Në fillim ata ishin një familje e thjeshtë, me probleme financiare dhe një histori emocionuese. Një ditë të bukur, një emision televiziv i zgjedh, dhe shtëpia e tyre e zakonshme kthehet në një shtëpi mahnitëse me pishinë, sallë kinemaje e një mori me llukse të tjera, më parë të paimagjinueshme.

 

Historia është e njohur për milionat e shikuesve të emisionit Extreme Makeover. Mirëpo, ky artikull nga Wall Street Journal tregon sesi një pjesë e mirë e shtëpive të rinovuara nga emisioni kanë probleme financiare, dhe në disa raste aq familjet po rrezikojnë t'i humbasin ngaqë s'po arrijnë më të paguajnë kredinë. Llukset e instaluara kanë kosto të larta mirëmbajtjeje, dhe duke qënë se kanë vlerë më të madhe, kanë rritur dhe taksat e shtëpisë.

Artikulli i plotë, në anglisht këtu, është goxha interesant.

6 Komente

Vetem per tu qa e kan menjen robt. Po shkoni or vlla shitini te gjitha mjetet e luksit e futi leket nxhep, e ske nevoj me pagu mo taksa shtese smiley

Penar i rikthehemi dhe njehere shkrimit te Buzit dhe qellimit te ANABEL & Co.? 

dhe qe ta kemi te qarte pikeqendrimin tim 

 

 

I kthehemi. Ama a e bejme dot me gjuhe te thjeshte? 

Se une s'flas dot me togfjalesha te tipit "televisual landscape", "interconnected sets of questions", "social dimensions", "historical junctures" e "conceptualizing power".

Artikuloje çfarë do të thuash për Anabel & Co, dhe të përgjigjem.

Ketyre njereze do tu ishte bere nje nder shume i madh qe me gjithe dhuraten 400-500  mije dollareshe tu ishte dhene dhe nje klase shkolle ne financat personale. Megjithate, nga se merret vesh, emisioni Extreme Home Makeover nuk e ben emisionin se ju vjen keq per njerezit, por thjesht si nje biznes, ku numri i shikuesve kthehet ne dollare.

Une nuk habitem fare nga keto histori. Jane te ngjashme me ata qe fitojne llotarine, dhe pas nje kohe te shkurter i kane harxhuar te tera parate e kane deklaruar falimentimin.

Its sapo e lexova isha gati te shkruaja dhe une per ata qe fitojne llotarit.Kam ndjekur nje emision te nje kanal angelz dhe keta qe fitonin llotarit perfundonin me familje te shkaterruar dhe mbi 50% pa kokerr leku ne xhep.

Reality TV qe s'eshte aspak reality TV.  

Nuk e di se cfare prisnin keto familjet, sikur s'i dine ligjet e s'jetojne ne US.  Te besh nje in-ground pool, te rriten taksat me 5000 dollare, e jo me keshtjellat e luksit qe nderton ky programi. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).