MOSKE- VARSHAVE- Trupat e presidentit polak Leh Kazinski dhe të bashkëshortes Maria, të vdekur në një aksident ajror dje në Smolensk në Rusi, do të kthehen në Varshavë sot në orën 14:00 (12:00 GMT), njoftoi radioja publike polake Trojka.

"Ceremonia ushtarake e varrimit të presidentit dhe bashkëshortes do të bëhet në Smolensk.Trupat e tyre do të transportohen me një avion ushtarak Casa", deklaroi një korrespondent i radios në Rusi, duke shtuar se mbërritja është parashikuar për në orën "14:00".  Një zyrtar i presidencës polake i pranishëm në Smolensk dhe i cili preferoi të mbetej anonim i konfirmoi me telefon AFP sot se trupat e çiftit Kaczynski do të dërgohen në Varshavë gjatë ditës. Trupat e viktimave të tjerë do të dërgohen në Moskë, njoftoi agjencia ruse e shtypit RIA Novosti.
Dhjetëra mijëra persona ishin  mbledhur mbrëmë para pallatit presidencial në Varshavë, në shenjë homazhi për viktimat e aksidentit ajror në të cilën humbi jetën presidenti dhe delegacionit që e shoqëronte për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të Masakrës së Katinit.

Avioni presidencial u përplas dje ndërsa ulej në Rusi. Zyrtarët rusë thanë se avioni mori flakë kur ndeshi në majat e pemëve kur po i afrohej aeroportit në qytetin perëndimor Smolensk. Avioni po fluturonte në një mot me mjegull të dendur. Lista e viktimave e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë ruse të Situatës së Emergjencave përmbante sot 96 persona, ndër të cilët 88 pasagjerë dhe tetë anëtarë ekuipazhi.Dje, ajo kishte 97 persona. 88 prej tyre ishin anëtarë të një delegacioni të qeverisë polake me pjesëmarrjen zyrtarëve të lartë civilë dhe ushtarakë polakë.

Nderkohe Jaroslav Kazinski ka identifikuar trupin e vëllait binjak, presidentit polak Leh Kazinski, i cili humbi jetën dhe nga rrëzimi i aeroplanit presidencial kur po i afrohej aeroportit të Smolenskut, qytet në perëndim të Rusisë. Lajmi është bërë i ditur nga Ria Novosti, e cila citon deputetin polak Maks Krazkovski. “Po trupi është identifikuar nga i vëllai”- ka thënë deputeti pasi është marrë në pyetje nga agjencia e lajmeve ruse. Jaroslav Kazinski ka shkuar vetë në vendin e aksidentit ku mbetën të vdekur 96 persona, ku i ishte bashkuar dhe kryeministri polak Donald Tusk, i cili më pas është rikthyer në Varshavë.

Vendi i ngjarjes është vizituar edhe nga kryeministri rus, Vladimir Putin i cili së bashku me homologun polak do të drejtojnë hetimet për të hedhur dritë mbki tragjedinë. Mësohet se dy kryeministrat kanë folur për pak kohë së bashku dhe me hetuesit e tjetër të cilët ndodheshin në vendngjarje dhe po punonin për nxjerrjen e trupave nga mbetjet e avionit.
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).