Në foto: "Cristo velato", Cappella Sansevero, Napoli

Sot gjithë të krishterët kremtojnë të premten e mirë kur Jezu Krishti u kryqëzua. Edhe në Shqipëri bësimtarët ortodoksë dhe katolikë kremtojnë së pashkët. Këtë vit sipas kalendareve që kanë Pashkët përkojnë në të njëjtën ditë si për besimtarët katolikë ashtu edhe pë rata ortodoksë. Në Tiranë ka nisur mesha për të premten e madhe, në katedralen e “Shën Palit”. Mesha mbahet nga Imzot Rrok Mirdita.

Festa e Pashkëve simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij, përkatësisht festimi më i shenjtë ndër festat e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë. Pashkët kremtohen të dielën e parë pas fillimit të pranverës, apo të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të muajit, që zakonisht kremtohen brenda 22 marsit dhe 25 prillit. Me ringjalljen e Krishtit ndodh kalimi nga vdekja në jetë, nga e Premtja e madhe (kur vdes Jezu Krishti pas shumë mundimeve dhe gozhdohet në kryq) në të Dielën e Pashkëve (kur ngjallet), përkatësisht kalimi nga errësira në dritë.

Në Jeruzalem mijëra njerëz pritet të ecin në rrugën ku kaluar Krishti para se të kryqëzohej. Bëhet fjalë për ritualet në rrugen “Via Doloroza”, ose stacionet e kryqit, deri në vendin ku u kryqëzua Krishti. Në këtë vend të shenjtë kanë ardhur dhe besimtarë nga e gjithë bota. Këtë vit sipas kalendarit Pashkët përkojnë në të njëjtën ditë si për katolikët dhe ortodoksët. Ndryshe nga ceremonitë e rëndësishme që mbahen në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, në vende të tjera të botës, Pashkët festohen me ushqime të bollshme, dhurata dhe vizita.

Ndërsa mjaft njerëz luten në kishë. Papa Benedikti i XVI ka mbajtur në Vatikan një sërë meshash këtë javë të pashkëve. Ai ka folur për të rinjtë dhe ka dhënë mesazhe të ndryshme, por nuk ka përmendur skandalet seksuale të priftërinjve që po errësojnë imazhin e Kishës Katolike.

8 Komente

Urime të gjithëve për Pashkët! smiley

Gezuar Pashket te gjithve

There are no gods, no devils, no angels, no heaven or hell. There is only our natural world. Religion is but myth and superstition that hardens hearts and enslaves minds. smiley

Gezuar Pashket vetem kristianeve jo te gjitheve qe nuk jane pjese e ketij qyteterimi....

Mesazh tamam i krishtere, s`ke c`thua... 

Te rritur me imagjinat femijesh smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).