Fotoja qe shoqeron kete artikull nga Shekulli titulluar "Thirrjet ksenofobe, në paradë edhe shoqata "Vorio Epiri"" eshte marre ne vitin 2008. Keshtu me thote ne nje email (te shkruar ne shqip) nje zoteri grek. E njejta foto eshte perdorur dhe nga Gazeta Shqiptare, ne kete shkrim ketu.

 

Shkrimi i Shekullit nuk eshte me online, versioni i lidhur me siper eshte vetem fale Google Cache, qe mban ne kopje perkohesisht. Zoteria ne email me shkruan: 

Ai ose ata (eshte anonim postimi i gazetes) ne shkrimin e tyre thone se diten e parakalimit te ushtrise disa dite me para ne Athine kur u degjuan parullat raciste ndaj Shqiperise dhe Turqise, pjesemares ne "kor" ishin edhe anetare te organizates "Rinia e Vorio Epirit" (ΝεΒ, neb.gr).

Fotografia eshte marre ne 17/02/2008, 2 vite me para, ne kishën e Mitropolit ne Athinë me rastin e përvjetorιt te shpalljes se pavaresise ne Epirin e Veriut. Shikoni fotografit nga e njejta dite.
http://www.northepirus.com/el/node/152

A ka mundesi ne parakalimin e ushtrise te marrin pjese anetaret e nje cfaredo shoqate? Keto jane genjeshtra ne sherbimin e kultivimit te racizmit.

Zoterine nuk e njoh, dhe vertetesine e pretendimit te tij nuk mund ta siguroj. Ama, fakti qe shkrimi eshte fshire nga faqja e Shekullit nuk eshte shenje e mire. Dhe qe fotoja eshte shume e ngjashe me ato ne nje faqe interneti te postuar ne 2008-en eshte po ashtu shenje jo e mire.

Shkrimi i GSH, qe thote se "Gazeta Shqiptare ka siguruar dje foto, ku përfaqësues të këtyre shoqatave “performojnë” në rrugët e Athinës me flamuj të Vorio Epirit", thote edhe se fotoja eshte e nje tubimi te dates 17 shkurt, po nuk cileson vitin. Sipas zoterise qe me shkruan ne email, ehte 17 shkurt 2008. Qe e ben muhabetin krejtesisht pa lidhje me pislliqet e leshuara nga ushtria greke.

Perzierja e te dyjave bashke, me nje fjale, me duket sensacionalizem injorant. Eshte nje gje te duash te mbrosh dinjitetin tend ndaj fyerjeve te nje shteti fqinj. Eshte tjeter gje krejtesisht te shpikesh lajme dhe te perdoresh foto te vjetra pa thene se jane nga arkiva.

E thene kjo, une greqisht nuk di te lexoj, dhe nuk jam fare ne kontakt me median greke (GSH thote se media greke eshte burimi i lajmit), dhe nqs lexues te tjere te Peshkut mund te me thone me shume, do i degjoja me kenaqesi.

5 Komente

 besoj se dhe ju adminat ketu, qe sillni shkrime ordinere gazetash, vetem te alimentoni deri ne lodhje subjektet "interesante" (qe ngjallin diskutime), duhet te nxirrni mesime. 

sepse jo per gje por krijoni jo vetem drama familjare (si ajo e atij lezhianit) por edhe kombetare e bile nderkombetare. 

mire neve komentuesit qe po shahemi me nona e motra, por po i veme flaken edhe europes me duket. lol

 

Fakti që qënka përdorur një fotografi e bërë në një ambient dhe kohë tjetër nuk do të thotë asgjë.
Është si të thuash që gazetari për të treguar ardhjen e pranverës sivjet, pasuron artikullin me një foto nga lulzimi i kumbullave të paratrevjetëve.

Nëse ka ndonjë gjë për t'u shqetësuar, në "ankesën e mikut grek" që flet shqip, ai shqetësim duhet të vinte nga fakti që, jo vetëm në ambientet paramilitare e militare, por edhe ne kishën e Mitropolit ne Athinë zhvillohen manifestime të tilla.

Kur disa prej ne shqiptarëve na shpëton ndonjë fjalë kundër Janullatosit, që na është bërë zot shpie në mes të Tiranës, disa miq shqiptarë (që flasin shqip) na akuzojnë për intolerancë fetare... ndërsa manifestimet antishqiptare në Mitropolinë e Athinës duhet të na shqetësojnë vetëm se janë shfrytëzuar si burim i gabuar në një artikull gazete.

 sikur manifestimin ta kishte organizuar kisha dora vete, ec dhe shkruje ti ate postin shoqja komisare politike. greqia eshte vend demokratik dhe kisha e saj nuk ka sesi ti pengoje manifestimet qe behen ne rruge perpara saj.

pastaj po te nisesh nga fotot, (qe nuk ishin vene per te pasuruar shkrimin, por  e kunderta, ishte shkruar per tu pasuruar ato) duket qarte se ato nuk mund te quhen as manifestim, se vetem 4 veta shohim. ekzibicionim eshte fjala qe u shkon me shume.

ne mos u bej avokatja e djallit, se ke per te ngel pa martu. apo je e ndame nga burri ? lol

Hajdar, nuk e di se sa merr vesh greqisht ti, por une e perktheva ate artikullin e atij sitit grek me google... megjithse nuk ishte nevoja per Hajdara si puna jote, sepse miku grek qe flet shqip e ka thene:

Fotografia eshte marre ne 17/02/2008, 2 vite me para, ne kishën e Mitropolit ne Athinë me rastin e përvjetorιt te shpalljes se pavaresise ne Epirin e Veriut. Shikoni fotografit nga e njejta dite.
http://www.northepirus.com/el/node/152

 

Dmth as para kishes dhe as pas saj, POR NE KISHE!

Persa  i perket sensacionit te artikullit te publikuar ketu; Persa i perket artikullit te GSH (qe eshte edhe ketu tek Peshku), NUK BEHET LIDHJE me paraden dhe, po ashtu, nuk permendej viti se kur ishte bere ai manifestim, POR FLITEJ PER PROVOKIMIN (pamvarsisht se kur eshte bere)... apo ju e dinit qe paska vorjoepiriote qe paskan filluar aktivitete te tilla dhe nuk ju ben pershtypje?!

LAJM

 

 

Dy grekë masakrojnë një familje shqiptare

 06/04/2010 16:08:26
Ngjarje shokuese ka ndodhur në Greqi duke tronditur opinionin vendas dhe shkaktuar zemëratë mes emigrantëve shqiptarë pasi një grua shtatzënë u masakrua nga dy grekë bashkë me të shoqin e djalin tyre duke i vrarë dhe beben në bark, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Dy grekët atë e bir kanë masakruar çiftin shqiptar dhe djalin e tyre se kishin ngritur më shumë se ç’duhet volumin e muzikës në makinë dhe kanë vrarë fëmijën e gruas shtatzënë që priste ta sillte në jetë për pak javë.

Ngjarja ka ndodhur në Janinë të hënën e Pashkës, një prej tre ditëve të pushimit zyrtar për Pashkët në Greqi. Çifti shqiptar, një grua 25-vjeçare që priste fëmijën e dytë, një vajzë dhe bashkëshorti i saj 32 vjeçar, bashkë me djalin 4 vjeçar gjendeshin në makinën e tyre duke qëndruar në pritje të miqve të tyre dhe për të vijuar udhëtimin. Në këto momente ata po dëgjonin muzikë në kasetofonin e makinës.

Një banori vendas që ndodhej në banesën e tij përballë, i është dukur e lartë muzika dhe ka dalë jashtë duke bërtitur dhe duke i kërkuar çiftit që të ulë volumin.

Menjëherë në “ndihmë” të 45-vjeçarit ka dalë edhe i biri i cili i është sulur shqiptarëve duke iu hakërryer të ulnin volumin e muzikës, pa kursyer atë e bir të sharat pafund.

Situata është acaruar nga fjalët “hidh e prit” mes palëve por dy grekët kanë shkuar më tej duke goditur në kokë dhe trup çiftin dhe djalin e tyre që ishin futur si në kurth pasi gjendeshin brenda në makinë.

Në mënyrë barbare ata nuk kanë kursyer as gruan e re që priste të sillte në jetë një fëmijë. Për më tepër, njëri prej të dyve ka vrapuar në banesë dhe ka dalë që andej me një karabinë dhe me qytën e saj ka qëlluar në kokë duke ia çarë të riut shqiptar dhe menjëherë më pas ka qëlluar në bark edhe të shoqen duke i vrarë fëmijën që duhet të dilte në këtë botë pas disa javësh.

Policia ka mbërritur pas disa minutash në vendngjarje e lajmëruar nga dëshmitarë okularë të cilët i thanë agjentëve se ishin shokuar por edhe frikësuar shumë nga skena që përjetuan për disa minuta.

Burri i plagosur është dërguar në Spitalin Universitar të Janinës me dëmtime të rënda në kokë dhe mjekët u shprehën se gjendja e tij është kritike. Në të njëjtin spital u dërgua dhe i biri i cili gjithashtu paraqet plagë serioze në trup dhe kokë.

Ndërkohë gruaja e cila gjithashtu u dërgua në këtë spital tek reparti Obstetrik-Gjinekologjik, ka kaluar në gjendje shoku, thanë burimet spitalore për agjencinë NOA. Ajo ka humbur fëmijën e saj që ka vdekur për shkak të goditjeve me grushte dhe me qytën e pushkës tip karabinë, konfirmuan mjekët dhe policia e Janinës për agjencinë e lajmeve NOA.

Policia konfirmoi se ka arrestuar 45-vjeçarin dhe djalin e tij 22 vjeçar dhe ka ngritur ndaj tyre pesë akuza, për vrasje të mbetur në tentativë, tre herë, e kryer në bashkëpunim, vrasje për shkak të cilësive të veçanta dhe përdorim të paligjshëm të armëve luftarake. (INA-NOA)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).