Shkencëtarët e Universitetit të Zürich-ut dhe bashkëpunëtorët e tyre të universiteteve Witwatersrand, Texas A&M, Duke dhe James Cook, kanë zbuluar në Afrikën e Jugut fosilet e një lloji Hominidi që ka jetuar rreth 1,78 – 1,95 milionë vite më parë. Për shkak të moshës dhe morfologjisë, lloji i sapozbuluar është kualifikuar si Australopithecus sediba. Interesante në fosilet e gjetura është fakti se ato ndajnë tipare si me llojin Australopithecus ashtu edhe me llojin Homo; fakt që e bën hominidin e sapozbuluar një kandidat të mundshëm lidhës, e të munguar deri tani, midis këtyre dy llojeve.

Gërmimet e bëra nga Swiss Fieldschool e Institutit Antropologjik të Universitetit të Zürich-ut kanë nxjerrë deri tani rreth 180 elemente që iu përkasin të paktën katër individëve. Skeletet gati të plotë të dy prej këtyre individëve, një të riu dhe një të rrituri, analizohen në numrin më të ri të revistës „Science“ (9. April 2010, Vol 327).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).