Foto e sheshit Skënderbej këto ditët e fundit, që po lakohet nga mediat e Tiranës si beteja e ardhshme mes Salës dhe Edit. Fotoja është marrë nga gazeta Shekulli, në një artikull ku njoftohet se Gjergj Bojaxhiu, ish-drejtor i KESH-it, është emëruar drejtor i Inspektoriatit të Ndërtimit. 

 

55 Komente

Eshte mekat te shohesh sa te nxituar dhe kokeshkrete jemi vetem per te kenaqur egon tone. Berja e sheshit ne kete lloj menyre, e filluar overnight me nxitim, pa asnjelloj profesionalizmi kur vjen njoftimi i qytetareve apo rregullimi i trafikut te kembesoreve jane shenjat e para te mishmashit qe po vjen. Pashe nje interviste tek News24 te z. Roshi (nuk me kujtohet emri), drejtor i institutit te projektimeve qe foli teper qarte dhe pa mllefe per kete nxitim te bashkise. U ndjeva mire qe paska akoma njerez me llogjike te kthjellet ne anen blu.

Ana blu ishte tu cu buldozerat e rulat per ta asfaltu kuturu se ashtu ju kujtua prijesit ne mbledhje.

Keta te pakten e kane ate planin belg sipas te cilit po punojne.

S'ka asnje levizje "te nxituar" ne kete histori Ramiz.

 Sa per krahasimin me te qarte me foton e Pipth

 

 Ky eshte projekti final ? 

Keshtu do behet?  

po mgja si fushe golfi. a thu ja arritem dites?

Hehehe! smiley

Per zotin! 

 

Shesh per hije, per te pire ndonje teke raki me ndonje meze nden hijen e rende te nja 20 kullash betoni 20 e ca katce te fidelrave e kocorave me shoke.

Sorry, ate imazhin e gjeta si ilustrim te nje faqe lajmesh. Po edhe faqja e bashkise ate ka. Ka ndryshuar si plan?

Kjo lart cfare eshte? Duket pak 'shopped' smiley

Ta nderpresin me nje her kete krim qe po i bojn sheshit Skenderbej sa nuk eshte von!

Ideja e kullave te larta qe do te rrethojne sheshin eshte nje insitim Shqiptar ne planin Francez. Kjo ide merr frymezim nga sistemi i keshtjellave te mbrojtese te Krujes ne kohen e Skender-beut, ku benin pjese Keshtjella e Rodonit, Petrela, Preza, e vete Kruja. 

Keto keshtjella kishin nje sistem te sofistikuar sinjalizimi ku komunikohej me zjarre ne rast rreziku.

I njejti parim do te zbatohet ne shesh.

Kto burra te ketyre kullave shumekateshe do te sinjalizojne njeri tjetri ne rast rreziku.  

Vetem se ne kete rast perdorimi i zjarrit konsiderohet i rrezikshem, keshtu qe metoda te tjera sinjalizimi do te perdoren.

Nga keto metoda me e preferuara mendohet qe te jete sinjalizimi me ane te te mbathurave te telin e ballkonit.

 

smiley

hahaa. sa kom qesh.

Ndeshja e brireve mes bashkise e qeverise ka filluar te kuotohet nga kompanite e basteve.

Disa kompani nuk kane pranuar ta kuotojne per shkak te dyshimeve per shitje ndeshje, sidoqofte bookmakersat japin favorit 1-in si rezultat me te mundshem pasi bashkia loz ne fushen e vet. Fate il vostro gioco

Per te treguar sa i paanshem esht ne  dhenin e medimit pesonl, cdokush perpiqet qe te beje barazimin: Opo keshtu jane te gjithe! Nuk mund te krahesohet njeriu puntor dhe i ndershem me hajdutin e felliqur. Mjaft njerez kane manine qe ne publik te flasin sikur e denojne veset, por nga ana tjeter sec kane nje dobesi prej palloshi per vesmbajtesit dhe u vijne verdalle per ndonje perfitim duke vene masken e solidaritetit.  Kur i thua pse e bere kete hipokirzi te ndyre, ai e ka ne maje te gjuhes pergjigjen: Le te gjeje nga ndonje tjeter! dhe kur e bind se nuk e gjen nga ndonje tjeter ta mbyll gojen: Le ta gjeje nga Perendia!

Konformizem idiotesk i mjaft shqiptareve frikacake!

Mentalitet sa barbare aq dhe kriminal.T'mos lejme kundershtarin te punoje se ka rrezik te na fitoje zgjedhjet.Qytetari as ka hy as hyn ne llogarite e tyre. Kjo sipas meje na ben shume te mjere te gjithve...

Se per cfare barbarizmi ose krimi behet fjale ketu vetm ti, mendje e cunguar, mund ta shpjegosh rremujshem. Pra, tjetri me nje shpure grykesish dhe mitomanesh kerkon ta capeleje Bulevardin kryesor ne dy pjese duke vene nje shkemb me shkallina mu ne mes. Se cfare krimi i behet nje krimineli qe jo vetem i pelqen kafsheria e te parit te tij qe prishi Bashkine e dikureshme dhe ndertoi nje pisllek mu ne mes( Muzeu), e ky tjetri kerkon qe ti shtoje nje "top" 18 katesh ne te. ( Ai te pakten nuk e ndertoi me shume se 25 metra se kishte aq njerez te mencur sa t`i shpjegonin raportet e lartesive me hapesirat). Se sa te pelqen ty piramida ne mes te 10-te 43 kateshve me 40 mije banore qe nuk kane kanalizime e vend parkimi, e ku te nxjerrin gazrat e .....makinave, vetem ai pordhaci mitoman e di.

Por tjeter edhe ata gomeret grykes qe ka pas vehtes dhe e quajne vehten arkitekte dhe biznesmene e qe paguajne me porosi studio nga cili vend i botes ka qejf c`dokush t`i therrasi, mjafton ti paguash mire e tu thuash qe nuk keni penalitete per prishje Konceptesh, Raportesh(Relacioni), Ambienti, Tradite. E kam fjalen per karagjozat franceze dhe belge te cilet nuk i ze askush me goje ti kritikoje sepse jane prej Europe te paguar mire e te porositur qartesisht prej kafsheve shqitare( jo shqiptare).

 

Kta francezet dhe belget u perzgjodhen ne mes shume studiove prestigjoze projektimi.Ky mitomani pordhac nuk te mori nje menje dhe ty e ti do te duhet ta shtysh kete jete duke u marre ere pordheve te tij...

K'ta francezet dhe belget u perzgjodhen ne mes shume studiove prestigjoze projektimi ... qe ishin ftuar thjesht per te dhene idene se ketu kemi te bejme me nje konkurs gati gati nderkombetar; nderkohe fituesit sihin zgjedhur qe para se te fillonte konkursi dhe keta kishin plotesuar te gjitha kapricot e kryetarit-artist.

Daniel Libeskind "njeri nga 5 fituesit e monumentit te sheshit" nuk kishte derguar asnje projekt per konkurrim edhe kur ishte shpallur fituesi i peste  - dhe kur dergoi, kishte derguar nje projekt qe ishte planifikuar te ndertohej ne nje qytet italian. Zerat thone qe Liebeskind as nuk e kishte kuptuar fare se cfare i kerkonin shqiptaret, dhe shqiptaret as nuk u mundua t'ia sqaronin se u duhej thjesht per lluster.

Tirana eshte e vogel, kryetari dhe parazitet rreth tij llafazane: nuk ka asnje sekret qe nuk dihet.

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!
 

Hipokrizia dhe cmira nuk kane kufij tek Saliu dhe shpura e Donkishoteve qe ndjekin nga pas. Te ben te mendosh se je duke harxhuar jeten ne nje vend qe udhehiqet nga nje tufe horrash dhe maskarenjsh.
Eshte per te ardhur keq se si ka ende shqipetare qe vazhdojne te mbeshtesin ne kor si nje tufe bagetish, nje njeri qe pjell vetem prapambetje, kaos, kriminalitet, hajduteri dhe qe vazhdon te mbaje peng Shqiperine per 20 vite me radhe.
Çfare mund te bente nje njeri me teper se c'ka bere Sali Berisha dhe gjithe kryeministrat qe ka pas ky vend keto 20 vite per t'a lene Shqiperine vendin me pak te zhvilluar te Europes, Ballkanit apo edhe me gjere.
Si mund te dalin njerez qe mbeshtesin njerez te tille!!!
E mbeshtesin pensionistet???
E mbeshtesin ish te Perndjekurit???
E mbeshtesin ish Pronaret???
E mbeshtesin te rinjte e papune???
E mbeshtesin pjesa intelektuale e shoqerise shqiptare???
E mbeshtet Tirana, Korca, Elbasani, Durresi, Shkodra, Fieri, Vlora, Berati, Gjirokastra?????
Askush nga me siper nuk di qe t'a mbeshtese...
E mbeshtesin vetem ortaket e vete.
E mbeshtesin njerez qe do t'a enderronin menyren e jeteses qe bejne sot ne nje shtet funksional dhe te se drejtes.
E mbajne ne kembe hadutet e kutive ngrehinen e shemtuar te ketij perversi.
E mban Fazllici, Mishkovici, Mediu, Iliri, Fatosi, Frangaj, Fevziu, Fariu...dhe vazhdon lista gjer ke morri...

Une nuk i afrohem atij pordhacit mitoman, keshtu qe s`ka si te me vije era e tij, se ja njoh rracen dhe ate bashke me te tijte qe ne 81-shin, por shiko sojin tend se keni humbur konceptin e nuhatjes, e kur e humb ate, te shijon cfaredo lloj ere.

Tani per studiot, duhet te kuptosh qe ato duhet te zgjidhen prej nje kapaciteti qe te jete te pakten ne nje nivel me ta, ose ndryshe per ceshtje te qendrave te qyeteve ku ato permbajen vlera historike ose jane komplekse te cilat nuk i nenshtrohen dot ndryshimeve radikale, kerkohet nje mendim ose opinion qytetar, intelektual e referim juridik i qarte, deri ne referendum ose votim alternativash. Nuk ka guxim askush kryetar ose grup i zgjedhur administrativ ( sic eshte bashkia bashke me drejtorite e saj, qofte edhe qeveri me keshilla rregullues) qe ta riformuloje dhe ta transformoje sheshin kryesor te nje kryeqyteti. Cili do te ishe ai De Gol ose Miterran qe do ta merrte guximin per qendren e Parisit?

Nuk e kupton qe eshte cmenduri shqiptare?

 

Ku ekzaktesisht eshte problemi?

Me sa di une dhe juria e perzgjedhjes ishte nderkombtare me shume personalitete brenda.Nuk ka c'ti beje as ed Rama askush tjeter paranojave dhe teorive tuaja te konspiracionit.Sa per argumentin historik do te isha dakort me ju sikur Tirana te kishte nje histori si Parisi.Sipas ksaj llogjike i bie qe Tiranen ta linim me shtepite prej qerpici. Projekti ka ca vjet qe eshte miratuar dhe nese do kishte deshire te mire per kontrbut debati do ishte hapur qe kur u miratu nga rrethe intelektuale dhe te specializuara.Tani kte e kupton dhe bufi qe debati hapet thjeshte per ta penguar projektin dhe jo per te shpetuar qytetin..

Do ishte mire qe ti benim ndonje bust ne shesh si te Enverit edhe Rames edhe Berishes, tu kerkonim me miresjellje te vdesin dhe te shpetonim ne nga ata dhe ata nga sheshi.

Problemi i Berishes me kete projektin nuk eshte te ndertesat rrotull po te ato shatervanet (pellgje reflektues) sepse vendosja e tyre ne menyre random dhe pa bordura pengon ne te ardhmen mitingjet dhe protestat e Argites.

Cdo projekt qofte belg apo francez do jete shume me i mire nga c'eshte qendra e TR sot. Meqe ra fjala, ky projekt eshte francez apo belg se nuk po merret vesh! Meraku im eshte qe ky projekt mund te marre vite ne mos dekada per tu bere dhe ne fund mund te dale krejt ndryshe nga c'eshte projektuar. Kisha ortodokse ka vite qe ka filluar ne mes te qytetit dhe s'dihet kur mbaron. Ajo lulishtja me pisha mbrapa Skenderbeut eshte e shemtuar. Rama sic mballosi ate lulishte mund ti kishte dhene nje lluster me asfalt atij sheshi. Nejse, se po hidhem dege me dege por ajo qe dua te them eshte qe mire qe filloi por nuk dihet kurre kur do mbaroje dhe kjo do te thote vite te tera me pluhur dhe balte ne mes te kryeqytetit. S'do jete cudi njerezit te thone pas ca kohesh "te keqen e sheshit me gropa sic ishte".

Nuk e kupton qe nuk vendoset peshore per te matur kohen dhe historine ne mes dy kryeqyteteve, me te cilen ti qellimisht kerkon te bastardosh arsyetimin. Shembulli u dha per mos guximin e kujdo kapaciteteve udheheqese ne krye te Shtetit dhe Bashkise si ata burra qe ishin personalitete boterore, ne nje kryeqytet.

Ekstremiteti qe rendom kerkohet per te shpetuar, e ne kete rast krahasimi i ndertesave me lartesi mbi 130 metra me ato me qerpic, nuk eshte vecse karagjozllek, si corapet e verdha me pantallonat blu te kryetarit te coroditur.

Megjithate duhet ta kuptosh o Pjeter, se ne Lac ose Rreshenin tend pa identitet edhe mund te besh radikalizma, por ne nje kryeqytet qe ca arkitekte nder me te njohurit e botes te viteve 30- 40, te cilet ndertuan nga hici ose jo, por me pasionin ne thelb, ate qe duhet tu qendroje shekujve te ardhshem nuk mund ta prishi me shkallina gradacielash as kokeboshi plot kolorite as cunat e rinj te porositur prej Belgjike ose edhe Amerike qofte, as edhe ndonje gagac interesaxhi qe e quan vehten arkitekt i mesuar ne universitetin e gjeometerve qe quhej/t arkitekture.

Duhet ta kuptosh o Pjeter, se arkitektura pikesepari eshte filozofi, e ai kokeboshi me plot kolorite e ka hallin ne vend tjeter, packa se nuk e kupton qe mund te ngelesh ne histori edhe si keqberes.

Nuk duhet harruar Hoxha i zi qe prishi plot trashegimi nen frymen e shkaterrimit te kultit te Zotit e ndertimin e frymes se kultit te tij. Ku jane sot ato qe trshegove prej nje mije vjetesh. Me nje kazem i prishi. Ca edhe me dinamit. E ne fund e terhoqen zvarre edhe kryevepren monumentale te tij. Musolini, fashist i qelbur, prishi qendren e Romes e nxorri ate te vjetren perandorake, rikonstruktoi ndertesat e rruget e ujsjellsat historike, dhe e beri kryqytetin atraktiv per te jetuar e turistik sa terheq gjithe boten edhe sot.

 

 

 

I gjith arsyetimi im qe ti i'u vune kunder eshte, se kjo eshte nje lufte e ndyre politike e dirigjuar naga nje mentalitet tmerrsisht meskin (mjafton te kujtojme se ne mes eshte Olldashi) Une nuk du aspak te deformoj arsyetimin tan thjesht nuk jam dakort.Per kte si argument te dhashe se per projektin jane angazhuar studio projektimi me atoritet nderkombtare (jo trille autoritetesh lokale) ti pastaj me thu qe per ti vlersu duhet juri ne nivelin e tyre.Prap te thashe se ne juria ka qene nderkombtare dhe me njerz po ne nivelin e autoritetit qe thame,ti prap me flet per "cunat e ri prej belgjike"

 Pastaj per t'me kompleksu me permen Rreshenin tim pa identitet.Te vetmet gjana te Tiranes qe mund te perbejne identitet jane bulevardi deshmoret e kombit me kompleksin e ministrive,pallatet agimi,si dhe naj ndertese tek tuk ne rr e durrsit.Te tjerat i ke njelloj me Rreshenin tim,madje mund te them se ne dhjetra here ne tr kam pa pallatin tim.Po te ishte puna si ne rastin e Beratit apo Gjirokastres qe kane brenda llogjike arkitekturore dhe urbanistike do isha dakort qe te flitej per histori. Bulevardin dhe identitetin e tij e percudnun ato kullat monstruoze qe u ndertun ne te.Dhe Hoxha i zi Komitetin Qendror me stillin rus ia pershtati italianeve. Sa pere sheshin aty ke ca ndertesa gerdalla si muzeu (per fajin kriminal te Hoxhes) dhe pallati i kultures

gjithsesi une jam nje provincial rrot k... qe rropatem me nxjerr buken e gojes dhe nuk i jap te drejte vetes per te dhene argumenta urbanistike e ku di une.Ajo qe te thashe dhe me heret,eshte qe nese do te ishte deshira e mire debati per projektin do te ishte hap qe kur doli ne drite projekti.Ne kte moment une zgjedh me mire te jeme ne krah te Edi Rames se sda Sokol Olldashit.

Do desha te shtjelloja ne vemendje te peshqeve ketu nje detaj interesant ne lidhje me "luften" per sheshin. Po te hysh tek web-i i bashkise se tirones http://www.tirana.gov.al/common/images/shpronesimet_10.07.09.pdf

do te shikosh se bashkia ne perputhje me ligjin perkates ka derguar kerksen per shpronesim Ministrise perkatese (me minister Olldashi-n) per unazen e vogel (rreth qendres se sheshit skenderbeu) qe ne Dhjetor 2007, pra ekzaktesisht 2 vjet e 3 muaj me pare. Kjo tregon se bashkia nuk eshte se u kujtua tani per te filluar punimet ne kete shesh, por ashtu sic ta do edhe llogjika me e thjeshte, ka kerkuar qe perpara 2 vitesh qe qeveria te njohe dhe te kompesoje tokat/godinat private qe shpronesohen nga unaza e vogel, ne menyre qe te mundesohet qarkullimi i automjeteve perpara se te fillonin punimet ne shesh.

Tani, a di njeri te me thote se pse Qeveria e Berishes injoron shpronesimin per perfundimin e unazes se vogel? Olldashi edhe perpara disa diteve publikisht tha se qeveria e njeh dhe respekton planin francez te qendres (ku nder  te tjerave eshte dhe unaza e vogel perreth qendres). Po atehere pse refuzon apo saboton fillimin e zbatimit te tij? Une dyshoj se qeveria duke mos shpronesuar pronaret privat qe prekeshin nga unaza e vogel, kerkon ti sajoje pengesa bashkise qe te mos nise regullimin e sheshit sipas projektit te miratuar. Dhe kete e ben se ajo (qeveria) nuk do qe bashkia te fitoje pike ne publik perpara zgjedhjeve lokale qe priten te behen ndoshta vitin tjeter. Pra, qeveria eshte perkohesisht kunder zbukurimit te kryeqytetit, vetem e vetem per ceshtje interesash partiake dhe aspak publike. Pra kjo qeveri eshte jo vetem e palegjitimuar per shkak te vjedhjeve te votave, por edhe anipopullore. Atehere, pse duhet ta mbajme akoma?

 Si ka mundesi qe cfaredo teme tu hedhesh peshqve prape se prape do ia qesin thermiat deri tek Zogu, Enveri, Saliu apo Edvini? O njerez a ka mundesi tí ulni njehere shpatat (qe i mbani ngritur dhe mprehur per cdo situate) dhe te diskutoni se céshte me e mire per sheshin (apo Shqiperine e sotshme dhe te pas 50 vjetesh). Me vjen keq se ky do jete brezi me i 10-re ne historine e popullit shqiptar. Gjithshka qe kane/kemi bere eshte te "gjejme shesh e te bejme pershesh". Shtet nuk po dime te bejme, lame kokrren e namit duke u zene si macja me miun "e hap/ sé hap", tani dhe per nje shesh do veje "gjaku deri ne gju". Jane keto memente kur ndihesh me te vertete pesimist per ate vend dhe per ata njerez... smiley

 hahaha plani francez, jo plani bleg.

jo, or jo, plani i Fidel Yllit e kompani. Qe thoni ju, ajo kulla e shpifur duket e drejte ne foto nga larg, por nuk eshte ashtu, se vjen e zgjerohet nga poshte lart. Kollonat ne cepa jane diagonale. Edi Rama mund te thoje qe ky zgjerim nga poshte lart, ne fakt perben nje projektim konkret i konceptit abstraksionist te zhvillimit vertikal. Sa me shume te shkeputet njeriu nga deshirat tokesore aq me shume zgjerohet dija dhe horizonti i tij. Si rrjedhoje nese kati i pare ka sip. 300 m2, ne fund te udhetimit te vet drejt pafundesise, kati i fundit ka siperfaqe 400 m2. Teoria kjo, por ne praktike, nje shemtine e gjalle, shembull spekullimi ndertimor i maskuar si modernizim. Sa me shume siperfaqe ndertimi, aq me shume para.

Po i le rregullat teknike si ka mundesi qe nje grataciel ta kete bazen me te vogel se siperfaqja e katit te fundit, ndonje arkitekt mund te na ndricojne. 

Une them kete : na çane trapin. NA CANE TRAPIN! Thu se po bejne bombe atomike, nje dreq sheshi po bejne. Gjithe keto debate nuk vlejne as sa sheshi vete qe nga nje ane me vjen te them, Ik se du hiç sheshin eshte mire ashtu si eshte, ore nuk e du.

Une them kete : na çane trapin. NA CANE TRAPIN! 

Yes! Ju cafte kafka qe te dyve atyre dhe gjithe mafiozave qe i financojne fushtatat.

Por, ky eshte mbase vetem fillimi i trap-carjes, po te kemi parasysh qe me c'duket do kemi te pakten 2 vjet fushate non-stop; fushata e zgjedhjeve te qershorit s'ka mbaruar as tani afro nje vit me pas, dhe nderkohe duket se fushata e zgjedhjeve lokale te 2011 tashme ka filluar.

Shqiperia po ndryshon pertej te majtes dhe te djathtes, nga kutite tek sheshi.

________

 

Sheshi “Skënderbej”, prognoza e një zhvillimi politik...
 

“Kulla qytetare” ose “Kulla Civike”... Fiksojini mirë këto dy terma sepse shumë shpejt do të jenë dy fjalë shumë të përdorura, po aq sa edhe hapja e kutive të votimit të 28 qershorit. “Kulla qytetare” është elementi i ri që do ti shtohet objekteve që përbëjë korpusin e sheshit “Skënderbej” në kryeqytet, i cili është parashikuar në planin belg. E pra, bashkë me debatin mes pushtetit lokal dhe atij qendror, nëse fillimi i punimeve nga ana e Bashkisë së Tiranës për restaurimin e sheshit është apo jo i ligjshëm, kjo kullë e parashikuar për tu ndërtuar, por e pasqyruar si në hije në planin belg të bërë publik nga Bashkia e Tiranës, nuk do të kalojë pa zhurmë nga ana e mazhorancës. Unë nuk dua të hyj në çështje nëse kjo kullë duhet ndërtuar apo jo,

por dua të ndalem tek fillimi i punimeve për rikonstruktimin e sheshit. Prej 2 vjetësh qeveria i ka prokuruar fondet për këtë vepër nga qeveria e Kuvajtit dhe ky fond, që atëherë, i është vënë në shërbim Bashkisë së Tiranës. Po ashtu plani belg i hartuar nga belgët e “Studio 51N4E & Anri Sala”, prej dy vjetësh është përzgjedhur në mes të 6 projekteve konkurruese nga një juri ndërkombëtare dhe miratuar gjithashtu nga ana e KKRT-së së Tiranës për zbatim. Plani është vërtetë interesant dhe modern dhe për këtë, përveç imazhit paraprak, garanton edhe vlerësimi arkitekturor i Maks Velos. Sipas tij sheshi “Skënderbej” e ka përfunduar funksionin e tij si i tillë në vitin 2008, megjithëse nevoja për të ndërhyrë në të ka lindur që 10 vite më parë për shkak të amortizimit. Por përpos arsyetimit arkitekturor, infrastrukturor apo edhe shoqëror, sërish ky aksion nuk i shpëtoi debatit politik. Pse?!...Projekti i saponisur nga Bashkia e Tiranës parashikon që të përfundojë në një afat 9 mujor. Me pak fjalë në fund të këtij viti. Kjo në rastin më të mirë, sepse sigurisht Shqipëria nuk është shembulli kur afatet vendosen për tu respektuar...Bashkia vendosi të ndërhyjë në shesh vetëm pasi qeveria kërkoi që të paktën rruga përreth sheshit të asfaltohej. “Zgjimi” i Bashkisë direkt pas deklaratës së kryeministrit Berisha për shtrim me asfalt të rrugës përreth, ishte si një reagim nervoz që e nxori Ramën zbuluar. Kryeministri ynë, i cili është mjeshtër për të larguar vëmendjen nga çështja e ditës, kur kjo i nevojitet si asnjëherë tjetër, ia arriti mësë miri ta bënte këtë edhe njëherë, por, kështu u zbulua edhe për publikun edhe “kali i betejës” që do të shoqërojë fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit tjetër, përveç “misterit” nëse Veliaj do të jetë kandidati i të majtës apo edhe nëse mazhoranca do të hedhë në fushë kandidaturën e Monika Kryemadhit apo jo. Pas kutive dhe zgjedhjeve të 28 qershorit, pas reformës zgjedhore dhe pas dhjetrave përplasjeve politike, “Sheshi” është përgjigja, se me çfarë do të sulmojë Berisha dhe me çfarë do të mbrohet Rama kur të kërkojnë që njëri ta shtjerë në dorë më në fund “kalanë” e Bashkisë dhe tjetri ta mbajë edhe njëherë. Kryeministri do të akuzojë Ramën për atë kullën që s’duket mirë në planin belg, por që do të ngrihet fuqishëm mes hotel “Tiranës” dhe Muzeut Kombëtar, ndërsa Rama do të mbrohet me “Kullën Qytetare apo Civile” si “shprehje individualitetit të njeriut dhe jo e turmës”, deklaroi ditën e fillimit të punimeve ai. Sheshi mund dhe do të bëhet, sepse nevoja për të patur një fytyrë sadopak evropiane(belge me përzierje shqiptare në këtë rast) në qendër të kryeqytetit është e nevojshme. Gjithsesi, në përplasjen mes mazhorancës dhe opozitës, edhe një herë për çdo gjë e për gjithçka, duket se në nevoja për të arritur një kompromis, në fund, njërit prej të dyve, ose “Kullës Civike” ose (Skënderbeut me gjithë kal&eumlsmiley, do t’i duhet të lëshojë vendin në shesh!...

Marre me shkurtime nga “Ditari i Tiranës”Sheshi "Skënderbej" i rikthehet qytetarëve
Përveç ndërtesave ekzistuese në morinë e aktiviteteve qendër qytetase shtohet edhe një godinë e re multifunksionale dedikuar rekreacionit, çlodhjes dhe argëtimit qytetar, dhe gjithashtu, një objekt tjetër, i veçantë për nga destinacioni e tipologjia si ajo e kullës qytetare ( kulla civike), me një program ende për t’u përcaktuar, por me një finalitet të qartë: të dhurojë për qytetarin e thjeshtë, gjithë potencialin simbolik e kinematik, elevator të lartësive. Një mundësi sa abstrakte dhe konkrete e eksplorimit të qytetit në vertikalitet të tij.

http://tiranaobserver.com.al/index.php?o...smileyheshi-skenderbej-prognoza-e-nje-zhvillimi-politik&catid=40:forum&Itemid=72

 lenenimore ta vendosin ekspertet e huj se per tonet vallaha i kane pjerdhe qe te gjithe

Pas atyre ndertimeve monstruoze qe jane ndertuar ne Tirane deri me sot, veshtire sa ka njeri te me mbushe mendjen se njerezit e sotem ne krye te bashkise apo keshillit bashkiak po mendojne per te miren e Tiranes. Por mqns nuk jam ekspert per pune urbanistike guglova per te pare nese ka ndonje rregull standart per ndertesat. Rezultati: http://en.wikipedia.org/wiki/Floor_Area_... . Sigurisht qe ka opinone pro dhe kundra FAR, por mua me duket e arsyeshme qe ndertimeve i kullave ne qender te Tiranes duhet te marre parasysh se sa njerez do punojne/banojne aty, sa makina do parkohen dhe sa do jete fluksi i makinave gjate dites dhe nates. Duke pare gjendjen trafikut ne rruget kryesore ne Tirane, Unaza, Rruga e Durresit, E Kavajes, E Dibres ndertimet e ktyre kullave per mendimin tim nqs nuk shoqerohen me tunele per kalimin e makinave do sjellin kolapsin total te trafikut ne qender.  Unaza e vogel nuk mund te zgjidhe shume pune ne kete mes. Rrjedhimisht neser do paguhet nga taksat tona per hapjen e tuneleve (apo mbikalimeve) qe do zgjidhin problemen qe hapen me ndertimin e kullave. Kullat pra, pavaresisht se kush i miratoi, juri e huaj apo shqiptare, do sjellin fitim per ndertuesit te lidhur me 100 fije me zyrtaret e larte bashkiake dhe ata qeveritare dhe do sjellin humbje per shtresat e mesme dhe te varfera te qytetareve ne Tirane. Nqs jetoni akoma ne Tirane ju keshilloj te shisni shtepite ne 10 vitet e ardhshme dhe te jetoni ne nje vend tjeter.

si onderr duket. qielli vec ne shqipni esht ashtu. plus shif mer mrrok, xhan xhin, as makin asgjo, parajs ekologjike, ajo libraria te pallati kultures qe ti sillte lbrat me ashensor funksionote, siper ne kat te trete kafja me dy pjese, kur e kishe me val te gjata hyjshe te ajo permrapa, ponci den baba den 25 lek. ah se harrova, te libraria ishte qetsi e modhe, dhe robt mendonin se u dkshin me inteligjent, ca bonin detyrat e kursit tuj shit men me leter vizatimi teknik "disegno palladio". smiley

ps xingonin (to be) e mulo baba Stalini.

 Robt hecin anash Pallatit te Kultures, jo ne shesh! smiley

Ca eshte xingoni? 

mapo me kolona... majtas, kur shkoje te avni rustemi.

Di gje pse i kane pas thone xingon?

 

Jo. Gjithnji me eshte shoqeru me ene "cingoje" ky emer. smiley

 Po mendoj Zingoni mos ka qene noi dyqan italjon, ka ngel emri! smiley

Ky poshte duhet ta kete dit: smiley

Xingoni i bi me qene djathtas, apo jo!

 

Albania by hagerstenguy

EM,dje u ktheva nga Tirana e dashur qe ç'do gje eshte,vetem per ekologji

s'behet fjale,e kane bombarduar shume keq,dhe akoma te pangopur duan te shkaterrojne sheshin!!! Sheshi eshte,nuk ka nje llogjike te ndershme qe te rregullojne me bukur egzistuesin,ta mbajne paster por te ndertojne akoma?!

jane bastarde!!!

xingonin me duket se e mbajme mend vetem une e ti,jemi plak o EM smiley

me e bukur me dukej parfumeria qe ishte para saj,vegime vegjelie.

smiley marum, marum krejt, xhen. smiley

hej, po piten te cepi, para se me shku te xingoni, a e ma men?

ps. xingonin, burrash, e kisha hup per vete, kur ma permeni dikush ktu, ka ca muaj. Ene kur ia dha zilja m'tru.. xiiiing!-ooon....  smiley

 

xheno, jo se jam pro betonizimit apo pro Rames, por nuk kuptoj cer bukurie ka apo ka pas ai shesh (duke lene menjane nostalgjite tona te vjetra). Ai shesh duhet ribere totalisht dhe une nuk jam per planin francez por cfaredoqofte me mire se c'eshte tani do jete. Heren e fundit qe ai shesh ja vlente ishte ne kohen e Komitetit Ekzekutiv te vjeter qe u prish per ti hapur rruge Muzeut. S'kena c'bojme jemi popull nallbanesh, vetem per mballosje jemi dhe ketu futen edhe Hoxha, Rama e Sala po Rama osht icik mo mir se ato dy murtajat e tjera.

Nje korrigjim xheni: Duhet bombarduar qe te ndreqet. smiley

eh, xhen, ka pas nje poeme mirazhi (ai me flamur gjerman) me ket materie, por s'e gjen dot mo. Iku.

EM,ne fakt shpesh e kujtoj,jane ca perla qe zhduken edhe Whisper apo ndonje tjeter;u bubuuuuuuuuuuu pitet te qoshja,ishte vrapi ne gjysem oreshin e pushimit  nga F.Noli,kohe te arta.

Ipakapshem,vrejtje me vend,duhet nje termet por,pa viktima smiley

Ramiz(jo Alia) smiley

aty te komiteti,sikur t'ishin dhe reklamat e kinemas me banjat publike s'do ishte keq smiley;me duket se kemi te njejtin mendim,pra jo francesi,por mqs e kemi pa dashje kshu,mendoj qe te zbukurohet,pastrohet,pa makina,jeshillik etj dmth te mbetet si spazio.

Une isha aty ne Tirane kur filloi lufta ndermjet dy goxillave te politikes shqiptare, nje jave ndejta se aty te dhimte koka nga lufta per sheshin. Gomeret nuk e kuptojne, se nje parking me kate tek gropa e Sejdiut, do ta zgjidhte trafikun e renduar te Tiranes, plus qe do paksonte CO2. Sheiku i Kuvajtit qe jep parate, me mire do ti dilte te ngrinte 3-4 parkinge me kate ne Tirane se sa te investonte ne nje veper publike qe ka ngarkesa politike.  

përktheje veprën i dashur. përktheje se ia u çive nonën sheikve pr me msue gjuhn e perëndive.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).