Cdo një në tre amerikanë është obez. 33 shtete në USA kanë futur tashmë një taksë për të ashtëquajturat "soft drinks". Por kjo nuk mjafton, argumenton një grup ekonomistësh dhe mjekësh në revistën "New England Journal of Medicine": Taksa është tepër e vogël për të influencuar konsumin. Nën shembullin e fushatës kundër duhanit, ata propozojnë "një sistemi efikas taksimi" që, sipas tyre, do të kontribuojë në mbajtjen e konsumimit të pijeve të ëmbla nën kontroll e, si rrjedhim, edhe obezitetin. 

 

12 Komente

 ne vend qe te rrisin taksat perse nuk ulin cmimet e palestrave dhe ushqimeve te shendetshme???????????

Me çfarë ti paguajnë pastaj këto studimet thua ti.

Si t'i ulin? Nuk i ka shteti palestrat, as NB (Ndermarrje Bujqesore) nuk ka shteti.

Keta amerikoncat, edhe kur ndermarrin te luftojne kunder budallekut, e bejne nepermjet budallekut. Kujtojne ata se te ulesh konsumin e koka-koles, do te hollohen menderet. Po o Barak po, mire e ke ti, llaf per te thene, me duket te eshte merzitur dhe ty ajo Mishella...

E kam fjalen bash 'itu : per te holluar menderen, duhet holluar truri. Keta amerikoncat shquhen per mosvrarje kallaballeku (iiiiii çfare racisti !), kjo eshte e njohur tashme. Nje t'u futur ne shtepi, paf ! telekomanden dhe direkt te Oprah Menderemadhja. Atje Oprah qan me te ftuarit, iu thote sa te mire jeni, iu thote se njerezimi eshte nje mrekulli e zotit, dhe se duhet lexuar sa me shume libra si : "Jam shemtaq, so what ? Kam dhe une nje shpirt". Pastaj e mbyllin me nje Hallellujah, pa muzike fare, se me muzike e ka zene nje tjater.

Pastaj vjen koha per te ngrene buke. Dhe ç'ben menderemadhja ? I hyp Hammerit qe peshon sa nje T-34 rus dhe shkon tek dyqani i bukes qe eshte 157 metra nga shtepia. Po pse ? e pyesin menderemadhen. Po ja, thote ajo, sikur ndihem "free" me kete hammer, ne amerikoncat e duam lirine, rrofte liria ! Ketu as mund t'i thuash se e ke gabim se te rrasin ne burg menjehere per shkelje te atij aktit patriotik. Mire.

Pastaj vjen ora e lojerave popullore : ne vend qe te dalin e te luajne kala dibrançe, tjatra ia keput ne video nje film X dhe hohoho sa qejf.

E nga mos te trashen pastaj tulet e amerikoncave ?

Nejse, mua per vete kam njohur vetem dy amerikone dhe nje amerikonc. Ky i fundit ishte o zot sa i vogel, nga Teksasi ishte. Studionte per biologji dhe mesonte frengjisht, ec e merre vesh lidhjen. Eh mire, kur hypte ne tramvaj, me thoshte : This is a tramway. Oui, i thosha une, effectivement. Pastaj me thoshte : But it's not called Desir. Ketu picerroja syte une, dhe dorezohesha. Thosha me vete : ky djali eshte shume i zgjuar.

Kurse ato dy amerikonset, ato s'i mbaj mend mire se nuk vinin fare ne mesim, gjithe diten ne McDonald rrinin. Si shqiptaret e Brukselit ne ndonje mejhane maqedonasi. Atje ishte mbledhja patriotike. Nejse. Muhabet po bejme.

"Ky i fundit ishte o zot sa i vogel, nga Teksasi ishte. Studionte per biologji dhe mesonte frengjisht, ec e merre vesh lidhjen."

O Yrnek!

Thuaj qe bota nuk eshte e vogel. Takoj rastesisht nje teksan (o Zot sa i vogël ishte) kur isha ne Texas, dhe kur i thashe qe jam shqiptar, me thote : Ooo, kam njohur nje shqiptar ne France. Kishte studiuar per ekonomi apo bujqesi (diçka te tilë ne ato skolat skipetare), dhe mesonte frengjisht, ec e merre vesh!

Prandaj nuk lexohen librat me kujtime. 

..une kom 14 vjet qe jetoj vetem 15 min larg downtown chicago, dhe rralle kom pa amerikon qe nuk eshte palluqe si gru dhe burr, me bark te modh me byth te vogla fytyr pa shije, era birr e cigare....etj

Jane qe jane, pse nuk vene taksa budweiser, mcdonalds, konsumi te ciles rrit frekuencen e  majasellit..

Sic ka nisur do te na taksojne edhe per ajrin qe marrim.TURP!

Nese njerezit nuk duan te kujdesen per veten e tyre dhe poijne Coca-Cola apo hane McDonald gjithe diten duke e ditur qe te ben dem,perse une qe nuk i bej keto duhet te paguaj me shtrenjte per Colen apo McDonaldin kur e blej?

Personalisht kur e ndjej qe kam vene ca paund,i ul consumin e Coles,racionin e darkes dhe bej me shume rruge ne kembe.Kaq e veshtire eshte te besh keto?Perse duhet te paguaj takse,per njerezit qe nuk bejne gjera kaq te thjeshta?

Njerezit duhet te jene te pergjegjshem, dhe nuk duhet qe ne te tjeret te paguajme, per te papergjegjeshmit dhe per zgjidhjet qe bejne ata per menyren e jeteses.

Sidoqe te jete taksa do paguash, sepse shtetit i kushton me teper semundshmeria e rritur eventuale qe shkaktohet nga obeziteti si faktor rrisku per semundjet e zemres apo diabetin si semundje qe marrin miliona jete njerzish ne vit. Ky eshte minimumi qe mund te beje nje shtet modern per ruajtjen e shendetit te popullates.

Do te ishte e udhes qe te merreshin masa ndaluese edhe mbi reklamimin qe u behet ketyre produkteve, si dhe ndermarrja e fushatave ndergjegjsuese per demin qe shkaktojne keto mallra konsumi, ashtu sic behet ne njefare menyre me duhanin ku vendosen shenja rreziku neper paketa, etj shembuj te ngjashem

Masat qe ndermarrin keta jane te paplota dhe te drojtura, per te mos rene ndesh edhe me traditen konsumiste amerikone..

 

Nje ne tre jane obeze, dy ne tre jane mbipeshe.  Shifra stratosferike diabeti e problemeve kardiovaskulare (vrasesi me i madh i njerezve ne vit ky i fundit, ja kalon dhe kancerit). 

Taksimi i pijeve te gazuara eshte vecse nje "band aid" (kur thone keta) mbi nje plage nga arme zjarri.  Qe te bien shifrat e frikshme te mbipeshes, diabetit, semundjeve kardiovaskulare duhet ndryshuar e gjithe kultura e te prodhuarit dhe te ngrenit te ushqimit.  Prodhimi ushqimi duhet te behet serisht nga fermet dhe fshataret, e jo nga korporata multinacionale me metoda industriale duke ushqyer lopet me grur (lopa ka evoluar te haje bar, e jo grur) e duke dyfyshuar peshen e nje pule te zakonshme ne gjysmen e kohes qe duhet zakonisht per ta rritur ate.  Duhet ndaluar subvencionet agrare qe qeveria ju jep fermereve per te prodhuar grure nden koston e tregut, qe e ben ate super te lire dhe te bollshem per keto korporata multinacionale qe t'a perdorin jo vetem per rritje derrash, lopesh e pulash por per t'a zberthyer shkencerisht e per t'a perdour ne cdo artikull ushqimor.  Duhet ndryshuar dietat katastrofike gjithe mish, dhjam, sheqer, kripe.  Duhet ndryshuar kultura e te ngrenit sa me shume e sa per t'u mbushur barkun, si lopet qe ushqehen ne grazhd.  Duhet mesuar kultura e te gatuarit ne shtepi etj etj.  Pra pak a shume duhet ndryshuar tere sistemi, gje qe mua me duket teper teper e veshtire...

Përse për këta obezët shqetësohemi e duam ti kurojmë (duke i taksuar), ndërsa me homot tregohemi zemërgjërë? A ka nai arsye, apo osht thjesht bug në programim?

obezet na hane buken, ndersa homot perkundrazi lene me shume "buke" per te uriturit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).