Ka te tjerë bukuroshë, parazitë dhe këta, që pandejnë se ç’do mundim, ç’do përpjekje për të përmirësuar vëndin t’onë, është e kotë dhe e pa-dobishme, mbasi nuk mund të përmbushet ajo dëshir’e madhe e tyre, që të gjithë popujt të jetojnë nënë hijen e një fjamuri dhe të jenë të barabartë. Këtyre, ja u ka marrë koka erë, ja po flasin ashtu që të gjejnë një ndjesë të mos vepërimit dhe indiferencës së tyre ne detyrën kombëtare. 

 

Rinia dhe populli i ynë

 

Kur filloj populli shqiptar te çmojë rëndësinë e kulturës dhe të përparimit, nuk mungoj të dërgojë, me djersën e veht, bijt’e veht, në për shkollat e lartra të oksidentit dhe të orientit. Bursa të majme u dhane, po jepen edhe sot, në të rinj që dërgohen gjetkë për të përfituar nga ato mjete që janë baza e qytetërimit dhe e përmirësimit të një kombi. Këtu nuk po flasim nëse bursat janë dhënë me kujdes dhe nër ata që e meritonin, po do të shohim se ç’përfundime dhe ç’përfitime solli sakrifica e popullit shqiptar.

Rinia e sotme, ajo që zotëron kulturë dhe diplloma universitare, ajo rini që do të duheshe t’ish shpresa e këtij kombi, sot është shumë e përçarë dhe e ndarë në mendimet.

Një pjesë e saj është krejt parazite dhe e pa-përgjegjshme. Sepse, nuk do të thotë se një i ri, duke mbajtur një nëpunësi te dhënë nga qeveria, e ka plotësuar detyrën kundrejt atdheut, vetëm duke qënë i bindur dhe i regullt në detyrën e caktuar. Një të riu, që të meritojë këtë miemër, duhet që damarët t’i zjejnë kurdoherë, një i ri duhet të përpiqet me ç’do mënyrë që t’i sjellë shërbim kombit dhe popullit të veht, duke vepëruar dhe jashtë detyrës së tij, duke bërë propagandë për përmirësimin dhe lumtërin e përbashkët. Detyrën q’i është besuar, duhet t’a kryejë me nder dhe nërgjegje, po të mos pandejë se mjaftohet me aq.

 

peisazhdimri1933barkorcim0.jpg

 

Prandaj, për ne, ata të rinj që vijnë nga Evropi dhe stabilizohen në kryeqytet ose në krahinat (nga nj’herë pa njohur popullin t’onë, vojtjet, krijën e tij) dhe që pandejnë se e kanë plotësuar detyrën e tyre dhe nuk çajnë kokën veç se për rogat e tyre, janë tradhëtorët e këtij populli dhe të sakrificave që ka bërë për ‘ta.

Ka te tjerë bukuroshë, parazitë dhe këta, që pandejnë se ç’do mundim, ç’do përpjekje për të përmirësuar vëndin t’onë, është e kotë dhe e pa-dobishme, mbasi nuk mund të përmbushet ajo dëshir’e madhe e tyre, që të gjithë popujt të jetojnë nënë hijen e një fjamuri dhe të jenë të barabartë. Këtyre, ja u ka marrë koka erë, ja po flasin ashtu që të gjejnë një ndjesë të mos vepërimit dhe indiferencës së tyre ne detyrën kombëtare.

Nëse të këtillë mendime mund të jenë të mirë dhe te dobishmë për vëndet e huaj, për vendin t’onë janë absurdë dhe pa asnjë praktikë. Duhet të dinë këta të rinj se, po të mos u mësuan të duan vëndin e tyre, vëllezërit e tyre, nuk mund të duan të mirën e botës së huaj. Ata, nofta, pandejnë se janë shumë të lartër në mendime dhe kanë ndjenja shumë të shvilluara njerëzore, po për ne nuk janë veç se disa të mitur dhe pa asnjë ndjenjë kolektiviteti. Kur ne nuk jemi mësuar edhe te duam me gjith zemër qytetet e fshatrat e vëndit t’onë, po jemi të lidhur me qytetin lindor, si mundet të pretendojmë se duam botën e huaj? (Ndryshon kur qytetet dhe vëndet oksidentale na pëlqejnë për të dëfryer dhe na tërheqin me simpathi dhe nostalgji).

Le të mësohemi njëherë me ideale të vogla, të duan vëndin t’onë, popullin t’onë (me gjith që për ne është ideali m’i madh që mund të bëhet) pastaj gjene shohim e bëjmë.

Ka disa të rinj pastaj, të cilët, duke lëçitur ndo nje libër a fletore, tërhiqen aq tepër në mendimet që shprehin ato, sa bëhen fanatikë të pa-tundëshmë nga ç’do arësyetim dhe logjikë dhe, po t’u flasesh gjësend që bije në kundërshtim me besimin e tyre, të marrin për njeri që nuk ke ndjenja njerëzore po kapitaliste.

Nuk duam të shpjegojmë këtu nëse mendimet e tyre bashkohen me ndjenjat e tyre, po i lajmërojmë  se shumë herë mund të arësyetojne dhe të besojnë me një mënyrë dhe mund të ndjejnë në një mënyrë tjetër, dendur pa patur nërgjegje të kundërshtimit midis të cilit bijen mendimet e tyre me ndjenjat e tyre.

Sa për të rinjtë që vijnë nga Evropi dhe që i numërojnë vëllezërit e tyre si ay i bardhi që vete në arabët më barbarë duke thënë: “Ku bëhet gjë me këtë popull ignorant, të qelbur, të egër” gjykimin e lëmë në lëçitësi i këtyre radhëve. Për ne këta janë plerat e vëndit t’onë që duhen spastruar nj’herë e më parë që të mos futin mikrobin e tyre dhe në virtutat e çmuar për të cilët mburemi.

Po gjëja m’e dëshpërueshme për vëndin t’onë është kur shikojmë të rinj, me një farë patriotizmi, me ndjenja dhe qëllime të lavduruarshme, të bijen në një pesimizmë të pashpjeguarshme. Per ‘ta, ç’do çap përparimi duket i rëndë, i rezikëshme; ç’do inisiativë, për zgjimin e popullit t’onë, e shikojnë me një indiferencë dhe me një apathi që të tmeron. Ata janë të dëshpëruar nga rethanat e jetës dhe përparimin e vëndit t’onë e presin nga një “Deus ex machina”. Ata nuk e dinë ose më mirë harojnë se ç’do gjë mvaret nga vullneti i tyre, nga guximi i tyre.

Shumë të rinj pastaj mendojnë:” ç’mund të bëj unë vehtë për mbarëvajtjen e këtij populli? Kush më pyet mua, ose më mirë, ç’më duhet mua?”

Në qoftë se gjithë rinia shqiptare do të mendohej kështu, ç’përfundim do të kish kombi i ynë? Nëse rinia e jonë nuk mësohet që tani të përballë reziqet dhe kundërshtimet q’i dalin në jetë, si mund të qeverisë më pas këtë vend? Frikë për të mirën e vëndit t’onë kurrë të mos kemi, frika për mprojtjen e së drejtës është poshtërsi. Frika është ndihma më e madhe q’i jepet së shtrembrës. Hiqi frikën së shtrembrës do të shikosh si do t’i dridhen këmbët dhe do te rukulliset.

S’janë idera optimiste dhe abstrakte këto, po konkrete, idera të arësyetuara dhe të eksperimentuara. Ja pra se me ç’mënyrë është përçarë një pjesë e madhe e rinisë s’onë dhe pse indiferenca për punëra të  mëdha pasiviteti dhe mos afrimi midis saj janë plagët më të rënda të Shqipërisë. Në këtë përçarje dhe mos-marrëveshje të rinisë bëjnë qejf ata parazitë qe s’duan qe rinia të rijë e zgjuar dhe të çelet. Parazitët jetojnë në mjegull edhe tym dhe ç’do përparim vete në kundërshtim me planet e tyre.

Po a ndodhet në vëndin t’onë një rini enthusiaste, që përball hidhërimet, kundërshtimet dhe padrejtësitë e jetës dhe që është dhënë pas së vërtetës, pas së mirës, pas së bukurës?

Mund të përgjigjemi me mburje se po! E pamë vehtë këtë rini, u fjalosëm me ‘të, hapmë zemrën me ‘te. Bile u-çuditmë që në këtë pasivitet te rinisë  s’onë , u gjentkërkan djem dhe burra që zjejnë në vehten e tyre për një afrim të gjithë rinisë shqiptare, për të mirën e këtij vëndi. Ndodhet një rini që do të bënte sakrifica për mbarëvajtjen e këtij kombi, një rini me gjak të vërtetë shqiptari, një rini e pajosur me ata virtutë të trashëguar nga të parët t’anë. Sikur kjo rini të organizohej me kujdes, të binte në kontrakt të përhershmë në mes të saj, t’i komunikonte mendimet, qe ne i gjetmë në një drejtim, sigurisht që shumë gjëra të vyera do t’ishin për t’u-bërë.

Në zyrën e vogël të nëpunësit gjenim flagë të nxehtë, një zemër të kthjelltë (në udhëtimin që bëmë në Shkodër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan). Nëpunësi i vogël, tregëtari, mësuesi, me një fjalë përfaqësuësit direkt dhe kryesorë të mendimit të popullit shqiptar, ndjejnë një dëshirë, një nevojë të madhe për bisedim, për komunikim iderash. Nuk fle aspak populli ynë veçse, jazek! Qe i tërë nuk mendon njësoj, nuk mendon për të mirën e veht.

Populli i ynë qahet nga një pjesë e rinisë s’onë, qahet nga indiferenca, pasiviteti dhe dallkaukllëku i saj, po nuk është aspak i dëshpëruar. Do të dëshironim pra që në vëndin t’onë, të dilnin shumë rivista dhe gazeta, që të merreshin vesh drejt për drejt me popullin, të pregatitnin shvillimin dhe përparimin e tij. Rivista jonë për këtë gjë ka dalë ne shesh, për popullin po punon dhe veç me lekun e tij do të mbahet. Ftojmë dhe nj’herë gjithë rininë nacionaliste dhe me nërgjegje, ashtu dhe gjith popullin shqiptar që ndjen ç’është e mira e tij, të rajë mendimet në “Rilindja”, t’a hapë zemrën me të, duke mos harruar kurrë se “bashkimi sjell fuqinë”.

Marrë nga "Revista Rilindja". E përdyjavshme, Korçë, 2 shkurt 1935.

Drejtor përgjegjës Dr. Pandi M. Frashëri.

 

Foto: Korçë, 1933

 

31 Komente

artikull interesant qe na ben te kuptojme se pse korçaret perqafuan idealet komuniste.

Atehere nuk ja vleka me e lexu Hajdaro,me kurseve pak kohe.

Paska patur Ypi e Spiropali qe atehere. :O

Per peshqit e rinj qe s'e dine per c'behet fjale, ejani o motra dhe vellezer.

 

P.S. Iris, je padyshim ne listen e redaktorve te ardhshem te Peshkut, right? smiley

Flm, interesante linku me "ejani" me lart! Me mbi 400 komente. Do shume kohe ti lexosh te gjitha. Mbase njehere tjeter!

Eshte kjo nje interviste ne televizion apo thjesht bisede informale e filmuar? Pak si rremuje mu duk? smiley

Po pra eshte (ishte te pakten, s'e di nese eshte me) emision televiziv i te madhit dhe te paparit Ypi, ku ishte ftuar the equally-e-papara Spiropali, dhe te dy po i benin reprezalje Blendit dhe nepermjet tij te gjithe emigranteve te tjere, ne emer te vendalinjve te frustruar per pare, dashnore, politike, poezi, dhe ndonje "p" tjeter e cila mund te shprehet me sinonime si ne rastin e p-se dashnore.

Shejtanja e pati upngarkuar atehere ne youtubacion, e ke pjesen e pare ketu dhe te tjerat verdalle sipas numrave.

Flm, hmm video clips interesante!

O bo sa nerva te forta paska pasur Blendi qe ka qendruar deri ne fund! Ky Ypi gjithe kohen eshte sjelle si nje zhurmues pakuptim ne sfondin e bisedes! Nje gjuhe trupi e tmerrshme dhe irituese! Cudia eshte qe ata te dy edhe Blendin e detyruan te bjere ne nivelin e tyre shpesh here ne komunikim pa dashje per hir te inercise se bisedes!

Me ato argumenta adoleshenteje qe jep kjo Spiropali per kthimin e emigranteve eshte e garantuar qe kane efekt te kundert! Edhe sikur ndonjeri kishte ndermend te kthehej sapo degjon ate i nderrohet mendja menjehere! smiley

Ncu, nuk jam ne asnje liste smiley

Ka shume te tjere te ngjashem ne revistat e asaj kohe (nuk shkruaj te tjere se u lodha duke shkruar kete smiley), te gjithe çuditerisht shume aktual , dhe fare qarte nga 1935-2010 problemet tona jane te njejta.Menyra se si kane zgjedhur keta njerez te flasin dhe tu sherbejne te tjereve me dijet e tyre eshte e ndryshme.

"Kur ne nuk jemi mësuar edhe te duam me gjith zemër qytetet e fshatrat e vëndit t’onë, po jemi të lidhur me qytetin lindor, si mundet të pretendojmë se duam botën e huaj? (Ndryshon kur qytetet dhe vëndet oksidentale na pëlqejnë për të dëfryer dhe na tërheqin me simpathi dhe nostalgji).

Le të mësohemi njëherë me ideale të vogla, të duan vëndin t’onë, popullin t’onë (me gjith që për ne është ideali m’i madh që mund të bëhet) pastaj gjene shohim e bëjmë."

Sikur ka lexuar Mein Kampf-in duket!

 

Po te jene germe per germe "Mein Kamph" keto fjalite me larte atehere une jam mein kamph-iane smiley.

Keto bashke me "hebrejte jane parazite", "te zinjte jane majmune" etc.

Doja vetem te thosha qe artikullshkruesi s'ka qene kerkund i majte, as komunist, as prekomunist.

Thashe vetem per ato germe per germe. Por shume dakort qe s'me mban ere majtisti a kamunisti z. autori smiley.

smiley Epo ca gjojna me te cilat te bije dakort do t'i thoshte ai, perndryshe s'e ndiqnin milionat nga pas (ketu: ajo koka qe shkel syrin).

Dakort, po cik si "far-stretched" me duket analogjia e fjaleve me lart (edhe firoma e artikullit) me Mein Kamph, gjithsesi.

Le te themi qe krahu tjeter i dikotomise do t'ishte:

"C'est la lutte finale / Groupons-nous et demain / L'Internationale / Sera le genre humain."

P.s. smiley "far-stretched" edhe kete here, por me falet se eshte ora dy e gjysem e nates.

Po mire, ti e ke lexuar vete Mein Kampf vete qe ben paralelizma te tilla me kete pjese qe ke shkeputur?

Ku qendron problemi i citimit qe ke bere ti?  Te duash vendin the popullin tend eshte dicka naziste per ty?  Po te duash familjen?

fjale qe me bejen te qesh jane fjlaet qe me bejne te qaj ......

Si nuk ka dhe sot artikull shkrues te tille, pa qime ne gjuhe, po laro fare te jene..Bejne kompromise me dreq e te bir per te ngjitur shkallet..

Sa te shpejte qe ini? E gjetet pse korcaret e perqafuan komunizmin eh? Ja kjo u zgjidh. Po kusuri i popullsise c'pati? Do kene patur edhe ata ndonje te perdyjavshme me Spiropalra.

Lerini mo keto llafe. S'u vjen turp me nje fjali te hidhni gjykim mbi popullsine e Korces qe ofron nga te paktat trashegimi intelektuale. Pergjithesim i lezecem, bravo! 

Edhe dhi e zgjebur dhe bishtin perpjet i thone kesaj.

Kush e shan Korcen e ka te share me liber shpie. smiley Shkrimi nuk eshte i keq, ka ca gjera te mencura aty, si puna e kesaj psh. qe eshte aktuale edhe sot: "Sa për të rinjtë që vijnë nga Evropi dhe që i numërojnë vëllezërit e tyre si ay i bardhi që vete në arabët më barbarë duke thënë: “Ku bëhet gjë me këtë popull ignorant, të qelbur, të egër” gjykimin e lëmë në lëçitësi i këtyre radhëve. Për ne këta janë plerat e vëndit t’onë që duhen spastruar nj’herë e më parë që të mos futin mikrobin e tyre dhe në virtutat e çmuar për të cilët mburemi." _ Sa per komunizmin, nuk e njihni Korcen sa duhet. Nuk perfaqesohet Korca nga teneqexhiu Koci Xoxe. Po lexoja ca shifra per te internuarit pak pas mbarimit te luftes dhe Korca kishte numrin me te madh nga te gjitha qytetet/rrethet e tjera. Nuk ka qene e kuqe Korca.

Po te kish qene e kuqe korca do kishe hy ne naje dileme shekspirane..

Te jesh korcar a te mos jesh, po nqs te jesh a te jesh antikomunist..

Ja psh, kjo mund t'u vinte per shtat Che-Gue-Varisteve te rinj: smiley

"Ka disa të rinj pastaj, të cilët, duke lëçitur ndo nje libër a fletore, tërhiqen aq tepër në mendimet që shprehin ato, sa bëhen fanatikë të pa-tundëshmë nga ç’do arësyetim dhe logjikë dhe, po t’u flasesh gjësend që bije në kundërshtim me besimin e tyre, të marrin për njeri që nuk ke ndjenja njerëzore po kapitaliste."

Ka te tjerë bukuroshë, parazitë dhe këta, që pandejnë se ç’do mundim, ç’do përpjekje për të përmirësuar vëndin t’onë, është e kotë dhe e pa-dobishme, mbasi nuk mund të përmbushet ajo dëshir’e madhe e tyre, që të gjithë popujt të jetojnë nënë hijen e një fjamuri dhe të jenë të barabartë. Këtyre, ja u ka marrë koka erë, ja po flasin ashtu që të gjejnë një ndjesë të mos vepërimit dhe indiferencës së tyre ne detyrën kombëtare.

 

Edhe kjo...

Ky artikulli qenka per t'u lexuar mire nga keta te Saktivistes. Sidomos aty ku thote se rivista duhet te ftoje gjithe te rinjte qe te hapin zemren e tyre.

Sepse, ç'eshte e verteta, rivista e siktivistes eshte e mbillur per ata qe mendojne ndrishe, po nuk fole ca Ronsieeeeerë e ca Zhizheeeeeeeek e ca Badiuuuuuuuu, e ca Burdiëëëëëëëë, nuk quhet.

Ah, se mos harroj : une nuku jam pe Korçe, por di te them se ku ta gjenim qe Korça e sotme te ngjante ca me Korçen e atehershme, e qe te funksiononte si nje pol tjeter, bashke me Shkodren, perballe tiranise se Tiranes. Pa nja dy-tre pole te forta, madje dhe kundershtare, psh shkolla e Korçes perballe shkolles se Shkodres, e te dyja perballe shkolles se Tiranes. 

Sa per shkollen e Vlores, ketu ende s'kemi mbaruar ca pune pronash dhe dëtesh, dhe pasandaj do mendojme per filozofira. 

Dhe nje shkolle tjeter qe duhet te jete ajo e Prishtines. Sa per Prizrenin dhe Gjakoven, keta kane shkollen e verdhushkave, t'i leme ca kohe te qete.

Ndersa per shkollen e Pukes apo Kukesit, mos u ngutni ca, se ne keto vise kane ende ca probleme antropologjike : jane apo s'jane njerez. Jane apo s'jane te kultures se Komanit, pa djalli ta marre, veç kulture te jete. 

Nje nga shkrimet e shumta mbi zgjimin e rinise qe ne ate kohe ishin ne mode ne Evropi. Fotoja shume interesante.

Kush e ka shkrojtur kete? Xhaxhi Enver?... Disa fjale nuk tingellojne si korçare por fiks si te folurit e "Gjirokastres".

Ve bast qe kete o e ka shkrojtur Xhaxhi o e ka shkrojtur ndonje kundershtar i tij ne ate kohe, me demek ndonje "moralxhi" i thekur (fundja gjithe temthin kunder te rinjve te Evropit e kane).

Do jete korcar me theks te adoptuar gjirokastrit. smiley

Pastaj "gjene", s'ma merr mendja se thote Gjirokastra

Ose gjirokastrit me theks te adoptuar korçar...

Ka ca krahinizma korçarçe ne tekst...

Ja shiko kete : "sa bëhen fanatikë të pa-tundëshmë nga ç’do arësyetim dhe logjikë dhe, po t’u flasesh gjësend që bije në kundërshtim me besimin e tyre, të marrin për njeri që nuk ke ndjenja njerëzore po kapitaliste."

Imagjinoje tani te perfolur nga xhaxhi...

Ose kete : "Për ne këta janë plerat e vëndit t’onë që duhen spastruar nj’herë e më parë që të mos futin mikrobin e tyre dhe në virtutat e çmuar për të cilët mburemi.

Po gjëja m’e dëshpërueshme për vëndin t’onë është kur shikojmë të rinj, me një farë patriotizmi, me ndjenja dhe qëllime të lavduruarshme, të bijen në një pesimizmë të pashpjeguarshme. Per ‘ta, ç’do çap përparimi duket i rëndë, i rezikëshme; ç’do inisiativë, për zgjimin e popullit t’onë, e shikojnë me një indiferencë dhe me një apathi që të tmeron. Ata janë të dëshpëruar nga rethanat e jetës dhe përparimin e vëndit t’onë e presin nga një “Deus ex machina”. Ata nuk e dinë ose më mirë harojnë se ç’do gjë mvaret nga vullneti i tyre, nga guximi i tyre."

(Nuk e di por sikur ngjiz.)

PS : Po mbase fundja eshte dhe nga bilishti.

Xhaxhi ne ate kohe ishte akoma ne Bruksel.

Anallizojne shurranet!

Edhe sikur djalli vet ta kish shkrojtur, ne te rijt e tij, kur ish nje engjell i bindur, vlera ne kontekstit kohor nuk mund ti mohohet. Ca me tej, fryma rinore qe pershkon gjith shkrimin, duket se sjell alergji te disa te kalbur qe ne ngjizje.

 

ajo qe ben me shume pershtypje eshte drejtshkrimi i tij..nje here me gabime fatale nje here  me gabime pa gabimesmiley))))))))))))))))))))))))))))))))

E dreq o punë!

Shihe mire o shuravec. Ajo qe te ben te mendosh "shkrimi" eshte ideologjia e paster e SPASTRIMIT ne nje artikull kaq te shkurter... ku perfliten gjera kaq abstrakte sa ndjenja per memedheun, detyra per atdheun e hajvanlleqe te tilla. Nuk behet vertet fjale në e ka shkruar Xhaxhi, por behet fjale per ate qe ai me siguri e ka hasur nje fryme te tille e cila e ka formuar qysh ne djep, dhe ndaj te ciles eshte adaptuar (ne nje fare menyre : ne nje fare menyre i riu Hoxha i "Evropinizuar" u be me katolik se papa). Teksti ne fjale nuk ka lidhje fare me rinine e sotme (sepse ju ju pelqen te kerceni nga delli ne dell) por me vazhdimesine direkte ne histori, pra me vitin 1936, 1937... etj. Ata qe do flisnin diçka te qene per kete tekst do te ishin ata minjte e arkivave dhe te biografive, te cilet duhet te gjejne "autorin" e tekstit si dhe lidhjet qe ky ka pasur me filanin apo me fistekun.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).