77 Komente

twin, jane te tuat?

Fin nuk jane te miat, jane te nje shokut tim qe kam aq vite pa folur me te sa ky qenka bere piktor nderkaq. kur i pash u habita, dhe desha te dija cfare mendimi keni per pikturen, ose artin a talentin e ktij.

ka edhe vizatime, ktu:

http://viewmorepics.myspace.com/index.cf...

ore atij i duket vetja piktor, se piktor nuk eshte ai. dhe ato qe ka publikuar aty, zhgarravina jane, jo piktura.

Se desh harrova, edhe te gjitha ca jane sjelle ketu, zhgarravina jane. Nese ke ndonje verejtje, sille ate shokun tend, dhe e diskutojme me te miqesisht. Leri keta lunatiket e matufepsur te peshkut, se keta jane me punk se hippit dhe me qullashe se e bardha e vezes. Jo per gje, po shumica e kane artin ne gjak, dhe nga ca s'marrin vesh!!!

nuk me thua, cfare e dallon nje zhgarravine prej nje pikture, ose prej artit, per ty? Dmth ku eshte pika kur nje zhgarravine ndalon te jete nje zhgarravine edhe kthehet ne nje veper artistike, per ty?

E di sa e thjeshte eshte pergjigja? Sille ate shokun ketu, e le te jape komentet e veta, ose pyete vete dhe na shkruaj ketu. E kam fjalen, te marrim nje nga "pikturat" e tij, dhe le te degjojme dhe komentet e tij, se pse e ka bere ashtu, pse ka zgjedhur ato ngjyra, pse ka zgjedhur ate tematike, pse e ka kullandrisur ashtu dhe cfare ka dashur te thote, ne fund te fundit. Pastaj, kur te pergjigjet ai, ia tregoj une PSE ajo vajza qe ka "pikturuar" ai aty, nuk eshte as vajze, dhe edhe sikur te ishte, do ishte nje shemtyre e neveritshme, qe nuk permbush asnje rregull proporcioni apo raporti... do kisha shume deshire qe ta degjoja njehere, pastaj te komentoja. Fatmiresisht, strumbullari eshte ende gjalle dhe mund te jape mendimet e tij, pa ja lene ne dore idjoteve qe vetequhen "kritike" arti!

e ke zakon te flasesh gjepura me oke kur te bejne nje pyetje koncize?

nuk te pelqen pergjigja, - eshte tjeter gje. prisje ndonje pergjigje sipas patllakes tende...

piktura dhe zhgarravina ndahen nga kjo qe shohim.

per mua keto jane zhgarravina, jo piktura. - eshte koncize kjo?

qe te thuash se ajo vajza eshte pikture, duhet te te bejne syte tek a cift. cdo gje te ajo eshte e shtrember, eshte apelin "seksi" qe do te percoje ai katrahuri aty, jo vetem qe nuk e arrin, po eshte krejt e kunderta, ta shpif fare. nje femer qe eshte krejt e shtrember, nga koka, syte, trupi, beli, cicat, shalet, ngjyrat... cdo gje, cdo tipar, cdo detaj, punon per te te bere per te te trazuar zorret. karikatura eshte 1000 stade me lart, sepse percon dicka, ka dhe nje nuance satire brenda edhe pse nuk eshte koncize nga ana figurative/vizuale/pamore. prandaj te them qe eshte zhgarravine. cdo gje eshte e bere keq aty. asnje gje nuk eshte bere mire.

ai shoku yt, o nuk ka pare ndonjehere femra, ose eksitohet me penel dhe bojra dhe ska rendesi se ca kullandris.

ndoshta duhet shume pune qe kjo te krijoje paksa kuptim per trurin tend, qe merr cdo gje ne menyre konfliktuale. jo per gje, po ty te duket e pamundur qe dikush mund te kete dhe mendimin e tij dhe te arrije ta shprehe.

hej, une thjesht po te kerkoja dallimin midis zhgarravines edhe vepres se artit sipas teje. a ka ndonje kriter qe ti ndjek ose perdor, ku zhgarravina ndahet prej artit? kete isha kurioz te lexoja.

cfare e ben nje veper arti, art, per ty?

Me pelqeu shume kjo:

my paintins  |     100x100 | Erion

 Piktura te dobeta. Si kjo me siper e olsib, penelatat agresive ne kontrast me subjektin.

Mbase dal vivo kane tjeter efekt...  

nje mendim per ate pikturen e pare me lart ( nuk kam kohe te klikoj tek linku)

e thate... dhe pervecse shpreh nje arrogance boshe ( mua me duket keshtu) nuk me transmeton asgje tjeter... une do i vija dicituren "empty woman"

ndersa kjo qe postoi olsib me duket njecikez interesante, por me duhet pak kohe t'i permbledh me rreshta ndjesite qe me transmeton dhe c'eshte e verteta kohe nuk kam...

p.s

uroj shume qe keto piktura te mos jen te twinit smiley nese po i terheq te gjitha ato qe kam thene me lart

p.s1

vrejtjet qe shkrova me siper jane vrejtje prej diletanteje smiley ndaj mos i merrni parasysh smiley

 

Flo nuk jane te miat, jane te nje shokut tim qe kam aq vite pa folur me te sa ky qenka bere piktor nderkaq. kur i pash u habita, dhe desha te dija cfare mendimi keni per pikturen, ose artin a talentin e ktij.

Piktura e pare, lart fare, perkthehet keshtu (perkthim frengjisht-shqip) :

Eshte nje çift qe ka vajtur ne plazh. Djali eshte posesiv, xheloz, dmth djale i pashem qe mendon se eshte krejt normale qe dashnorja e vet eshte puqur me te se s'kishte si te ndodhte ndryshe me nje bukurosh si ai. OK.

Dhe kane vajtur ne plazh pra. Ky djali, eshte posesiv por edhe ekzibicionist, dmth i pelqen ta paraqese dashnoren e vet lart e poshte si bukuri te rralle, dhe t'iu shese pak dengla shokeve : shih ç'kukull kam.

Mirepo, kohet e fundit ka filluar te mos kete shume besim tek dashnorja, i duket sikur kjo nuk eshte e kenaqur me te, dhe se po shikon gjetke. Edhe ç'ben ai ? Vendos ta mbylle ne shtepi, ta lidhe ne pranga (duart pas, siç e shihni), dhe ta mbaje rob, vetem per vete.

Mirepo ajo arrin nga fundi te ndeze laptopin, dhe del para kameres dhe kafshon fustanin lart dhe thote keto fjale :

Une edhe me dhembe e ha fustanin, dhe ato qe kam per t'i nxjerre do t'i nxjerr.

_______

Ka dhe nje perkthim tjeter pa lidhje me kete te parin, por kjo njehere tjeter, kam frike mos traumatizohen moshat 20-30 vjeç. 

mua me pelqejne kto, me teper se te tjerat..

 

 

o twin, une them qe kto i ke bo ti...kjo shprehja "eshte e njonit qe njof une" eshte sh. e vjetrume smiley

e pe ate filmin e fundit te Scorceses, shuter island? eshte nje fragment aty, tako nje grua ky ne nje shpelle, edhe kjo gruaja i shpjegon se, eshte shume situate e dhjere kur te akuzojne per te cmendur.. sepse c'do gje qe mund te thuash ti pastaj shihet si nje prove edhe manifestim i cmendurise. me kupton ku e kam llafin apo jo?

smiley

po pra, dmth qe ti nuk je i cmend po nuk di si me ma thon smiley
nuk i shof kto filma me frike se m'stresojne plus nuk kam naj simpati t'modhe per Leon

dmth se cfaredo qe te them une, ti mundesh fare kollaj t'i pergjigjesh me "kjo eshte dicka tipike qe do te thoshte dikush qe thot 'kto jane pikturat e nje shokut tim'".. kshtu qe for me there is no win... but its alright.. in a way e mar si kopliment nqs dikush mendon se une i kam bere kto me siper.. por nga ana tjeter.. shpresoj se po te kisha aftesine teknike, sado rudimentare, te ktij mikut.. shpresoj se do te kisha me teper vizion. kjo mendoj se i mungon ktij, vizioni, kurse aftesia, (the craft), mendoj se ekziston, une psh e shoh tek ajo piktura me syrin ne mes, ajo ngjyre kafe. e shoh aftesine tek hijet, drita dhe tek sensi i perspektives. kam pershtypjen se piktoret e shohin boten ndryshe prej nesh, ata e kane mesuar, ose stervitur, syrin, te dallojne kto te treja, hijet, driten dhe perspektine. dhe me pas arrijne ti reprezantojne kto te treja ne nje medium 2-dimensional sic eshte piktura. une nuk e di nese kjo eshte dhunti, apo fitohet ne jete, apo nje kombinim i te dyjave. di se une nuk e kam kete veti.

nuk m'besohet se u detyrove me e shpjegu se ca kishe dash me thon...a thu jap pershtypjen e nji trangulli?

 

p.s. pytje retorike

Ket shokun tan ma ve i cik ne prove e te beje nje pikture tip "Xhokonda" (thjeshte kopjim) po qe se eshte ne gjenje me ba kte athere ti hyje dhe ktyne zhanrave te tjere....

 lol, personalisht nuk me intereson ne jane te tuat apo te shoku tend... 

Nuk jam kritik arti, dhe nuk pretendoj te marr vesh nga piktura ne veçanti, thjesht me pelqejne ne pergjithesi!

Suksese shokut tend, (ndoshta eshte, ndoshta jo, ne kerkim te nje aprovimi artistik nga ekspertet! Nese po, shpresoj te aprovohet arti i tij. )

Te gjitha pikturat jane te kendshme... 

 

 

ka dicka prej tyre qe te pelqen, apo kshtu thjesht je njeri i mire. smiley

Me pelqejne pikturat ne pergjithesi...

Nuk jam ekspert siç thashe mesiper, dhe si rrjedhoje tentoj te vleresoj mundin e autoreve, gjithashtu vleresoj pasionin qe kane per te pikturuar... 

Nese do rastiste do e blija nje pikture te tille... ate qe ke vendosur ti ne krye smiley

Ps: Se desh harrova, mendoj se jam dhe njeri i mire! (por nuk eshte kjo arsyeja qe komentova ne menyre pozitive per pikturat...)

I dashur Twin, punet e mikut tend jane punet e nje diletanti, por jo sepse ky nuk ben art figurativ.

Sipas meje (artedashese diletante jam edhe une smiley ), punet jane te ceketa: ti i veshtron dhe i ezauron menjehere. 

Nuk kane koherence: dmth ti i sheh dhe s'thua dot qe keto jane punet e filanit. Motivet jane te para dhe te eksploruara thelle nga artiste te tjere. Keto qe shoh ketu duken nje imitim i zbehte i artisteve,

si Jackson Pollock:

Maks Ernst:

Jean Michel Basquiat:

Vetem se gjyko vete. A mund te krahasohen gjerat qe ka bere miku yt me keto ketu? Une them qe jo.

Suksese gjithsesi! smiley Finis

Edhe keto qe ke sjelle ti o Fini zhgarravina jane. Sidomos keto dy te fundit... faqja e zeze. se ajo e para, ai "piktori" as nuk eshte lodhur fare te pikturoje, po vetem sa ka peshtyre dhe vjelle mbi tablo.

I dashur Zotrules, per ty arti ka mbaruar ketu:

Nuk te bej shume me faj xhanem! smiley

si perfundim si ta shpjegojme kete ngurrim tendin te na shpjegosh dallimin midis zhgarravines edhe nje vepre artistike sipas teje, ne, zotruls?

apo do na i shpjegosh?

O twino... po arti, jo vetem ne pergjithesi, por dhe ne vecanti, eshte krejtesisht subjektiv. Edhe kur dicka vendoset qe do konsiderohet art ose do perfshihet ne ndonje gjini te artit, perseri do kete vend per t'u perballur. Varet dhe nga shijet e njerezve, dhe kjo eshte jashtezakonisht e rendesishme, sepse njerezit e konsiderojne pacavuren art, ose artin pacavure. Per mua ato jane zhgarravina, per ty mund te jene piktura. Une prandaj them qe me e mira e te mirave eshte qe autori te jete i pranishem dhe te jape mendimin e vet, c'ka dashur te shprehe, etj etj etj qe i kam thene dhe me siper. Ti thua qe fruti me i mire eshte domatja, une them pjepri, finka thote lajthia, e keshtu me rradhe, por fruta jane dhe lendet e dushkut apo lisit, apo geshtenjat e egra, po jane farmak dhe zeher po t'i fusesh ne goje. ky eshte subjektivizmi. per ke dhe cfare po flet. per momentin, pikturat e prura me siper me duken lende lisi.

jo nuk eshte vecse subjektivizem ktu, biles e shpjegove vete shume bukur. ndoshta une kam qejf shegen si frut, ti ke qejf ftoin.. por te dy jemi dakord se nerrenxa nuk hahet. pra sado subjektive, ka edhe vend per miratim. kshtu qe nje veper arti, ndoshta vertete mund te jete pacavure per dike, por per 9 te tjere do te jete nje veper arti, ose te pakten do i njihen cilesite. nuk eshte ashtu sic thua ti.. kjo eshte zhgarravine, kjo nuk eshte.. kjo eshte.. kjo nuk eshte.. kjo nuk eshte.. kjo eshte, edhe kjo eshte.

si perfundim or mik, ti ke nja 2 vjet ktu duke thene "kjo eshte zhgarravine... kto jane zhgarravina..".. edhe kur te pyesin se ne c'bazash.. e ne c'kriteresh i vlereson ti.. dmth kriteret e tua subjektive.. si e udhezon ti veten tende ne vleresimin e nje pikture.. atehere ti me se fundi flet.. e thua... "well... me thene te drejten une e shoh kshtu npergjithesi po mpelqeu them eshte kryeveper.. po s'mpelqeu them eshte zhgarravine"... hajde zotruls hajde.

Ta kam thene me siper, po po ta kesh mendjen ne mesim, sidomos kur ben pyetje dhe pret pergjigje, do ta kishe vene re pergjigjen, se e kam shkruar te zeze mbi te bardhe. Po keshtu eshte kur do t'i biesh fyellit ne nje vrime (per art, jo per tjeter). Ah po, t'i kam rreshtuar dhe kriteret.

Dhe qe te qartesohem pak me teper, e kuptove apo jo pergjigjen, e kape apo jo, une prape kam per t'i qendruar asaj qe te thashe me lart, qe ato qe ke sjelle ketu jane zhgarravina fare. Ha nerenxa sa te duash ti dhe thoju ne dac shege, ne dac kullumbri, ne dac kaliboba; boll te jesh i kenaqur per vete.

Dhe kot, sa per te te lene nje pikepyetje per te stervitur dhembet; - arti ka filluar qe me figurat, vizatimet dhe gravurat neper muret e shpellave, ka nga ato qe jane datuar mbi 50 000 vjecare. jane konsideruar art i vertete dhe fillime reale te kesaj riprodhimtarie te njerezimit. Megjithate, dyshoj qe ti do perendoje syte para nje ekspozite te tille... (artistike, ose muzeale, per disa te tjere si mua.)

vari leshin.. qenka futur dikush ktu edhe po i fshin postimet...

zotruls.. eshte e kote ta vazhdojme. heres tjeter kur t'kem nevoje te shijoje nanje pikture do e dergoj nga ty me pare, edhe nqs thua ti se eshte zhgarravine.. dije me se patjeter qe eshte zhgarravine... per arsye qe vetem ti i kupton.. sepse kot nuk e ke emrin Zotruls.. me nje sens humori te dhjerre ne poture vecse, duhet shtuar.

o Finis, ne fakt une nuk po mendoja se ndoshta ky ishte nje pikaso ose monet. nuk ishte kjo ajo qe me shtyu te sjell adresen ktu, por nje pyetje qe ja bera edhe vetes, nese ka nanje fare arti, ose talenti, ose aftesie, tek punimet e tij.

Twin, po te jete 14 vjeç dhe ka bere keto, sipas meje gjithmone, ka talent. Nese eshte 22 vjeç dhe niveli eshte ky, une them qe jo.

Kjo s'do te thote qe sikur ky t'i hyje e te studioje rendshem, e te nise e te merret seriozisht me kete pune, s'arrin gjekundi. Do te thote thjesht qe ne kete nivel qe eshte eshte i paekspozueshem. Shpresoj te mos jem treguar shume kategorike smiley !

do i shkruaj do i them, "je 8 vjet me vonese shoku". smiley

Shiko, une kam nje mik arkitekt qe ka nisur te kete ambicie artistike ne moshen 45-50 vjeçare. Nuk ben tablo, merret me art konceptual : pune gjigande (per nga permasat fizike), shume te bukura. Them se sidoqofte per te ka qene me i thjeshte kalimi.  

ne fakt une Finis mendova se ndoshta punimet e ktij, pikerisht duke qene diletante, ndoshta na lejojne edhe neve te kuptojme se ku qendron arti ne pikture. dmth kam pershtypjen se ne nje pikture jane elemente te ndryshme qe e bejne ate artistike, ose sic thot zotrulsi me siper, qe e ndajne zhgarravinen prej punimit artistik. kto elemente isha i interesuar te identifikoja, ne pergjithesi, por edhe tek punimet e ktij. rrofsh gjithsesi.

Ah, ah, do qe ta zgjerosh muhabetin domethene? Ok, si te duash smiley !

Parimisht gjithkush qe krijon diçka, mund te thote "jam artist", meqe sot krijohet me gjithçka, me te gjitha materialet dmth dhe s'eshte e nevojshme te ndjekesh Akademi.

Ne njefare menyre arti eshte demokratizuar, por nga ana tjeter eshte bere pjese e tregut. Kjo do te thote 1. qe te gjithe mund te pretendojne se jane artiste, 2. qe te pakte jane ata qe tregu i njeh si artiste, 3. qe te pakte jane ata qe i sherbejne artit me "A" te madhe, dhe keta te fundit mund te mos pretendojne fare qe jane artiste dhe edhe tregu mund te mos i njohe si te tille. (Te kujtohet ajo shprehja antipatike "te tjera duam, te tjera na duan, me te tjera martohemi"?)

Sipas meje (por keto s'jane thjesht idete e mia, jane te lexuara dhe te konsultuara me te tjere), per te gjykuar nje veper duhet te mbeshtetesh ne instiktin tend. Nese je ndjekes i artit, ky instikt eshte "i sprovuar", sepse pasi ke pare qindra ekspozita e je informuar mbi artin, "pelqesa jote" eshte shije.

Kjo s'do te thote qe mund te mos genjehesh ne gjykim, do te thote thjesht qe ti ke ne vete nje "çeles harmonie".

Parimisht, ajo qe mund te thuhet me siguri, eshte se gjithkush qe krijon dicka, eshte potencialisht nje artist, dhe kjo nuk ka rendesi se me cfare krijon, mjafton sigurisht qe materiali ose mediumi te mos jete i nje shije te keqe. nese ai ose ajo e quan veten artist ose jo, kjo ka pak rendesi, qofte per artin ne pergjithesi ose per subjektin ne fjale, qe jane piktura, dhe punimet e ktij djalit me siper.

une nuk mendoj se punimet e tij i kontrubutojne atij arti me A te madhe, por kjo nuk eshte tema. ajo qe kisha parasysh une kur solla kete adrese, eshte se piktura si forme arti ka disa elemente te ndryshme, dhe une kam pershtypjen se kto elemente te ndryshme jane ne forme rudimentare tek punimet e ktij mikut.. por njekohesisht, ka dicka prej ktyre punimeve qe i ndajne ato prej zhgaravinave. dhe ktu dmth, isha kurioz nese mund te identifikohen kto elemente te cilat e ndajne punen e ktij prej zhgarravines, dhe ato elemente te tjera, qe jane ta pa-arritura, ose ende ne formen rudimentare, qe e i ndajne kto punime prej vepres artistike. kam pershtypjen se edhe vete personi nuk eshte i vetedishem per keto elemente, dhe mendoj se do ishte ne favorin e tij ti mesonte.

Fin flm per pergjigjet, ndoshta vazhdojme nje dite tjeter pasi do jem i zene per disa kohe.

ok, kur te kesh kohe duhet te me kjartesosh se çfare nenkupton ti me "zhgarravina" smiley

ne fakt kete zhgarravine e morra borxh prej zotrulsit. ky nuk po na shpjegon se cfare eshte zhgarravina e cfare eshte vepra artistik, por personalisht them se zhgarravina jane viza te ndryshme e bojra te ndryshme te hedhura ne leter pa art. dmth mungese totale e artit dmth zhgarravine, mendoj. dhe kshtu, them se kto punimet e ktij cunit nuk jane zhgarravina, sepse ne to shoh nje fare arti, ose ajo qe Spiritus me poshte e quan teknike.

meqe ra llafi, shkrimi i Spiritus ishte pikerisht ajo qe kerkoja, dhe ndaj mendimin e tij.

Na ishte nje here nje diletant qe quhej Van Gogh. - Kjo, per te gjithe diletantet qe akuzojne te tjeret per diletantizem. - Le te shohim e te vleresojme gjerat qe na pelqejne.

olsib, nese i referohesh asaj qe kam shkruar me lart me duket se nuk e ke lexuar mire fjaline ku une shkruaj shume modestisht qe te mos merren parasysh pershtypjet e mia pasi nuk jam profesioniste e kesaj fushe...

nejse mooo...  peshku telenovele si biutifulli... iken, kthehesh, e hidhtesine njelloj si brukun, do e gjesh atje ku e ke lene perpara se te niseshe... ala te ura duke iu perdredh riçit

Pa problem Flo, e kishte me mua me duket. smiley

Olsib, flasim per periudha te ndryshme kohore.

S'di me çfare kuti e mat ti diletantin, por per mua nje njeri qe pikturon me qindra tablo e skica si puna e Van Goghut nuk eshte diletant. Ky vdiq 37 vjeç (ne mos gaboj), ne varferi te plote dhe i bindur per artin e vet. Te keqen e diletantit!

Ky eshte njeri nga vizatimet:

vincent-van-gogh-contadino-con-zappa-1885-gessetto-nero-su-carta-velina-cm-436-x-328kroller-muller-museum-otterlo.jpg

Twintip, sipas mendimit tim (diletant sigurisht) miku yt ka talent dhe eshte nje shkalle me lart nga zhgarravitesit e thjeshte. Ne pikturat e  tij shikoj aftesi ne tekniken e pikturimit, ne nuancimin e koloritit, nje perpjekje embrionale per te organizuar ngjyrat, figurat dhe hapsiren ne funksion te nje ideje.

Ajo qe i mbetet mikut tend eshte te eksperimentoje, te eksploroje vetveten deri ne krijimin e nje stili autentik qe  e ben ate te pervecem dhe te dallueshem nga te tjeret (keta te tjeret jane miliona prandaj duhet talent i madh per te kapur podiumin eartisteve te medhenj )

Spiritus, jam dakord, pervec asaj "funksion te nje ideje".. dicka me thot se ideja  nuk ekziston. shoh aftesi ne teknike, sic e ke shpjeguar, por nuk shoh ide, nuk shoh vizion. me thuaj nese e sheh ti, tek cila pikture/vizatim e sheh? vetem tek ajo e para prej atyre te dyjave qe kam sjellur ndiej nje fare ideje.. sikur ka me teper ne te se sa sheh syri.. por nuk jam i sigurt nese ashtu me perfytyrohet mua.

Ku e shikoj une perpjekjen per te organizuar pikturen  "ne funksion te nje ideje" ? Lexo, kam shkruar nje perpjekje embrionale , nje tentative por eshte e diskutueshme nese ka arritur te shprehi dicka me vizion. Kete perpjekje e shikoj ne tablot me syte , tablon ku vizualizohet ose konturohet ideja e nje femre ne nje sfond koloristik kaotik. Por mbeten te turbullta keto perpjekje. Megjithate eshte pak e tepert te kerkojme medoemos ide. Theksoj perseri se nuancimi koloristik tregon se autori ka talent. Disa punime mund te duken primitive. Dikush kerkon vizualizimin  e figurave sipas rregullave strikte te vizatimit. Te mos harrojme se me primitivizmin dhe deformimin vizual te figurave ka piktore qe kane bere hajer , emer dhe fame.

Ceshtja e konceptimit dhe vizionit eshte e diskutueshme.

Mbi c`vizion jane ndertuar keto piktura?

http://images.google.com/images?hl=en&q=...?

 

 

 

Ka gjithmone nje "por", por s'ja vlen te zgjatemi me kete. - Nqs. ka ndonje veper qe une sot vleresoj maksimalisht, atehere ajo do te ishte nje nga krijimet ne akuarel te nipit tim te vogel. - Surrealizmi, action painting dhe arti naif ne kulmet e veta. Le te mos t'a vrasim femijen qe gjendet brenda nesh. - Na falni per predikimin dhe patetizmin. - Nje pershendetje nga Dardha. - Cfare mrekullie! Njerez te bukur. Natyre e bukur. Ky eshte arti i Zotit. Meqe ra fjala, kush arrin te gjeje lidhjen midis Dardhes dhe Bukureshtit?

Kur qenka ngritur flamuri ingliteres ne Dardhe ?  smiley

Olsi, po s'ka lidhje fare femija qe eshte brenda nesh me kete qe po themi! Arti eshte nje veprimtari e vetedijshme dhe qe e ka te domosdoshme perseritjen. Te dyja keto jane kushte qe nipi yt he per he nuk i ploteson.

Perveçse si frymezim arti naif s'hyjn gjekundi me "femijen qe vizaton", kurse surrealizimi dhe action painting jane levizje artistike qe kane brenda nje koncept.

Kjo piktura ne fillim, perpiqet te komunikoje dicka ose e ben kete ne nje menyre te drojtur. Nje pjese tejter e pikturave ne shikimin tim te pare profan duken si leter muri dekorativ, po c'rendesi ka nqs eshte argetuar duke i bere..

 s'ma ha mendia se e argeton dike, nje pikture 3 metra e gjate, pra sa nje faqe muri. 

bile kesaj pyetjes 

  hej, une thjesht po te kerkoja dallimin midis zhgarravines edhe vepres se artit sipas teje. a ka ndonje kriter qe ti ndjek ose perdor, ku zhgarravina ndahet prej artit? kete isha kurioz te lexoja.

 cfare e ben nje veper arti, art, per ty?

 

mund ti pergjigjeshim keshtu : vetem qellimi artistik e ndan nje vizatim (veper arti) nga nje zhgarravine (vizatim pa vlere). nje zhgarravine mund te behet per qellim argetimi, psh sa per te kaluar kohen, mbi nje faqe reviste fillojme e zhgarravisim mbi te. 

psh edhe nje top tumi (ose udhi berati ne kavanoz) po ta ekspozosh mund ta besh veper arti. pastaj se a ka kjo ndonje vlere apo jo, eshte drugu mesele.

ka probleme edhe kjo menyre klasifikimi. nje punim mund te jete bere komplet pa qellim artistik.. pa vetedijen e artistit per nje qellim te tille; mund te jete bere thjesht per tu argetuar.. per te kaluar khen, ose per arsye terapeutike.. por te kete art ne te.

Te gjitha konceptet perreth "femijes" rrotullohen. Megjithate nuk kishte te bente ekskluzivisht me pikturen cfare shkruajta. Ishte me e gjere. - spiritus, sa here qe me ka dale flamuri anglez kam qene ne Selanik, Vlore, Dardhe tani, por jo ne Angli. Hej, qenka bere nje hotel (tip chalet) i lezetshem ne Dardhe. Ja u keshilloj "vivamente". Robte, te gjithe batakcinjve qe na kane drejtuar keto 20 vjet dhe qe duke mos bere nje rruge te hajrit Tirane-Korce, I kane lene keto zona ne varferi.- A e gjeti ndonjeri lidhjen midis Dardhes dhe Bukureshtit?

BUKUR -ESHTE atje.

mua me terhoqen per vete.

 su dashka shume (perpjekje) per te te terheq ty smiley

Ekzorcizem ose hard-seks. Zgjidh nje nga keto te dyja per te hequr tullacllekun Mr. Perfidia!

Hajdaro un s`jam profesioniste ne pikture , por them se me terheq nese eshte interesante per syte e mi.kaq eshte e rendesishme per mua ne artet pamore, syri.

teknika nuk para me intereson.

 ngaqe nuk je profesioniste terhiqesh pra lehtesisht. se kerkesat i ke te vogla. (ket isha tu t'thon dhe una)

megjithese ti harron qe syri  lidhet me trunin, organin qe mendojme, se ndryshe zoti do na e kish formuar ne kerthize. lol

une su terhoqa hic.madje e perforcova sa thashe me siper me shpjegimin qe dhashe.

per me teper tashme te tere kane nisur te tregohen si profesionista keshtu qe cik si veshtire te bindesh .

E bukur ishte edhe kjo, por ne fakt lidhja ka te beje me historine. Berthama e patrioteve shqiptare te Bukureshtit kishin origjine kryesisht nga Dardha. M'a thane tani kete dhe doja ta ndaja me te tjere. Nuk mund te vej doren ne zjarr mbi vertetesine e ketij informacioni. - Nje pershendetje nga Korca tani - nje nga ato pak qytete shqiptare te banuara nga pothuajse-qytetare smiley

e googlova kete fakt, dhe te kane dhene info te sakte..Shoqerite Bashkimi dhe Shpresa..

 ajo qe mund te themi me siguri eshte qe per moshen qe ka, ky piktori eshte mbrapa me pikturen e tij. duke mos ditur te pikturoje (akoma ben vizatime naive me linja te ashpra, pa asnje sensibilitet) gjë te cilen e ndjen ose e di dhe vete, ky ka filluar te rrise permasat e pikturave dhe te erresoje qartesine e subjekteve. 

kuptohet qe ta beje sa me mistike pikturen, ta veje sa me shume ne levizje imagjinaten e shikuesve, por ne menyre artificiale. 

them se me artin e tij, do ta kete shume te veshtire te qullose gje. megjithese me perkushtim e sakrifice çfare nuk mund te arrijme.

 

Mua hiç me thone keto pikturat! Me pelqen çike vetem e dyta qe ka vene twintip me tre pjese.

Faleminderit Alban.

Mos harroni te beni nje vizite ne Dardhe atehere. Mund te qendroni tek ky hoteli qe ju keshillova me lart, "Hotel Dardha". Nuk eshte maksimumi i arkitektures, por per te qene ne Shqiperi (dhe Ballkan) do t'ju duket fundi i botes. Njerezit e sherbimit ishin shume te sjellshem.

8000 leka nata per dhomat dopjo. 1100 per suitat. 1300 per apartamentet.

Nqs. preferoni veriun, mos harroni Razmen.

 

Shqiperia - Zbuloni, te perdhunuaren e fjetur!

Pubblicità Progresso, provided by olsib smiley

Lindja eshte : ku therret qameti!, ti thua Dardhe!:rolleyes:

ky OlsiB qenka agjent..

Agjent i Guides "Mischelin" smiley

"Scherzi apparte", me pelqen te promovoj Shqiperine. Ate pjese qe ja vlen te promovohet.

Iris, ka disa vende e gjera ne Shqiperi (lindje, perendim, veri, jug, qender)... che voi umani non potreste immaginarvi. Navi da combattimento in fiamme al largo dei bastioni di Orione... etj, etj...

Ja vlen te dalesh jashte teme per keto... "Checche frustrate apparte"... smiley

Per ty ka  vende dhe gjera Olsi, per mua ka vende dhe njerez e qe te gezohesh duhet te jene te dyja ne harmoni.

p.s: mjaft e shate njeri-tjetrin  me fjalen gay( perfshire versionet e saj), se po tregojne veten dhe ata qe mbahen per mendjehapur!

 Me fal twin per daljen nga tema.Ika smiley

Kush kerkon gjen. Vende, gjera, njerez... - Fjalen "gay" e perdor ne formen e sharjes vetem kundrejt atyre qe te paret e perdorin si te tille. - Bredharak, nuk eshte rasti im ai.

Italisht??? ca bo mer jahu, me mire shkruaji shqip ose si shqiptohen sesa "italisht".

E drejte! Faji im. Meqe ra fjala... Tek TAR tani: "do te degjojme kenget me te plejuara". T'u plejofte koka!

Po me injorantet merresh ti mo... leri te shkretet, c'po te bejne, buk e kos jan tu hanger...

e pse agjent?

agjent sepse brenda 2 oresh udheton 3 shtete

kushedi si e ben o burr smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).