Ministria e Mjedisit urdhëroi sot pezullimin e punimeve të nisura nga Bashkia e Tiranës në sheshin “Skënderbej”.
Në një urdhër të firmosur nga Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, urdhërohet pezullimi i menjëhershëm i punimeve në sheshin “Skënderbej” për shkak të mungesës së lejes mjedisore.
“Kjo veprimtari në bazë të ligjit për mbrojtejnv e mjedisit duhet të pajiset me një leje mjedisi, por aktualisht është pa leje mjedisi”, tha zëdhënësi për shtyp në Ministrinë e Mjedisit.

Në shkresën e Ministrisë së Mjedisit, thuhet gjithashtu se Bashkia e Tiranës është gjobitur në vlerën e 20 milionë lekëve të vjetra për këtë kundravajtje. Inspektoret e ketij dikasteri do te nisin sot inspektimin ne shesh.

Po sot ka qënë dhe Ferdinan Xhaferraj, Ministri i Kulturës, Rinisë e Sporteve reagoi për punimet që po kryen Bashkia e Tiranës në sheshin “Skënderbej”. “Theksoj se ndërhyrjen në shesh janë pa bazë ligjore dhe kundër cdo procedure. Kur ka qënë Rama Ministër I këtij dikasteri ka vendosur një VKM që e shpall sheshin pjesë e Monumenteve të Kulturës, ndaj punimet po bëhen në një Monument Kulture që në vend të prishet duhet të mbrohet”, tha Xhaferraj në një konferencë për shtyp.

Punimet, Bashkia shemb 4 banesa
Por, pak para këtyre deklaratave, Bashkia e Tiranës filloi shembjen e ndërtesave në afërsi të qendrës së kryeqytetit me qëllim për ti hapur rrugë gjurmës së unazës, në kohën kur punimet në sheshin “Skënderbej” po vazhdojnë dhe pritet të shkaktojnë bllokimin e qarkullimit.
Katër banesa të vjetra tiranase, u shembën sot në mëngjes nga inspektoriati i Bashkisë së Tiranës në pjesën e pasme të godinës së 15-katëshit në kryeqytet.
Disa nga banorët i kanë kundërshtuar këto veprime duke thënë se nuk janë lajmëruar dhe nuk janë shpronsuar për objektet dhe tokën në pronësi të tyre.
Bashkia pohon se objektet e shembura ndodheshin në rrezen e unazës së qendrës e cila do të hapet me qëllim frymëmarrrjen e trafikut ndërkohë që kalimi në sheshin “Skëndërbej” do të jetë i bllokuar.

Sherri
Sheshi "Skënderbej" është kthyer në mollë e re të sherrit mes qeverisë dhe bashkisë së Tiranës. Rikonstruksioni i këtij sheshi është marrë përsipër nga një kredi e marrë nga Kuvajti dhe vlera shkon në 4.3 milionë euro. Punimet në sheshin "Skënderbej" do të kryhen sipas projektit të hartuar nga studio belge "51N4E", fituese e Konkursit Ndërkombëtar që u zhvillua vitin e kaluar, ku gjithë qendra e Tiranës pritet të pësojë një ndryshim tërësor.

Disa javë me pare, Kryeministri i kërkoi Ministrisë së Punëve Publike që të vendosë kontakte me qeverinë vendore të Tiranës për të marrë vendimin për shtrimin e sheshit. "Qeveria e Kuvajtit ka dhënë 10 milion dollarë për ndërtimin e sheshit. Ka të paktën dy vjet që paratë janë disponibël. Nuk mund të pranojmë që sheshi "Skënderbej" të jetë turp dhe të fajësohet qeveria se nuk ka dhënë fonde”, tha Kreu i Qeverisë.
Pas kësaj porosie, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit nisi matjet për asfaltimin e Sheshit Skenderbej dhe në bazë të tyre, të hartohet projekti për rikonstruksionin e Sheshi. Por menjëherë sapo Qeveria shpalli se do të ndërtojë sheshin ndërhyri Bashkia duke rrethuar sheshin dhe duke marrë përsipër ndërtimin sipas një plani belg. Por, ministri Olldashi është shptrehur se plani belg nuk mund të pranohet pasi në funksion në KRRTRSH ndodhet ende plani francez I miratuar mbi 5 vjet më parë.

36 Komente

Kesaj i thone Pirth se cfryhesh...... Po pse nuk beheni njerez more kafshe, more gorrilla parahistorike..... jo pse e ben ti po do ta bej une jo eshte i mire ky plan jo eshte i keq..... cfare kafsherie qe egziston aty ne Shqiperi nje zot e di..... mund ta quajme "Kopeshti Zoologjik me i madh ne planet" se emer tjeter smund te gjej.....

Mos i sha gorrillat, se gorrillat kane hierarki, kane rregull, kane efikasitet e nuk bejne kshu katra matra si keta qeniet me siper.

Ka 10vjet z Rama qe eshte kryatar Bashie, ka 10vjet qe paraqet plan pas plani, per Tiranen,ka 10 vjet qe vetem prish rruge e ngre pallate me beton e hekur,ka 10vjet qe inaguron edhe minifusha e kende lojrash per femije,ka 10 vjet qe tallet me qendren e Tiranes.

 

hahahahahah je i modh fare! Po sikur Rama te lejonte kioskat tek sheshi, kioskat tek Lana, kioskat tek parku Rinia (atje ku bohet dashuria), kioskat tek parku i liqenit, etj etj, cfare do te thoje? Po mos kundershtoni cdo gje se jeni bere bajat aq sa nuk me behet te vije e te lexoj me ketu. Eshte e para bashki ne Shqiperi qe ka vendosur standarte se si duhet bere planifikimi urbanistikes, ka bere transaprence te plote ne projektet per zhvillimin urbanistik te tiranes, etj etj. Por maloku thote qe po nuk e bona une nuk quhet dhe duhet ndaluar. Ah Enver cna ke bere na i le malok te tere.

Kjoskat ishin nje "naivitet urban" i cili riparohej brenda javes (sic u riparua nga Meta e jo Rama).

Ndersa Rama ,me betonizimin total te Tiranes,ka bere nje krim urban qe edhe pa ato 30 kateshe te sheshi, do nja 10 vjet te riparohet.

Me Tiranen kane 20 vjet qe tallen Mat-i-ri: per fat te keq jane tallur jo vetem me qendren, por edhe me lagjet e vjetra, me periferite, me fshatrat rreth e qark. Dhe s'ka per te folur njeri gjer sa te na mberrije niveli i te pegerave siper gojes. Edhe kur te na arrije aty, do te shohim e do te bejme. 

Rama i zhduku kjoskat dhe e lulezoi tiranen. Shtroi rruge gjithandej, beri dhe rruge te reja gjithandej. Cdo gje e kunderta e asaj qe beri Salias Berishovic.

10 vjet o Mato? Po mire, e zeme se ke te drejte... ca tani, duhet ta leme dhe 10 vjet te tjera? Me mire tani se hic, apo ke gje kunder kesaj?

Eshte e vertete qe ne vitet e para postkomuniste u ndertuan shume kjoska, u mbushen edhe trotuaret me shites ambulante tavolinash, por keto kjoska u hoqen fare lehte, dhe u zevendesuan me pallate te larta qe po i zene frymen Tiranes, u ndertuan vend e pa vend nga dhenja pa kriter e lejeve te ndertimit.Pallatet nuk shkulen dot se nuk jane kjoska.z Rama nuk mbolli lule por kjoskat i zevendesoi me pallate, duke bllokuar edhe ato pak rruge qe ka Tirana.

Kur ke qene ne Tirane per here te fundit? ne 28 qershor? apo ne 8(?) dhjetor ne mitingun ku moren pjese 600 000 veta?

Aq di mati se atere ka vajtur per here te pare ne tirane.

Nuk me shqeteson aspak sheshi, madje as si qytetar, sikur te binte ndonje asteroid mbi te kur mos te kete njerez nuk do me vinte keq. Me bezdisin vogelsirat qe u sherbejne ketyre kafsheve si ushqim, qellimi i te cileve eshte larg atij te sherbimit ndaj ketij populli..

Konflikti i sheshit me sjell ndermend mentalitetin tone mesjetar te shesh luftimeve, kalave e fortifikimeve vetshkatruese.

Bir Selman i nenes, ke te qash me pare? smiley

Nje qytet identifikohet nga qendra dhe jo nga periferia.

Donatori, dmth ai qe ka dhene parate ka qene antar jurie ne aprovimin e projektit. Emir i Kuvajtit nuk eshte aq llosh.

Nese ka ndonje pengese tjeter le ta thone, po ky Gerdecari, pjella e Sabriut, duket te mos e hape gojen si fis per nja 200 vjet dhe jo te merret me nje gje qe nuk e kupton dot. Tirana eshte qeytet kaotik dhe perpjekja per ti dhene atij nje zone te cilen e rrethon informaliteti apo dhe llumhanja, atehere me jep shprese qe do funksinoje ne kete forme qe eshte paraqit.

Tirana do nje qender te qete. Kjo do jete e tille.

P.S. Bile per mua mire fare do ishte sikur ne Tirane te hyhej me viza fare per ca kokerza trapi si ndonje postues i nderuar ketu smiley

mire 2KR-ja ee? Sa metra katrore pallate ka gati ne qender 2KR-ja ee? Mire shkon prishja e shtepive te vjetra tiranase ee? S'ka lidhje Gerdeci fare, ketu po flitet per leje mjedisore, pse nuk e ka marre komandari jot? Eshte mbi ligjin? Jo more zoteri se sot ka shtet nuk e lejon kush te beje me sheshin e Tiranes Edi Rama ashtu sic beri me fasadat e pallateve me bojra jevgjish. Nuk e ka ngastren e babait te tij qe te ja u fale kokedhimeve dhe fideleve per ta mbushur me beton ne dem te qytetareve.

Shiko postues i nderuar !

Konkursi eshte bere 2 vjet para. Pra me 2008. Ka fitu nje studio belge ne nje juri prej 11 vetesh dhe mbi gjysma e tyre jane te huaj dhe profesioniste.

Ne juri ka qene dhe perfaqsuesi i donatorit, Emiri i Kuvajtit , qe nese do kishte kundershti do e stoponte donacionin. Ne vitin Mars 2009 Bashkia ka kerkuar nje leje mjedisore e cila ka kaluar te gjitha afatet ligjore te mundeshme dhe ketu nuk eshte fajtor Fatmir Gerdeci, por Lefter Goma.

Fatmiri i Gerdecit eshte fajtor qe pezullon punimet per nje shkat per te cilin eshte vete ai fajtor ( Ministria e tij qe duhet te zbatoje ligjin ) dhe si gerdecar qe eshte pezullon punimet .

Tani keto jane te veshtira qe ti kuptosh ti si polic qe je, por meqe do ndonje pergjigje serioze, se te kemi mik me shume nicke, po te them qe prandaj per ca e ca duhet me u fut me vize ne Tirane.

Degjo nja dy fjale ( keto nuk jane vetem per ty se ti je polic )  si eshte konceptuar sheshi :

Sheshi more llosh eshte oaz dhe ky do krijohet sepse ne rastin e Tiranes se kioskave shkohet nga qendra ne periferi . Pra arrihet berthama  para dhe pastaj zgjerohet me unaza te tjera qe te shkohet deri tek ata qe po pane toke te lire e dine qe eshte e tyrja.

Manipulohet deri nje hare mase me pjeresine e sheshit ne menyre qe te kete levizje te detyruar dhe te jete gjithmone ne levizje. Te gjithe hapesirat PUBLIKE ruhen ( ose ndertohet po per qellime publike ) dhe i jepen per t`i shfrytezuar publikut. Kombinohet e kaluara me te ardhem dhe i hiqet solemniteti sheshit .  ( Kete te fundit do nje shekull te kuptosh ti, se je mesuar qe beje mitingje per 5 mile leke koka pjesmamrja &nbspsmiley.

Meqenese eshte e domosdoshme qe te perdoren linja per furnizim e apo nevoja te tjera te ngteshme, sheshit i ruhen linja komunikimi per transport te kufizuar dhe ai kthehet ne pronesi te publikut.

Del surrati i Bankes se Shqiperise dhe kjo eviton pshurjet e ardhanakeve neper renzat e pemeve. Krijohet nje institucion tjeter per sherbime publike dhe ne perimeter te tij ndertohen disa kulla qe jane mbi prone private dhe jo publike. Nese ndokush mendon se bashkia Tirane ka menduar qe ne keto troje private te ndertohen kioskat e 1991 1998 -s e ka gabim sepse Tirana nuk do jete vetem per keto kohet qe vjen ti si turist ( per te pa kalin e Skenderbeut ne i ka koqet ne vend apo jo ) por mendohet edhe per Tiranen e brezave qe vijne.

Tani meqe je edhe postues i nderuar mbase te duhet te marresh leksione edhe ne fushen e ndertimeve. A di pse duhet betoni ne nje ndertese ? Sepse themelet dhe konstruksionet nuk behen me qerpiç.

Gezuar Pashket o trim se eshte dite e bekume dhe mos u merr me gjana qe te bejne xink. Gezuar edhe Xhazefines , Kryeministres se re te Shqiperise nese dorehiqet qeveriu i tanishem sipas lajmeve te dates 1 Prill ! smiley *

Mos lexo Fahri Balliun se do te qeshin dynjaja per nga trapliqet qe thua.

Tani , meqe qeveriu ishte per vizite ne vendin qe ka bere donacionin, Kuvajt, cere mendimi ke ti nese terhiqet ai nga vendimi per te ribere sheshin ne nje version tjeter ?

Lere te flase perfundimisht nje here qeveriu pastaj shaloi tastieres dhe gjej 2KR-te e pallatet dhe armiqte.

P.S. Une realisht kam vertet nje frike po nese ta them ketu te plas koka e te ben

bam, lexues/komentues i nderuar.

* Bi-Dioxan eshte ilac qe eviton infarktin dhe mban tensionin nen kontroll. Ajo Bi eshte se mban dhe shkarkues brenda dhe ka vetem nje te keqe qe do shkosh me dendur ne banje per te bere cicin. smiley

Sa shume shkruan dhe nuk thu ASGJE i nderuar shkrues! - Projekti francez per qendren e Tiranes ka kalur dhe marre viston e KRRTRSH-se qe ne vitin 2004 (falenderoni Nanon), megjithese nuk kishte asnje plan rregullues per gjithe qytetin e Tiranes apo plan mjedisor etj. Gjate gjithe ketyre viteve ky "plan francez" qendronte ne sirtaret e ndotur te Edi Rames qe bente llogarite me kokedhimet se sa mund te fitohej ne betonizmin dhe bunkerizimin e qendres qe nuk ja u plotesonte orekset sa duhet ky plan. Qytetaret priten me vite qe nga ajo kohe por ky plan nuk u vu kurre ne zbatim. Atehere doli plani belg (qe njehere parashikonte te zhvendoste edhe statujen e Skenderbeut por pastaj e ndryshuan), qe e theksoj nuk ka marre miratimin ne KRRTRSH. -- Ky plan bunkerizon perfundimisht qendren me 13 pallate me mbi 20 kate qe do te ndertohen. --- Punimet jane pezulluar pasi ligjerisht nuk eshte marre Leja mjedisore, pastaj se kush e ka fajin, goma apo pistoni pak na intereson ne qytetareve pa interesa politike militantesh dylekshe apo interesa korruptive qe lidhen me punedhenes si 2KR-ja. Gjithashtu punimet jane jashte procedurave ligjore qe lidhen me statusin qe qendra e Tiranes ka si pjese e monumenteve te kultures te dhene nga vete Rama. ---- Nderkohe qe po prishen shtepite e vjetra tiranase me pretekste idiote qe thone se "jane pa leje". Shtepite me te vjetra te qytetit pa leje!!! Deshmi e urrejtjes qe "tiranasit" e bere te tille nga diktatura komuniste kane ndaj kesaj shtrese qytetare. ----- Mos e leshoni kaq shume veten te nderuar. Nuk eshte fundi i botes pse humbet zgjedhjet e pergjithshme ne 2009 dhe jeni rruges per te humbur edhe zgjedhjet lokale ne 2011. Koha juaj perundoi! Ka ardhur koha qe edhe Tirana te kete qeverisjen efikase dhe te mire qe ka Shqiperia ne qeverine qendrore qe ka pare projekte gjigante te ndertuara apo ne ndertim e siper. Pra me pak fjale i uroj qe tani Ben Blushit karriere te mbare dhe sukses si kryetar i PS, pas fundit te Rames (politik) qe pritet ne pak kohe.

Ja e shef ? Ti ma jep me shkrim qe je polic.

Une mendova se e kuptove se cdo me thene oaz i rrethuar nga kaosi. Shkohet nga qendra per ne periferi dhe nese nuk ndodh kjo atehere periferia do ta mbyse qendren. Po mbase dhe eshte e veshtire. Nejse kalojme ne argument tjeterse ketij i vje anes ti.

Nje leje mjedisore qe kerkohet ne Mars 2009 dhe nuk jepet brenda nje afati te caktuar me ligj, quhet leje e marre. Heshtje ? E aprovuar. Kete rregull nuk e kam vene une por vete qeveriu. Kishe ndonje gje kunder kesaj ?

Tani ate planin francez gjalle ne bote se mund ta kuptosh ti. Po kete me mire mund ti afrohesh pak, po pak fare ama,  nese meson se kush po nderton pikerisht perpara selise se PD-se ne Tirane. E di ku bie ?

Kjo tema ketu e ka fjalen per sheshin Skenderbej, ai vendi ku mblidhen here pas here popull per te mitinguar se qendra e Tiranes eshte nje cike koncept me i veshtire per tu kuptuar kur vjen nga vendi i piskamave.

Do lobojme te bejme Zanfinen Kryeministre dhe Ben Blushin Kryetar bashkie, ne te 2KR-se. smiley Kupto vete ti se kush jemi ne te 2KR-se.

Po meqe ra llafja e kemi pak kohe, kush eshte 2KR-ja?

P.S. Ramen do ja u sjellim juve ne nen/seksionin nr 16 te seksionit te pare te PD ne Ruzhdije te Firit.

E kam fjalen per 2K Group te shokut Koco. Ato te tjerat qe thua jane oaz i mbushur me budallalleqe si ky oazi i betonit i Rames, keshtu qe....

Donatori, dmth ai qe ka dhene parate ka qene antar jurie ne aprovimin e projektit. Emir i Kuvajtit nuk eshte aq llosh.

A eshte dhurate apo kredi se s'po e kuptoj? Shkrimi thote:

Rikonstruksioni i këtij sheshi është marrë përsipër nga një kredi e marrë nga Kuvajti dhe vlera shkon në 4.3 milionë euro.

 

Gjoba e mjedisit, reagon Bashkia
03/04/2010 17:10

Gjoba e mjedisit, reagon BashkiaBashkia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për gjobën, duke e quajtur një keqëkuptim aksionin e Inspektoriatit të Mjedisit dhe gjobën për mungesën e lejes mjedisore.

“Në arkivin e Ministrisë së Mjedisit gjendet shkresa Nr. Prot. 2773,  Dt. 20.03.2009. Bashkangjitur shkresës, është relacioni përmbledhës i projektit, raporti i VNM-së (Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis), dokumentacioni i procesit të konsultimit publik si dhe fatura e pagesës së tarifës për lejen mjedisore. Pas një viti nga kjo kërkesë, Bashkia e Tiranës ka të drejtën të veprojë me parimin e miratimit të heshtur, ndërkohë që Ministrisë së Mjedisit i takon të zbardhë lejen përkatëse”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

“Bashkia e Tiranës bën me dije se disponon dhe miratimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës për projektin e sheshit “Skënderbej”. Bëjmë thirrje për dhënien fund të një konflikti të stisur, që ringjall praktikën e dënueshme të “Zogut të Zi”, vijon deklarata.

Në vijim, bashkia thekson se qeveria ka për detyrë të shpronësojë sa më shpejt godinën e INSIG-ut për hapjen e Unazës së Vogël dhe zgjidhjen e problemit të qarkullimit. “Kryeqytetasve e të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit u duhet sheshi i shekullit të ri e jo përsheshi i ri i politikës së vjetër”, mbyllet deklarata.

A nuk eshte turp qe ministri fatmir gerdeci te vendosi gjoba mjedisore ?!!!

une them qe eshte shume turp dhe qe ai nuk duhet te jete minister. Puna eshte, a ka kuptim ky pretendimi qe eshte ngrit, pa pas rendesi se kush e ka ngrit? dmth, a duhet te kerkohej leje?

Apo kjo ka pak rendesi meqe e ben Mediu?

perseritje e Zogut te Zi. Votuesit e denuan politiken e Zigut te Zi, perse humbasin kohe akoma me te njejtat strategji?

Shterpesi mendimi e idesh... Kohe krize thuaj!

Selanik e tatepjete,

sic ka qene do te jete.

te tjerat vazhdoi vete...

ne fund te fundit 2 milion leke tonat jane, ju rrini dhe mendoni ca do beni me keto 2 milione po ti kishim ne buxhet

 I gjithe problemi eshte se kush do te marr famen e krijimit te Sheshit, Sali Berisha, babai i Sherrit ne Shqiperi, qysh kur ai u duk ne skenen politike ketu e 20 vjet nuk mund ta lejoj Ramen si ideatorin e sheshit.

Ai shesh duhet patjeter te sabotohet vetem e vetem per hir te nje qellimi, ai duhet te kete nje emer pas perfundimit;

"Sheshi Sali Berisha" Per kete punon e gjithe PD-ja, ish-komunistet sot anti-komunist! Sheshi i takon Saliut!

Me mire me nje sy, sesa pa Nam te madh, kjo eshte deviza e Bluve!

"Pas një viti nga kjo kërkesë, Bashkia e Tiranës ka të drejtën të veprojë me parimin e miratimit të heshtur, ndërkohë që Ministrisë së Mjedisit i takon të zbardhë lejen përkatëse”, thuhet në një deklaratë për shtyp."

 

ca eshte ky parimi i miratimit te heshtur? ku flitet, ku shruhet, per kete miratim? a ka ndonje fare klauze gjekundi per kete pune apo buron prej imagjinates???

Plani i qendres duket vertet interesant dhe mund ta shnderroje qendren e Tiranes ne nje nga vendet me interesante te ballkanit. Ne anen tjeter pallatet e larta perreth qendres jan nje ide shume e gabuar, sepse qendra duhet qe te pakten ne te gjithe qendrene  qytetit te kete vije te hapur, kurse per gradacelat mendoj se duhet bere nje studim i posacem dhe te ndertohen diku ne periferi te Tiranes nqs vertet jan te nevojshme kaq shume gradacela per nje qyte si Tirana. Mua nuk me duket keshtu. Mendoj se qe te dyja palet ne debat shikojne interesin e tyre dhe asnjera pale nuk ka perzemer interesin e qytetareve apo te Shqiperise. Berishovicet hidhen perpjte sepse s'kan nxjerre ndonje lek nga ky program, kurse Ramistet hidhen perpjete sepse po u cenohet interesi. Kaq eshte e gjitha.

E gjithè kjo histori me sheshin "Skènderbej" mè duket si njè pèrpjekje dèshpèruese dhe groteske e mazhorancès pèr tè tèrhequr vèmendjen nga debati i hapjes sè kutive tè votimit dhe protestave tè opozitès...kaq dèshpèruese e groteske èshtè aq sa edhe vetè opozita nuk e merr seriozisht...megjithèse akoma mazhoranca  deri tani nuk ka hedhur nè sulmin e saj tè pèrgjithshèm  forcèn e saj elitè "median e lirè e tè pavarur"...koha do tè tregoj,qofsha i gabuar!!

Berishovicet hidhen perpjte sepse s'kan nxjerre ndonje lek nga ky program, kurse Ramistet hidhen perpjete sepse po u cenohet interesi. Kaq eshte e gjitha."

Me se e vertete! Te dy keto grupe mafizesh po mbajne peng nje vit tere nje vend me lojen idiote " e hap nuk e hap kutine" vetem per interesat e tyre mafioze!

Ku eshte mencuria politike e ketyre dy kufomave (SB, ER) qe zvarriten si krimbat e shiut dhe nuk i bejne asnje leshim/negocijim anes tjeter per hir te interesit te popullit qe perfaqsojne? 

Kane nje vit qe vazhdojne te hedhin hi syve popullit se kjo behet per hir te respektimit te ligjit (vendimit te GJK nga SB dhe ER i bie daulles se me demek do te shpetoje demokracia kur te hapen kutite!).

What a joke! Njeri fillon te ndertoje tjetri e shkaterron dhe pastaj nderrohen rolet! Pastaj nuk eshte cudi kur kostua e objekteve dyfishohet (perfshi ketu edhe vjedhjet si zakonisht)

Demokracia ne Shqiperi do te shpetoje vetem kur te shporren keto dy klane komunistesh dhe peudo-krimbash ...

 

.....edhe nje shesh qe ndertohet me parate e te tjereve,behet sherr,dhe sherri mbulon horrliqet,kush do ti kerkoje llogari atyre,..se sherri ka nje kosto.. njeri fillon ta ndertoje dhe tjetri mendon si ta prish.1milion dollar iken per lesh per ate projektin e zogut te zi..kush u fut ne burg per harxhim e tyre? Nje hajdut xhepash ose mashtrues  bankash, futet ne burg sipas ligjit, por kur humbasin 1 milion dollar nga sherri "jo ti po une " i nje projekti qe kishte pefunduar dhe u prish!!?

Te shikojme se cdo ndodhi me sherrin e sheshit, projekti belg eshte i perfunduar dhe i miratuar ka kushtuar,nuk e di se sa?Mendohet te prishet, te asfaltohet sheshi me bitum sipas kryeministrit..po ky cpati me uren?

Po mire mo une po them thjeshte, a ka mundesi te behet sheshi? Apo te rrime e te gjejme e te zbulojme se kush ka te drejte njehere, per ca po haen ata te dy, kush eshte mafjoz dhe interesat e cileve mafjoze po mbrojne, e terrrrrrrrrrrrci e verrrrrrrrrci dhe ta leme sheshin ashtu si eshte tani? Ose ose, po i veme nje shtrese asfalt urgjent si donte Berishovici, brenda dites, me urdhera nga kulla e barit, si puna e asfaltit te rruges "Berisha", te ashtuquajtur prej Berishovicit me modesti si "rruga e kombit"...

Kam pershtypjen qe ata qe bejne me shume zhurme as nuk ia kane idene e Tiranes dhe asqe duan t'ja dine fare se ca behet me Tiranen apo edhe me Shqiperine... bejne vetem gamgam per tifozllek politik* kot me kot.

*mitingasheri zhulsash qafleshe te pakrehur te paqethur hundezhgabe qe kane te gjithe te njejten sasi lekesh ne xhep: 500 leke te reja.

Kush e degjoi mbreme mendimin "gjenial" te atij avokatit qe nuk ka fituar asnje gjygj :

Une jam per Manhanatizimin e Tiranes

 

 

Taku e tha kete gje?

Poooooooooooooooooooooo

Taku vuan nga deliri kronik i madheshtise...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).