Qytetari nga Durrësi Ferit Haxhia u ngjit në taracën e një pallati përballë Ministrisë së drejtësisë për të kërkuar të drejtën e tij mbi pronën. Pas negociatave me policinë Haxhia dhe tre fëmijët e tij zbritën nga taraca. Sipas tij xhesti ishte një apel i hapur për drejtësinë, për ti´u kthyer pronat e marra padrejtësisht. Haxhia: Fëmijët s´kanë bukë të hanë, nuk janë traumatizuar.

 

Reagon Ministria e Drejtësisë: Hetim pretendimeve të qytetarit

Ministria e Drejtësisë reagon për ngjarjen e rëndë sot në kryeqytet, kur Ferit Haxhiaj bashkë me 3 fëmijët e tij kërcënoi vetëflijimin në protestë për pronat e tij në Durrës.
“Në lidhje me ngjarjen e sotme ndodhur para Ministrisë së Drejtësisë ku qytetari Ferik Haxhiaj kërcënoi se do të vetëvritej, persona nga administrata e Ministrisë së Drejtësisë morën kontakt me qytetarin, i cili pretendonte se ishte përjashtuar nga e drejta e parablerjes së një objekti të privatizuar në vitin 1993.” theksohet në deklaratë.

Ndërkaq , Ministria e Drejtësisë sqaron pretendimet e Haxhisë duke theksuar se në vitin 2002 ai i ishte drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte hedhur poshtë kërkesën e këtij të fundit. Pas kësaj Haxhiaj nuk e kishte apeluar dhe ankimuar më tej vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

“Në këtë rrethana administrata e Ministrisë së Drejtësisë i kërkoi z.Ferik Haxhiaj t’i adresonte asaj një ankesë me shkrim si dhe të depozitonte zyrtarisht të gjitha dokumentat që disponon rreth objektit që ai pretendon në mënyrë që të fillojë një hetim administrativ, kjo për sa i takon kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Rreth orës 13:00 Ferit Haxhiaj së bashku me 3 fëmijët e tij u vu re në tarracën e pallatit përballë Ministrisë së Drejtësisë në Bulevardin “Zogu i Parë” në tentativë për tu hedhur prej andej. Ngjarja e rëndë u evitua brenda pak minutash nga policia që me anë të një negociatori dhe RENEA-s arriti të bindte Haxhiajn, banor i qytetit te Durresit të largohej nga buza e tarracës së pallatit 6 katësh. Dyshohet 42 vjecari në momentin që tentoi të kryente aktin, ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike per shkak te nje ceshtje te pazgjidhur te pronave.

(e.n/foto - BalkanWeb)


10 Komente

Tashi vone mora vesh se drejtesia shqiptare ka adaptuar per simbol  kandarin e vjeter te katundarve shqiptare.

Tani e tutje ky simbol do te mbizoteroje ne te gjitha sallat gjyqesore shqiptare.

Te gjithe te perfaqesuesit e kesaj "te ashtuquajtur drejtesi" ndajne me kete simbol dicka thelbesore.... 

 

edhe 1 tjeter me e qarte

old scales france stock photo

 Ndajne koqen e kandarit!

Bull's eye

Sistemi socialist kishte per bazë pronën shoqërore mbi mjete e prodhimit (tokat, fabrikat, uzinat etj etj etj). Sistemi kapitalist apo Demokracia borgjeze ka per baze pronën private mbi mjetet e prodhimit. 

Cfare djallin bëhet prej 20 vjetësh që  prona ose nuk ka shkuar tek ay që i takon ose ka shkuar tek hajdutët politikanë dhe vjedhacakët mbi të cilët mbështetet fuqishëm politika fashiste e këtij bir njeriu i Teta Luzes.

Po cfar mut demokracie paska në Shqipëri kur Themeli i saj  Prona Private ka me miliona vrima të mbushura me helm? 

Perderisa shteti  u vu ne levizje   .... se shpejti do kemi fise te tera ne maje te tarraces  .... shtet i forte ky i joni .......ja gjetem formulen ...

Mu duk interesante qe pas veprimit te bujshem te ketij pronedashesit qe donte te flijohej masivisht, ministria e drejtesise pranoi te shqyrtoje ceshtjen e tij.

Keshtu e gjetshin te drejten gjithe fluturaket

 ....Sa hajvane e fatkeqe jemi, si popull. Se edhe dhimbjen duam ta kerrejme me pazare...! Thosh mire Seneka"Ne nuk biem te derrmuar  nga dhimbja, por nga deshira per ta nxjerre ate ne..... vitrine..."!

E ke deshi te bente per te qare, ku qyqari i tarraces? "Ate"... qe rron me "erzin e njeriut te ndershem"..i cili nuk i lakmon e as i  perçmon pasurite, por....ua ka lene ca te tjereve, te vet, zoterimin e tyre 

C'eshte ky akt makaber ore.

Ky zoteria fare mire mund te zgjdhte te kercenonte ndonje nga fajtoret qe ia kane hedhur apo gjykatesit e korruptuar po te nxirrte femijet e tij buze tarraces kjo eshte makabre.

Ne Angli gazetat shkruanin per krimin e prostuticionit se eshte nje krim me i ndyte se cfare do lloj krimi tjeter per arsyen e vetme se shkaterron thelbin e shoqerise familjen.

Edhe zoteria ne fjale mund te bente cfaredolloj ekstremi po te nxjerri femijet buze tarraces duhet te jete veprim i denueshem.

Veteflijimin ta bente per vete po jo me femijet e tij. Besoj qe shteti sado i flliqet qe eshte ta denoje kete veprim pasi do te hypin gjithe shqiptaret ne maje te tarracave per te kerkuar te drejtat. Dhe po te jete keshtu tarracat mbushen plot me 3 milion shqiptare minus nr. e qeveritareve, kryetareve te bashkive apo ish-et e tyre.

 Fatkeqesisht, sistemi qe u instalua keto 20 vite dhe qe mbahet nga hajdutet e politikes shqiptare (te skenes dhe prapaskenes), keto gjera do pjelli; padrejtesi, vetvrasje, vellavrasje, hasmerira etjera gjera makabre.  

Une isha ne Shqiperi keto dite, dhe aty ndigjoje per shum vetvrasje. Nuk kish dite pa vetvrasje. Dikur ky fenomen nuk njihej ne vendin tone.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).