se kta komunistat po e interpretojne sikur nuk e kan ftuar shokun Sali ngaqe i beri karshillik per ligjin e Shish

Mati, dmth linja e re e partise eshte se nuk na ftuan sepse nuk ishim vend komunist?

Mos ka cik me shume lidhje me ate punen e SHISHIt dhe armeve dhe pak edhe me kete me poshte ?

http://pashtriku.beepworld.de/files/Fotolajmi/fotolajm/berisha_teserja_pp.jpg

Takimi do fokusohet mbi Evropen qendrore dhe lindore,ja prandaj nuk na kane ftuar,atehere pse boni gam..gam kot pa pike lidhje.

 me mire qe nuk vajti. se te jem i sinqerte do te na turperonte me anglishten e vet, si ne rastin me Berlusconin.

si perhere me.. kur del e flet Sali Berisha per ndonje media te huaj, eshte si me te fut nanjeri cifla druri nen thonj. dhe nuk eshte puna vetem tek gjuha e huaj por tek cinizmi, deliri i nje personi pa vete-respekt, dhe humori pervers i nje egoje klinikisht te semure. injoranca e gjuhes se huaj eshte thjesht nje smoke-screen.. qershia ne maje te tortes.

e pare nga ky aspekt, edhe une jam shume i lumtur qe nuk eshte ftuar Shqiperia.

Po sikur te na kene rrejt. Rrezik ne nuk jena fut akoma ne NATO, prandaj nuk u ftuam. Ka mundesi qe te gjitha fotot e Sales me robt e tjere te NATOs qe kemi pare te jene fotomontazhe. Amerikanet nuk e dine qe jemi ne NATO. Festat para nje viti ishin kot sa me i heq mallin robve per festimet e 1 Majit.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Tiranë i cituar sot nga GSH thotë se arsyet e mungesës së përfaqësuesve të Shqipërisë në Pragë është se takimi do të fokusohet mbi Europën Qendrore dhe Lindore.

Kurse ne i themi "nje zedhenesi"-t te ambasades amerikane ne Tirane, qe t'i thote Uidhersit qe ky (Uidhersi) t'i thote Obames qe NE SHQIPTAREVE AS NA PLASI TRAPI FARE!

Megjithatë ai shton se SHBA vlerëson aleancën me Shqipërinë.

E mo e... pirdh pirdh se lirohesh.

Sa per Nobelin...

Ky shkrim eshte ushqimi me ideal per peshkun.

Po gazetat prestigjoze si Seculi e Balkanuue, pse do kopjojne peshkun, bejne artikull me pyetjen "pse Shqiperia nuk merr pjese?", shpenzon euro , e nuk dergon nje gazetar te tyren me shpenzime te ndara pergjysem ,  te pyes direkt kur zhvillohet koferenca e shtypit , dhe besoj se e marrim vesht pergjigjen.

Kaq e veshtire qenka, per gazetat me prestigjoze te vendit te gjejne pergjigjen?

O Lumo .

Akoma ke dileme per pergjigjen ti ?

Nuk te mjaftojne keto 50 komente ketu ?

Mungese transparence...

Ky shkrim eshte ushqimi me ideal per peshkun.

 

Prandaj ja servira kete lloj ushqimi te keta peshqit e kuq qe kenaqen.

E hangren u palluan,ju befte mire.

.

Te lumte goja Bruno

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).