Planet per te arrestuar Papen kur te vizitoje Mbreterine e Bashkuar do te kene sukses sepse ai nuk eshte kryetar shteti, ka thene nje avokat. Autoret ateise Richard Dawkins dhe Christopher Hitchens propozuan aksionin kunder Papatit per trajtimin e skandaleve te abuzimit te femijeve ne Kishen Katolike. Avokati i shkrimtareve, Mark Stephens tha qe do te behen aplikime ne gjykata ne MB dhe Gjykaten Kriminale Nderkombetare per nje urdher arresti kunder Papa Benedikt XVI. Mbrojtja e tij e mundshme, sipas avokatit, do te ishte qe ai gezon imunitet ndaj ndjekjes penale gjate vizites se tij ne Britani ne shtator. 

Z. Stephens tha: "Gjykatat do te shqyrtojne pretendimin per imunitetin. Besoj qe nje gjykate angleze do ta refuzoje. Sikur Papa te vinte ne nje vizite shteterore, zakonisht kreu i shtetit do te kishte imunitet sovran. Cfare besoj eshte se meqe ai nuk eshte sovran, jo krye shteti, nuk kualifikohet per kete mbrojtje. Ai tha qe Vatikani eshte deklaruar shtet nga Benito Musolini, por kjo nuk ka asnje mbeshtetje ne ligjin nderkombetar.

Papa u perball me kritiken pasi doli ne drite qe ai kish firmosur nje leter qe vononte ndershkimin e nje prifti pedofil ne SHBA per "te miren e kishes universale". Shkruar ne 1985, Papa i ardhshem thoshte qe i duhej me shume kohe qe te shqyrtonte ceshtjen.

Z. Stephens, qe ne te shkuaren ka perfaqesuar viktimat e abuzimeve tha: "Kjo do te kerkoje qe Papa te perballet me menyren qe duket t'i kete dhene perparesi reputacionit te Kishes Katolike mbi mireqenien e femijeve". Akuza e mundshme kunder Papes do te ishte krime kunder njerezimit.

origjinali

26 Komente

Vatikani ESHTE shtet dhe Papa eshte kryetari i ketij shteti.

Keto tipa jane nga ata qe bejne zhurme vetem per pak PR.

Hajde arrestoni dhe Papen se vetem ajo ju ka mbetur.E arrestuat dhe Pinocetin per ate qe ndohi ne Kili.A thua se nuk kishte gjykata ne Kili.Po sa e arrestuat kilianet e liruan dhe kur vdiq e varrosen me nderime.Cudi se kur udhetojne kriminelet si Kastro,Gadafi apo Kim Jong Il nuk behet gje ne BE.

Te majtet europiane nuk ja falin Papatit rrezimin e komunizmit,qendrimin e drejte te Vatikanit ndaj ceshtjeve si gayve dhe abortit, dhe fillojne dhe gricen me te kaluaren.

Skandalet me femije kane ndodhur nja 40-50 vjet para.Perse dolen pikerisht tani?Nuk po them qe eshte normale ajo qe bene prifterinjte,por koha dhe permasat qe ju dhane skandalit,tregojne se ishin te orkestruara.

Cfare thu mer Solidar se na habite.  C'lidhje ka Papati i Papa Gjon Palit me cfare beri Kardinali Ratzinger, sot Pape?  Edhe s'behet fjale per 40-50 vjete me pare.  As Vatikani vete nuk hedh poshte akuzat apo situaten e rende me pedofiline nder prifterinjte.  Po per dogma e per pension, nuk duan t'i japin zgjidhje perfundimtare problemit duke i lene prifterinjte te martohen.  

Disa nga akuzat kryesore per Papen, ne ate kohe Kardinal: 

In 1980 as archbishop of Munich and Freising, then-Cardinal Joseph Ratzinger unwittingly approved housing for a priest accused of child abuse; a former deputy later said he made the decision

Cardinal Ratzinger failed to act over complaints during the 1990s about US priest Lawrence Murphy, who is thought to have abused some 200 deaf boys in Wisconsin

Cardinal Ratzinger allowed a case against Arizona priest Michael Teta to languish at the Vatican for more than a decade despite repeated pleas for his removal

Cardinal Ratzinger resisted the defrocking of California priest Stephen Kiesle, a convicted offender, saying "good of the universal Church" needed to be considered

 

Une jam shume dakort te martohen prifterinjte Monda.

Por me duket se kjo zhurme eshte e orkestruar kunder Vatikanit,per qendrimin qe ka Vatikani nga gayve dhe abortit.Duke ditur qe ata qe jane ne krye te kesaj jane shumica te majte,me duket se eshte edhe nje payback per rolin e Vatikanit ne viten e Luftes se Ftohte.

Thjesht me duket shume e cuditshme qe skandale qe kane ndodhur shume kohe me pare, dhe qe diheshin, te dalin si me magji tani.

E nderuar Monda!

Skandali filloi nga vitet 2000 dhe ne ate kohe ishte Papa Gjon Pali II.Keto lajme jane vetem zgjatime te atij skandali dhe asgje tjeter.

Or ti, do i therrasesh pak mendjes, na habite fare... Nuk jane ngritur te arrestojne Saliun o jo, Racingerin duan te arrestojne. Dhe nuk jane gjera qe paskan ndodhur kaq shume kohe me pare... shume kohe me pare ka ndodhur qe Ratzingeri ishte anetar i rinise naziste. E ndoshta edhe nga ajo ana tjeter nuk eshte dhe aq i pafajshem per vete ai, se do ti? - ai qe mbron pedofilet eshte pedofil per vete ose i perfshire ne te njejten gje. E megjithate nuk e akuzon njeri ate per te tilla gjera, por per ngjarje konkretre dhe te vertetueshme fare kollaj. Dhe gjate luftes se ftohte kane patur leshte rol ata. Vatikani ne vitet 70 arriti te heqe nga liturgjia kishtare kenget qe mallkonin popullin e Izraelit. Dhe ky eshte rol gjate luftes se ftohte, rol kunder njerezimit; per te mos permendur bashkepunimin me nazifashistet. (po flas per Vatikanin, jo per prifterinj apo individe) Dhe, ka nje mori, nje mori te pambarimte rolesh te Vatikanit, po mos na bej te fillojme tani.

Sa per kulture te pergjithshme o Solo, desh s'desh Vatikani, i mallkoi apo jo, pederastet aty kane qene, aty kane per te qene, madje ke me shumice edhe ne rradhet e hierarkise se vete Vatikanit; kembes t'ja jape Vatikani. Po keshtu edhe me kontraceptivet, abortet, etj etj etj. Iku, mori fund koha kur Vatikani mund te kishte ndonje fare influence, sot per sot ka influence vetem mbi masat e injoranteve mesjetare, bile dhe ata, i pergjigjen vetem kur u do suma; se aborte, pederaste, sataniste, shtrigane, mashtruese dhe lloj soj felliqesirash te tjera te dekadences se moralit njerezor, ka me miljona duke filluar fillimisht ne shtetet me katolike te botes, Itali, psh...

Po qe ta kesh inat Vatikanin per ato qe nuk i ka bere, dhe te mos e kesh per ato qe me te vertete i ka bere, mua me duket mendjeshkurtesi.

PS: mos te merremi me analiza kot... nuk i del mire llogaria Vatkos.

 Nuk kuptoj se ku o interesi jone ne martohen apo jo prifterinje katolik? Nuk justifikohet heshtja... por martesa e prifterinjeve eshte zgjedhje! Ketyre prifterinjeve ju thuhet qe nuk lejohet martesa  dhe rregullat perpara se keta te vendosin. shkollohen qe te lexojne kete kontrate. Ka njerez qe pendohen per zgjedhjen e tyre? ok eshte ky person qe eshte gabim... se kshu si reagoni ju i bie qe femrat shqiptare jane prostituta pasi 1, 10, 100, 1000 kane bere prostituten neper bote.

Tema abort...per ju qe na tregoni qe vrasja eshte zgjedhje e femres. Po pse kjo femra nuk zgjedh mos me bo seks nja 3 dite ne muaj? ok mendojme qe kjo femra eshte shume e deshiruar dhe nuk rri dot pa...pse nuk e pi noj kokerr ta parandaloj shtatezanine e padeshiruar? ose pse skerko qe parteri te dengellehet ne pilula apo te perdori kondom? 

ka gjithe keto lloj menyrash per te vepruar dhe zgjidhet ajo e vrasjes...me vjen keq por ne kete moment duhet te pranojne edhe gjykimin nese pretendojne se duhet te jene te lira. edhe une si person i lire kam te drejte te gjykoj kur ti qenke e lire te besh nje vrasje.

Gay...ku eshte problemi i tyre?kisha katolike quan martese jo bashkejetesen e 2 personave por bashkjetesen me deshiren per tu trasheguar me femije. Tani nese homoseksualet arrijne qe gjate jetes se tyre ne cift na tregojne qe ciftezohen dhe arrijne te bejne femije do i pranoj kisha si ceco. perndryshe te mbajne fort mundesine per te trasheguar ato leket.Nese duan te adoptojne femije ti adoptojne ne distance. 

 Dy fjale per kete teme se eshte bajagi e veshtire. Nje gje eshte denimi i pedofilise, nje tjeter eshte sulmi i paskrupullt i ambjenteve majtista kunder fese. Perdora qellimisht fjalen "fe" se sulmi ndaj kishes katolike eshte pjese e nje strategjie laiciste te neveritshme. Pas sulmeve te 11 shtatorit, ja nisen me demonizimin e myslimanizmit (a thua se ka faj Muhamedi se njeri u cmend edhe shkaterroi kullat). Poshte feja ne pergjithesi, si element jo me i nevojshem ne shoqerite moderne. Intelektualistet keto, permbys kryqet e minaret e zevendesoi me idhujt modern te Britney Spears e Lindsey Lohan.

Nuk po i dal zot Ratzinger se s'ka nevoje, por sulmi kunder tij eshte nje kryqezate laiciste e turpshme. Le te marrim si shembull sulmin e New York Times, se kardinali i atehershem Ratzinger nuk ka marre masa te forta kunder priftit pedofil Lawrence Murphy. Letrat midis Vatikanit dhe arqiveskovit te Milwaukee merren si baze per te thene qe keshillat, qe Vatikani i jep arqiveskovit te Milwaukee-t ne rastin konkret, jane qe te ndermarrin masa te buta. Sillen si prova dy letra, njera ne versionin origjinal dhe njera ne anglisht.  Por gabimi qendron se si baze eshte marre letra ne anglisht e perkthyer me "yahoo Translator" e cila ka pasaktesi. Ketu me shume info. Ne versionin e NYT jo vetem anashkalohen gjerat, por thuhet tjeter per tjeter, kur ne te vertete keshillohen masa te rrepta. Priftit Lawrence Murphy, te cilit i lihet nje periudhe reflektimi per tu penduar perndryshe do te ckisherohet. Prifti ne fjale nuk ckisherohet, jo sepse kisha tregohet e meshirmshme, por sepse nderkohe Lawrence Murphy vdes. Keto NYT nuk i thote. Nje bllof me nje fjale.

Ratzinger eshte nje nga mendjet me te ndritura te botes dhe sulmohet per qendrimet te kthjellta, te cilat i prekin sedren intelektualisteve te majte qe akoma s'e kane gelltitur deshtimin e ideve te '68.

 

 

Ckisherimi i nje pedofili eshte mase e rrepte? Ku e blen buken ti mo?

 Po ti ku e blen? Se ka ca shekuj te mire qe kisha (ckisherimi eshte denimi maksimal) nuk ka ne dore te jape denime penale. Ate pune e ben ligji. Pyet me mire pse prokuroria e Milwaukee-t, nuk procedoi me hetimin ndaj atij priftit me siper, por e mbylli dosjen.

Nuk po flet kush per denime penale mo jo, as per denime me vdekje. Parimet dhe vleresimet qe ben ti, keto nuk i marr vesh une. Ckisherimin e quajte ti denim te rrepte! Ata kalamajte e gjore, sikur moren bonbone dhe sheqerka ata...

Ore kot te te pyes, ke degjuar ndojnjehere per krime brenda ndertesave apo institucioneve fetare ti? Psh ne kishe katolike. Ka patur sa te duash, jo nje qe hynte dhe vidhte ofertat, jo nje tjeter qe hynte dhe vidhte ikonat, e jo ndonje qe bente ndonje grafiti, e keshtu me rradhe... Ne kesi rastesh cfare ka bere kisha? Qe jane raste banale dhe fare ordinere... Ka THIRRUR POLICINE. Pse nuk e thirri policine per nje shtaze demoniake te tille? E ti me quan ckisherimin denim te rrepte?

Une kam respektin minimal per qenie njerezore te tipit Dawkins apo Hitchens, por kur kane te drejte, kane te drejte! Nuk me intereson minimalisht se nga cfare aresyesh nisen, cfare qellimesh kane apo cfare misioni i kane vene vetes. Mua me intereson qe kriminelet te mos bredhin lirshem, qofshin brenda apo jashte kishes. Dhe pedofilet jane te tipit me te neveritshem te mundshem.

Mendoj qe po perdor llogjike paksa te ceket, ose nuk do.

 Po nderron argument, se tema eshte mbi Ratzinger apo me mire nje grup ateistesh qe kerkojne publicitet nepermjet ketyre iniciativave bombastike. Ne SHBA ne 2008 jane identifikuar 62.000 autor abuzimesh mbi te mitur. Nga keto njerezit te lidhur me istitucionet fetare ne pergjithesi (jo vetem kisha katolike, por edhe gjithe kishat e tjera) jane nje perqindje e paperfillshme. 

Artikujt kunder Ratzinger me teme pedofiline, jane i fundmit i shume sulmeve. Keto sulme kane filluar qe ne 2005 me fjalimin mbi relativizmin ne funeralin e Gjon Palit II, pa u bere pape akoma. Mbi relativizmin "Po ndertohet nje diktature e relativizmit e cila nuk njeh agje si definitive dhe qe njeh si qellim perfundimtar vetveten dhe deshirat personale". Kete intelektualistet e majte nuk mund ta pranojne, eshte nje fshikullim i pameshirshem ndaj cdo gjeje qe kane predikuar qe nga 1968 e me tej. Ratzinger si profesor filozofie eshte nje sfide intelektuale e papranueshme. Lexo edhe kritikat kunder Ratzinger per fjalimin e Ratisbones, ku Ratzinger identifikon rrenjet e dhunes te ndarja mes Zotit dhe racionalitetit (logos). Kjo ndarje sipas Ratzinger nuk mund te ekzistojne dhe po qe se ndodh eshte baza e dhunes fetare, sepse nuk eshte e logjikshme qe te vritet ne emer te Zotit. 

Ratzinger, nuk ka karizmen e Wojtyla, por e perseris, ai eshte nje nga mendjet me brilante sot per sot.

Se harrova, ka thene edhe ca perla mbi marksizmin, qe lere me mire.

Hunter, ti mund te jesh dhe katolik, dhe sigurisht qe do te mbash nje ane dhe te leshosh tjetren. Per vete po flas nga ana e atij qe nuk mban ane, sidomos ne kete gerricje, sepse jam kunder te dyja paleve ne pergjithesi, dhe pro njeres apo tjetres ne raste te vecanta, kur mendoj qe dikush mund te kete te drejte. jam me ata qe duan te denojne abortin, por jo ne menyre te pallogjikshme, jam me ata qe denojne pederastine/homoseksualizmin - ne kete rast, kunder atyre dy "sallaksve" qe thua ti dhe pro ketyre "iluministeve" dhe jam pro atyre sallaksve dhe kunder ketyre iluministeve per ceshtjen ne fjale. Jo se do arrihet arresti i papes, dhe jo se ai arrest do sillte ndonje ndryshim kushedi ce, thjesht do krijonte nje precedent dhe nje incident te paprecedent.

Kur ti i futesh pastaj vleresimeve te tilla si karizma apo brilantia... ehhhh ku ta kapesh e ku ta pellcasesh. Bin Ladeni eshte karizmatik me shume se ky pape qe keni tani, me shume se gjithe concilus vaticanus bashke me ate matufin tjeter qe i ktheu patkonjte para ketij qe keni tani. Dhe pervec karizmes, eshte dhe mendje brilante sa te duash. I vetmi ndryshim eshte se ai kalon nga e thena ne te bere, ndersa keta i kane te berat te pabera, shpesh here dhe te pathena, qe kur dalin ne drite, behet gjullurdia.

Pervec ketyre, ne nje shoqeri teokratike, papa do te denohej me vdekje.

T'i leme tani ato qe na paska thene ky e na paska thene ai. Thenie te tilla te bej une sa te duash; por nuk dmth qe meritokam vendin e zotit ne toke, dhe kurrsesi nuk dmth qe paskam merita per ndonje gje apo zhvillim, e lere me te kem arrogancen ne ato nivele sa te lejoj njerez nga gogu dhe magogu te vijne te bien ne gjunje para meje, te me puthin duart, te me therrasin "at i shenjte" kohe e pa kohe, vend e pa vend, tv dhe radio... dhe te mbaj ne gisht nje unaze qe ta shesesh shpeton nga uria apo etja//vdekja mijera apo miljona jete njerezish fatkeqe. E ti me flet per mendje brilante! Kjo eshte neveri, eshte felliqesi eshte neveria e neverive, obscenity, utter abhorrence and loathesome abomination: execration.

 asnje nuk mbron pedofiline dhe aktet ku cenohet e jeta e cdo njeriu aq me teper kur ai eshte i paafte te vetmbrohet... por te kalosh ne pergjithesime nuk eshte fare e drejte.  aq me teper kur llogarit nje unaze qe nuk kushton me shume se 200 euro me te cilen do ushqenit gjithe universin. Sikuuuuuur te ishte ashtu!!!!

Me habit qe shume njerez besojne tek prifti dhe jo tek zoti. O njerez prifti , murgesha, dervishi, hoxha jane njerez. Kur keto komunitete arrijne nr te madh anetaresh do sdo do kete edhe mutacione. se kshu si llogjikoni juve i  bie qe pse ekziston kanceri?! Jam dakort qe keto mutacione duhen denuar dhe ndaj viktimave duhen ndihmuar por kjo gje nuk behet duke dhjere punen e shuuuume prifterinjeve te tjere qe ndihmojne ne cdo skaj te botes. te kane shkolluar dhe shpetuar miliona te tjere. 

 Jo, jo puna e besimit nuk ka te beje hic fare. Une mund te jem mysliman apo te mos besoj fare ne zot. Te njejten gje do ta thoja sikur te sulmohej ne kete menyre xhamia. Me ka bezdisur demonizimi i islamit perpara, me jep bezdi demonizimi i papes tani. Se jane sulme te bere nga njerez hipokrit. Leri ore njerezit te besojne e te adhurojne ke duan. Pse duan ti japin mend te gjitheve. 

P.S. Si reklamonin ato studiot legale amerikane "Deshiron te behesh milioner? Rregjistro djalin ne seminar nje vit e pastaj kalo nga ne"  

Ka nje dicka o hunter qe pedofilia nuk eshte menyre e pranueshme besimi. Njerezit le te adhurojne ke te duan, le te bejne me veten e tyre c'te duan, por femijet mos t'i prekin me dore, e as t'i shohin fare me sy madje. Besimi diku apo ne dike nuk eshte justifikim i pranueshem qe pedofilet te mos mbyllen ne qeli apo te mbrosh pedofilet duke u mbuluar me veshje kishtare.

Te ka shkuar ndonjehere mendja qe ne kete rast edhe mund te kene te drejte? Te thashe me siper, qe ata jane dy prej njerezve per te cilet nuk kam aspak respekt; por, po te fshihte apo ndihmonte njeri prej tyre ndonje pedofil, te jesh i sigurte qe do ta rrasnin brenda pa nje pa dy dhe nuk do guxonte kush te thoshte nje fjale... tani qe vjen fjala te nje person me rrobe kishe, qe fshihet pas nje veli mashtrimi shekullor te masave, ketij iu dashka dale ne mbrojtje?????

Demonizim pape? demonizim islami?

Me thuaj nje shkak te vetem, nje pretekst te vetem, nje fakt te vetem qe eshte dhene dhe nuk ka qene i drejte! Per cdo te tille, une kam per te te rreshtuar 100 te tjera te pakundershtueshme.

This is my simple religion.  There is no need for temples; no need for complicated philosophy.  Our own brain, our own heart is our temple; the philosophy is kindness.  ~Dalai Lama

 nders krishti ka thene... ku jane mbledhur 2 ose me shume veta ne emrin tim une jam ne mes tyre. 

Pjeter mbi kete gur po ngrej kishin time.

Duajeni njeri tjetrin sic une ju desha juve.

Sikur te mundeshin ta arrestonin, qofte dhe sikur te tentonin vetem, do ishte mire.

Qindra femije te verber te perdhunuar nga prifti nen hierarkine e po ketij pape, dhe ky atehere (po dhe tani) ishte me shume se per cdo gje i preokupuar qe te mos perhapej skandali, dmth te bente cmos qe te mos merrej vesh?!

Dhe tani ja vune fajin NY Times dhe mediave amerikane qe publikuan deshmite dhe informacionet per keto gjera?

I  say arrest the pedophile mother fukcers and those who covered up for them, all the way to the Pope. Hopefully this will be a good lesson for them in the future.

ore sikur edhe nje femije i vetem te ishte situata eshte e rende...por tani po i bini me top muhabetit. Se persa te jete njerzimi do kete raste te tilla. pedofilizmi nuk lindi ka 40 ,30, 20 apo 10 vjet, ekziston prej sa lindi njerzimi. ashu sic ka baballare qe perdhunojme me vite femijen etyre, gjakun e tyre. sic ka nena qe vrasin mishin e tyre. e bla bla bla. kisha eshte institucion qe ka edhe mutacione por te flitet per kryqezata te pergjitheshme eshte turp per nivelin intelektual qe pretendojme se kemi.

 

Mos u zini per mustaqet e Celos.

Ja nje lajm i mire per ceshtjen shqiptare:

 Swizlandi, shteti i 66-të që njeh Kosovën Swizlandi, shteti i 66-të që njeh KosovënPRISHTINË- Mbretëria e Swaziland’it është shteti i 66’të që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Letra e njohjes nga ky shtet ka ardhur në adresë të partisë Aleanca për Kosovën e Re.
Gazeta kosovare Express, citon letrën e njohjes të prezantuar nga nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Gashi.

“Njohja de Jure ka ardhur sot në adresën tonë ndërkaq njohja de facto kishte ndodhur dy ditë më parë”, tha Gashi në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës.

Mbretëria e Swaziland një shtet i vogël jugafrikan bëhet kështu shteti i 66-të që njeh Republikën e Kosovës. Gashi ka thënë se priten edhe njohje të tjera që janë si rezultat i lobimit të liderit të AKR-së Bexhet Pacolli.
 

 

Akuza e mundshme kunder Papes do te ishte krime kunder njerezimit.

Sa per te bere avokatin e djallit, qe te ndiqej Papa penalisht per dicka te tille nen perkufizimin specifik te pedofilise brenda kishes, do duhej nje prokuror teper teper teper i afte qe te mbronte akuzat ndaj papes.

 

Gjithesesi, sic thote dhe Erl siper, Vatikani eshte shtet sovran dhe i pavarur dhe Papa eshte kryetari i ketij shteti sovran.

Ky e ka thene tamam:

It is not “anti-Catholic” to hypothesize that these things may have something to do with the Church’s extraordinary difficulty in coming to terms with clerical sexual abuse. The iniquities now roiling the Catholic Church are more shocking than the ones that so outraged Martin Luther. But the broader society in which the Church is embedded has grown incomparably freer. To the extent that the Church manages to purge itself of its shame—its sins, its crimes—it will owe a debt of gratitude to the lawyers, the journalists, and, above all, the victims and families who have had the courage to persevere, against formidable resistance, in holding it to account. Without their efforts, the suffering of tens of thousands of children would still be a secret. Our largely democratic, secularist, liberal, pluralist modern world, against which the Church has so often set its face, turns out to be its best teacher—and the savior, you might say, of its most vulnerable, most trusting communicants.
 

Pavaresisht, I say prosecute the mo.fu pedophiles and those who covered up for them. Amin! smiley

 

Gjithesesi, sic thote dhe Erl siper, Vatikani eshte shtet sovran dhe i pavarur dhe Papa eshte kryetari i ketij shteti sovran.

Po s'eshte aq e thjeshte. Mbase ka, mbase  s'ka imunitet.

Ky gazetari paska shkruar si gazetar Shqiptar.  Nuk e deklaroi Mussolini shtet Vatikanin po pati nje marrveshje te nenshkruar midis Vatikanit dhe Mbreterise Italiane.  Mbreteria egzistoi edhe para Mussolinit (para 1922) edhe mbas ai u zevendesua (gusht 1943).

Traktati lateran u firmos nga Ducja dhe Gasparri. Qe te tre traktatet. Musolini-gasparri, ducja-gasparri, benitua - gasparri. nuk ka te beje me fillimin apo mbarimin e mbreterise italiane.

Ka pak rendesi se e kush e firmosi.  Shteti i Vatikanit nuk eshte i jashtligjshem sepse ne kohen e traktatit Mussolini ishte kryeminister.  Ligjerisht Mussolini u emerua kryeminister nga Viktor Emanueli, sic u shkarkua po ligjerisht nga Viktor Emanueli.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).