Plot 70 vjet më parë, me 13 prill 1939, revista franceze Match, del në shitje me fotografinë e mbretëreshën Geraldinë në kopertinë nën titullin: “Mbretëresha e Shqipërisë Geraldinë, para një jave besonte të kishte nxjerrë në dritë një mbret. Ai është tashmë një i syrgjynosur.”

Uaaaa !!! – ja bënë kolegët e mi kur i tregova kopertinën e revistës Match me fotografinë e mbretëreshës Geraldinë.

Ajo aty është me të vërtetë e bukur.

Reagimi i tyre nuk ishte shkaktuar vetëm nga bukuria e mbretëreshës, por dhe nga befasia që në imazhin e saj nuk kishte asgjë prej provincialje, siç ndodh rëndom me personazhe të tillë që vijnë nga vende të vogla e të prapambetura si Shqipëria, apo diçka orientale, siç mund të jetë përfytyrimi i shumicës së atyre që nuk e njohin mirë vendin e Shqipeve.

Pyetja e një stazhieri të ri, se të çfarë feje janë shqiptarët, nuk me la kohë që të shpjegoj origjinën e mbretëreshës.

Më kujtohet se para njëzet vjetëve, kur sapo kisha ardhur në Francë, pyesnin se çfarë regjimi politik ka në Shqipëri, por asnjëherë se çfarë besimesh fetare. Kohët kanë ndryshuar. Ideologjitë zëvendësojnë njëra-tjetrën pa e lënë vendin bosh, sidomos në kohë krise, dhe njerzit, dashje-padashje, ndikohen prej tyre. Fillojnë e notojnë në “ujra të ngrohta”.

Revistën me fotografinë e mbretëreshës e gjeta krejt rastësisht në bodrumin e një dyqani që shet libra të vjetër në bulevardin Saint-Michel, tani, në ditët e para të prillit 2009. Një rastësi e çuditëshme.

Plot 70 vjet më parë, me 13 prill 1939, revista franceze Match, del në shitje me fotografinë e mbretëreshën Geraldinë në kopertinë nën titullin: “Mbretëresha e Shqipërisë Geraldinë, para një jave besonte të kishte nxjerrë në dritë një mbret. Ai është tashmë një i syrgjynosur.”
Pas një reportazhi prej dy faqesh të titulluar : “Shqipëria nën çizmen italiane”, revista vazhdon me një album special prej nëntë faqesh kushtuar pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste : “Shqipëria. Ky vend mysliman e i krishter sulmohet një të premte të shenjtë nga ai që pretendon se mban shpatën e Islamit”. (Musolini, një vit më parë, më 1938, kishte vënë në mënyrë solemne “shpatën e Islamit”).

Në album zenë më shumë vend fotografi të kohës (rreth 30), disa prej të cilave po i zbuloja për herë të parë.

Duke lexuar reportazhin, e kuptova përse familja mbretërore, nuk e ka bërë të njohur këtë numër të revistës Match. (vazhdon)

nga blogu bllokshenimesh

 

 

 

107 Komente

Po, Gjeraldina ka nxjerr ne drite nji mbret, sepse mbretit Zog qe donte me u martu me nji princeshe katolike per me mujt me pas ndihma financiare prej Perendimit, kerkush s'ja jepte vajzen per gru.

Aj desht me u martu ne fillim me nji princesh katolike te fisit te Savojse (Maison de Savoie), por ata s'ja dhanen princeshen sepse e konsideroshin mbretin Zog si mbret i dores se dyte (mysliman dhe i rritun ne Stamboll, me mentalitet oriental. Zogu thonte nji gja, dhe bante te kunderten, kshtu qe Perendimoret s'kishin besim ne te).

Si perfundim, mori nji princesh hungareze, Gjeraldinen, qe doli shum e mire!

Geraldina, nje nga gjerat me "noble" qe i ndodhi Shqiperise shekullin e kaluar. Gati gati nje keqkuptim, do thoja.

Mund ta shtjellosh pak me shume kete.

Hitleri i dergoi mbretit Zog nje Mercedes per dhurate-dasme.  Qe atehere, dashnia e popullit tone me mercedesin u be nje dhe e pandare.  Ndaj martesa me Geraldinen ishte nafake e madhe smiley.  

PS: E paska permendur spiritus ne komentin e tij me poshte. 

Nje nga gjerat me fisnike ka qene dashuria jone mercedesore si pasoje e dhurates se Hitlerit?  Besoj se emigranti e kishte fjalen diku tjeter.

Po e perifrazoj une.  S'e di ku e ka fjalen emigranti.  Personalisht s'do t'i jepja fare ate ngjyrosje, po emigranti ka "nje cik" shpirt romantik, keshtu qe i falet.  Martesat "mbreterore" behen per aleanca e "ne mes vedi."  Keshtu qe dhe mbreti yne i vetem s'kishte s'i bente perjashtim, nuk do martonte Hirushen.  Ndaj dhe motrat i martoi nje ne Stamboll, e tjetren ne Itali (me duket.)    

Mondushe, ashtu siç ka Hirushe, ka dhe Hirushi, nje japonez qe ka jetuar ne vitet tutje-tehu dhe qe i pati dale shpirti per njeçike kaltersi ne damare, edhe pastaj rrinte dhe rrinte dhe kerkonte ne librin gjenealogjik ndonje sherbyes te perandorit per t'iu ngopur atij, dhe keshtu te fitonte njeçike fisnikeri. Edhe t'i therrisnin Hirushi i Kyltyres, markez i nahijes se Dembhel-Nemertchkes.

Meqe ra fjala, Zogu nuk ka pase fluturuar.

 

Aleancen e kujt fitoi me kete martese?  Me shume ishte per te marre dike nga linje disi aristokrate gjaku.

 togfjaleshin "ne mes vedi" e do te perk-thym a si? smiley.

Po leje ate, ti zure ne goje dhe aleancen.

Ti pse vazhdon si mushk-alli smiley.  Por ne pergjithesi mer, per aleanca e per gjoja aristokracillek.  Ate nyjel lidhese "e" e pe gje aty?  S'kane lene kusherinj te pare pa martuar "mes vedi" e ky thote po leje ti.  

Leje Em. Kur e mendoj Geraldinen duke bere muhabet ose duke e grindur me kunatat nga Mati... 

...dhe sidomos ne sfondin oriental, "Trendafili Bardhe i Budapestit " ishte send luksi ,objekt kulti dhe krenari kombetare.

http://www.google.com/url?sa=t&source=we...

 

 

Artikulli i “Time” kur Zog u martua

Times: Martesa e Zogut me “Jerry”

Mijëra malësorë të varfëruar por me fytyrë krenare veshën javën e kaluar bluzat e bardha më të pastra, xhaketat e Skënderbeut dhe fustanellat, i hipën gomerëve të tyre ngordhalaq dhe kapërcyen malet për në Tiranë, kryeqytetin e tyre që mban erë të keqe. Ata erdhën të festonin martesën e mbretit të tyre 42-vjeçar Zog I, me gjysmë-amerikanen 22-vjeçare, Konteshën Geraldine Apponyi të Hungarisë. E ëma dhe i ati i Konteshës, që parapëlqen nofkën e vet të Budapestit “Jerry”, janëGladys Virginia Stewart e Manhatanit dhe Konti Anton Apponyi i Budapestit.

Bashkë me traditën e gjakmarrjes është edhe tradita e të pirit rëndë në raste të tilla feste dhe Mbreti Zog që është finok, e di se shumë malësorë me emër janë betuar ta vrasin, e për këtë arsye i mbajti ata të zënë me tre ditë të tëra festime. Gegë krenarë nga veriu dhe toskë të zbathur nga jugu i harruan hallet me raki. Por kur entuziazmi mungoi për ditën e dytë radhazi, qeveria miratoi një ligj për martesën masive të 150 çifteve në mënyrë që rakia të vijonte të derdhej.

Dasma mbretërore shkoi në ditën e tretë, ndërkohë që askush nuk kishte arritur ta shihte mbretin. Ndërsa muezinët këndonin në minare, Kontesha e gjatë dhe me flokë të zi, e veshur me të bardha hipi në karrocën e tërhequr nga katër kuaj të bardhë, dhuratë nga qeveria Hungareze, eci përgjatë rrugëve të pluhurosura të Pallatit Mbretëror. I mbrojtur nga një trupë prej 1 mijë ushtarësh, Mbreti Zog e priti nusen, e shoqëroi te biblioteka ku i tregoi koleksionet me armë antike.

Hiqmet Delvina, zëvendëskryetari i Parlamentit u bashkua me çiftin në një ceremoni të thjeshtë civile, për shkak se Zogu është mysliman, ndërsa Mbretëresha është Katolike. Jake Koçi, njeriu që kërkonte nuse për mbretin, pati kaluar javë shumë të ngarkuara deri sa mori frymë lirshëm javën e kaluar. “Është e shkëlqyer”, deklaroi ai, “ju e dini se monarku i një vendi të vogël si ky i yni duhet të tregohet shumë i kujdesshëm që të mos përzihet në politikën ndërkombëtare përmes martesës.” Në fakt, Zogu prej shumë kohësh ka qenë në ujërat ndërkombëtare.

Që nga viti 1927 ai ka qenë një kukull e Musolinit. Kreditë italiane që nuk jepen për të fituar interesa kanë majmur financat shqiptare, ushtria është e gjitha e drejtuar nga italianët dhe Italia është klienti më i mirë i Shqipërisë. Për këtë arsye, martesa duhet të marrë miratimin e Musolinit. Duçe tregoi se ai e miratoi me forcë këtë lidhje italiano-shqiptaro-hungareze, duke dërguar dhëndrin e tij, ministrin e Jashtëm Konti Galeazzo Ciano, i cili ndërpreu bisedimet Franko-Italiane në Romë, për të bërë dëshmitarin e dasmës në Tiranë.

Kur mbërritën dhuratat, u bë e qartë se komplikimet ndërkombëtare nuk patën kaluar pa u vënë re. Adolf Hitleri i dërgoi një Mercedes-Benz sportiv. Musolini i dërgoi katër vazo bronzi, që dikur i përkisnin Napoleonit; një statujë dragoi erdhi nga Mbreti Vittorio Emanuele; Tapete orientale nga diktatori Metaxas i Greqisë dhe një skrivani e përpunuar nga Generalissimo Franco i Spanjës.

 

 

Po e beni sikur ishte martuar me Greys Kelly-n dhe ju. Nje konteshe hungareze ishte. smiley

Grace Kelly. Po kontesha ka pas gjak blu..

t'hollum me i çike gjak amerikan me pak blu, mesa di une

 of, aman...aman.... smiley

Spiritus, rrofsh per atmosferen qe solle!

“Mbretëresha e Shqipërisë Geraldinë, para një jave besonte të kishte nxjerrë në dritë një mbret. Ai është tashmë një i syrgjynosur.”

 

Te analizosh kete thenie me duket se eshte maksimumi i njohejs se jete Shqiptare.

Kush ishte "syrgjynosur"?

Kush vuajti padrejtesit e mungeses se respektiti per dinjitetin e njeriut?

Kush eshte ai qe i mungoi liria, zhvillimi, njohja me boten?

Kush eshte AI qe kur Geraldina u kthye ne vendinlindjen e bashkeshortit per tu varrosur ne Atdhe, iknin me gomone nga atdheu?

Kush eshte Ai, qe kur Geraldina thonte se kete vend e kam dashur, thonin se ky vend kurr nuk na ka dashur?

Me gjithe respektin e detyruar per artikull shkruesin se Savojet nuk pranuan Zogun si dhenderr, si mundet ta spiegoje se pranuan Elena Nikolla ( malazese e bija e krajl Nikolles)  si nuse edhe pse 15 cm me e gjate se dhendrri.

Qe nuk ishin dakort si dhenderr eshte idea e shkuesve, pretendentet nuk jane pyetur se dihej se do ishin dakort te martoheshin me nje burre prej verteti e jo si Viktori 160 cm.

Kete e kam deshmi te gjalle nga nje zonje Piemonteze qe kishte nje respekt te veçante per Mbretin Zog, bashkohese e Giraldines.

mbi gjakun blu, te japim uje ne bisht te luges ne shqipot.

gjithesesi, qe kur rraca rregullohet me nje shkolle partie, c'nuk ben vaki xhanem! smiley

 

 Sot sikur na takonte me fol per t'shoqin e Geraldines neve, si 7 Prill qe eshte po hajde!!

Me qe jemi ke historinat me satrap, qe baba, nje t'vogel nga folklori i Long Island! 

http://www.frosina.org/about/infobits.asp?id=141

p.s.

Katundi quhet Muttontown! smiley 

 

Marre nga linku me lart (http://www.frosina.org/about/infobits.asp?id=141) Thx to mrroklla!

"Zog did little except play poker and smoke as many as a hundred and fifty perfumed cigarettes a day. Understandably, perhaps, shaking Europe's royal family trees for a queen yielded Zog no fruit. But his four sisters, each of them a division commander in the Albanian army and none of them married themselves, helped in the search, and he eventually found a penniless half-American, half-Hungarian countess, Geraldine Apponyi, who had been selling postcards in the Budapest National Museum for forty-five dollars a month. Her photograph captured Zog's heart, and they were married in 1938."

Hehe e bukur kjo! smiley

Ajo penniles half-Hungarian countess, lexova ne nje gazete para ca kohesh qe sipas zbulimit te nje fletores shenimesh kishte qene goxha e afert me Cianon, dhenderrin e Mussolinit. Eh cfare kohesh, as xhepa-bosheve s'mund t'ju besosh me. smiley

... kishte qene goxha e afert me Cianon, dhenderrin e Mussolinit.!

Po mire kohe lufte ishte atehere! Cfare te keqe kishte qe ajo luftonte ne dy ne dy fronte njekohesisht! smiley

Nese merr parasysh qe te shoqin e kishte 20 vjete me te vjeter, ajo mund te etikohet lirisht si lufte e shenjte. smiley

Lidhje e shenjte smiley

Shume e hijshme smiley

 Nanen Mretneshe e kena pas si shpyrt, ndaj mos u merrni me llafe. Ti kishim pas edhe keto nanat presidentesha sa gjysma e asaj, do kishte qene mire. Ndaj dhe Sala futi ate Ciljeten ne parlament, qe te permiresohet polifotoja e parlamentit.

Po e vetmja arritje e saje ka qene "e qena si shpirt", PF, nderkohe qe bota kishte mbreteresha qe shkonin dhe ne front te luftes. Kjo ka qene mbreteresha kukull e cila, bashke me motrat e Zogut, plotesonin profilin e femrave parazite.

Fletorja e Cianos, qe eshte gjetur gjate restaurimit te nje restoranti dikur nje shtepi gjuetie e Cianos, eshte egzistente dhe eshte ne Itali. Aty ai flet per nje lidhje me Geraldinen.

nderkohe qe bota kishte mbreteresha qe shkonin dhe ne front te luftes

ndonje emer? pa te keq.

Elizabeth Bowes-Lyon(deri tek Elizabeth I qe luftoi vete ne frontin kunder Armades).

Pyetjeve pa te keq ju pergjigjem jo sepse kane nje pa te keq ne te, Jérusalem, sepse qe te dyja jemi koshiente per pakeqesine e tyre, por ngaqe shoh nje rreze paralelizmi mendjevogelsie te formes ne te cilen grate e fshatit mundohen te luftojne dike. Kjo e thene pa te keq, natyrisht. smiley

Terhiqe terhiqe po mos e keput La rosee.  Bowes-Lyons jepte mbeshtetje morale, ama jo se shkonte ne front te luftes.

La_Rosee - Ohh u postua njekohesisht me komentin tend per te njejten Queen! Megjithate komenti tend merr perparesi!

The Virgin Queen - Elizabeth I Queen of England (1533 - 1603)
Shiko cfare ka thene ajo: "Better beggar woman and single than Queen and married!"
Me shume ketu: http://www.elizabethi.org/us/quotes/

 

flm.

Pleasure! smiley

PK-po c'behet andej nga Pogradeci? Te kane vene ne zgare kohet e fundit? smiley

Elizabeth I, per kohen ne te cilen ka jetuar, ka qene nje femer ekstremisht avant-garde. Mua me pelqen shume gjithe historia rreth saje. Nuk e di nese ke pare dhe filmat rreth saje.

 

Te kane vene ne zgare kohet e fundit"

hehe - Eshte mbushur me kanibale gjithandej! Hehe e kam thyer qafen me kohe nuk me zene dot ne rrjete! Jam shtrenjtuar shume ne pazar! smiley

Po kam pare me shumice sidomos dekumnetare/seriale rreth Elisabeth I dhe Henry WIII me 6 grate (u  martua 6 here) qe kerkonte me patjeter te bente nje djale dhe nuk mundi - dhe keshtu filloi historia e krijimit te Kishes se Anglise (Church of England) me ndarjen nga Kisha Katolike dhe me pas historia e mbretereshave angleze.

E kam vizituar vendlindjen e Elisabeth I (ne Greenwich) - ishte residenca e mbretit ne ate kohe sic eshte Buckingham Palace sot. Po ashtu eshte nje muzeum i vecante per Henry WIII me 6 grate ne Kent (ishte nje residence private e tij prandaj e kane bere si muzeum familjar i shekullit te 15 me orendite origjinale dhe nuk te lejojne te besh fotografi!)

Shume history interesante etj etj ...

Epo per çdo Henry XIII ka nje Anna Boleyn qe i jep dozen e merituar...smiley Greenwich, ehhh Greenwich, kohe te bukura ne Greenwich. smiley

Ore mashkull, e di si eshte puna e pazarit? Pazari shtrenjtohet sipas kerkesave te tregut se nese je jashte buxhetit te popllit s'do donim qe te rrije ne stok. E kupton dhe vete ti kete tashi. smiley

 

PS. Miredita PF, si u gdhive?

E zeza Anna Boleyn (qe mbeti pa koke ne London Bridge)  - akoma fustanin origjinal e ka te varur ne nje gozhde atje ne muzeum! smiley

Hmm interesante kjo puna e Greenwich-it! Cfare kohesh te bukura kane qene ato atje kur shkoje te Observatory apo te pubi "Trafalgar" buze lumit? smiley

PS. Per ate punen e cmimit tim per kilo nuk ka rendesi niveli i kerkeses - sepse nuk jam ne pazar per ca kohe! smiley

Ah lere se Greenwich-i ka qene ne periudhen studentore ku e vetmja pergjegjesi qe kishim ishte te zgjidhnim restorantit ku do hanim ne darke.

Tashi shkoj vetem t'shoh kalamojt se c'katandisin atje ne stazhet e tyre. Heres te fundit ju vajta pa paralajmerim. Ne darke i ftova jashte te pinim. Aty nga ora 22.30 i shoh qe ngrihen nje nga nje si dele, ne rresht, i pyes se nga po shkonin. Do shkonin te flinim! Khum-khum, do flinin. Ju them:' e di qe jeni mesuar te flini heret e te mos dilni te pini gjate javes por...rrini dhe pak te shijoni popullsine autoktone. Beni nje perjashtim meqe erdha une.' Me pane nen sy me dicka te tipit 'nga e di kjo?'. E kote te te them qe kisha planifikuar qe te qendroja dy dite, si perfundim qendrova 4 per t'ju bere qejfin kalamojve. Ehhhh! smiley

Si perfundim, what happens in Greenwich stays in Greenwich.

Ohh interesante! Cfare vitesh ishin keto if i'm not asking too much?

Une e kam pare diku qe Greenwich ka nje "Alumni association" me Shqiperine (por nuk e di cfare univesiteti ne Shqiperi). Ne ato vite te hershme edhe Greenwich-i ka qene ca kohe ne listen time dhe me vone perfundova ne UCL.

Keshtu e njoh ate zone perreth atje me dhembe e dhemballe fillo me DLR-in! smiley

Bereqaveres. Thanks for asking.

Fletorja e Cianos, qe eshte gjetur gjate restaurimit te nje restoranti dikur nje shtepi gjuetie e Cianos, eshte egzistente dhe eshte ne Itali. Aty ai flet per nje lidhje me Geraldinen.

Mos! Me zhgenjeve pa mase. Thua Nena Mbreteresha ta kete bere vertet kete? Dhe une qe e merrja gjithmone si shembull virtyti per femijet e mi! smiley

Sa per luften pastaj, une kam degjuar se dhe kjo donte te luftonte per ta mbrojtur Shqiperine nga pushtuesi (thone se opingat e saj per ne mal ishin ngjitur me ato te Zogut prapa deres) por pastaj nuk e la burri.*

* Lexo shkrimin, Rrahja e grave.

P.S. Rose, mos u bej qesharake duke e cuar feminizmin ne ekstrem!

 

Po na i qimitizojne dhe Nanen Mbretneshen. smiley

  smiley

Lene mo! Qime n'kom nuk i lane.

Asnje sekret nuk mbetet sekret. Verba volant, scripta manent.

flm interesante!

Pashe nje aeroplan atje ne video. Nuk e di se ku e kam lexuar qe mbreteria ne ate kohe kishte vetem 2 aeroplane te vjeter! smiley

po mire, si perfundim femijet e lindur ne maternitetin Nena Geraldine, a kane te drejte te pretendojne pasaporte italiane?

sol,

mos valle, nen driten e zbulimeve te fundit ditareske, po aludon qe dhe Leka I duhet te marre pasaporte italiane, si trashegimtar i protektorarit te dikurshem? smiley

 Vetem nese mamate e tyre kane qene dashnore te Kontit Ferra. Kurse pashaporta hungareze, sa t'dush, pa problem.

Thone se te ky materniteti, grave lehona u sherbejne vetem pula hungareze, mjes,drek,darke.

Mos harrojme t'rene! smiley

 Pula hungareze, dhe birra Foster!

Australian for Beer! smiley

 

P.S.

Kontin Ferra e kisha harru krejt! 

Pararendesin e famshem t'atyne qe erdhen me kaj noi cuce shqyptare me nganji hamburger.

Vec aj kish mbarue! smiley

 

konti ferra? smiley

ku ju ra ne men!

krutonet u mburrshin me ket emer. shpirti tregtiiiis, i ekonomis se liiiir, por qe diktatori ja u ndrydhte ene s'i lete me u bo ma shum se makazinjera.

 smiley

Xhemal e ka pas emrin!! 

Di gjo me teper ti, qysh e tek, ku rronte, cfare bente?

Si u bo Kont, ku e kishte Kontene, apo kush eshte tani Konti Ferra i Riu?

Si fillun me u ftillu shqyptaret, e harrune edhe Kontin Ferra!! smiley

Korrelacion negativ quhet kjo ? 

Jo mer, nuk e di fare. Biles tani po morr vesh qe paska qen adash me xhemol tafajn.

ps konti ne ate kohen qe hante qeni petulla, vinte ne forme motori vespa 100 qirinjsh smiley

 Ashu i kane pase thone?

Qin' kandelsh? smiley

well, vetem ne ca rrethe te ngushta. smiley

Po machiaton kush do ta pi, qe te ulen e te shkruajne artikull keta te gazetes (shqiptare i thencin, se eshte cdo gje pervec shqiptare)?

"Mos qelloni mbi lajmesin", tha Oskari Egershan ne komedine e tij "Oh sa mire me u qujt I Nderme!"

Nuk te qellon njeri jo, te kemi xhan.

smiley

Tani po e marr vesh qe Gazeta shqiptare paska botuar nje shkrim timin per te cilin PPU mori leje.

Veprimi i GSH me duket i shemtuar. Nuk dua te ndalem gjate sepse nuk ndryshohen mentalitetet ne nje dite, por me vjen keq se ajo qe ata kane botuar nuk ka asnje vlere, me e rendesishmja eshte artikulli i shkruar ne revisten Match ne 13 prill te 1939 (revista e sotme Paris Match) qe kam perkthyer e qe eshte ne vazhdim te hyrjes sime. 

Per ate perkthim, nuk lejoj asnje botim pa leje. Besoj se jam i qarte per ata qe e vizitojne PPU. 

Per cdo gje me kontaktoni me ane te PPu-se

YD

Ketu na jane dhene leksione se nuk duhet te merremi me Ramizin me fanelle te vjeter, me Nexhmijen se ka ike koha e saj, Enveri ka lexu Eskilin, e ku ta di une, "intelktualet" pervers merren me nje zonje qe ka vdekur me kohe,qe nuk ka nderhy ne jeten e asnje Shqiptari per ti bere keq, mbase vetem per miresi.

Turpi eshte si ajo buka 40-tshe  e zese me sheqer, i hedh pak uje siper dhe dhe e han me gjithe lezet.

Pse erdhi komunzimi ne Shqiperi ???

Pyetje koti! 

Kur do iki komunizmi nga Shqiperia ,thuaj???

kur ta pranojne hapur legalistet qe s'ka asigjo te keqe me ta shenu grun ne ditar italjoni

 Nuk dua aspak qe te terheq vemendjen, por te papriturat qe po zbuloj sot ne lidhje me botimin pa leje te shkrimit tim "Revista franceze Match e 13 prillit 1939 nga Gazeta shqiptare (kujtova se kishin botuar vetem hyrjen time dhe jo te tere shkrimin), me shokon jashtezakonisht. 

Nje akt i tille, i ndyre ne kuptimin e vertete te fjales, kryhet vetem nga persona pa asnje vlere morale. Kisha harruar qe te tille egzistojne. Por si cdo kontakt (padashjen time ne kete rast) me punonjesit e mediave shqiptare te ndot

Punoj vete ne shtypin francez si gazetar prej 15 vitesh, por gjera te tilla jane te paimagjinueshme.

I neveritur

YD

 

Po jo mer Sol se kur te nodhi kjo, i bi qe edhe legalistet te jene bo "komuniste", qe edhe grune e qujne "prone te perbashket"

Plako, ti nuk e merr dot me men se sa m'bohet zemra mal mu kur te shof te turfullosh, sa here qe ne Shqiperi, i hiqet nai rruge apo objekti, emri i ndonje komunisti plotesisht anonim per historine tone (ne rastin me te mire) dhe kriminel (ne rastin me te normal), dhe zevendesohet me emrin e ndonje patrioti te vertete, ose figure anti-komuniste.

Megjithese nuk kam personalisht asnje respekt te veçante per Zogun, kur imagjinoj ish-"komunistet" dhe pasardhesit e tyre duke ec ne mes te Tiranes te bulevardi "Zogu i Pare", ndej nje kenaqesi cinike, se e di shume mire se si ata i kane indoktrinu femijet e tyre me urrejtje per ata njerez, qe te justifikonin krimet e tyre.

Kurse ti Drin shtron nje pyetje idiote (m'fal qe po ta them). Nuk EGZISTON komunizmi ne Shqiperi. Me idealistet qe pretendohen te tille, te siguroj une qe jane shume me egoiste e kapitaliste te eger (po tu lesh gje ne dore) se sa une e ti qe e mbajme veten per te djathte. Ne Shqiperi duhet te zhduket shkerdhatizmi i atyre qe pretendohen "komunista" qe te ruajne avantazhet e fituara nga prindet e tyre, mbi gjakun e shqiptarve me me vlera.

Shume here ketu eshte diskutu nese pasardhesit e kriminelve moniste, duhet te mbajne nje fare pergjegjesie per krimet e prinderve te tyre (une krim quaj edhe thjesht perhapjen e asaj ideologjie makabre, perderisa krim quhet edhe nqs nje inxhinier ben nje projekt qe shembet dhe vdesin njerez). Dhe une kam thene e do vazhdoj te them qe POOOOOOOOOOO kane nje pergjegjesi te madhe per sa kohe nuk gjejne guximin te kerkojne falje publikisht per turpet e prinderve.  Kurse, ata qe me shpifje apo ironira 2-lekshe vazhdojne te hedhin balte mbi po ata njerez qe dikur prindet e tyre i vrane, une i quaj dyfish kriminele e maskarenj. Ndryshe nga prindet qe mund te kene deri diku  justifikimin e injorances apo indoktrimit te kohes, keta te sotmit, jane plotesisht koshiente per ate qe bejne.

Po kshu eshte kur do te besh revolucion pa "prerje kokash" dhe kerkon te ndertosh demokraci pa bere pastrimin.

O guce, kur me paske pa duke turfulluar ti mua? Une perkundrazi, gezohem kur ju arrini qe t'ia vini emrin ndonje rruge, pa dhe Alban Bushi verjani, s ka problem. Se e keni bo shqiperine me andresa tipit e kom shpine aty ku o vra pablo eskobari ne nethtekatren.

Une s'jam fetishist, ndac shkoni e prishni varrezat e deshmoreve dhe faljani grekut, se mos keni naj pune tjeter... ti daje provoje i her me ia ngacmu, jo dashnoren, po dhe komshien komunistit ne fjale, se ndahena ndryshe. Grune e zogut s'po pretendoj ndonje gje une, e ka pretendu konti Qiano te ditari i vet. Le te dali Leka ta pergenjeshtroje, bashke me omborrin e vet.

Ene nga prindrit, s'me duket se ti ke pa noj te zeze. Une nga prindrit e mi asnje favor s kam pas, as atehere, as tani. As nuk kam naj shok qe te jete figlio di nomenclatura. Se jo per gjo, po sic e di dhe vete ti guce, figli di nomenclatura jane ata qe kane kap per koqesh salen dhe ramen, dhe propagandojne liberalizimin dhe privatizimin me ritem te shpejte tash 20 vjet. po deshe i flasim dhe me emra dhe me mbiemra...

meqe e paska kerku publikisht guqja, po kerkoj falje publike per gjysherit e mi ortodokse qe kane rraf ne futboll gjysherit myslimone te guqes.

O daje, gjyshi im ka qene partizon, vdiq para dhjete ditesh, qe ne 60 e hoqen nga ushtria (ishte kolonel) sepse debatoi me eproret. I pafavorizum ka qene, nder pune llojllojshe pa lidhje me arsimin e vet, madje dhe roje ka punu. Po koburen e luftes qe cliroi ket vend nga pushtuset nuk ia mori njeri, se ta numronte ne balle ai, ishte nga skrapari. Ta kishe taku gjalle e tia thoshe ate muhabetin qe duhet te kerkonte falje per clirimin ai, dhe masnej flasim.

Edhe boll me palacolliqe, se po na bo sikur je ti i vetmi kampion i antienverizmit ne shqiperi e n france.

Eh mer sol. dukesh që je nxef.

Ngjo nji kshillë: kur je i nxef mos ju kthe përgjigje robve. Numro deri n'dhjetë më parë se t'shkrush... ke për t'pa që, kur t'shkruash mrapa, ke për t'qën ma i ftillum për t'gjet t'shamet e nevojshme smiley

Sa t'kesh Salë kamunistin gjallë, më parë ke për të parë votimet elektronike se sa një ligj të atillë si ai polak smiley

P.s: Bota shkrujn dhe botojnë përditë për Kadarenë dhe nuk na bie ndërmënd, imagjino se sa do të na bënte të ndiheshim krenarë një mretneshë "pa ftyrë provincjalje" (që ai gazetari provincial as ja u kishte spieguar kolegëve që ajo nuk ishte shqiptare smiley ... dhe pastaj qahet për mungesë profesionalizmi për gazetarët në Shqipëri)

Prandaj s'bejme hajer ne shqiptaret. Se trurin nuk e veme ne pune, e kemi sa per kot. Na qenkerka nje ditar i Ciano-s?! Fol budallalleqe fol, se dicka do mbetet. S'dime as te respektojme as te nderojme. Dime vetem te peshtyjme. 

Geraldina i mbeti besnike burrit tere jeten. Mesoi dhe shqip dhe u kthye te vdiste ne Shqiperi. Nje si ajo, aq e bukur dhe me kushurinj te shtreses se larte ne Europe!

Po ku di dhia c'eshte tagjia? 

Po ku di dhia c'eshte tagjia?"

Lira - cfare ka ndodhur me lart eshte i ashtuquajturi "efekti turme"! Dikush hodhi nje shaka ose fakt jo te vertetuar me lart se kishte lexuar ne nje gazete ate punen e Ciano-s me nenen mbretereshe dhe papritur peshqit e hengren grepin dhe tema ndryshoi! Pse? sepse njeriu nga natyra i ka qejf thashethemet sepse eshte me lehte te qeshesh se te thuash gjera serioze qe kerkojne nje "doze" te menduari.

Tani asnje nga peshqit me lart nuk e vuri ne perdorim kete "doze" te menduari e te thoshte qe "pse te mos e shikojme nenen mbretereshe si nje figure te asaj kohe me gjithe te mirat dhe te keqijat e saj por vetem te merremi me thashetheme"?

Dhe kjo pune vazhdoi e vazhdoi ... deri sa ju arritet ne kete debat dhe e thate ate. Mendoj se tani debati do te ndryshoje drejtimin...  smiley

PS. E kam pa te keq se mos keqkuptohemi, e ke parasysh kur dikush papritur e ndryshon fillin e bisedes!

PeshkuKoran, kam nje pyetje yne.  

Ti ate "nenen mbretereshe" e ke vesvese nga Angli/anglishtja apo e perdor keshe per Geraldinen?  

Te pergjigjem me kenaqesi!

Per te qene i sinqerte pa dyshim qe menyra se si thirret mbreteresa ketu (UK) me siguri ka ndikuar ne ate si une e kam quajtur Geraldinen si "nene mbretereshe".

Por ne anen tjeter ky emertim nuk shpreh aspak qendrimin/opinionin tim ne lidhje me familjen mbreterore shqiptare qe une po zgjedh te mos e shpreh ketu!

Gjithe te mirat! smiley

E mor Koran, do e ndryshosh ate pseudonimin. Aman ndryshoje, se kur e lexoj, me shkon mendja te peshku koran i pjekur. pu, pu sa i mire. 

Aman, se s'lame njeri pa share. I beme fertele te tere figurat. LLapaqene, tamam.

Asgje nuk falim, sikur vete jemi te persosur. Keta ketej nuk shajne njeri. I kane figurat me cene, si gjithe njerezit, po dine ti vleresojne. Ne i duam perendi te tere.

Ta thashe eshte ceshtje truri, asgje tjeter. Se ai qe ka tru, nuk shkon pas budallalleqeve.  Kur vinte Ciano ne Tirane qe ishte sa nje zgeq, ishte i shoqeruar ngado. Po c'tju thuash budallenjve?

 

Lizander.

Ne qofte se kane nje emer tjeter, une do i quaj ndryshe, jane vetquajtur te tille e vazhdojne te quhen te tille une nuk kam te drejte tia nderroj emrin.

Po nuk ka rendesi si quhen, rendesi ka se si ndihen.

Artikulli ka pasaktesi, diçka qe nuk mund te merret seroizisht.

Nuk jane miliarde po jane milion , eshte nje ndryshim prej tre 000.

Doganat nuk i ka kontrolluar kurre italia.

Artikull i nje gazete Franceze, republike, natyrisht se ironia e shperfillja eshte e logjikshme.

Po figura e Giraldines i ka dhene vendit tone aq shume ne arenen nderkombetare, sa meriton  respekt.

Se ke ka dashur, sa ka dashur, ka qene e lire, nuk ka pase ligje ta denojne.

Sjellja e saj, nuk ka perkeqsu jeten e Shqiptareve, pamvarsisht se ne librin e B. Fischer , shkruhet se Çiano mbeti si i dhjere  ne dasmen e mbretit Zog, qe Geraldina nuk ka kercyer me te.

E gjitha kjo ka shume pak rendesi , i perket menyrave te sjelljes se oborrtareve, krejt indiferent , ne kerkim te nje shkaku qe Geraldina ka sjelle fatkeqsi  ndonje Shqiptari, qofte edhe vetem  nje.

Ajo qe vjen pas Geraldines, ka sjelle vetem vuajtje e mjerim, urrejtje, ndarje, vrasje, internime, burgosje, varferi, pushtllek, pabesi, ne masen e pakrahasushme per nje populli.

sol numero cepat e yllit dy here, para se te komentosh.

Epo meqë n'atë kohë nuk ka pas parti komuniste, fajin kjo Helena e Hungarisë do e ketë patur që na pushtoi Italia.

Kjo, mirë që s'ja ka dhënë Ciano-s, po as nuk paska vallzu me të... e paska diskretitu smiley

 PK, flm per back-up ndaj kafsherise linguistike-meqe permenden dhi dhe tagji, dukshem rritur ne nje ambient bagetish-por s'besoj qe ia vlen te shpenzosh kohe ne ate drejtim. Por, meqe dashamiresja e bagetive kerkonte pak me shume, mendova ta servirim me pak tagji. Ti si thua? Apo thua nuk i mjafton si source per te shpuar fllusken iluzive te fanllekut te saje ku, ne verberi te plote, besonte idealin e gruas oh aq besnike? E dua popllin, aq me teper ne raste te tilla, kur gumezhin ne hipoteza 'bindese', plot afsh.

 

1. "Ne vitin 2003 pronari i restorantit “E gjuetise” ne Ishull-Lezha, vendosi te rinovonte katin e siperm te restorantit ne tre dhoma hoteli. Gjate rinovimeve u zbulua nje fletore e kuqe e zjarrte ne mes te trareve. Fletorja i perkiste pronarit te pare te nderteses, ministrit te jashtem dhe dhenderrit te Mussolinit, Galeazzo Ciano ( 1903 – 1944, ne foto ne te djathten). Ai kishte komisionuar ndertesen ne mesin e viteve ’30 si kasolle luksoze gjuetie. Permbajtja e fletores, nderkohe e perkthyer ne dy gjuhe (V. Duka (ed.) - Ditari i fshehte superiore së Kontës Galeaxo Çanout 1938-1939, Tiranë 2006): perkrah shenimeve te aferes te tije sekrete me mbretereshen Geraldine – interesante per publikun shqiptar, por me tutje shume pak e perfolur – fletorja permban dhe informacione per nje çeshtje delikate e cila u mbajt larg cdo publiciteti te mundshem: problemi i popullsise Roma dhe kerkimi i nje Shtepie Internacionale per ato."

 

 2. http://www.weetnet.nl/zigeuners/zigeuners.htm

 Paragrafi "Aan het kanaal van Korfoe", citon shkarazi aferen e Cianos me Geraldinen asokohe shtatzene. Informohuni tek nje hollandisht-foles.

 2. http://www.weetnet.nl/zigeuners/zigeuners.htm

 Paragrafi "Aan het kanaal van Korfoe", citon shkarazi aferen e Cianos me Geraldinen asokohe shtatzene. Informohuni tek nje hollandisht-foles."

La_rosee - faleminderit per kete reference - por nuk mund te marr vesh gje!  U mundova me google translate por perkthimi erdhi "shume i nakatosur". Mbase kur te kesh kohe perktheje "per te miren e babadheut" kuptohet!

PS. Akk sa keq qe nuk di hollandisht. #-o

Koran, nuk ka as referenca, asnje gje. Fjale te hedhura ne ere. Te mbushet mendja ty te shkruash on line...dhe yxhym jepi. Po une ama, s'te besoj hic, se s'mbeshtetesh gjekundi. Jo ty e, te kuptohemi. Te besoj vetem kur te hash peshk koran, ha dhe ca per mua- mos qesh... 

Ja dhe perkthimi, PK, dhe kujdes halat. Referenca ishte libri-nese se kuptove/kuptuat-titullin e te cilit e keni aty bashke me emrin dhe vitin e botimit apo...ka veshtiresi ne leximi populli?

Ne kanalin e Korfuzit

Nje jave e gjysem mbas München rindeshim Cianon gjate nje qendrimi gjuetie ne shtepine e pushimeve shqiptare, ne pranine e mbretit Zog. Ciano kishte qene me pare deshmitar i marteses te tije ne 1938 dhe ishin miq. Ka shume mundesi qe Zog asokohe nuk dinte akoma qe Ciano ishte ne lidhje(afere) me te shoqen(e Zogut)shtatzene; kurse Ciano ne anen tjeter nuk ishte ne dijeni qe mikpritesi i tije po hidhte ne nje llogari bankare zviceriane vetjake para italiane te destinuara per zhvillimin e vendit...."

Lumdrin

Ditarit i eshte konfirmuar verteteshmeria. Kapitulli Geraldine ne ate ditar eshte gjeja me irrelevante, interesat qendrojne ne çeshtje te tjera nderkombetare te asokohe. Sidoqofte, kam lexuar dhe referenca te tjera, te shkruara para 2003 qe flasin per nje afere te tille. Ne vetevete s'eshte diçka aq e rralle apo e kobeshme ne familjet mbreterore, pavaresisht se mentaliteti shqiptar mundohet t'i fshehe nen qilima pasi jane ende me standardet mesjetare, sidoqofte faktet e konfirmojne. Sido qe te jete, ato jane gjera personale te tyre dhe nese ka egzistuar deshira mes dy njerezve te rritur, s'ka pse te gjykohen.

Spiritus

Dhe ne fund i ra Vllorres taljoni e qe ai moment filloi t'ju kendohej kenga:"Vllorra, Vllorra, bjeri moj te lumte dora" ???? smiley

Vlora i del zot historise po ti Rose dili tash zot shtremberimit te historise.Edhe nje mbretereshe qe keshem, na e nxorret me jaran. Jazek! smiley

spiritus - Si tha ai i pari "te qendojme shtrember dhe te flasim drejt" -  "Jazek" eshte per ate qe ka shkruar artikullin ne ate gazete dhe jo per perkthyesen, apo jo?

kurse Ciano ne anen tjeter nuk ishte ne dijeni qe mikpritesi i tije po hidhte ne nje llogari bankare zviceriane vetjake para italiane te destinuara per zhvillimin e vendit...."

Edhe keta te sotmit ne keto gjurme po shkojne! Psh. BE nuk ka dijeni qe pushtetaret e sotem qe po i futin parate e destinuara per zhvillim neper bankat serbe ose greke (o bo bo edhe banka greke - hiqi more sa me pare se te shkoi e vjedhmja kot!)!

Sa ditare jane " gjete" e jane shitur per te vertet, kush e din.

Per te treguar lidhjet midis dy figrave duhet patjeter ditari, nuk ka pasur njerez qe e kane ditur, te pakten shoferat, kamarieret, sekretaret  e ketyre figurave.

Pyet pak, sa ditare kane qarkulluar per te vertet, edhe ai i Duçes para disa viteve, demek gjetur ne nje hotel gjuetie ne Zvicerr, e mbesa tunde kryet, po, po keto jane shkrimet e gjyshit tim, po, po keto i kam degjuar nga gjyshje Rakel, etj, etj.

Por, per fat te keq, na doli fallco, e gjitha ato levizje krytit qe eshte ditar i vertet iken per lesh.

Krimet jane ditar qe nuk fshihen, nuk fallsifikohen, nuk harrohen.

 

Geraldina ne fakt (sipas deshmitareve ) e ka refuzuar ate pushtin Ciano dhe ky kopuk, i fyer dhe per hakmarrje, nxiti Musolinin per pushtimin fashist te Shqiperise. C`na bere Geraldine !

 Po figura e Giraldines i ka dhene vendit tone aq shume ne arenen nderkombetare, sa meriton  respekt.

Cfare i ka dhene vendit ? Autoritet? Bashkim trojesh? Model ? Begati? Emer te madh ? Pasuri ? 

Me modest tregou !

Metropolitan, e njejta pyetje me lart si dhe per PeshkuKoran:

Ti ate "nenen mbretereshe" e ke vesvese nga Angli/anglishtja apo e perdor keshe per Geraldinen?

Seriozisht e kam une, se nuk e kisha hasur me pare seriozisht kete togfjaleshin ne shqip. 

 E ke me ter men ti?

Nana Mbretneshe ka qene qujte shkolla pedagogjike qe nxorri Nexhin etc.

Vec nuk eshte pas thone per Geraldinen! smiley

Eshte pas thone per vjehrren e Xherit!

 

 

 

Po de, Instituti.  Une po pyes per Xherin vete, s'kam lexu gjakundi t'i drejtohen me "queen mommy dearest".  

 E kam nigju une, po shume vjet me pas, kur kam ardhur ketuthi! smiley

E kam degjuar nga plequria e arratisur me Zogun e me pas ne fund te luftes, kur kam rastisur ne nje vaki! 

 

Aha, epo s'thone kot "m'thuj me ke rri" smiley.

 Eh, une vajta per sebet te atij qe nuk ndenjti po iku, po aty ishin edhe keta te Zogit!!

Devollinj pleq qe te flisnin nje toskerishte nga ajo e babes se Faik Konices!!

 

Me hy n'gjynof me thone "rrofte sebepi, se nuk kisha per t'ni ksi fare shqipe"!! 

 

 

varrin ia hodhen ne ere. (kujto emrin e personazhit xhemal struga → btw, another xhemal, u c?)

pervec te vertetes, ne shqiptaret, mrrok, kemi nje raport te cuditshem edhe me monumentet dhe varret. s'di a e ke von re.

togfaleshi eshte mjaft i perdorur ne shqip, i trasheguar nga koha e Zogut (Nana mretneshe)

Nena Mbretereshe pra se nuk ke si e quan ndryshe deri sa ne fron (te pretenduar) eshte i biri (kur ka qene Zogu mbret dhe kjo mbretereshe, Nena mbretereshe ka qene ajo nena e Zogut). Ndersa keto thashethemet per afera jane tipike enveriste ne raport me trajtimin qe veglat e agjit-propit komunist i benin te themi klases drejtuese te kohes se monarkise. Po te shikohen edhe filmat e asaj kohe qe merreshin me periudhen e monarkise shikohet ky lloj trajtimi i tyre. Nuk ka asnje deshmi te vertete qe mund te konfirmoje dicka te tille. Te pakten une nuk njoh dicka te tille.

Shif, une ca filma kam pare e ndonje gje kam lexu per rregullat e miresjelljes me "royalties."  

Pyetjen e bera se teknikisht s'kemi fron.  E helbete, s'po e beja dot lidhjen.  

Per te tjerat, s'me duhet gje.  Dmth si te kete bere gje, si s'te kete bere, s'me hyn gje ne xhep.   

Kjo puna e aferes se kontit me konteshen eshte pak a shume e ditur, por s'e kuptoj pse skandalizoheni kaq shume.

S'besoj se mbreti yne do kete mberritur "i pamekate" ne diten e dasmes, apo jo? 

Epo nuk e qujme dot nana mbretneshe me pas, pasi te jete llokocit me Cianon o Fin, se kupton kaq gje? smiley

as do kendonim dot sot ave Maria, nese kjo e fundit nuk do merrej per e virgjer. Sipas mendimit tim, meshkujt flasin edhe si burra, edhe si bij. Ne kete rast, zogisteve u duket sikur po u shan nanen, jo gruan.

Po pra, k'shu duhet te jete, se s'shpjegohet ndryshe gjithe ky zjarrm! smiley

Njashtu asht maj Finisterre, sepse kur i hypim autobuzit gabim, nuk presim qe shoferi te ne kerkoje falje, po mbyllim gojen edhe rrim urte.

Asht pune kulture, kjo, nuk e di a po me kupton.

Edhe nuk i qan kujt zemra se çfare ka bere Geraldina,  " qan" zemra se Shqiptaret mbesin injorant, kudo qe te ushqehen.

Ne c'kuptim qeka pak a shume e ditur?

Po mire pra, sipas shkarravitjeve qe thone se Zogu paska qene edhe hajdut dhe mbreteresha bishtperdredhur me ate qe i zhvateshin parate, dhe qe kjo qenka normale, atehere merrni shembull ju femrat se qenka e "ligjeruar" kjo puna e bishtperdredhjes qe nga koha e mbreterise.

per mendimin tim, nese ka ndonje gje qe me te vertete ia vlen ta perdhosesh, madje nepermjet shpotimesh, tua penetrosh ndjenjat, eshte kjo e titujve te pamerituar.

Nana mbretneshe thote ai, trendafili i bardhe, permendja si ia ka shkund Ciano petalet dhe e hoqe qafe pernjehere.

Mbreti i shqiptareve thote ai qetri, kujtoi se sipas Nolit ishte nje hallvaxhi, shakaxhi i perparimit, edhe e hoqe qafe dhe ket tjetrin. Se hapin gojen pastaj me.

 O njerez. Thirrini mendjes mer. Po edhe po te kete shku Geraldina me Cianon kjo esht pune krejt personale mer daje, qe nuk i hyn fare ne pune historise. Le qe Geraldines i ka mbire bari nje pash tani, dhe pak i intereson me njeriu figura i saj morale. 

Lejini mer robt t'kijen rehat!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).