Sonte m'u ndërmend mëhalla e qerpiçit me burrat e ulur në pragje, - secili një mendimtar Rodini, - e me ijet nga pas, përherë dyshuese ndaj kalimtarëve të rastit si zotëria ime, që në fakt isha ilegal, ikur prej zaptimit të betonit në qytet, e me dilemën në gjoks: “hë se po kërcej këtë mur, hë se po hyj në atë portë”; mëhalla me porta asimetrike dhe pllaka mermeri përanash: “bazë ilegale” dhe historitë respektive, por që nuk i lexoja, “se fundja – thoja - mund të kishte patur edhe love-story nga gjithë ai aktivitet ilegal”, në netët e bulkthave dhe yjeve, që mbetën sekrete banorësh të kallura brenda mureve të qerpiçit, ku netëve të verës kërcet tavlla-burgu-qyli, me sehirxhinj që vrasin mushkonja dhe presin radhën; por ka edhe më, dhe është Ajo, se fundja Ajo u bë sebep që ta dua këtë lagje prej qerpiçi, Ajo që ka ngulur violinçelin në kërthizë të oborrit dhe ushtrohet si fllad, me dy gra mbi ballkon dhe shumë lule përreth, me një portë pakëz të çelur për ndonjë sy kalimthi, nga jashtë-brenda e nga brenda-jashtë, dhe do kisha hyrë ndonjëherë po të mos ishte ajo, një mace në prag, me një membranë enigme si sfinks, që më ndiqte me vështrim derisa ikja e tretesha në qytet.

Dhe ja kështu ndodhi, që dikur m'u bë zakon ta shëtis e ta dua, ta dua mëhallën e qerpiçit, që shpejt do vdesë ndërdhëmbë krokodilësh betoni, me klithmat e shesh-beshit, tingujve të violinçelit e shikimit të mace sfinksit.

17 Komente

 Xheke, perle. Po perle fare ama. Bo, c'po me hane duret te ulem e te boj ca shtesa.

Shuuuuuuume e bukur! smiley

smiley

ti mire qe i bi telit te holle, o xheke, po e tendos fare t'shkretin, plus perfito qe kitarja ka nji si gji te fut, ene kusur s'i le.

F-L-M!!!

jeni te lutur te beni shtesa. ju faleminderit

Ju lutem mos beni shtesa, megjithe ftesen e Xhekes!

Eshte e kryer, jo, e perkryer keshtu  e kaq.

Mbase variacione mbi temen... 

Xheke, good to see you here again. smiley

 Bah, Xheke, eshte e myllme nga te gjitha anet e nuk futesh dot. Por po te bi nje poezi te vjeter time, qe me duket se eshte muzike Per te Njejtin Tel dhe per Violine.

Ashtu sa per muhabet.

 

 

OPUS 349

Trëndafilat e egër kanë pirë diell
                                        tërë ditën
mbi murin e vjetër
e tashma e gjithë rruga përkundet si e dehur
nën aromën e vaket te tyre

Do të doja ta kisha edhe unë sonte një
shtëpi të vogël vetëm për vehten time,
një kopësht të urtë me disa lule të ndrojtura
                                               në lulëzim
Një tokë të qëndrueshme
ku të mund ta hidhje spirancën më në fund
dhe një Penelopë që pret, pa e kthyer kokën,
ndërsa end një pëlhurë të bardhë e të freskët
në muzgun plot aroma të mbrëmjes.

Befas në rrugën e shtangur
një grua, si një frut i pjekur kalon
me fustanin që i dridhet rreth pulpave
                                     të bukura
zemra kollitet një cast
dhe pastaj hesht e turpëruar

Unë i mbështetur pas një dere të vjetër
ëndërroj
ëndërrat e trëndafilëve të egër
të kapitur në gjumë.

 

 Një tokë të qëndrueshme
ku të mund ta hidhje spirancën më në fund
dhe një Penelopë që pret, pa e kthyer kokën,
ndërsa end një pëlhurë të bardhë e të freskët
në muzgun plot aroma të mbrëmjes

 

Loved it!

e bukur, bere shume mire qe e solle se me zgjoi te tjera mendime

 xheke, vertet shume pjese e bukur!!!

Rrofsh o Xheke

Nje mrekulli

Mos i shtoni as mos i hiqni kaq mjafton

Me mbushe syte me lot.

Ideale

Nje 5ce me yll 

 Special!  Special!! 

po fol mer, fol. do vdesim t'pakuptum! ene s'ka per ta mor vesh njeri smiley

Murit te bash-odes Emo, tha! smiley 

Kur e lexova kete m'erdhi nermen ajo era e budrumeve te ktyne shpijave!! 

Si ere myshku i amel, perzi me ere rraqesh te vjetra!! 

Eshte nje dyqan rrangulllinash te vjetra ne Astoria Blvd, qe ma ashtu ere, pak! 

Astoria Blvd & 31st! 

Kalo, nigjoja eren noihere! smiley

Vertet e bukur, me arome rrugicash, musandrash, trendelinash, lulebore pergjate rrugines qe te shpie nga porta gjer tek hyrja e hajatit.. smiley

edhe te falenderoj, Xheke, qe paske nxjerre nga strofka Lulken e bukur. smiley

@Belle,

gezohem qe te shoh serish, e dashur. smiley

 @Ana H, ketej jam e dashur, thjesht bej vezhguesen me shume se komentuesen. 

Te pershendes gjithashtu! smiley

sa mire qe e paskam rujt per deri tani o Xheke. U knoqa me thone t'drejtën.

Njiiikshtu pra, m'ngjau si një fushë e vogël për vertitjen e kalit por ama nje hapësire e pafund per nuse-pashkën (lalën). Bravo.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).