Kërkohet vendosja nën administrimin e qeverisë qendrore dhe largimin nga përgjegjësia e bashkisë

Teatri Kombëtar i Humorit dhe Satirës është një institucion i pazëvendësueshëm dhe duhet të fillojë të funksionojë me mbështetjen e qeverisë, pasi ai iu la tregut dhe tregu e zhduku fare. Në memorien e qytetarëve mbahen mend artistë të shkëlqyer e të dashur në interpretimin e këtyre veprave, por atyre iu zhduk skena. Kjo analizë e shkurtër është paraqitur nga Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Pas diskutimeve pak kohë më parë, lidhur me cirkun e Tiranës, problemet e andrallat, ardhja e pranverës ka çelur një tjetër debat, atë të estradës.

Kryeministri Berisha kërkoi dje nga ministri i Kulturës ringritjen e Teatrit Kombëtar të Humorit dhe Satirës dhe zhvillimin e këtij zhanri të dashur për qytetarët, por të lënë në harresë në kohë. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë gjatë prezantimit të rendit të ditës Kryeministri Berisha theksoi se në vend që ai që quhej Teatri i Estradës të lartësohej në një teatër komedie dhe satire, sot nuk funksionon më.

Çështja e estradës

“Gjatë këtyre 20 viteve, kultura dhe artet në Shqipëri kanë një shpërthim të pakrahasueshëm. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar zhanre të reja, të cilat më parë konsideroheshin heretike apo skajoheshin me të gjitha mjetet. Letrat shqipe kanë njohur hapësira të reja, por edhe talente. Po ashtu piktura dhe kënga shqiptare është përfaqësuar me dinjitet të madh në të gjitha ekspozitat dhe skenat botërore”, theksoi Kryeministri. Sipas tij, fati i komedisë dhe satirës shqiptare është i dhimbshëm.

“Në vend që ai që quhej teatri i estradës të lartësohej në një teatër komedie dhe satire, nuk funksionon më. Siç duket e ‘hëngrën’ pallatet edhe atë. Imagjinoni që betoni të viktimizojë humorin dhe satirën e një kombi, se çfarë goditje të rëndë i japin atij. Goditje shumë të hidhur”, deklaroi dje Kryeministri lidhur me këtë çështje.

Sipas tij, këto janë gjini të pazëvendësueshme në krijimtarinë e një populli. Por, në qoftë se nuk kanë ku të shprehen, natyrisht, edhe krijuesit nuk kanë stimulin e duhur për t’i lëvruar më tej ato.

Mbështetja e Qeverisë

Kryeministri tha dje para Këshillit të Ministrave se nevojitet rivendosja e teatrit të komedisë dhe humorit shqiptar. Sipas tij, komedia luhet në teatër kombëtar, por krijimi i tij në çdo vend është i domosdoshëm.

“Ndaj zoti ministër, të gjendet salla, t’i jepet një karakter kombëtar teatrit dhe jo lokal, pasi nëse do t’i jepnim karakter lokal sërish do ta ‘hante’ betoni dhe të përcaktohen stimuj, në mënyrë që të rindërtohet ai, pasi, faktikisht, përveçse përpjekjeve të disa televizioneve që janë për t’u lavdëruar, ndonëse edhe ata nuk i lënë mesazhet, ekrani nuk e zëvendëson skenën”, theksoi Berisha.

22 Komente

. Nuk e di nga e merr Sala, Kryeminitri yne spunton por me duket ide e deshtuar qe ne fillim,Thelbi i ekonomise tregut eshte konkurenca.Le ti napi qeveria fonde sa te doje ti japi dhe godina te bukura e ku at di une ajo do te deshtoje,sic ka deshtuar po themi me teatrin, me kinematografine ,me sportet, dhe me cdo gje tjeter qe ka lidhje me artin dhe kulturen.Per nje arsye te thjesht kush p.sh. mund ti konkuroje sot ne tregun e humorit ''Portokallin ''dhe ''TH.B.Sh'' at . Po e dini sa paguhen sot keto talente? E mendoni qe qeveria do ti konkuroje keta me rronxha e ponxha??!!Sala pasi i privatizoj te gjitha tani do ti ''shtetzoj''.

Sala deshiron te instrumentalizoje dhe humorin e komedine, por Sala nuk eshte i vetdijshem qe klasa politike qe ai perfaqson eshte gia duke zhvilluar humor e komedi me elemente te theksuara grotesku..Mesa duket Sala deshiron ta zhvilloje me teper dellin e tij humoristik..Humor me kripe nga i Duces..

Gjatë këtyre 20 viteve, kultura dhe artet në Shqipëri kanë një shpërthim të pakrahasueshëm. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar zhanre të reja, të cilat më parë konsideroheshin heretike apo skajoheshin me të gjitha mjetet. Letrat shqipe kanë njohur hapësira të reja, por edhe talente. Po ashtu piktura dhe kënga shqiptare është përfaqësuar me dinjitet të madh në të gjitha ekspozitat dhe skenat botërore”, 

 

Sa me kenaq ky mu' kur ka ksi far' relapsesh ne koke, dhe fillon te ri-prodhoje fjalimet e xhaxhit, nga mjegulla e kujteses!! Gati, gati verbatim! smiley

 

du (si zakonisht) me te von ne prov kujtesen. A t'kujtohet kjo: "ne na thoshin ne fillim "qeveri e rigonit". mirpo kjo qeveria e rigonit na u be qeveri e celikut"  smiley

ps. rakia, po ty a t'kujtohet?

 Ncq!

Kush e ka thone kete, Enveri? 

Apo Sala? 

 

Enveri.

 Konteksti? 

nje sec.

po thoshte, na moren me te tallme ne fillim, menun qe kta jon carapacul, meqe vinim nga malet, tha, dhe mqse neper male bohet vec naj cik rigon, na than qeveri e rigonit". mqse "u kry" elbasoni (ene "buka", mrrok, ne t'njejten kohe "u kry&quotsmiley, atehere tha, jo pa tangerllik ene i fare qesendije: mirpo kjo qeveria e rigonit na dul qeveri e celikut. smiley

s'di me c'rast e ka thon, por siguro qe e ka thon.

Po me kujtohet eshte ne kujtimet e Enverit me duket.Nuk u besohej qe do te hubisnin luften dhe i savisnin ''.Brekgrisur'',dhe ''qeveria e rrigonit''

Kush e ve bast qe asnje te kjo estrada kombtare e 'humorit e satires' s'do ket byth me be ndonjehere satire me kryeminister Sulen.

"Ndaj zoti ministèr,tè gjendet salla"-hahahahahahahhahahahaha!!!!!!! p.s. sa po mèsova se nesèr koncert nè tiranè me rastin e 1-vjetorit nè NATO...hahahahahahhahahahahahahahahahahahhahaha!!!THIS IS THE MIRACLE OF FREEDOM !!!!hahahahahahahahhaha... I love ALBANIA!!!!

 Estrada e Ushtarit duhet te ringjallet patjeter. smiley

Keshtu edhe direktiva e Prijesit plotesohet, edhe me NATON dalim faqebardhe! 

 

God bless you""'---Estrada e Ushtrisè....hahahahahaahaha!!!!

Po ashtu piktura dhe kënga shqiptare është përfaqësuar me dinjitet të madh në të gjitha ekspozitat dhe skenat botërore”

 

Ketu besoj se po flet per Ciljeten me shoqe...

 ".... Gjatë këtyre 20 viteve, kultura dhe artet në Shqipëri kanë një shpërthim të pakrahasueshëm. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar zhanre të reja, të cilat më parë konsideroheshin heretike apo skajoheshin me të gjitha mjetet... " 

 

Kjo eshte nje reklame indirekte qe Berisha i ben vetes dhe qeveris se tij  smiley

Pse nuk flet ministri perkates per kete ceshtje por si gjithmone na flet vetem Lideri i Madh?

Po ca i duhet estrada qeverise. Ajo eshte vete estrade biles pa pare dhe pa shpenzime.

Hajde sa bukur po u boka tirona, mas estrades sala na dashka me edhe nji treg ke sheshi simas fjales sot ne perlament ne pergjigje te kerkesave politike te "opozites". A thu valle zoti dikur do e veje doren n'zemer dhe do e heqi qafe ket fare te keqe grami???!!!

Te pakten nuk mund te thuash qe nuk eshte konsistent. Pasi privatizoi Shqiperine per nje euro kerkon te shtetezoje estraden.

 Une jam qe Sali Berisha te behet DREJTOR i Estrades dhe i Cirkut,eshte njeriu i duhur per keto dy poste!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).