Çifti presidencial, nënkryetarët e Parlamentit Polak, dhjetëra deputetë, senatorë, shefat e Shtatmadhorisë së Ushtrisë Polake, pjesëtarët më në zë të klerit….. Avioni qeveritar Tupolew, në tentativën e tij për t’u ulur, u ngatërrua me krahun e majtë nëpër pemë, ra dhe mori flake në mënyrë të menjëhershme. Askush nuk i mbijetoi katastrofës. Në vendngjarje është gjetur tashmë një prej kutive të zeza të aeroplanit.

Katastrofa ndodhi 2 km larg rripit të përcaktuar për ulje në Aeroportin e Smolenjskut. Të gjithë në Katinj, ishin në pritje të Presidentit, ndërkohë që u mor vesh lajmi për avarinë e avionit. Ishim në pritje të njoftimeve të radhës, tregon një prej gazetarëve të pranishëm në vendngjarje, kur pamë që të gjithë punonjësit e stafit të Presidentit, që kishin mbërritur më herët, nisën të qajnë dhe të thonë se lajmet janë shumë, shumë të këqija.

Aeroporti në Smolenjsk ishte një bazë ushtarake. Deri më 15 tetor ai ishte aeroporti nr. 103 i Garnizonit të Aviacionit Transportues Ushtarak, i cili ishte stacionuar aty që prej vitit 1946. Ai nuk është i pajisur me ambjente për riparimin e avionëve, ndërkohë që ulja e aeroplanit ishte vështirësuar shumë edhe nga mjegulla e dendur. Andriej Jevsiejenkov, zëdhënësi i guvernatorit të qarkut të Smolenjskut, informoi para disa çastesh se kulla e kontrollit në aeroport kishte dhënë orientimin që aeroplani me Presidentin polak të ulej në Minsk, të Bjellorusisë dhe që pjesëmarrësit në cermoninë përkujtimore të masakrës së Katinjit, të shkonin me makinë, ndërkohë që pilotët dhe Presidenti vendosën që pavarësisht kohës së keqe të provonin të uleshin me aeroplan.

Një prej ekspertët e ushtrisë polake, tregoi për gazetën Zgjedhore se gjysmë ore para uljes së aeroplanit të Presidentit në Aeroportin e Smolenjskut, ishte planifikuar për t’u ulur edhe një avion tjetër, që sillte një grup funksionarësh të lartë të Shërbimit Federal të Mbrojtjes. Aeroplani pilotohej nga një pilot prej Smolenjskut, i cili i njihte mjaft mirë karakteristikat e vendit. Dy here piloti u përpoq të ulej. Përfundimisht vendosi të kthehej në rajonin Vnukowo të Moskës.

Aeroplani presidencial u përpoq katër here të ulej – një qytetar polak me banim në hotelin përbri aeroportit tregon se krahu i majtë i aeroplanit ngeci në një prej pemëve që rrethonin aeroportin dhe u përplas menjëher për tokë, ku mori zjarr. Shërbimet e shpëtimit u shfaqën në vendngjarje disa dhjetëra minuta pas ngjarjes.

Informacioni se një prej krahëve të aeroplanit u ngatërrua në një prej pemëve dhe se kjo ishte arsyeja e katastrofës konfirmohet dhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë, Piotr Pashkovksi. Gjendja teknike e aeroplanëve qeveritarë merret në kontroll në mënyrë të vazhdueshme dhe asnjë aeroplan nuk lejohet të fluturojë nëse ekziston dyshimi për defekte teknike. Prandaj, në këtë moment mund të supozojmë se aeroplani ka qenë krejtësisht i aftë nga ana teknike, por mund të jetë shkaktuar ndonjë defekt, gjatë fluturimit. Aeroplani që u përplas në katastrofë, ishte kthyer nga remonti I përgjithshëm teknik, në shkurt.

Rusët thonë se nuk ka kuptim që në vendngjarje të dërgojnë ambulanca, pasi të gjithë kanë vdekur. Katastrofa ka ndodhur në pyll dhe tashmë forcat ruse të shpëtimit janë duke sheshuar baltën , në mënyrë që mjetet e shpëtimit të kenë mundësi të hyjnë në zonë.

Humbën jetën politikanët më të rendësishëm polakë

Në bordin e avionit gjendeshin Presidenti i Polonisë, Leh Kaçinski dhe bashkëshortja e tij, Shefi I Zyrës për Sigurinë Kombëtare, Presidenti i fundit në mërgim, Rishard Kaçorovski, nënkryetarët e Parlamentit Polak Jezhi Shmajxhinjski dhe Kshishtof Putra, dhjetëra deputetë, Ministra dhe zëvendësministra, Guvernatori i Bankës Kombëtare të Polonisë, Drejtori i Institutit të Kujtesës Kombëtare. Pjesëmarrësit e shokuar të ceremonive përkujtimore të Katinjit, ende nuk mund ta besojnë këtë që ngjau. Në nder të viktimave po mbahen ceremonitë fetare.

Ministria e jashtme ruse, ka konfirmuar se të gjithë pasagjerët kanë humbur jetën. Presidenti i Rusisë, Dimitrij Miedviediev ka ngritur një komision të posaçëm i cili do të verifikojë shkaqet e tragjedisë. Në krye të këtij Komisioni do të jetë Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin. Kryeministri i Rusisë, tashmë është duke udhëtuar drejt vendit të katastrofës.

Mbledhje urgjente e qeverisë

Funksionet e Presidentit të Polonisë I përmbush në një situate të tillë, Kryetari I Parlamentit Polak. Ashtu si deklaroi zëdhënësi I Qeverisë polake, Pavel Grash, kryeministri polak mësoi për tragjedinë, vetëm pak caste pasi ajo kishte ndodhur nga Ministri polak I Punëve të Jashtme, Radosllav Shikorski. Donald Tusk dhe ministrat do të mblidhen në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave. Në mesditë, në Krakovë, u dëgjua jehona e Kambanës së Zigmuntit, e cila bie vetëm në momentet më solemne të kombit polak.
 

Përktheu nga polonishtja: E. Ll.

69 Komente

 Humbje e rende per popullin polak. Kam frike se eshte veper e Putin dhe jo aksident. Gjynah

 Veshtire te jete paramenduar nga dikush kjo tragjedi. Kishte shume mjegull dhe pilotit i ishte rekomanduar te ulej ne nje tjeter aeroport (Minsk). Avioni eshte  rrezuar mbas tentatives se trete per tu ulur ne piste.. 

Avioni Presidencial ishte i modelit Tupolev Tu-154. Avion (shume) i vjeter, prodhim i viteve 60! Ja dhe foto nga Wikipedia

Ngushellime per popullin Polak! 

Nuk na takon ne te merremi me punet e Polonise por ama Polonia eshte per tu marre shembull (nga ana legjislative smiley ) Ka qe ne 1990, qe pas renies se Murit, qe merret me reformat, per te kaluar pas sistemin e vjeter, per tu bere pjese e BE se fundmi... dhe besoj te gjithe e mbani mend qe u be me vertet anetar per tu patur zili (i vuri embargon Rusise, dhe pretendoi barazine ndermjet anetareve te BE, klasa politike e saj imponoi respektin per Polonine)

PS: Info ne kohe reale nga faqja e Wikipedias mbi aksidentin  

Shume dakort me mendimin tend eklipso.Polonia duhet marre si shembull per shqiperine sepse ka ecur shume perpara.M.gj.th nuk ishte e gjithe merita e kacinskit,Por eshte merit e gjithe klases politike polake.Per ne shqipetaret meriton respekt jo vetem presidenti por i gjithe populli polak,sepse e njohu pa u hezituar kosoven edhe pse eshte popull sllav.Ngushellimet e mija,dhe i qofte i lehte dheu.

po mos ta njihte kosoven nuk meritonte respekt..

ngushellime per popullin polak

 

PS, Si nuk e kemi ne ket fat mer amon te ikin te gjithe ne nje avion e te behen shkrumb  me pozite e opozite bashke .

Haha Tirnoco te njeten gje i thash nje shoku kur po jepte kete lajmin ne radio.Si ore jemi kaq te pafat ne.Nuk u ben njeher te ter bashk keta deputetet tane e te binte avioni ne Adriatik qe as trupat mos tu gjendeshin smiley

Gynaf, iku njeri binjak..

e tmerrshme .

pothuajse nje pjese e mire e qeverise polake ka vdekur ne kete aksident.

persona te tjere qe vdiqen jane , gjenerali i pergjithshem  i ushtrise polake, 3 deputete, drejtori i bankes se pergjithshme , ombdusmani ,zevendes ministri i puneve te jashtme , zevendesi i kryetarit te kuvendit polak, zevendesi i kryetarit te senatos polak,nje president i vjeter polak , ambasadori polak ne Rusi  si dhe nja 6-7 kryetare te ushtise polake.po ashtu dhe kryeprifti.

sipas atyre qe po lexoj mendohet per nje suikast te mundshem pasi zona qe ka ndodhur aksidenti ka qene nje zone shume domethenese per polaket dhe ruset.

si dhe thuhet se 5 vitet e fundit ka pasur nje krize mes politikes ruse dhe polake.

Ngushellime popullit polak.  Nje tragjedi.  

Disa nga viktimat:

— Lech Kaczynski, 60. Poland's president, a nationalist conservative who had been in office since 2005. A founder of the Law and Justice party, now in opposition, and the twin brother of its leader, former Prime Minister Jaroslaw Kaczynski.

— Maria Kaczynska, 66, Poland's first lady; an economist and translator of English and French, had carried out charity work in her role as first lady. Her uncle was killed at Katyn.

— Gen. Franciszek Gagor, 58. Army chief of staff since Feb. 2006. From 2004 to 2006, was Poland's representative at NATO in Brussels.

— Gen. Andrzej Blasik, 47, head of the Air Force since 2007. Received professional military education in Montgomery, Alabama, in 2005.

— Vice Admiral Andrzej Karweta, 51, Navy chief commander since November 2009. From 2002-2005 served at the Supreme Allied Command Atlantic, SACLANT in Norfolk, Virginia.

— Gen. Tadeusz Buk, 49, land forces commander since Sept. 2009. Served in 2007 as commander of Polish troops in Iraq.

— Slawomir Skrzypek, 46, president of the National Bank of Poland since 2007. A longtime colleague of Lech Kaczynski, served under him at Warsaw City Hall from 2002-5.

— Aleksander Szczyglo, 46, head of the National Security Office, a former defense minister under Kaczynski's brother.

— Jerzy Szmajdzinski, 58, a deputy parliament speaker, left-wing lawmaker and the opposition Democratic Left Alliance's candidate for presidential elections this year. Served as defense minister at the time of the Iraq war.

— Ryszard Kaczorowski, 90, from 1989-90 Poland's last president-in-exile in London. In December 1990, passed on the insignia of the presidency to the first democratically elected president, Lech Walesa, in a high-profile ceremony.

— Janusz Kurtyka, 49. A historian; since 2005 head of state-run National Remembrance Institute, which investigates communist-era crimes.

— Anna Walentynowicz, 80, Solidarity activist. Her firing in August 1980 from the Lenin Shipyards in Gdansk sparked a workers' strike that spurred the eventual creation of the freedom movement, of which she became a prominent member.

— Piotr Nurowski, 64, head of Poland's Olympic Committee.

— Krystyna Bochenek, 56, deputy parliament speaker, member of the prime minister's Civic Platform party.

Avioni qe i vitit 1984, sapo kishte kaluar remont dhe ishte ne gjendje te mire pune. Pilotit i qe sugjeruar te mos ulej per shkak te mjegulles se dendur dhe te ulej ne Minsk, por ai megjithate zgjodhi te ulej ne Smolensk dhe me ate rast mori ne qafe tere ato njerez. Tragjedi.

Po keta si udhetonin te gjithe bashke? A lejohet me protokoll nje gje e tille?

 

Janë disa ngjarje që shenjojnë historinë e një kombi dhe lidhur me këtë edhe vetëdijen e tij kombëtare. Janë ndër këto ngjarje disa që e bashkojnë një komb, e bëjnë të ndihet i veçantë, me një mision të caktuar, e bëjnë kombin të ndjehet I ZGJEDHUR.

Ndoshta, është e vështirë të besohet, por ndodh që këto ngjarje të jenë të dhembshme, shumë të dhembshme, dhe kombi bashkohet me trup e shpirt rreth tyre, duke dashur që nga dhembja të nxjerrë një tipar, që e dallon atë nga të tjerët.

Një ngjarje e tillë ka qenë për Poloninë Masakra e Katinjit. Është një ngjarje që ndonëse në dimensionin e vet tragjik i ka të rralla shoqet, në historinë moderne të Polonisë, ka shërbyer pikërisht si një fill lidhës dhe ngjizës për vetëdijen e  gjeneratave të tëra të polakëve. Në Katinj, është ekzekutuar në mënyrë barbare (me një plumb pas kokës e vënë  në rresht) gjithë ‘inteligjencia’ polake e para Luftës së Dytë Botërore. Pra, mund të them që me përjashtime të pakta, u vranë nga Stalini të gjithë ushtarakët (kryesisht të nivelit të lartë gjeneralë, kolonelë, oficerë, major&eumlsmiley, inxhinierët, shkrimtarët, artistët, etj. Mbi njëzetëmijë intelektualë u nxorën forcërisht nga shtëpitë e tyre, u shkulën mizorisht nga gjiri i familjeve të tyre dhe u deportuan në mënyrë sekrete në pyjet e Katinjit, ku u ekzekutuan një e nga një. Ishte një plejadë e tërë intelektualësh, që u vranë në mënyrën më të turpshme të mundshme, thjesht u likujduan fizikisht, nuk vdiqën në betejë, nuk e dhanë gjakun e tyre në mënyrë spektakolare për atdheun, por ishin heronj të heshtur, martirët e vërtetë të Polonisë. Një tragjedi të tillë, sistemi komunist i Bashkimit Sovjetik e mbajti të fshehtë për një kohë të gjatë. Por, edhe pse Rusia, e ka pranuar ekzistencën e kësaj ngjarjeje vetëm pas viteve 90të, polakët e kanë ditur gjithnjë dhe e kanë përkujtuar gjithnjë. E përkujtojnë me nderim të thellë dhe me përulje të madhe. Dërgojnë çdo vit (sidomos në përvjetor&eumlsmiley elitën e vet, për të përkujtuar ndoshta të rënët më të ndritur të historisë së tyre.

 Tani, përfytyroni se çfarë tragjedie e dyfishtë është për këtë komb, të humbasë djemtë dhe bijat e veta më të mira, ata që jam e bindur shkonin në Katinj me përulësinë madhështore, kaq karakteristike për polakët, të nderonin martirët e tyre. Si mund të ndjehet një popull, që sheh se si për së dyti (nuk mund të thuhet me siguri nëse për arsye njerëzore, apo teknike) Providenca e vë përballë kësaj sfide të tmerrshme. Të përballet me humbjen e një plejade të tërë njerëzish të shquar. Që përsëri humbën jetën në mënyrën më të pakuptimtë, të pashpresë, të padenjë për dimensionin e tyre, në një aksident ajror. Imagjinoni pak simbolikën e kësaj ngjarjeje dhe jehonën e saj në ndërgjegjen kolektive të polakëve.

Unë, nuk kam fjalë të përshkruaj këtë tragjedi. Di vetëm të them, që ai komb sot është i plagosur, më i plagosur  se kurrë. Jam e bindur që vajtohet në çdo shtëpi polake. Prandaj, do t’ju lutesha shqiptarëve, të shfaqnin pak më shumë solidaritet me këtë komb, që mendoj se realisht është një komb I ZGJEDHUR.

 i zgjedhur per çfare, per tu ndeshkuar ?

Nese do ta njihje ndopak historine e Polonise do te kuptoje se sa pak te nenshtruar jane polaket. Ne historine e tyre te komunizmit ka patur tete vale revoltash te organizuara. Kane qene kombi qe ngriti dhe institucionalizoi levizjen me te gjere (gati mbarepopullore) antikomuniste, ne nje kohe qe ne Shqiperi nuk guxonte te pipetinte njeri. Jane ata qe minuan komunizmin, qe te gjithe e quanin te perjetshem. Jane ata qe nxoren te parin Pape jo-italian ne historine e katolicizmit. Jane ata qe kane nxjerre dhjetera nobeliste, ne te gjitha fushat, etj, etj. Por, kete nuk e propagandojne me krenari shume te madhe. Dhe eshte pikerisht kjo qe i ben te zgjedhur per mendimin tim. MODESTIA dhe FISNIKERIA.

 po e harxhoj shkrimin e fundit me ty.

komunizmi (sa i perket polonezve) nuk ka me shume se 50 vjet, dmth eshte nje periudhe shume e vogel per te percaktuar qe nje popull na qenkerka i zgjedhur, nga s'dihet se kush ose per çfare. 

gjithashtu dhimbja (se mund te kesh lidhje familjare me ndonje polak) nuk duhet te na shtyje te flasim n'importe quoi, dmth gjera pa shume lidhje me realitetin.

sepse polaket u bene antikomuniste me shume se ky u vinte nga Ruset, nje popull komshi e kusheri e qe nuk e kane dashur kurre (po aq sa ne serbet, apo greket) sesa nga tjeter gje. 

per me teper modestia dhe fisnikeria jane tipare qe NUK MUND te qendrojne BASHKE, dmth qe ti gjejme tek i njejti njeri ose tek i njejti popull.

ose ti nuk e di se çdo te thote fjala : fisnikeri. hap nje fjalor atehere.

 

Hajdar jane me te vertet popull fisnik dhe i vuajtur.Sepse kane vuajtur pothuajse sa ne shqiptaret.Per ti quajtur fisnike mjafton ta shohesh tek njohja e kosoves,sado popull sllav.Me pak fjale te ndershem dhe te drejte.

Per IRIQIN dhe LIRKEN :

Po, te vuajtur, por per fisnike, njeçike me ngadale. Polaket kane qene dhe (mbase vazhdojne te jene) nje nder popujt me antisemite te Europes, bashke ruset, ukrainasit e ca te tjere. Sjellja e tyre gjate luftes se II ka qene nje mizerje e vertete.

SHIKONI FILMIN "SHOAH" TE CLAUDE LANZMANN.

Tete ore film.

Dhe pastaj ejani e flasim pakez per fisnikerine.

Fakti i njohjes se Kosoves lidhet me lojera te tjera gjeopolitike (ndjekja e boshtit antirus, qe une e kuptoj shume shume mire).

Jacques Rupnik, nje specialist i Europes Qendrore (kalimthi : nje dashamires i vertete i Shqiptareve) tha sot ne direkt :

Ne Poloni, ka vetem dy çeshtje themelore :

1. A eshte Gjermania armik me i rrezikshem se Rusia ?

2. A eshte Rusia armik me i rrezikshem se Gjermania ?

Dmth, qe polaket i kane armiq qe te dy, kjo s'diskutohet, porse puna eshte te dihet cili eshte ne krye te listes, e nga ketu percaktohet politika e vendit.

Shendet.

E habitshme ironia e fatit. Kta po shkonin te gjithe per 70 vjetorin e masakres ne Katyn ku bolsheviket ne prill 1940 ekzekutuan komplet ajken e ushtrise polake, me teper se 20.000 oficere, gjenerale, ushtare, intelektuale edhe police polak qe u kapen robe lufte. Dhe ne te njejtin pyll, bie avioni, edhe vdesin gati gjysma e zyrtareve te shtetit sot. Tragjedi e ri-jetuar.

 

Lajmet me kryesore te 2010 deri me sot

Qeveria e Kazakistanit kerkon te rishikoj marveshjen me USA per basen me te madhe ajorore ne Azine Veriore qe sherben si e vetmja baze per furnizmin e trupave ne Afganistan.

Protestat popullore  permbysin qeverine e Kazakistanit

Polonia pranon te ndertoj baze e rakteve mbrojtese te NATOS ne teritorin e saj dhe perpiqet te bllokoj nje gaz linje qe te detyroj ruset ta kalojne ne teritorin e saj.

Presidenti dhe ekipi i tij vdesin ne nje aksident ajror

Obama dhe Medvedev nenshkruajne marveshjen per pakesimin e armeve bethamore

 

 

toko, mos e ke gje fjalen per Kirgiztanin e jo Kazakistanin?

toko, cfare s'ben vaki.  

Mgjth cik si veshtire them une, qe Rusia te detyronte qeverine polake te perdorte akoma ata avione, nderkohe qe si anetare e Natos dhe e BE, Airbus psh, ishte goxha opsion.  Plus qe edhe ruset vete e kane heq Tu-154 nga prodhimi e perdorimi dhe blejne Airbus ose Boeing. 

Po ashtu prape veshtire eshte te mendosh qe Rusia u tha te vinin gjithe ato koka shteti dhe personalitete ne nje avion.  

Edhe mjegullen, nuk besoj se e gatuan ruset ne ndonje laborator.  Tani, procedura standarte thote qe pas 2 tentativash per te ulur avionin (mgjth pilotit iu tha te mos ulej ne ate aeroport por ne Minsk ose ne Moske) nuk duhet te tentosh me.   Aksidenti ndodhi ne tentativen e katert.  

Per nga ana e teorive konspirative s'ka asnje avantazh per ruset ky aksident, perkundrazi.  Ne vjeshte do beheshin zgjedhjet ne Poloni, dhe me shume gjasa Kaczynski do humbiste zgjedhjet.  Tani, kushdo qe te vendoset, ne zgjedhjet pas 60 diteve, do ta kete te veshtire bashkepunimin me Rusine, nen hijen e ketij aksidenti te rende.

Sa per Kirgistanin, liderja e opozites i ka premtuar US qe do vazhdoje kontraten e bazes.  Kontraditat si me pare, por edhe tani ishte thjesht per ceshtje qiraje.  

Gjithesesi, teorite konspirative jane me joshese ... 

Shërbimet e shpëtimit u shfaqën në vendngjarje disa dhjetëra minuta pas ngjarjes.

???

Ka ca njerez qe mezi presin te ndodhe nje tragjedi se menjehere vene ne pune psiqiken e tyre fantashkencore per te gjetur teori konspiracioni. Te njejet njerez besojne qe Elvis Presley eshte gjalle, qeveria amerikane organizoi sulmet e 11 shtatorit, qeveria amerikane po ashtu ka kapur aliene ne New Mexico ne 1956, etj etj budallaqe te tilla me oke.

Nuk ka popuj te zgjedhur, te gjithe kombet jane njesoj.

  Pushofshin ne Paqe.

Respekt polakeve si popull.

kisha nji shok polak (kisha, sepse nuk e shof me qekur leviza) dhe behej i kuq nga inati sa here e therrisja me shaka 'tovarish'...ruset i urrente ne kulm

E shkreta Poloni ! Gjithmone e masakrueme midis Rusit dhe Gjermanit. Boll shkattrimet e Varsovis, qi u ba nji vorr gjate luftes se II botnore. Si me u pas ba kush magji te zeze! Pra polaket jane njerez shum te mire dhe te ndershem (t'pakten per ata qi m'asht dhan rasti me njofte).

Ngushllimet e mia ma te thella per kte tragjedi qe peson ky popull i vujtun !

Te vjen keq qe ne kete dite te dhimbeshme asnjeri nuk kujton ikjen ose humbjen e MAdHe te popullit tone , e n.m  (ymer paste ) Zogji i Pare .

Duke qene se nuk ka popuj qe ndiejne dhimbje me pak a me shume , edhe ne jemi popull madheshtor e i zgjedhur kur kujton ikjen e Mbreteroreve.

A thua te na gjeje ky fat i zi me mos o zot ndonje 'ikje " te suksesareve me te medhej te botes , sindozot shtetaret e sotem tane me ne krye z. Sali Berisha e kuvendaren Topalli ?

Kjo po .... do jete humbja me e madhe e shekullit.

nonsense alert!
 

Prilli, përveç pranverës sjell edhe përvjetorët e vdekjeve të mëdha.

E kush nuk qau para 25vjetëve në Shqipëri?

Kur janë gjallë  shqiptarët, që kujtonin se s'do dilte më dielli pas vdekjes së Enverit, do ja hedhin edhe polakët. Mjaft që të këthejnë dhimbjen në forcë...

E cfare lidhje ka kjo me temen Monda?

Asnje lidhje, thjesht replike e postit te rudetes, dhe meqe po shfletoja Shekullin ne ate moment.  Adminet nqs e shohin te tepert mund ta fshijne smiley.

Tema eshte per tragjedine e para 2 diteve e shkon e perfundon te Enver Hoxha..eshte bere ky blog si qebaptore.

U habita shume kur lexova komentet tek blogu i Balkanweb-it lidhur me aksidentin e Smolensk-ut: shumica e shqiptareve mendojne ose me mire jane te bindur se kjo ngjarje nuk ishte aksident, por komplot i sherbimeve te fshehta ruse (!!).   E kuptoj qe shume njerez e kane shume per zemer teorine e komploteve dhe konspiracioneve te medha (edhe tek Corriere della Sera kishte nje artikull te Sergio Romano, qe paralajmeronte stuhine e mundshme te teorive komplotiste qe do te ngrihen mbi kete ngjarje), por qe shqiptaret te kene pergjigje te gatshme per ngjarjet e botes, kjo me habit jo pak.  Indirekt me ben te kuptoj se ne shqiptaret duhet te kemi nje paranoje te fshehte dhe nje imagjinate te shfrenuar e arsyetim paksa pueril, perderisa ngreme me lehtesi teori imagjinare per ngjarje te rendesishme.  Kjo vlen si per realitetin e Shqipersie ashtu edhe per ngjarjet qe ndodhin ne bote.  Me e keqja eshte qe veprimet dhe aksionet politike dhe sociale e kane me pas pikenisjen ne teori te tilla konspirative qe njerezit i besojne me lehtesine me te madhe.  A egziston valle ndonje terapi lehtesuese ne nivel nacional?

Besian, nuk e kam pare Balkanweb, por te pakten ne faqet e The Economist, BBC News etj, ka goxha komentues qe aludojne te njejten gje.  Dhe me shume garanci them qe s'jane shqiptare ata/ato qe i kane shkruar.  Ose te pakten 99.99%.

Keshtu qe kur te gjendet terapia lehtesuese ne nivel internacional, na beni nje ze smiley.

PS: @ romak, me nje "me fal" sqarohemi bashke ne?  Apo duhet te beje vete-martirizim une ne berjen e ppu-s si qebaptore?   

Monda, aludimet jane nje gje dhe bindjet jane nje gje tjeter.  Komentet shprehin bindjet e thella te njerezve se nuk ishte aksident.  E si mund te thuhen keto gjera kur ende ska rezultate ekspertize etj etj?  Sme duket normale!

Fjalen "aludim" e perdora une per te qene politikisht korrekt.  Lexo bile edhe artikujt e BBC mbi ngjarjen, ku s'mungojne "aludime" te tilla:

'Russia ties'

The main effects of the crash may well come in Poland's relations with Russia. There is a danger that ingrained suspicion of Russia in Poland might colour the way the results of the official inquiry into the the accident might be received.

This will certainly happen if the inquiry is not transparent. The participation by Prime Minister Putin in the ceremonies earlier this week commemorating the Katyn massacre is seen by many as a major step forward in reconciliation.

It would be a supreme irony if the result of today's tragedy would be to deepen the mistrust engendered by the original Soviet massacre which Lech Kaczynski was flying to commemorate.

personalisht do isha me i prirur me e besu ket sesa aludimin per amerikanet qe kurdisen 11 shtatorin. Pse? pse jo?
Kur vjen puna te prapaskenat dhe eleminimet, ruset jane njisha. Tani, qe te dalesh ne ket konkluzion thjesht nga nji ide e pergjithsme mbi ruset, kjo eshte e tepert po jo aq pa baze. Fakti eshte se ajo historia e raketave amerikane drejtuar Rusise nuk kaloi aq pa zhurme dhe Kaczynski eshte konsideru si anti-rus "i keq".

Do thote dikush:
- po pse aq budallenj do ishin ruset ta benin ne drite te diellit pikerisht ne viziten ne Rusi?

- Kjo mund te jete nji arsye me shume. Nganjehere kto gjerat e bera hapur jane me pak te besueshme sesa ato komplotet e fshehta

http://www.nytimes.com/2010/01/22/world/europe/22poland.html

http://www.reuters.com/article/idUSTRE60K11620100121

 

p.s.  lexo let paragrafin qe thote sa per nji liber:

...Indeed, how will it affect Polish relations with the US?  Poland may decide not to host even the Patriot point-defense missile battery the Obama Defense Department proposes to put there, as part of the concept for defending NATO against intermediate-range missiles from Iran.  Kaczynski made his name by taking a tough line with Russia and resisting a de facto Russian veto over Polish policies.  Donald Tusk has not shown this disposition; indeed, that is widely understood to be why Putin joined him in the Katyn Forest commemoration this week, but Kaczynski had to make a separate trip.

Donald Tusk eshte k/ministri polak.

 

Une i bej nje lexim te ndryshem njoftimit te BBC-se: ne rradhe te pare aty nuk shtrohet dhe aq me pak te mbrohet teoria komplotiste.  BBC-ja shpreh thjesht shqetesimin per tensionin  e mundshem midis dy vendeve nese anketa konsiderohet nga polaket jo transparente, per shkak te armiqesise se gjate midis dy vendeve. 

Sidoqofte une vazhdoj te shpreh mendimin tim se dyshime do te hidhen plot, sidomos nga "analistet" qe duan te shesin gazetat dhe emisionet televizive.  Por te jesh i bindur se ngjarja ka qene komplot, sic jane shprehur shumica e shqiptareve ne komentet e tyre ne Balkanweb, eshte shqetesuese.  Te kesh dyshime nuk eshte problem, dyshimet vertohen ose hidhen poshte. Por te kesh bindje fantastike me synim qe te lash hesapet ne menyre imagjinare me armiqte apo kundershtaret, eshte semundje. 

 There is a danger that ingrained suspicion of Russia in Poland might colour the way the results of the official inquiry into the the accident might be received.

Si e lexoj une kete?  Dmth sido qe te shkojne hetimet, dyshimet, duke pasur parasysh historine e dy vendeve do ndikojne ne menyren se si do pranohen rezultatet e hetimeve, edhe sikur te behen me transparance.  

Per te mos folur pastaj edhe per vete historikun e Katyn, kur per dekada me rradhe, sovietiket fajesonin gjermanet per masakren e 20 mije e ca polakeve, derisa u pranua ne 1990 nga Gorbacov.  

Keshtu qe si te thuash, jane te gjitha elementet per "stuhine perfekte" per teorite konspirative, pavaresisht se personalisht nuk i besoj.

  

ne paranteze, ket B.Web-in e lexoj vetem kur kam nevoje per humor
(psh. para 2 ditesh lexova nji lajm per nji studente shqiptaro-amerikane qe kish mor burse...qekur ky eshte lajm?! plus, ajo qe m'beri pershtypje ishte se 2-3 here ishte perserit shteti i Masacusta-s...ky eshte shqiptimi qe i bejne korcaret MA-se).

seriozisht tani, shif, kto teorite konspirative te ruseve jane ushqy vazhdimisht nga fakte reale. Kujto qe vete dulla mas prishjes me ruset kish frike me i hyp tajares. Si thu ti, ishte konspirativ dulla apo, sic thone gojet e kqija, dikush i kish cucurit per ket planin (pa llogarit dhe faktin se dulla po fitonte edhe vete pervoje ne ksi gjonash).
Nga vdekja e presidentit polak ruset kane perfitim...duket se i kan puq pipzat me kryeministrin i cili, tani, mund te anulloje planin e vendosjes te raketave amerikane ne kufi me Rusine. Tjeter, ruseve nuk i la shije te mire vizita e Kaczynskit kur vizitoi menjehere Gjeorgjine dhe u shpreh hapur se "Europa Perendimore duhet te kerkonte per energji alternative per te mos qene e varur nga gazi rus...". Vazhdimisht, Kaczynski shprehej kunder dominimit rus dhe deklaroi prerazi se "Rusia nuk mund ta llogariste me Polonine si ate satelitin e dikurshem"...ky ishte anti-rus plako, me 'a' kapitale dhe ruset sot festojne, fshehurazi po festojne ama.

 armiqesine e polakeve me ruset, te gjithe e dine. gjithashtu te gjithe e mbajne zotin per burre te mire (dmth qe nuk zgjedh kahe kur ndeshkon, megjithese une sipas teorise sime konspiruese mendoj te kunderten).

keshtuqe patjeter qe teorite komplotiste do te kene terren te lire dhe shume partizane (jo vetem shqiptare). 

psh dhe ti mando mendon se ruset kane aviocion te gjore, shume me te keq sesa koleget e tyre amerikane ose europiane. per kete nuk ke nevoje per asnje studim ose baze llogjike apo fakt. 

prandaj po te vej nje lidhje per me shume informacion aeroplanistik : www.youtube.com/watch

Duke menduar qe "mando" eshte typo, po te pergjigjem se 1, s'jam eksperte aviacioni, apo e industrise se aviacionit.  2.  Pa teori konspirative fare, te tipit:

psh dhe ti Monda mendon se ruset kane aviocion te gjore, shume me te keq sesa koleget e tyre amerikane ose europiane. per kete nuk ke nevoje per asnje studim ose baze llogjike apo fakt. 

ja nje link: 

Crash focuses attention on Tupolev-154

The Tu-154 is now no longer in production.

BBC Moscow correspondent Richard Galpin says Russian airlines are not interested in newer Tupolevs because they are not comparable with Western planes.

Aesmileyot is now buying the vast majority of its aircraft from Boeing and Airbus.

kur s'je eksperte mos bej ATEHERE vleresime aviacioni se kush e ka me te mire. ne sa per ato krashet qe sjell te gjej une dhjetra me boinga e airbusa.

e sa per dijeni 90% i krasheve ruse, behet per shkak te piloteve qe pijne vodka ne "timon" ose klimes se keqe, jo per shkak te teknollogjise se dobet ruse te aviacionit. edhe ky krash ishte per shkak te pilotit ose vete presidentit qe morren risk me te madh sesa ja u mbanin poturet. 

jane TE PARET ne bote, goce, ruset per aviacion dhe i kane dhene PROVAT ! 

Urgjentisht organizata e BBC News i kerkon te falur Hajdarit.  Po ashtu edhe ruset qe e kane ndaluar prodhimin e Tupolev.  Nga une mos prit te te kerkoj te falur, e perdora njehere sot me romak, keshtu qe me mbaroi kuota e miresjelljes dhe e renies se murit me koke.    

Une per vete i kam kerkuar te falur bukuroshit per nje teme,nuk eshte e veshtire psh.

" Sorry Hajdar"

 Ashtu thu ti Brad?  Jo per Zotin, s'e bej dot, se pastaj duhet me i ble dhe syze.  

Edhe mjegullen, nuk besoj se e gatuan ruset ne ndonje laborator.  Tani, procedura standarte thote qe pas 2 tentativash per te ulur avionin (mgjth pilotit iu tha te mos ulej ne ate aeroport por ne Minsk ose ne Moske) nuk duhet te tentosh me.   Aksidenti ndodhi ne tentativen e katert.

 Humbja e popullit polak eshte e rende dhe si shqiptar shpreh ngushellimet. Nga ana tjeter nuk arrij ta kuptoj se si presidenti i nje shteti europjan shkon e udheton me Tupolew qe dihet boterisht qe eshte nje mjet obsolet dhe me nje histori te mbushur me aksidente. 

Njehere qe kam udhteuar me Tupolew ne vitin 1995 nga Hanoi ne Canton u llahtarisa- i kishte sediljet si autobuzi i sportklu PArtizani ne vitet 80 - dhe bera disa fotografi qe i ka edhe sot qe po te ndodhte gje familja ime ta dinte qe me kishte ndjekur pas mallkimi i konferences se Jaltes...

 

Nese eshte nga sherbimet ruse apo jo ne kete ndoshta nuk do ta marrim vesh kurre,dhe po pranojme variantin zyrtar ate te gabimit njerezor.

Por eshte gjithashtu e vertete qe ruset sot nuk kane qene te hidheruar.Te mos shohim reagimet zyrtare se ato ngushellime do te thone,por jam i sigurte qe ruset sot do te thone me cinizem:ja shkuan dhe u vrane.

Polonia eshte treguar mike e Shqiperise ne kete kohe tranzicioni dhe Kosoven e njohu pa problem.Polonia ka qene hale ne sy e ruseve dhe te majteve europiane qe nuk e duronin sindikanetn Solidarnosc apo Papa Vojtilen.

Mendoj qe te gjithe antikomunistet sot jane me popullin polak dhe Besjanet apo trutharet le te merren me gjerat anesore.

Populli polak sot eshte ne zi.Ne si shqiptare duhet te jemi ne krahe te tyre.

Lavdi deshmoreve te Polonise!

i dashur mik, 

Mbajtja e nofkes Solidarnosc nuk te ben me teper anti-komunist se te tjeret.  Ne fund te fundit ketu nuk jemi per te matur antikomunizmin tone; kete e kemi treguar kur ka qene momenti i duhur.  Meqenese permend nickname-in tim ne komentin tend dhe indirekt me cileson "truthare", smund vecse te shpreh keqardhjen time; kur fillojne fyerjet, dmth se s'ka me argumenta te ftohta.  Shqetesimi qe ngrita ne komentin tim nuk lidhet me gjeopolitiken e Europes lindore dhe marredheneniet ruso-polake, por me bindjen e pathemelte te shqiptareve dhe imagjinaten e shfrenuar per te besuar ate qe kane deshire.  Kjo quhet "wishful thinking".   Shembujt per aksionin politik dhe social te mbeshtetur ne teori imagjinare i kemi te fresket ne Shqiperi: nese socalistet jane te bindur ne menyre imagjinare se u kane vjedhur votat, kjo sjell mbajtjen e nje kryetari humbes ne krye te partise, me gjithe pasojat ne skenen politike te vendit etj etj  

Mbase duhen lexuar me pak me teper qetesi komentet dhe me e rendesishmja, duhen shmangur fyerjet, pasi nuk sjellin asnje dobi. 

... Në krye të këtij Komisioni do të jetë Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin. ...

Sa njeri te besueshem keni gjetur!

Jam i sigurte qe polaket do ta "besojne" perfundimet e komisionit Putin.

Cfare ironi e tmerrshme! Shkojne per te perkujtuar barbarine Ruse mbi ajken e kombit Polak ne 1940, dhe kane po te njejtin fat si ta...

Ka shume mundesi qe  vete presidenti ta kete detyruar pilotin te ulet me cdo kusht pasi ceremonia e masakres ishte vetem 2 ore larg, nqs do ishin ulur diku tjeter do vonoheshin teper. Pista e shkurter ushtarake, mjegulla me visibilitet 500m dhe fakti qe avioni mund te ishte "low on fuel" (?) pasi kishte kohe qe tentonte te ulej ( tentativa e katert ) mund te kene krijuar nje situate "do or die" (sic i thone kta amerikont), per pilotin.

Nejse, RIP te gjitheve.

ps: mos e teproni dhe ju me kto levdatat per polaket aman, ti japim te gjitheve ate qe i takon per mendimin tim.

Shume e rende kjo tragjedi, Katyn-i duket eshte mallkimi i gjithe polakeve. Me duket e pabesueshme qe ne shekullin 21, kur teknologjia e Boeing, Airbus dhe Embraer kane shkuar shume larg, qeveria e nje vendi Europian zgjedh te udhetoje me Tupolev!!!!! Sadoqe thuhet qe avioni vinte nga nje sherbim mirembajtje te plote, cfare mund ti upgradesh nje "Fiati 151"!!!!??? Kam udhetuar 1 here ne 96 me Albanian Airlines per ne Turqi me Tupolev. Avioni dukej shume i vjeter, motoret ne ajer ulerinin, ishte i frikshem. U soll per 30 min mbi Rinas pasi nuk ulej dot nga shiu ne kthim. Shto ketu edhe faktin qe bagazhet e "tregtareve" shqiptare u ngarkuan brenda ne kabine e bene udhetimin nje horror. Qe atehere u betova qe kurre nuk do vija kembe mbi nje Tupolev. Sigurisht qe Tupolevi polak ka qene dicka tjeter, por prape nuk ka kurrfare sensi te udhetohet me nje avion rus qe nuk prodhohet me. Nuk besoj te kete qeveri te dyte ne bote qe per biznes zyrtar perdor Tupolev (me perjashtim ndoshta te vendeve aziatike ish-sovjetike). Sot gjithashtu shtypi fliste qe presidenti polak njihej si i paduruar dhe qe mund te kete urdheruar uljen ne ato kushte.

Ngushellimet kan bururar nga gjithe bota por nuk besoj se keta viktima jane deshmore sic thote nje karafil ketu siper.

 hap nje fjalor per te pare fjalen DESHMOR atehere. 

ai qe bie ne krye te detyres (ose qe DESHMON me veprimin e tij) dhe nuk terhiqet prej veshtiresise. smiley

eshte pikerisht ky rasti ketu. ata nuk deshen te zbarkonin ne nje aeroport tjeter qe te mos shkonin me vonese ne ceremonine qe pritej te fillonte (keshtu eshte kur NUK i parashikon me pare vonesat e mundshme qe mund te dalin dhe te nisesh me perpara). 

ceremonia ishte pra shume me e rendesishme sesa siguria e jetes se tyre. 

deshmor e kaluar deshmorit tunxh !

 Deshmore ne luften kunder mjegulles po. Ose kunder pistave te shkurtra.

Romak me pelqen me gjakftohtesine qe i karakterizon "karafilet" . Mbase te ndih duke te kujtur qe "karafilet" nuk e dine se budllane ose te marrin nje hap e ndan nga heroi ose deshmori. Thjesht budallai ose i marri kembengul duke kerkuar shpjegime edhe ne fjalor per budallalleqet njerezore .

I nderuar Besjan!

Kjo puna e teorise konspirative nuk eshte vetem tek shqiptaret.Kete e kane thene shume te tjere me shume se shqiptaret.Per mendimin tim shqiptaret jane me pak nga te gjithe per teorite konspirative.Ke amerikanet apo europiano perendimoret qe"te thajne" per te shpikur teori te tilla.Vetem google ngjarjen e djeshme,vrasjen e Kenedit,11 shtatorin, apo vdekjen e Elvis Priestley dhe do te shohesh qe shqiptaret jane shume me poshte nga imagjinata e popujve qe nuk sipas teje nuk kane "wishful thinking".

Personalisht nuk besoj shume ne teorite konspirative dhe ne kete rast mendoj qe ka qene gabim njerezor,por vendoja ne krye te komisionit te hetimit numurit 2 te KGB mendoj se nuk eshte serioze.

Keta viktima jane apo nuk jane deshore i dine polaket dhe jo karafilat enveriste shqiptare.

E verteta eshte se ata po shkonin tu benin homazhe ajkes se deshmoreve polake dhe gjeten vdekjen ne te njetin vend.

Dikush thote qe te mos lavderojme polaket.Perse apo se ishin te paret qe u bene sanduic nga gjermanet dhe sovjetiket dhe kete nuk e pranuan kurre?

Komshiu im Tahiri punonjes i sektorit te pastrimit tek  Bashkia se Tiranes vdiq duke pastruar plehrat anash rruges, e shtypi nje makine teksa fshinte  naten me shi tek rruga Barrikadave. Edhe ky ra ne krye te detyres. Edhe kryeministri polak ra ne krye te detyres. Cdo kushtetute e botes shprehet se jeta e cdo individi ka vlere te barabarte. Atehere pse mos te jete edhe Tahiri deshmor i kombit?

E solla kete analogji se disa tipa mjerane per te perligjur bindjet e tyre te shkara politike na perqasin cdo lloj fatkeqesie drejt tek axhendat e tyre politike.

As mbret, as hero:

Kaczynski burial plan causes split

A row has broken out over the decision to bury Polish President Lech Kaczynski in Wawel Cathedral in Krakow - a place reserved for Poland's kings and heroes.

Hundreds of people have taken to the streets in protest, and thousands have joined an internet campaign objecting to the plan.

harrova t'i dergoj dhe une urimet e mia popullit polak

 eksplenejshen, pls?

ngushellimet qe i behen popullit me duken shume hipokritike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).